Woo(n)d(er)y «Wonder Wheel» – film amerikan me regji të Woody Allen

61 postime 3519 shikime 8 mars 2018 në 08:27 e pasdites
InkuizitoriMoth

Albano-id

ne nje interviste te nje prej ketyre aktoreve qe ka punuar me allen, degjova qe te gjithe aktoret qe punojne me woodyn kenaqen sepse u jep liri maksimale ne aktrim, bejne shume pak dubla e kesisoj e preferojne. Nga kjo vjen dhe prodhimtaria e larte ne filma ndoshta si dhe teatraliteti.

anon63896856

Cfare me ben pershtypje tek filmat e tij eshte aktrimi i mire i aktoreve, jo dhe aq regjia, aq me pak plot-i.

STALKER

Ty te bën pershtypje ajo qe quhet ‘la direction des acteurs’.

Epo mos kish mesuar edhe aq në 50 vjet zanat Woody…
:stuck_out_tongue_winking_eye:
(por eshte é vertete kjo qe thua)

STALKER

Prodhimtaria é larte vjen nga dy arsye: se pari, Woody Allen punon me pothuaj të njejtin personel artistik e teknik të tijin, personel i cili perfiton besimin total nga ana é regjizorit, gjithe duke ja njohur mirë ekzigjencat, menyren é punes, humorin etj etj. Dhe se dyti sepse producentet é dine mirë qe Allen i qendron gjithmone besnik kufijve të buxhetit dhe qe yje të njohur të kinemase pranojne të paguhen shume é shume here me pak se zakonisht (artist’s fee me duket se quhet), vetem é vetem qe të luajne në nje film të tijin

squarepusher

te marresh timberlake si aktor ne film do te thote ta kesh mendjen tek leku. perpiqet i shkreti por te lodh. Edhe Winslet per pasoje m’u duk me dobet se zakonisht. e kam lene pergjysme

STALKER

Edhe Godard e ka patur kete karakteristike në punen é tij: kurre, po KURRE AMÀ, pra në ASNJË film të vetem, nuk ka tejkaluar buxhetin e nje filmi të tij qofte dhe nje cent të vetem! Se sa sukses komercial kanë patur pastaj filmat e tij, kjo eshte krejt tjeter gje, por ky nuk eshte problem i nje regjizori, sepse ka 1001 forma biznesi për komercializimin e nje filmi (shfaqja e tij nga kanalet televizive, editimi në DVD… etj etj). Për shembull, “Mulholland Drive”, edhe pse pothuaj nuk eshte shfaqur asnjehere në kinema në USA, eshte nga filmat me të suksesshem per sa i perket shitjes në DVD, në krejt historine e filmit!!!

STALKER

Timberlake eshte aktor i shkelqyer (luan me sy). Il crève l’écran - thote frengu. Winslet pastaj eshte nga me të mirat é të mirave.
Oooo, tani po me kujtohet qe e ke evokuar njehere kete film

STALKER

Nuk di a e kam thene ndonjehere por për mua, filmi me i bukur i Allen eshte “The purple rose of Cairo”
Masterpiece !

image

squarepusher

nuk jam dakord per timberlake. nuk mban dot rol.

STALKER

Roli nuk mbahet në fakt. Ai luhet (për mendimin tim, ky eshte edhe problemi i ‘actor studio’ me në krye DDL: mendojne se nje rol duhet mbajtur (mbajtur si peshe, dmth se pari psikologjikisht). Pertej faktit se cili regjizor i puneson, kjo eshte për mendimin tim diferenca midis, të themi DDL, dhe Di Caprio-s (qe eshte aktor qe luan me rolin, pra nuk e mban).
Po të marrim pastaj edhe rolin e regjizorit dhe ate qe thote me të drejte pak me lart Rasta, dalim në perfundimin se zgjedhja e Timberlake nga ana e Woody-t, sigurisht qe nuk eshte rastesi
:slight_smile:

squarepusher

nuk ma mbush mendjen, mua personalisht me nxjerr nga filmi per shkak te sikletit qe me transmeton. nuk mendoj qe eshte rasti me i mire per t’ia kundervene DDL dhe kompani. Allen nuk e di se c’ka pare, por nuk e di se c’ka pare as Fincher, Coen’s, etj…

Arban

Stalker, cmendon per “Love and death”. Eshte edhe nje film tjeter me ate cunin qe luan “American pie”, nuk po me kujtohet titulli.

STALKER

kanë parë natyren e tij prej joueur - player. Sepse misioni i vertete i nje aktori eshte të luaje (në sensin: më shume “të luaj me rolin” se sa “të luaj rolin” - kjo e dyta eshte automatikisht e supozuar në nje film)

STALKER

Nuk e kam parë ndonjere (eshte adaptim i lire i Luftes dhe Paqes, é kam mirë?). Bashke me “Sleeper”, janë dy filma qe konsiderohen çik si “të vecante” në filmografinë e Woody Allen (i ka realizuar nga mesi i viteve 70).

Nuk besoj se janë filma të ‘stilit’ të tij të vertete (pra nuk besoj se shkelqen neper mjet tyre). Ndofta nuk eshte rastesi qe fiks pas tij ai beri “Annie Hall”, pa dyshim kryevepra é tij me e njohur ku shfaqet gjithe stili i tij tipik.

Arban

Ceshtje shijesh. Per mua jane dy me te bukurit e tij, bashke me ate te Romes.

P. S. Po, eshte nje parodi, nese mund ta quaj keshtu, e “Luftes dhe paqes”.

STALKER

Do isha cik kurioz ti shihja keta te dy, meqe Woody s’para ben parodi.

Sa per ate te Romes, i “kam hedhur nje sy” në avjon (ishte nga te paktit nga ata qe propozonte udhetimi e qe mund ti jepja nje shanc). Eshte pothuaj kartoline (kam bindjen qe edhe vete Woody mund ta pranonte publikisht qe ai film, si dhe ca te tjere te tijte, nuk quhet
:stuck_out_tongue_winking_eye:

InkuizitoriMoth

:smile: ahahahaha edhe un nuk bej parodi, megjithse qesh her pas here me epoken moderne qe ben parodi ngambrapa. Deri edhe Tolstoi ben parodi, “Lufta dhe paqja” eshte nje parodi per tu dhi gazit.

korriku

po qe gjenden kollaj filmat e tij…

STALKER

Allen este nga te paktit kineastë-autorë amerikanë (qe po ashtu janë të paket) të cilet janë edhe mainstream. Prej nga kollajlleku për të gjetur në rrjet filmat e tij

korriku

Flm per kete review, dhe njekohesisht njoftim. Filmin po e shoh sot, nderkohe e ke thene, por ne vazhdojme pyesim nga e para si nxenesi i keq:

per te qene komplet, duhet me pranu qe ka edhe nje “burim” te trete prej nga vijne filmat cilesore amerikane: ato vijne nga disa regjizore qe vete-financojne filmat e tyre. Ju atje ne USA keni nje “plakush” 70 vjecar i cili, qe prej 30 vitesh, cdo vjeshte, xhiron nga nje film te ri te mbeshtetur ne mjetet financiare qe siguron nga filmi para-ardhes i tij. Ky eshte Woody Allen i cili ka arritur te gjeje publikun e tij besnik, as te madh, por as te vogel ne numer (psh, ne France, te 34 filmat e tij, secili, asnjehere nuk eshte pare nga me shume, por as nga me pak, se nga 300-400 mije vete). Pra, si te thuash, Woody Allen ka gjetur rrugen e trete, “formulen” e tij te financimit, por rreziku qe merr persiper autori eshte i madh, pasi asnjehere nuk i dihet nese filmi do te jete rentabel. Por ai kete e ka ngritur mbi bazen e faktit qe filmat e tij nuk jane te shtrenjte dhe kane nje publik besnik, as te madh, por as te vogel ne numer, por ama konstant ! Talent eshte dhe ky, apo jo ?

STALKER

Nderkohe, nimf-a eshte bere me djale!! :grinning: (ti rroje!!!)

korriku

Ti rroje, me shendet e jete

InkuizitoriMoth

me çin e ka?

STALKER

Meqe ra fjala é financimeve, ky film i Allen eshte prodhim i Amazon, aktor i Ri në fushen é produksionit

korriku

e vertete, e pashe mbreme
Amazon e ka por me pagese, pavaresisht antaresimit Prime


paske fol per produksionin,
po aty sic thua ti eshte, eshte aktor i ri

InkuizitoriMoth

lajmeroj komunistet, mbrojtes te klases puntore kunder çfrytzimit, se Amazon, qe financon Vudu Vudu Alienin, ka vene ne perdorim byrzylykun elektronik dore te burgosurve per te kontrolluar çdo sekonde puntoret e vet gjate orarit te punes.

shoke per koke te kapitalizmit jeni, bashke me Margaret Thaetcher dhe Ronald Reagan.

InkuizitoriMoth

Çeshte keshtu, pse nuk diskuton njeri? Ka 5 ore dite e shtune pas dite asnje koment. Dilni ku jeni mçef? Kaq e pat ne Peshku. Aty me rrini!

korriku

praktikisht s’mund te shihet
streaming nga rrjeti eshte i ngadalte

korriku

10 shkronja

Xixa-g

Me kë dhe për çfar’ me diskutue?

InkuizitoriMoth

me korriksen per Vudu Alienin.

InkuizitoriMoth

duke fol me vete, jo me korriksen (jena bo me fol me veten edhe ne Peshk), keshtu mbaron nje shkrimi qe akuzon Vudu Vudu per pedofili dhe perdhunim minoresh:

Se da una parte c’è chi invoca una specie di damnatio memoriae nei confronti della sua opera, dall’altra c’è chi sostiene che bisognerebbe distinguere l’uomo dall’artista e che, storicamente, grandi capolavori sono venuti da persone dalla dubbia moralità.

A motivi di immagine e di rispettabilità (Amazon ha avuto accuse di molestie anche al suo interno, a cui ha reagito prontamente), si sommerebbe anche una più fredda convenienza economica: secondo il New York Times gli ultimi quattro film di Allen sono stati un flop negli Stati Uniti, raccogliendo meno di 27 milioni di dollari a fronte di 85 milioni di costi di produzione (marketing escluso). E alla base di ciò ci sarebbero non controversie personali, ma una vena artistica ormai ripetitiva e per certi versi superata dai tempi. Resterà da capire se la fine dell’artista arriverà prima e indipendentemente o proprio a causa della fine dell’uomo.:slightly_smiling_face:

InkuizitoriMoth

qe thu ti Pjer …

Arban

Kur thote edhe I Mothi, sot gjithcka eshte parodi, po mbase njefare parodie jo me vete “Luften dhe paqen”, po me temat e ndonje personazh aty, si Napoleoni, ose me mire parodi, sic e thote titulli, e dashurise dhe vdekjes.
E gjen ketu po te duash, po nuk e di pse shume prej ketyre filmave si te vjeter dalin me pamje te zmadhuar a nuk e di si ta quaj, ja si edhe ne kete rast

InkuizitoriMoth

i Modhi thote me teper, qe edhe “Lufta dhe paqja”, megjithse nuk duket si e tille, eshte parodi si veper moderne i nje shkrimtari modern siç eshte Tolstoi. E tere vepra e Tolstoi eshte parodi, sepse eshte parodi tere letersia moderne e modhe ruse, e cila siç e kam thene perfundon me “Maestro dhe Margerita” te Bukgakovit qe eshte dukshem parodi. Midis dukjes hapur te Bulgakovit si parodi, dhe “padukjes” se Tolstoit (dhe Dostojevskit, qe eshte me dukshem parodi e krishterimit) ndodhet i tere proçesi alkimik i letersise moderne ruse, dhe i letersise moderne botrore, e cila perfaqsohet per bukuri nga proceset e letersise ruse.
Letersia e madhe ruse eshte providenciale, prandaj duhet pare raporti i saj me krishterimin, pra si parodi e krishterimit. Dhe tolstoismi eshte parodi e krishterimit, do apo s’do Tolstoi te jete keshtu.

Pastaj edhe stili i Tolstoit eshte parodik, pershkruhet nje bote e bukur me arabeska dhe krahe fluturash, bota e aristokracise qe nuk ekziston me (paralajmerohet indirekt Revolucioni), jete sallonesh mondane ku flitet frengjisht mendime fisnike, mendime e ndjenja princes dhe princesash qe ne thelb kerkojne te pallohen etj, por ne thelb e tera eshte nje neuroze e padurueshme, kjo bote s’duhet te jete me, eshte parodi e asaj qe ishte (ose s’ka qene kurre, kush e di).

Shumica e lexuesve e hane n’tullumnt, nuk kuptojne asgje, biles kuptojne te kunderten, si nostalgji.

InkuizitoriMoth

Nisur nga titulli si koncentrat i idese, “Love and Death” eshte parodi e “Luftes dhe Paqes”, qe eshte parodi i “Eros dhe Thanatos”.

Njeriu i rene eshte parodi “eros-thanatos” - i Modhi :grinning:

Kaq e pat edhe “Edipi mbret”, u ekzekutu edhe ky, bashke me tere greket e lashte.

Albano-id

Mjaft teatral ishin te gjithe aktoret, por mua me pelqeu kate winslet ne kete rol ne rolin e gruas histerike, te deshperuar, nje madam bovari e koheve moderne.

Personazhi i luajtur nga timberlake them se personifikon vete woodi allen.
Shkurt, na thote Woody, iluzioni kinematografik nuk do te na ndihmoje dot as kesaj rradhe: dashuria i nenshtrohet ligjeve sociale dhe materialiste te botes dhe pike. Deri ketu, nothing’s wrong.

woodi allen ne filmat e tij perpiqet te ngreje jo pak pyetje dhe ne kete rast luan me dilemen e pesonazhit timberlake, qe mund te personifikoje vete woodin, prandaj dhe filmat e tij jane autor. Pyetjet ne kete rast jane te tipit; cfare eshte vertet terheqje, dashuri dhe cfare eshte not love, nevoje per dashuri . Filmi noton ne ujera melodramatike, dhe ne fund te le ndjesine e zagushise se nje dite gushti.

InkuizitoriMoth

Cilat jane keto ligje sociale dhe materialiste te botes qe i’u bindet dashuria? Na i jipni te formuluara, sepse ligjet formulohen sakte, pastaj behet muhabet mbi to.

Deri tani jane bere i dor muhabete, si psh: femrat qe pallo Vudu Vudu jane te varura materialisht nga ai, sepse jane te adoptuara prej tij, pra ato ja japin dafllakun per shkak te interesave materiale. Ky eshte ligji qe i bindet dashuria?

Po te ishte ky ligji, atehere mjere Stalker dhe Korriksja po te vareshin materialisht nga Vudu Vudu! Apo nothing wrong deri ketu?!

Deri ketu qe katandis marksizmi per t’i gjet argumentat e ligjeve te botes materiale, nga personazhet e Balzakut, tek Wudu Wudu.

STALKER

Sigurisht, per Kate Winslet e ka bere dhe filmin, eshte evidente.

Dhe po aq sigurisht, filmi eshte melodrame, ne sensin me te mirefillte te fjales. Pikerisht per kete mund te pretendohet se ende filmat e tij kane gjera interesante (e çuditshme ne fakt, pas kaq shume vitesh e filmash (45 !!), ë ?)

STALKER

Kjo ka te beje mbi te gjitha me ngjyrat: fytyrat jane te ndriçuara me tonet e nje perendimi djelli te pafundem. Winslet eshte shpesh me tone protokalli në te kuqe (temperament organik, tension arterial i larte),

ndersa per carolinen, gamë ngyrash bojeqielli:

Ndersa Kendi i Lojrave i Coney Island ka ngjyra acide (incandeshente), ne kontrast me grinë e destinit (fatit) te historise se rrefyer

Por duhet patur parasysh qe operator i filmit eshte nje nga mê te talentuarit kameranë te artit te shtate (desha ta them ne review dhe harrova) : Vittorio Storaro (Apocalypse Now, psh )
:wink:

Albano-id

ky storaro ka bere vec apocaipse now edhe last emperor, film qe mori nje mal me statuja, por qe e mbaj mend fale fotografise.

STALKER

Nuk me kujtohet në eshte Zizek apo Badiou ai qe i qeron hesapet me kete film të Bertollucit (regjizor sh sh sh i mirë në fillimet e veta!!), duke e konsideruar me të drejte si kulmin e dekadences se vepres se tij

Albano-id

ka qene me sa duket oscar oriented.
Last Tangon ka vepren e tij me te perfolur.
Po me ka pelqyer te the dreamers vetem per fakti n qe i ben homazh viteve 60 dhe kinematografise.

InkuizitoriMoth

@arb, a e ke pa Last Tango-n? Apapapa çer filmi, PD Sales i pelqe shum, bashke me filmin “2 ore mas gardhit”.

STALKER

Ka qene asistent i Pasolinit për “Accatone”. Mjafton (é tepron).
Prima della rivoluzione eshte sh i mire (1964: ka pas fitu në Kanë cmimin é filmit me të mirë debutant!).
Il conformista - po ashtu :pray: si dhe “1900”

Pastaj (mesi i viteve 80)… doli nga shinat…

(nuk é kam parë asnjehere “The dreamers”)

ps: meqe é ripashe sonte: germo se mos gjen "Noce blache " të Jean-Claude Brisseau.
:pray::pray::pray:
@korriku

naten

korriku

dite e lodhshme, naten

InkuizitoriMoth

image

korriku

personazhi i Jim Belushit ne kete histori vitet '30 shek. i shkuar, duket ka marre mjaft nga legjendari Ralph (Jackie Gleason) nga “The Honeymooners”, nje sitcom televiziv mjaft i dashur qe zhvillon ngjarjet ne te njejten periudhe.
Ralph-i me batuten e famshme ne inat e siper me grushtin drejtuar se shoqes: I’ll fly you to the moon!
(i dhashe nje perpjekje te 2te filmit por …s’nuk)

https://www.youtube.com/results?search_query=the+honeymooners+full+episodes

Por edhe emri i Jim Belushit “Humpty” te kujton Humpty-Dumpty-n

korriku

Flm Albano per infon e sitit.
God bless Woody Allen per ngjyrat ne ket film!
Kate Winslet pelqeu shume. ‘Moody’ do perdorja me teper ne cilesimin e skenave te saj sesa ‘histerike’. Ngjyrat e flakes se zjarrit (qe ndez ngado i biri piroman, si nje break nga linja qendrore) e personifikojne bukur karakterin e saj.
Timberlake shkelqen ne lojen e tij gjithashtu, me syte e tij bojeqielli dhe look-un impeccable
Woody allen permes prodhimtarise sikur ploteson nevojen e tij per te bere filozofi, dhe kjo ka zevendesuar llafazanerine e tij te meparshme te pranishme kurdohere ne skenare. Ne kete menyre ngjason me E. Rochmer (permendur mjaft se fundmi).
Ka shume per te folur per ket film :slight_smile:

STALKER

qe ndez ngado i biri piroman, si nje break nga linja qendrore

:pray:

korriku

God bless you stalker, me vjen keq qe u pa kaq me vonese nga tema filmi,
Me ‘beri magji’ me ngjyrat e tij & tematiken retro :heart_eyes:
Rasta mesiper ka vene re me te drejte aktrimin, te cilin i cili sic konstaton ti, shkon deri ne teatralitet

STALKER

Nuk me kujtohet : ti e ke pare “the purple rose of Cairo”?

korriku

negative …

ps. jane disa titujt qe me jane grumbulluar njeheresh per tu pare / ripare keto dite

ps2. pa e gjykuar, Timberlake eshte nje narcizist, stalker, dmth bota rrotullohet rreth tij

STALKER

Edhe Kadareja (thone) eshte i sikletshem në jeten private, por eshte shkrimtari yne me i mirë (sa për ta ‘tekstualizuar’ muhabetin)

korriku

Si te thuash Timberlake eshte i lindur per te qene / bere dicka te tille si aktrimi, e ben me lehtesine me te madhe… Edhe kenga mund t’i jete si nje “paradhome” ne rrugetimin instiktiv drejt destinit te aktrimit. ky ‘pattern’ sikur zhvillohet edhe me te tjere njerez te kesaj natyre…

STALKER

Mê ngaterroi ajo “pa e gjykuar”.

Je suis d’accord avec toi

korriku

nuk ke faj se megjithe “parantezen” menyra si e kam thene vjen si nje ofensive.


do desha ta rishihja edhe kete film te woodit. Ec e merre vesh, kam qejf t’ia shijoj ngjyrat (dhe aktrimin) dhe historine sado e kote ajo.
dmth ne tjeter menyre nga Western te Grisebach

korriku

u gjet ne Amazon mbreme
Magic! ☆☆