
Donald Trump dhe kongresi republikan kanë shënuar një fitore të bujshme politike me shfuqizimin dhe zëvendësimin e Obamacare - ligjit të shëndetësisë në ShBA, miratuar nga ish-Presidenti Obama dhe kongresi atëherë me shumicë demokrate. “Obamacare, në thelb, ka vdekur” - u shpreh Presidenti Trump gjatë një daljeje festive për mediat bashkë me republikanët e kongresit. Projektligji i shfuqizmimit dhe zëvendësimit të Obamacare pritet të kalojë edhe në Senat shumë shpejt.
Ligji i miratuar nga Republikanët ua heq kompanive të siguracionit shëndetësor detyrimin për të pranuar klientë me sëmundje ekzistuese me të njëjtat çmime si klientët e shëndetshëm. Ndryshimet thonë se tani kompania është e lirë të vendosë çmime duke u bazuar mbi “situatën shëndetësore” Obamacare siguronte që ky diskriminim të konsiderohej i jashtëligjshëm. Para hyrjes në fuqi të Obamacare një individi mund t’i refuzohej sigurimi shëndetësor bazuar në një sërë patologjish ekzistuese, jo vetëm gjëra si hiv apo kancer por edhe diabeti apo hepatiti mund të të skualifikonte. Në Trumpcare individët sërish ndahen dhe paguajnë sipas gjendjes shëndetësore kur nisin një kontratë të re sigurimi shëndetësor.
Ata më të sëmurët mund të hasin çmime të papërballueshme që efektivisht do t’i nxirrnin nga tregu. Për këtë kategori njerëzish, kalimi nga Obamacare në Trumpcare është rënie në cilësinë e siguracionit shëndetësor, por kjo do të ulë çmimet për të shëndetshmit. Në fakt, ky aspekt i Obabacare - çmime të njëjta për të gjithë - ishte më i pëlqyeri dhe aprovuari, si nga ata që ishin pro Obamacare, ashtu edhe nga ata që në përgjithësi ishin kundër Obamacare.
Megjithatë, Washington Post shkruan sot se republikanët, nën presionin e madh për të treguar se mund ta qeverisin vendin, bënë votat për ta dëmtuar dhe ndryshuar Obamacare, por projektligji nuk arrin ta zëvendësojë atë. Në fakt, republikanët votuan pa një analizë nga Zyra e Buxhetit pranë Kongresit, arbitri që bën llogaritë e kostove të ligjeve, ndaj nuk dihet saktësisht se sa do të kushtojë. Trump pati premtuar “siguracion për të gjithë”, gjë që “The American Health Care Act” nuk e arrin, por kjo është padyshim një fitore e madhe politike për Presidentin e ri.




. Idiotlliku me I madh n’historine e qeverisjeve.




