Wabi-sabi dhe snobi-leku

45 postime 6132 shikime 23 shkurt 2017 në 05:00 e paradites
InkuizitoriMoth

Çdo gjë ka bukuri - Konfuçi

Njihet pak a shumë ndër njerëz që kultura japoneze është tepër e rafinuar, aq shumë sa shumëkush e mban për kampione botrore e rafinimit dhe sofistikimit kulturor, por njihet pak që kultura në fjalë arrin majën e rafinimit dhe sofistikimit pikërisht nëpërmjet të të kundërtës: kultivimit të trashanikes, banales, katunares.

Bëhet fjalë për artin wabi-sabi (në fakt më tepër se art), të cilin edhe mund të shpjegoja disi me fjalët e mija, por kam zgjedhur të përkthej nga Wikipendia, për lehtësi bjeri shkurt, dhe për një arsye që do të bëhet vetiu e kuptueshme përgjatë leximit (shpresoj t’i bini në të vetë, kush e gjen ka një shishe verë të zgjedhur nga qilari i Pjerit).

Wabi-sabi (侘 寂) Në Japoni përbën një vizion të botës, apo estetik, me themel në pranimin e përkohshmërinë dhe papërsosmërinë e gjërave. Shprehja është e prejardhur nga dy fjalë: wabi dhe sabi. Karakteristikat e saj estetike përfshijnë: asimetrinë, vrazhdësinë, thjeshtësinë, modestinë, intimitetin dhe joshjen e proceseve natyrore. Nga një pikëpamje perëndimore mund të shihet si “bukuria e gjërave të papërsosura”, lidhur me karakteristikat fizike: papërsosmëri, pagdhëndje (i palatuar, i breshtë), vjetërim apo prishje, të cilat, megjithatë nuk janë as të mjaftueshme e as të përshtatshme për të shpjeguar thelbin e konceptit. Më shumë se lidhur me një listë karakteristikash fizike, wabi-sabi është një vetëdijë e thellë estetike që tejkalon aspektin e jashtëm.

Koncepti i wabi (侘 = bukuri e thjeshtë dhe e rrebët) mund të shpjegohet si “një vlerësim estetik i varfërisë”, kjo fundit kuptuar në sensin më romantik të fjalës, dmth si çlirim nga pesha e shqetësimeve materiale të jetës. Estetika wabi, ndërkaq e projekton vëmendjen tek mjetet me papërsosmëri të vogla dhe jo tek ato që në dukje ngjajnë të përsosur, në objekte të prishur ose të dëmtuar, me kusht që të jenë riparuar si duhet dhe janë në gjëndje më të mire se të padëmtuarit. Koncepti i bukurisë të nënvlersuar wabi është njohur dhe vlerësuar për herë të parë shprehur në poezi; kuptimi i saj origjinal ishte “i trishtuar”, “i shkretë” dhe “i vetmuar”, por poetikisht është përdorur shpesh për të përshkruar diçka të thjeshtë, jo materiale, të përunjur dhe në sintoni me natyrën.

Zanafillisht fjala sabi (寂 = patinim i palatuar) do të thotë “shkreti”, vetëm më pas mer kuptimin e diçkaje që është vjetëruar mirë, staxhionuar, ndryshkur ose ka marrë një patinim që e bën të bukur. Së fundi në shekullin e trembëdhjetë kuptimi i sabi u zhvillua më tej derisa mori kuptim “të përftosh kënaqësi nga gjërat e vjetruara”, por gjithashtu edhe kuptim “qetësi, izolim dhe vetmi e thellë”. Disa shembuj të sabi mund të jenë sipërfaqja pak e oksiduar e një tasi prej argjëndi, ngjyra e drurit të staxhionuar, dega e tharë e një dru ulliri dhe çfardo send tjetër që mban peshën e viteve me dinjitet dhe hijeshi.

Për ilustrim dy objekte tipike wabi-sabi, filxhanë të fabrikuar me teknikën raku, përdorur në ritualin e famshëm japonez ceremoni e çajit:

Si përmbledhje me pak fjalë wabi-sabi vlerson kanonet e papërsosmërisë, papërhershmëri (në proçes), thjeshtësi, asimetri, pra është një vizion estetik (edhe më tepër se estetik) krejt i kundërt me vizionin tonë homolog oksidental të bazuar në kanonet e kultit helen: përsosmëri, përhershmëri, madhështi, simetri. Edhe në këtë rast tipik kundërtitë janë komplementare, mandje janë e njëjta gjë, sepse synojnë të njëjtën gjë.

Nëse arti helen dëshmon hapur ekzistencën e një bukurie, simetrie dhe harmonie absolute të gjëndur përtej, e të pandodhur përkëndej, wabi-sabi bën të njëjtën gjë, në mënyre të nënkuptuar, nëpërmjet një vlersimi intuitiv të një bukurie kalimtare malinkolike të paplotsuar në këtë botë që pasqyron fluksin e pakthyeshëm të qënësisë që synon natyrshëm në të përtejmen. Nëse arti helen dëshmon idealen, wabi-sabi dëshmon realen si zhvillim në proçes, që qenia e pakryer në këtë botë, përkryhet në atë botë, dmth në plan të fundit dëshmon për realitetin e ideales, që kjo botë është kalimtare, dekadente, e degradueshme, ndërsa ajo botë është e përhershme, vitale.

Melankolia dekadente kalimtare që përshkon artin wabi-sabi është vlerë pozitive, dhe jo dëshpëruese fatale si rëndom melankolia tradicionale në kulturën oksidentale, e cila interpreton egocentrikisht sipas vetes çfarë është e tjetrit. Moda zen, që ka ndikuar pothuaj tërë artin postmodern, keqkupton në të kundërt vlerat wabi-sabi shqyrtuar me lart, duke i transformuar në vlera negative si koncepti i boshit në pikturë, heshtjes ose regjistrimit të zhurmës në muzikë, përçatjes së padeshifrueshme në letërsi (haiku) etj. Shëmbulli më i mirë ilustrues është keqkuptimi (më i rëndi dhe më dëmshkaktuesi) i idesë të papërsosmërisë, të cilën wabi-sabi e pranon si vlerë, por kurrsesi si vlerë në vetvete, por si vlerë në proçes, si papërkryerje që synon përkryerjen, njësoj si pjekuria e qënieve është një proçes zhvillimi me stade (fëmijri, adoleshencë, rini, pjekuri, pleqëri), ku çdo stad, megjithse i papërsosur, ka vlerë në vetvete, është i përsosur në vetvete, ndërsa synimi në përgjithsi i jetës është përsosmëria.

Pranimi i papërsosmërise është një qëndrim i lavdëruar që zhvillon sensin tonë të pietas, ne vetë jemi qenie të papërsosura, me dobsi, të meta, anomali, pësojmë aksidente, rrënim pleqërie, të cilat duhen falur dhe pranuar, por kurrsesi nuk duhet të konsiderohen difektet si fatale, dhe deri si vlera në vetvete. Ky lloj konceptimi çapraz është tamam antiwabi-sabi, i cili (wabi-sabi) luan bukur me papërsosmërinë duke presupozuar dhe synuar qënien e një stadi tjetër përsosmërie përtej kësaj bote kalimtare, gjithnjë pa humbur vlerën e jashtëzakonshme të çastit kalimtar, këtu dhe tani.

Pra në plan të fundit wabi-sabi ka te bëjë me qëndrimin tonë, sjelljen tonë, dhe përdorur si filozofi jete, ne mund të ndryshojmë raportin tonë më sendet, qëniet, ndodhitë, fatkeqsitë, aksidentet e përditëshme. Parimet e tij të përkorësisë dhe thjeshtësisë stimulojnë një qëndrim dhe sjellje që vë fre teprisë konsumiste që kapllon botën përditë e më tepër, prandaj urtësia e lashtë lindjelargëtse mund të shërbejë si ilaç për sëmundjen e hiperkonsumizmit të shoqërisë perëndimore. Por ilaçi i përdorur keq, rrezikon të kthehet në helm, pikërisht çfar ndodh me modën luksoze zen, praktikuar nga snobë, elitare dhe pasunarë perëndimorë që nuk ju mjafton pozita shoqërore, dituria dhe pasuria për tu dukur, por shtiren edhe si varfanjakë antikonsumistë katunarë për të fitu pikë më tepër.

Keqkuptimi më i rëndë dhe më dëmtues zhvillohet në qëndrimin moral, kur protagonistë të kulturës kërkojnë të justifikojnë nëpërmjet modës zen veset dhe perversjonet e tyre, mandje t’i glorifikojnë, meqe helbete wabi-sabi vlerson dobsitë, të metat, asimetrinë, rrënimin, kotësinë, përçartjen etj. Nuk ka asgjë orientale dhe ekzotike në këtë mes, madje nuk është as rasti ndodhur rëndom i keqkuptimit të një kulture të huaj interpretuar sipas paradigmave të kulturës vëndase (dmth në rastin në fjalë: rikrishterizimi i budizmit që fal mëkate gratis), por kihet të bëhet me një postkrishtërim fare surrogato: glorifikimin e mëkatit.

varik

wabi-sabi ne shqip Vari-Kherin

Pjer

Me pelqeu si artikull, kishte gjera qe nuk i dinim per kulturen japoneze. Ajo qe dinim ishte se japonezet duken si kombi me i palumtur, biles edhe nga anketimet e shumta, ky komb studionjes e puntor, shfaq shenja depresive me shume se kombet e tjera.

bradland

Pak e gjate por ishte me te vertete e vecante dhe shplodhese.

dafne

duke ju referuar analizes (aq me shume japoneze ) ne kete studim aq te bukur del qe verberishte duhet ti besoj ,por problemi qendron sepse bie ndesh me vetevehten , une po nga leximet dhe nga eksprienca rreth veshtirmit te qenjes njeri formova bindjen qe ,qe ne standin e pare , baze,si qenje njeriu rangohet ne ‘‘Sabi’’ i patjetersuar, e pa kontestuar persoshmeria.
. A nuk jane ,shqisa, sensi,llogjika,etj,qe ne start qenjes sone i arsyetojne termin persosshmeri ?,
Nga Sabi ne Wabi kalohet ne proceset jetesore ,gjthesesili me varshmeri se sa aktiv mbane apo shkatron ndjesine e Sabi-te gjate rrugetimit njerzor.
p.s.
per mendimin tim, analistet dhe filozofet japonez duhet te rishqyrtojne dhe nje here doktrinen, te ndrrojne teorite e tyre sepse garantoj qe une timen nuk do ta ndryshoj. Deshmi kam kohen !

InkuizitoriMoth

s’mora vesh asgje se çfar do me thene, me duket koment zen, ose ndoshta eshte vone dhe jam i lodhur. Do ta lexoj perseri neser, nafake e re.

Aquamarine

synimi në përgjithsi i jetës është përsosmëria

Shkrim orientues dhe tejet sqarues per artistet e diteve tona te cilet fatkeqesisht shumica jane zen. Madje tani edhe shumica e njerezve po behen zen, per shkak se eshte me konveniente te nxjerrin jo-njerezore te bukuren, simetrine, harmonine, mendimin e strukturuar qe eshte kaq i rendesishem ne art. Qe e pabukura dhe imperfeksioni te perceptohen si te bukura, keto nuk duhet te jene kurrsesi te qellimshme ndersa krijohen, vetem keshtu mund ta mbartin brenda vetes dinamiken e jetes, levizjen e saj te lire. Eshte nje ngaterrese e tille qe sjell regres, ndaj artisti postmodern duhet te heshte me perunjesi ndaj klasikeve qe krijuan kryevepra duke u perkushtuar 12 ore ne dite ndaj punes me qellimin per te sjelle ne toke te pakapshmen, idealen. Problemi eshte kur behet edhe stil jetese glorifikimi i imperfektes.

Pjetermustakuqi

Deleted​:slight_smile:…:slight_smile:

dafne

Jo, jo !
Mos e lexo prap! ( se prap lodhesh…) mjafton qe kur une e lexova komentin , kuptova mjaft nga pergjigja e juaj.

Cecua

Se u bene vite pa shku ne Japon; akoma e mbajne perandorin si buden e vertete? Akoma ndjejne se kane pergjegjsi per clirimin e gjith azise nga zgjedha perendimore? Rigon me shumice.

InkuizitoriMoth

akoma hane shushi çeço, akoma! Tani i hedhin edhe rigon qe t’i pijne turistat. Truristat i pijne me rigon si tek rrapi trapit ne mashkullore ku piu rigon me goje …

InkuizitoriMoth

çer ndodhi Pjeter? te gjujti Beluli me shkelm boleve?

Pjetermustakuqi

shume e sofistikume me u perzi dhe une. ma ke ba t’qarte, se vetem per t’forta katuni mund perfshihem naj here.thash nja dy gjana ene i mshiva,se kush rri e te duron mrapa. belulin mos e nga,kur te vije ktu,(se do vije,s’ka nga te veje :smile: ) merru me te.

InkuizitoriMoth

po eshte tamam per ty o i uruar, kjo teme eshte lavd katunit, e ti je tamam katunar i sosfistikum. Ti je tamam wabi sabi (pa qene snobi leku).

machitewa

Ka tentim drejt perfektes. Perfektja nuk ekziston, as si fantazi.

Perfektja eshte kushti kryesor i te qenurit normal (mesatar etj). (Tentimi drejt mbinjeriut si kusht per te mbetur njeri, te Nicja).
Oksidenti eshte i pangopur/joperfekt, qe nuk rresht drejt ngopjes dhe perfektes.
Kjo eshte arsyeja qe oksidenti i dha japonezit edhe teknologjine me te cilen krenohet.

InkuizitoriMoth

nuk e di, po a te ka rene rasti te lexosh ose te degjosh ndonje shkencetar (edhe çmim Nobel) qe thote se ekziston nje harmoni perfekte ne univers, ndryshe nuk do kishte ligje universale ne fizike qe funksjonojne.

machitewa

Rasti me bie te lexoj cdo dite per “permasa perfekte” te bleones kardashianes, pastaj format perfekte te ndertesave luleve lisave parqeve veturave atj. Nese deshiron shkencetari ose gazetari, gjithcka eshte perfekte.
Atje ne univers psh, sec godasin ca meteorite asteroide shkaterrimtare, shuhen yje zhduken gjera neper ca vrima etj.
Perfekt sot ka kuptim krejt banal.
Thyrja e gotes ishte perfekte.
Renia e kulmit te djegur mbi foshnje ishte perfekte.
Masakrimi i 4000 fshatareve ishte perfekt.
Cunami qe mbyti 300000 njerez ishte perfekt.
Termeti qe shkaterroi qytetin ishte perfekt.

Keto te dy te fundit sa per rregullimin perfekt te universit.

dafne

dhe ky nje shembull tipik sipas( kultures dhe filozofise japonese) se si kalohet ne rrugetim Wabi -Sabi-Wabi!
ndryshe nuk ka se si arsyetohet dikush qe gjene vehten ne keso tema e jep pergjigje kaq naive qe temen ta banalizoj.
p.s.
Inkuzicion je ne rruge te mbare, qendro ne keto ujra qe te te lexojme me me vemendje

machitewa

Temes i kam dhene “pelqimin” tim dhe falenderoj autorin per prurjen qe une e konsideroj mjaft te qelluar.
Diskutimi pastaj eshte gjithmone i terthorte, joperfekt. Sipas shijes subjektive.

InkuizitoriMoth

nuk ka shije subjektive kur flitet per ligjet fizike te universit. Shije subjektive ka vetem per llojin e marmalates ose gjizes qe te pelqen te hash.

Ti flet per vepra njerzore, ndersa Universin nuk e ka bere njeriu. Njeriu eshte e vetmja qenie jo perfekte (ne kuptimin e “perfektes” qe perdor ti subjektivisht) ne Univers, çdo gje tjeter e krijuar eshte perfekte.

Pastaj njeriu nuk ka bere vetem psh aeroplane bombardues qe vrasin femije ne menyre perfekte, ka bere edhe aeoroplane civile “joperfekte” :stuck_out_tongue: qe trasportojne kalamojt e Kosoves ne Amerike, dhe anasjelltas.

machitewa

Ne kete postim, fillestar, i gjithe kuptimi ishte brenda perfektes ne kuptimin e njerezores.
Ti fute ligjet fizike universin etj.

Per te mbetur te “shija subjektive”, une perfekten e kuptoj si nje projekt te perfunduar. E arrire ne piken perjetesisht te pandryshueshme. Dicka qe ske cka i shton me, as cka i heq.

Ligjit e fizikes dhe universi jane relative. :slight_smile:

Ato lojerat me “perfeksioni i joperfeksionit” etj, varet se kah i jep gjuhes.

korriku

Nuk e kish me ligjet Ajnshtajn kur foli per relativitetin. Cfare nuk lexojme. Ligjet mbeten ligje.

machitewa
korriku

Tejkalimi i nje ligji nuk e ben ate relativ. Tregon vetem se realiteti qe e kish provuar ate si te vertete, ish i kufizuar me shkak kufizimin e njohjes se njeriut.
Te lutem mos e coni barazlargimin deri ne ket pike.

machitewa

Nuk e ben jo. Thjesht prej “ligji mbetet ligj” kalon ne “ligji perfundon ne kosh te plehrave”.

korriku

Kjo qe thua ti, koshi i plehrave pra, do te thote mohim.
Mohimi i nje ligji do ta bente ate relativ. (Mirepo ai s’do te mund te quhej ligj atehere).
Tejkalim vs. mohim, shpjegon ngaterresen ku mund te kesh rene ti.

machitewa

1500 vite shkenca pranoi geocentrizem.

U mohua, a u tejkalua?

korriku

kisha, jo shkenca.

machitewa

Ptolomeu, jo kisha.
Ajo qe thua ti (ligji qe nuk mohohet) quhet dogme.
Kushti themelor per cdo teori (ligj) per te qene shkencore eshte qe te mund te provohet e rrejshme (falsifiable).

InkuizitoriMoth

t’gjitha kto teori falsifikuese dhe spekulluese poperiane sorosiane behet per te justifiku falsifikatoret dhe spekullatoret e çdo lloji, edhe ata qe spekullojne ne burse.

Çfar pret Popper dhe Soros qe falsifikonet fakti shkencor qe toka eshte e rrumbullaket?

Te falsifikohet ligji “mos vidh!” e te behet “vidh!” (e hidhu pidh me pidh, e sume me sume!)?

Perderisa ti deklaron “Perfektja nuk ekziston, as si fantazi”, un kam te drejte te tregoj se perfektja ekziston jasht sferes njerzore (gje qe eshte ndarje artificjane, njeriu dhe universi jane te lidhur). Dmth ekziston nje pike referimi harmonie dhe persosmerie, ca shkencetare dhe filozofe e pranojne, dhe ca jo, keto te fundit jane shtuar shume ne epoken ngambrapa.

Nese njeriu eshte qenia e vetme joperfekte qe bombardon kalamajte, nuk te shkon ne mendje qe syri dhe mendja e ndyre (joperfekte) ndyn edhe objektin e vezhguar, dmth qe interpretimet teorike angnostike-pozitiviste te shkolles se Vjenes ndyjne Universi me bombardime pordhash snobi-leku? Mbas çdo teorie shkencore fshihet nje qendrim moral, i tere halli eshte tek parimet morale, si te bejme qe ti hedhim poshte duke i relativizuar. Perfundimi eshte bombardimi i kalamajve, sepse aeroplanet bombardues nuk i ka bere Hitleri qe dinte vetem tabelen e shumzimit, i kane bere shkencetaret snobi-leku.

machitewa

U permend kisha, tash edhe ligjet morale. Pa nevoje.

Po shkruan nga pozicioni i qylit, ngamrapa, sepse sjell si argument qe qenka e sigurte toka e rrumbullaket. E merr te mireqene, perfekte, nje fakt qe duheshin dhjetera shekuj te “vertetohej”.
Per nja dhjetera shekuj, toka ishte e sheshte ne shpine te tre balenave. Ishte e mireqene kjo si fakt.

Une thjesht po te them qe nuk ka ligje perfekte derisa ekziston mundesia e plotesimit a ndryshimit ne cdo cast.

Dhe po, nuk ekziston perfektja, as ne fantazine e vetem nje personi. Dicka qe i ngjan perfekte ne nje moment, eshte pune sekondash kur mund t’i duket neveritese.

InkuizitoriMoth

Ti po thu çfar ka thene Popper me mire se ty, e megjithate Popper ka thene gjera te drejta, por ka thene edhe gomarlleqe me perfundime si kjo se teoria toka eshte e rrumbullaket eshte shkencore perderisa eshte e falsifikueshme (gje qe e ke thene edhe ti). Si do falsifikohet teoria qe toka eshte e rrumbullaket, se e pame se si u falsifikua teoria morale e kishes :stuck_out_tongue: qe toka rri mbi tre balena?

korriku
  • Dogma e ke term me te cilen operojne shoqeroret.
    Shkenca operon me te verteten. Ligje, aksioma, teorite, etj.

  • Ate kushtin themelor, s’po dua t’i hyj sepse kundermon keq fare…

  • Ptolemeu si nje figure e shkences, ilustron kufizimet njerezore per te cilat fola melart.
    Kisha i mori teorite (gjeocentrizmin e ke teori jo ligj) e kufizura dhe i ktheu ne dogma.

machitewa

Une kam mesuar ne shkolle qe sistemi yne diellor ka 9 planete, kjo para me pak se 20 vitesh.
Sot mesohen 8 planete.

Cka ka lidhje me perfekten, fakti qe toka ka forme trekendeshi a veze a topi?!

E ke gabim nese mendon se nje qenie aq joperfekte si njeriu, mund te arrije ose krijoje perfekten.

InkuizitoriMoth

e vetmja dogme ekzistuese "Kisha i mori teorite e kufizura dhe i ktheu ne dogma, ndersa Inkuizicioni i Shenjte denoi Galileo Galileun qe ishte presor i universitetit laik te Prishtines dhe Skraparit. U ftofshi n’tajare!
Kape kete Korrikse, jepja Stalkerit se eshte teme per film:

http://www.traditioninaction.org/History/A_003_Galileo.html

machitewa

Ai kushti themelor (falsifiability) eshte baza mbi te cilen operon sot kjo shkenca qe ne e njohim. A te duket ty ok ose jo, ose mua, kujt i plasi?

InkuizitoriMoth

or taj, jep i her perkufizimin e perfektes, bijme dakord se çfare quhet perfekte, sepse me perkufizime subjektive “me pelqen marmalata mue” nuk maron muhabeti kurre, çdonjoni i bie qemones vet.

Ti m’duket se qeke filoqyls, nuk paske hapur nje liber fizike dhe astronomie. Flitet per toke te sheshte, dhe toke te rrumbullaket. Jane dy koncepte, paradigma, qe kane kushtezuar tere kulturen e kohes perkatese. Ke dardhat e ke menjen, se behen marmalate e mire.

machitewa

Perkufizimin e perfektes nuk e jep as vet Zoti. Here bibel here kuran here torah, jo ti je i zgjedhuri im sot cifutit, jo ti je i zgjedhuri im sllavit, nje dite arabit.
Pra as vete ideja e zotit nuk eshte perfekte. S’pajtohen as dy veta dot.

Ato me filoqyls e spaske lexuar fizike asnjehere, mendoj se i ke te panevojshme,

InkuizitoriMoth

eshte i gjithe ky muhabet i panevojshem, e pa pike kuptimi, kryesisht per faj tend. Bjer e fut me shprehje te sterkonsumuara shkollareske. E ç"hyn ne kete muhabet Zoti, arabi, çifuti? Na fute edhe sllavin ne te njejtin rang me ta. Qe Universi eshte harmonik e besojne edhe ateiste, ne vend te Zotin vene Natyren. Edhe korriksja kte po ben, megjithse ateiste dhe komuniste.
Ti do me ma dhi mu, kte do me bo. Bravo ja dhive sllavit qe eshte zgjedh nga Zoti si Perfekt!

machitewa

E ke gabim. Maksimumi ndaj teje? Du me t’nxit me shkru. :slight_smile:
Po nejse, kerkoj falje.

P.S. e ke borgj perkufizimin e perfektes :stuck_out_tongue:

Serbet per vete thone jemi te zgjedhurit e zotit.

Ti e quan perfekte kete punen e universit, ligjeve te fizikes, meqe je i pafuqishem e nuk te ka pyet kurre kush per to nese te pelqejne ose jo :stuck_out_tongue:

Kjo eshte keshtu, merre ose lëre, s’me plasi b*tha si te duket ty!
Si te duket kjo?
Perfekt. :slight_smile:

InkuizitoriMoth

Me kte punen e bythes je perfekt me epoken qe perjetojme.
Me seriozisht mund te flasim neser, kesmet, tani eshte vone.

korriku

egzakt trumpizem, apo filozofi trumpiste (nese nuk qeshim ndersa perdorim termin filozofi).
Jo vetem dyshon realitetin absolut por dhe modifikon egzistencen e tij sipas vullnetit subjektiv njerezor.
Filozofi per aq sa c’eshte e tille astrologjia dhe woo-dooizma

machitewa

Futi postimit apo fjalimir nje “trumpizem” dhe pordha te del me e madhe.
Larva qe perqeshin presidentin e USA.

korriku

te me falni qe ju drejtova juve. gabimi im.

Bruti

Artikull interesant, jo shume lehte i pertypshem per mesdhetaret, por na prezanton me nje kendveshtrim tjeter.