Te shtrine Edvin Kristaqi, te shtrine!

80 postime 5227 shikime 15 janar 2019 në 09:41 e paradites
Pjetermustakuqi

Fundviti i kaluar dhe fillimi ketij viti, kane rezultuar mjaft te trazuara per Edvin Kristaqin. Protestat e studenteve sikur mbine nga dheu dhe e kapen gafil. Karakteri i tij luhatet mes arrogantit edhe qaramanit, ne fillim nxori kryet arroganti, “ngelsit”, i qujti. Pastaj, kur e pa qe ishin shume, filloj me qaramanin, “prisni mre cuna, imé po e mor vesh se pasken pas te drejte vallahi”, filloi te bente si tironci babaxhan. Studentet e shkunden mire e mire, jo thjeshte me kerksat qe kishin, por permes protestes se tyre filloi te dilte ne siperfaqe gjithe zemrata e shoqerise per te dhe qeverine e tij. Mellefi i shoqerise ju perplas ne fytyre dhe e kuptoi qe ky pis milet duhej qetesuar. Kjo qeveri e diskretituar duhej te ndryshohej radikalisht, keshtu megjase ka menduar Edvin Kristaqi. Dhe keshtu beri. E shpervjeli gjithe qeverine. Mirpo, ndonse i kishin rene puplat para miletit, ne oborrin e tij vazhdonte te ishte “the King”. Nje personazh qe media na e servir si e showbizit, kur gazetaraja, shoqe e vet, po e pyste ne telefon se cfare po bente, ajo ju pergjigj se ishte t’u ngroh pi*hin. (Nuk e dinte se ishte ne transmetim) Tani, me ndieni per fjalorin, por Edvin Kristaqi partine e ka me nxe bolet. Pa me te voglen pergjegjesi per detyrimet qe ka per strukturat politike te partise se tij, gjithe ministrat e rinj i zgjodhi jashte oborrit te partise. Nuk ishte pare ndonjehere nje shperfillje e ketyre permasave ndaj atyre qe mendohet qe te ishin bashkepuntoret e tij, ne perpjekjet per te bere gjerat e duhura ne qeverisjen e vendit. Po partisteve mire t’u behet, persa kohe jane gati te ngrejne dolli me shurren e kryetarit. Po ja qe nuk jane te gjithe te gatshem t’i pine urinen Edvin Kristaqit! Nje minister te tij, presidenti vendos te mos ja dekretoje, me pa te drejte, po nuk ja dekretoi. I mesuar me i dhene te drejte vetes edhe kur s’ka te drejte, t’ja mohojne kur ai ka te drejte, Edvin Kristaqin kjo gje e beri te shkallmonte. Bertiti, therriti, shau dhe mallkoi, ne fund u rrezua perdhe i pafuqi, me shprese per t’i rimarre forcat prap, per t’ju treguar vendin gjithe dallkaukeve qe po e pengojne ne perpjekjet e tij titanike per ta nxier kete popull ne selamet.

del-ta

pjetër mustakuqi,edvin kristaqi rron e mbretëron se ka përballë sali karaxhiqin,lul artistin,mona-meta toptanin! sa për ministrin e jashtëm,është i vetmi që duhet të dekretonte menjëhere nqs ishte akoma ndonjë % shqiptar! këta bq e integrim-krahinarizmit nuk e thonë dot hapur që janë për shqiperinë e esat pashës e jo ate të i. qemalit! rama mund të kete shumë të meta dhe ka plot, por nuk është antishqiptar si këta legenat e grekut! i muti,po tëishte për v.dulen si ministër i jashtëm do ta dekretonte menjëhere,por një shqiptar nga prishtina e quan të huaj,
në këtë rast kemi një përplasje misis ithtarëve të shqipërisë së vogël që e shkërdhen kush të dojë,dhe asaj të shqipërisë pak më të madhe që nuk do to heqë brekët me dëshirë(shih alba &co)

Albano-id

e ke bo edvin kristaqin si personazh perralle, si qerosi ke katallani, don te na besh te ndjejme empati, not bad at all.
fabula qe une du me bo me shume po nuk me lene oportunistet e partise nuk eshte fort e besueshme, gjithe media e kazanit merret me prralla te tilla, ne vend se te merren me ide e proframe zhvillimore.
Megjithese po perpiqet Rama mbetet i improvizum, edhe ato pak arritje(une mendoj se ka me teper se parardhesit) jane frut i improvizimit(kap nje dege prej dafine dhe vertitesh ndaj athine) me teper se sa i nje vizioni e programi te miremenduar zhvillimor e ideor. Tregu dhe mantra neoliberale jane ato qe drejtojne realisht dhe jo edvin kristaqi.

Alba2265

si Tha ajo socialistja :nuk duam as drita as pune as uje vetem ju shoku ilir e shoku fatos te mos ziheni.shoku fatos e shoku ilir heren e fundit qe kontrollova jane per bukuri po ajo e varfra nga benet ?

gjembi

Shikoni dhe te tjerat.

Patrioti

Ed Rama s’eshte socialst - te pakten jo nje nga keta qe kane perfaqesu PS kto 25 vjet. Atij i ka ngel ora te vitet '91 dhe tamom tamom perfaqesues PD’je do i shkote me shume per shtat.
Persa i perket politikave me personelin, kjo nuk eshte risi. Socialista, LSIsta, PDista… jane perjashtu, rraf e nxi nga syte dhe prap jane kthy te partite tu bo si legene per nji post deputeti, ministri, drejtori etj.

Ed rama psikopat sic eshte, ka te pakten fuqi ekzekutive. I boni robt me pagu korrentin/ujin dhe hoqi prokuroret e gjykatesit milionere Po arriti me i dhone rruge pronave dhe sistemit shendetesor per mu eshte ne rregull.

arb

Ju shoku Pjeter a jeni anetar i PS? Ne se nuk jeni, a keni ndonje lidhje me socialistet ?? Me sa po lexoj me lart, jo ! Shok, Edi Ramen nuk e rezojne dot arsyhet qe permenden me lart. Vete Rama ka qene perfitues i asaj qe ai po ben sot, dhenia e shancit dikujt pa i kerkuar te mohoje veten e tij per kete gje , e kjo ka ndodhur e ndodh vetem ne PS ,njeriut shikoi pune e jo gunen ! No problem me kete ! Ne se do ta njihnit nga brenda boten socialiste qe voton Ramen , jane dy gjerat qe mund ta vendosin ne veshtersi Ramen( nuk di sa do shikohet kjo ne zgjedhjet lokale, por une mendoj se po). 1. Eshte cmimi i larte i reformave per berjen shtet. Nuk e kam fjalen se jane kundra, perkundrazi socialistet jane shume pro ketyre reformave, por nuk jane pro qe vetem ata te paguajne cmimim e ketyre reformave. Ka nje pakenaqesi ne rritje qe vjen si pasoje e manise e kompleksitetit qe ka Rama se mos ai apo qeveria e tij akuzohet per “poste partiake” ne te gjitha nivelet. Ky kompleks ka bere qe LSI-istat e PD-istat te jene akoma ne vendet e tyre,jo per aftesi profesionale por fale kompleksitetit te Rames ne shume raste ! Kesaj i thone te behesh me katolik se Papa ! Plus semundja e vjeter socialiste per dialog edhe kur nuk ka nevoje, apo per leshime pushteti edhe kur na ka pse, bejne qe socialistet apo mbeshtetsit e tyre te ndihen shume te ngarkuar. 2. E dyta ka te bej me ate qe Rama nuk eshte socialist e i ka mbetur ora ne vitet 90’. Nuk ka Rama si ta kuptoj se kthimi me ceremoni shteterore si te ishte nje hero i heshtrave te nje fashisti e nazisti te vete-deklaruar , i nje kolaboracionsti te njohur boterisht e jo vetem ne Shqiperi, i nje kryetari te nje organizate qe i ka duart e lyer me gjak partizani, i nje tradhetari te atdheut te tij …ka lenduar shume e shume socialiste. E para sepse nuk i takon fare Rames dicka e tille, e dyta menyra idiote e justifikimit te nje veprimi te tille, e treta perpjekja akoma me idiote per tu dukur si pajtues kombi. Vetem nje qe nuk di cfare e ku eshte mund te bej dicka te tille, e ka per ta paguar kete gafe me shume se 100 ministra te nderuar! Jemi ne kapitalizem…cfare do mbjellesh do korresh !

del-ta

rama ‘‘make albania great again’’:albania::albania::albania::albania::albania::albania::albania::albania::albania::albania::albania::albania::albania::albania::albania::albania::albania::albania::albania::albania:

ACDC

Mid’hat Frasheri eshte babai i nacionalizmit shqiptar.Per Mid’hatin Shqiperia fillonte ne Presheve dhe mbaronte ne Preveze.
Atij i takonte nje varrim dinjitoz ne vendin e lindjes.

Natyrisht qe pasardhesit e spermes se Popovicit,Mugoshes, kelyshet e atyre qe vrane,prene dhe e varferuan Shqiperine derisa e lane pa lecka ne trup,do te fyen dhe verbohen nga Mid’hat Frasheri.
Nuk kane si te gezohen per vepren e Mid’hat Frasherit analfabetet me morra te Laberise qe zbriten nga malet ne 1944 dhe pasi rrembyen pronat e pushkatuan te zotet e shtepive,sot na bejne si tiransa denbabaden.
Sa libra ka pasur Frasheri ne biblioteken e tij,nuk kishe tere Shqiperia,por morracaket gjoja partizane,qe vetem shqiptare vrane,nuk besoj se ja thonin per shkolle.

Ndoshta e vetmja gje me mend qe ka bere qeveria Rama ka qene nderimi qe ju be figures se tij.
Eshte turp qe PD,nje parti e vetquajtur e djathte nuk beri kete me Mid’hat Frasherin dhe figurat e tjera te ndritura te kombit.

arb

Ti shok kur citon dike, pergjigju asaj qe citon ! Nuk do u mesojme abc-ne tani …po nejse ! Kishe gje per te thene per faktin se Mitat Frasheri ishte me bindje fashiste e naziste? Qe ishte kolaboracionist i njohur jo vetem nga partizanet shqiptar por edhe aleatet e tyre ne luften e dyte botrore? Por qe ishte kryetar i Ballit qe ne bashkepunim me pushtuesit vriste e digjte Shqiptar, e jo vetem partizan por edhe popullsi civile,kishe gje per te thene? Sa per keto prallat balliste me nacionaliste e me shqiperi te madhe…ishte ai zotria, por me nje kusht…nen cizmen fashiste apo naziste…se ku diferenca me shqiperine e madhe 500 vjet nen Turqine Osmane vetem llogjika balliste mund ta kuptoj !! Keshtu shok, nuk late fashist e nazist pa nderuar e ngritur buste…por hic, sherbejne vetem per qen te shurosin aty !! Ne 28-29 do vini te perkuleni me respekt te vendi ku prehen heronjte …ja ashtu shok …beni paqe me veten , jane ndare ato pune pergjithmon!

korriku

kush ti mesoi qelbesirlliqet qe jashteqite, shkolla e tipit muthat frasheri mesiguri

korriku

me shume se shtrire Ediramen, ky ka vene perfund PS. Rama qellimisht margjinalizon PS e burimet e saj.

ACDC

Si ka mundesi qe ky kolaboracionisti i njohur nga aleatet,nuk u arrestua as anglezet as amerikanet, kur shkoi ne Angli dhe SHBA?
Si ka mundesi qe nuk ja dorezuan bashkepuntorit te tyre Enver Hoxha,kete fashist me bindje sic e quan ti?

Pa na nxirr nje foto te Mid’hatit te veshur si fashist apo nazist,se edhe Hoxha se ka bere nje gje te tille.

Na nxirr nje dokument qe ka nenshkruar Frasheri ku thuhet qe shqiptaret te vrasin shqiptaret?

Frasheri po, vendosi firmen ne Mukje qe te bente lufte te perbashket me komunistat kunder fashisteve,por kelyshat e Popovicit dhe Mugoshes,e grisen marreveshjen sa ju erdhi urdheri nga Beogradi.

Pastaj shkuan ne Kosove dhe pasi carmatosen popullsine shqiptare atje,iken dhe e lane ne meshiren e Rankovicit.

arb

Nuk dua te prish temen… e nuk dua ta zgjas muhabetin me njerez qe nuk duan te kuptojne qe Fashist e Nazist ka qene gjysma e evropes se qyteteruar e jo me nje vend feudal si Shqiperia.Ai ishte nazist qe para se nazistet te vinin ne Shqiperi…jo thone keta !! Ky kolaboracionisti nuk iku nga Shqiperia direkt ne SHBA, pyet e informohu kush e ndaloi(amerikanet e anglezet) e cfare i ndodhi atij e shpures se tij ne Bari. Nuk ja dorezuan Enverit ate, ashtu si nuk u dorezuan shume te tjere e kjo eshte histori e njohur, nuk ka pse shpjegohet pse. Po keshtu eshte kur historine e ben Fevzi anti-komunisti , histori me Kosove te armatosur ne 1944-1945 …ik o shok se ti qenke rende!!

varik

ed komandati i tregoi vendin edhe zerit te amerikes, edhe presidentit qe beri vete

eshte nje cike hipokrit/trap/koqe kanari, po kete duan shqiptaret

Alba2265

Shqipot jane popull naiv qafsha te gjithe .gjithe ajo hajni gjithe ai dem qe do te duhen breza ta lajne u harruan me nja dy fende patriotike te Edvin kristaqit .meta nga ana tjater iu vjedh parate dhe iu shperndan dekurata .ka shpallur gjysmen e kombit legjenda gjysmen tjater mjeshtera Te medhenj .shqipua I varfer per nje llaf te mire rron.ngopet me luge te zbrazet .

Alba2265

Nashi po flet per nje nga firmetaret e pavaresise dhe kryetar I kongresit te manastirit prej te cilit kemi alfabetin me te cilin ne Po bejme llogje .

Arban

O idiot, di gje per Mukjen ti? Ja meqe nuk di. Ne Mukje u fol per ndarje te tortes se pushtetit. Komunistet kishin bere pjesen me te madhe te luftes dhe ne ate si komitet do kishin 2 nga 12 vendet, ndersa Balli qe kishte shkrehur vetem nja dy pushke do kishte 6. Kush eshte ai budalla. Dhe vetem idiote si ti gjejne Mukjen si justifikim per te bashkepunuar me pushtuesin.

ACDC

Komiteti do te kishte perberjen 6 me 6.
Keshtu e kemi mesuar në Historine e PPSH.

Komunistet e nenshkruan Mukjen bile edhe nxorren trakte pro Mukjes.
Por sa erdhi urdheri nga Beogradi, e grisen marreveshjen dhe filluan Luften Civile.

Nuk e di se kush eshte idiot: ti qe vetem shan dhe ofendon pa llogjike,apo une qe nuk te kam ofenduar asnjehere dhe po sjell vetem fakte.

Arban

Po, mor po, po 6 ishin nga fronti, ndersa komunistet kishin vetem 2. Meqe do prova per bashkepunimin e Ballit me gjermanet, na nxirr prova per urdhrin nga Beogradi.

ACDC

Cfare urdheri nga Beogradi.
Beogradi ishte ne zemren e PKSH-se qe nuk bente asnje hap pa miratimin e Titos dhe te derguarve te tij qe krijuan PKSH-në.

Arban

Pirdh pirdh. Dhe lexo pak misionaret britanike, apo do t’i quash edhe ata komuniste. Qe ta dish ti, Cercilli ishte vertet gjeni, se e dinte dhe nuhaste kur shume te tjere ishin te verbuar, se cfare ishte komunizmi dhe paralajmeroi per kete. E megjithate, gjendej para nje rreziku me te madh. Britaniket ne Shqiperi bashkepunuan nga halli me komunistet, se ata ishin thuajte te vetmit qe luftonin gjermanet.

Arban

C’mendon Pjetri per kete, qe Sorosi do ta beje Edvinin president

ACDC

Lexo pak intervistat e Ymer Dishnices,qe ishte delegat i PKSH-se në Mukje.
Fat i mire qe zoti Dishnica jetoi deri në vitin 1998 dhe ka dhene versionin e tij mbi te verteten e Mukjes.

Arban

Xhaxha Abazi ta ka thene, apo ke qene vete aty.

Arban

Na e thuaj cfare ka thene ndonje gje Ymeri.

InkuizitoriMoth

shprehja me karakterizuese e Epokes Ngambrapa:

Nuk ekzistojne fakte, ekzistojne vetem interpretacione te fakteve. - Niçe

pra nuk ekziston Mukja, ekzistojne vetem interpretacione rreth e rrotull Mukjes.

Arban

Ja nje qendrim me objektiv besoj, me gjithe skepticizmin e te Mothit, nga Milo

Ai (Dishnica) numëronte si arsye të tjera “papjekurinë” e tij dhe të Mustafa Gjinishit, heterogjenitetin e delegacionit, mungesën e një kryetari të caktuar, delegacionin e improvizuar prej 12 personash, ndërkohë që Balli Kombëtar kishte avokatë kalibri si Lumo Skëndon, Hasan Dostin, Thoma Orollogain e në prapaskenë gjithë udhëheqjen tjetër me Ali Këlcyrën me shokë. Dishnica konkludonte se “delegacioni ynë u hoq zvarrë nga delegacioni i Ballit Kombëtar”.2 Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Ymer Dishnica, i lirë për të folur dhe i çliruar nga frika e persekutimit, i revizionoi qëndrimet e tij rreth Mukjes. Pyetjes së hershme “Pse u prish marrëveshja e Mukjes?”, i janë dhënë përgjigje të ndryshme, nisur më tepër nga konsiderata politike, sesa nga përfundime të mbështetura në një shqyrtim objektiv të fakteve, të rrethanave e dokumenteve të kohës.

Mendimi i përgjithshëm është se kanë ndikuar dy faktorë: refuzimi i PKSH për të pasur pozita të barabarta me Ballin Kombëtar në Komitetin e Shpëtimit të Shqipërisë dhe ndërhyrja e S. V. Tempos, Miladin Popoviçit e Dushan Mugoshës kundër pranisë së togfjalëshit “Shqipëri etnike” në marrëveshje.

Pjetermustakuqi

Jo ne keto nivele, shok, jo ne keto nivele. Te besh praktikisht gjithe qeverine teknike. Nuk jame une se brenda partise, vetem, gjenden burrat e mire, por, dreqi ta haje, duhej te kishte nje sens luajaliteti ne kete mes. Edvin Kristaqi kerkon qe bashkpuntoret te kene funksion te ngordhin per te, njelloj si ato mizat e bletes per mbretreshen. Ne politike te gjithe jane per kariere, por sic duket, ata pisa nuk jane per kariere aty, por vetem per te shfrytezuar oportunitete me vjedh aq sa munden, perndryshe se s’ben do te duhej te shperthente oponenca brenda partise, per zgjedhjet qe Edvin Kristaqi beri. E vetmja oponence ishin duartokitjet per Erion Brace kur shpalli ministrat e rinj, duatokitje qe vinin jo si pasoje e simpatise se vecante per Bracen, por se ai vinte nga radhet e tyre.

Per Lumo Skendon, i dashur shok, une e mejtoj krejt ndryshe kete pune.
Mitat Frashri e jetoi gjithe jeten e tij ne perkushtim te memedheut me kualitetin e nje personi te iluminuar. E vetmja munges ne cv e tij si protoganist ne ngjarjet me te medhaja te historise, eshte mospjesmarrja ne ushtrine e Skenderbeut, per arsyet qe ti i dashur shok, mund t’i marresh me mend.
Ne Lidhjen e Prizenit mer pjese permes babes vet. Ne Kongresin e Manastirit eshte aty spikatur mes te tjereve, ne shpalljen e pamvarsise, firmetare i saj, ne qeverine e Zogut, minister dhe me nje aktivitet te dalluar ne perkrahje te popullsise came. Nuk kishte se si te mos u perfshinte edhe ne ngjarjet e medha te L2B. Edhe ne kete periudhe ndoci pikpamjet e veta per t’i sherbyer memedheut dhe nuk tradhtoi memedheun per interesat e veta. Ne fund rezultoi i rrieshtuar ne anen e gabuar, ose me sakte ne anen e humbesve, sepse nuk e dime nese humbesit do te ishin fitues, zgjidhja do te ishte me mire apo me keq se zgjidhja qe patem. Fakt eshte se ata qe munden Hitlerin, rezultuan poaq te zinj sa ai me vone.
Keshtu i dashur shok, si mund ta harxhoje jeten njeriu ne sherbim te vatanit me shume se kaq, qe vatani te kete nderim per te.

machitewa

“Jemi të dërguar nga komanda për ta hequr atë rreckë që valavitet atje lart. Është turp, – thanë ata, – që mu mbi sheshin kryesor të qytetit të valavitet ajo leckë që nuk e ka as yllin partizan!” “Eh, po nuk kemi tjetër.” “I kemi prurë neve, të rinj fringo. Ja flamuri i Jugosllavisë motër, dhe ky me yllin partizan.”

Mbas ndonji ore u kthyen me gjithë nji usta. Ai vendosi edhe dy ganxha tjera. Në anën tjetër të flamurit të Shqipnisë u çpalos flamuri jugosllav. Dy flamuj. Poshtë, në qendër të qytetit, në shpinë e ré të posandërtueme të tregtarit të madh Zef Kokës, ishte komanda e komandave: Komiteti i Partisë. Dy partizanët me kapota, nga kumbonari, i thirrën dikuj atje poshtë. Ai qindronte në rrugë dhe jepte sinjale me duer. Përsëri i hoqën flamujt dhe u ndërruen vendet: aty n’atê vend ku përpara valavitej flamuri shqiptar, aty u shpalos flamuri jugosllav. Ndërsa n’anën tjetër kaloi flamuri partizan, të cilit ia ndalonte mjaft pamjen gunga e kishës. Gjatë darke, në mensën e Kuvendit Françeskan, mbahej nji heshtim i plotë, sikur të na kishte dekë ndokush i familjes.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2017/09/04/at-zef-pllumi-si-filloi-rrenimi-i-shqipnise-prej-pushtetit-komunist/

Arban

Tani qe u fut ne loje perfaqesuesi i kombit te perzgjedhur kosovar, heq dore.

Arban

Ja se c’thote komunisti Bernd Fisher

“Shqipëria ishte viktimë e agresionit, si shume vende të tjera, së pari nga fashistët italiane pastaj nga nazistët gjermanë. Ajo u rreshtua në anën e drejtë të koalicionit. Partizanët ishin grupi që vazhdoi rezistencën deri në fund, kurse grupet e tjera të rezistencës, si Balli Kombëtar dhe zogistët bashkëpunuan me pushtuesin, jo në bazë të ndonjë afrie ideologjike, por në bazë të një strategjie të gabuar, që solli humbjen e legjitimitetit të tyre për të qenë pjesë e sistemit politik, pjesë e qeverisë të pasluftës në Shqipëri,”

Motivet e bashkëpunimit të së djathtës shqiptare të kohës së luftës me okupatorin janë të ndryshme, por që rezultuan të gabuara në pasojat që sollën. “Këto grupe donin të mos shpenzonin burimet e tyre të çmuara për të luftuar okupatorin, por t’i ruanin ato për të luftuar komunistët. Kur nazistët pushtuan Shqipërinë në shtator 1943, lufta kishte arritur në një fazë të përcaktuar nga Beteja e Stalingradit, kushdo që kishte njohuri për luftën e kishte të qartë që nazistët ishin në Shqipëri përkohësisht dhe se duhej pritur që ata të largoheshin. Zogistët dhe anëtarë të Ballit Kombëtar që bashkëpunuan me gjermanët nuk e bën këtë për shkak të ideologjisë, por strategjisë së gabuar. Lufta zgjati më shumë sesa e kishin parashikuar, zbarkimi i përshpejtuar i aleatëve nuk ndodhi. Sa më shumë që ata nuk u përfshinë në rezistencën kundër okupatorit, aq më shumë humbën reputacionin dhe respektin e popullatës. Nëse okupacioni nazist do të kishte qenë më i shkurtër, pozicioni i tyre pas luftës do të kishte qënë krejt ndryshe. Ndërkohë pati edhe nga ata që bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët për të shpëtuar të shpëtueshmen, për të lehtësuar pushtimin në shumë aspekte, për të shpëtuar njerëzit që të mos dërgoheshin në kampe përqëndrimi. Ata duhen parë në një kontekst më të gjerë nga sa u panë prej komunistëve që, pas Luftës së Dytë Botërore, i quajtën trathëtarë ” mendon historiani Bernd Fisher.

Arban

Ja dhe gjeneralet komuniste angleze

“Tani unë rekomandoj një ndryshim. Situata ka evoluar kaq shumë kohët e fundit, sa që duhet urgjentisht të demaskohet Këshilli i Regjencës, Balli Kombëtar dhe Zogistët. Të gjithë po bashkëpunojnë me gjermanët”. “Nacionalistët i humbën shanset e tyre plotësisht, sepse nuk ngritën as gishtin kundër gjermanëve, madje as në çastin e fundit, duke i ruajtur forcat vetëm e vetëm për veprime kundër partizanëve”

InkuizitoriMoth

Arban, i Mothi nuk eshte skeptik, perkundrazi, skeptik eshte Niçja dhe intelektualet ngambrapamoderne qe i vijne Niçes ngambrapa:

Nje konflikt çfardo (midis personash, grupimesh, partishe, denominacionesh fetare, kombesh etj) nuk perben fakt, por perben vetem interpretime ngambrapa ndodhise faktike prej feleve nderluftuese qe terheqin uje nga mulliri i vet.
Perben fakt vetem marreveshja midis feleve, dmth dakordesia, pajtimi, me pasoje eliminimin e marlonit ngambrapa - i Modhi :smiley:

Arban

Nejse, I Motho, besoj ja nje debat I dobishem per Mukjen, (mos)marreveshje mes feleve

ACDC

Kur paskan bashkepunuar zogistet me pushtuesit?
Abaz Kupi kreu i zogisteve ka qene deri ne 24 Maj 1944 pjese e Frontit Antifashist dhe ne mos gaboj kryetari i ketij Fronti.
Pas 24 Majit Kupi vazhdopi luften i vetem,jashte Frontit.

Kur bashkepunoi Kupi me gjermanet,se edhe te donte nuk i dilte koha?

Alba2265

Kur shiqon filmat mbi Churchill nje pjese e elites sunduese britanike ishin per paqe me gjermanine .nje prej tyre I tha shprehimisht churchillit se :pashe se si nje brez I tere te rinjsh u sharps ne luften e pare boterore e nuk dua Te shoh nje brez tjater te ke te njejtin fat .koha I dha Te drejte Churchill por askush nuk I ka quajtur tradhetore te paret .benej fjale per nje lufte ku 200-300 mije ushtare sa gjysma e popullsise se shqiperise Te asaj kohe vriteshin ne nje beteje te vetme .lufta heroike partizane ka ndodhur vetem ne filmat e kinostudios .fakti qe shqiperi u vrane vetem 2000 ushtare gjermane dhe keta ne se shumti nga sul met ajrore britanike gj per rrenat lexhendare kamuniste .gjithe gjithe u vrane 4200 shqiptare ne 5 vjet .800 ne vit .ne shqiperine e sotme ne paqe ia heqin vetes apo vrasin njeri tjatrin pothuaj po aq .

del-ta

Edvin kristaqit i takon merita se po e kupton qe integrimi kombetar eshte me i rendesishem se ai evropian! Kaq! Po perpiqet per shqiperine e i.qemalit dhe i.boletinit. po perpiqet te tregoje qe vilajetet e pafuqishme jane te destinara te deshtojne. Po perpiqet tu tregoje qorrave qe shanset per zhvillim ne nje shqiperi te madhe jane me te medha. Kjo has ne rezistencen e dumbabisteve krahinore qe nuk kane arritur akoma te kene perkatesi kombetare!

Arban

Po, por lufta nuk mbaroi ne maj, po gjashte muaj me pas.

Arban

Xha Abazi t’i tha keto? Se fjalet e tij i ke si biblen qe e mban ngapara ti. Mire qe nuk the qe edhe ata gjermane qe u vrane i vrau xha Abazi me trimat e tij.

korriku

c’ne te vriste balli gjermane, keta vec per turizem po kalonin nga lagja jone
partizanet i ngane dhe vrane pa shkak gjermanin

Alba2265

Qellimi I luftes se trimave partizane nuk ishte perzenia e gjermaneve por mbajtja e tyre sa me shume ne token tone qe Te lehtesohej barra e aliateve ne lindje.qellimi I gjermaneve ne shqiperi ishte mbrojtja e kraheve nga sulmet aliate qe te mbrohej terheqja gjermane nga greqia.jermani erdhi kur situata ishte ne disfavor dhe solli trupa Te dobet kryesisht ceke dhe austriake .

gjembi

Cfare thote inglizi qe solli Arbani.

korriku

prandaj poqen te gjalle Boroven sa vune kembe ne prag :slight_smile:
ndersa radhitja e komunisteve ne forcat fitimtare nga fuqite boterore qe totalisht keqkuptim
ska gje po e rregulloni ju historine
po e ndreq dhe kokministri ram kristaqi

arb

Me vjen keq shok, por nuk jam dakort ! Ta kam llafin, nuk bie qeveria e nuk ndodh rotacion politik per shkak te ministrave, edhe sikur ministrat te japin vete doreheqjen per shkak proteste pershembull perseri nuk ndodh ! Keto lojrat me mbetje qejfi beson apo jo ti, nuk pijne uje ne PS , sa do ti fryje “kazani” ! Kot te te pyes njeher…e kujt i eshte ngrene haku ne kete histori nga PS-ja? Pa me thuaj nje emer ? Ps-ja gjithmon ka fituar nga kjo praktike prandaj nuk krijon acarim tek baza! Sa per pjesen tjeter…nuk me pelqejne keto muhabeti koti ! Jane muhabeti koti sepse une nuk mund ti mbush mendjen dikujt qe nuk do ! Une nuk thashe qe Mitat Frasheri ishte analfabet …e nuk e kuptoj se cfare hyjne keto histori me firma, kongrese, e prejardhje familjare ( qe po ti hysh edhe ketyre me nje analize te thelle…dalin xhevahire per kete patriotin, po nejse), me ate qe shkruaj une ! Une them qe ai ishte nazist e kolaboracionist , qe ishte pergjegjes per vrasje djegje e shkaterime shqiptaresh ne dobi e interesit te pushtuesit ! Me tradhetar se kaq? Po mire more shok, sipas mendjes tende e te Rames i bie te ishte tradhetar e kolaboracionist ne ato vite ai fshatari qe nuk dinte shkrim e kendim e qe u be me ballin per nje cope buke, apo qe shkonte pas Gjermanit se ashtu i thoshte paria ! Kurse kryetari i oraganizates ku bente pjese ky fshatari…hic…nuk ishte gje tjeter vecse nje gjeni i pakuptuar ! Ik mos na hapni barkun me Lumo Skendon ju lutem shume, nese beni sikur nuk kuptoni … eshte e drejta juaj !

InkuizitoriMoth

Per te gjykuar nje person, aq me teper publik, nuk niset nga personi vete (nga vlerat ose mos vlera e tij), por nga gjykimi i nje situate publike ne nje kontest te caktuar historik. Njekohesisht per te gjykuar perdoret logjika, neqoftese deshirohet te behet gjykim tamam, e jo vepra arti, ose me keq gjykim te interesuar llogorje politike, ose edhe interesi personal.

Nese konsiderohet vlere demokracia, atehere me logjike i bie qe ne Luften e Dyte Botrore vlera qendronte ne kush luftoi Hitlerin si rrezik imediat antidemokratik (dmth kampi aleat, BS dhe USA), kurse antivlera qendronte tek nazizmi e kush kolaboroi me te. Ka edhe nje logjike tjeter gjykimi me te njejtin rezultat dhe me e tjeshte per tu shpjeguar e kuptuar, eshte logjika providenciale, por “providenciale” he per he konsiderohet fjale e ndyre qe nuk duhet permendur. Nuk shkoj me tej per respekt te kuvendit.

Meqe kontesti historik i Luftes se Dyte Boteror ka si karakteristike konfliktin total ku dashje pa dashje jane te implikuar te gjithe me kuç e me maç (implikim gjithnje ne rritje eksponenciale, nga Lufta e Pare deri ne Luften e Ftohte, Lufta e Dyte qendron ne mes tyre si permase implikimi), atehere gjykohen si antivlere edhe te mosimplikuarit ne lufte, ose te barazalarguarit si term me i kohes, qe ne pergjithsi jane ata qe kane pare bythen e vet duke ngrene petulla me reçel tek fustani i mamase se tyre, nderkohe qe te tjeret sakrifikonin deri edhe jeten. Biles keta te petullave jane hiçvlere, qe me logjike i bie te jene shume me keq se antivlere, pra jane shume me keq se nazistet. Verdiktin per ta e ka dhene poeti 500 vjet me pare: “guarda e passa!”.

Gjithe eksperte e botes te mblidhen, gjithe akademite, e gjithe politikanet e rruzullit, ky eshte gjykimi per se mbari; çdo gje tjeter eshte gjykim persembrapi, eshte post-gjykim post-modern qe ne rastin me te mire kerkon te paqsoje shpirtrat, por qe ne fakt i ndez me teper. Kjo çeshtje nuk zgjidhet pa zgjidhur nje çeshtje tjeter shume me te rendesishme: kush ka autoritetin te sjelle paqen? Ekspertet, akademiket, politikanet? Thene si paranteze: keta absolutisht nuk e kane.

Konkretisht per rastin e Mitat Frasherit: Franca moderne nuk ka nxjerre burre me me vlera se Pétain, nga çdo pikpamje individuale dhe publike patriotike, e megjithate ta mbaje me shnet koqen e plumbit qe i kane dhene, çfardo te post-thuhet nga post-persone te çdo kallepi e çdo kalibri.

InkuizitoriMoth

Te gjitha keto arsyetime per te djeshmen jane te qellimshme, dekontekstualizojne me qellim qe te ngjallin nacionalizmin e sotem ne format e djeshme, qe ne parim kane ngordhur dhe jane bere kerme pikerisht sepse fitoi internacionaqlizmi proletar i BS dhe internacionalizmi kapitalist i USA.

Ishin vetem dy mundesi:

  1. Te fitonin kolaboracionistet, dmth Hitleri, atehere BS dhe USA do te kishin humbur. Ne kete rast USA dhe BS do te ekzistoninin akoma, nese do te ekzistonin akoma, vetem si Amerike naziste dhe Rusi hitleriane. Sigurisht do te kishte edhe Shqiperi hitleriane e udhehequr nga fyhrer kolaboracionist, ose post koloni e Italise fashiste. Fale Zotit, dhe atyre qe sakrifikuar deri dhe jeten, nuk ndodhi keshtu. Nuk mund t’ju behet qefi te gjitheve, keq na vjen per nacionalistet hitleriane te sotem, por jane ca gjera me te rendesishme per tu realizuar ne bote se ideologjia dhe raison d’Etat.

  2. Te fitonin Aleatet, si per fat ndodhi, me te gjitha pasojat ne vazhdim, qe njehere vulosur çeshtja e mbyllur Hitler, ndahet vaji nga uji, te cilet, megjithse kane qene bashke, nuk mund te shkrihen kurre bashke per vete natyren e tyre. Dmth filloi Lufta e Trete Botrore BS-USA, dhe loja hapet perseri me te njejtin stil. Kunder komunizmit, pales satanike nga pikpamja e fjales se ndyre “providenciale”, ishte legjitim çdo lloj aleance, si dikur iste legjitime aleanca BS-USA kunder Hitlerit. Kjo justifikon shume aleanca te pa shpjegueshme ideologjikisht dhe me raison d’Etat. Psh, nje shembell tipik, grushti fashist i shtetit ne Kili i mbeshtetur nga CIA demokratike.

InkuizitoriMoth

“Në këtë kuptim, pra, dhe vetëm në këtë kuptim, përse egzektuivi i sotëm nuk na paska të drejtë që po me ato mënyra, e po me ato rrugë të mos zhbëjë diçka që bëri egzektuivi i 1945-ës?”

Para se te behen barazira veprimesh formale sikur te ishin veprime matematike, duhet te dale e qarte nese nje qeveri politike a ka legjitimitetin dhe te drejte te beje nje poshtersi te justifikuar po nga politika? Nuk e ka absolutisht, per disa arsye. Njera prej te cilave eshte logjika formale me sa poshte vijon:

Ne kete rast poshtersia e ekzekutivit te 45-ses ishte se meriten e padiskutushme te nje lufte te kaluar e nxirrte jasht kontestit te se kaluares per t’ja veshur te sotmes ku situata ishte komplet e ndryshuar, bile e kundert, sepse komunistet kishin zene vendin e Hitlerit ne planin e drejtesise nderkombetare.

Ne menyre te natyrshme dhe automatike pason pyetja: a ka legjimitet qe poshtersia e ekzekutivit te 45-ses te eliminohet me nje poshtersi te ngjashme nga ekzekutivi i mbas 89-te, dhe biles poshtersi akoma me e madhe sepse kontesti ka ndryshuar akoma me teper?

Politika (ekzekutivi) ne vetvete eshte nje instrument ekzekutiv, nuk ka ne vetvete kopetencen e te vertetes dhe te paqes, te cilat duhet t’i marre nga jasht saj. Politika mund t’i zbatoje, por jo te beje drejtesine, nuk e ben dot drejtesine, ne koke te vet do te beje gjithnje shtremsine, do te perdore historine per interesat e momentit.

Me fjale te tjera, duhet te ndaloje Koha qe te dale e verteta dhe te realizohet paqja, ndryshe gjithçka eshte ne funksion te zgjedhjeve te ardheshme.

Kush eshte Ai qe ndal Kohen? Politikani, eksperti, akademiku, historiani?


E them idene me thjesht dhe ne menyre me esencjale, keshtu besoj se kesaj radhe nuk do kete keqkuptime:

Nuk eshte kopetence e egzekutivit (ose e politikanit) te percaktoje te drejten dhe te verteten. Te verteten dhe te drejten, per vete natyren e tij, vetem e ekzekuton. Kjo eshte kopetenca e tij. Çdo veprim jasht kompetences, per kedoqofte, eshte poshtersi satanike me pasoja shkaterrimtare, sepse prish rendin e gjerave.

Kjo e vertete universale vlen per çdo galaktike te Kashtes se Kumtrit e qe nga çasti i Big Bangut e tëhu.

Nga pikpamja e rrjedhes se kohes eshte e vertete qe ilegjitimiteti i poshtersise pas 1990 buron prej ilegjitimitetit te 1945, por pse ndalesh ne kohe? (pse ndalon Kohen? ha ha). Pse nuk shkon me tutje ne Kohe, psh pse nuk shkon tek ilegjimiteti i kardinalit Rishelje (permendur nga Hyllin) qe poshtersisht shpiku raison d’Etat, meqe mbreteresha e shperfilli si dava prifti, megjithse d’Artanjani arriti t’i sjelle ne kohe diamantet e mbretereshes?

Nje sugjerim se si mund te ndalohet koha e shkuar: shko akoma me tutje nga dashnia e mbretereshes se Frances me duken Buckingham derisa te arrish tek Adami dhe Eva. Aty ndalon koha e shkuar. Per te ndaluar kohen e ardhme, eshte pak me e veshtire, por s’ka gje kryesorja eshte bere, eshte ndaluar e kaluara.


Varet si i sheh ngjarjet dhe nga çfar perspektive.

Per ty, dhe ndoshta per A.V. qe ka shkrujt postin, ka rendesi 45 dhe 89-ta per te vezhguar fenomenini ne fjale, nje tjeter fut ne pilaf edhe ilegjimitetin e 1918-tes, duke permbledhur bashke ilegjimitetin e mbas 3 luftrave botrore, Hyllini fut edhe kardinalin Rishelje, Un kur bej shaka fus edhe D’Artanjanin dhe Rosheforin, kurse kur jam serioz fus brenda ne thes edhe Adamin dhe Even. Pra e shoh fenomenin nga Fillimi i Koheve, deri ne Fund te Koheve, ose Fund te Historise siç e ka quajtur Hegeli, dhe 3 Luftrat Botrore si ngjarje providenciale qe shenojne Fundin e Koheve. E nuk jam vetem une qe e shoh historine nga kjo perspektive, po te pranosh ekzistencen e mekatit origjinal te ftilluar nga Ademi dhe Havaja, atehere te gjitha ilegjimitetet e kesaj bote, qysh nga Adami e Eva, jane te gjithe natyrshem dhe automatikisht te lidhur ne nje zinxhir pafund. Kjo eshte perspektiva fetare per historine. Sot nuk eshte e modes kjo perspektive, por dikur ka qene, dhe sot ka akoma ca kokrra me fame qe e perdorin.

Ty te intersojne vetem keto dy ilegjitimitete, ai i 1945 dhe ky i pas 1990, shume mire, vazhdo me taten, kjo eshte demokracia, gjithsekush sipas qefit. Ka qe nuk i intereson as 1945, e as 1990, bile as ditelindja e vet, i interesojn vetem 1000 euro ne muaj. Shume mire e ka edhe ky, edhe demokracia ka nevoje per mish per top.


Riperseris me qarte: ajo qe te duket ty, te duket vetem ty. Dhe vetem kaq, asgje me teper, nese nuk do me diskutu, por nuk vendi ketu me e diskutu, pse te duket keshtu vetem ty ose edhe ndonje tjetri. Pavarsisht se ne demokraci legjitimiohet me tu duk gjerat sipas qefit subjektiv, mos kujto se nuk mund te analizohet pseja e qefit e njerit apo tjetrit. Sepse ndryshe vihej ne dyshim ekzistenca e te vertetes, e cila nuk varet si i duket njerit apo tjetrit. E verteta nuk eshte sipas qefit te njerit apo tjetrit.

Po te rishikosh me vemendje komentet e mia ne kete teme, do te vesh re se e kam rraf temen kryq e terthor, nga çdo pikpamje, nga ajo me konkrete, tek ajo me metafizike. Kam permend Adamin dhe Even vetem per te treguar se nje problem mund ta shohesh nga perspektiva te ndryshme, nga kend veshtrime te ndryshme, dmth sa me teper te zmadhosh kendin e veshtrimit, aq me teper zoteron problemin. Keshtu ndodh edhe kur veshtrojme rendom me sy nje gje çfardo ne jeten e perditeshme. Akti i shikimit me sy eshte çeshtje perspektive, Po njesoj akti i vezhgimit te nje problemi çfardo ne jeten e perditeshme eshte çeshtje perspektive. Kush eshte kal karroce, sheh dhe vezhgon si kale karroce, eshte gjithnje brenda temes te terheqjes se karroces. Kush eshte shqiponje sheh dhe vezhgon me tjeter perspektive, dmth nga kendveshtrimi i kalit te karroces, shqiponja eshte me perkufizim jashte temes.

Dalja jashte temes eshte çeshtje motivacioni, pavarsisht nga reagimet dhe sherret idjote ku kam shkelur edhe une ne drrase te kalbur, motivacioni im ne komentim ne çdo teme ka qene te rritet perspektiva ne menyre qe sqarohet dhe kapet me mire problemi. Kurse akuza per dalje jasht teme eshte bere si nje lloj diktature personale (e lejuar ndoshta vetem nga moderatoret qe kane mision publik). Dmth tjetri akuzohet ka dale jasht teme, ose se eshte troll, sepse thote nje gje qe ne nuk i shkon per shtat akuzatorit.

Konkretisht ne kete teme, jo vetem kam dale jasht teme, por jam perpjekur te tregoj se vete tema eshte jasht teme. Akoma me konkretisht thelbi i muhabetit tim eshte eshte nje e vertete e madhe e zbuluar nga matematikani Godel (qe besonte ne Zot ha ha jasht teme), qe nuk ekzistojne sisteme autoreferenciale. Zbulimin ne fjale e ka bere ne menyre specifike per sistemin e artmetikes, qe eshte thjemeli i matematikes. Por vlen kudo si zgjidhje e nje problemi logjik.

Qe ku dola perseri jasht teme, per te hyre perseri qe te sqaroj temen. Thelbi i diskutimit tim ne kete teme eshte qe edhe politika nuk eshte autoreferenciale, ka nevoje per aksioma qe urdherohen nga jasht saj. Akoma me konkretisht qe politikani, si i 45, ashtu dhe i 90-tes, nuk mund te shpalle te verteta, te drejta, pajtim kombetar etj, referuar vetem politikes. Pra politikani duhet t’i referohet nje sistemi tjeter nga jasht politikes, dhe nje personaliteti nga jasht politikes.

Se kush eshte ky personazh, ketu ndalem se mund te akuzohem per dalje nga tema.

AL88

Borova ndodhi në korrik. Gjermanët erdhën në shtator. Kur ndodhi Borova, nga erdhën dhe ku po shkonin trupat gjermane të cilëve u zunë pusí trimat e xha Jahos?

Përfundimi (kur shtrydhet paak truri)?

korriku

ju e shtrydhni trurin per te nxjerre bishta pas cdo te vertete qe s’i konvenon egoizmes suaj. Historia eshte shkruar dhe ndoshta perendimi komunizmin s’ia ka enda ama ndejti shtrember e foli drejt. E verteta e luftes eshte afirmuar e kush s’e mbajti dot drejt atehere kur duhej, nuk e drejton dot me sado kohe te kaloje megjithe sperdredhjet e panumurta nga e drejta per te cilat ju punon truri natyrshem.
Jeni tradhetare qe shisni dhe nene e babe per prone e para, e njejta gjindje si bajraktari vicidols qe shet vendin tek hasmi fqinj per pak pushtet, e thjeshte fare.

Alba2265

Moj xhane cfare eshte tradheti ne proces verbalin e meposshtem ?
Proces-verbal Sot më datë 1 gusht 1943 u mbajt në katundin Mukje, mbledhja e dytë e delegacioneve të Organizatës B.K. dhe të Organizatës Nacional-Çlirimtare. Kryesia e mbledhjes me vota unanime iu ngarkua Z. Thoma Orollogajt dhe sekretaria Z. M. Gjinishi. Bisedimet i hap Z. Dosti, delegat i B.K. i cili deklaron se pas bisedimesh që bëri qendra e Ballit proces-verbalit të marrëveshjes së bërë më 26 korrik 1943, të nënshkruar ad-referendum prej delegacionit të Ballit, e gjen të nevojshme të bëhet një shqyrtim disa pikave të akordit të arritun. Bisedohet dhe vendoset që pika 1 e nenit 2 të ndryshohet dhe të qëndrojë në këtë mënyrë: Pika 1. Luftë imediate kundër armikut okupator dhe kundër çdo armiku tjetër eventual okupator Pika 2. Luftë për një Shqipëri independente dhe për zbatimin e parimit të njohur universalisht e të garantuar nga Karta e Atlantikut të vetëvendosjes së popujve për një Shqipëri Etnike. Pika 3. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: Një Shqipëri të lirë, indipendente, demokratike, popullore. Pika 4. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë bie me formimin e një qeverije provizore. Pika 5. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një asambleje konstituante, të zgjedhur me sufrazh universal direkt.

Delegacionet:

B.K.

K.P.N.Çlirimtar

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare

Proklamatë

Popull shqiptar!

Po bëhen afro 5 vjet që Italia fashiste ka pushtue vendin tonë të shtrenjtë dhe po mbjell kudo zi e mjerim.

Barbarizma ka arritur kulmin. Në këto kohë të fundit ka djegë e ka shkatërrue fshatra e qytete dhe me një etje të tërbueme ka vra e ka therë burra e gra, djem e vajza, pleq e të rinj dhe fëmi të vegjël shqiptar që ende thithin qumështin e nënës… Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, shprehje e gjallë e fuqive të kombit, paraqet këtë program:

  1. Luftë të përbashkët dhe të menjëhershme përbri aleatëve më të mëdhenj, Anglisë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik si dhe popujve të shtypur kundra pushtuesit barbar. 2. Luftë për një Shqipëri të pamvarme, luftë për zbatimin e parimit të njoftun botërisht e të garantuar nga Karta e Atllantikut të vetvendosjes së popujve për një Shqipëri etnike. 3. Luftë për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore.

Shqiptarë!

Nuk keni ç’të prisni ma. Armiku është akoma në vatrat tona.

Erdhi koha që të çohemi të gjithë të vegjël e të mëdhenj, burra e gra, intelektualë e patriotë qytetarë dhe katundarë dhe të rrokni armët për dëbimin sa më të shpejtë të pushtuesit të huaj nga toka e shenjtë shqiptare.

Ngrihuni të gjithë pra, betohuni rreth flamurit të Skënderbeut, bashkohuni rreth Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë dhe sulmoni në çdo vend e kënd, me armë e çdo mjet armikun pushtues, zgjidhni prangat e robërisë që i kini në duar afër 5 vjet dhe merrni gjakun e martirëve tanë që ditën të vdesin në fushën e nderit për lirinë e Shqipërisë. Dita e shpëtimit erdhi!

Jashtë armiku zaptues!

Rroftë Shqipëria e bashkueme në luftë kundër pushtuesit!

Rrofshin aleatët tanë të mëdhenj, Angli, Shtetet e Bashkueme e Bashkimi Sovjetik!

Rroftë Shqipëria e pavarme, demokratike popullore!

Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë[2]

B-O-H-I-C-A

Megjithse osht bo dhe sterbo deri ne marrezi ky muhabeti i luftes Nac-Clir, per gjithe ata qe duan te bojne debat duke valevit Historine e PPSH dhe veprat e pederastit, here it is : Iu llafepistsha Luften NaCl, komunizmin qe ia pate hajrin, diktaturen e proletariatit, elektrifikimin e plote te vendit, formimin e njeriut te ri, mesimet e shokut Lej Fen si dhe planet 5-vjecare e berjen e fshatit si qyteti. Ka ngel gjo tjeter ?

  • I approve this message.
Kthupi

Emancipimi i gruas

korriku

me vjen keq per ju por jo dhe aq, 30 vjet pasi rendi Demokratik ia futi kembet ne nje kepuce komunizmes, po i vjen radha t’ia mbledhin rripat edhe atij: gezojini vitet e fundit ne gjys demokraci tani qe gjithe e me shpejte bota ogurzeze e trumpit afron e do hedhe tutje qeverisjen popullore (demokraci) me gjithe lecka.

korriku

alba nuk kisha ndermend te hyja ne muhabetet qe u hapen po te mos ishte per koketrapin korentin qe flet si e ema e zeqos si karikator i prishur gjuan cfare t’i dale perpara.
Hyme per pune te temes qe solli pruresi, liderit global KM dhe punet e tij. Te tjerat jane devijime kot se koti qe rrodhen se llafi kur hidhet do kujdes perndryshe hec e ndreqe (nese mundesh) pas kushedi sa replikash. Nuk eshte qellimi im fare te hyj ne ato muhabete te historise. Por ndoshta zenkat e nxehta provokohen kollaj sepse zgjidhjet dhe zgjedhjet e historise sone s’kane qene te lehta. KM ishte provokativ me aktin e tij, por se mos eshte i vetmi, Ky vec ishte me domehtenesi per forcen politike ku ben pjese (PS) sepse edhe e udheheq ate. Kjo besoj ishte ne llafe te shkurtra, e gjitha.

B-O-H-I-C-A

A je shume i ri Kthupo, apo e mban mend Detashmenti i Kuq I Grave ?

Kthupi

Shume i ri jo, po edhe detashmentin e kuq s’e kam degjuar ndonje here. Megjithese varet ke quan shume te ri ti :slight_smile:

B-O-H-I-C-A

Ishte nga keto kinezerite si puna e flete-rrufeve dhe stemat e kryetarit Mao

image

B-O-H-I-C-A

Zhdukja e analfabetizmit.

InkuizitoriMoth

zhdukja e kishave dhe xhamijave dhe kthimin definitiv te njeriut ne majmun demokratik qe mban kaladibrançe ne kurriz Marlonin duke pa film te Godard dhe ndigju Mik Xheker me kitare me korent. Por gjithnje duke interpretuar ne variante te ndryshme demokratike pluraliste: ca thone qe e kemi ngambrapa Marlonin, e ca te tjere thone qe nuk e kemi. Ne nuk dime gje per vete, e kemi apo se kemi Marlonin ngambrapa, le ta vendose vota e lire demokratike.

Alba2265

Me sarkazem e ke kete termin lider global apo me te vertete ?:grinning: nejse rehabilitimi i mithat frasherit eshte pune me mendje .komunizma ka bere cmendurira te medhaja shume ne shqiperi .psh 10 nga 12 familjet e komitetit mbrojtja kombetare te luftes se vlores ne 1920 (lufte e cila thone , shpetoi shqiperine nga copetimi) u shpallen armiq te popullit nga regjimi i dulles.po keshtu edhe nje pjese e mire e firmetareve te deklarates se pavaresise .ajo shprehja “c’te mire kam bere qe po heq keq” I pershtatet me se miri kujtdo qe u perpoq te beje dicka per ate vend .

InkuizitoriMoth

Si shpjegohet qe nga lista e pjesmarrsve ne Mukje qe ka sjelle alba verioret jane minorance dhe nuk ka asnje katolik?

del-ta

nqs komunist skanë qenë per shqipërinë e madhe ,atëherë i bie që alba black ,me ato pikpamje që paraqet këtu, të jetë komuniste! komuniste që si pëlqen enveri po i pëlqen ta zemë sejfullai,ose koçi!

InkuizitoriMoth

O Stefan, po si e ke mbiemrin more?

Alba2265

Sipas Abaz Ermenjit verioret dmth bajraktaret luftonin vetem po ti paguaje dhe Balli s’kishte para .nje arsye tjater duhet te jete fakti qe katoliket I konsideronin italine e gjermanine si mbrojtese te tyre ashtu si austro hungarine dikur .shqiperia e madhe u krijua nen pushtimin e ketyre dy fuqive .

InkuizitoriMoth

Atehere Mukja qenkerka qe pa nisur ndermarrje e tradhetuar nga tregtaret korçare devollinj filogreke o Mete per vete! (o Muke per vete!)

InkuizitoriMoth

meqe erdhi fjala tek tradhetia, lidhur me temen, tani ka dale sheshit qe Ramen, si dikur Salen, e kane tradhetuar te tere intelektualet e shquar, edhe ata qe kane perfituar te mira konkrete prej tij. Psh ne tere blogsferen, ku shumica admironte Ramen, i ka ngel besnik vetem Stalker, tere te tjeret seç ngaterrojne per studentet, Kushtetuten, shoqerine civile, Borgesin, Kadarene, per te justifikuar tradhetine e tyre.

Ka diçka tradhetore instinktive te njeriu, nje poshtersi e lindur, nje tradheti konstante inkoshiente, gje qe del me qarte ne seks, ku tradhetia eshte rregull, ndersa besnikeria, perjashtim nga rregulli. (deshmi qe midis seksit dhe politikes ka lidhje te forta kompromentuese)

Por s’ka rendesi kjo, ka rendesi t’i qendrohet besnik Marlonit.
Bravo te qofte intelektual i shquar, mbetsh gjithnje ne pozite ngambrapaktheu! Mos e tradheto kurre marlonin!

Alba2265

Te gjithe te duan kur punet te shkojne mire e je ne top por kur fillon e te rreshket kemba te kthehen kondra e benesh simbol I cdo gjeje te keqe .kur bie kau shtohen thikat kur bie njeriu kritikat .rama u ka bere te njejten gje te tjereve perpara tij so no love lost there :blush:

InkuizitoriMoth

nuk eshte shume e qarte se te tradhetojne kur punet nuk shkojne mire, apo punet nuk te shkojne mire se te tradhetojne?

Qe situata eshte e turbullt deshmon edhe fakti se edhe shok Enver Marloni duhet t’i qeronte vazhdimisht tradhetoret qe mbinin rreth tij.

Alba2265

Kur shiqojne se gjemia po mbytet largohen te gjithe prej teje kur shohin se s’kane cfare perfitojne me .shoku enver ishte tradhetuesi jo I tradhetuari per faktin se ishte ne pushtet absolute deri ne dediken e fundit kur I doli frima.shokun ramiz nga ana tjater e braktisen kur behari doli dimer .

Pjetermustakuqi

Edvin Kristaqi trathtoi besimin tën. Po kshu eshte kur gjykimi vjen pre mardhenies se shtratit, sepse keshtu eshte botkuptimi. Statusi im social, bie llafi, eshte i njellojte me ate perpara se te vinte Edvin Kristaqi ne pushtet, dhe skam pas asnje pretendim qe permes pushtetit te tij te ndryshoj status duke kap nje rang me te larte. Kritikat i vijne ne forme anonime, nga dikush qe i don te miren.
Ps
C’pati peshku qe ndrroi sfondin?!

InkuizitoriMoth

Alba, edhe ne seks nuk ka tradheti vetem nga njera pale. Tradhetia nga njera pale mund te jete formale, ate qe kap edhe ligji, por ne seks, si ne çdo nderlidhje tjeter, eshte marrdhenia qe ka rendesi mbi palet. Eshte njesoj si ne terheqjen gravitacionale nderyjore, nese Hena merr kot ne hapsire, eshte edhe Toka pergjegjese qe nuk e terheq mbas vetes.

E njejta gje eshte edhe ne politike. Edhe me shok Enver, dhe kushdoqofte tjeter.

Pjetermustakuqi

Teoria qe morali percaktohet nga bytha, po gjene dishepuj kanekan ne ditet e sotme.

Alba2265

Pjeter ndoshta edhe ju si zgjedhes duhet to pick your battles .psh duhet ti kerkoni deputetit tuaj nese e dini se per ke keni votuar te propozoje ligji per rritjen e ndeshkimeve ne kodin penal per gjykatesit e korruptuar .te benet burg perjete per gjykatesit e prokuroret qe kerkojne marrin rryshfet sado te vogel apo favore seksuale direct apo indirect ,ata dhe sekseret .kushtetuta e parashikon qe ligjet te propozohen edhe nga populli nuk e di se me sa mije firma .filloni nje prandovere shqiptare .pulitikanet nuk duket se kane nijet Te luftojne korrupsionin po nuk u shtyne nga populli .

Pjetermustakuqi
Pjetermustakuqi


Bravo Edvin Kristaqi!

qemal

sa bukur shkrimi, emmmm sa bukur.

Pjer

e shtrine apo u shtri vete, ky e pelqen shtrirjen, se keshtu eshte gatuar, me ç’rregullime …