10000
10000 ditë e gjysma netë,
Më duhet të ha, të pi, të fle,
Mbesin vetëm disa vjet,
Për të kuptuar ç`jam, ç´je
Ky hiç i pafund më përkund
më tund, më shkund, më mund,
E derisa të lëshohem fare,
të zgjidhem, thërmohem e thahem
duhen ca vjet, ndoshta jetë
Kohë nuk ka, se koha s`është,
Ajo që sheh tashmë ka ndodhur
është e thjeshtë, tepër e thjeshtë
veç hap e mbyll sytë e lodhur
Edhe 10000 ditë e do jem
mbase në parajsën e rradhës
duke luajtur me Zotin kukamfshehti,
duke u zënë me Enverin në ferr kush të flejë sipër,
a prapë këtu, rilindur kafshë, peshk , njeri,
( ndoshta gjithshka ndodh përsëri, lutemi që jo!)
ose nuk do jem, domethënë thjesht hiç,
ide kjo po aq absurde sa të parat
tjetër mundësi nuk rrok më mendja
10000 ditë më parë ndërtoja shtëpinë
sipas stilit te kohës me dekorime,
kollona, dhoma të larta, oxhak,
portë të madhe, disi pompoze,
kur erdhën të huajt e më morën,
më shitën në treg të skllevërve,
ku më bleu një i panjohur,
të cilit i shërbeva ca kohë
derisa filloi lufta e veriu fitoi
Tani jam e nuk jam këtu,
Fantazëm ne mjegull,
Prag që kapërcej çdo çast,
Nuk di ku hyj e ku dal,
Kyç që hapet nga të dy krahët,
nga brenda e nga jashtë,
ku syri i rojes ndeshet me atë
të burgosurit, ku çelësi
nuk jam unë e vetëm kahu
i lëvizjes, nga vdekja në jetë
apo anasjelltas nuk është
doemos nga hiçi në gjithshka
Është një derë e mbyllur
në fund të shtegut, e di,
Ca shkallë që të çojnë lart,
Ato nuk i kam ngjitur kurrë,
Ca shkallë që të çojne poshtë,
Ato po, i kam zbritur
Kam një jetë mbyllur në këtë kullë,
Në anën tjetër të presin
me një liber të hollë në dorë,
Gjithshka u bë është shkruar brenda,
Është veç një rrokje,
Nje klithme e shkurter,
Diçka si ah apo oh
Kjo ish kuptimi i së tërës?
-do pyesesh pak i hutuar
Po- do të thonë, ose ehe, ose jo,
Ca mundesi ka e vërteta, dy a tre,
Do qash hidhur, do qeshësh, ose do heshtësh
Derisa të hapet dera e dikush tjetër të hyje…
Eh, kush më kupton nuk ka pse më lexon,
Veç nëse gjetja e binjakut i bëhet dëshmi e vetes
sikurse pasqyra më deshmon se jam,
Syte në vrimë shohin atë film që shfaqet
e jo atë që duan, urdhëri nuk vonon, krisma,
dera hapet, hyn roja e të sjell gjellën,
gjellën me mish të vetes
Isha rrugë e gjerë me makina e njerëz,
shkonin shpejt, shkoja dhe unë, ku?
Lypës, kalimtar si mendim, apo dhe makinë
që dëshirat ngasin, ëndrra në bagazh,
ndërtesa, ura, vende, mërgim, ku?
Ku shkoja? Në hartë viza, kthesa, po sferë
është bota, sferë mendja, kthehesh në mitër,
shtrihesh, të shkelin këmbët, rrotat, vdes, ku?
Si shkohet ketu?- pyesin turistët,
Vishi sytë mprapsht, eja në shtëpi bir,
djepi e varri, ky është atdheu, mërgimi,
prangë e rrugës, bebëz që zmadhohet
në terr, fryhet nga foshnje që rritet,
Kush të mbarsi ty dëshirë qorre për
të shkuar tutje? Unë? Kush është ky?
Minotauri në labirinth që pret të vijë
turisti e ta pyese për udhën. Filli
që të mban lidhur me mitrën, hiçin,
Ku?- Mprapsht në fillim!
Qielli është brenda , zemër e kaltër
rreh, shfryn e buçet ajër, frymë, zjarr,
Dheu dridhet, harliset, mbulohet, bari
e vesh, flokë bore, gjethe, e gjithfarë
formash, vdekur, gjallë, lëshojnë rrathë
si gurë ne pellg, fjollë e tymit tretet,
bardhë, dikush ecën e ti thjesht e sheh,
dëshmitar i ngjarjes, ndodh diçka, po çfarë?
Hiç, në dalje të urojnë mirëseardhjen…


6 Maj 2008 @ 6:39 pm
Jame i bindur per poetiken ne ty,
Eshte koha qe ti duhet te jesh ne poetiken tende.
Superprodhim informacin-figurativ, vjen ne shkrim si nga nje ze qe do… te trgoj qe jane te verteta ato qe shkruan.
Provo te kunderten, sikur do t’i mohosh vertetesine informacionit poetik.
Pra mos e beso edhe ti vet se c’thua, por mos tradheto burimin, ndjesine, ku dhe sa te coj, dhe kujto; kur zhytesh ne uje, mund te rrish brenda pa fryme per sa koh?… dhe aq, do te dalesh e marresh nje gulc te ri ajri. Munde te vazhdosh zhytje pas zhytje, te ndara nga nji gulc fryme, por edhe mund te ndalosh ose vazhdosh notin me shume fryme te marra gjate notimit, pa u lodhur kenaqesia e te notuarit, ndryshe notimi per qejf, do kthehet ne profesion (pune).
Bota e bukur qe krijon ne ty, mendoj se s’te ndalon edhe ty te bukurohesh.
Flas pa mosh, keshtu, lexoj edhe vargun, qe e preferoj kur behet i lire, krahasuar me ate me rime.
7 Maj 2008 @ 2:48 pm
Qe te lexohesh e pelqehesh ne prurje “kaq te gjata” te karakterit te poemave them se duhet kaluar nje prezantim me i shpeshte me pak me “”te shkurtara”" per te thene se ……..??????
Megjithate neper te ka LOGJIKE te vargezuar artistikisht….
9 Maj 2008 @ 7:14 pm
prap shkruan gjate…. dhe vdes poezia neper gjatesi te panevojshme.
ka poezi krijimi yt, por nje poezi qe ti e dhunon shpesh me proze!