Vdekje dhe vrer, por jo vetëm…!

40 postime 2780 shikime 5 dhjetor 2016 në 05:54 e paradites
Enida_Verca

Ditën e djeshme, në orët e pasdites, ndërroi jetë në një spital të Romës, Andrea Stefani, analisti, publicisti dhe gazetari i medias shqiptare. Një vdekje, që pritej, për shkak të sëmundje të pashërushme. Kishte kohë që e kuronte, por fati “vendosi” ndarjen nga jeta përpara kohe. Fatkeqesisht!
Një bum në media dhe një mllef në politikë. Mbi Andrean, apo figurën e tij? Reagime të pafundme. Të majtë dhe të djathtë, më shumë se shprehën ngushëllimët, e gjunjëzuan të ndjerin edhe përtej kësaj bote, deri aty, duke i uruar edhe ‘’ferrin’’, për ata që besojnë botën e përtejme.Pra media, ky gur i çmuar i shoqërsi, në këto dy ditë ka pasur ‘’ushqim’’ mjaftushëm. Poratle të pafundme, televizione kombëtare dhe lokale, që falsin, jo duke shprehur ngushëllime, apo trajtimin e fenomenit, që po na ndanë çdo dit nga miqtë e të afërm. Por kanë marrë rolin e një gjykastësi, rolin e Hoxhës, apo Priftit. Nuk e di si mund të quhet ky faktor…
-Por o miq, e shok, a mundet njeriu të mendoj, se kush ishte ai që vdiq? Se, sa madhe është dhimbja e familjarve? Sa boshllëk la në shtëpin e tij? Mund të konceptohet fakti, që iku dhe nuk kthehet më? Që nuk do jet më në lokalin e lagjes? Që nuk do jet më duke lexura librat e preferuar? Që nuk do të darkojë më? Që nuk do shfaqet më në shoqëri? A mund të kuptojmë që ka nisur një “rrugë’’ pa kthim? A mundet ne, ti bashkohemi dhimbjes?
E nëse nuk i bashkohemi dot, sepse e kemi zemren kaq të vogël dhe egoiste, a mundet të paktën të mos lëshojmë vrerë? Të mos mos hedhim baltë mbi një njëri, që tashmë, nuk mbrohet dot më.
Andrea ishte një figurë, i cili i mbronte me fanatizëm medimet e tij. Por në kryre të çdo mendnimi, qëndronte argumenti. Dhe për aq kohë, sa mendimet janë të mbështjella nga argumetet, janë me vlera. Është ideale sot, të mundë të mbrosh mendimet e tua, duke i bazuar në të vërteta. Ishte një gazetar/analist që për dy dekada dha kontributin e tij në shoqëri, sipas mënyrës së tij. I shitur, apo I blerë nga qeverit që shkojnë e vijnë, çfarë rëndësie ka. Të gjithë ne gjejmë mënyra dhe rrugë për të jetuar në këtë vend. Disa kapin peshukun e madh, disa të tjerë të voglin. Varet nga zotësia e gjithsecilit për t’u përballur me dallgën. Ku është e keqa në këtë pjesë?
Nuk ka asnjë të keqe! E keqa më e madhe e jona është që nuk mund të bashkohemi dot me dhimbjen e tjetrit dhe ta përjetojmë si të tillë. Vdekja nuk ka ngjyrë, fe, apo besim politikë. Nuk është një gardhë që griset dhe mund të ndërohet sërisht, as një besim që mund të rifitohet, e as një pasqyrë që mud të ngjitet edhe pse mbetet e pasarisur. Është e parikuperushme! Për aq kohë, sa vdekja është i veti fenomen që nuk ka rikthim, le ta repsektojmë si të tillë. Ngushëllime Andrea Stefani, na fal ne që nxorrëm vererë, të gjithë e dime që të mirët i merrë me “vete” Zoti!

Asterisku

Une e shoh si reagim te njerezve ndaj vdekjes ne vetvete. Ata qe u puqen mendimet me te ndjerin shkruajne vetem dy-tre fjale ngushellimi. Ne te kundert ata qe e kane pare ne llogoren kundershtare jane te inatosur qe vdekja jua mori duarsh (ndoshta do ishin me te kenaqur te kishin lare hesapet vete me te - apo ne subkoshiencen e vet keshtu ndihen). Dhe i shfryjne tastires per armikun qe nuk e kane me. Tani i duhet te gjejne nje tjeter, dhe te gjesh nje armik(per disa) eshte me e veshtire se te gjesh nje mik, aq me teper kur armikut ja dije huqet (anti-Berishe).

Andrea u prehte ne paq por sigurisht qe ishte provokues (deri ne bajat-shmeri) me refrenin e tij “fajin e ka Saliu!” qe jo se nuk eshte (fare) i drejte por te lodh me tam-tam-in 25 vjecar dhe te demoralizon deri ne vdekje.

Ne shtyp lexova se dhe ‘qerosi me shkop ne dore’ ishte suprizuar qe njerezit shprehin mllef ndaj Andreas. Nderkohe qe qerosi dhe si-vellezerit e tij duhet ta dine qe ai bashke me ata qe mbledh ne studiot me dritat e kobalta jane nder njerezit me te urryer pikerisht se jane cingijet e koherave te koleres (dhe fatkeqesisht dhe Andrea u be pjese e atij klubi te urryerish).

Fikret

O Xhizus, majaft mo. Robi shkoi, te gjith do shkojme. Merr fryme,
Vdiq i gru para dy ditesh. E majti var i shoqi lakuriq ne penxhere te pallatit deri sa e leshoi. Dy kalamoj kishin.
Nji babë tjeter vari dy kalamojt dhe veten dje a sot, gruja ( 24 vjeç ) punonte balerine ne tallava.
Tragjedira megjithmen tragjike.
Vorfnija shumpermasore ul komkryq ne udhekryqin e paudhe. Boj kryq thuj.

Ehhh, kur vdiq Kastro moo, aspak shprese ka

InkuizitoriMoth

Te gjithe dine nje lesh se çfar ben Zoti, sepse pothuajse te gjithe nuk besojne ne Zot, nuk pranojne ekzistencen e Tij. Pra ndodhemi para nje absurdi logjik: si mund te dish se çfar ben nje qenie qe nuk ekziston? Si mund te beje nje qenie qe nuk ekziston?

Por edhe ajo pakice e leshit qe beson ne Zot, e trajton Zotin si nje adjutant personal, sipas simpative personale i jep urdhera Zotit:

Kete dergoje ne ferr! Kete tjetrin merre me vete ne parajse!

Asterisku

Po ti ç’ben (?!), he i thuaj vetes ç’me rri(!)[quote=“Enida_Verca, post:1, topic:1016”]

të gjithë e dime që të mirët i merrë me “vete” Zoti!
[/quote]
Kjo ditka nje gje te pakten, ate qe e dime te gjithe (me vjen keq por une nuk e di dhe per me teper nuk besoj ne kete teori vdektaresh t’perulur “Kshu e kish t’shkrujt!, Aq e ka pas! T’miret i merr zoti te paret!, etj, etj”

Cecua

“Nje zagar i Edi Rames”, nje zagar i kuq, zagar e bir zagari, kulish i eterve zagare! Ju ka dhjere Berisha ne shpirt mer cuna. Nuk paska sapun qe e hiqka ate lloj njolle.

Mbase zgjodhi vazhdimisht te keqen me te vogel. Por kur e keqja me e madhe le njolla ne shpirtra njerzish, u dashka luftuar gjer ne fun. Po Andrea e luftoi me fjale (po derri do tjeter gje o Andrea), dhe per kete shpirt dhjeret i thone zagar. Mbase duhet mar si kompliment, se kur tjetri eshte shpirt dhjere, mbase me e mira qe mund te perjetoje, e te shpreh, mund te jete te qenit zagar.

Sa per shkronjesen, lum si ti qe dike. Ne qe dim nje mut nuk ngushellohemi dot me krijesa imagjinare.

Ca me tej, si Andrea, Filipi e plot te tjere qe kam njoft e qe kane ik keto vite duhet te na bejne ti veme gishtin kokes. Po ja bejme vetes e femijeve.

Dheu i lehte Andrea.

ACDC

Per ty e keqja me e vogel eshte Rama per te tjere eshte e keqja me e madhe.
Nuk eshte e thene qe ti te kesh gjithmone te drejte…

Sa per Andrean lereni te qete tani qe ka ikur nga kjo bote.

del-ta

unë tu drejtova seriozisht po ti e paske humbur fijen!

Br3dharaku

ppu ka nevoje serioze per nje redaktor. Me shume se komentet, faqja duket keq kur lexon nje shkrim te shkruajtur keq. Kjo per formatin. Sa per subjektin, keto 2 dite kam lexu tek-tuk gazeta po sharje nuk me kane zene syte. Nuk di ca duhet te ish bere me shume; qeveria u tregua e gatshme t’i perballonte shpenzimet e kurimit ne Rome; Berisha e ngushelloi publikisht…jeten ne dore nuk ja kish njeri Andreas; iku si do ikim te gjithe. End of story, njerez!

p.s. vrer, jo vrerë, Enida!

aleko

Nese nje njeri ka qene i keq, kriminel, i paudhe, genjeshtar, hipokrit, pa moral etj. nuk ka asnje gje te keqe ti thuash edhe mbasi ndron jete. Por a ishte i tille Andrea? Jo! Ai ishte vetvetja, njeri me integritet dhe mbi te gjitha intelektual. Por, njerez ne kete bote ka me shumice, shqipetare gjithashtu. Ca jane tutkun nga trute, ca te keqinje e te lige, ca nuk mbushin fare. Keshtu o ACDC meqe nuk te njoh zgjidhe vete se ku futesh. Por per nje gje jam i sigurte, qe kur te shkosh edhe ti ne boten tjeter, nuk keni per te qene bashke ne te njetin vend.
PS. Por cfare ngushellimi ju ben familjareve o derdimen, ku nje paragraf me siper e shan. Palaco!

InkuizitoriMoth

shiko shqiptar i vjeter se un nuk kam pertuar kurre te pergjigjem seriozisht kur jam pyetur seriozisht, pavarsisht se e di qe me pas ka rrezik te marr tallje, dhe ne fakt keshtu ka ndodh.
Ti mund te thush çfar te duash por pyetja jote nuk eshte aspak serioze, eshte provokuese dhe tallese njekohesisht. Perveç kesaj komentet tona jane ne vazhdim, dhe nuk me dukesh me serioz dhe per tu marre seriozisht. Pastaj ne pergjithsi nuk vej re te thena per tu marre seriozisht nga koleget. Vete un e kam humb besimin se tani mund te thuhet ndonje gje seriozisht perveç se duke perdor sarkazme, cinizem dhe te tjera te ngjashme.

kapo

…kur nuk e njeh tjetrin nuk ke pse e prish gojen,por ata qe njohin nga afer dhe kane vuajtur pasojat thone realitetin ne keto raste

Ilirjan Blloshmi

Qenka caplyer rrjeti për Andrea Stefanin, lot, dhimbje, elozhe, kritika, miku im, ironi etj etj. Sokol Balla e quan korife të gazetarisë (!), Mero Baze e quan të pamposhtur (!), Gazetaria ka humbur nje penalist, një opinionist, shkruan Fevziu, Zheji, Rakipllari, Çipa. Për njeriun Andera me vjen keq, iku nga kjo botë shumë shpejt, iku duke pikëlluar familjen e tij.
Për gazetarin Stefani nuk më vjen keq sepse iku nga kjo botë në një spital të huaj, nuk qëndroi në spitalet e Rilindjes që i mbronte me aq fanatizëm…. Korife i gazetarisë thotë Sokol Balla. Si mund të quash kofie të lirisë Stefanin more Sokol? Një njeri që ka kompleksin e të shkuarës së tij komuniste, një njeri që jetëshkrimin e tij e fillon në vitet ’90 dhe asnjë fjalë për pjesën e tij në kohën e komunizmit.
Andera si njeri ishte ai që ishte, Stefani si gazetar për mua fliste kot. Me siguri Andera Stefani ka shkuar në parajsë dhe ka takuar Isuf dhe Ruzhdi Plakalliun. E dini se kush janë? Ja ua then unë kanë qenë ushtar të dy në vitet 85, të dy janë pushkatuar për prishje dhe dëmtime për pyejeve. I gjithë raporti është bere nga kapteri i komunizmit shoku Andera Stefani. Kur unë e publokova një pjesë të dosjes. Stefani futi ulukunine për ta mohuar. Madje një ish drejtor arkive e nxorri sikur bëhet fjalë për në Librazhd. Ky ishte Stefani gazetar qe mua nuk më vjen keq fare. Për Anderan si njeri me vjen keq.

varik

vleresoni shoket sa i keni gjalle, jetoni cdo dite pa nenvlehtesuar ate qe keni, se kur te vdesim te gjitheve do na hane krimbat, e pak rendesi ka pastaj rivleresimi i fugjures

Alba2265

De mortuis nil nisi bonum.

Asterisku

Shyqyr qe ta paskan shkrujt or qyq, por kujdes se mos ajo qe ke lexuar ka qene shkruajtur vetem te njera thele dhe ta kane mbeshtjelle ndonje asterisk (*) te thela tjeter per kujtese. Lexo o i mothi inkuizitor lexo, po mos u ul dhe aq shume per te pare shkronjat e vogla, se helbete shoqnia e keqe ta meshtill edhe ne thelen e majte dhe te djathten.

BeluliXVI

pjeter edhe une e lexova diku kete qe i ndjeri jetonte ne nje apartament 1+1… nuk dua te hyj llogarive te te ndjerit, por nga ana tjeter fakti qe i ndjeri u kurua edhe u operua ne nje klinike te specializuar ne Itali , si dhe sipas miqve te tij te afert nuk premtoi koha, meqe Stefani vdiq, perndryshe do te shkonte ne nje klinke tjeter te specializuar ne Gjermani per te bere eventualisht nje operacion tjeter… tashi keto kurimet dhe operacionet ne keto lloj klinikash jane cik te kushtueshme, qe thua ti.

Pjetermustakuqi

Na mori n’qafe tiku,na e ngjiti flamen dyfelshe. :smile: Paria e tirones e ka lan tiranen me brekushe, tashme, dhe jeton ne lux ne lagje speciale vetem per ta.

Alba2265

Kur pas qindra vjetesh te shkruhet historia e fillozofise dy felore te praktikuar nga miliarda njerez na do referohemi si dishepujt e pare😄

Pjetermustakuqi

Belul,mos u bani kaq te ngushte mor burre,se i ulni ndjeshem vlerat vetes. I permenkeni kliniken ne itali. Po sigurisht,se bahet fjale per jeten dhe ai s’do kete qan njeri pa njeri. Di une me dhjetra raste njerzish te thjeshte,qe kur ka ardh puna si rasti ne fjale,jane kuru ne Itali fale solidaritetit te gjithe njerezve te tyre. Pastaj,edhe me leket e veta, ca do thote kjo?! Ai ska punu shites ne supermarket. Kura per te semuret me kancer ne itali eshte falas,mjafton te triblosh ca procedura burokratike,gje qe shume veta ja kane dale.

BeluliXVI

po mire mor vlla, pse me ve mua epitete ti ?? -si qenkam i ngushte ?! ok, po ti pse behesh kaq i gjere duke e paraqitur te ndjerin si me qene gjynafqare fare, edhe kjo nuk e nderon kujtimin e tij.
-i ndjeri ka qene goxha aktiv dhe me ckemi pare e degjuar ka punuar fort: si gazetar, publicist, analist neper tv, shkrimtar, ka marre pjese ne programe pune te usaid etj… keshtuqe nuk besoj se ka qene nje gjendje te mjere ekonomike, sic po doni ta paraqisni pa arsye ju . kete doja te theksoja une. -ndersa apartamenti 1+1 sdo te thote asgje sepse ai qe e ka permenduar mbase vetem per ate apartament dinte.

aleko

Ndersa une po them qe kur vdes tjetri edhe mund te shahet nese ka qene maskara, depzes, kriminel, bythlepires etj. Por edhe ta shash edhe te ngushellosh familjen e Andreas vetem nje palaco, apo karagjoz mund ta beje. Po e di ti mer kaqol qe Andrea ne disa raste ka dalur kunder vendimeve te Rames. Po nejse me ke flas dhe une.

aleko

lol, ta ka thene me kuptim figurativ, sepse ti ne fakt je div, stiverivs.

Pjetermustakuqi

Po c’emer ti ve tjeter, mor vlla,kur ti nxiton per ta c’bere kete fakt duke i permend kurimin ne itali,kurse ne kete komentin tjeter shtyhesh akoma me tej, aludon se s’mund te jete e vetmja shpi!
Varferine e tij dhe shpine 1+1 e vuri ne dukje Kreshnik Spahiu ne shkrimin e tij,kurse Artur Zheji thoshte,qe e conte me makinen e tij pas emisionit ne rr e elbasanit, ku banonte ne nje banese modeste. Ja qe edhe makine s’paska pasur. Une keto fakte i solla ne vemendje, per shkak te atij epiteti te flliqur qe kam citu,pasi ma merr menja qe ai qe s’jeton me,do ta kishte refuzu ket lloj mrojtje qe po i baj une. S’du apak ta tratoj si gjynah;po du te them se keto fakte qe po i nenvizoj dhe duke e krahasu ne rrafsh me ca kolege te vete qe vertete kane qene zagare, na lejn te kuptojme, qe ka qene njeri i ndershem.

BeluliXVI

ti je berber me halle… mire qe briskun ta do zanati, po ti ke edhe gojen brisk, o vlla… ta rruan direkt !.:joy:

Br3dharaku

n’fakt mire e ke. Deri dje kto kane qene te drejta eskluzive te socialisteve. Pergojohej cdonjeri qe me paret e shtetit kurohej jashte. Me ndrrimin e portave jeni bo shume te ndjeshem. Te bo sensibel pushteti.
Ajo e kurimit falas te kancerit ne Itali pastaj eshte shume cinike sepse jo rralle, ke pa italiane te ankohen ne tv per pamundesine e kurimit. E po te ish dicka e parendsishme, nuk do kish tundur bythen e madhe qeveria per te ofru ndihme.
Kto jane te gjitha pavlere ne momentin qe i ndjeri iku. Por ama, atyre fatkeqve te semure qe nuk kane dale dot ne tv te shajne njeren apo tjetren pale e qe enden korridoreve dhe oborreve te spitaleve shqiptare duke lypur vemendje, kjo duhet t’u lere nje shije tejet te hidhur

BeluliXVI

ore, une nuk po akuzoj apo aludoj se ai ka qene i pandershem… perkundrazi, po them qe ka punuar shume, ka qene aktiv. keshtuqe nuk shkon ta paraqisin si gjynah.

per ate punen e spitalit ne Itali dhe qe me pas do ta shkonte ne nje tjeter spital Gjermani, nga miqte e tij te ngushte lexova… dhe vertet, kurime te tilla jane shume te shtrenjta ketej.

Alba2265

Unë mendoj se nuk janë faktorët ligjorë e penalë, që mund ta frenojnë këtë gjë. Kemi nevojë për një lloj strategjie humanizuese, për të kthyer përmasat humane në shoqërinë shqiptare”, tha sociologu Gëzim Tushe.
Ky duhet te lidhet me shkaben .

ACDC

Kur e paska share Ramen ky Andrea?
Se vetem megafonin e Rames ka bere sa mbaj mend une.
Mos I jepni merita te pamerituara tjetrit.
Ka qene pjese e pushtetit dhe e ka mbrojtur kete pushtet edhe duke shkelur me te dyja kembet etiken profesionale,sa here qe i eshte dhene rasti.
Shkurt,nje zagar i Rames si Muc Nano,Kol Balla dhe Mjero Baze.
Personalisht nuk do ta ndjej mungesen e tij neper forume…

Alba2265

Keto dheniet e e fondeve per kurimet e deputeteve te cilet ne shumicen e rasteve kane llogari bankare te shendetshme si justifikohen nga Ana morale?

Donald_theClown

Ore, para se ta tregoj " zemren e vogel dhe egoiste " e na zemrohet kjo Enida , ishte cuni i Simon Stefanit a jo? …se s’du me hy ne gjynof.

Br3dharaku

o te te thom nje lajm te keq, Belul: edhe baba Taku me canten e tij te zeze sterre, ka perfituar nga ki fond i vecante shpenzimesh shendetesore.
Llafet e liga thone qe baba Taku eshte pronar pallatesh ne DR e PG por shteti ine zemergjere e i pasur, e hapi qesene dhe per te

aleko

lol, o kaqol, Andrea nuk shante por kritikonte me argumenta . Psh meqe e paske merak, ka kritikuar Ramen, duke e cilesuar si gabim te rende, paktin qe beri me salukun per ndryshimet kushtetuese vite me pare nese te kujtohet.

Pjetermustakuqi

Bredho,komshija ime bani 20 mije euro operacion ne itali,pa pagu kokerr leku. Kurse nje shoku im,para dy muajsh bani nje nderhyrje ne zemer. Kardiologu ktu i tha,nuk e di sa ke pagu ti atje,po ktu kjo qe ke ba ti, kushton 35mije euro. Vllezrit anej e moren,ne ndertim punojne,here me pune e here pa pune.

BeluliXVI

o pjeter mos u lodh… i ndjeri Stefani paska perfituar nga fondet e shtetit. -ja pra, e paska shperblyer ne natyra qeveriu.

p.s ore si ka mundesi qe gjithmone me keta komshinjte e tu ke ndonje episod qe spjegon situatat ?! -me kujtohet ajo komshija tjeter qe e bija donte te studionte per arkitekture… kur vajtet heren e pare ne Tirane, nuk funksionnte reforma ne arsim… por kur shkuat prape pas nje jave ama, reforma ne arsim funksiononte.:D.:stuck_out_tongue:

Pjetermustakuqi

Une per vete s’e kam zakon me rrejt,ket merite ja njof vetes,as edhe ne kushtet e virtualitetit. Qe njerzit prej knej jane kuru ne Itali falas,kete lloj prevoje e ndesh ne njerez anembane venit. Tani qe italianet e kane shtrengu shume ,prap si itali qe eshte,me pak mbeshtetje po arrijne t’i triblojne procedurat.

Br3dharaku

po mo vlla, po. Ka qe bejne operacione te shtrenjta, edhe ketu apo ne USA dhe une njoh njerez qe kane ardhur nga Shqip. si vizitore e kane kryer operacione te komplikuara pa paguar. Nuk di saktesisht si ja kane dale po eshte afermendsh qe dikush ka nderhyre per te shmangur sistemin. Nuk eshte thjesht plotesim burokratik i nje formulari. Ate fature dhe shume te tjera si ajo lum miku, dikush e ka pagu. Kjo nuk ka shume rendesi - e rendesishme eshte jeta e njeriut. Jam i sigurt qe po te kishin para mjaftushem ose nqse do kishin mundesi ta benin ne spitalet e mrekullueshme me sherbim falas aty ne memedhe, do ta kishin bere.

Alba2265

une do te doja ti njihja keta shqiptare qe te me mesonin si I bejne operacionet pa paguar se u griva duke duke paguar siguracionin te cilin e perdor rralle vetem nga frika se ndoshta nje dite do te me duhet te bej operacion .

varik

Marrin ne 30k ne vit, punojne ne te zeze ose jane turiste

Ne nje vend ku presidenti nuk paguan taksat, cfare nuk shikon