Ti moj vajzë nuk je prokurore që të më pyesësh mua kështu

46 postime 3710 shikime 25 nëntor 2017 në 04:50 e paradites
bsalaj

gjebrea-esiona-640x361

Gazetarët kanë për detyrë të bëjnë pyetje. Zyrtarët, kanë detyrimin të përgjigjen, si përgjegjës para publikut që paguhen me paratë e taksave (edhe të gazetarëve). Kaq e thjeshtë është, apo duhet të jetë, secili punën e tij. Parë kështu, mënyra sesi ish zv. minitrja e mbrojtjes përmend “kazanin” e kryeministrit para se të përgjigjet, mund të konsiderohej së paku i panevojshëm, për të mos thënë agresiv. Përgjigjigjjuni pyetjeve të nderuar zyrtarë, me apo pa qejf. Është detyra juaj. Pyetja ishte nëse zonja Gjebreja ka udhëtuar me Audin e Habilajve gjatë kohës që mbante detyrën. Mënyra sesi ajo (nuk) u përgjigj lë për të kuptuar.

Marrëdhënia pushtet-media po pëson një ndryshim shkundës këto kohë. Pushteti është i zellshëm dhe agresiv ndaj gazetarëve, pa bërë asnjë dallim e pa përtuar të përsërisë ad nauseum kryeministrin me gojët e vartësve të tij. Gazetarja Esiona Konomi e Report TV mori vetë t’i shkruaj disa rreshta pas rrefuzimit të ish zv. ministres për të kthyer përgjigje.

Arroganca e rilindësve nuk me lëndon

Esiona Konomi

Kur deputetja e PS-së, Elona Gjebrea mu hakërrye sot, duke më thënë se unë, isha një vajzë, dhe nuk isha një prokurore që mund ta pyesja atë drejtpërdrejt nëse kishte udhëtuar apo jo ndonjëherë me makinën e Habilajve, ndryshe nga kolegë që më pyesnin “Po kjo ç’pati me ty? Ç’e gjeti?”, nuk u shqetësova.

Në fund të fundit, i përsërita vetes të njëjtin refren që bluaja në mendje kur disa javë më parë i hoqa kryeministrit mikrofonin, teksa veç po na fyente.

Është e njëjta panoramë: politikanët që fyejnë apo hakërrehen, (kryeministër apo deputet periferik qoftë) për mua janë thjesht një kusht i keq pune, për të cilët nuk mund të ankohem.

Është një lloj si të ankohem për motin e ftohtë, për rrezikun që mund të humbasësh aktivitetin nga trafiku, apo në rast hipotetik të raportosh për ndonjë përmbytje, protestë, apo ngjarje tjetër që nuk të jep luksin e këmishës së hekurosur e flokëve të krehur.

Edhe arroganca e rilindësve nuk përbën arsye që unë të ankohem, apo aq më pak të lëndohem. Unë kam vetëm një detyrë: të bëj pyetjet e duhura.

Nuk është faji im që ish-zëvendësministrja po përballet me një akuzë të rëndë, dhe nuk e di që, si e zgjedhur, si njeri që paguhet me taksat e mia dhe tuajat, duhet të japë përgjigje edhe përpara gazetarëve, sikundërse në prokurori.

Aq më pak nuk është faji im nëse ajo mendon që gazetarët nuk duhet të bëjnë pyetje, se ato i bëjnë prokurorët. Më vjen keq që e zhgënjej në pritshmërinë e saj se unë si gazetare duhet të mbaj mikrofonin kur ajo dhe kolegët e saj bëjnë propagandën e kështjellave të suksesit, që po u rrëzuan, ata s’mbajnë përgjegjësi se nuk kanë pasur dijeni për cilësinë e skeletit.

Ajo që më vendos në dilemë të fortë, nuk është as kryeministri dhe as deputetja e tij me kthetrat e nxjerra. Jo.

Ajo që nuk mundem dot ta kuptoj, me gjithë përpjekjet e mia për të gjetur një përgjigje të arsyeshme, janë reagimet e publikut.
As kur i hoqëm mikrofonin Ramës, dhe as sot, publiku nuk është me gazetarët.

Një vëzhgim i lehtë i komenteve në rrjetet sociale ku janë shpërndarë videot, të rreshton një lumë fyerjesh ndaj gazetarëve dhe pyetjeve të tyre. (Duket në fakt sikur të gjitha t’i ketë shkruar Edi Rama. Janë konsiderata identike për median).

Si mund të jetë kaq indiferent publiku, (jo kur përbalten gazetarët), por kur politikanët nën akuza të rënda refuzojnë të japin llogari?

Si mundet që nuk ndjehet mes tyre asnjë presion, sado periferik, qoftë edhe vetëm ndaj dyshimeve që qarkullojnë mbi zyrtarët e lartë?

Si nuk kërkojnë këta taksa-pagues llogari për veprimtarinë e njerëzve që zgjedhin dhe paguajnë me paratë e tyre?

Sikur të ishin agresivë ndaj pushtetarëve sa janë ndaj gazetarëve, qeverisja do të ishte padyshim më e mirë.
Unë nuk e kam sot një përgjigje për veten, se pse publiku është kundër gazetarëve.

Për sa kohë nuk e kam gjetur ende këtë përgjigje, do të vijoj të bëj pyetje, çfarëdo epitetesh të më vendosin.

anon64581289

gazetarja e shef arrogancen vetem tek tjetri dhe jo tek vetja e saj. me pyetjen qe ajo ben, e vendos tjetrin ne mur te ekzekutimit, dhe kjo nuk i duket arrogance aspak. arrogance i duket mospergjigja. pergjigje te tilla duan prokuror. edhe bile edhe prokurorit s’je i detyruar t’i pergjigjesh hiç. ai duhet t’i faktoje vete akuzat.

Albano-id

duhet takt; mund ta pyeste; cfare komenti keni per pretendimin e prokurorise se… dhe jo shqeto fare.
duhet respektuar sidoqfte rroba e zyrtarit, sherbetor i popullit

46and2

pyete moj shoqe me takt: kur do cash ferren edhe ti si te tjeret?

Vlonjat

Pyetja e duhur duhej te niste : Elona Gjebrea, ne emer te popullit cilat jane lidhjet e tua agjenturore me klanin mafioz Bibilaj?

Fikret

Si e bome me duket mu kjo zv/ministrja

arb

…edhe kerkojme llogari por edhe na kerkojne ! E di qe eshte me lehte te kerkosh se sa te japesh llogari…po ca ti besh ? I ka kapitalizmi keto! :v:

Alba2265

Publiku ka nevoje Te informohet zv ministre hanemi paguhet prej taksave Te publikut .

anon64581289

edhe gazetaret prej lekve te publikut paguhen se s’prodhojne gje (ne france bile kane status special, nuk paguajne fare taksa). pastaj pyetja qe ajo ben, nuk i perket postit te zonjes ne fjale, por jetes private te saj. etj.

B-O-H-I-C-A

Si e bome ? Si p.sh. kur i bo 10-lekshat ke bati ? Bje i pari dhe i hudh 5 dhjetleksha te bome 3 per 5. Bijn 3 koka i fito te gjitha, me te ra 3 pila i hum edhe ato dy kokat. Kshu lloj e bome thu ti ? :stuck_out_tongue_winking_eye:

anon64581289

ajo qe duhet shtuar ketu, eshte qe femrat jane persona pa integritet. nuk duhen fare qe te mirren me pune te shtetit. kudo ku ka ne pushtet femra, shteti falimenton. mjafton mbi kete pike te shikohet historia (semiramida, kleoparta, teuta, etj i dhane dermen e fundit vendeve te tyre pergjithmone). ne kore te jugut, presidentja femer, u shkarkua, ne brazil po ashtu e kudo me gjere eshte po njesoj. femra korruptohet menjehere. mnjf s’ka nevoje t’i shtrosh pyetje. i ben femra femres pyetje mbi korrupsionin. hej ç’vete.

ne sektorin privat po ashtu. atje ku ka shefe femer, shisni aksionet po te keni te tilla, se do humbisni leket tuaja.

gjembi

Ajo qe duhet hequr atje eshte qe ki kujdes tani me kete planin e ri te Macron se ti dhe ndonje shoku yt si korenti do ta hani ne burg.

anon64581289

per çfare e ki llafin femer ?

gjembi

Jam shume dakort! U bene keta te pyesin zyrtaret e Berishes keshtu! Oh prit se harrova. Gazetare pa etike fare se s’ja puthi kemben zv ministres. Dhe pa takt! Te ishte e zgjuar i kishte rene nga Kina: znj. Gjebrea a keni qene ndonjehere ne Kine? Me Audi shkove?

varik

Si kane ditet e gjata keta kriminela

anon64581289

akoma ju me moral ? po ti ke presidentin aktual, qe per korrupsion dhe vjedhje eshte akuzuar me prova ka vite. eshte sot president i vendit. akoma ju opozitaret shpresoni qe prej moralit te keq, te bien nga pushteti socialistet ?

ata do te ikin nga pushteti kur mos kene me te paguajne rrogat. ndryshe asnjehere. vendi do te boshatiset gjithnje e me shume nga te djathtet, dmth tipat individuale qe e nxjerin vete gomarin nga balta dhe nuk presin t’ja u nxjerre shteti. te majte vetem do te kete atje. si dhe mafiozat qe nuk i pranojne me asnje vend tjeter.

Mimoza_llastica

Lol keto pilivesat gjoja gazetare te ngrejne nervat me keto pyetje kshu, mire dhe kaq.

Vlonjat

Mire se dhe gaxetaret filluan te çkrijne gjymtyret, levizin gjuhen ne goje dhe te perdorin muskujt e noflles. Etapa tjeter esht te zgjojn trurin nga gjumi dhe ti bejn gjymnastiken e mengjesit me lad grillon n’sfond.

Alba2265

Si eshte gjendja atje ?una u takova me disa shqiptare taze nga shqiperia .shqip u llafosem po asnje gje nuku kuptova .ne nje fjali me theshin sa keq eshte atje ,ne tjatren sa mire e si po permiresoheshin gjera pastaj prape ankohu ,levdo prape .moshe e mesme ,hala Te rinj po kishin rrjedhur fare melunet .

Pjer

"… Si mund të jetë kaq indiferent publiku, (jo kur përbalten gazetarët), por kur politikanët nën akuza të rënda refuzojnë të japin llogari?.. "

Kujt ia drejton kete pyetje Esiona, publikut apo kolegeve te tu. Nuk e kuptoj moj se publiku, ju quan juve gazetaret, byth e breke, me qeverine.
A keni bythe juve ta thyeni kete koncept/mentalitet.

gjembi

A e gjejme ne VQ se kush eshte bytha dhe kush breket? Gjithashtu a thuhet gje per permasat e bythes dhe moden e brekeve?

anon64581289

te rinjte jane kllufa kudo (s’kane lexu dy libra). atje njerzit qahen kot, ngaqe kujtojne se kudo tjeter eshte me mire se ne shqiperi. po nuk jane keq ne fakt. jetojne persmari. qeveria eshte e mytme me borxhe si te gjitha qeverite e botes.

me keq do behet mendoj. keto jane kohera te arta per shqiperine. se jemi tek 25 vjetori i nje sistemi. me pas fillon degradimi i tij, dhe duhen ndryshime (inteligjente nga lart) per te mbajtur dinamizmin ose gjithçka shkon ne mur dhe rifillon pastaj. ciklic eshte muhabeti.

si ne kohe te dulles psh

Pjer

" … Unë nuk e kam sot një përgjigje për veten, se pse publiku është kundër gazetarëve…"

Publiku nuk eshte kundra gazetarve Esiona, por ju gazetaret nuk jeni afruar afer publikut, Dhe per kete nuk keni faj, jeni thjesht rrogetare, ku per çdo tentative qe deshironi te beni te ofroheni afer publikut, rrezikoni vendin e punes, rrogen qe do te thote jetesa, ekzistenca.

gjembi

Ti sapo the qe meshkujt jane shume me superiore por s’e paske idene fare se c’behet ne vendin ku jeton ti. Je I Moth. Kete lajm e kishin dhe mediat ketej.

anon64581289

po çfare lidhje ka violenca qe kerkon te luftoje macroni me ate qe po them une ? une s’jam gje violent, vetem po them qe femrat nuk vendosen ne pushtet, se korruptohen me keq (me lehte) nga meshkujt. kjo te duket violence ty ?

si dhe une vetem sa KONSTATOJ, nuk po vendos gje ligje. bota behet siç eshte e shkruar te behet. une s’kam fuqi dhe te dua ta ndaloj budallikun e gjindjes apo rrjedhen e ngjarjeve. a po kupton nashti me mire ?

gjembi

l’égalité entre les femmes et les hommes

InkuizitoriMoth
anon64581289

gabim i madh eshte per mua barazia edhe ndermjet burrave jo vetem ndermjet burrave dhe grave. se natyra s’na ka bere te barabarte.
eshte demagogji, dhe kur fillon demagogjia, kjo tregon qe sistemi eshte i kalbur, nuk shkon mire dhe qe ata qe jane ne krye te tij, nuk kane burrerine te bejne ndryshime te rendesishme dhe vendimtare per ta shpetuar nga renia. bejne demagogji. prandaj e vura edhe ate foton me ata gjimnazistet me bluza te kuqe te sheshi skenderbej. edhe tanet kane fillu Demagogjine, dhe vetem kjo me tregon mua, Indirekt, qe gjendja (jeta) atje ka filluar te keqesohet.

InkuizitoriMoth
gjembi

Shpjegoja pak kurros forcen e gruas qe jo vetem te heq njollen por dhe te ndihmon te inkuadrohesh ne projekte shume miljoneshe.

46and2

oboboo ne dore te kujt paska ra ai vend, llumi i llumit, keto lloj mashtrusesh vjedhin edhe te vdekmit e jo mo te gjallet e shkrete

ja dokumenti ne media

46and2

obobooo ne dore te kujt paska ra ai vend, llumi i llumit, keto lloj mashtrusash vjedhin edhe te vdekmit e jo mo te gjallet

Pjer

Sipas shtypit ;
"… Bëhet fjalë për bashkëshortin e saj, Arian Hoxha, i cili dyshohet të ketë fshehur një dënim për falsifikim dokumentash gjatë kohës që punonte në ministrinë e Energjitikës si këshilltar i ministrit. Sipas dokumenteve të publikuara nga opinion.al ai ka qenë i dënuar me 8 muaj e 25 ditë burg për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare…"

Tani po e kuptoj une se, pse Palloshi nuk merrte e nuk merr njerez te ndershem ne qeveri. Njesoj si ai qe iku, qe e kish mbushur administraten me lloj-lloj sorrollopesh. Yyy, te paturp, qe nuk ju skuqet faqja.

bradland

Po ky komuniteti spaska pune tjeter qe sinjalizoka komentet ? Po admini , pushi pershembull quhet komunitet ? :rofl:

46and2

po iu plasin geshtenjat ne duar :))

sa mbyll nji koment ketu ju del nji hajdut tjeter te nesermen

sa felliqin veten kot me kete censuren :))

nuk mbulohet dielli me shoshe i thone

Katror

Kjo eshte gjuha e re e libertardeve per t’i mbyllur gojen mendimit ndryshe. Me perpara te vrisnin “ne emer te popullit”, tani te mbyllin gojen e te heqin nga puna qe mos kesh me se te ushqesh kalamajte"ne emer te komunitetit" te ofenduar. Pastaj per Sorosin nuk te falin keto, se pa leket e Sorosit nuk kane ku e perplasin koken. Nejse une per vehten time si anetar i komunitetit nuk u ofendova nga komenti yt. Po paten bythe, le te dalin ato qe jane ofenduar, qofte edhe me pseudonim.

gjembi

Po mesoje mire te pakten fjalen qe perdor o trim i internetit… Libtard. Kam ende shprese se nje dite do edukoheni dhe ju anti-sorroistet e Moth mer jahu qe as s’e kishit idene per aktivitetin politik te Soros deri para se trampi e Breitbart - dhe me pas papagalli Basha - te dilte kundra tij. Per cdo Soros ka nje Adelson, 2 Koch, etj.

Katror

Moj trimreshe e gramatikes
shih fjaline, mos ia ngul syte pikes.

bradland

U prishe dhe ti gjemo , nuk e mbajte dot mesin :wink:

Albano-id

Po nuk mund tw mohosh qe gazetarja mori pergjigjen qe ben sens

gjembi

Mund ta mohoj.

Katror

“Gazetarët kanë për detyrë të bëjnë pyetje. Zyrtarët, kanë detyrimin të përgjigjen, si përgjegjës para publikut që paguhen me paratë e taksave (edhe të gazetarëve). Kaq e thjeshtë është…” thote bsalaj

Gazetaria eshte profesion, jo e drejte ligjore, them une. Kaq e thjeshte eshte. Dhe thjesht per kulture ligjore, qytetari edhe perpara personit te veshur me pergjegjesi ligjore ka te drejte te heshte, ose te mos pergjigjet pa pranine e avokatit. Po thuaj kush ua mesoi ligjin gazetareve shqiptare!

aleko

pu pu sa debila jane ne pergjithesi keta gazetaret. Sidomos keto te terenit ku shumica jane ca shushka trushpelara qe edhe te mbushin uje nuk bejne.

kapo

“Prokuroria jonë po e lejonte Balilin të mblidhte dhe dorën e fundit të sezonit të mbarë turistik. Gazetarët gjermanë kanë qëndruar tri ditë vetëm në këtë resort, gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri.

Na është dashur të hulumtojmë ku fshihej Keli (e ku tjetër je më i sigurt veçse në Shqipëri), pse nuk e arrestonte dot policia dhe pse prokuroria bënte sikur po hetonte Eskobarin e Ballkanit.

Policia private e Balilit dhe rrjeti i tij në Sarandë e Delvinë ishte më të organizuar dhe gati më i madh në numër se policia e shtetit në këto dy njësi vendore…”, është shprehur Hoxha.
image

jps

Ketu eshte i gjithe problemi. Sa per ate qe thote Blendi politikanet nuk e kane per detyre ti pergjigjen gazetareve.