Identifikohu



Regjistrohu

1 Maji - dita e “skllavërisë”

Dikur e trasheguam si “Dita e Punëtoreve”. Na e fali diktatura. Kurse sot 1 Maj mund të festohet në Shqipëri si “Dita e Skllavërisë”. Na e fali “demokracia”. Paçka se dallgët e proletariatit kaluan, nuk duket që “deti” i skllavërisë shqiptare të jetë qetësuar. Në një sistem që nuk funksionon, është e qartë që të gjithë mundohen të përfitojnë në kurriz të të tjerëve; dhe një nga këta vuajtës është punëtori shqiptar, i cili vazhdon të jetë tabele qitjeje e marrëzisë “demokratike” shqiptare.

Krijimi i klasës së famshme skllavopronare (ose quajtur ndryshe BOSS-at), dhuratë e një mesjete të vonshme shqiptare, ka bërë te mundur edhe krijimin e një klase tjetër, asaj që shqiptaret e kishin harruar, skllevërve. Ndërkohë qe rritet numri i Boss-ave nëpër shifrat zyrtare numri i të punësuarve pranë tyre vazhdon të jetë qesharak në krahasim me ata që quhen të padeklaruar, ose më mirë skllevër të blerë në tregun e ZI shqiptar.

Cuditërisht, të gjitha marrdheniet punëmarres- punëdhënës vetrregullohen si mardhëniet shoqërore në kohën e kanunit të Lekë Dukagjinit, duke shpërfillur ligjet më elementare të njerëzimit në ditët e sotme. Boss-ët e rinj zotërues të parasë kujtojnë se gëzojnë të njëjtat të drejta edhe mbi jetët e punonjësve të tyre. Të vjen e çuditshme të mendosh që në vitin 2008 zëri i skllavërisë shqiptare të ngelet me një ankesë kokëulur individuale, më shumë duke mallkuar fatin sesa shkaktarët e vërtetë të shrytëzimit të tyre.
“Te mëncurit” e tjerë e shfrytëzuan këtë situatë e shpejtuan te fshihen nën petkun modern të sindikatave, OJQ-ve, organizatave ndërkombetare me veprimatri fantazmë dhe të merrnin përsipër shërimin e një plage të kahershme të ketij populli të urtë si qengj; shtypjen.

Pas gjithë këtyre përpjekjeve “të sukseshme”, diçka sërish mbetet e qartë; që punëtori shqiptar tashme ka ngelur i vetëm dhe totalisht i pambrojtur, packa se në emer të tij ca përbetohen e ca pasurohen duke këmbyer anët kohë pas kohe. Ndoshta shqiptarët janë shumë të zënë me politiken dhe pjellat e saj; dhe kjo është një arsye e “fortë” për të harruar të drejtat minimale njerëzore, të drejtat e punëtorëve. Teksa në diktaturë punëtori shqiptar duhej të duronte çdo lloj padrejtësie nën motivin e ndërtimit të atdheut socialist, sot ai është i detyruar të pranoje me konsensus çdo lloj padrejtësie nën një motiv më të fortë; “bukës së gojës për fëmijët”. Askush nuk mund të ngrejë krye ndaj një kushti të tillë.

“Bukën” një i uritur normalisht që e sheh më të fortë se cdo lloj ligji në tokë dhe Boss-in si të vetmin burim të saj. Punëtori shqiptar është i shpërndarë në të gjitha fushat e jetës ku gjëmon kënga e skllavopronareve, por ngelet gjithmonë i përgjunjur në një vend-dënim të vetëm; atë të skllavit.

Ja të marrim të parin punëtorin industrial shqiptar. Na vjen pa mund parasysh nga vdekjet e njëpasnjeshme të Bulqizës. Gjithkujt iu drithërua trupi me edhe me tragjedinë e Selenicës, të metalurgjikut, të Gerdecit, të gjithkujt që vuri duart, frymën dhe jetën në depot apo galeritë e vdekjes. Por sa zgjatën këto tragjedira? Jo më shumë se dy ditë, sepse ky popull ka filluar të harrojë shpejt. Por fytyrat e atyre që shpëtuan dhe jetimët e lënë pas do flasin e do mallkojnë gjate ekzistencën tone dhe të skllavopronareve tanë të rinj. Ata punëtorë që kishin provuar peshën e një diktature në shpatullat e tyre ,sot mbajnë të damkosur nëpër fytyrat një shprehje lehtësisht te lexueshme: “Ishim me mire atëherë kur ishim keq”.

Kjo është vetëm një pjesë ajsbergu e të vërtetës së punëtorit industrial. Vuajtjet, problemet dhe grevat e punëtorit shqiptar, janë transmetuar në syrin e popullit si të shtënat sporadike, duke zbutur sa me shumë të jetë e mundur efektin e këtij problemi. Pas tyre fshihej një revolucion të cilin asnjë BOSS nuk ka dëshirë t’i ndodhë. Askush nuk ka dëshirë t’i zgjohen skllevërit.

E për çudi nuk janë vetëm BOSS-at shqiptarë të kthyer në skllavopronarë, por janë edhe shume të huaj që kanë lënë profesionin e “piraterisë ” dhe e kanë drejtuar “Perlën e Zezë” nga Shqipëria. Megjithëse ata i dinë shumë mire rregullat e lojës në vendet e tyre, nuk iu duket e jashtëzakonshme thyerja e tyre në vendin e shqiponjave. Nuk mund të lesh pa përmendur grekët, të cilët, të mësuar me emigrantë shqiptarë në Greqi, vijnë dhe i trajtojnë shqiptaret po me te njëjtin status edhe në vendin e tyre.

Më pas italianet, me maninë e tyre për këpucë e veshje fine të prodhuara me kosto të ulët, kanë ri-kthyer në Shqipëri manifakturat e vdekjes. Nuk dihet se sa “shumë” u fol për ta, e nuk dihet ku u mor e sa u ble ajo heshtje që mbuloi skandalet në dëm të punëtorëve shqiptarë. Sa nga motrat e nënat tona mund të jenë helmuar nga kimikatet e tyre teksa një pjesë e mirë e Italianëve vishen “Made in Albania”.

Mbi tortën e skllavërisë shqiptare rrinë ndërkombetarët, ata që shtohen e shtohen me ardhjet në Shqipëri e që nuk ikin dot prej “xhunglës” së saj me qinda euro pagesë në ditë për të dhënë mend për gjëra që nuk i pyet njeri, për të bërë rishikime të pafundme strategjish e për të shijuar mollët e ndalueme të Perëndimit dhe luksin e kapërdimit të saj në Shqipëri.

Ndoshta për ne është e rëndësishme vetëm Evropa edhe evropianët, e pak rëndësi i lihet punëtorit shqiptar dhe të drejtës së tij për të qenë njeri në këtë mijëvjeçar të ri.
Duke i lene “te paftuarit” mënjanë, le te i kthehemi BOSS-ave shqiptare dhe një shprehje që ata e kanë fort përzemër e në majë të gjuhës: ” Të flak në rruge kur të dua, se unë po të mbaj me bukë” ose “Në do rri, në mos do, ik se vjen tjetri”. E përkthyer kjo me dhimbjen shqiptare do të thotë prostitutë për femrën e gomone për mashkullin, ose ekuivalente me zgjidhjen e detyrueshme.

Ky është skllavopronari shqiptar, që harron se një punëtor ka të drejtë të ketë pushime të zakonshme vjetore. Shpesh BOSS-at shqiptare harrojnë edhe festat zyrtare të shënuara me të kuqe në kalendarët e rrallë që varin nëpër mure. Nuk dihet akoma nëse skllavopronaret tanë kanë dëgjuar për sigurimet shoqërore që ka të drejte një punëtor të ketë, qoftë ky edhe pastrues. Akoma nuk ka shifra për të dalët në pension pas vitit ‘91, ose më mirë të thuhet se kjo fjalë është fshirë nga ëndrrat e pleqërisë.

Dikush thotë me të madhe se shqiptaret jetojnë më mire sot se dje, duke përfshirë këtu edhe punëtorin shqiptar. Nuk dihet nëse këta njerëz i referohen kohës së ilireve për të djeshmen; dhe aq më pak, nuk dihet nëse për të tashmen i referohen vitit 2008.

Kur punëtori shqiptar nuk e kërkon të drejtën e tij sot, nuk dihet se në c’dyer do të trokasë ai pas 30 vjetësh, kur t’i jenë shterur forcat e t’i jetë varrosur rinia, për te kërkuar një pension për të jetuar, e le pastaj dëmshpërblime për sëmundjet e pashërueshme apo aksidentet në punë. Ndoshta do u duhet të ngushëllohen nga një brez i ri me “të shkuara, të harruara”. Mbase “të shkuara” do të ngelen për punëtorin shqiptar pas 30 vjetësh, por kurrë nuk mund të ngelen “të harruara”.

E ndërsa nuk janë te zgjidhura akoma probleme te natyrës se kushteve te punës, nuk dihet se si mund t’u gjendet zgjidhja problemeve te trajtimit te punëtorëve në pune si; barazisë midis gruas dhe burrit , midis “te zbriturve” nga mali e ” te shpërngulurve” nga kënetat, midis qytetarit “të zhvilluar”dhe fshatarit “te prapambetur”, këmbëve te bukura e fytyrës se shëmtuar etj, etj. E le pastaj te kërkojmë trajtimin e invalidëve dhe integrimit të tyre në punë, të romëve me ngjyre apo të rriturve në Shtëpinë e Fëmijës.

Ndoshta kjo është një pllakë më vete për mardheniet e punëtorit e kërkon shumë më tepër se një reflektim apo reagim të vetë punëtorëve, të shoqërisë, të shtetit etj. Trajtimi mbetet një nga shtyllat e forta të skllavo-pronarëve në Shqipëri. E kush mund të shkojë nëpër mend të ndërtojë një strukture organizative të sheshtë në vend të asaj piramidale totalitare në një kompani ku sundon skllavopronari; kush është ai që kërkon idenë novatore të punëtorit; kush kërkon prezencën e tij në marrje vendimesh? Kush?!

Teksa akoma vazhdon balada e punëtorit shqiptar të vitit 2008 për kushtet e punës, për higjenën, për sigurinë, për pushimet e zakonshme vjetore dhe ato zyrtare, për sigurime shoqërore, për pagën, për barazi, etj etj etj, skllavopronarët e mesjetës së vonshme shqiptare ndërtojnë e fortifikojnë më shumë kështjellat e tyre, pa u trazuar nga masa e skllevërve.

E gjitha kjo, një e keqe qe iu bashkëngjitet problemeve e barrës që rëndon mbi kurrizin e shumë shqiptarëve. Për ironi të fatit dhe vuajtjeve të tyre shqiptarët kanë vandosur TE FESTOJNE në këtë ditë të skallavërisë së tyre sponsorizuar nga politikanët dhe gjakpirwsit telefonik

P.s. Ky artikull i është kushtuar gjithë punëtorëve të fabrikave e të minierave shtetërorë apo private, punonjësve të fabrikave te këpucëve dhe të rrobaqepësive, gazetareve dhe punonjësve te mediave shqiptare, kamerierit, banakierit dhe punonjësve te guzhinës, punonjësve të supermarketeve e shitoreve, bujqëve a blegtorëve, e çdo shqiptari qe ndien mungesa në trajtimin dhe mos-respektimin e të drejtave të tij në punë.

1 MAJIN TJETER – PA SHFRYTEZIM E SKLLAVERI!

F. Gj.
30/04/2008

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

21 Komente »

  1. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 Prill 2008 @ 12:46 pm

    Në një vënd ku 80% e popullsisë ishin bujq dhe blegtorë do ta shndërrojmë së shpejti në një vënd me 99% intelektualë…. nga ku problemet e punëtorëve s’do të na interesojnë më.
    Prandaj dhe qeveria shikon si prioritet ndërtimin dhe fuqizimin e universiteteve…

  2. xheni thotë:

    30 Prill 2008 @ 1:12 pm

    Eshte vertet e dhimbshme ta lexosh dhe,me shume ta jetosh ate gjendje!
    nuk do hiqja asnje fjale nga ç’ka shkruar autori por,çuditem se si ne si popull qe
    e mbajme vehten per kaq te ditur,krenar,trima etj qe shajme boten nga mengjesi deri ne darke,ku i kemi,ku i demostrojme keto cilesi te mira??!!
    mos valle vetem populli i thjeshte e i shumvuajtur eshte kaq i mire dhe drejtohet nga horrat?! pra vetem ata jemi ne gjendje ti leme te na drejtojne?!
    natyrisht rrenjet e kesaj tragjedie jane shume te thella dhe,ç’donjeri prej nesh i di por mendoj se secili prej nesh sikur te punonte me shume,te fliste me pak,te pastronte me shume ambjentin dhe te pinte me pak kafe dhe,mbi te gjitha te ulte kapadaillekun steril,atehere me siguri do ti shihte frutet e punes.

  3. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 Prill 2008 @ 1:15 pm

    Perseri…

    Albania! Now!

  4. toko thotë:

    30 Prill 2008 @ 2:39 pm

    Mu duk sikur artikull ishte bere “copy and paste” nga ndonje nga veprat e SH Enver, apo nga ndonje veper e Bashkimeve Profesionale te viteve ‘78
    “Kllasa jone punetore ajo po vuan, kllasa jone punetore duhet te udheheqi, duhet te mendojme per kllasen tone punetore”.
    Nuk e di perse e permbysem sistemin e kaluar? Mund te me thote njeri PERSE? Ne qofte se duam dhe te mendojme dhe te kerkojme zgjidhje per mireqeinien vetem (VETEM) te kllases sone punetore, pavarsisht se se kjo mireqenie nuk shikohet e lidhur me te mirat e tere popullit ( kombit) shqiptar, atehere mire ishim ne Komunizem, pasi ai i vuri zjarin shqiperise ne emer te kllases sone punetore.
    Per mendimin tim nuk do te kete mireqenie te klases sone punetore po nuk pati me pare mireqenie te atyre qe jane mbi kllasen tone punetore te BOSAVE sic e thote artikulli. Jane Bosat qe do ti sigurojne pune kllases sone punetore dhe eshte kjo pune qe do tu siguroj buke familjeve te kesaj kllase. Ne te kundert duhet te bejme sic kemi bere keto 60 vjetet e fundit te theresim “poshte bosat rrofte kllasa punetore”, dhe ja ku jemi. Ca BOSA qe erdhen nga kllasa punetore me 8 vjete klase fillore, (Delijorgjet & Co) drejtues te shtetit nga kllasa jone puntore ( DQte e ambasadave), dhe ata qe duhet te ishin bosat e vertete tani jane ose duker shitur banane tek kioskat e rruges se Brakes, ose ne mergim duke lare pjatat.
    Pse kjo? Sepse jemi akoma me medesite e ketij artikulli, me mendesite e ngulitura ne keto 60 vjetet e fundit ku kllasa punetore duhet me cdo forme e menyre te na udheheqe. ne komunizem na udhehoqi me Diktaturen e Proletarjatit, sot ne demokraci ku bota nuk na lejon me diktaturen e proletarjatit, kllasa jone punetore udheheq me diktaturen e korupsionit. Ne komunizme te shkolluarit u detyruan ose te beheshin komuniste, vegla te kesaj diktature ose te shkonin ne kam perqendrimi ku duhet te lanin halete e kllases sone punetore. Sot diktautra e korupsionint i detyron te shkolluarit ose te behen “demokrate” vegla te kesaj diktature ose te mbeten pa buke dhe te shkojne ne mergim te lajne pjatat. Por ne asnje rast nuk u lejuan Bosat e vertete te behen Bosa.
    Se ashtu si ne kete artikull i qahet halli Kllases punetore dhe jo vendit ne pergjithesi.
    Nuk e ka fajin kaliptalizmi qe ne shqiperi kllasa jone puntore vuan. Fajin e ka mendesia jone qe kerkon te ndertoj nje sistem kapitalisto-komunist ku te kete prone private, te kete zgjedhje te lira, te kete ekonomi tregu por te udheheqe kllasa jone punetore, te lejohet kllasa puntore ne emer te fukarallkut, te vjedhe e te pasurohet te behet pasunare, njesoj sic beme pasunare bllokmenet e ardhur nga kllasa punetore
    Po kryqezove kalin me gomarin pa tjeter qe mushke do te linde, e mire kjo per pune por e destinuar te zhduket si race deri sa nuk mund te riprodhoj veten e saj.

  5. Idris thotë:

    30 Prill 2008 @ 2:52 pm

    Thelle
    shume thelle
    eshte
    Burgu im..
    Nuk me shihni
    Nuk me njihni , Jam une
    i STAMPOSURI,
    thonjpapreri ,
    surratpalari,
    flokpakrehuri,
    me xhup STAR WAR veshur…
    Nuk me shihni si rend
    nga AGIMET
    ne MUZG
    Me nje cope buzqeshje servile te ngrire ne surat
    nen hijet e kembet e USHTARIT te PANJOHUR
    hijes e mbetur hije me keq se hija IME ?
    me doren ngritur LART
    drejt pafytyresise
    i ngrire si stalaktik shekullor
    lypsar i perjetshem
    Per PUNE dhe sa pak
    o sa pak
    DINJITET!

  6. Tironsi thotë:

    30 Prill 2008 @ 3:34 pm

    “dhe ata qe duhet te ishin bosat e vertete tani jane ose duker shitur banane tek kioskat e rruges se Brakes, ose ne mergim duke lare pjatat.

    PO pse o toko? Pse ia lane Boss-at e vertete Sules ne dore ne 92? Pse nuk e tunden bythen atehere? Nuk ia ka njeri fajin Boss-ave te vertete se jane drekbere :D :D

    P.S. Te fala nga atdheu, qeka bo me keq :( :(

  7. toko thotë:

    30 Prill 2008 @ 3:49 pm

    ….Pse ia lane Boss-at e vertete Sules ne dore ne 92? Pse nuk e tunden bythen atehere? Nuk ia ka njeri fajin Boss-ave te vertete se jane drekbere ….
    Per te njejten arsye qe ja u lane bosave te 45 ne dore . Nuk hahesh dot me pasunaret duhet ose te kesh perkrahjen e shtetit ose ta kesh lekuren te trashe si vete ata qe te fitosh mbi ta. Por shtetin e kane vete pasunaret dhe lekure te trashe kane vetem pasunaret dhe…. ata fitojne :(
    Te faleminderit per te falat,
    Nuk me cudit se eshte bere me keq, por nuk besoj se ky konstatim vjen vetem se eshte bere me keq por edhe se ke ndryshuar ti. Ato qe dikur te dukeshin normale ne memedhembje, tani te duken te keqia, se gjerat i shikon ndryshe, ke heq syzet e rumpalles dhe ke vene syzet e perendimit.

  8. Tironsi thotë:

    30 Prill 2008 @ 3:58 pm

    PO c’qahesh kot o toko pastaj? Nuk jane te zotet thuaj e kaq. Ti pret qe delenxhinjte te krijojne rregulla te pastra loje qe te mund te konkurrojne cipehollet?
    E ke me 100% qe eshte bo me keq toko se une nuk punoj ne perendim, packa se me del flamuri gjermon. Knej afer rri. Njerezit qenkan bere si te kerrusur :( :(

  9. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 Prill 2008 @ 5:24 pm

    Ne qofte se duam dhe te mendojme dhe te kerkojme zgjidhje per mireqeinien vetem (VETEM) te kllases sone punetore, pavarsisht se se kjo mireqenie nuk shikohet e lidhur me te mirat e tere popullit ( kombit) shqiptar, atehere mire ishim ne Komunizem, pasi ai i vuri zjarin shqiperise ne emer te kllases sone punetore.

    Toko, ke të drejtë…. sapo u realizuan reformat e reja për të FUQIZUAR Universitetet… do bënemi Intelektualë që të gjithëëëëëëëëëëëë dhe pastaj do ta “shpëtojmë Shqipërinë nga zjarri” duke e ndërtuar dhe më të bukur pa patur nevojë për ata rjepacakët e qelbur të kllasës punëtore

  10. lori thotë:

    30 Prill 2008 @ 8:04 pm

    me ndodh shpesh qe me studente te tjere te flasim per Token meme:Dhe shpesh here duke vezhguar cdo gje qe kushtezon jeten tone te perditshme te thuhet ne nje menyre shume te natyrshme:SA GJERA MUNGOJNE NE SHQIPRI pa te cilat jeta e njerezve ketu do te ishte e pakonceptueshme!!Dhe shpesh per te bere nje koment te metejshem degjohem teorite e larmishme te PSE-se se gjendjes ne shqipri.Dhe ne komente te tilla me ka ndodhur te degjoj me shume se nje here shprehjen:NE SHQIPRI NUK ESHTE DHE AQ KEQ,JETOHET SHUME MIRE PO TE KESH LEK!!Wow…..dhe kjo fjali thuhet nga dikush qe te nesermen do perbeje pjesen intelektuale te vendit dhe qe sipas llogjikes duhet te jete nje kontribut per permirsimin e tij.Per mua kjo fjali ka shume peshe dhe fatkeqesisht me jep nje imazh(zot uroj te jete vetem ne mendjen time) te shqiprise ne gjenje kostante,te pandryshuar edhe pas shume vitesh.Ajo qe dua te them eshte kjo:ka shume te diplomuar ose jo qe ne nje menyre apo tjetren(dmth ne 2 te vetmet menyra,para&miqesi)kane garancine e punes dhe si rrjedhim te mireqenies personale dhe do te vrisnin tjetrin po ti prishnin pune.Cdo kush eshte egoist dhe do donte me te miren ne jeten e tij,por hej…njerezit jane kthyer ne perbindesha dhe kjo eshte e frikshme.
    Ajo qe me ben me shume pershtypje eshte fakti qe ka aq shume te afte por qe te tjeret,ato me ‘fatlumet’ jane te paret dhe ka aq shume te afte por te cileve nuk i eshte dhene nje mundesi qe jane shtres me e madhe dhe me e penalizuar e vendit.Dhe jane pjesa me pasive.Duket sikur te tere kane rene ne nje gjum letargjik dhe keshtu si e kane nisur dyshoj se do te zgjohen ndonjehere.Torturohen menderisht se si do tja dalin deri ne fund te muajit me 30 mije leke asistence,se si do te paguajne shifren e kripur te eletricitetit edhe pse skane drita…dhe nuk bejne asgje…flene….dhe pastaj thone:ketu keshtu eshte,ske cti besh!!!Ae merrni me mend?Ndoshta ju do thoni,ej te shkretet,ka te tjere qe ja marrin shpirtin,qe si degjon kush,por keshtu kane qene dhe shume shtete te tjera para nese dhe ja kane dale mbane!
    Ne jemi te tulatur,te mpire,brezat e rinj i shtojne nje hallke me shume zinxhirit te gjate qe rrethon tejet shqiperine:me mik dhe para ecet perpara!!Oh….sa me ben te dridhem nga inati injoranca,dhe besoj se eshte nje nga problemet tona nga te cilat varen shume shume gjera,Ka shume injorance dhe ata qe tani dalin nga studimet e dobishme te universiteteve jane akoma te tille,duhet te jen me mendje ndritur por fatkeqsisht nuk eshte keshtu.
    degjohen njerezit qe thone..ne jemi rrace e zgjuar,shqiptari eshte rrace e zgjuar,….ju them te drejten une nuk shoh aspak zgjuarsi.Ka shume te zgjuar,por qe e mbajne te tere pervete dhe larg nga vendi i tyre!
    Dhe nese ky zinxhir eshte kaq i gjate sa duket atehere do te jete shume i veshtire te keputet,te pakten per nje kohe te gjate.
    Besoj se kan folur si per cart ketu,por eshte dicka qe me prek shume!!!
    Gezuar 1 majin!!!:)

  11. Cheney thotë:

    1 Maj 2008 @ 4:20 am

    Tomi Korca,

    po ti sikur je partizan i zbatimit te ligjit dhe respektimit te te drejtave te njeriut?! A nuk eshte ky thelbi i artikullit?

  12. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Maj 2008 @ 5:31 pm

    çfare malli paska patur ky fjale shkruesi per barazi!!!Kur te pasurit i quan skllavopronare……………Ore Blendi e aministratore!!Sa shume e keni ulur cilesine e shkrimeve qe sillni ketu!!Ne shtypin shqiptar ka shkrime me shume me teper vlera.

  13. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Maj 2008 @ 7:24 pm

    Ne fakt 1 Maji duhet te festohet si dita e skllaverise vullnetare, dita e percudnimit te shemtuar kur punetoria e tromaksuar i perdor oret e pushimit jo per te kuptuar/luftuar gjendje e mjeruar ne te cilen gjendet por per te genjyer veten me pak rreze dielli.

    Sa per kujtese, gjate 2007-es ne Shqiperi kane ndodhur rreth 300 aksidente ne pune ku kane humbur jeten 44 punetore dhe jane plagosur dhjetera te tjere.

    Zana,

    Ti s’e ke idene per te pasurit Shqiptare motra prandaj kerkon llogari per shkrimet e sjella ne faqe. Bej nja dy muaj pune ne Shqiperi se ndryshon mendim shume shpejt.

  14. Pjer Thomas thotë:

    1 Maj 2008 @ 8:39 pm

    Artikulli ishte shkruar bukur dhe sakte.
    Toko, artikulli nuk duhet lexuar kur je i kompliksuar por kur je i qete. Ne fund te fundit, ligji eshte ligj, ai e detyron pronarin te regjistroje puntoret si tek sigurimet shoqerore ashtu dhe tek tatimet.

  15. Pjer Thomas thotë:

    1 Maj 2008 @ 8:46 pm

    Mund te mos regjistrosh nje apo dy puntore, kur ke 10 puntore, por jo te tere pa regjistruar. Dhe kendej ne perendim, dyqanet dhe restorantet mbajne ndonje puntor pa regjistrim apo me regjistrim gjysem dite pune dhe puntori rri dhe 4 ore ne te zeze, , dhe tatimoret i dine keto, se e dine qe punojne shum e ka shume ilegale, por jo te lejojne te mbash 100% pa regjistrim.

  16. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Maj 2008 @ 9:58 pm

    I dashur LL!Jo te gjithe kemi vokacionin e heroit.Nuk mendoj se do punoj kurre ne Shqiperi dhe me kete nuk di nese kam humbur ndonje eksperience qe ia vlente t’a jetoje. :) Ti nuk me dukesh kaq “i vuajtur “veç….

  17. F.GJ. thotë:

    2 Maj 2008 @ 9:56 am

    :
    - ketu nuk flas dhe nuk kam permendur klase puntore por i referehem punemarresit - ju lutem zhvishuni nga politika dhe hidhini nje sy Kodit te Punes ne Republiken e Shqiperise dhe rregullimit te mardhenieve punedhenes- punemarres.
    - venia ne dukje e nje problemi qe prek nje shtrese te popullsise nuk me ben aspak te njeanshem e aspak komunist apo kapitalist. Nuk jam mbrojtes i idese qe “Po tua marrim pasurine te pasurve dhe tua dhurojme te varferve, rregullohet bota”.
    - nuk kam mall as nostalgji per asnje kohe apo regjim (as per karamelet Zana te asaj kohe) por kam perkushtim dhe ndjenje ndaj respektimit te ligjit dhe te drejtave te njeriut
    - une mund te mendohem kundrejt prurjeve te mesiperme por nuk kane fuqi bindese qe une te ndryshoj mendim aq me pak kur jemi perpara faktesh reale
    - nderkohe qe une shkruaj vuajtja e tyre vazhdon

  18. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Maj 2008 @ 10:27 am

    Une punoj ne Shqiperi! Do ta kisha humbur patjeter kete eksperience te shemtuar qe me shume nxitet nga te huajt qe ketu jane me traste e jashte te fusin ne thes.
    Pak-kush u kujtua dje te nginte zerin; apo thjesht te mendonte se meriton me shume ne vendin e punes. Me shume shperblim, me teper dinjitet, me pak shfyrtezim nga keto te metodave moderne.
    Por, ne shesh dolen vetem disa dhembe-rene e ca koke-semure nga zhgenjimi. Te tjere lexuan e shfryne perse mosreagimi i sotem eshte misherim i pranimit te paveteidjshem prej skllavi ndaj pozites së cdo punedhesi, qe ne mos bos parash, hiqet si bos trush.
    Po mire, te pakten kane pasur vullnetin te lexojne njerezit dje. Edhe kjo duhet pershendetur si forme reagimi.

  19. skllavopronarja thotë:

    2 Maj 2008 @ 11:25 am

    eh, teme delikate kjo.
    Nuk duhet me u ngut me postime emocionale. Eshte pjese e mozaikut shqiptar. Gjerat jane te lidhura me njera tjetren.
    Termi skllavopronar sme pelqen as mua. Fare fare.
    Flet urrjetja patologjike qe kemi pas perhere per ate “qe ka”, flet skepticizmi patologjik per punen dhe suksesin e dikujt, flet qendrimi tipik shqiptar i llojit :”Une skam lope, ti mos pi qumesht”, ose ose “nuk du asgje per vete, por merrja komshiut ato qe ka me shume se une”.
    Dakort LL, se kush jane bossat shqiptare e dime mire te gjithe. Ne nje perqindje te madhe ca ndryresira, hafije, qafederra e here here dhe kriminele.
    Megjithate megjithate, une kam respekt per sipermarrjen shqiptare, une mirekuptoj ne disa pika “skllavopronaret” e rinj shqiptare.
    Sepse, mire apo keq, me nder apo me krime, qene njerezit qe cane te paret rrugen e sipermarrjes private ne shqiperi, qene ata qe moren persiper riskun E MADH, qe mire apo keq, punesuan njerez, nxorren produkte, qe i rezistuan presionit, zilise, kercenimeve, dhe kultures ZERO te shqiptareve per tregun.
    Sepse nuk eshte e kollajshme te besh biznes ne shqiperi !!!!
    Fryma armiqesore e administrates qe ekziston ndaj biznesit ne shqiperi (sidomos ne qeverisjet e Saliut) nuk i ka bere mire Shqiperise.
    Une mendoj se biznesi sot, pavaresisht bossave qafepalare, diktohet nga koha qe jetojme, nga tregu vendas, nga tregu i huaj, dhe do apo nuk do do eci perpara. Une besoj, dhe me sa kam pare, biznesi shqiptar, eshte motorri i shqiperise. Padiskutim. Eshte promotori i ndryshimeve. Une di nga eksperienca personale, qe biznesi shqiptar ka luftuar dhe ka e ndryshuar shume administraten shqiptare, di qe perben nje oponence te forte ndaj verberise qeverisese, di qe i ka ndricuar shume here syte qeverise dhe bizneseve partnere. Ju nuk e shikoni, por biznesi dite per dite si ajo milingona, coj grure tek foleja e qeverise, con eksperience, con njohuri, con argumenta, con informacion.
    Doni apo nuk doni ta besoni, por biznesi eshte mbrojtesi i vetem qe kane qytetaret shqiptare. Sepse duke mbrojt me force, dhe perhere e me me shume profesionalizem te drejtat e veta, mbron indirekt ne nje mase jo te vogel edhe interesat e shqiptareve. Askush tjeter ne shqiperi nuk mbron asgje. Vetem nqs llogarisim Mjaftin i bie legenit dhe altin goxhajn :-) Vetem biznesi eshte zeri, here i forte e here i dobet qe degjohet ne mbrojtje te zhvillimit te shqiperise.
    Jo se biznesmenet jane burra te mire, por sepse luftojne per te mbajtur gjalle bizneset ne kete realitet te poshter, ne nje vend pa zhvillim si shqiperia, ne nje vend te pasigurte e pa infrastrukture, ne nje vend me konkurence tejet te pandershme, me monopole te huaja etj etj.
    Une i kuptoj ofshamat e Llukanit, dhe te shume te tjereve qe jane perball me Boss-at shqiptare. Une per vete skam zotesine, as guximin te bej nje aktivitet biznesi vete, ndaj e qep gojen dhe matem para se te shaj apo te paragjykoj ata qe e marrin guximin. E qep gojen, dhe nuk them qe as per skllavopronarin tim, dhe pse kam nje mal me rezerva.
    Dhe keto skallvopronare, zoti e di nese flejne te qete naten, nese s’bejne biznes me gryken e pistoletes tek koka, nese nuk kamuflojne ca bossa me te medhenj qe qendrojne nen hije.
    Sepse ulem ndonjehere para letrave te punes, shof ca raporte e statistika biznesi, bej ndonje hesap, dhe shof se gjendja eshte shume keq, dhe se te besh biznes sipas te gjitha rregullave te lojes del rruar e qethur. Prandaj e qep gojen. Sepse eshte pune muti kjo e biznesit ne shqiperi.
    Faktor per informalitetin ne shqiperi jane te gjithe nga pak. Por eshte fukarallek i madh vellezer. Shume fukarallek. Eshte e veshtire te paragjykosh zgjedhjen e njerezve : te jesh halabak-boss apo fukara-i ndershem.

  20. Leon thotë:

    2 Maj 2008 @ 12:41 pm

    Ajo qe i mungon ne menyre te theksuar binezit shqiptare eshte OPTIMIZMI dhe BESIMI tek aftesite …
    Ose me ndryshe:”Self-confidence is having confidence in oneself when considering a capability.”
    Ne mugese te theksuar te ketij fenomeni,atehere perballemi me efektin opozite te Opitimizmit.. Perballemi me kapitalizmin e eger ku fitimi monetar i momentit eshte primar dhe planet afagjata te zhvillimit dhe hapjes se biznesit mungojne.
    Perballemi me friken e biznesit ndaj te rese dhe pamundesine per te menduar dhe vepruar jashte realitetit qe eshte ne shqiperi.
    Me e keqja eshte se kjo gje nuk kuptohet nga qeverite ku mentaliteti i frikes mbizotron.. ku nje mandat 4 vjecar shihet si menyre te vjedhesh c’te mundesh dhe mundohu te fshesh gjurmet para se te vine te tjeret.
    Ku ne ekranet e T.V. shikon pamje rrenqethse se si njerezit vdesin dhe ku mbizotrojne emisione speciale me politikane… a thua se vetem ne shqiperi ka politike???
    Ndersa ne median e shkruar anohet gjithmone nga lajmet me efekt negative dhe tituj “bombe”…
    Ku cdo dite lajmi kryesor eshte fatkeqesia e rradhes dhe polemika e rradhes me kryeministrin apo presidentin.
    Kjo klime negative ka pasoja shume te renda mbi biznesit dhe efekti domino fillon dhe dominija e fundit jane njerezit e thjeshte ne rruge…

  21. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Maj 2008 @ 11:42 am

    Zana,

    Me c’duket ti je e paafte te kuptosh nje pikepamje qe s’vjen medoemos nga kendeveshtrimi personal. Une dola vullnetarisht ne pune kete 1 Maj, dola se kisha gjera per te bere, vecse mua s’me rrezikohet asnjehere jeta ne ate pune qe bej, te ardhurat mujore i kam bereqaves dhe po te doja ta beja pushim s’me ndalonte dot njeri. Megjithate kot lodhem, ti qe i keput me kaq deshire lidhjet me vendin, ti qe flet ne menyre teorike nga larg nuk je ajo te ciles une synoj te me degjoje.

    MOZA,

    Une per vete kam respekt per ata njerez me te cilet me ka rene rasti te punoj ne Shqiperi. Personalisht kam mesuar shume, shume, shume mbi menyren sesi nevojitet te drejtohet ky popull per te punuar. Eshte pershtypja ime ama qe shkrimi s’i drejtohet atyre qe jane ne krye, por atyre qe jane poshte, poshte fare dhe qe duhet te mesohen te mos kenaqen me nje tas me fasule, por edhe me sigurine ne pune ne menyre qe te mos hidhen ne ere ne “aksidentin teknologjik” te rradhes.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.