“Përfaqësues të shoqërisë civile” zbuloni internetin…
Sa shumë OJQ, sa pak faqe me të dhëna me to në internet…
Në një shkrim të gazetës Koha Jonë të titulluar “Shoqëria civile u shkruan ambasadorëve për reformën zgjedhore” më bëri përshtypje paragrafi i mëposhtëm:
…..Ne letren e nenshkruar nga Kreshnik Spahiu, Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve, Pjerin Marku, Koalicioni Shqiptar kunder Korrupsionit, ACAC, Gerta Meta, Shoqata per Kulture Demokratike, SHKD, Sotiraq Roni, Instituti per Demokraci dhe Ndermjetesim, IDM, Arber Mazniku, MJAFT, Lutfi Dervishi, Instituti i Studimeve Politike, ISP dhe Kristaq Kume, Instituti Shqiptar per Zhvillimin e Zgjedhjeve, INSIZ….
Vini re sa organizata përmenden në ato pak rrjeshta, plot 7 të këtilla. Që “Shoqëria Civile” është bërë një togfjalësh goxha në modë në Shqipëri vitet e fundit është e lehtë ta shikosh po të ndjekësh shtypin. Se çfarë nënkuptohet saktësisht me të është e vështirë të kuptosh; mbase të gjithë shtetasit duke përjashtuar ushtarakët, mbase të gjithë njerzit që s’punojnë për shtetin, mbase të gjithë ata që e quajnë veten civilë sipas përkufizimit në Anglisht (në Anglishten e përdorur në ShBA civil do të thotë i/e sjellshëm). Megjithë mospërkufizimin e saktë të idesë kjo shoqëri civile ka njohur një rol në rritje në jetën e vendit e si rrjedhojë ata që hiqen se flasin në emër të saj janë shtuar pa kufi. Kësaj dukurie nuk i shmangesh dot, përsa kohë që ka interesa do të ketë edhe grupe që do të duan ti përfaqsojnë ato.
I nxitur nga numri i lartë i organizatave vendosa të kërkoja në internet për të parë nëse mund të mësoja më shumë mbi to. Zakonisht kërkimi për organizata apo firma është i shkurtër, thjesht gjen faqen e tyre dhe aty merr disa njohuri bazë. Kësaj rradhe ama s’më eci aq mirë. Thënë ndryshe, nga të 7 organizatat e përmendura më sipër vetëm njëra, Mjaft! ka një faqe te sajën në internet. Të tjerat përmenden në internet, ca më shumë si Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve e ca më pak, INSIZ-i psh s’përmendet fare por faqe kryesore s’kanë………
Pas këtij kërkimi të pafrytshëm pyetja lind natyrshëm, si është e mundur që këto organizata s’kanë një prani në internet. Në një kohë kur ka me mijëra faqe Shqiptare në internet, kur mund të krijohet nje faqe interneti e thjeshtë falas dhe me pak mundim pse këto grupe nuk e shikojnë të nevojshme? Interneti është një mjet i mrekullueshëm për shpërndarje të të dhënave e organizimit të mbështetësve e megjithatë një pjesë e mirë e atyre që thonë se flasin në emër të shoqërisë civile, e cila ma do mendja se e do përparimin e rrjedhimisht edhe internetin, s’interesohen për të. Aq më tepër nëse për “mbarështimin” e këtyre “zërave” të shoqërisë civile hidhen para nga jashtë përse të mos përdoren për tu dhënë mundësi Shqiptarëve të njohin ata që flasin në emër të tyre? Apo sepse drejtuesve të këtyre organizatave u pëlqën që ti mbajnë si prona të tyre e të mos i hapin ndaj syve të botës?
Cilado që të jenë arsyet do të ishte në të mirë të të gjtihëve nëse drejtuesit e shoqërisë civile ta zbulonin internetin dhe të mirat e tij. Fundja interneti është një mjet demokratik në vetvete e ne Shqipot kemi kaq vite që rendim pas demokracisë.
Llukan Tako
17 Mars 2006
Shtesë: Rezultatet nga Google për OJQ-të e përmendura më sipër:
17 March 2006 @ 8:55 am
po crendesi ka faqja e internetit, e rendesishme eshte qe shumica e organizatave aty luftojne korrupsionin qe ka pllakosur shqiperine, ndersa mjaft merret me festa pederastesh dhe thith fonde nga te tille donatore prandaj ka leke per te pasur faqe interneti. ndersa shoqatave te tjera nuk i jep leke njeri se luftojne per drejtesi.
17 March 2006 @ 10:37 am
Faqja e Internetit mund të ishte një mënyrë për t’i bërë gjërat të dukshme, (nëse duan gjithmonë). Po qe se ke diçka për të fshehur, atëherë Interneti është gjëja e fundit që të vjen në mend.
Nga ta dimë se shumica e organizmave OJQ luftojnë korrupsionin? Nisur nga frutet e luftës kundërkorrupsion? Si zor…
Nga të marrë dikush vesh që x OJQ po merret me diçka që mund t’ia kish ënda edhe dikushit të jepte një dorë, a një dorë parash a tjetër kontribut?
Nga të marrë dikush vesh që x OJQ po merret me diçka që nuk i duket e drejtë apo e përshtatshme në rrugën si po merret e të thotë fjalën e vet?
17 March 2006 @ 2:58 pm
Me poshte eshte nje njoftim qe u shpernda neper adresat elektronike nga Mjaft. Ky eshte nje shembull i paster i perdorimit te suksesshem te internetit per te reklamuar veten:
Te dashur miq,
Ju rikujtojme qe te shtunen, me 18 mars, ne oren
17:00, ne Pallatin e Kongreseve, Levizja MJAFT!
feston tre vjetorin e saj. Me poshte do te gjeni
programin e ketij evenimenti:
17:00 – 17:45, pershendetje nga:
- Z. Erion Veliaj
- Znj. Marinela Lika
- Z. Besjan Pesha
- Znj. Ejona Torba
- Z. Ismail Kadare
- Z. Afrim Krasniqi (mesazh nga Presidenti i
Republikes, Z. Alfred Moisiu)
- Shkelqesia e Saj, Ambasadore e Shteteve te
Bashkuara te Amerikes, Znj. Marcie B. Ries
- Shkelqesia e Tij, Ambasadori i Mbreterise se
Bashkuar, Z. Richard Jones
17:45 – 18:00, do te transmetohet nje dokumentar
per Levizjen MJAFT!
18:00 – 19:00, koncert me kengetaret me njohur ne
vend
19:00 - … , ne hollin e Pallatit te Kongreseve,
party me DJ me te njohur ne vend, si dhe te
mirenjohurin DJ Haris.
Gjithashtu, ju njoftojme se eshte botuar numri i
ri i Mjaft Telegraf, botim special me rastin e
tre vjetorit. Ne te do te gjeni:
Ju jepni shprese - Ismail Kadare
Tre vjet me pas - Pikepamje te Levizjes Mjaft
Tronditja e trete - Ardian Klosi
Cfare \’fsheh\’ Mjaft - Marinela Lika
I dashur armik - Sokol Shameti
Cfare shkruajne per Mjaft - Nga shtypi i huaj
Urime nga Klubet Qytetare te Levizjes MJAFT!
Mbaj mend se… - Kujtime te anetareve te Mjaft
Shqiptaret kane nevoje te qeshin - Rubin Beqo
Nje kopje PDF e ketij botimi special mund te
shkarkohet duke klikuar ketu
http://www.mjaft.org/pdf/tel_XI_al.pdf.
Ne daten 18 mars, diten e shtune, ne oren 17:00,
ne Pallatin e Kongreseve, ke nje takim me
Levizjen tende. Ler nje shenje ne histori!
Per me teper informacion, mos hezitoni te na
kontaktoni.
Levizja MJAFT!
Rr. Elbasanit, Nr. 77, Tirana
Tel/Fax +355 4 223 661
info@mjaft.org
www.mjaft.org
17 March 2006 @ 3:36 pm
LlTako , si çdo emigrant shqipëtar mundohesha të suportia familjen time duke dërguar një pjesë të kursimeve të mia ,fillimisht , e kam fjalën në vitet e para të demokracisë , nuk e kuptoja se ku shkonin lekët , dërgoja goxha lek dhe hallet nuk mbaronin , më vonë fillova të kuptoj se çfarë ndodhte në shqipëri : unë isha duke suportur gjithë lagjen , se nuk bëhej ndryshe të tjerët nuk do rinin pa ngrënë ! Arësyet kryesore pse ka kaq shumë OJQ në shqipëri janë: 1- papunësija e madhe në shqipëri . 2 - standarti jashtëzakonisht i ulët i shoqërisë shqipëtare .
Pyetjes pse këto organizata nuk kanë faqe interneti bato bujku i është përgjigjur. Për të mos thënë të gjitha . pjesa më e madhe e tyre janë shoqata hajdutësh.
Kurse kjo org. mjaft , është njëra nga ato të tjerat por më e sukseshmja .
18 March 2006 @ 11:42 pm
Organizata joqeveritare me e fuqishme ne Shqiperi…per mendimin tim jo aq e paster sa duket.Problemi nuk qendron tek te pasurit e nje faqeje interneti por tek organizime te ketij niveli(pallat kongresesh,pagesa per kengetaret e DJ-te argetues,botime speciale etj etj).Ku i gjeten fondet?Mos ja fali ndonje OJQ tjeter,apo ja dha ndonje deputet?Apo mos ndoshta mblodhen ndihma nga populli i keputur qe mbahet me ushqimet e “listave”?
Qe “mjaft” po politizohet disa dites kjo nuk ka dyshim,por qe Erion Veliaj te dale ne nje media vizive e te thote se nuk e mohon perfshirjen ne politike kjo ishte skandaloze.Dhe ju siguroj qe do e shohim deputet shume shpejt.Mesa duket “mjaft” e beri punen e vet si katapulte per kete njeri.B*th e zgjuar Veliaj!
Per vete nuk me bind fakti se “mjaft” eshte nje organizate qe funksionon ne favor te popullit dhe nevojave te tij.
19 March 2006 @ 1:28 am
Zakonisht nje levizj qytetare diferenciohet nga nje parti sepse perfaqeson interesat e shumices se shoqerise pa ndonje dallim pikpamje politike. Personalisht mendoj se duhet te ekzistojne zera qe flasin nga jshte sherreve politike ne gjithe boten. Mjaft- i besoj se ne baze te rregullave te trasparence tregone se nga kush financiohet dhe se çfare projekte i pranohen nga donatoret e huaj. Zakonisht sa me e organizuar dhe e degjuar te jete organizata aq me shume mundesi ka per te marre fonde ne dispozicion ne organizma nderkombetare. Vetem fondi social europian u jep miliona euro ne vit OJQ-ve te huaja qe operojne ne Shqiperi. Pse duhet te keni kaq inat se pjese te atyre fondeve i merr nje OJQ shqiptare si Mjaft????’
Ne shume vende te botes dikush nis diçka, nje parti, nje shoqate , nje OJQ per ta lene nje dite ne duar te te tjereve; quhet rotacion politik. Nje angazhim i ardheshem i Erion Veliaj ne politiken tone??? e shoh thjesht pozitive, ndoshta do te jete sinjali se diçka po ndryshon dhe ne Shqiperi.Pastaj boll me keto etiketimet homoseksuale se na hapen barkun, dhe sikur kjo gje te ishte e vertete (gje qe nuk e besoj) do te kishte te bente thjesht me sferen intime te nje personi dhe ne asnje menyre nuk do te mund te gjykohej dikush vetem nga orientimi i tij seksual. Heqja e disa tabuve ndoshta do e ndihmonte ndopak vendin tone te ecte nja ca hapa ma para!!!
7 June 2006 @ 3:35 pm
dhe levizjes mjaft po i dalin komet dal nga dale
30 May 2007 @ 11:28 pm
Ky “Mjafti” eshte nje levizje komunistesh. Te ndihmuar nga trafikante angleze. A keni pyetur ndonjehere pse Erion Veliaj ne Korce shoqerohet me nje angles i cili ne vendin e tij eshte denuar per mashtrim kurse ketu ne Shqiperi ben kariere me nje si Erjon Veliaj. Kur gjejne shqiptare dhe i genjejne? Duhet ta dini se ky na hiqet edhe si pastor, fetar. Mbrapa velladonit te zi fshihet zymtesia e korrupsionit te tyre.