Identifikohu



Regjistrohu

1 Maj 2008

“Zoti Kryeministër! Dyfisho pensionet sipas premtimit”, “Jo! Privatizimeve pa kriter”, “Paga e dinjitet për policinë e burgjeve”, “Qeveritarë! Mendoni për njerëzit që janë të sëmurë dhe të papunë”, “Të rritet buxheti i shtetit për arsimin”, “Arsim cilësorë publik. Shanse të barabarta”

t_red
01/05/2008

E enjte, 1 maj 2008, ora 10 e gjysëm e mëngjesit. Diell qamet ne sheshin Skënderbej, bën pak vapë për 1 Majin këtë vit. Të mbledhur para pallatit të kulturës 100 a 200 pleq e plaka, përfaqsues të punëtorëve të brezave parardhës tundin flamuj të konfederatës së sindikatave dhe parulla të ndryshme: “Zoti Kryeministër! Dyfisho pensionet sipas premtimit”, “Jo! Privatizimeve pa kriter”, “Paga e dinjitet për policinë e burgjeve”, “Qeveritarë! Mendoni për njerëzit që janë të sëmurë dhe të papunë”, “Të rritet buxheti i shtetit për arsimin”, “Arsim cilësorë publik. Shanse të barabarta”. Shkruesit e kësaj të fundit me ç’duket s’kanë pasur mundësinë të shijojnë arsim publik shumë cilësorë!

Në tribunë spikasin dy veta të veshur me kostum dhe me kollare. Njëri është kryetar i konfederatës, i rri bukur kollarja e kuqe dhe kostumi që nga larg duket cilësor. Në krah është kryetari i një shoqate pensionistësh. Një i ri përpiqet të mbajë një rend dite dhe të paraqesë folësit. Flet kryetari i konfederatës që as vetë nuk duket se e merr vesh mirë se ç’po thotë. Flet fjalë të zakonshme prej gjysëm politikani dhe mburret me praninë e një përfaqësuesi të sindikatave italiane. Ia jep gjithe krenari fjalën edhe përfaqsuesit italian. I ftuari, megjithëse flet në italisht, korr më shumë sukses dhe merr më shumë duartrokitje sesa kryetari shqiptar i konfederatës. Stafeta e “zjarrtë” i kalon kryetarit të pensionistëve. Me sharm pervelues ndihmuar nga dielli i sotem, ai përpiqet te bindeë veten dhe bashkëmoshatarët para tij se pensionistët janë një forcë e madhe elektorale. Turma tregohet përtace e s’bëzan shumë. Dëgjohen veçse dy-tre nostalgjikë komunistë festëprishës që janë futur kushedi pse në organizim e hedhin parulla për udhëheqësin e lavdishëm dhe për rrëzimin e qeverisë “duke e shtypur me tanke”.

Dynjaja përreth nuk e mban dot skudjen dhe te qeshuren, por askush nuk i futet telashit per t’i larguar nga sheshi i 2008-es. Me c’cartje të përzihen me orë-mbeturit që valvisin flamuj të riorganizuar të PPSh-së? Një folës, përfaqsues i minatorëve të Bulqizës duket më i hajrit ne kete show. Rreket t’u kujtojë të pranishmëve se 1 Maji s’është as i Sali Berishës, as i Enver Hoxhës, as i PS-së e as i PD-së, por i tyre. Turma e duartroket; por duartrokitjet janë të lodhura. Duartrokitje pleqsh të drobitur, të stërmunduar, te shkoqur, te lodhur e te pazberthyeshem nendjesite dhe lodhjen e tanishme. A presin vërtet një zgjidhje, a presin diçka nga kjo protestëzë nga një grup njerëzish në mes të një sheshi të madh e të mbushur me makina e njerëz që nxitojnë të festojnë ditën me diell të pushimit?

Po, 1 Maji është ditë pushimi. Pushim. Apo jo? Nuk është aspak ditë përkujtimi. Nuk i ngjan perkutimit te asgjëje. Një qytetare e pyetur në kronikat e zanshme te kesaj dite neper televizione, tha madje se 1 Maji “është dita e pranverës”. Po, po, dita e pranverës, dita kur ata punëtorë që e kanë pushim marrin familjen dhe arratisen nga liqeni që t’iu gëzohen rrezeve te diellit. Dita kur të tjerët që s’e kanë pushim (se s’kanë fatin të punojnë në shtet), rrinë në punë sa per t’i bere pak fresk pronarit. Rrinë kot se asnjërit s’i bëhet të punojë, por as ia mban t’ja mbathë, para se të thotë pronari. Të dalin në shesh për të kërkuar më shumë të drejta s’i vete në mendje njeriu; mbase janë ngopur tashmë me të drejta dhe s’duan më shumë. Biles mbase kanë shumë, mbase u duhen hequr ca. Mbase kështu do të ishin akoma më të lumtur, do të punonin më me dëshirë, do të vdisnin më me qejf. Mbase!

Protesta e punëtorëve në pension pasohet nga humori i hidhur politik i rradhës; kryetari i PS-së del në konferencë për shtyp dhe akuzon qeverinë se s’ka bërë asgjë për punësimin. Përmend edhe Gërdecin ky njeri i cili sillet sikur këto konferenca për shtyp janë e vetmja gjë që mund të bëjë, pavarsisht pranisë së partisë së tij në parlament. Por, me kete protestën e tij memece dhe gjysmake, jep çdo ditë ndihmën e tij që Gërdeci të mbulohet nga pluhuri i turpshëm i harresës. Ani, s’është fundi i botës edhe ky pak humor socialist.

Krahu tjetër politik e kishte radhen e humorit nja dy ditë më parë, teksakryetarja e parlamentit deklaroi jozyrtarisht se nuk e kuptonte se “përse festohej akoma 1 Maji, kjo festë komuniste”…..

1 Maj 2008. Festë familjare punëtorësh që i kanë të gjitha, ditë pranvere, protestë pensionistësh, tallje politike.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

11 Komente »

  1. toko thotë:

    1 Maj 2008 @ 7:47 pm

    t red me pelqeu
    CNN kishte sot nje artikull per protestat e emigranteve per rastine 1 Maji.
    Megjithese nuk flitej per punetoret dhe hallet tona perseri ne pikpamje te protestes dhe efektivitetit te saj ka vend te thuhet ajo qe thote nje aktivist i protestave
    …. Take Cesar, a young man who called the show to insist that the marches didn’t work, in part, because they occurred in the wrong country. He said he had family in Mexico who earn in a week what he earns in two or three hours in the United States. …
    KEto portsta nuk pine uje se bine ne vesh te shurdhet dhe kane formen si ato qe permend t red
    Artikullin e plote te CNN do ta gjeni nen titulllin “Commentary: Marches won’t bring immigration reform”

  2. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Maj 2008 @ 8:25 pm

    Ata qe sot nuk kane pushuar,por kane punuar nuk iu eshte bere asnje padrejtesi.Te punosh nen dipendencen e dikuj nuk eshte fatkeqesi.E gjithe bota punon.Askush nuk eshte pronar i askujt.E shumta eshte punedhenes e qe punon njesoj e ne mos me shume se ai qe i ka dhene punen.Eh …50 vjet forma edukimi diku do dalin.

  3. Marku thotë:

    1 Maj 2008 @ 10:02 pm

    Ne se do ta ruani kete shkrim per ta lexuar ne moshen e personazheve qe pershkruhen ne shkrimin e mesiperme do te kuptoni ndoshta me vonese se sa shume keni abuzuar dhe e keni fyer lirine.

  4. Qafir Arnaut Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 Maj 2008 @ 10:33 pm

    Topallicaaaa….nuk po festojne ata njerezz

    teksakryetarja e parlamentit deklaroi jozyrtarisht se nuk e kuptonte se “përse festohej akoma 1 Maji, kjo festë komuniste”…..

  5. une thotë:

    2 Maj 2008 @ 7:01 am

    Ore per kuriozitet, c’beri ‘krietarka’ jone e parlamentit me ato dosjet qe do hapte per gjithe deputetet? Vec nese ka hapur gje tjeter…

  6. Artian thotë:

    2 Maj 2008 @ 7:48 am

    Ne kete 1 Maj Tirana dhe banoret e saj me ngjajne si nje kara-katine,si thone ndryshe nje vend”modern” me njeres mjerane,te veshur keq,me ca pllakata shtrembaluqe,..me nji fjale mo, pa dinjitet.
    Nuk e di dhe nuk e kuptoj se ku qendron dinjiteti i Qiverise ene i Berishes qe ngrefet si gjeli ne mes te halese!!!!!!!!!!!!!!!

  7. cheguevara Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Maj 2008 @ 11:07 am

    1 maj nuk eshte feste komuniste apo fashiste po eshte dita e punetoreve qarte

    ne te gjithe boten jano bere protesta, konzerte… per te kerkuar me shum sigurese ne pune, ne itali 3 - ROME MILANO TORINO ne franze 2 - ne germani 2 ne spagn po ashtu ne shqiperi 0 ne pak qe jemi shumize e madhe pa pune nuk dalim fare, klasa punetore shqipetare nuk exsiton eshte shdukur, ne mire qe kemi klasen kapitaliste e drejtore qe ne shqiperi jan reth 10 persona politikan, mafiose ecc… e hedhun shurren perpiete e klasa punetore (ne rast se exsiton) imiton ata. nuk e kupoj

    ne bejm festa e konzerte per hurjen ne lufte e per puntoret qe ne lufte do do shkojn se mafioset e parlamentaret nuk hikin ta keni te qarte nuk festojm.

    ne minjerat e bulqizes vdesin qdo dite, ne pallatet e reja qe po behen ne tirane, durres, vlore, sarande ecc.. kan vdekur reth 2-3 ne dite…
    te drejtat e punetoreve po i shkelim vete ne, ne kete dite aq te shenuar nga gjaku i punetoreve un e shum te tjere degjohemi aq pak shqipetare sa asnjeri nuk e merr me mend, eshte me te vertete e turpshme

    RROFSHIN PUNETORET

  8. njesiti gueril thotë:

    2 Maj 2008 @ 2:28 pm

    (komunistet nuk dorezohen)…poshte deputetat.

  9. Syribukur Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Maj 2008 @ 2:43 pm

    t_red,

    ke harruar te permendesh nje parrulle tjeter qe u duk vetem shkarazi ne nje nga TV-te: “Poshte Imperializmi Amerikan” :) :) :P :D

  10. Peshku Fluturues thotë:

    2 Maj 2008 @ 2:52 pm

    Komandanti Che-Che.
    Zgjohu nga gjumi se Shqiperia ka ikur prej kohesh, Kuba po te iken e do te te ngelet ta nderrosh emrin ne Kim Jong III.

    Hahahaha

    Edhe ndiqi rregullisht kurset e gjuhes shqipe nese do te punosh si shperndares traktesh.

  11. Artian thotë:

    2 Maj 2008 @ 7:29 pm

    Teorikisht komunizmi mbetet nje shoqeri e drejte,por praktikisht mbetet perseri nje ender e bukur ne kohe me diell.,njerzit duhet te gjejne nje zgjidhje tjeter ne se duan vertet te ndryshojne boten,dhe kjo zgjidje nuk do te arrihet,sepse natyra e njeriut eshte e tille….mmmmmmm… ja shiko peshkun…jane te gjithe ne nje mendje???!!

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.