“Klandestinë” në Bienalen e Barit
Altin Vorpsi (Gazeta Standard)
Me fuqi maksimale, gomonia e tyre ka çarë përmes bregut italian, ku këtë herë nuk u është dashur të hedhin në det klandestinët. Për më tepër, dy “skafistët” shqiptarë kanë dorëzuar dhe gomonen tek policia, e cila në fund i ka pranuar të futen në panair. Një “hyrje” me të vërtetë e gjetur për dy artistët shqiptarë, të cilët jo vetëm kanë tërhequr vëmendjen, por edhe kanë ngjallur interes tek publiku italian. Gjithçka ka ndodhur dy ditë më parë në “Bienalen e Barit”, ku dy artistë shqiptarë, Arta Ngucaj e Arben Beqiraj, kanë improvizuar një zbarkim me gomone në brigjet italiane. Një lajm interesant ky që ka tërhequr vëmendjen e disa agjencive italiane. Agjencia e lajmeve vendase “italianotizie.it” jep vlerësimet për punën e paraqitur nga dy shqiptarët, ku shkruan: “Ndërsa në brendësi të panairit, arti në Bienale vibron në të gjitha format e tij, Arta Ngucaj e Arben Beqiraj, kanë mbërritur dje pasdite në Bari (nga Vlora) me veprën e tyre të artit. Një ardhje provokuese, kanë shkuar nga Shqipëria me gomone, pikërisht në qytetin e Barit, që tani është mësuar të shohë në brigjet e tij gomone me klandestinë dhe me materiale ilegalë”. Skenari i cili kishte marrë idenë nga zbarkimet e shumta të klandestinëve në brigjet italiane, u rikujtoi të pranishmeve sërish këtë pamje vuajtjesh.
Gomonet janë afruar me shpejtësi dhe kanë zbarkuar pranë bregut, ku artistët “skafistë”, të pajisur me kamerdare, zbritën në tokë dhe më pas me shumë kujdes kanë zbarkuar dhe veprën e tyre të artit. Në këtë kohë drejtuesit e Bienales u kanë kërkuar dy “artistëve” pasaportat dhe dokumentet për t’i lejuar që të fusnin brenda veprën e tyre të artit. Mbas disa minutave pritjeje dhe pasi u bënë disa kontrolle, artistët-skafistë marrin pasaportat dhe pastaj futen brenda bashkë me veprën e tyre të artit.
Dhe skena e paraqitur në këtë aktivitet ka ngjallur jo pak kureshtje, ku shumë të pranishëm janë afruar për të parë më nga afër gjetjen e shqiptarëve, që kujtonte skenat e zbarkimeve të klandestinëve në brigjet italiane. Më pas, stafi i Bienales cakton një zonë ku do të vendoset vepra e artit. Pasi mbaroi kjo fazë, artistët, të pajisur me bilbila dhe jelekë shpëtimi, të cilët i mbajnë ende të veshura, futen midis grupit të njerëzve dhe duke i rënë bilbilit shpërndajnë disa fletëpalosje, ku shkruhet “Operacioni trafik” dhe me një figurë radari me rrugën detare Bari-Vlora-Athinë, me siglën “scaf-scaf”. Më pas gjithçka ishte në dorën e publikut e të kritikëve, të cilët nuk harruan të shprehnin simpatinë dhe vlerësimin për paraqitjen e “gjetur” të artit të dy artistëve shqiptarë.
4 June 2008 @ 3:47 pm
dhimbjen e kthejme ne force, plagen e pambyllur ne art.
me pelqen ky lajm. suksese artisteve ne bienale.
4 June 2008 @ 4:52 pm
Nuk e kuptoj cfare ‘arti’ ka ketu mos te zgjatemi sa per krimin keta kane CopyRightin mbi te nuk u marrim dot as skena te tilla nuk ju bejn pershtypje , fatkeqesisht 5 leke ka arritur prostitucioni ne art .
5 June 2008 @ 12:55 pm
Tullll fare!
5 June 2008 @ 1:01 pm
ART I VERTETE