Sulmi i madh kundër identitetit kombëtar

30 postime 1657 shikime 2 gusht 2017 në 03:53 e pasdites
del-ta

“Nuk është e vështirë të kuptosh se perëndimi është në konfuzion”, ka shkruajtur në revistën “American Interest” Andreë Michta, rektor i Kolegjit të Studimeve Ndërkombëtare dhe për Sigurinë, në Qendrën Europiane për Studime të Sigurisë “George Marshall”.

“Tetë muaj pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, mllefi partiak ka arritur një nivel shumë të lartë dhe vazhdon të rritet. Evropa duket e mbërthyer në një paralizë kolektive të udhëheqjes së saj, ndërkohë që zien kriza më e madhe e migrimit në masë, që nga viti 1945. Zemërimi popullor kundër elitave vazhdon të rritet. Ka një terminologji gjithnjë e më të përhapur, për të përshkruar vorbullën aktuale, në të cilën ndodhet perëndimi: mund të jetë “demokraci joliberale”, apo “populizëm” apo – dhe kjo përdoret në mjediset e të majtës ekstreme – “neofashizëm”. Të gjithë këto terma, sidoqoftë, përpiqen të bëjnë hesapet me vetë të vërtetën: dobësimi i mbështetjes për idenë që shteti-komb duhet të mbetet themelor në politikën botërore, si dhe në themel të përkeqësimit të krizës politike në demokracitë perëndimore. Historikisht, një shtet-komb ushtronte supremacinë në një komb të bashkuar prej një kulture të përbashkët, që nga ana e vet gjeneronte një identitet kombëtar gjithëpërfshirës, mjaftueshëm i fortë sa për të theksuar dallimet fetare, rajonale apo etnike.

Sa kohë që ky identitet kombëtar ka ruajtur forcën e tij – quajeni patriotizëm, dashuri për atdheun apo sens përkatësie në diçka që shkon përtej familjes dhe komunitetit lokal – shteti-komb e ka ruajtur kohezionin e vet, duke u mbshtetur në sensin e reciprocitetit që ekziston mes qeverisë dhe qytetarit. Sot, pas disa dekadash mbështetje për multikulturalizmin dhe të drejvate kolektive nga ana e politikës së ankimtarëve, themelet e një identiteti kombëtar më të gjerë të përbashkët janë gërryer deri në pikën që në perëndim, qeverisja – apo më saktë qeverisshmëria – është bërë gjithnjë e më shumë një mall i rrallë. Shkatërrimi i parimit kryesor, sipas të cilit atdheu duhet të jetë nën kontrollin sovran të popullit të vet dhe në bazë të këtij problemi. Sulmi disa dekadësh kundër vetë idesë së identitetit kombëtar me rrënjë në një kulturë të përbashkët dhe që dallohet nga një angazhim për ruajtjen e kombit, shpesh herë ka lënë udhëheqjet perëndimore të paafta për të shprehur vlerat themelore që na lidhin, dhe të cilat duhet të jemi të gatshëm t’i mbrojmë. Rendi ndërkombëtar liberal nuk mund të funksionojë pa komunitete kombtare të forta, që përbëjnë një qeveri demokratike…

Identiteti kombëtar, përfundon Michta, “kultura kombëtare dhe historia, bashkë me sensin e përkatësisë në një komunitet të saktë, nuk janë antiteza të një sistemi ndërkombëtar të ndërvarur. Përkundrazi, nëse privohet nga një bërthamë themelore e shteteve-kombe të konsoliduar, sistemi do të bëhet më pak i qëndrueshëm, çdo vit që kalon”. / Përgatiti: Bota.al

InkuizitoriMoth

terr terr terr me qarje duke pershkruar fenomenin e asnje llaf per shkaqet. He pra kush eshte shkaku qe nuk pjerdh me njeri per kombin? Thuj ndonje gjo logjike te pakten, sepse nuk perben shpjegim se shkaku eshte Muç Nano dhe Sorrosi, te cilet kane qene gjithnje te pranishem midis tene, po pse sot ju degjohet llafi?

Si shpjegohet fakti qe dy fele te kunderta, ACDC dhe Manjola, i dhurojne zemren shkrimit?

Alba2265

teknologjia ka perparuar shume ndersa mentaliteti I njerezve ka ngelur prapa.kemi nje kontradikte teperjetshme dy felore te njerezve qe jetojne ne eopken e nderlidhjes e komunikimit global galopant ndersa nga trute jane hala ne vjetin 1847 ne Kohen e rrapo hekalit…

BeluliXVI

nuk eshte e vertete kjo qe thua ti. edhe autori e thote ne shkrim ! jane elitat shkaketare per kete situate ne Evrope; me globalizimin , apo krizat pakontrolluara te emigrianteve, sidomos atyre te kulturave krejt te ndryshme me evropianet dhe qe jane masive… por edhe me faktin qe ne BE ,Brukseli ,eshte bere si nje lloj supershteti qe menaxhon politiken dhe kryesisht ekonomine e vendeve te BE.

nderkoh, jane pikerisht njerzit / qytetaret evropiane qe te gjendur ne nje situate te tille , te neperkembur qe si pyet kush, po kerkojne shpetimin duke u kapur fort te identiteti kombetar sepse ndihen ne rrezik real.
shkurt Tiku, njerzit pjerdhin dhe pjerdhin fort fare.:joy: per Kombin dhe identitetin kombetar !.

Aquamarine

Emigrimi eshte fenomeni me i hajrit qe ekziston neper bote. Fuck racistet pa identitet.

Alba2265

globalizma eshte pasoje e teknologjise jo faji I elitave .faji elitave qendron ne faktin se institucionet shoqerore nuk i kane modernizuar ne nje temp me teknologjine,

BeluliXVI

jo no nuk kane faje elitat per globalizmin ne fakt, por puna eshte se nuk arrijne ta spjegojne dot… ja sa bukur e ka spjeguar estrada e Fierit, qe ne 85-en, fenomenin globalizim…

Alba2265

Eshte para e madhe ne globalization por kerkon njohuri ne fusha ne Te cilat 99% e njerezve Jane elif matrake .nje grusht njerezish dobte pasurohen pjesa tjater do te rroje akoma me kot .

BeluliXVI

nashi, globalizimi ka ane pozitive, perhapja e shpejte e njohurive , teknologjise etj…
por efekti negativ per Perendimin, ishte hapja pa limit e pa kontroll e tregut ekonomik… kjo beri qe firma e kompani ta zhvendosnin fare kollaj kapitalin dhe aktivitetin e tyre ne vende ku krahu i punes eshte shume here me i ulet (rasti me klasik Kina) se ne vendet e Perendmit. kjo solli papunesi te strukturuar ne Evrope e Perendim.

InkuizitoriMoth

Belul, per kuriozitet dhe per te pa sa i ke haberin historise, globalizmi i sotem eshte fenomen i ri, apo ka pas preçedente? Nese ka pas preçedente, kur i ka pas, dhe çfar ndodhi qe deshtoi dhe u riperserit?

BeluliXVI

ka precedente qe ne lashtesi… psh Perandoria Romake, perhapja e saj, nje lloj globalizimi ishte. Po ti me duket se e ke fjalen per pas L2B me krijimin BS e kampin socialist me ekonomi te centralizuar, apo jo ?

InkuizitoriMoth

jo e kam fjalen per situaten e para Luftes Pare Botrore, mbas konfliktit franko-gjerman te 1870-tes bota kaloi rreth 50 vjet pa konflikt dhe globalizmi i kesaj kohe ka qene cilesisht ne nivel me te larte se sot. Vetem nje fakt: kufijt ishin vertet te lire, nuk ekzistonin pashaportat, devollijte nuk i ndalonte kush te shkonin ne Amerike, mjafton te paguanin bileten e pamporit. Kapitali çvendosej ngado ne planet pa asnje kufizim.

Pastaj patatrak ndodhi konflikti botror, krejt papritur, u mbyllen kufijte dhe njerzit qe kalonin pushimet ne dhe te huaj u gjenden te bllokuar ne kufi, me valixhe, kalamaj, gra, pleq, qen, governante. Ne kete gjendje njerzit filluan te pjerdhin per kombin, pordhen sa pordhen derisa vdiqen 20 miljone, pastaj pushuan se pjerdhuri e u bene perseri globaliste qe s’pjerdhin, pastaj filluan me pjerdh prap per kombin ne Luften e Dyte Botrore e keshtu me tej ka shuar kjo pune e kshu do shkoje me keto mend, here pjerdh e here s’pjerdh ne menyre te alternuar.

Ja pra edhe ketu kemi te bejme me 2 fela, dhe me teorine dyfelore te cilen ti ke filluar ta shohesh me dashamirsi.

Ho pirdh ndonje gje tani edhe ti, se un marova pune!

BeluliXVI

po une kam mbaruar pune me kohe mer Tiku… te pata thene duke te cituar greket e vjeter ; “hidhuni e pirdhuni sa te doni, ne thelb nuk ndryshon asgje !”

Aquamarine

Po ta marresh si rast individual, eshte njeriu qe s’eshte koshient per veten dhe sipas vershimit te hormoneve mban qendrime te caktuara, sot thote nje gje, e pas ca kohesh identifikohet fashinohet me ide krejt te tjera, duke harruar kush ishte deri dje, pa qene i ndergjegjshem se bie ne kontradikte me veten. Ky njeri i komanduar nga vrullet hormonale eshte i bindur se eshte zot i fatit te tij dhe se zgjedhjet qe ben ne jete jane Te Tijat, nderkohe qe vullneti i tij (his will) eshte akoma me i vogel se mendja e tij qe refuzon cdo lloj norme a parimi qe i stervit vullnetin.

InkuizitoriMoth

e ke kabim edhe ketu, ti di vetem njeren fele: t’pjerdhmen greke, ka edhe nje fele tjeter: te mos pjerdhmen greke, ne çdo kulture ekziston premtimi qe nje dite gjerat do te ndryshojne (me ndihmen e Zeusit).

Pastaj perveç feles greke qe u pordh historikisht kur u pordh perandoria romake (e permende ti vete si shembull i pare i globalizmit), ekziston edhe felja e krishterimit qe rinovoi perandorine romake si Perandori e Shenjte e Sharlit t’Moth qe ka permend Vlonjati ne nje teme tjeter. Evropa belge eshte pasoje banale me bajga helenike.

Edhe krishterimi ka dy fela si helenizmi, njera pjerdh e tjetra nuk pjerdh, dmth hem nuk ndryshon asgje nen kete diell, e here do te ndryshoje gjithçka kur te vije Apokalipsi.

Manjola_Tirana

jena peshq ene jo fela o sumpathela

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

ACDC

Nuk ma merr mendja qe europianet te shqetesohen shume kur vijne emigrante qe integrohen ne shoqerite e tyre.

Problemi eshte qe atje po vijne emigrante qe qe skane ndermend te integrohen fare.
Sot shqiptaret jane plotesisht te integruar atje ku jane.
Por smund te thuash te njejten gje per emigrantet qe vijne nga Lindja e Mesme apo Afrika Veriore.

Nese ka europiane qe shqetesohen per identitetin e tyre kombetar,ata jo vetem qe kane te drejte por nese nuk veperojne sot neser do te jete shume vone.

InkuizitoriMoth

asnje problem ACDC, bejme edhe nje lufte tjeter botrore ku ka per t’pjerdh Beluli me shoke!

Ingeborg

Jane mesuar me ate kohen kur gjysma e Europes rrinte e izoluar ne diktaturat e proletariatit. Po tani ajo kohe ka ikur. Nuk kthehet me. Ke te drejte, eshte edhe teknologjia qe i hedh njerezit sa andej ketej. Po prape nuk ishim ne qe populluam Ameriken, Kanadane, Argjentinen apo Australine. Ishin europianet perendimore. Kjo gje eshte harruar fatkeqesisht.

Ingeborg

E njeh nje fare Lana Lokteef?

ACDC

Nuk e kisha degjuar por sa e bera google.

Perse per nje shqetsim te drejte duhet te me etiketosh si fashist apo ultra i djathte?

Mulsimanet nga LM dhe nga Afrika Veriore atje i keni.
Nuk integrohen,nuk duan te integrohen.

Kjo eshte e verteta,nese ti ke fakte per te kunderten jepi dhe ske perse te me thuash qe jam nazist.

Debato njehere mos kalo direkt tek etiketimet.

TironciLebetit

Delta une ket ceshtje e shof me shume si SULM ndaj SHTETIT KOMBETAR sesa sulm ndaj IDENTITETIT KOMBETAR. Ne jetojme ne nje kohe qe Sovraniteti eshte dorezuar ne zyrat e BE dhe individet qe vendosin per politikat tona financiare e kulturore jane AParatcike jo te zgjedhur demokratikisht. Prandaj ne ndjehemi te paperfaqesuar pikerisht per faktin qe te zgjedhurit tane demokratikisht jane te pafuqishem.
Ne menyre indirekte dobesia e shtetit kombetar ndikon ne artificialitetin e identitetit kombetar. Po te kemi parasysh natyren totalitare te shtetit kombetar sidom ne hekurosjen e tipareve te ashtuquajtura kombetare kjo eshte nje faze reaksioni ndaj shtet-formezimit te identiteve kombetare.
Por kjo sduhet pare me aq pesimizem se me shume gjasa Identiteti kombetar do te kristalizohet me natyrshem ne nje mjedis ku shteti i forte sdo te mund te ndikoje me aq efektivisht. Globalizmi sigurisht qe nuk do rrezikoje thelbesoren ne kombetarizem sepse Kapitalizmi ka lindur me Globalizme ne vena e deje dhe eshte provuar prej shekujsh qe nuk ka pse te zhduke identitetet kombetare.

Alba2265

Ligjet e historise jane njesoj pavaresisht nga sofistikimi teknologjik .ke gjithmone nje civilization qe ngrihet fuqizohet mbrothesohet pastaj lodhet plaket mpaket e popullsi fqinje Te reja Te uritura te etura per success qe perpiqen Te emulojne e te harrijne ate qe fqinji I tyre I pasur ka .rroten e historise nuku e kthen dot prapa ne kohen kur nje grup kombesh kishin monopoly e dijes e pjesa tjater e njerezimit ishte prapa dynjase.nje femije indian qe jeton ne pocaqi me nje tablete $30 e lidhje interneti mund te shkarkoje falas leksione nga MIT ,nje nga universitet me te famshme te teknologjise ,qe deri dje vetem elita e te rinjve amerikane mund Te kishin access.
Zhgenjimi im me shqipot vjen prej faktit se ne nje bote qe po ndryshon shpejt e ku cdo minute e humbur te hedh prapa nje vit po vazhdojne ta humbin kohen ne konkurse Te hedhjes se shurres me kallam si qe ai debati mbi origjinen e memes se skenderbeut.

machitewa

S’e kane me kombin, por kombi ndjehet i rrezikuar nga zhvillimet e modernitetit si teknologjia informative, rendja drejt uniformitetit ne kulture trende te veshjes muzikes etj.
Ose, ngjan si ne rastin kur kritikon isisin shamine e mjekren, konsiderohesh kunder islamit.

Ingeborg

Kjo Lana ka bere nje video interesante me titullin “Go back to Europe”. Kot per kuriozitet, asgje me teper.

ACDC

E pashe,
Enderra ne diell.
Po nuk kthehet njeri ne Europe nga SHBA.
Nuk zgjidhet problemi qe ka Europa ashtu sic thote ajo.