Todo sobre mi vida (“Dhimbje dhe famë” [Dolor y gloria] – film spanjoll me regji te Pedro Almodovar
Julieta te Almodovar e kam pare ate vit kur doli. Nuk jam e sigurte c’te mendoj per te. Megjithate ‘Tie me up, tie me down’, nje i hershem i Almodovar, instiktivisht jam ne gjendje pohoj qe eshte absolutisht i bukurj, dhe me rregull treshi nese Julieta do kish qene po aq i bukur nuk ngurroja ta pohoja vete. Por sic duket jo.
rrofsh rrofsh, haber i gezuar kjo recence e shkelqyer 


shuume tituj te panjohur nga lista Autobiografike
Me habi lexova disa syresh si psh. 8 e 1\2 etj. qe s’mendoja hynin ne ate kategori
Une ende jo (Julieten) por kam lexu (degju…) fjale te mira, sepse film i ‘rrudhur’, jo i hallakarur (si disa filma te fundit te tij). Do behem mbare ndonje ditë e do e shoh
(Atame ka dekada qe e kam parë… : pothuaj nuk me kujtohet)
Thanks Stalker, e kam thene ndoshta dhe here tjeter dhe e perseris qe pmt Almodovar ka nje ndjeshmeri qe nuk e le te gaboje dhe qe e ben te qendrueshem per nga cilesia.
Thanks dhe per listen mjaft interesante te filmave autobiografike.
intrigues, me sa lejon traileri
Po Edipo Re, sipas teje, a eshte film autobiografik? (meqe e di qe e ke pare)
jo nuk e pohoj dot. E them keshtu sepse gjithe duke ditur qe filmi autobiografik s’dmth kopja e biografise se autorit, prapeseprape duhet te perfaqesoje jeten e tij. Dhe une s’e njoh jeten e pasolinit. Por jo, nuk duhet te jete.
eshte ne fakt ! e ke dhe tek pjesa e pare (babai qe thote):




dhe sigurisht ne fund (ne te njejtin vendndodhje si dhe ne fillim) :




ma va ?! 
ok 
interesant sesi ky film eshte nje kthim ne epoken e filmit pa ze, e gjitha si nevoje e brendshme e asgje tjeter… Por s’eshte vetem ky aspekt… psh mbyllja e ciklit me rikthimin ne vendin e nisjes: e gjitha vjen papritur, dhe duke e permbledhur filmin e rimendon idene ose me mire idete e deritanishme mbi te.
Sa me shume xhironte filmi aq me shume me ikte truri nga habia thuajse ne cdo hap, cdo skene
ti e kishe pare me pare?
sigurisht, ndaj dhe po flas.
Prologu dhe epilogu jane xhiruar literalisht atje ku ka lindur Pasolini (ne Bologne).
Jo rastesisht pyeta.
Filmi ne fakt,edhe nese nuk mund te kosiderohet puro autobiografik, kollajshmerisht mund te konsiderohet si autobiografi e ‘fshehur’ (e ‘tretur’, dissolved) ne nje film te nje zhanri x apo y (ne rastin konkret: drame epike antikiteti).
E la prima cosa che mi ruberai sara lei, la donna che io amo… Anzi gia mi rubi il suo amore…
fjale profetike qe zhytur ne film nuk mendova do aplikoheshin ne shkallen me te fundit te tyre, thjesht do i referoheshin nivelit te dashurise ‘staple’ te femijes per nenen. Por pasolini e ka pas me ter mend. Si duket duke qene e pranueshme ideja e xhelozise se djalit per babane sepse nje ide familjare dmth e njohur, konstatoj te kete qene e papranueshme (e panjohur) e anasjellta…
po sigurisht !!!
Ka dhe filma te tjere qe mund te konsiderohen si “autobiografi e fshehur (dissolved) brenda nje filmi te zhanrit x apo y” : “Tropical malady” mendoj se eshte i tille (jo rastesisht edhe filmi me i mire, ever, i regjizorit). Ose “Le Mépris” (Contempt) i Godard: eshte evident fakti qe regjizori eshte nën lekurën e Michel Piccolit.
Megjithate, une nuk u aventurova per ti futur ne liste edhe filma te tille, meqe ata fundja jane cripto-autibiografike

po fundja meqe ke thene vazhdimisht se ne filmat e mire autori ka shume nga vetvetja, (ose me sakt eshte thene e anasjellta: qe nje autor te realizoje nje film te mire ai duhet te punoje me dicka qe e njeh mire e qe zakonisht eshte vetja e tij) i bie qe cdo film i mire te jete autobiografik (i fshehur
)
ne liste do shtoja Grace of Monaco, apo s’eshte i nivelit top15… ?
epilogu i Edipit, nga mbyljet me te bukura
jo vetem si film por dhe si narrative
fyelli i vazhdueshem… dhe Angelo sidomos, ky ishte surprize e papare…
Por rimenduar kot e vecoj se ai film eshte i teri nje xhevahir
Po flasim për filmat autobiografike dhe jo për filmat biografike (biopic)
sipas Korrikses nuk eshte, por sipas Frojdit eshte, sepse Frojdi ka thene qe çdo njeri don te vrase baben e tij dhe te palloje nenen e tij si Edipi (Kompleksi i Edipit). Perfshire kesisoj edhe Pazolinin qe njeri eshte edhe ai. Besoj edhe Korriksja vete, edhe Stalker, perderisa e mbani veten per njerez. Apo e mbani veten vetem per komunista si Pazolini dhe Sala ne Bllok qe i tha Cuf Kalos shiko se Nexhi ta ka me te hedhur?
jo vetem çdo film, por çdo aktivitet kulturor pa perjashtim eshte autobiografi e fshehur, dhe misioni i kulturistit demokrat eshte jo vetem te fshehe autobiografine, por ta zhduke komplet me teorine: “nuk ka asnje lidhje midis autorit dhe vepres me jau, komunistet i thoshin kto gjojna mer jau!”.
Dhe kuptohet pse, sepse e di qe e ka autobiografine e dhjere, dhe kerkon ta fshehe (mundesisht ta zhduke) si Adami dhe Eva duke e mbuluar me gjethe fiku demokrate.
Kush e fsheh qelbsinllikun e vet, e zbulon nepermjet aktit te fshehjes - i Modhi
Kur thuhen per filozofine (presupozuar si objektivitet racional dhe logjik) te tilla gjera, merre me mend per filmin dhe te tjera zarzavate kulturore:
Ogni filosofia è stata finora l’autoconfessione del suo autore ed una specie di mémoires involontarie … nei filosofi non esiste assolutamente nulla di impersonale.
Un po’ alla volta sono arrivato a farmi un’idea di ciò che é la grande filosofia: null’altro che la professione di fede del suo autore, quasi sue memorie ch’egli scrive involontariamente.
F. Niçe
Meqe ripashe mbreme Edipo Re (kisha vite qe nuk e kisha pare) : nuk di a e pate vene ré por ne nje moment, shfaqet vete Pasolini, ne nje rol te vogel, por jo te neglizhueshem: ate te Kryepriftit

Film po aq sa i menduar mire (planet filmike jane artistike, te paramenduara etj etj), por aq edhe i lire (2/3 e aktoreve jane amatorë, homazhi qe i ben regjizori kultures popullore eshteme se evident); po ashtu krejt te lira jane zgjedhja qe ka bere Pasolini per kostumet: ato nuk kane fare fare greke (te antikitetit grek) por me se shumti mesopotamiane, azteke etj etj. Po ashtu, pjesa qendrore eshte e gjitha e filmuar ne Afrike e jo ne Greqine e Sofokliut. Pra Pasolini ka krijuar nje Edip po aq te baraslarguar nga greqia antike sa dhe nga ditet tona (prologu dhe epilogu), nje menyre e terthorte per te realizuar nje Edip ‘autobiografik’ (ose autobiografi psikanalitike, më sakte). Ose thene ndryshe: regjizori e ka bere te tijen (pra personale) tragjedine e Sofokliut duke i dhene literalisht nota autobiografike tek prologu dhe epilogu (por po ta vesh ré mire, edhe pjesa qendrore, eshte disi e ndare ne dysh: ne gjysmen e pare eshte miti i Edipit perpara tragjedise se Sofokliut dhe gjysma e dyte, Edipi-Mbret sipas tragjedise ne fjale; pra pjesa qendrore, ne nje far’ menyre, mund te shihet si “enderr” e gjate, por qe perfundon me nje zgjim - pjesa e fundit ne Bolonje).
prej nga hezitimi im per ta vene qe ne krye te heres ne top20 te filmave autobiografike
ah sa mire i ke vene gjerat ne dukje 100% dakord, me behet qejfi qe e ripe kete monument kinematografik.
Ke te drejte, Pasolini e ka bere te tijen tragjedine e Sofokliut qe cke me te.
Per kostumet do thoja se ato evokojne ne menyre te pafjale mitin e madh, per mendimin tim ato kane perkatesi Afrikane por njekohesisht me duken pa perkatesi. Sikur jane thjesht simbole te cilat marrin spunto nga nenvetedija, dhe si nje perforcim i permbajtjes psikologjike te narratives… Me iku truri qofte edhe vetem prej origjinalitetit te kostumeve (ose cfare ti e quan me te drejte, liri!)
I ke rene kokes me barazlargesine e tragjedise nga lashtesia dhe moderniteti, ose me mire perfshirja e te dyjave bashke…
pjesa qendrore eshte nisja e nje segmenti ndryshe nga fillimi, dhe ajo eshte e papershkrurshme sidomos sesi Pasolini materualizon marrdhenien e Edipit me te emen.Ne fakt e gjithd puna eshte nje materializim i papershkrueshem i detajuar i legjendes se famshme…
Autobiografik, ne formen me te shkelqyer…
nuk shterojne fjalet per kete film
posi jo, e pata vene re Pasolinin ne rolin e atij priftit… 
Voilà en image 

out of the world
si vete filmi
rrofsh sepse risolli ne mendje edhe te tjera detaje nga filmi
ju do ta merrni kete qe them vetem per te kundeshtuar ju, siç kam bere gjithmone si fashist, po ne te vertete nuk eshte keshtu, e merreni si te doni, nuk me behet fort vone.
ky film, gjykuar nga kjo foto me njerez qe duken si majmune stolisur si kale jevgu qe trasportonte plehra, jo vetem qe nuk ka asgje te perbashket me tragjedine greke dhe artin helen, por eshte bere per tu talle me artin helen, per ta poshteruar hipersensibilitetin e tij. Dhe pa tjeter eshte bere me qellim. Ky film eshte antiEdipi. Turpi i botes.
sa kenaqesi keni te poshteroheni!
jo keq almdovar, nuk eshte nga rregjizoret e mi te preferuar, po duket mjaft i ndershem ne ate qe tregon dhe menyren se si.
mu duk nje gershetim i mia madre te nanni morettit me cinemma paradiso te tornatores per sa i perket idese kinematografike. Ky i fundit mjaft me megalomn sigurisht.
duke mos pasur nje intrige dramatike filmi fillon me nje ritem te ulet por te kendshem dhe shpaloset gradualisht ne nje introspetkive te personazhit kryesor.
Besoj se eshte nga ata filma qe ‘permiresohet’ kur rishikohet. Sepse duke qene ndjeshmerisht i ndershem, ka momente unike e qe nuk i gjen ne filma te tjere).
Ps: nese del andej Ad Astra (me Brad Pitt), MOS E HUMB ! (eshte i James Gray-t, regjizorit te “2 lovers”)
Po e pashe ad astra, pikerisht per ate arsye.
me pelqeu vendosja e planit personal intim te brad pitt per te rivendosur kontaktet me te atin, per te kuptuar ate, mbi ate te endrres njerzimit per eksplorim perfaqsuar te i ati.
Si dhe e famshmja dhe mitologjikja teme e vrasjes se te atit nga i biri.
Per mua, Ad Astra eshte “Breathless” (À bout de souffle) i James Gray: ashtu sikurse Godard u nis te bente nje film me gangsterë por konstatoi se kish bere një dokumentar per Belmondon, edhe Gray, duket se eshte nisur te beje nje film me austronaute (Ad Astra) por i doli nje dokumentar per Brad Pitt (Gray filmon ne menyre te shkelqyer rrudhat, lafshat e syve te lodhur te Pitt, plakjen e tij). Ne kete prizem, filmi eshte realisht nje mrekulli.
Çuditerisht, në planin narrativ, filmi eshte i nje thjeshtesie absolute (nga A në B, nga B në C… , njesoj si udhetimi nga toka në Hene, nga Hena në Mars nga Marsi në Neptun (nuk po zbuloj më tej). Por ndofta pikerisht kjo perben dhe forcen e filmit (pra: skenar i ‘thjeshte’, por mizaskene elegante, pra e pasur, edhe pse e thjeshte në dukje).
Ose muzika: filmi ka shume (po shume shume ama!) muzike (dicka me thote se nje gje e tille eshte kerkuar nga Brad Pitt, qe eshte dhe producenti i filmit, qe do te thote : jane paratë e tij qe jane hedhur në loje). Por perdorimi i saj në montazh eshte shume elegant (pa dyshim, falë talentit te Gray).
Bashkepunim i mire: secili (pra Pitt dhe Gray) ka mirebesuar tjetrin, por pa rënë (fatmiresisht !!) në kompromise artistike monstruoze. Thjesht akomodim reciprok dhe rezultati eshte fort i levdueshem (ndonje ose disa Oscar do jene thjesht, si jo rralle here ne kesi rastesh, nje keqkuptim “per te miren e çeshtjes”)
kemi pare te njejtin film. Muzika me beri pershtypje qe ish me shumice, por e gjitha u jepte nje qasje poetike filmit, shkonte me kinfliktin e brendshem te personazhit te brad pitt i cili rrefen ne vete te pare.
pata bere dhe nje filmim ne cel ca skena nga fundi po nuk u ngarkokan ketu. Miqte e mi te instagr i kane shijuar sidoqofte
.
kushedi mbase per Christmas season ka kohe per t’u ulur e pare film
kineastet shqiptare ende vijojne te bejne filma alla underground kusturica
Dihet qe sot pagu Sorrosi per te bo filma (dhe çfardo lloj zhaner arti tjeter) me t’pallume, per t’ja dhi shtetit diktatorial qe pagute pare per te bo art pa t’pallume.
Pallimi, ky eshte problemi, Kusturca apo Godard nuk ka pike rendesie. Njeri pallo ngambrapa mullarve te barit me pulat qe bejne kllok kllok prane, ndersa tjetri pallo ne divan prane bibliotekes me rafte mush me libra. Ka rendesi qe te dy pallojne, stilet jane te ndryshme, njeri pallo me “stil driteroi”, tjetri me “stil kadare”.
Eastwood again !! 


si nuk ka nje reflektim per global warming - ngrohjen globale, mes kineasteve te mire, Eastwood is stuck ne fabulen e heroit patriot amerikan, mbushur amerika me heronj luftetare te hicit.
nga ana tjeter kam rene ne videoklipe te njepasnjeshme te Renee Zellweger me Judy-n e saj dhe me kane mahnitur. Nuk kerkova me tej por regjisori duket britanik. Shume zhurme per Oscar-in e ardhshem dhe kjo te step ca. Shpresoj ta kem rastin ta shoh ne net kete jave.
Nese shikon Joker, thuaj dicka: une nuk kam mundesi ta shoh per momentin
nuk e kam pare, por rregjizor eshte todd philips, rregjizori i hangoverave, ndaj u stepa per ta pare. Performanca e aktorit kryesor nuk kam dyshim i shton nje vlere.
Nderkohe kisha ndermend te shihja Kete, kinema autor wannabe ose dhe filmin e ang lee gemini.
Heu, qenka film shqiptar “Derë e hapur”! Por s’di ç’te them… , ndofta eshte surprize per mire (edhe pse, filmat qe pretendojne te jene autorialë, nga vende si Shqiperia, zakonisht kalojne nga festivalet e filmit por ku i dihet??!
Po, Jocker ka per regjizor ate qe thua ti. Nuk kam akses tek Cahiers du cinéma (në leter) por lexova tek faqja e tyre virtuale vetem kete fjali: “Joker eshte nje hop i vogel i Hollywoodit, i kesaj kadavre te pispillosur qe , kur i teket, ndonjehere provon se ende mund te beje pak kinematografi”
Qe i bie: per syte e atij qe e ka shkruar, filmi nuk ish dhe aq i keq (meriton te shikohet). Kete ndesi e kam pas edhe vete, sidomos prej faktit qe Luanin e Arte në Venecia para pak ditesh, Jocker-it ja dha nje juri qe kishte per présidente Lucrecia Martel, nje kineaste argjentinase te ciles gjithmone ja kam pelqyer shume filmat (edhe pse, nje fakt i tille, nuk do te thote automatikisht ndonje gje te madhe !).
Ndersa filmin e Ang Lee, do perpiqem ta shoh me patjeter !!
Joker me joaquin phoenix ne adds dhe fokus ne sitet e lajmeve online
Joker mund te shifet, nuk eshte film i keq. mos prit qe te mahnitesh, gjithsesi. Merita e filmit eshte qe ecen ne gjurmet e taxi driver te cilit perpiqet ti kopjoje atmosferen filmike, realizmin, mizanskenen, gjendjen hipnotike. Skenari eshte mjaft i mire. Loja e joaqin phoenix eshte padyshim autentike, anipse dominon me koreografine gjate gjithe filmit. Merite tjeter e tij mbetet fakti qe sjell nje jocker mjaft te brishte e njerzor, nje nga publiku me nje fjale, nje person qe duhet vazhdimisht te jete i gezuar per te qene pjese e sistemit, cka sjell ne nje skizofreni kolektive. Metafora e huazuar nga joker i batman, nje gotham city ku mbreteron rremuja e vlimi social, eshte nje nga arsyet e tjera pse filmi funksionon
Megjithe realizmin dhe impresioniozmin qe tod philips i jep filmit, fotografia eshte mjaft e mire, nuk mund te vecoje ndonje sekuence te vecante.
HEU !!
Mê thuaj diçka nese e sheh (eshte nga regjizorët më ‘perçarës’ nder kinofilë).
Besoj se problemi vjen nga ajo qe mund ta quajme raport micro/macro kinnematografi në nje film; dicka lidhur me kete pata cikur ketu.
Thuhet se filmi i tij i fundit (vazhdimi i Mektoub my love: Canto Uno), pra “Mektoub my love : Intermezzo”, eshte edhe më problematik (debatues) se i pari .
Nuk ka dale akoma

filmi eshte estetikisht intrigues. Zgjedhja e aktoreve po ashtu, njera me e kolme se tjetra
. Mendoj se komunikimi i trupor mes personazheve eshte ajo cka e ben kete rregjizor te vecante. Skopofilia e personazhit kryesor, apo krijimi i trekendeshave me ane te shikimeve jane disa aspekte te tjera qe filmin e bejne mjaft te shikueshem.


