Vrasja e paralajmëruar; dhuna ndaj gjyqtares u injorua me mbyllje hetimesh dhe amnisti

194 postime 8734 shikime 1 shtator 2017 në 02:05 e paradites
anon63896856

Vdekja eshte tronditese, dhuna ne te kunderten nuk trondit dhe as nuk shqeteson. Ndaj dhe ka tolerance ndaj saj.
Lexova ndonje koment nga anetare te politikes, por vetem neveri ndjeva nga hipokrizia e tyre. Me mire te heshtnin. Do te ishte me e ndershme.

ACDC

Ndoshta ka ardhur koha qe shteti te nderhyje dhe te beje shembulll disa nga keta “bandillet” qe behen trima.

Duhet te ndertohet infrastruktura e njerezve te divorcuar dhe te merren ne mbrojtje ata qe jane ne rrezik.
Keto raste parandalojen me nderhyrjen e forte te shtetit dhe jo me zemerime ne Facebook apo me OJQ qe vetem zhvatin parate.

Nese nuk nderhyn shteti ne kete moment do te jete shume vone.
Fatkeqesisht sot ne krye te qeverise kemi nje dhunues grash dhe nje person qe ne gjyqin e divorcit ka akuzuar te atin dhe gruan e tij per marredhenie seksuale vetem qe te shpetonte nga pagesa ndaj djalit.

Uroj qe te jete penduar per veprimet qe ka bere dhe uroj te nderhyje fort ne favor te mbrojtjes se viktimave te pambrojtur te divorceve qe ne Shqiperi jane ne shumice derrmuese femra.

Manjola_Tirana

pse s’m duket, si koment acidicije ky mu ?

ACDC

Sepse komentet e mija gjithmone jane analizuar,ironizuar dhe sulmuar nga njerez te skllaveruar nga korrektesia politike qe ketu ne PPU jane me shumice.

Liqeni

Viktime e sistemit ne te cilin ishte pjese vete. Vrasje makabre, asgje nuk e justifikon. Sa gra te tjera jane dhunuar, vrare e keqtrajtuar qe nuk u dihet as emri e jo me te behen lajm apo ti shkruajne ambasadorit?

kapo

Ne pese vjet qeverisje te Rilindjes, Edi Rama me parlamentin e mbushur me kriminel beri amnisti, ne 2014, 2015 dhe 2016. Ne tre vjet Rama nuk uli as energjine, as cmimet, as taksat por uli cdo fund viti burgun per te denuarit. Dhe e uli per te gjithe pavarsisht krimeve qe kishin kryer, pavarsisht nese ishte trafikant droge, vrases apo perdhunues grash dhe femijesh. Kjo eshte skandaloze.
Shihni SHBA ku ka miliona te burgosur, presidenti Obama ne vitin e fundit, ka shkurtuar denimi vetem per 153 raste, jane falur 78 raste dhe jane zbutur denimet per 1.176 raste. Ne nje vend ku jane mbi 3 milion te burgosur zbutja e denimit eshte vetem per rreh 1.176, ndersa ketu tek ne cdo vit amnistia prek me shume se 70% te te burgosurve.
Po sot me cfare morali dhe pafyteresie dilni para viktimave e nuk i thoni se me firmen tuaj me voten tuaj, i keni ulur tre vjet secilit prej vrasesve, trafikanteve, grabitesve dhe perdhunuesve

Muni

Ca pi ti plako se na bone kurioz??
Drejt e ke qeveria…!! Eshte gjinja qe do zbut, dhe ky eshte proces kompleks dhe i ngadalte.

aleko

Fildezja nuk u vra pse ishte gjyqtare, por sepse ishte nje femer qe ne nje fare menyre nuk ju nenshtrua burrit te saj idiot dhe kriminel, sic jane besoj nje pjese e mire e burave shqiptare. Keshtu qe cilesimi i fjales “gjyqtare” ne titullin e shkrimit me duket jo korrekt, biles acarues.

zeqo

Dakort, po pp te mos ishte gjyqtare nuk do kishte bere kaq buje, sa raste si kjo ka pasur!!

aleko

Kapo, ligjin per amnistine e drafton min. drejtesis (pra qeveria), e diskuton dhe e miraton parlamenti dhe pastaj e dekreton presidenti. Pra sic e shikon qeveria eshte vetem nje pjese e procesit.

pemaa

Per te mos mbrojtur kapon, por presidenti ketu ka rol simbolik (si kudo xhanem). Pra duhet hetuar ne komisionin qe ka shqyrtuar dosjen e ktij tipit, dhe si paskan dale ne perfundimin qe ky nuk eshte me problem per shoqerine dhe ish-bashkeshorten e tij.

squarepusher

kjo loja me amnistite bie era propagande politike dhe jo shqetesim qe vjen nga vdekja e gjyqtares.

Pjetermustakuqi

arsyeja e mosarsyes se arsyes do kete qene arsyeja qe mdermori nje akt te tille burri i shkrete.
pse i shkrete ? vetem nje person i shkrete,ne gjendje te mjerume,kryen nje akt te tille pafuqie ne deshprim te thelle. nerkohe te gjithe shkarkojne lumenj sharjesh e berbuzje drejt kriminelit (me te drejte),a thu do kete pas gisht edhe e ndjera ne mjerimin e tij?“e vrava se me fyu rende”,asht ajo batuta e filmit. duket ashiqare qe vrasja s’eshte nje veprim prej te forti,prej gangoje,po derdhje e nje kazani mllefi te nje njeriu qe ndihet i fyer deri ne palce. ky nuk ishte rasti i burrit coftine,zorraxhi qe gruaja punon kamarie a pastruse dhe ky me ato leke pi raki, e ne fund e vret per xhelozi. kishte qene njeri me biznese dhe me gjendje shume te mire ekonomike.
tani vijme te gruaja e gjore. gjykatse! kjo, per mu perben nje pike te erret. ne shqiprine e sotshme,kush e njeh,e din mire se te behesh nga drejtoreshe kopshti femijesh ne gjykatese,eshte nje perralle me fantastike se ajo e hirushes. vajza e komshiut tim qe nuk ka njoh 9 nga klasa e pare deri ne mbarim te masterit per juridik, sic me ka thene,nuk behej fjale te fitoje mgjistraturen, pa 100e kusur mije euro. konkuroi per nje vend ne kryeministri dhe fitoi. nje vajze me pamje krejt modeste,thene kjo per te mos mendu qe fitoi me cilsi te tjera. pra,profesionalisht nuk i mungonte asnje gje. ndrsa zonja e gjore qe sot nuk jeton ma,ja ka dal te fitoje mgjistraturen edhe te behet gjykatse. si? intuita me thote, se jane investu paret e familjes te fituara kryesisht nga puna e te shoqit.pas realizimit te saj,burri munt t’i jete duk nje cope injoranti,nje gdhe,qe cudi si e kishte shty deri ne ate moment me te. dhe ktu fillon drama. si fillim sherre e me the e te thashe e pastaj divorci,lamtumire burri. dhe burri i mbrujt patjeter edhe me mendsine qe gruja eshte prona ime,se gelltit dot kte te gjithen, e shkon e ben budallalikun qe beri,duke i fik jete asaja edhe duke shkatrru te veten. kjo ishte.
pastaj,sa duhej te bante shteti,shqeria e ku di une,kto jane parole,parole parole.

squarepusher

ka pergjegjesi sa te duash per t’u marre nga sekush. rasti i gjyqtares ben kaq shume pershtypje sepse e ben publikun te ndihet i pambrojtur. krimi qe ndodhi ishte teresisht i parandalueshem. diskutimi eshte cfare nuk funksionoi ne parandalim?

aleko

Pra, ne fund te fundit ju po tregoni nje rast tipik te mentalitetit shqiptar, ku buri u hakmor se i iku placka/prona/femna prej duresh. Une them o Pjeter me mire pa bura fare sesa me keto lloj speciesh primitive.

aleko

si mund te parandalohej?

squarepusher

t’i leme ekspertet te merren me kete

machitewa

Fsha shtetin e sistemin e drejtesise!!! Nje gjykatese qe nuk mbrojti dot veten, paguhej per te bere drejtesi per viktimat.

Pastaj kur flitet ketu edhe per parandalim krimi?! Ne shqiperi?! Aty ku kriminelet kryemafioze gradohen ne president, km, ministra e deputete.

Kthupi

Me c’po thuhet ketu ai e rrahu nje here gruan ne publik dhe per kete beri burg. Mbase s’beri aq sa i takonte po 1 vit a dicka e beri. Nese burgu nuk sherben si mjet parandalues per dicka te tille, c’mund te besh me teper? Edhe ne SHBA ne raste dhune familjare urdhri i mbrojtjes eshte hapi i pare. Fatkeqesisht nje cope leter e firmosur nga nje gjykates nuk eshte ndonje kushedi se cfare per te mbajtur larg kriminelat.

Per mendimin tim, jo vetem per rastet e dhunes ne familje, por per shume fenomene negative sensibilizimi i popullsise mund te jape efekte me te medha. Qofte nepermjet reklamash me teme sociale, ose me tematika sociale ne TV ku keto lloj situatash te diskutohen larg nga politika, ose hapja e ndonje institucioni tip Psikologu i popullit, cfaredo qe te jete me efikase ne Shqiperi. Po ja shikoje, nje vrasje u be dhe te paret qe dolen jane politikanet dhe refreni i zakonshem eshte “e ka fajin…” mund te vesh emrin e kujtdo aty. Shqipot duhet te mesojne qe dhuna nuk eshte zgjidhje problemesh, perkundrazi ne ambiente shqiptare dhuna mbjell shume. Sot me rreh ti, neser te vras une, pasneser kusheriri yt vret xhaxhane tim e vazhdon muhabeti.

Ingeborg

Jo per te marre ne mbrojtje kriminelin po nese ai paska qene ashtu sic shkruan ti, idiot dhe kriminel, atehere ajo si grua e shkolluar qe ishte, cne qe lidhet e martohet me kesilloj burri?

TironciLebetit

Shume i thjeshte parandalimi pasi kafsha u kap ne tentative per vrasje, armembajtje pa leje, dhe gjymtim personi kur nuk ju shkreh arma por e kapi me grushta ish-gruan ne Durres.

Llogjika ma thote qe ai do ishte ende ne Burg dhe mbas nja 6-7 vjetesh kur te shlyente denimin patjeter duhet te shqyrtohej nga Psikologu para se te dilte nese kishte shenja hakmarrjeje ndaj bashkeshortes, e nese kishte te kalonte ne institucion tjeter por jo ne liri.

Eshte fitorja e anti-shtetit ne mendjen e Shqiptarit. Sa here eshte ankuar Manjani i ketij rasti se burgjet jane te mbipopulluara e duhen amnisti.
Me mire burgje te mbipopulluara sesa kriminele e kafshe rrugve. Hitleri i zgjidhte kto ceshtje me Gaz, Enver Hoxha me Pushkatim e varje, ne sot duhet ti zgjedhim me burgje te mbipopulluara. Koncepti qe kur futesh ne burg mund edhe te mos dalesh me eshte i papranueshem per kokecepshat qe jane mesuar ti zgjidhin gjonat ndryshe e pa shtet.
Presidenti ne Shqiperi…menyra kryesore e pasurimit te gjithe Presidenteve Shqiptare dhe stafeve te tyre ka qene Amnistia e krimineleve fale pageses dhe shitja e vendeve te gjykatesve per shuma marramendese. Ore ka jetuar njeri nga ju ne Shqiperi keto 27 vjet??? Cmimet kane pasur vetem rritje.

squarepusher

burgu eshte kryesisht ndeshkues por ne rrethana me optimiste mund dhe duhet te sherbeje per rehabilitimin e personit te denuar. gjate kesaj kohe ke hapesiren te punosh me individin sepse dhe individi eshte ne nje pozicion ku mund te jete me i predispozuar te bashkepunoje per rehabilitimin e tij.

squarepusher

paraburgimet kane qene dhe me shume gjase vazhdojne te jene te mbipopulluara. Institucionet e vuajtjes se denimit ka kohe qe nuk kane mbipopullim, te pakten nga 2009 e ne vazhdim qe perkon me aplikimin e denimeve ne komunitet. Mund te jene mbi 20000 te denuar qe nuk kane vuajtur denim me burgim.

TironciLebetit

Eshte e pashpjegueshme Amnistia e njerezve qe kan kryer krime te dhunshme mbi baze meshire sepse nuk ka asnje justifikim tjeter. Mund te amnistosh nje prostitute qe ka 3 femije minoren por pse amniston nje njeri te dhunshem mbas 11 muajve denimi qe nuk i hyn ne pune as dreqit por thjeshte ishte Tregtar me lek tek tregu Cam dhe terrorrizonte femijet.
Pse duhet te kete amnisti ne nje vend te dhunshem si Shqiperia? Sa here kryhet nje krim ne Shqiperi shihet se kriminali ka pasur precendente te meparshem por ja ka hedhur lehte…
Parandalimi, meqe flasim per Parandalim, fillon kur njerezit qe kane kryer krime te vdesin burgjeve dhe jo te dalin mbas 11 muajsh. Nejse harram leket e Tregtarit me te cilen ka blere amnistine.

squarepusher

ka nje keqkuptim me sa kuptoj nga komentet; amnistia nuk eshte e individuale. amnistia perfshin grupvepra penale dhe disa kushte qe aplikohen njejte per te gjithe te pandehurit/te denuarit. i vetmi perfitim nga amnistia nga ana e qeverise eshte kursimi i buxhetit.

Neuer

Pa dashur te perligj krimin dhe pa dashur te paragjykoj kete te shkreten qe u vra por ne kete rast informacioni eshte njeanshem. Deri tani kemi marre info vetem nga shoqja e saj , komshia e saj , kusherira e saj dhe familja e saj . Version te vete atij qe beri krimin ose dhe te afermeve te tij nuk ka . Kshu si paraqitet ketu historia e familjes ka shume paqartesi.
Ka femra dhe pse ndoshta nuk eshte rasti ta thuash qe nuk te vrasin fizikisht por aman te vrasin moralisht, psiqikisht, financiarisht . Kush eshte i forte duron dhe fillon nga e para . kush eshte i dobet e sheh si fundin e botes.

TironciLebetit

Ti ke ndonje fare dyshimi qe ky tipi nuk ka dhon lek per tu amnistuar?
Pastaj nese ne Grup ne Shqiperi amnistohen individe qe kan tentuar vrasje me arme paleje dhe kan gjymtuar nje femer mbas 11 muajsh, atehere do te kemi me shume raste si puna e kesaj zonjes.
Kjo zonja me ndihmen e miqve te saj gjykates i ka ndaluar Babait takimin me femijet, ndersa Babaji me anen e parase ka dale shpejt nga burgu dhe ka mbaruar per ca ishte nis, vrasjen ne tentative. Ne ket rast krimi smund te parandalohet.

squarepusher

i njejti parim vlen dhe per meshkujt. me sa kuptoj, doje te thoje qe dhe viktima ka pjese te fajit?

ACDC

Ky rast ngjan si dy pika uji me nje rast ne SHBA ku vrasesja ishte gruaja.
Vecse nese ne rastin ne SHBA gruaja u trajtua pozitivisht nga opinioni,ketu burri trajtohet si kafshe apo xhelat.

Eh cka bere korrektesia politike…

Pjetermustakuqi

Me ket lloj morali jemi llâ (ngop)kto dy dite ne facebook. Ajo qe them une,asht se ku ka nje ngjarje te tille,ka nje hall te madh. Nuk e ben kush per qef. Kollaj masanej,o ky kafsha mer jahu,kte e di dhe une.

squarepusher

nqs ka dhene leke, i ka dhene kot. amnistia o te kap, o s’te kap. amnistia e fundit ne fakt ka qene ajo me liberalja per sa i perket veprave penale qe u amnistuan. arsyet i dine ligjvenesi qe e ka miratuar dhe ministri qe e ka propozuar.

bradland

Shume keq , u vra nje femer , sensibilizimi ka arritur ne kuota te larta , nuk e kuptoj , ka arritur sepse u vra nje femer apo nje Gjygjtare , apo se ishte edhe Gjygjtare edhe femer , shume keq , jo te gjitha femrat Shqiptare mund te behen Gjygjtare. Shume e trishte aq me shume qe vrasja paska qene e paralajmeruar .
Eshte ngrit shteti ne kembe , Ilir Meta po flet tani per rastin , u vra nje e mjere nga burri kafshe me sopate para pak kohesh , nje ore zgjati historia , ne jemi per turp .

Neuer

Jo ne asnjirast. E thashe ai eshte krim dhe nuk perligjet. Meqe eshte parimi i njejte si per femrat dhe per meshkujt athere duhet ti gjykojme te gjithe njesoj.
Ka patur nje rast para ca vitesh te nji vajze te re (sme kujtohet emri tani) nga nje fshat qe vrau me kallashnikov ate( burre i vjeter ai ) qe e dhunonte ,perdhunonte , e perdorte dmth dhe reagimet ishin dicka ndryshe .

squarepusher

ne mos gaboj behej fjale per te mitur qe ishte abuzuar sistematikisht qe ne moshe te hershme. ndryshon pak puna.

Br3dharaku

po pse shkove e germove deri ne 1947, mo xhevahir? ke OJ Simpson qe vrau ish gruan dhe ja hodhi paq. Apo ky eshte burre dhe keto rastet e burrave te dhunshem qe marrin jete grash nuk te pershtaten?

Bleta

Si kjo grua dhunohen perdite shume e prapeseprape qe ne 2013 shoqatave u eshte mbyllur goja. Permendet qe ishte gjyqtare se gjithnje trumbetohet pavaresia ekonomike dhe emancipimi I gruas si zgjidhje po ja qe nuk mjafton. Duhet nderruar mentaliteti I gjithe shoqerise. Duhet punuar ne shume drejtime jo thjesht merr e hiq nga shtepia. Vrasjet nuk do ndalin mbase, por ne shumicen e rasteve ato jane te paralajmeruara ndaj dhe mund te shmangen.
Nga ana tjeter si femer dhe si njeri asnjehere nuk kam kuptuar si jetojne dot nen dhunim dhe kercenim per jeten. Dy duar per nje koke jane!

ACDC

Rasti I Simpsonit ishte ndryshe.
Policia beri shume gabime ne hetim gje qe ju dha avokateve te Simpsonit municion duke luajtur edhe me karten racore.
Nga sa kuptohet me shume mundesi ka qe ta kete kryer djali i Simpson dhe jo OJ qe ne ate kohe ishte 45 vjec dhe vuante nga reumatizma,aq me teper te vriste nje 25 vjecar mjeshter ne artet marciale.
Dorashka qe policia e proklamoi me te madhe,nuk i bente OJ…
Ate e pane te gjithe live ne tv qe dorashka nuk i bente.

anon63896856

Goxha material per film ke dhene.

Pjetermustakuqi

Ti regjizore,une skenarin,hajt t’ja hyjme.

Br3dharaku

n’fakt dihet boterisht qe prova e dorezave rrezon cdo prove tjeter, perfshire dhe ate te ikjes dhe mosndalimit mgjthe ndjekjen nga pas te policise per plot 2 ore. Te gjitheve na ka ndodhur te na vihen nga pas makina policie te shumta me dritat ndezur dhe per nje arsye ose tjetren, nuk e kemi pare te arsyshme te ndalojme

Let me just say this: I’m a leader,” the former prosecutor pointed out to the panel. “I stood there with [Simpson]. I let him put the gloves on. And why not? They’re his gloves! There are pictures of him in the same gloves. His blood is in those gloves. The blood of Ron Goldman and Nicole Brown are in those gloves. So they’re his gloves, and the gloves fit the same way they always fit him.… He’s just a better actor than I thought he was.

aleko

laj thaj keta jane burat e shqypnise, pronare te femnes/plackes. do zdo gruja shkrete aty do perplaset ne 80 % te rasteve dhe po nuk toleroje i nxihet jeta.

Kthupi

Ishte koqe prokurori se e la te vishte dorashkat me duart e enjtura. Krizat reumatike qe e kapnin i enjtnin duart. Po te priste nje dite a dy, e shikoje sa mire i rrinin dorashkat. Sic thone “the devil lies in the details”.

anon63896856

Pjetermustakuqi, ke te veme protagonist?

squarepusher

aty ku ka informacion dhe historik, ka dhe mundesi per parandalim. vrasja nuk ka qene e momentit apo aksidentale.

varik

duhet kthyer denimi me vdekje, vrit disa nga keto kafshet, dhe shiko ti a guxon me njeri te vrase

Kthupi

Amerika e ka denimin me vdekje dhe ky lloj krimi ekziston edhe ketu. Behet buje kur ndodh me persona publike si OJ Simpson apo Robert Blejk po nuk eshte se eshte fashitur.

arb

Jo po te ngrihen komunistet nga vari…hiqni ato telenovelat turke e indiane nese doni te filloni te beni dicka per gjendjen e femres ne shqiperi,e beni dot? Se beni dot…se i ka kapitalizmi keto! Epo boll u shqyet,se e gjithe kjo histori krimi, e po ashtu reagimiet ndaj saj…telenovele turke eshte!

TironciLebetit

Nuk ka prokuror a polic ta mbroje Femren nga Kafsha ne rruge. Sa raste femrash te kercenuara e meshkuj te kercenuar ke …plus ato me gjakmarrje? Dhjetera mijera? Do i vesh bodigard cdo femre te kercenuar apo mashkulli te shantazhuar, le qe kafsha ja rras ne kallash dhe vret edhe gruan edhe prokurorin po ja dha truri.

Parandalimi do te ndodhe nese vecohen njerazit nga kafshet…perderisa e kishin ne burg te hidhnin celsat ne det e ta linin te kalbej mrena… atehere parandalohej vrasja. Ju vjen keq per kafshen? Atehere do masakrohen njerezit per hir te dickaje qe une ende se kuptoj.

Nese une rrah nje zonje ketu ku jetoj do te bej me shume se 11 muaj burg…lere tentativen per vrasje dhe armembajtjen pa leje.

squarepusher

parandalimi do te fillonte me identifikimin e ‘kafshes’ atehere kur mund te behej dicka qe mos te kishte viktime. kur ‘kafshen’ e identifikon mbas pilafit, ke viktime.

Ingeborg

Ka shume meshkuj debila ne Shqiperi, nuk e ve ne dyshim po edhe shume femra shkojne si cjapi te kasapi. Edhe kjo gjyqtarja po ashtu, martohet me mbleseri ne moshen 19-vjecare. Perse martohen femrat akoma si kohen e Tanzimatit? Le ti njohin meshkujt pak me mire perpara se ti cojne ne altar. Presioni duhet te vije edhe nga vete femrat qe meshkujt te ndryshojne e te emancipohen.

BeluliXVI

@Pjetermustakuqi, ore po ti ketu paske materjal per dramen e Fotaqit…:joy:

mire mire fantazia.:stuck_out_tongue: , po njerzit qe e njihnin çiftin pohojne te kunderten… kemi te bejme me disnivel te theksuar arsimor / kulturor… edhe sic do thosh Fotaqi, rrjedhimisht kemi edhe perplasje karakteresh, qe ne benim ti afronim, por ata largoheshin… ne benim ti pajtonim, por ata grindeshin me shume…
dmth, burimi i frikes, e me pas grindjeve dhe dhunes qe ka ushtruar ky te e ndjera eshte kompleksi i inferioritetit te tij para saj. dhe ky e paska pas kompleksin te theksuar deri ne psikopati… e mjera grua çpaska hequr… gjynah !!

p . s… ky nuk ka dashur qe ajo te behet gjykatese… http://www.360grade.al/kronike/item/93273-martesa-me-mbleseri-me-tregtarin-14-vjet-me-te-madh-si-nisen-problemet-mes-gjyqtares-dhe-ish-burrit

varik

e di qe amerika e denimin me vdekje, por une them ta zbatosh ne menyre shume efikase e te shpejte ndaj ketu kafsheve (pa dashur te odendoj kafshet) ne menyre qe te njerezit te marrin vesh se keto gjera nuk tolerohen

Kthupi

Ky projekti i burgjeve private duhet te zbatohet ne Shqiperi. Ne vend te korruptohet gjykatesi nga krimineli, le te korruptohet nga ai qe nderton burgun, qe jo vetem ta denoje robin po t’i jape denim te gjate dhe ta coje te burgu i ndertuesit. Do jene te interesuar qe t’i mbajne njerezit ne burg, jo t’i lene jashte.

ACDC

Ikja dhe mosndalimi nuk jane prova I nderuar dhe ne gjyq kerkohen prova nga policia jo nga mbrojtja.
Fatkeqesisht policia nuk arriti te bllokoje skenen e krimit dhe atje hyri me kuc dhe me mac nga media duke bere qe skena e krimit te kompromentohej.
Qe ketu ceshtja iku per lesh.
Vendimi per te lejuar kamerat ne gjyq,ndihmoi OJ dhe jo policine,pasi u kthye ne gjyq politik dhe kjo u perdor bukur nga mbrojtja.

Se dyti vete ai qe pa autopsine tek emisioni "Autopsy " tha qe eshte e veshtire qe nje 45 vjecar te vrase dy te rinj dhe te shendetshem me thike dhe te mos pritet nga thika.
Zakonisht ata qe vrasin me thike priten edhe vete.Jo me te vrasesh dy vete ne ate menyre.OJ i kishte duart ne rregull.

Se fundit i njejti zoteri tha qe eshte e veshtire qe nje 45 vjecar me reumatizem te vrase nje 25 vjecar ekspert ne artet marciale,pasi te kete vrare edhe nje 33 vjecare qe luftoi fort.
Zoteria qe deklaronte keto ishte ekspert dhe kishte asistuar ne autopsine e Ladi Dajanes.

Eshte e vertete qe ai kishte avokate te mire dhe qe e luajten bukur pjesen, por kjo nuk eshte krim.

Br3dharaku

nejse ACDC, une e kisha te fakti qe ky ishte mashkull e qe beri krim dopjo e ja hodhi. Ja qe zakonisht jane femrat qe vrasin po tek-tuk del dhe ndonje dhe na turperon gjinine

gjembi

Une degjova qe ne fakt Nicole Brown Simpson vrau te dashurin dhe veten. Ja pra dhe nje femer tjeter qe vret!

Faleminderit qe e kanalizove temen ne fusha krejtesisht te tjera. Reumatizma.

Pjer

Kete lajm e lexova dje tek ne gazete, por sot po shoh komente interesante :grin:

Mimoza_llastica

Tjeter kjo?? Shif kur te mbushen plot. Le tua nxjerrin fytyrat e shpifura ti njohi gjithe bota.

Mimoza_llastica

Ate do thoja dhe une, merr nje shkop e bjeri qenit ose paguaj ndonje ta qerrojne. Nje ide kjo oj gra :smiley:

Pjetermustakuqi

e papershtatshme…

ACDC

Cfare zgjidhje jep ti?
Une mendoj se zgjidhje perfekte nuk ka.
Ne Shqiperi shumica e cifteve ate shtepi te trasheguar nga prinderit kane.
Ndarja e shtepise pergjysem dhe qendrimi ne nje shtepi krijon situata jo te kendshme dhe te rrezikshme per jeten,sidomos per grate.
Ne bote gjykata vendos qe njeri nga bashkeshortet (kryesisht gruaja) te qendroje ne shtepi dhe burri te bredhe dhe te fleje jashte,nese nuk ka para.
Edhe kjo zgjidhje behet burim konflikti mes ish bashkeshorteve dhe kemi pare ne jo pak raste qe grate kane vdekur nga plumbat apo thikat e ish-burrave…

E vetmja zgjidhje afatgjate nuk eshte denimi i bashkeshorteve por edukimi qe divorcet ndodhin dhe situata duket te kalohet me gjakftohtesi dhe jo qe nje bashkeshort te ndihet fitues dhe tjetri humbes,pasi ne fakt te dy jane humbes.Nuk ka fituesa ne divorce sidomos kur ka femije ne mes.
Nese fillon dhe krijohet kjo mendesi,ndoshta edhe vrasjet do te ulen.
Por kjo mundesi nuk eshte kristalizuar as ne Amerike jo me ne Shqiperi.
Megjithate mendoj qe kjo eshte rruga e vetme,rruge e gjate jo e shkurter por me e sigurta.

ACDC

Jo zoteri ta leme ironine dhe te flasim seriozisht.
Eshte e vertete qe meshkujt vrasin me shume.
Por problemi eshte se kur meshkujt vrasin,as qe kujtohet njeri tu beje kontrollin psikologjik dhe mendor apo te analizohen shkaqet perse ky e beri kete.
I futin nje “kriminel dhunues” dhe e mbyllin kroniken.
Te pakten shtypi dhe media nuk merren me kete.

Ama kur vret nje femer fillojne justifikimet,jepet mjedisi qe ka jetuar,si eshte rritur,mund te akuzohet babai apo xhaxhai per ndonje gje qe ka ndodhur nga feminia,dhe jepen njemije e nje aresye perse kjo e beri vrasjen qe ne te shumten e rasteve ngjajne me justifikime.

Nese po flasim per barazi duhet barazi edhe ne menyren e raportimit te krimit.
Ne te kunder kemi korrektesi politike,qe juve e keni shume per zemer,por qe per fat te mire amerikanet po i tregojne gishtin e mesit.

anon63896856

E kupton ndopak pse te analizojne, ironizojne dhe sulmojne te tjeret? Ti shkruan per vendime gjykate ne rast divorcesh ( tema jote e preferuar), ne artikull flitet per raste dhune, me specifikisht, qe grave te dhunuara iu mungon mbrojtja institucionale.

Te tilla gra qe jane te deyruara te ndajne nje çati me dhunuesit e tyre jane nga me te pashpresat; gra qe kam njohur une jane kthyer tek prinderit apo kane emigruar. Pse nuk e bejne edhe keto te tjerat do te pyesesh ti me naivitetin tend karakteristik? Nuk i kane te gjitha mundesite shoqerore dhe ekonomike te ikin nga situata te tilla.

ACDC

Atehere na jep ti zgjidhjen perfekte,se une mendoj dhe e kam theksuar se zgjidhje perfekte nuk ka…
Edhe ne Amerike ku sipas teje ka mbrojtje institucionale grate kane ngrene plumbin ne koke apo thiken…pasi eshte e pamundur te mbrosh tjetren 24/7.
Pyet pak ato qe punojne ne linjat e supportit cfare telefonatash marrin cdo dite… dhe do ta shohesh sa “eficent” eshte sistemi.
Nje komshies time ne SHBA I vjen vajza nga Teksasi ne Massachusetts se kishte frike mos e vriste ish burri,dhe ne fund e cuan ne nje shelter,nga frika se ish burri do te shkonte ne shtepine e komshies.
Si ka mundesi qe ky “trimi” nuk arrestohet?

Ore shiringe ju ben ky Sorrosi qe flisni sikur ju kane futur CD ne koke?

Zgjidhja qe kam thene une ne komentin me siper,kerkon shume kohe por eshte me e sigurta.

Fatkeqesisht zgjidhje afatshkurtera nuk ka…“zgjidhjet” qe jepen nga juve jane si ilaci I gjumit per te luftuar infeksionin,kur ne fakt duhet te jepet antibiotik.

anon63896856

Nese perfeksioni eshte maja, une nuk jap dot zgjidhje. Ajo qe thua ti per sensibilizimin eshte pjeserisht zgjidhje por siç e sheh dhe ti vete qe ne vende “te civilizuara” grate hane se hane plumbin, probleme te tilla do te vazhdojne te ekzistojne. Ka zgjidhje afat-shkurter- afat gjate, direkte-indirekte, ndershkuese-jo ndershkuese, mbrojtese-jo mbrojtese. Per disa gra, zgjidhje afat-shkurter dhe mbrojtese bejne diferencen mes vdekjes dhe jetes.

squarepusher

o 24/7 ose mos e quaj urdher mbrojtjeje. distanca fizike eshte domosdoshmeri, ose mos e quaj urdher mbrojtjeje.

Kthupi

Ai ne fakt quhet restraining order, urdher kufizues, por nuk zgjidh gje as mbrojtja 24/7, per te njejten arsye pse mbrojtja nga terrorizmi nuk eshte gjithmone efikase dhe sado masa te marresh ata prape do godasin. Krimineli ka nje fokus, e di se cfare do beje dhe e planifikon me detaje nderkohe qe ty te duhet te pergatitesh per 1000 skenare te mundshem mbrojtjeje, gje qe eshte e pamundur te besh edhe ate edhe te besh nje fare jete normale.

Sensibilizimi dhe ashpersimi i denimeve jane dy mundesite qe mund te kene me shume efikasitet, edhe kjo per te ulur numrin e rasteve, jo per t’i zhdukur fare ato. Ajo copa e letres e firmosur nga gjykatesi nuk mban larg askend.

Vlonjat

Diku lexova qe ish-burri ( vrasesi) i kish kerkuar ish- gruas te kishte mundesine te takonte femijet porse kjo e fundit ia kish ndaluar kete gje. Ndoshta ka akoma shume per te mesuar per rrethanat dhe motivin e ngjarjes. Ana tjeter eshte se si shqiptare qe jemi, ne pergjithesi jemi shume gjaknxehete dhe dhe teper sederllinj. Keto konfliktet “normale” i kthejme ne tragjedi te panevojshme.

squarepusher

faktet thone te kunderten.

InkuizitoriMoth

faktet e majta thone te kunderten, sepse faktet e djathta thone te kunderten e te kundertes se majte.

squarepusher

po, duhej dhe ky sqarim metafaktik nga pas.

Cecua

Ne fakt asnje vrases i egzekutuar sipas denimit me vdekje nuk ka vrare me…
Pertej kesaj, rasti ne fjale, risjell edhe njehere ne siperfaqe aksiomen se mendesia e peshes se turpit dhe padrejtesia e institucionalizuar jane nje miks eksploziv qe duhen “shuar”.
Kam degju lloj soj robsh qe justifikonin ket vrasesin e nones se femijve te vet… Shthurje totale.

squarepusher

ne fakt duke vrare vrasesin, eshte kryer nje vrasje me shume.

Cecua

Por jo e nje te pafajshmi.

squarepusher

mbase dhe e nje te pafajshmi. nuk eshte cudi, ka ndodhur ne historine e denimit me vdekje.

InkuizitoriMoth

kujdes, jo nga pas, thuhet ngambrapa!

InkuizitoriMoth

% e te pafajshmeve te denuar me vdekje ne Amerike eshte 4%. Kjo sa per informacion, nuk du te them me teper per kete çeshtje.

Cecua

Po hidhesh ne tjeter teme. Si thu ti, e kreu ky krimin apo jo?

squarepusher

u hodha aty ku na cove. si i fajshem duket. megjithate gjasat qe ta perserise te njejtin krim me te njejten viktime duken 0.

prandaj i meshova parandalimit ne komentet me lart. drejtesia dhe te gjitha hallkat e lidhura me te jane ne me te miren e tyre kur parandalojne pershkallezimin e pasojave, sidomos me viktima.

qimja

rrjedhimisht duhet tja kishte fut dhe vetes i plum.

Pjetermustakuqi

Ja,kshu si ti dhe gjembi ka menu edhe ai per te shoqen:t’i rras plumin! Eshte e njejta mensi.

Pjer

Kushtet ndryshojne njeriun ne ate mase qe dhe njeriu ndryshon kushtet, eshte nje sentence filozofike e shekullit te 18-19.
Qe do te thote se duhen shtuar apartamentet e socialit per njerzit ne nevoje dhe me probleme te tilla.

qimja

un personalisht kam pershtypjen se e shoqja ska qen nai “shenjtore”.sigurisht qe kjo si jep legjitimitetin ksaj tragjedie.
fatkeqsisht, kto parulla per mbrojte te grave sponsorizojn dukurin e prishjes se familjes nese burri esht i ndershem, po ama “i pazoti” , dmth. pa BMW X17
Thik me dy tehe kjo puna emancipimit. si me thon, “Kurvllik demokratik”.

Alba2265

Apartamentet e socialit jane nje model I deshtuar social qe ka kontribuar ne rritjen e varferise krimit e plageve te tjera sociale ne shtresat ne nevoje te pakten ne shba .

Pjer

E dashur Alba, mos ndiq shume ato programet qe i interpretojne sipas oreksit perqendrimin ne nje zone (nje bllok) te njerzeve ne nevoje, se ato programe financohen e mbeshteten nga keta ketu ku jam une, anglo-saksonet e djathte, qe çdo nisme sociale e quajne te deshtuar. Edhe ketu, te djathtet po i nderpresin shume subvencionime, gjoja ne emer te nje shkaperderdhje te ketyre subvencionimeve, mirpo harrojne se semundja nuk sherohet duke hedhur foshnjen, por duke i permisuar metodat e sherimit.

Alba2265

Persa I perket ceshtjeve sociale amerikanet Jane nallbane qe besojne se cdo zgjidhet me hu ose me kobure .burgjet private kane lobet e tyre qe sponsorizojne legjislacione me denime absurditisht te larta pasi fitojne para duke i mbajtur njerezit sa me gjate ne hapsane.keto lloj pulitikash demtojne me shume shtresat ne nevoje pasi nuk kane para Te pajtojne avukate kumpetente .per te njetin krim denimi per te akuzuarit me avukate mbrojtes private eshte 8 vjet mesatarisht ndersa per ata me avukate publike 15 vjet .nje kalamaj nga getto pranon fajesine e ha 1-2 vjet burg ndersa nje kalama i shtreses se mesme ia hedh me keshillim .kur trari I shtepise iken ne burg per 10-15 vjet femijet qe le prapa bien ne varferi e taksapaguesi pervecse duhet Te ushqeje baben ne burg i duhet te ushqeje edhe familjen e tij jashte .modeli amerikon keshtjelle e demokracise qe ka me shume te burgosur se sa vendet si kina etj qe i kritikojne vazhdimisht per shkelje te te drejtave te njeriut nuk duhet marre per baze .

Alba2265

Per mua Pjer u duhen dhene bono strehimi qe te jetojne ku te duan .ky modeli ku njerez pa Te ardhura apo problematike mblidhen e jetojne tok ne Te njejtin vend vetem sa krijon nje nen bote .nese nje femije sado i zgjuar rritet ne nje mjedis ku pothuaj Te gjithe rreth e rrotull ose jane Te papune kane qene ne burg merren me pislleqe ,shkollat ku shkojne kane pothuaj Te njejtin material qe njohin pak a shume te njejten menyre jetese shanset jane qe dhe keta femije do perfundojne si Te rriturit qe kane rreth e rrotull .ne kete menyre krijohet nje rreth perpetual varferie e krimi nga i cili njerezit qe jane lindur ne te e kane veshtire te shkeputen .

anon63896856

Fiks ate sponsorizojne. Ka pak njerez qe e kuptojne kete .

Alba2265

Ka nje psikologji rrahje ne shqiperi .psh kendova njehere ne gazette se grate e “shoqates per mbrojtjen e grave nga dhuna” u rrahen ne mbledhje me njeri tjatren .

Cecua

Nuk na kish vajt ne mendje. Ta amnistojme atehere.

InkuizitoriMoth

aaahahahah :laughing:, me siguri grushtin e ka fitu zhardina! :laughing:

Pjer

Ketu te jap te drejte Alba, keta njerez duhen shperndare dhe jo mbledhur tok. Analiste te ndryshem, grupe pune te ndryshme, jane marre me kete fenomen, po shumica po arrijne ne konkluzionin se perqendrimi i ketyre ne nje bllok, ne nje zone, sikur e perkeqeson situaten, tamam si burgu, ku edhe nje vjedhes buke, neserdej behet nje vjedhes shtepie apo magazine.
Kam folur per kete problem tek VQ kur flas per sistemimin e emigranteve ne Gjermani, ku gjermanet i shperndanin keta, dhe jo iperqendronin.

Alba2265

Ne fakt sipas gazetes u perdoren karriget jo grushtat :blush:

anon63896856

Dhuna nuk eshte gjinore (meqe ben lajm qe ca gra jane rrahur me njera tjetren), kete do te thuash me komentin tend?

Alba2265

Ironia eshte se ishin mbledhur te diskutonin mbrojtjen e grave nga dhuna .

Alba2265

Kombetarja qenka duke luajtur.hyka ben duva si me qene ne xhami…tifozet u zgjuan nga gjumi.500 shqipo bejne zhurme sa per 20 mije :blush:

InkuizitoriMoth

dhe kjo ironi eshte e verteta e levizjes femen: agresivitet ekstrem lyer me sheqer pacifist. Ne thelb levizja femen eshte e motivuar nga hakmarrja kunder meshkujve qe i kane shtypur (palluar) ne shekuj. Dhe ne kete kuptim eshte me se e qarte qe eshte nje perzgjatim ne kohe i komunizmit (i cili jo rastesisht metonte te çlironte grate).

BeluliXVI

ti e ndjek sportin, dhe futbollin ne vecanti, por duket qe sje marre kurre me sport… pastaj ke edhe ate menyren tende te njohur arrogante te gjykimit tip, ‘‘erdha -pashe- fitova’’.:smiley: por ne rastin tend eshte , erdha-pashe-gjykova-konkludova-…:smiley: direktivat po dihen mo, shperndahuni tani.:stuck_out_tongue:

Hyka eshte besimtar musliman edhe beri hic me shume e hic me pak ate qe ben nje futbollist besmitar i krishtere para se te nise lojen… pra kryqin.
-nderkoh edhe futbollistet ,apo sportistet ne pergjithsi , qe nuk jane besimtar, kane edhe ata bestytnite e tyre, apo thene popullorce ; fiksimet e tyre qe i bejne me fanatizem para ndeshjes… p, sh jane te fiksuar me rrobat … para ndeshjes veshin rroba te caktuara, e plot te tjera si keto… prandaj te thashe qe nuk je marre ndonjeher me sport…:smiley:

Alba2265

je komplet ufje ne gjykimet e tua.

BeluliXVI

…jopo finde.
-vertet ? -po pse e permende me ironi duvane e Hykes ti, ku qe problemi aty ? apo ashtu kot, qe thua ti.

Alba2265

Shaka o belul te lutem shume , se c’ke nje lloj pedantizmi te drunjte qe kur ke dale nga hapsana .c’do gje e merr seriozisht.

ACDC

Kjo paska ngjare nga babai…uroj qe ti kthehet llogjika dhe te mos flase per te atin ne ate menyre.
Sido qe ta ktheje e ka baba.

dasara

Kane hequr te zite e ullirit nga ai '‘baba’'
te mendonte per femijet ai nuk ja vriste te emen …
Ka baballare qe i perdhunojne vajzat …e atehere eshte akoma baba ?
Ka plot meshkuj dhe femra qe nuk e meritojne te jene prinder …

ACDC

Ky nuk ka perdhunuar asnje.
Mos I vini faje qe nuk i ka.
Keta femijet i ka manipuluar e jema e cila me fuqine e gjyqtares,nuk lejonte qe ai te takonte famijet.
E drejte eshte kjo?Nuk e besoj.
Shikoje nga gjuha qe flet per te atin,thote
monster dhe sjep nje fakt perse ky ka qene
monster.
Jane fjalet e te emes keto.
Nese je prind do ta kuptosh se sa “mire” do te te vije nese bashkeshorti tjeter te ndalon te shikosh femijet dhe ti manipuloje ata…nuk do te jete cudi qe edhe ti te reagosh ashper.

dasara

Di me lexu ti ? E solla artikullin per te sqaruar genjeshtren qe thuhet se e ema nuk i lejonte ta takonin …aty eshte e shkruajtur qe e takonin …i vrau te emen i la jetim dhe nuk ishte hera e pare qe provonte te kryente krimin …çfare pret ti te shkojne ta takojne ne burg …ketu je ti qe po manipulon me faktet …
me ke flas dhe une …ca dhe pse kane emigruar po njesoj kane mbetur …

ACDC

Une flas me llogjike ti me llogjiken e Sorrosit.
Duket qarte qe ajo perserit fjatet e te emes.
Po ne burg ti conte,se ashtu e thote ligji apo jo?
Ai nuk kishte per ti vrare famijet dhe ti e di shume mire kete.
Mos fusni femijet ne kete histori dhe mos I perdorni per angjendat tuaja se do tju denoje Zoti!
Ajo ka perdorur femijet per tu hakmarre.
Ai eshte treguar idiot qe i ka financuar studimet…dhe akoma me idiot qe e vrau.
Kaq e thjeshte eshte.

dasara

pirdh pirdh se lirohesh…

kapo

Histeria e atdhedashurisë si nderi i tutorëve të prostitutave

Ne shqiptrarët i kemi mbushur mendjen vetes se jemi njerëz të besës, e madje këtë e kemi një institucioin të hipotekuar në “arkivën” e pasurive tona kombëtare. Gjithashtu i kemi mbushur mendjen edhe se nderi për ne është gjeja më e shenjtë. Dhe në këtë pikë ne jemi shumë të qartë, që për nder kuptojmë atë seksual, pra mbrojtjen e nderit të femrës.
Por asnjëherë se kam kuptuar se si është e mundur që burrat që të vrasin për nder, mbushën rrugët e Europës me vajzat e vendit të tyre, madje edhe në farefis, që i shfrytëzojnë për prosituta? Si shpjegohet që këta soj burrash bëjnë dasma me krushqi e unaza në vendin e tyre, dhe sapo mbërrijnë në Itali e Holandë, nuset i nxjerrin në rrugë për ti shfrytëzuar si prostituta?
Këto realitete kontradiktore, mu kujtuan ndërsa prej dy ditësh ka shpërthyer kudo histeria e atdhedashurisë, për mbrotjejn e figurës së Skënderbeut, pasi Komuniteti Mysliman vendosi një ekran në sheshin “Skënderbej”, kur do të kryehej falja e Bajramit. Sa i takon ekranit, unë ndaj mendimin se ajo është cështje këndvështrimi. Nga diku shatorja nuk shikohej plotësisht, e nga diku shikohej. Eshtë si puna e eksplisit, që në një continent shikohet i plotë, diku i pjesshëm e diku nuk shikohet fare. Unë mendoj se këto lloj histerish shpërthejnë sa herë preket diku sedra historike dhe atdhetare. Por a janë vertet kaq atedhetarë shqiptarët? A iu dhimbset vërtet historia dhe vendi i tyre kaq shumë sa bërtasin nëpër media e rrjetet sociale?
Unë them që jo! Ata që bërtasin për një ekran ne sheshin “Skënderbej”, përse nuk bërtitën kur Kalasë së Mamicës në Petrelë i ndërtuan mu në majë një mejhane që pjek qofte dhe pula?
Këta që bërtasin kaq shumë për historinë, përse nuk shqetësohen për shkatërrimin e trashëgimisë, poshtë e lart, nëpër qytete e male?
Këta që e duan kaq shumë Shqipërinë, përse nuk e shprehin dashurinë ndryshe, duke bërë më shumë për ta shpëtuar këtë vend nga shkatërrimi dhe rrënimi që po i bëhet cdo ditë në male, fusha, lumenj e dete?
Ka shumë mënyra për të treguar se sa shumë e doni këtë vend. Më e gabuara është të fusni përcajre fetare.
M.Kikia

Alba2265

Ky iu vrau nenen diten per diell ne mes te mexhlisit edhe ti nashi ,cfare pret te thote femija?

anon63896856

Ironia u kuptua, ajo qe me interesonte te kuptoja ishte ironia ne lidhje me temen. Me komentin tend nuk ndryshon nga ACDC qe na kujton perhere qe grate nuk jane pa faj.

anon63896856

O alba, te kane uzurpuar llogarine me duket. Nuk ngjan si alba e vjeter.

Alba2265

E ke keqkuptuar .e pata llafin qe keto krime prodhohen nga nje shoqeri neurotike qe perpiqet ti zgjidhe gjerat me te rrahur .

BeluliXVI

nashi ti alba mund te thuash qe ‘‘ishte shaka’’, dhe te besoj une… po me then te drejten, ashtu sic je shprehur me siper, eshte pak e veshtire te dallohet nese ishte ironi, shaka, apo shaka kineze.

bradland

Pse alba thote nashi , mos eshte laluce ?

Pjetermustakuqi

Dikush qe e njihte ate burrin ma perkufizoi: “Njeri shume i mire”. E njihte ne mardhenje pune te tregu,nuk ishte ne dijeni te mardhenjeve familjare.

InkuizitoriMoth

zhardin grushti femen, ç’ke qe tmerron alben e shkrete qe vetem citon Testamentin e Vjeter, i cili eshte letersi maskiliste produkt hormonesh mashkullore?

E verteta ka shum pamje qe varen nga kendi i vezhgimit, pamja e albes eshte vetem njera, e bere te levize vendit nga frika dhe pa nje pamje tjeter.

arb

Epo i ka kapitalizmi keto o ACDC!!! Ne kapitalizem o ACDC,nese nuk e ke kuptuar akoma FEMRA me shume se Mashkulli eshte e mbrojtur me ligj, eshte e ndaluar ta prekesh,ofendosh apo edhe ta veshtrosh si i babzitur! Edhe femijet ajo do i mbaj,edhe shtepine ajo do e mare! Edhe mut do hash e do thuash flm si burre me mustaqe qe je ! Se i thone kapitalizem or tij…kush ta fut…ta fut…femer a mashkull qofte! Boll me keto telenovelat qe tregojne perralla me gra te devotshme e me burra nderi se na hapet barkun!

Patrioti

Pjetro nuk eshte mire kur del kundra turmes ne keto kohe. Kjo historia me siper mu me kujto ket kengen

anon63896856

Per kete jemi dakord, dhuna eshte prezente ne te gjitha shtresat e shoqerise. Dhuna ndaj grave, ndaj femijeve, ndaj te moshuarve, etj. Ajo me te cilen nuk mund te pajtohem eshte shembulli qe sjell pikerisht ne kete teme mbi dhunen ndaj gruas. Kaq habi/ ironi qe edhe grate mund te jene te dhunshme?

anon63896856

Jo, ai kishte per te vrare vetem nenen. Hic gje.

anon63896856

Dasara, ca fantazojne qe nena nuk e ka lene ish-bashkshortin te shohe femijet dhe per rrjedhoje indinjohen dhe solidarizohen me te si mashkull, i nderprishur, i vetmuar, etj.
Por cili prind normal ne situate te tille ku ka pesuar dhune nga partneri do te pranonte qe femija ta shihte rregullisht? Une jo per veten time. Pa bere nje terapi dhe pa ok-in e psikologut/psikiatrit, jo.

InkuizitoriMoth

perveç kesaj, mos harro rregullen tjeter nr 2 te Peshkut: ze dashnore!

ACDC

Femijet jane femije dhe nuk duhen manipuluar nga njeri prind kunder tjetrit.
Duket qarte qe femijet jane manipuluar nga nena.
Megjithate kjo nuk justifikon vrasjen e saj.

BeluliXVI

te jesh i sigurte qe femijet , te cfaredo moshe qofshin, te cilet (per)jetojne situata te tila mes prinderve ; grindje, kacafytje, dhune verbale e fizike etj, jane te afte te kuptojne e gjykojne vet !

ndersa per kete rast ne vecanti, femijet perjetuan nje skene te tmerrshme dhe ishin ata qe 2 vjet me pare parandaluan babane te vriste nenen e tyre… pra ne njefare menyre, e ‘‘mbrojten’’ te atin te mos behej kriminel ! -dhe vetem per kete arsye ky kopili duhej tu ishte femijeve mirenjohes per tere jeten dhe natyrisht nuk duhej tu dilte atyre kurre me para syve.

gjembi

Dmth kur femijet shohin me syte e tyre si i jati perpiqet t’u vrase nenen qenka manipulim i tyre nga e ema?

dasara

E the mire o Pjeter i njifte ne marrdhenie me punen …Mund te jesh nje komshi i mire ,nje babi i mire por nje bashkshort i keq …nuk do me thene gje kjo qe ne pune ka qene shume korekt …E kam parasysh si mund te kete qene se kam jetu aty dhe i kam parasysh pergjithsisht meshkujt shqiptar …

dasara

Dhurata me e bukur qe nje baba I ben femijes eshte te doje nenen e tyre …çehovi thote : Kultura e nje kombi varet nga emancipimi i femres .Aty ka shume probleme varferia ,mos funksionimi i shtetit …eshte shume veshtire si per femren ashtu dhe per brezat qe rriten …

TironciLebetit

Fjala e fundit e Skenderbeut:
…nese Magjistrati, ushtari apo kleriku jane mashtrues dhe te padrejte, atehere pa meshire varini ne shtylle ne vendin e krimit: ju do te vini re se pasardhesi i tij do te bejet i drejte dhe i njerezishem…ju do te kujdeseni per drejtesine, e cila eshte themeli i te gjitha virtyteve…

qimja

Krimi me i madh qe i bohet Grave eshte “bombardimi” nga mediat.
Mjafton me pa reklamat kur vje gruja n shpi nga puna, e lyme e perlyme, buzagaz a thu se ishte me pushime e jo n pun , burri i pashem dhe femijet e lumtur e presin me dreken gati…kur realiteti esht se 95% te grave mezi presin te shkojn ne shpi nga puna me meditje, i lu tepeleku kokes se cfar ti gatujn kalamojve, dhe gezohet nese i ka mbet ndopak fuqi me i dhon burrit “kulacin”.

Mimoza_llastica

AC/DC boll permende manipulime te femijeve nga e jema. Femijet Kane qene aq te rritur sa per te gjykuar vete. Kushdo te kish qene do ti kish largu femijet nga dhuna, ai mashkull i dhunshem. Pike. Vrasja e saj nuk justifikohet ne asnje drejtim. Ky nuk humbi mendjen per momentin, nerva e siper. Ky e ka planifiku me e vra patjeter. Sado kohe ti merrte. I kish thene trurit ik pilu. Therefore nuk I ka meritu ato kalamaj!!

ACDC

Teorikisht ke te drejte,por po te marrim versionin e @Pjetermustakuqi ky ka financuar studimet e saj dhe ne momentin qe kjo u be gjyqtare i ka thene ketij “ik pirdhu” …
Pra nuk ka qene aq monster sa po e paraqesin.
Nese ai donte ishte grua do te kishte simpatine e gjithe shtypin se dobte quhej battered woman.
Fatkeqesia e tij eshte se eshte burre.
Nuk e shikon qe shtypi nuk ka marre ne interviste ASNJE nga shoket miqte apo te afermit e tij?
Ngjarja eshte ndertuar ne Baze te kujtimeve te njerezve dhe shoqeve te saj…

Mimoza_llastica

Nje burre e le gruan po te doj shume lehte, divorcohet. Shancet qe kjo grua do ta dhunoj apo vrasi pse e la jane shume te pakta, ne krahasim me te kunderten, kur femra le burrin. Ky eshte fakt e se mohon dot. E kur gjendja financiare eshte e mire, ska pse njeriu te arrije deri ne vrasje. Shumicen e rasteve keto behen very ugly sepse nga fukarralliku. Ne kete rast ky paska qene mire nga kjo ane, skish pse. Nuk funksionon me, ik ndahu si njeri I civilizum dhe mba privilegjjn e te pasurit te femijeve 1/2 here ne jave. Po ky do kete qene psikopat me mentalitet - e imja pergjithmone. Une prape se kuptoj si arrin robi deri ne hakmarrje /vrasje te dikujt qe deri dje ke jetu bashke. E kuptoj kur behet vrasja per vetmbrojtje. Po jo pse Iku e la. Ok iku, jeta vazhdon !!! Pune e madhe, gjej tjeter. Me dhune nuk mbahet tjetri/a ne lidhje/shtepi.

ACDC

Nuk eshte se nuk funksiononte me ,se deri ne momentin qe ky paguante studimet funksiononte per mrekulli.
Nga sa kuptojne nga @Pjetermustakuqi ky eshte ndjere i perdorur pasi ne momentin qe ajo ka mbaruar studimet dhe gjeti pune me pare,i tha ketij “ik pirdhu”.Eshte lehte te japesh mend nga pozita komode.
Ky eshte ndjere I perdorur se ajo ka perdorur poziten e saj si gjyqtare ne ceshtjen e saj,aq me teper qe kete pozite ajo e fitoi nga paret e tij.

My rast ngjan si dy pika uji me Betty Broderick ne SHBA,por avokatet sorrosiane te korrektesise politike ketu ne PPU e kane te veshtire ta pertypin.

Ne SHBA si divorci i tyre Broderick vs Broderick dhe komplikimet e mepastajme qe kulminoi me vrajsen e burrit dhe gruas se dyte studiohen nga avokate dhe psikologe.
Ndersa ketu I kemi futur nje “kafshe dhe psikopat” vrasesit dhe do te flejme gjume rehat se e kemi bere punen e luftetarit te tastieres.
Gjeje tek Wikipedia dhe besoj se do te shohesh ngjashmerine.

Nese situata do te ishte riverse,ne te gjithe ketu do te mallkonim burrin qe e shtyu gruan ta kryeje kete veprim.

Pjetermustakuqi

pjetermustakuqi e ka fiction te gjithen,sic e tha edhe rasta,kot me refeohesh se nuk i kam pa e njoft kurre ne jete.mund ta keme dhe krejt gabim.
une me menjen time profilin e ketij burrit e shoh si njeri te qete, qe ka ja dale te ndertoje nje jete te sigurte e komode,ka kriju nje familje qe eshte baza e lumturise se tij, me dy femije te mrekuleshem. pa prit e pa kujtu,e gjitha kjo i shembet para syve. nuk gjen asnje arsye qe te gjeje veten fajtor,nderkohe qe shef te shoqen si shkaktare te gjithe kesaj gjeje te tmerrshme qe i ka ndodhur. eshte njeri qe beson te familja, qe ka punu dhe investu per nje gje te tille dhe gjithe investimi i hidhet poshte nga partneri me te cilen e ka ngrit ate. per te ba nje krahasim cinik,si ne nje biznes ku ortaku te vjedh te gjitha aksionet dhe te len troke. ndihet i vjedhur,i mashtruar i poshtruar.nuk arrin ta menaxhje situaten dhe gjithcka i del jashte kontrollit.pau-pau! qellon me dy plumba nanen e femijve te vet, dhe kjo e ban te ndihei i cliruar nga ai makth qe i kishte zan frymen.

Mimoza_llastica

Lol e kam pa film ka vite te lifetime channel. Ne ndryshim nga kjo ngjarje, Broderick shkoi u martua me nje 20 vjecare, i mori dhe kalamajte, gjithe sacrificat e kesaj I hodhi ne plehra. Eshte e rralle qe nje femer te behet dhe burre e grua ne shtepi. Po prape keto se justifikojne. Ajo u denua e se fali njeri regardless eshte femer apo jo. Ky rasti jone, kjo as u martu, asgje. I pagoi shkollen ne Shq, qe nuk kushton shume? Oh well pune e madhe.

Ingeborg

“Nje burre e le gruan, divorcohet”- Eh jo nuk ndodh gjithmone ashtu ne vendet mesdhetare. Harron qe ekziston koncepti i nderit dhe femrat deri diku jane vete fajtore qe i edukojne djemte e tyre me ate lloj nderi. Gjerat jane te lidhura me niera-tjetren. Nejse…

dasara

Pjeter e kenaqe devolliun me analizen fantazi alla-shqiptare shkak pasoje …Po ja qe faktet flasin te kunderten …nuk ja ka marre femijet ''kur qenka realizu ‘’ por e kunderta ka duru deri ne fund si durojne shume qyqe atje se s’kane ku te shkojne e kush ti mbroje …Ja kane kerku femijet me e nda se nuk e duronin me babain e dhunshem…Po pse burre i mire asht nje qe teorizon femijet e grun …Nuk jane prone e askujt as femijet e as gruja …qe ky koka e madhe e kombit te vendosi se çfare duhet bere me to …Pastaj ku e dini ju qe ja paska pagu ky shkollen …kjo ka punu vete ka qene e shkolluar qe nga babai ka mbaru pedagogjiken ne Shkoder ka kene drejtoreshe kopshti dhe paralel shkonte ne shkolle per juridik ku ka qene studente e shkelqyer sa e kane mbajte pedagoge ne po ate universitet qe ka studiu …KA QENE DHE GJYGJTARE E NDERSHME (NGA TE PAKTAT ) shife ku ka jetu me qera …dhe me ly shtepin nuk ka pas pare …por edhe sikur t’ia pagonte ai shkollen nuk do me thene asgje sepse puna shtepijake qe bejne grate ne shtepi ne baze te kodit civil quhet njesoj sikur punon diku me rroge …perendimi e ka vendosur kete ligj qe ne 78 ne SHQIPERI e di qe eshte vendosur por nuk di se ne çfare viti. Modernizohuni pak o njerez dashurite mbarojne edhe duke u sjell mire pale kur ka dhune dhe injorance …Jeta vazhdon as gruja as burri nuk jane prone e askujt …Burra si ky qe jane shume duhen tredhur jo t’ia japesh e te besh femije me to …PO çA ME BO KY ESHTE KONTIGJENTI ATY DHE MATAROHEN ME TO …RRUGES HAPIN SYTE …RRITEN …ja ça ka heq korba . .https://www.youtube.com/watch?v=NVKTRmKCemg

Pjetermustakuqi

Studente e shkelqyer ne univetsitet privat,ku notat jane leket. Po pertej ksaj po e marrim te mirqene qe mund te kete mbaru me rezultate te shkelqyera dhe une e besoj,po nuk mjaftojne rezultatet me fitu magjistraturen. Jomekot e mora shembullin e komshies. Duhen lek edhe mik. Lek shume,shume e mik i rangut te Sali Berishes e lart per t’u ba gjykatese. Femijet i pashe vetem ca sekonda dhe ndrrova kanal. Dukej sikur po e perjetonin si spektakel faktin qe po intervistoheshin nga media (medive ju qifsha robt qe instrumentalizojne kalamajt) .Megjithate mund te jete edhe kshu si thu ti e une kam kput dokrra. Nje vrasje ashte barbare sidoqe te jete,kur asht rasti per nje femer asht dyfish. Nuk e ban kush per qef. Kjo asht e sigurte.

dasara

Eshte e kote me ju gdhen juve ,gungaçit vetem varri ja drejton kurrizin …po mire po te kishte qene studente e keqe kjo (edhe pse te privati ) do ta mbanin pedagoge ? e me tej gjygjtare ?
Ja e paska shkollu çami …çami te shkollohej per vete qe te kishte me shume tru ate te bente …si keni zemer dhe mbroni nje vrases …mendoni t’iu ja beje njeri vajzes se juaj …ta rrisish me 100 sakrifica e ta vrasi tjetri se e qun pronen e vet dhe do me komandu e dhunu se ashtu i thote truri …Kush i9 i mbron keto mostra e rente ne koke se keshtu kupton me mire (se kam per ty personale por ne pergjithesi per injorantet ne ALBANISTAN )

Mimoza_llastica

Ur fiction story calon. Nuk ben per skenar. :smiley: nuk ndodh shpesh qe nje grua te lej burrin ne ate moshe e me 2kalamaj. I ka shku aty ku smban me. Nuk eshte se ish goce e re e iku se e presin plot perjashta. Come on, tjetra me 2kalamaj. Ri shikoje dhe njehere skenarin e paraqite prape mbase ta kalojme.

Pjetermustakuqi

Qendrimi yt eshte maskilist. Nenvlehteson forcen e grus. Nje femer 38 vjece,ne kulmin e moshes, e quan te mbaruar, te paafte te rifilloje jeten nga e para. Ta kishte than pjetermustakuqi edhe hahej,po ti!!

Mimoza_llastica

Nuk eshte i tille lol. Ajo kishte femijet primare. Nuk e anashkaloj faktin qe do fillonte jeten serisht nga ana e ndjenjave. Ma merr mendja ta kish pas ndonje te dashur do ta kish qerru me kohe ex husband.

ACDC

Per mua Betty Broderick i lumte pushka!

peshkuikuq

Vrasja nuk justifikohet. Ne e kemi kokën të ulur për atë që ka ndodhur. Por, vëllai im vrau nënën e fëmijëve të tij, pasi doli nga vetja për shkak të saj. Fadili bëri gjithçka për Fildeze Hafizin. Ai mundësoi që ajo të bëhej drejtoreshë kopshti, investoi për arsimimin e saj, për gjithë të afërmit e saj. Dhe pasi arriti gjithçka prej tim vëllai, ajo e divorcoi, ia vuri fëmijët kundër dhe filloi të tallej me të”.

Kështu deklaroi dje Eduart Kasemi, vëllai i 53-vjeçarit, i cili pak ditë më parë ekzekutoi bashkëshorten e tij gjyqtare në qendër të Tiranës. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Eduart Kasemi tregoi me detaje se si vëllai i tij i madh është njohur me Fildezen dhe se si marrëdhënia e tyre përfundoi në tragjedi. Sipas Eduardit, shkaku kryesor i kësaj tragjedie kanë qenë dy fëmijët, për të cilët Fadili kishte dobësi. “Unë nuk mund ta parandaloja këtë tragjedi, sepse sado ta ruaja, ai mund të çohej natën dhe ta bënte krimin”, tha vëllai i vrasësit të gjyqtares.

Zoti Eduart, vëllai juaj akuzohet për vrasjen e ish-­gruas së tij. Cili është reagimi juaj?

Aq shumë sa ka bërë për mua ai vëlla, saqë të më kishte vrarë mua, ia kisha bërë hallall. Për çfarë ndodhi ishte brenda familjes, unë nuk mund të ndërhyja aq shumë në familjen e tyre. Ne e kemi kokën të ulur për atë që ka ndodhur. Vrasja nuk ka justifikim, por ata i kthyen fëmijët kundër. Vëllai im, sidomos për gocën bënte çdo gjë. E kishte debulesë, siç bëjnë baballarët për gocat. E thërras çunin tim tani këtu në qoftë se ju dëshironi. Ai është në klasë të tretë dhe pyeteni vetë se si sillej Fadili me fëmijët e tij dhe dëgjojeni se çfarë do të thotë. A u ka bërtitur ndonjëherë ai fëmijëve dhe a i ka rrahur ndonjëherë ata? Ai i përkëdhelte gjithë kohës. Nga fundi ikte djali im të takonte nipin dhe mbesën se i donte shumë dhe ata nuk i vinin.

Mendoni se krimin e ka kryer në gjendje të rëndë psikologjike?

Atë nuk e mbante vendi. Ai bëri çdo gjë për familjen e tij dhe ndiente se fëmijët po i largoheshin dhe për këtë gjë fajësonte ish-bashkëshorten. Ai i donte fëmijët e tij dhe distancimi i tyre sipas tij i ndikuar, po e vriste. Kohët e fundit ishte shumë në tension, nuk ishte në vete. Ai ishte njeri me emër dhe humbi çdo gjë, shkoi në zero.

Nipërit e tu thanë për mediat se ata ndiheshin të terrorizuar pranë të atit. Si e shikoni ju reagimin e tyre?

Ata janë fëmijë. Janë të lënduar. Humbën të dy prindërit në të njëjtën kohë. Nuk ishte mirë kështu, si për të ndjerën, ashtu edhe për tim vëlla. Por shiko çfarë bëjnë. Kërkuan ndihmë nga shteti, shtëpi, ndërkohë ai i ka ndihmuar gjithmonë. Çdo gjë që ka, ua ka lënë në testament fëmijëve. Deri dje ata fëmijë me babën ishin duke u puthur dhe sot tregojnë që iknin të mërzitur nga ai. Kush i bën këto gjëra?

A janë ata që flasin kështu, apo janë të ndikuar? A mendoni ju se mund të parandalohej ky krim?

Unë nuk mund ta parandaloja këtë tragjedi, sepse sado ta ruaja, ai mund të çohej natën dhe ta bënte krimin. Nuk ma mori mendja që mund të arrinte në këtë pikë. Sado që u përpoqa, nuk mund të ndërhyja në jetën e tyre, pasi secili ka shtëpinë e vet, nuk më lejonte. Fadili në kohën e komunizmit ka qenë magazinier. Im vëlla ka hequr shumë që në vitet ’90. Ka qenë ndër të parët që ka ikur me anije në drejtim të Italisë dhe për vite me radhë atje ka punuar në ndërtim bashkë me vëllain tjetër. Më pas u mor me tregti, ishte shumë i zoti. Ishte djalë i shkathët. Motra jonë ka një dyqan te çamët dhe Fadili bashkëpunoi me të për disa kohë, par ka shumë vite që është shkëputur. Shumë veta e kishin zili dhe të arrinte puna në këtë pikë s’ma ka marrë mendja. Vetëm nga ai s’e prisnim ta bënte një gjë të tillë. Ne jemi me origjinë çame, jemi 6 vëllezër dhe 7 motra. Çdokush nga ne mund të binte në humnerë, por ai jo. Nga ai s’e prisnim. Ne nuk jemi familje hajdutësh, nuk jemi marrë kurrë me drogë apo me punë të pista. Nuk kemi ushtruar kurrë dhunë. S’e di si ndodhi kjo me Fadilin.

Si është njohur Fadili me të ndjerën?

Kur e njohu ish-­bashkëshorten, ajo jetonte në Shkodër. E mori në Tiranë bashkë me vjehrrin, vjehrrën, kunatën dhe gjyshen e saj. I gjeti shtëpi këtu afër Xhamllikut, në mënyrë që të ishin afër me gocën dhe qiranë ia paguante Fadili, pasi ata nuk kishin mundësi ekonomike. I ati i të ndjerës punonte roje në spital dhe nuk e përballonin dot ndryshe jetesën.

Pse mendoni ju se gjërat shkuan deri këtu?

Ish-­bashkëshortja e Fadilit në fillim punonte edukatore kopshti. Vëllai im ndërhyri që ajo të bëhej drejtoreshë e atij kopshti. Më pas investoi në arsimimin e saj. E regjistroi në shkollë për juridik duke i bërë edhe magjistraturën. Ai ka investuar çdo gjë për atë. Ajo postin gjykatëse e mori prej tij dhe në fund e divorcoi tim vëlla dhe nuk mjaftoi vetëm kjo, por shpesh tallej dhe thoshte poshtë e lartë: “ç’më gjeti me këtë”. Por, njeriu duhet ta kthejë kokën mbrapa, të kuptojë nga ka ardhur. Si ka qenë më përpara dhe duhet ta vlerësojë burrin për çdo gjë që bëri për atë. Kush i rriti ata fëmijë ndërkohë që ajo vazhdonte shkollimin? Ai ishte shumë i përkushtuar, e çonte dhe e merrte ish-gruan nga shkolla dhe ndërkohë shkonte në shtëpi dhe mbante e ushqente fëmijët. Kush ia rriti fëmijët kur ajo bënte shkollën? Im vëlla u bë dhe grua në familje. Të jesh dikush me emër dhe në fund të hash veten në brendësi.

Vëllai juaj ka qenë më parë në burg për ngjarjen e ndodhur në vitin 2015. Pasi doli nga burgu, a takohej me fëmijët? Po gjatë kohës që ka qenë në qeli?

Fëmijët nuk i kanë shkuar asnjëherë në burg. Edhe ne i kemi dërguar fjalë, por sërish nuk shkonin. Ndërsa, kohët e fundit fëmijët nuk i vinin më. Kishte një muaj që nuk i kishte takuar fëmijët. Një javë para se të ndodhte ngjarja i kishte takuar. Ne jemi shumë të afërt me njëritjetrin. Më përpara fëmijët tanë rrinin gjithë kohës bashkë. Janë shumë nipër e mbesa që mblidhen çdo fundjavë. Djali im rrinte shpesh me fëmijët e Fadilit, i do shumë. Ne si familje, për fëmijët bëjmë jashtë mase. I fusim nëpër aktivitete sportive, u qëndrojmë afër. Im vëlla akoma më shumë se ne. Në qoftë se fëmijët e mi bënin një javë pushim, të Fadilit shkonin nga një muaj. Ata ishin gjaku i tij. Ai nuk mendoi më gjatë. Ideja që atij po i merrnin fëmijët dhe që po i largoheshin e rëndoi shumë.Ish­-bashkëshortja e tij ishte gjykatëse… Ai nuk e vrau për post pune, sepse shoh që të gjithë përmendin postin e gjykatëses, por krimin nuk ndodhi sepse ky ishte klient i saj apo sepse kishin përplasje që vinin nga një gjykim në punë. Krimi ishte brenda në familje. Ndodhi për shkaqe të brendshme dhe nuk ka pse të përmendet posti i saj. Nuk ka kuptim

./panorama

anon63896856

Ketu e lashe leximin.

peshkuikuq

Mendova që ishte me interes intervista e vëllait të vrasesit ndaj e solla, mendoj gjithashtu që megjithse “konflikt intersi” aty ka të vërteta të pamohushme , jemi shqipo sido që jetojmë nëpër gjithë botën dhe e njohim mirë njeri tjetrin…

anon63896856

Sado e vertete te jete e verteta e vellait, cfare thote le te kuptoje qe parametrat e logjikes dhe moralit nuk i ka brenda asaj qe konsiderohet, ose asaj qe konsideroj une te pakten, normale. Perpos patetizmit (meqe ra fjala, kerkon dhembshurine ne doza neverisht me te larta se te femijeve apo atyre qe kane shkruar ne kujtim te se ndjeres.)dhe detajit te vogel me parametrat, mire eshte te sillet dhe kendveshtrimi i feles tjeter, sic thone. Ti mire bere.

Pjetermustakuqi

he mr kapila ,a ju thashe ! S’me gabon intuita mu,jo.
kerkoj aty ku jeni nje standing ovation per mu,te ngriheni ne kame dhe te duartrokitni. :smiley:
sidoqofte,ngjarja asht teper e dhimbshme dhe asht tepru pak,prej meje kryesisht,duke marre neper goje te ndjeren,qe cfaredo qe te kete ba,i ka la gjynahet e ksaj jete ne nje menyre ekstremisht te dhimbshme. i qofte dheu i lehte!

anon63896856

Nje njeri me pak ndergjeje do te heshte dhe jo te dilte neper intervista.

Pjetermustakuqi

kalamaj kur sheshim me nane pasi i kishim thane shokut"nanen n’pill ku ta keshe",per ta anallu sharjen,shtonim “pervec teje”…hahaha

TironciLebetit

Pjeter cer gjynahu ka bo e ndjera? Vec Fatkeqesise qe eshte martu me nje burre injorant 14 vjet me te modh, Nuse ne nje familje qe kan pjelle si mocat 10 motra e 8 vllazen, ne nje injoranc e konservatorizem qe do e ngrinin ene Mbretin Zog prej varrit te skandalizum.

Kjo pra eshte thelbi i te keqes ne Shqiperi ku Mashkulli e shikon femren ma keq se placken e rrembyme si SPAHI. I ka pagu shkollen…po grun e vet e ka pas donte dhe ja pagunte…e mirebani se femijet e tij do rriteshin nga nje nane ma e arsimume. Po dashnoreve gjimnaziste ky i Suniti cfare u blinte…iphona e cizme po e po i her se kishte zhvillu shije per zocka ma te reja.

14 vjet martese o Pjeter e njerezit ndryshojne gjate Martese, e normale qe te ndahen se nuk jane placka apo sende qe me qe Babes peder i kam paguar qirane ne Tirone ti je placka ime tan jeten.

As nji te drejte skishte Pederi Sunit mbi gruan, e kishte gezuar plot 17 vjet i kishte dhan 2 femije te shendetshem e cer mootin donte ma shume? Donte te ishte Baba konservator qe tu jepte urdhra kalamojve e gruas?

Mbas 7-10 vjetesh ne martese njerezit edhe ndryshojne e ca hecin para e ca mbeten prapa e prandaj Njerezimi ka shpik DIVORC e jo Alltie.
Shume i trondit qe Shqiptaret e Pjerinit nuk kan as Civilizimin e Jevgjve a Magjypit qe kur do me u nda shkonte tek gjykatesi e i thote plote goje…Zotni Gjykates na Nda se nuk na Perputhet Karikatori…

Kthupi

Po qe se e kishte merak qe ishte me emer dhe u be gazi i botes ose cfaredo nenkupton i vellai me “te hash veten ne brendesi”, pse s’u be pijanec ky? Te pakten ashtu merrte vetem veten ne qafe, maksimumi do gremisej rrugeve naten.

Drama te tilla familjare ka kudo, por sido qe te vijne punet, marrja e jetes se dikujt tjeter nuk eshte zgjidhje. Ndonjehere te duhet te kaperdish krenarine tende edhe nese ndihesh i perdorur edhe te thuash “c’est la vie, s’kam c’ju bej femijeve as nenes se tyre. Po te duan te kene marredhenie dera eshte e hapur, por une duhet te vazhdoj jeten time”. Vdiste per femijet thote vellai e ja ku i la rrugeve jetime. Pas 10-15 vjetesh kur femija t’i behet gjysme njeriu me lloj-lloj problemesh, kujt do t’ja vere fajin?

Pjetermustakuqi

Gjynahu me i madh i saj eshte,nese eshte e vertete historia qe tregon i vellai,percmimi qe i ka ba te shoqit dhe armiqsimi me kalamajt,kjo e dyta sidomos. Kjo i hedh poshte gjithe arsimimin qe s’ka vlejt fare si edukim,pervecse si bonus profesional.
Fjalet i ke te bukura hirsi,thote Robert Ndrenika te nje film,teorikisht sic thu ti duhet te jete,po ne praktike,njeriu eshte qenie egoiste dhe egoja e tij eshte derrmu keq kur ka pa qe investimi jo vetem nuk i eshte kthyer mbrapsht,por i eshte kthyer kunder. Aq me teper qe investimin mund ta kete ba edhe ne emer te dashurise per te,dhe akti makaber i vrasjes,nuk asht gja tjeter ,vecse akti i fundit i dashurise - ne cepin tjeter te dimensionit te saj, ate te urrejtjes .

TironciLebetit

E ku e shikon percmimin ti tek pallavrat e vellait qe ajo paska thone…u cmka gjet me kte…qe jane fjale te nxjerra nga konteksti e ndoshta me perkedheli ne nje marredhenie te gjate 17 vjecare. Pjeter nje grua mund te thote per ty e per mu u cmka gjet me kte se ne sdim me rregullu kollaren ose rrudhosim pantallonat para nje evenimenti. Ene per femijet mos i beso llafet se Nona i conte tek i jati…kur goca shkon 16 vjec e cuni 15 vjec, jane vite adoleshence e i shofin prinderit me armiqesi e baben i cik Loqe…Kto jan helme familjesh martesore ku cdo familje pretendon se fajin e ka tjetra. Me 7 kunata e 8 kuneter plus pleqte prej Shkodre si rimorkio ne Martese krijon kushte jo te shendetshme per jeten e nje Cifti. Mos te them qe kto familjet e mbedhaja per tej kufijve te natyrshem biologjik kane ene elemente incesti e cmendurie mrena.
Burri nuk ndjehet kurre i perdorur nese e ka dashur gruan dhe cdo gje i ka dale nga shpirti. 17 vjet martese jane periudhe e gjate e Suniti mund te ishte habit nga kerkesa per divorc e gruas por kurre i poshteruar apo i perdorur.
Mu me duket se venia e dores mbi gruan eshte zakon Sunit i ardhur nga pushtuesi dhe skemi pse ta mbrojme si Shqiptare.

dasara

Po pra shume e degjuar muratori tek tregu çam .:stuck_out_tongue:
Po te paret e çamit kur erdhen nga çameria leckat e trupit kishin …çish kjeshen tjater …Tani qenka bere pasanik i madh bithe e çamit 13 kalamaj …Neper qytete te ishin me shume se 2 kalamaj ngordhnin per buke dikur …imagjino si do jene rritur e edukur keta …Tani jane bereme vila …por i gjujne pulave me gur tek oborri …ndonje mund te mbaj dhe dele :stuck_out_tongue:

Si nuk ke turp qe mbron vellain kriminel …tipike shqiptare te mbrojne rracen e vet e te shajne nusen …per kete kemi dhe shprehjen e famshme ''vdiq dhija u prish krushqija …

dasara

Fatkeqsisht dashurita mbarojne …dikush e kthen dashurine ne respekt dhe interes …por duhet te kete shume kulture nga te 2 krahet …Shumica nuk e ben …kemi familje hipokrite qe e dredhin sa andej ketej dhe rrine bashke qe mos ti humbur ato qe kane arritur …dikush tjeter ndahet o rrine vete ,o gjen dike perseri … grate i kan gjete burrat ne dyshek me dashnoret dhe nuk i kane vrare …ky pse nuk e do me (dhe dihet pse ) shkon e vret. Ka raste qe mund te jene shume te mire te dy por nuk duhen me … nuk mund ti komandosh ndjenjat …ku jetoni ju, nuk e shef se ç’behet …Pse ka kaq shume tradhetira,divorce ,vetmi ? Sepse dashurite mbarojne…Ne perendim rri gruaja ne shtepi del burri jasht shtepije dhe duhet paguaj para per femijet e gruan nqs eshte pa pune .Ky kujton se çfare ka bere …detyren ka bere …si e ka lare e gatuar ajo …

Mimoza_llastica

Na preku dhe ky vllai. Edhe ketej thote si linte Fadili me hy n’bixinessin e tyre familjar ketej na thote ishte njeri i mire ai po femijet po i largoheshin. Po ku ka dit ai cka po ndodhte aman??! Se dija thote se do arriste deri aty ??!!:flushed: Po ai kish tentu pra mo me e vra njehere. Tjetra I kish cu letter ambassadorit American se e ndjente rrezikun, ky na tregon si I kish ndihmu me pare Fadili.

Pjetermustakuqi

Kur dashurite marojne,marojne,po kam frike ktu s’kemi te bajme me dashuri,ose me sakte kemi te bajme vetem me dashuri te njeaneshme. Nje mardhenje e tille prodhon gjithmone krime pasioni,pasi partneri i dashurum asht perhere inferior dhe vjen nje dite, dhe shkarkon komplekset ne ket menyre sic bani ky burri,qe ne komentin e pare e quajta “te shkrete”

Mimoza_llastica

Partner I dashurum thote :stuck_out_tongue_winking_eye: Burri 53vjec i dashurum. Mah lol.

Pjetermustakuqi

Kjo pastaj si ky tipi i shqipos qe na solle ti jane ndotje sociale,qe shoqeria duhet te marre masa te dizinfektohet.

ACDC

Lere Pjeter se ketu jane njerez te skllaveruar nga korrektesia politike.

Te kishte ndodhur qe vrasesi te ishte grua,njemije e nje justifikime do te nxirrnin qe te dilte e pafajshme.

Dhe me e forta eshte se keta qe japin mend per gjoja emancipimin dhe divorcin do te ishin te paret qe do te rrembenin revolen po te ndiheshin te perdorur.

Ti nje variant te besueshem ju the dhe tu hodhen ne gryke,pale ti tradhetoje partneri mendo se cfare do te bejne…ky vrasesi ketu do te duket engjell para hipokriteve te PPU-se…

dasara

Ty nuk te kisha lexuar por kisha degju ketu qe te tallnin per trashesi… paskan pas te drejte …kurse tipave qe bejne si burra zamani e si te mençur… ja ngrejne kembet me shume grate,motrat e kalamojt…mos te shtoj dhe nonat lol

Mimoza_llastica

Shume gjynah kjo grua. Nuk e pashe te gjithe. Shenjat qe I kish lene. E dhimbshme.

ACDC

Ja dhe pergjigja e grave.
Sa bukur flasin!
Keto i kane vane kazmen,kauzen se drejte te barazise sociale te burra e me grate.

IMG_1970

gjembi

Keto i kane vane kazmen,kauzen se drejte te barazise sociale te burra e me grate.

:rofl: Te lutem mjaft se s’ndaloj dot :rofl:

Kthupi

Sa gishta jane ketu more? :crossed_fingers:

zeqo

Pse s’e ka shkrujt siç duhet, prap inferiore do mbeteni o gra!?

TironciLebetit

Na myten Grate tha Kapedani…kto ste len as me i ra me Leve e as me i vra mer yahoo…se fillojne e protestojne periher

gjembi

As lafshen s’ta hane ne hashure thuaj. Ajo eshte c’eshte.

zeqo
reader

Ceshtje e trajtuar ne menyre !@#$% por po komentoj vetem sepse me beri shume pershtypje intervista e vellait, te cilen e ka sjelle dikush me lart…eshte shume instruktive mbi botekuptiminin ne teresi te nje pjese te popullates.

Cilesia e marredhenieve shprehet ne menyre kostoje - paguante kete, ate, shpenzonte kaq e aq per femijet, shpesh aty ku ne fakt ka elemente pronesie merren si shembull dashurie dhe harmonie, nese ka investuar kaq shume c’tjeter mund te pritet, a ka aspekt me te rendesishem se ky, mase tjeter per tu matur marredhenia familjare ?

E marre bashke me nje interviste te shkurter te familjes, ne fakt del se eshte kryer nje transaksion ekonomik, eshte shitur vajza tek bleresi me te gjitha caveatet e pathena qe vijne me kete. Bleresi ka pasur pritshmerite e tij, qe zonja te ndryshoje mendje nuk hynte ne to sepse kjo ishte kontrate pronesie dhe jo marredhenie mes 2 njerezve te lire, ndjenjat edhe mund te ndryshojne por detyrimet mbeten. Asgje e re nga fronti i skamjes dhe martesave me shkese ne Shqiperi.

Cecua

Kot per kuriozitet, po pidhi i njome e i ri si e kish kerku dhe si e kish marr ky robi a ka noi vlere? Meqe robt jane tu bo llogari me laps e me leter them. Sa e ka vleren ashtu i ri fringo, 16-17 vjec? Noi vlere do ket se kot nuk e kerkoi aq te ri. Po ta kish mar sa vetja vet sa do e kish vleren? Robt duhet ti bojne keto llogari e tja cojne atij te vellait qe ti hyje dhe njehere hesapeve. Ti bojn edhe per vete, se shancet jane qe te kene edhe motra edhe vajza dhe tja varin cmimin ke kacurrelat qy ne fillim, qe mos tja vrasin robt si puna ktij pas 15-20 vjetesh per i grusht euro.

Kjo mund te ket qen allasoj, po nuk vritet nona e femijve te tu (meqe te qenit bashkshorte per 15 vjet nuk paska asnje vlere).

Bleta

Nuk ka gje qe justifikon vrasjen dhe si gjithnje ne kete histori te shkrete jane femijet, se dhe ai deri ne 53 e dhe ajo deri ne 39 çfare kane dashur kane bere! Po merren ne qafe femijet ne kete vend nga çoroditja totale e te rriturve qe behen prinder me zor e pastaj kane probleme me instiktet deshirat dhe egoizmat e pashfryra me pare.

InkuizitoriMoth
urbantelescope

Vetem Lolita i merr perpara parazitet e pseduo shoqerise civile , vaj me det me ngel grate e botes ne dore te ketij, ti mbroje ky qimthi konviktor

Kthupi

Keto parrullat shiten ne dyqan? Se dhe ajo me lart ka te njejtin mesazh. Apo ju duk si mesazh cool atij qe e krijoi i pari dhe e ka bere shumefishim?

urbantelescope

Ishte fraza e vetme me te cilat do mbronin femrat , mezi e gjeten , mbledhje 5 ore te shtabi i komunisteve te Tiranes.

Edhe eshte reale mos e merr me humor , mblidhen seriozisht lexojne e recitojne vepra komuniste, ky dhe disa vajza qe paten dale njehere proteste per arsimin e larte, s’me kujtohet emri i nje prej pedagogeve djale i ri ne moshe qe i mbledh dhe i organizon keta qyrrsat.

dasara

Mos eshte Arlind Qorri…

Kthupi

Keta presin te udheheqin protesta kombetare me keto lloj kagjozlleqesh?
Ku jane femrat ne Shqiperi? Pse nuk organizojne ato nje proteste, femrat qe jane publike, politikanet, gazetaret, artistet pse nuk e ngrene zerin apo ju mjafton nje mesazh ne fb?
Iku dhe kjo cudi, kaluan 3 dite, sot po merren me Ballistin.

urbantelescope

Bingo , se s’po me kujtohej se jane shtuar shume , iku Alting Goxhaj nga skena , doli Elian Tanini , Arlind Qorri dhe ky qyrrja i ri qe po saldohet menderisht.

urbantelescope

Keta mblidhen 1-2 ore aty para ministrive ose kryeministrise , bejne setin fotografik, renkojne nja 2 here dhe shkojne pijne green tea tek sophie " equivalent i starbucks ne USA per konviktoret shqiptare :stuck_out_tongue:

Ingeborg

Protesta me idiote qe kam pare deri tani.

Alba2265

Mire a keq ai ka dale aty ,Po thote dicka ,ben dicka edhe emrit tend me miresjellje I ka vene nje yll persiper.

urbantelescope

Po ti c’pate , apo je me ato ? Ta gezosh moj shoqja alba , mund ta kontaktosh edhe ne fb djalin ne foto , se e kishte me merak funksionin e tij mashkullor , kerkonte specialiste gjenitalesh te fjalia fundit :wink: