Viti 2017, pak shpresë për Shqipërinë

59 postime 2796 shikime 20 dhjetor 2016 në 12:00 e pasdites
Beni

Viti 2017 thuajse erdhi. Në një botë me shumë konflikte dhe të panjohura që mund të shkaktojnë tragjedi të paralajmëruara, por që për fat të keq, askush nuk ka fuqinë ose vullnetin t’i parandalojë. Duke përfshirë edhe fuqitë globale, të cilat për interesa të dyshimta vazhdojnë të mbajnë ndezur disa vatra zjarresh të mëdha, ku digjen dhe vriten me mijëra jetë njerëzore. Siria është njëra nga turpet e fuqive botërore. Dhe të njerëzimit, pa dyshim.
Në përpjekje për të gjetur “Pak Shpresë për Shqipërine” në vitin 2017, duke rrëmuar mes gjithë “gjërave” që kanë në dorë fatin e saj, por kryesisht dhe vecanarisht në Klasën Politike Shqiptare, humba edhe atë pak shpresë që kisha para se të shkruaja këto rradhë, dhe ashtu, shpresëhumbur po përpiqem për të mbijetuar në sfidat dhe grackat që njerëzit “e rëndësishëm” të Shqipërisë, i kanë ngritur Atdheut, për dy arsye; Para dhe Pushtet.
Partia Socialiste, ndryshe “Rilindja” e Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë, ka mbërthyer dhe shtrirë përdhe gjithë Ekonominë Kombëtare, nga Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim, në cdo fushë të aktivitetit jetësor, duke thithur, njësoj si vampirët, gjakun, mundin dhe djersën, jo vetëm të atyre që sot akoma janë gjallë, por edhe të brezave që vijnë. Kontratat me 3 P (Partneritet Publik Privat), për 5, 10, 15 dhe 20 vjet që janë dhënë dhe që vazhdojnë të jepen në Shendetësi, Transportin Rrugor, Sistemin Doganor dhe Fiskal, sigurojnë mirëfilli një rrjedhje paraje konstante për “Rilindjen” e Kryeministrit Edi Rama, i cili ka marrë përsipër të ushqejë me para publike të qytetarëve shqiptar edhe per 10 deri 20 vitet që vijnë, vetëm llojin e tij, të përzgjedhur me kujdes nga Krahu Rilindas. Sepse e ardhmja e Rilindjes kërkon siguri për dekadat që vijnë.
Edi Rama, ose ndryshe i përzgjedhuri si trazhgimtari i “Bijëve të Partisë”, ka vetëm një mision: Për të rilindur dhe ringjallur, tashmë në mënyrë të pakthyeshme “Fëmijët e Bllokut”, duke i bërë ata milioner, të pathyeshëm, të pakapshëm, me para që rrjedhin jo vetëm tani, por edhe nga e ardhmja jonë dhe e fëmijve tanë. Në formën e 3 P-ve, të blinduara me Kontrata Ligjore që nuk zhbëhen nga asnjë Ligj Kombëtar ose Ndërkombëtar.
Ndërkohë, Partia Socialiste është ndërkallur e tëra në Rilindje, duke dhënë një amalgamë të gjerë përfaqësimi të tre grupeve të interesit:

  1. Ish bijtë e Bllokut të Partisë së Punës,
  2. Oligarkët e Rinjë, të pasuruar në Vitet e Tranzicionit,
  3. Oligarkët e Krimit të Organizuar,
    Për Rilindjen e Tij nuk ka idelologji sociale, nuk ka politikë, nuk ka programe, por ka vetëm “Ne, Rilindja!”, që gjithmonë ka të drejtë: për gjithcka ka bërë dhe nuk ka bërë, se ajo është në të drejtën e saj për të vjedhur Shqipërinë, për ta mbjellur me drogë nga Veriu në Jug dhe nga Lindja në Perëndim, ka të drejtë edhe kur Shqipërinë e braktisin mbi 200.000 qytetarë në tre vjet Qeveri Rilindase, ka të drejtë edhe për Kriminelët e saj në Parlament, ka të drejtë në të gjitha rastet, për gjithcka ajo mendon, vepron, punon; dhe sigurisht, egzaktësisht për arsye se AI ka gjithmonë të drejtë, Edi Rama duhet të jetë përsëri, edhe pas zgjedhjeve të 18 Qershorit 2017, Kryeministri i Shqipërisë. Pa fjalë, kjo është një arsye e fortë dhe madhore që shqiptarët duhet ta votojnë Edi Ramën në vitin 2017!
    Kapitulli II
    Unë vazhdoj të rrëmoj në gjërat e Kastës që Drejton Punët e Shqipërisë. Kapitulli i Dytë është LSI, alias Ilir Meta. LSI ngjanë me dicka tjetër. është më kapilare, e strukturuar, më e drejtëpërdrejtë, nga Qendra në Bazë, e ndërtuar si një Grup Ekonomik, ku të gjithë anëtarët janë edhe aksionerë të saj. Këtu nuk ka asnjë ideologji, majtas as djathtas, lartë apo poshtë, por ka vetem një lidhje të thjeshtë që e përshkron këtë parti, unike në llojin e saj: PARAJA. Ajo (paraja) nuk ka rëndësi se nga vjen, nga vjedhjet, krimet apo mashtrimet, nga jashtë vendit apo nga aktorë global me interesa të dyshimta, nga trafiku ndërkontinental i drogave apo nga jashtëtokësorët. Thjesht; Paraja nuk ka ngjyrë, për PARA DHE PUSHTET bëhet gjithcka. 200.000 njerëz pragmatistë, që bëjnë kompromis me dhe për nevojat e përditëshme njerëzore është normale që t’i ketë edhe shoqëria shqiptare. Ata shkëmbejnë gjithcka; favoret, vendet e punës, apartamentet, zyrat, flamurin partiak, firmat, institucionet, blloqet, votat, me cmime të përcaktuara mirë në Tregun e Madh të Pushtetit dhe Parasë. Dhe ata janë aty, në Pushtet së bashku me Rilindjen dhe Edi Ramën Kryeministër i Shqipërisë, duke ndarë pushtet dhe para, vetëm për njerëzit e tyre dhe interesat e tyre, që me siguri nuk janë interesat e shumicës së shqiptarve. Ndërsa Keryetari i LSI dhe i Parlamentit Shqiptar Ilir Meta, vazhdon të shpërndajë mesazhe të kriptuara me eufemizma të tilla si “Integrimi i Shqipërisë, paqja dhe prosperiteti” pa harruar të shtojë gjithmonë atë thënien madhështore “Me qetësi dhe dashuri”.

Kapitulli III
Në Shqipëri ka opozitë, zyrtarisht. Partia Demokratike përpiqet, rreket të flasë, të denoncojë, të bëj aq sa mundet për të bërë, në mbrojtje të pjesës tjetër, të shumicës që nuk ka zë, që nuk ka mjete, që paguan taksa, që burgoset për mospagim të energjisë elektrike, që ka braktisur Shqipërinë në kërkim të azilit, që punon për 20.000 lekë të vjetra në parcelat më hashash të bosëve Rilindas. Por Partia Demokratike përpiqet dhe është e kushtëzuar të mbrojë edhe pjesën “e pasur” të saj, krysisht ish biznesmen dhe ish zyrtar të Partisë Demokratike, që për hirë të se vertetës janë paksuar në numër gjatë Qeverisë së Rilindjes, sepse kanë ndërruar Ngjyrën, Seksin dhe Flamurin.
Lulzim Basha, për fat të keq, akoma nuk ngjallë shpresë. është tepër elegant dhe i butë. Nuk është i bindur akoma se ai mund dhe duhet të drejtojë frymën opozitare, se ai duhet të behet Lideri i Njerëzve në Nevojë, dhe besoj se shumica e shqiptarve janë Njerëz në Nevojë. Ai nuk ka ofruar akoma asgjë konkrete se si mund të ndërtohet Shteti i së Drejtës, që merr përgjegjësi për shtetasit e vet, së pari duke u siguruar të Drejtën për Ushqim.
Lulzim Basha mund dhe duhet të mobilizojë rreth 400 mijë shqiptarët në mjerim të plotë, duke nënshkruar një Kontratë Ligjore, se Qeveria e Partisë Demokratike do të sigurojë për secilin të mjerë te Shqipërisë, për cdo burrë, grua dhe fëmijë ushqimin e përditshëm, bukën e përditëshme. Me para të thata nga Buxheti i Shtetit. Bukë për 400 mijë shqiptarë të uritur. Bukë e garantuar. Nga shteti, nga Kushtetuta e Shqipërisë, për qytetarët e saj. Atëherë, unë besoj, unë shpresoj, unë jam i bindur se nuk do të ketë shitje vote nga ushtria e të pashpresëve të mjerë shqiptar për Rilindjen dhe simotrën e saj LSI.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Tirondon

Artikull i dobet i kallemxhinjve te opozites me te dobet dhe me mshtruese qe ka pat ndonjehere pluralizmi shqiptar ! 400 mijë shqiptarët në mjerim të plotë,_ ky eshte pprodukt i 8 vjet ne pushtet te Partise Demokratike , dhe Lulzim Basha jo vetem nuk mund ti mobilizoje dot 400 mije vete ne mjerim, por as mund ti afrohet atyre e tu thote nje fjale, ! Lulzim Basha eshte kthyer ne nje dordolec qe nuk e beson kush, me shume gjasa mund te besosh nje gomar sesa Lul Bashen apo baben e tij Sali Berisha !

varik
kapo

…me too !

qimja

po kjo ca ishte?

46and2

fundi i shpreses fundi i marrezise,
e kemi fatin shprese dhe marrezi

Beni

Opozita eshte ne opozite, dmth nuk eshte Qeveria, dmth nuk ka numrat, dmth mire apo keq, ajo eshte e vetmja shprese qe te shpetojme nga nje Kryeminister halldup, genjeshtar dhe mashtrues, qe vjedh, shantazhon, percmon, te gjithe njerezit qe nuk mendojne si ai. Te tjerat po i them ne vazhdim. Shpresoj te ndryshoje opozita, dmth te bej tamam opozite, sepse deri tani po ben sikur ben opoziten. Harrova te them se jam Ben Cullufja.

varik

Shiko mo beni, opozita eshte e tredhur, e larg pabuksave shqiptar.
Lulzimja nuk ja mbush mendjen vorfanjakeve te periferise, pasi ju duket si femer e keqe e lume me parfum, ata dun baba salen, ujk te vjeter e maqo man, kantnar si dora e tyne (qe edhe po jua futi, ju pelqen, por me ta fut lulzimja eshte e papranushme)

Rikthmi i salukut eshte shpresa e vetme e pedese, perndryshe e kanabalizuan partite e vogla

Br3dharaku

Me beri pershtypje ndarja e grupeve te interesit. Te 3 ato grupe i gjen dhe ne PD. E vetmja gje ku bie dakord eshte karakteri arrogant i pandreqshem i km-se.
Biles, me shume se ky shkrim, do vlente te analizohej karakteri i tij. E anatemon Saliun nate e dite po nje analize e mire do tregonte qe nuk ndryshojne shume. Mbajne masken e atij qe di gjithcka, hedhin romuze te dala boje, thone nje gje e bejne nje tjeter, kercenojne, trimerohen, tjeter maske vendosin per shqiptaret e tjeter per te huajt…

Pjetermustakuqi

Kjo maxhorance mori ne zotrim nje Shqipri qe rrokullisej. Gjitha energjite e saj shkune per te frenu rrokullisjen dhe me fillu ngjitjen,gje qe ja doli,po ne perceptimin popullor nuk mund te krijoje efekte ngjitja nga nga minus ne zerro. Paraardhsi pat projektu skenarin grek dhe ne muajt e pare te kesaj maxhorance,ne retoriken e z Berisha ishte ne goje vetem Papandreu. Rrokullisjen ne gremine mund ta kuptosh vetem pasi te jesh gremis,qenja ne buze te saj,nuk merret vesh kollaj dhe shpetimi nga gremisja, nuk i njihet si merite ksaj maxhorance. Ne mandatin e dyte do te punojne ne nje shtrat qe e kane shtu vete dhe do bajne me patjeter sukses,sukses qe do te jete i prekshem nga te gjithe.
Bravo Edvin Kristaqi!

Kthupi

C’kerkonte shqiptari ne shekuj? Pak buke, nja dy qepe te njoma dhe salce kosi. Qeveria te siguroje buken per njerezit e? E kthyet Shqiperine prape si ne vitin 1945 kur s’kishte vertet buke. Filmi “Perballimi” me aktore te rinj.

Beni

Jepi Pjeter Mustakuqi se mire e ke! Te justifikosh Edi Ramen pas 4 vitesh qeverisje, kur vetem nga Ministria e Shendetit ka dhene rreth 400 milion nga paret e bukes se gojes, eshte vertet guxim i madh. Ata 400 milion do te kishin bere me shume pune dhe hajr per shendetin e njerezve, per mireqenien dhe ekonomine kombetare, nese do tu jepeshin te uriturve, qe nuk e kane buken e gojes sonte. Ti shoku Pjeter Mustakuqi ndoshta e ke tryezen plot, dhe uroj me gjithe shpirt te tille ta kesh gjithe jeten, por per njat zot qe i sheh te gjitha, Ilir Beqja, Vilma Nushi dhe Edi Rama nuk kane per ta kalue kaq lehte kete masaker dhe tallje me shqiptaret. Ketu do jemi, dhe do flasim prap.

kapo

Korrigjoni shënjestrën, Zotërinj hajdutë, vidhni lekë të Ramës!

Të gjithë e kanë kuptuar se pushtetin dhe territorin realisht e kontrollojnë hajdutët dhe mafiozët, prandaj edhe apelet e përbashkëta u duhen drejtuar atyre. Ju lutemi, zotërinj hajdutë, korrigjoni shënjestrën, vidhni lekë të Ramës, pasi duart tuaja janë më të merituara sesa ato të kryeministrit. Pasuritë e tij gjenden lehtë: janë në Surrel, tek koncesionarët dhe 11 tenderxhinjtë e shpallur nga publiku. Ato synoni, dhe pasi të keni sukses, shpërndani ndopak edhe për të varfrit, sigurisht do të jeni më bujarë sesa kryeministri, me mashtrimet e tij të fundvitit.
Kështu pra të dashur shqiptarë hajdutë, qofshi hallexhinj ose jo, kur shkoni të vidhni ato pak miliona që edhe në ëndrra e keni të vështirë ti shihni, sepse iu është brumosur fryma e varfërisë dhe skamjes nga politikat e dështuara të qeverisë, bëni një përpjekje për t’u informuar, në mënyrë që të vidhni bash ato lekë që janë përvetësuar nga nomenklatura edviniste.
Ndoshta do të ishte e tepër të pretendonimin prej jush që të shndërroheni në Robin Hudë dhe tua shpërndani të varfërve, por apeli ynëështë minimalit: Synoni lekët e llogarive personale të Edi Ramës e bashkëpunëtorëve të tij! Ndryshoni sjellje, ndryshoni shënjestër, bëjuani shqiptarëve këtë dhuratë fundviti, kur të gjithë e kanë kuptuar se ju e keni pushtetin dhe e zotëroni territorin.

Pjetermustakuqi

Eshte pak a shume si me permbytjet. Vu permbytjet cdo vit me z Berisha,populli bravo qeverise qe con miell e batanije. Edvin Kristaqi ndjek nje filozofi tjeter,nderton argjinatura,pastron kanelet kulluese dhe permbytjet s’ndodhin fare. Punen me argjinaturat s’e sheh kush dhe populli opzitar thote ,ca lesh qeverie asht kjo! Zotit Berisha i njohet si merite edhe dergimin e ambulancave per Gerdecin,imagjino.

ACDC

Rruget kane ngelur ne kilomentrin qe i ka lene Berisha.
4 vjet ne pushtet,ku mashtrues nuk ka bere1 km rruge ne qafe Kerrabe apo rrugen Qafe Thane-Pogradec e ka lene ne meshire te fatit.
Ah po per fasada e mashtrime eshte maestro.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Pjetermustakuqi

Mjaft te krahasoni drejtimin e kryeqyretit dhe te kuptoni ndryshimin mes ktyre dhe atyre qe iken. Sa per rruget,per rruget qe ndertoi z Berisha,paret i pagoi Edvin Kristaqi. Me 700milion pare rruge te pashlyme kishte ba rruget e veta e do krenohej sot e gjithe diten me to,po thashe,energjite iken per ndalimin e rrokullisjes se venit,ku i kishte dhane te shtymen qeverisja e meparshme.
Kurse 400 miljonshi i shnetsise nuk jane pare buke,se po baheni shume te dhimbshem,jane paret qe shteti kishte per shnetsine dhe qe po ja jep t’i administroje privati sipas modeleve te sukseshme neper vende te tjera.

varik

mjqr, jepi sales ca eshte e sales, rruget i ka ba, pak rendesi kane leket, se leter jane

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

varik

te njeten gje te beje dhe rama, spo i kerkon njeri te marre lopate ne dore

leket ti marre ku i mori sala, e te beje eje femijet me shtepi luksi, e ti lere faturen qivirise tjeter

leku eshte leter, eshte virtual, ska vlere reale, 4 vjet ler dicka, se shtet pa borxhe ska

salukun se urren njeri me shume se une, por ki inatine foli hakun :slight_smile:

lets make the fucking albanistan great again

machitewa

Premtoi 300 000 vende te reja pune ne kater vjet, Edvin Kristaqi.

Qe ta jemi te kjarte, kur premtoi ishte i vetedijshem se mandatin po e merrte nga berisha, jo nga merkeli. Gjithsesi premtimin e dha.

Pjetermustakuqi

Kemi dhe ne deshtimet tona,jemi te ndregjegjshem,por kjo nuk na pengon te dalim ballehapur para popullit,e t’i kerkojme edhe nje mandat tjeter.

machitewa

Ballehapur para bagetive, thuaj. Te ishte para popullit do te merrnit plumbin ballit :slight_smile:

Pjetermustakuqi

Ti nga dole te ky konkluzion ?!

Beni

Cfare deshtimesh o shoku Pjeter? Ju i keni dhene zhvillim te papare vendit, duke zbatuar parullen e Partise: “T’u qepemi maleve dhe kodrave dhe t’i bejme ato pjellore si fushat” por me hashash, keni modernizuar transportin duke e bere me Piper, keni gjetur menyra origjinale per te dhene para, miqve te Rilindjes jo vetem me buxhetet e sotme, por edhe me ato te dekadave qe vijne, ndersa ndave pushtetin me Ilir Meten, njeriun me bllok…

Bemat dhe gjemat e liderit global po kalojne filmat thriller…

anon63896856

Beni? Ben Cullufja, je kthyer?

Pjetermustakuqi

E shoh se te paska mbyt trishtimi. Nuk po e kaperdine dot prspektiven e kater viteve te tjera ne opozite. Kshtu asht kjo bote jallane,duhet pune qe te dalesh ne krye. Deshperimi s’te shpien kerkund.

machitewa

Cka meritojne ata qe mbysin vendin ku brenda mandatit te tyre ikin mbi 500 000 qytetare nga syte kembet?!

Btw, a te kujtohet koha kur Shqiptaret shponin bjeshket per autostrada, e meritonin schengenin, futeshin ne NATO?!

Te pyes per te ta kujtuar cka dmth te jesh edhe me i dobet dhe me i keq se berisha.

zeqo

Pak shprese thua ti?! as ka shpres fare me Edvin Kristaqin, vetem z, Berisha mund te bej diçka.

46and2

sa me emancipim te kesh arritur si shoqeri aq me shume e vuan depresionin dhe mungesen e shpreses, sipas bbc-se shqiperia sivjet u shpall kryeqyteti evropian…i droges.

Pjetermustakuqi

Keni kriju nje realitet te deformu ne koken tuj. Propaganda ju ka indoktrinu. E shini Shqiprine e syzet 3D te Fahri Balliut. Nuk gjykohet me mllef,me mllefin tuj ju vetem paragjykoni,ose gjykimin e keni te parafrabrikum,no matter ca mund te ndodhe apo ca ka ndodhe.

Beni

Po po, Ben Cullfja jam. Pak pesimist- thote Pjeter Mustakuqi. Por mbahem, shyqyr zotit.

machitewa

Po, e kam pas dasht fort ilir meten, kur ti e quaje hajdut. Tash te shoh duke iu lepire te njejtit, ma ka deformu koken realieti.

Pjetermustakuqi

Sapo filloi nje film ne nje nga kanalet e digitalbit dhe, them me mire po ndjek filmin ne telivizor, se sa te rri e te komentoj ket filmin ne koken tuj.
Naten e mire.

Br3dharaku

jua kan shtu numrin e kanaleve me ju mor mend, o pjeter! si puna e fese qe ka pas qene opium per popujt, njashtu ju eshte bo dhe dixhitalbi e tringu

Fikret

Si ska shprese. Me aparicjonin e z.Trump bota fle e zgjohet nen ethet e shpreses.
Madje kjo e jona nuk eshte me shprese, eshte Besim dhe Bindje me dy B te medhaja bile bile.

Juaji,
Fikret

kapo

Ta gezoni Dobicin e Dulles

Heidi

Mendoj qe ka dhene prova per te kunderten.

Pjetermustakuqi

po kaloni nje momet - le te themi - jo aq pozitiv,por ,mjaft te pajtohesh me medimin se kjo qeveri do te vazhdoje edhe 4 vjet,dhe gjithcka do t’ju kaloje.

Beni

Edhe mundet te ndodh pikerisht ashtu sic thoni ju shoku Pjeter, por me nje ndryshim te vogel;

Zgjedhjet do te “fitohen”/ blihen dhe vidhen bindshem nga Rilindja. Pas kesaj do te kete reagime te forta nga brenda dhe jashte Shqiperise. Lulzim Basha mund te humb pozicionin e tij si lider i opozites. Pas kesaj, une parashikoj se ne krye te PD-se do te vij Oerd Bylykbashi, sipas mendimit tim njeriu me kredencialet e nevojshme, staturen dhe artikulimin me bindes ne politiken shqiptare.

TironciLebetit

Beno po ti nuk e ke kuptu realitetin Shqiptar. Lulzim Basha nuk ka pozicion si lider ne syte e Shqiptareve kshu nuk ka cer hup…njeriu qe qesh konsiderohet thjesht si Kanakari i Cunit te Sheqeres. Reagime te forta nuk ka per te pas per PeDin sepse rrezikon te bjere poshte LSI si parti e dyte. Oerd Bylykbashin nuk e dun tek PeDi se eshte pinjoll Sigurimi e Nomeklature komuniste. Me shume shonce ka Kaqi i Zi. Me sa kum pa Shqiptaret kan per te votu me indeferentizem por bindshem ate qe bo zhgarravina sepse ne krahun tjeter ke VRASES Serial.

Br3dharaku

parate terhiqen ne menyre komode nga automati. Automatet i gjen ne cdo rruge e rrugice. Une kam nje kusheri qe mund ta konfirmoje kete pa llogarit faktin se te gjithe gjysherit qe njoh une, kete metode pune perdorin

varik

Pas deshtimit te lules kthehet berisha si shpetimtar

Fjala

Cudi sepse ne lagjen me te mire ne TR pensionin ta sjell postieri I lagjes ne zarf, bashke me kafen e mengjesit dhe gazeten.

Liqeni

Shume e turpshme qe ky artikull te gjej vende ne jete forum ku mendoj se te pakten ata qe marrin pjese kane shume me teper intiligjence se Beni.

Keto lloj artikujsh mund te shkojne pershtat jeteve qe bejne qejf ne facebook apo ne ndonje portal anonim.

Br3dharaku

liqeni intiligjent!

Br3dharaku

kjo eshte per pensionistet te cileve u jane prish iPadet

Beni

O Liqen, jepi se drejt e ke, edhe ky komenti yt per mua ishte plot inteligjence te larte.

gjembi

ACDC

Nuk ka shprese persa kohe jane bijte e eterve ne pushtet.
Per 70 vjet vec bunkera,burgje,izolim dhe droge.
Keto jane arritjet e tyre.

46and2

mund te kemi qene ne drejtimin e gabuar por tani ne timon eshte shoferi qe ben kthesen

aty pas nje kthese ku buron kjo rreze shprese

vlerat tona e ardhmja jone

anon63896856

Brenda ne Tirane qenkan shume mbrapa. :unamused:Ne rrethinat e Tiranes tashme pensionistet kane app nga i cili menaxhojne pensionin.

InkuizitoriMoth

Nuk thuhet keshtu si e ke thene ti, thuhet pak me ndryshe:

Brenda ne Tirane qenkan shume ngambrapa.

InkuizitoriMoth

Manjola, me fal per tradhetine, por s’kemi çer t’i bojm Zhardines, duhet me ja kthy zemren me zemer:

Heidi

Investitori (rreth i ngushte familjar) mund te reduktoje riskun permes procesit te diversifikimt duke krijuar nje portofol investimesh.Investimet behen ne LSI, PD dhe PS.Thuaj po te duash qe nuk jemi te suksesshem.

del-ta

po çfarë shprese të ketë kur diskutohet akoma çeta e saliut për zgjidhjen e problemeve të vendit! jo se të tjerat janë më të mira,por përgjegjësia e burrit të sllobodankës është më e madhe në këto 25 vjet. ajo parti duhet të zhduket nga skena politike e para dhe pas saj edhe të tjerat. evropa dhe amerika,në gjëndje shumë herë më të mire se ne u dhanë shqelmin partive tradicionale me të cilat kishin arritur nivel të larte jetese,në krizën e parë qe përballuan! ne diskutojmë akoma saliun 30 vjet infermjer i hysni kapos dhe 25 vjet çirak serbi! gjeni ore një tramp aty të bëjë great albania:heart_eyes:

Heidi

Ja edhe 3 emrat e pare te dekriminalizimit vijne sipas skemes LSI, PS dhe aleanca PD.