“Mehmeti u shpërblye me 10 mijë franga si agjent”
Gazeta Panorama (Afrim Imaj)
“Tradhti, komplot, terrorizëm e sabotim!” Mbi këto katër shtyllat kryesore, është ndërtuar e tërë aktakuza ndaj Fiqirete Shehut, Llambi Ziçishtit, Nesti Nases e Skënder Shehut. Nga mënyra si argumentohen në materialin voluminoz, bie në sy shtirja në kohë dhe ndërthurja e tërë veprimtarisë agjenturore fund e krye me emrin e Mehmet Shehut, që etiketohet në çdo kontekst si poliagjent i shumë agjenturave. E veçanta në kumtimin e akuzës është mënyra e analizës së sfondit politik dhe lidhjeve të supozuara të të pandehurve me CIA-n amerikane, KGB-në sovjetike, Intelixhens Servisin anglez dhe UDB-në jugosllave, të cilat konsiderohen se i kanë frymëzuar, përgatitur dhe i kanë vënë në veprim të gjithë të pandehurit e gjyqit të gushtit ‘83. Po si rrjedh argumenti në proces…
Veprimtaria armiqësore e këtyre të pandehurve është zhvilluar në këto drejtime.
TRADHTIA
I - Kanë kryer krimin e tradhtisë ndaj atdheut duke zbatuar detyrat e ngarkuara nga agjenturat e huaja.
Hetimet dokumentojnë e vërtetojnë se armiku Mehmet Shehu, rreth viteve ‘30 kur ka qenë nxënës në shkollën teknike në Tiranë është vënë në shërbim nga drejtori i kësaj shkolle, kuadër i zbulimit amerikan, Hari Fulc. Në dosjen hetimore administrohen dokumente sipas të cilave vërtetohet plotësisht qenia e Mehmet Shehut edhe agjent i Intelixhenc Servisit. Për punën e bërë është shpërblyer gjatë viteve ‘40-‘41 me shumën prej 10 mijë frangash. Në vitin ‘43 Mehmet Shehu vihet në shërbim të zbulimit jugosllav, nëpërmjet kuadrit të këtij zbulimi Dushan Mugosha. Zbulimi jugosllav e aktivizoi për realizimin e synimeve të veta duke e vënë në të njëjtën kohë, në lidhje edhe me të pandehurën Fiqirete Sanxhaktari (Shehu). Më vonë Mehmet Shehu u vu edhe në shërbim të zbulimit sovjetik…
Në vitet ‘70 e pandehura Fiqirete Shehu është vënë në shërbim të zbulimit amerikan, për llogari të të cilit ka kryer detyra të rëndësishme. Ndërkaq i pandehuri Llambi Ziçishti në vitet ‘55-‘56 është vënë në shërbim të zbulimit jugosllav.
Të pandehurit Fiqirete Shehu, Llambi Ziçishti, Nesti Nase dhe Skënder Shehu jo vetëm janë vënë në shërbim të shteteve të huaja, por edhe kanë kryer detyra të ngarkuara nga zbulimet e huaja të shteteve kapitalisto-revizioniste. Veprimtaria e tyre ka nisur qysh në periudhën e Luftës Nacionalçlirimtare. Poliagjenti Mehmet Shehu, Fiqirete Shehu e të tjerë asnjëherë nuk e kanë ndërprerë veprimtarinë e tyre armiqësore ndaj partisë dhe atdheut. Kështu Mehmet Shehu edhe pse nuk ishte prezent në plenumin e Beratit, ka qenë i një mendjeje me Koci Xoxen, Nako Spiron, Liri Gegën e të tjerë për të goditur partinë dhe sekretarin e Përgjithshëm të saj. Edhe pas çlirimit të vendit, Mehmeti dhe bashkëpunëtorët e tjerë kanë marrë detyra të posaçme për të sabotuar ndërtimin e socializmit, për të liruar nga burgu disa armiq, ish-nxënës të shkollës teknike etj., të cilëve u ishte dhënë dënimi i merituar. Këtë detyrë Mehmeti e ka kryer bashkë me Kadri Hazbiun e Mihallaq Ziçishtin.
Në zbatim të detyrave të vëna nga zbulimi jugosllav e sovjetik, Mehmet Shehu dhe bashkëpunëtorët e tij më 1956 ndërmorën veprime për të goditur hapur vijën e partisë dhe Enver Hoxhën. Faktet dhe provat e shumta që ka hetuesia hedhin dritë për punëra armiqësore që kanë zhvilluar tradhtari Mehmet Shehu, Fiqirete Shehu, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti etj., në organizimin e prapaskenave të Konferencës së Tiranës, duke pasur si platformë vijën antimarksiste të Kongresit të 20 të PK të BS.
Po kështu pas demaskimit që i bëri partia revizionizmit hurshovian, Mehmet Shehu ka punuar që të krijonte lidhje me revizionistët e Moskës. Kreu i organizatës kundërrevolucionare gjatë vitit ‘73 nëpërmjet të pandehurit Nesti Nase në Nju Jork dhe të pandehurve Llambi Ziçishti e Llambi Peçini në Paris, ka raportuar dhe ka marrë detyra nga zbulimi amerikan për të realizuar qëllimin e tyre komplotist, puçist e terrorist. Ai është ndërkohë edhe kreu i grupit të puçistëve në ushtri, sabotatorëve në ekonomi dhe atyre në kulturë e arte. Një veprimtari e ethshme agjenturore u zhvillua në vitin ‘81, në kohën e ngjarjeve të Kosovës. Përveç këtyre ishte edhe fejesa e të pandehurit Skënder Shehu me një vajzë me familje të deklasuar, e bërë me porosi e pikësynime të caktuara politike e ideologjike nga zbulimi amerikan.
Faktet dhe provat e grumbulluara gjatë hetimit, vërtetojnë se të pandehurit Fiqiret Shehu, Llambi Ziçishti, Nesti Nase dhe Skënder Shehu, si pjesëtarë të organizatës komplotistë e puçistë, janë vënë në shërbim të shteteve të huaja kapitalisto-revizioniste dhe kanë kryer detyrat e vëna nga ato, për të dobësuar fuqinë ekonomike dhe mbrojtjen e vendit për të rrëzuar shtetin e diktaturës së proletariatit dhe për ta shndërruar Shqipërinë një shtet borgjez e revizionist.
KOMPLOTI
II - Të pandehurit janë pjesëtarë aktivë të organizatës së kryesuar nga Mehmet Shehu, e cila me veprime konkrete ka synuar të godasë partinë dhe udhëheqësin e saj kryesor për të përmbysur diktaturën e proletariatit e për të vendosur në Shqipëri rendin borgjezo-revizionist.
Në vitin ‘42 armiku Mehmet Shehu vjen në Shqipëri i përgatitur nga zbulimet e huaja për t’u futur në radhët e PKSH-së dhe të marrë pjesë në Luftën Çlirimtare për të dëmtuar e minuar nga brenda përpjekjet e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar e shoqëror. Për këto synime dëshmon edhe programi tipik socialdemokrat që ju gjet pas vdekjes Mehmet Shehut në të cilin flet për vendosjen e një rendi demokratiko-borgjez. Në të midis të tjerave thuhet “t’i lejojë popullit të gëzojë të gjitha liritë demokratike, të fjalës, të shtypit, lirinë e partive me karakter demokratik, lirinë e grevave etj…”. Ndër të parët që është njohur e është solidarizuar me këtë program ka qenë armiku Kadri Hazbiu…
Për të realizuar programin e tij armiqësor tradhtari Mehmet Shehu, i duhej vendi i parë në udhëheqje. Ai si gjatë luftës dhe më vonë pas çlirimit ka punuar i vendosur për t’ia arritur kësaj. Dora armiqësore e Mehmet Shehut duket kudo: Në fraksionin e Vlorës, në prapaskenën e Beratit, në luftën për të vazhduar vijën tradhtare të Koci Xoxes pa Kocin, duke marrë në mbrojtje bashkëpunëtorët e tij Kadri Hazbiu, Panajot Plaku, Mihallaq Ziçishti etj., në Konferencën e Tiranës, ku Mehmeti në bashkëpunim me ambasadën jugosllave dhe sovjetike organizuan prapaskenën e sulmit të parë frontal ndaj vijës së partisë dhe udhëheqjes së saj, në ndeshjen me revizionistët sovjetik në vitet ‘57-‘60, në organizimin e goditjes me anën e puçistëve në ushtri, të sabotatorëve në ekonomi dhe në veprimtarinë armiqësore në art, kulturë etj. Kulmi i veprimtarisë së kësaj organizate terroriste arriti në vitin ‘81 kur do të ndërmerrnin goditjen përfundimtare për asgjësimin e udhëheqësit të partisë dhe të fitoreve të revolucionit në Shqipëri…
Një rol të rëndësishëm për zgjerimin e organizatës ka luajtur e pandehura Fiqirete Shehu, e cila ka futur në radhët e kësaj organizate Llambi e Mihallaq Ziçishtin, Nesti Nasen e deri te djali i saj Skënder Shehu. Ajo ka punuar vetë dhe ka ngarkuar me detyra pjesëtarët e tjerë të organizatës për të goditur e sabotuar vijën e partisë, ka tërhequr e vënë në shërbim të organizatës të pandehurin Llambi Ziçishti, ka kryer veprime aktive përgatitore për të zbatuar planin për eliminimin fizik të sekretarit të parë të KQ, ka zhvilluar agjitacion e propagandë kundër partisë e pushtetit popullor dhe, bashkë me Kadri Hazbiun e Feçor Shehun ka qenë bashkëpunëtorja dhe ndihmësja më e ngushtë e poliagjentit Mehmet Shehu…
Pjesëtari tjetër i kësaj organizate i pandehuri Llambi Ziçishti, duke qenë në postin e ministrit të Shëndetësisë, ka pasur detyrë kryesore marrjen e masave për përgatitjen e kushteve për eliminimin fizik të udhëheqësit të partisë. Ndërkaq, i pandehuri Nesti Nase duke qenë ministër i Jashtëm është ngarkuar nga poliagjenti Mehmet Shehu për të gjetur rrugë për krijimin e lidhjeve sa më të gjëra me Perëndimin, në mënyrë të veçantë me SHBA-në dhe të krijonte lidhje me BS-në, qoftë edhe në mënyrë indirekte. Ndonëse i ri si pjesëtar i organizatës i pandehuri Skënder Shehu është aktivizuar dhe ka kryer detyra të rëndësishme të saj. Ai ka kryer detyrën e ndërlidhësit me zbulimin amerikan, ka përgatitur takimet agjenturore që ka kryer e pandehura Fiqirete Shehu në udhëtimet e saj jashtë shtetit, me porosi të zbulimit amerikan ka lidhur fejesë me një vajzë nga një familje e deklasuar, me qëllim që të goditej vija e partisë për luftën e klasave dhe ka ndihmuar në kryerjen e veprimeve parapërgatitore për eliminimin fizik të sekretarit të parë…
TERRORI
III - Të pandehurit kanë bërë veprime përgatitore në bashkëpunim me agjenturat e huaja për të kryer akte terrori për likuidimin fizik të sekretarit të Parë të KQ.
Qysh gjatë Luftës Nacionalçlirimtare poliagjenti Mehmet Shehu ka menduar e vepruar për asgjësimin e shokut Enver Hoxha. Një nga provat për këtë është organizimi i dështimit të inkursionit të Brigadës së Parë për t’i ardhur në ndihmë Shtabit të Përgjithshëm që kishte mbetur i rrethuar. Po kështu edhe më vonë Mehmet Shehu në tre raste ka kërkuar nga bashkëpunëtorët e tij për eliminimin e sekretarit të Parë nëpërmjet mjekimit. Tradhtari Mehmet Shehu i është kthyer edhe herë të tjera përgatitjeve të akteve terroriste kundër shokut Enver. Kështu në vitin ‘80 dhe ‘81 ka thirrur bashkëpunëtorin e tij në këto punë të poshtra Llambi Ziçishtin dhe i ka parashtruar detyrën agjenturore. Edhe i pandehuri Skënder Shehu është vënë në dijeni të veprimtarisë përgatitore për aktin e terrorit ndaj Enver Hoxhës, ka qenë plotësisht dakord me kryerjen e këtij akti dhe ka marrë pjesë në takimet e të pandehurës Fiqirete Shehu me kuadrin e zbulimit amerikan në Suedi, i cili ka konfirmuar zbatimin e aktit terrorist dhënë nga jugosllavët.
Edhe i pandehuri Nesti Nase ka marrë detyrë nga Mehmet Shehu për të sjellë në Shqipëri literaturën për organizimin e grushteve të shtetit dhe të atentateve kundër personaliteteve politike, ka asistuar në bisedat e Feçor Shehut e Llambi Ziçishtit dhe ka marrë pjesë në to në lidhje me metodat për likuidimin fizik në mënyra mjekësore, atentate, aksidente etj.
SABOTIMI
IV - Nga gjithë zhvillimi i hetimit dhe gjykimit u vërtetua plotësisht se një nga drejtimet kryesore të kësaj organizate kundërrevolucionare të drejtuar nga tradhtari Mehmet Shehu, ka qenë sabotimi i orientimeve dhe i direktivave të partisë dhe i gjithë veprimtarisë në fushat e ndryshme të zhvillimit të jetës në vendin tonë.
Këta armiq kanë përmbushur detyra të posaçme për të penguar e shtrembëruar zbatimin e vijës së partisë dhe për të sabotuar ekonominë socialiste në sektorët që mbulonin. Kjo veprimtari sabotuese është në lidhje të ndërsjellët e koordinuar dhe në vazhdim të sabotimeve që kanë bërë, të frymëzuar e nën drejtimin e mercenarit Mehmet Shehu, grupet e tjera antiparti, tradhtare, komplotuese, puçiste e sabotuese në fusha të ndryshme të ndërtimit socialist në vendin tonë.
Detyrat e ngarkuara i pandehuri Llambi Ziçishti i ka vënë në zbatim me predispozicion të theksuar armiqësor, përveç të tjerave edhe duke shpenzuar padrejtësisht nga fondi valutor 990.296 lekë për të vizituar njerëz e për të blerë barna jashtë shtetit pa qenë nevoja siç është përcaktuar në aktin e ekspertëve që kanë verifikuar veprimtarinë sabotuese në sektorin e shëndetësisë. Po kështu edhe i pandehuri Nesti Nase ka punuar për të zbatuar detyrat që i ka ngarkuar poliagjenti Mehmet Shehu e bashkëpunëtorët e tij, duke sabotuar direktivat e partisë për marrëdhëniet me fqinjët, e sidomos për çështjen e Kosovës, për problemet e reparacioneve të luftës nga Republika Federale Gjermane dhe të arit monetar të grabitur nga imperializmi anglez, për informacionet e rëndësishme që i duheshin dërguar udhëheqjes së partisë, të cilat i ka penguar, si dhe në drejtime të tjera të politikës sonë të jashtme. Me porosi të armiqve Mehmet Shehu e Fiqiret Shehu, ky i pandehur ka dhënë urdhra të kundërligjshme për trajtimin e veçantë të të pandehuri Skënder Shehu dhe shoqëruesit të tij në Suedi, ka lejuar lëvizjen e tyre nëpër shtete të tjera, me qëllim që t’i krijonte kushte për realizimin e veprimtarisë agjenturore kundër vendit tonë, si dhe për të mbuluar shpenzimet financiare të bëra për qëllimin e mësipërm kriminal, të cilat sipas ekspertimit kontabël, kapin shumën 429.467 lekë. Pavarësisht nga çka pohojnë të pandehurit, kjo veprimtari e tyre vërtetohet nga aktekspertimet që kanë verifikuar aktivitetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme e të Shëndetësisë, në të cilat përcaktohen se, përveç të tjerave i është shkaktuar shtetit një dëm material me vleftë 1.219.736 lekë.
Rebelimi i Kadri Hazbiut: Fiqiretja, pllakë gramafoni e kurdisur
Prej gjithë të akuzuarve nga e veja e kryeministrit të vetëvrarë, vetëm Kadri Hazbiu e Feçor Shehu hedhin poshtë me indinjatë dëshmitë e saj. Madje, ata nuk harrojnë t’i kujtojnë se e kanë manipuluar për të thurur të tilla alibi. Më poshtë po botojmë një pjesë të dialogut të konsumuar midis Fiqiretes dhe Kadriut…
FIQIRETE SHEHU: Insinuatat le t’i mbajë për vete. Kadriu ka qenë krahu i djathtë i Mehmetit dhe i pranishëm në të gjithë veprimtarinë e tij…
KADRI HAZBIU: Pllakë gramafoni e kurdisur je, vazhdo. Për ruajtjen e forcave pas Konferencës së Tiranës. Qëndroni me ç’keni thënë në procesin e mëparshëm që jam njohur unë, apo me ato që thatë tashti…
FIQIRETE SHEHU: Çfarë domethënë procesi i mëparshëm…
KADRI HAZBIU: D.m.th., si është zhvilluar biseda me mua për ruajtjen e forcave pas Konferencës së Tiranës. Qëndroni në ato që keni thënë?
ARANIT ÇELA: Ke ndonjë ndryshim në lidhje me atë që ke thënë dhe këtë që thua tani…
FIQIRETE SHEHU: Asnjë ndryshim nuk kam bërë. Mund të jetë përdorur ndonjë fjalë tjetër, po përmbajtja është e njëjtë.
KADRI HAZBIU: A e konsideron shpifje atë që ka bërë për Nesti Nasen për 8 muaj rresht edhe e hoqi ma adresoi mua akuzën. Si e konsideron…
FIQIRETE SHEHU: Unë kam bërë një proces të posaçëm lidhur me atë çështje, edhe kam shpjeguar pse në fillim thashë për Nesti Nasen. Unë nuk kam dashur ta jap Kadri Hazbiun për një kohë të gjatë, megjithatë kisha luftë në vetvete, pikërisht se ishte ndihmësi dhe personi që vinte direkt pas Mehmet Shehut, një nga kryesorët në grupin tonë. Prandaj edhe unë për mos të dhënë Kadri Hazbiun për ato arsye që kam shpjeguar në procesverbal, që janë dy kryesoret. E para, se unë shpresoja që Kadri Hazbiu mund të vinte koha që të na përkrahte ne, mua dhe fëmijët e mi dhe e dyta, se kisha frikë se po të thosha gjë për Kadri Hazbiun, ky mund të hakmerrej se mund të ishte bërë të kishte marrë ndonjë pozitë më të lartë sekretar i KQ a zëvendëskryeministër, se djali i xhaxhait të tij ishte hetuesi kryesor i imi Pirro Dautaj dhe do t’i shkonte fjala, pra, kishte rastin që të hakmerrej. Për të gjitha këto, por kryesisht për ta ruajtur Kadri Hazbiun unë thashë për Nestin. Edhe Nesti ishte dhe është një nga anëtarët e organizatës. Unë nuk futa një njeri të paqenë…
KADRI HAZBIU: Unë dua të di, dedikimi i Nesti Nases d.m.th., në ngarkim të Nesti Nases për 8 muaj rresht i këtij misioni, që vajti në shtëpi dhe shpuri përgjigjen e ambasadës sovjetike, nga ana e kësaj si e konsideron. E konsideron shpifje kjo?
FIQIRETE SHEHU: Unë nuk them që kam shpifur…
KADRI HAZBIU: Kjo jo vetëm që shpif, por ka vendosur ta çojë deri në fund këtë marrëzi. Gjithçka e thënë nga ajo në adresë time siç po provohet është një alibi e rreme….
25 August 2008 @ 2:45 pm
Tani kush eshte qellimi i ketij shkrimi te gazetes “Panorama”?
Medemek te hedhe drite mbi fundin e nje gjakatari (se i tille ishte) si Mehmet Shehu apo te tregoje, se deri ne cfare pike torturat e Sigurimit shtynin njerezit e shkrete, sa te hedhin akuza delirante edhe bashkshortin ?
25 August 2008 @ 2:51 pm
E dashur redaksi e gazetes”Panorama”!Mos vervisni”dokrra”per lexuesit.Keto histori te ndyra,-e ritheksoj:te ndyra!-mos i vazhdoni me.Nuk ka shqiptar qe te haje sapunin per djatthe:se”Mehmeti ka qene agjent dhe terrci-merrci”.As ato me Xhevdet Mustafen nuk i ha njeri.Jane lufte klanesh per pushtet.Agjent?27-vjet kryeminister?!!!
25 August 2008 @ 3:37 pm
Mehmeti ne rrethimin e shatbit te pergjithshem na e paskesh lene Enverin ne balte me urdher te agjenturave te huaja…
Pastaj per 40 vjet me rradhe ka dashur ta eleminoje por nuku e paska vene planin ne zbatim…
Eshte fjala per nje bande injorantesh Enveri, Mehmeti, Fiqiretja, Kadriu…
25 August 2008 @ 3:48 pm
Kane qene ca horra injorante…po e merni dot me mend qe nje kategori e tille te ishte ne krye te Britanise se MAdhe ose Zvicres?
E kane kaluar jeten duke vrare njeri tjetrin…e per çfare?
Kane jetuar si qente ne dy kilometra katror ne te ashtuquajturin Bllok. Enveri vrau Mehmetin se grate nok shkonin mire me njera tjetren dhe Enveri kishte frike per familjen? Gomarllek si ky vetem Enveri mendonte. Vrau Mehmetin dhe i la rehat me Ramizin…ok, monumenti i Enverit ra bashke me nje regjim te qelbur dhe vrasja e Mehmetit nuk i zgjidhi punet.
Mos vini te me thoni qe u kane lene para femijeve…sot ne bote njerezit po krijojne businese nga hiçi (vetem me ide te shkelqyera) dhe po bejne miliona e miliarda…
Femijet e ketyra horrave nuk mund ti gezojne parate e “babes” qe merrte nje rroge mizerabel dhe duhet te bejne gjithe jeten sikur ketu e sikur aty…
Keta bij e bija te tyre nuk jane as te lumtur dhe as te sukseshem. Duhet te fshihen nga vetja (se jane objektivisht bij kriminelesh), nga te tjeret,dhe te bejne sikur te gjithe jeten.
Mos me vini e te me thoni qe kane per te ngrene me shume se te tjeret. Askush nuk po ngordh per buken e gojes sot.
Une dua tje bej nje pyetje: me thoni nje vendim (”largpames”) qe mori ajo parti e ai shtet qe te kete pasur nje rezultat pozitiv…
Si qente kane jetuar dhe si qente kane vdekur
25 August 2008 @ 5:53 pm
Si tja bejme ketyre Mehmetrave e llambrove qe kemi ne qeveri e s’merret vesh per ke punojne. ketu termi poliagjent eshte pak
25 August 2008 @ 6:29 pm
Duro Shehu, vëllai i Mehmetit:Fiqireten e helmuan në burgun e Zejmenit
“Fiqiretja nuk ka vdekur, por e kanë helmuar”.Duro Shehu, i vëllai i Mehmetit, teksa zbulon këtë fakt për gazetën Panorama”, kujton momentet e fundit të kunatës në burgun e Zejmenit, sipas shoqes që ndante të njëjtën qeli me të. Ka qenë një moment, shprehet ai, kur Fiqiretja ishte kthyer në dhomë pas një takimi në komandën e burgut. E dërrmuar siç ishte i kërkoi shoqes së qelisë t’i jepte kostumin që kishte në garderobë. “Pse, ku do të shkosh”, e kishte pyetur ajo ndërsa ja kishte afruar kostumin te krevati. “Për rrugë të gjatë, për botën tjetër”, i ishte përgjigjur Fiqiretja dhe kishte mbyllur sytë. Duro Shehu që rezervohet të përmendë emrin e saj, thotë se ishte nga Vlora. Madje, sipas tij, dëshmitarja e vetme e çasteve fatale, ika thënë në kofidencë se Fiqireten para se ta helmonin atë ditë e kanë droguar.
25 August 2008 @ 7:12 pm
Tymosësja e radhës e “Panoramës”!
25 August 2008 @ 10:32 pm
Keta injorante qesharake (me ato fjalimet: e se patatja…) nuk dinin gje prej gjeje dhe nuk ishin te zotet te benin asgje (kombinati metalurgjik qe ishte projektuar fund e krye gabim se bashku me shumicen e ndermarrjeve qe lindnin obsolete dhe rezultonin me humbje qe mbuloheshin me “ndihmat internazionaliste”=me te lypura jugosllaveve, sovietikeve dhe kinezeve per te perfunduar vetem si qente dhe me bar e uri me plot kuptimin e fjales).
Keta horra jo vetem qe ishin injorante sepse vinin qerren perpara buajve dhe prisnin qe qerrja te shkonte perpara por edhe nuk lejonin asnjeri qe te bente gje. “Qellimet tona ishin te mira por edhe kaq dinim…” - pisllik. Genjeshter. Cfare bene keta “udheheqes te lavdishem e largpames” me njerezit qe dinin? Ne rastin me te mire u mbyllen gojen. Perndryshe ( dhe statistikat dihen mire) i perplasen burgjeve.
Krimi qe kete horra kryen kundrejt vendit te vet dhe tonit nuk ishin persekutimet e nje numuri (te konsiderueshem) te popullsise; nuk ka njeri nga ne qe te mos kete pasur nje kleçke ne biografi. Krimi i tyre ishte qe ndaluan 100% te popullit shqiptar, çdo individ pa asnje perjashtim, qe te shtonte pjesen e vet te vleres (si pjesa e bletes) ne ndertimin e vendit.
Kjo eshte aresyeja qe kur kalon, edhe sot mbas 20 vjetesh nga renia e socializmit, nga Austria ne Hungari e sheh menjehere ndryshimin nga e njoma ne te thate.
25 August 2008 @ 11:15 pm
Mbaj mend, qe nje nga cunat e Mehmetit, u beri thirrje autoriteteve shqiptare, t’i jepnin ndonje prove te multispiunllekut te te jatit, qe te mund te kerkonte ndonje pension a shperblim nga multiqendrat perkatese. Kushedi, c’pare do kete vu me kete pune.