Sublimierung (Pjesë e tretë)

30 postime 4754 shikime 5 prill 2017 në 05:25 e pasdites
InkuizitoriMoth

Siç u tha në pjesën e mëparshme opera Tristani e Isolda e Wagnerit është shëmbulli më i mirë i Praktikës së Sublimacionit në art, ushtruar në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të qëllimshme nga autori që përjetoi në mënyrë paralele - në jetë dhe në fiksion krijues artistik duke u identifikuar me protagonistët e veprës tij -, dorëheqjen e vullnetshme nga dashuria mishtore e kësaj bote. Por në këtë rast sakrifica nuk bëhet si në rastin analog të Komedisë Hyjnore: për hir të dashurisë shpirtërore që vazhdon si seri e dytë filmi në botën e përtejme. Parajsa danteske dhe Nirvana wagneriane (me saktë shopenauriane) nuk janë e njëjta gjë; në fakt janë e njëjta gjë në vleftë absolute, por me shenja të kundërta. Nëse sipas vizionit dantesk ekziston një jetë tjetër me Beatriçen përtej kësaj jete pa Beatriçen, dashuria platonike midis Tristanit dhe Isoldës synon shkrirjen në një qënie unike androgjine përtej kësaj bote (ndryshe bashkimi mishtor do t’i risillte në këtë botë) që nuk jeton një jetë tjetër në atë botë, por “jeton” vetë Vdekjen në kuptimin e Hiçit sipas konceptit shopenaurian të Nirvanës (Nirvana budiste është gjë tjetër).

Bëhet fjalë për dora vetë “eros dhe thanatos” të Frojdit, pra vetë Frojdi me tërë idetë e tij novatore paralajmërohen nga një opera muzike klasike krejtësisht e mbruajtur nga dëshira seksuale, nga çdo pikpamje, jo vetëm si ideologji, kuptim dhe skenar, por edhe si teknikë muzikore. Në Preludin e operës Tristani e Isolda ndodhen të koncentruara në gjëndje të kulluar të gjithë elementët dhe motivet që karakterizojnë partiturën e tërë operës, ndërkohë që tre batutat e para të Preludit - i stërfamshmi Akordi i Tristanit (Tristanakkord) - përmbledhin si esencë tërë elementët dhe motivet në fjalë në një leitmotiv të vetëm (alias Akordi i Tristanit), i cili, siç do shihet më tej, përfaqson tërë esencën e veprës së Wagnerit, dhe shumë më tepër se kaq.

Për Akordin e Tristanit janë harxhuar lumej boje në gjithfarlloj interpretimesh, por një gjë është e sigurtë për të cilën të gjithë janë të një mëndje, që një palo akord vë në diskutim tërë muzikën tradicionale të trashëguar prej Klasiçizmit, duke i hapur udhën muzikës moderne: muzikës atonale (dodekafonia), rokenrollëqeve pop të temës Tralala-ja që po dëgjon, brënda në thes edhe xhazi. Fatkeqsisht nuk janë të gjithë të një mëndje që Akordi i Tristanit përfaqson pallimin e munguar të Tristanit (dhe të Wagnerit), siç duket ngaqë kanë mendim më të lartë për muzikën se për pallimin:

Në këtë video Quirino Principe thotë pak a shumë (dhe lidhur me këtë shkrim) se ekzistojnë 88 shpjegime nga studjozë të harmonisë për domethënien e Akordit të Tristanit. Sipas tij akordi në fjalë përfaqson erosin, është simboli muzikor i erosit. Prej këtij çasti historik rregullat tradicionale të harmonisë muzikore dhunohen vazhdimisht. Tristani e Isolda, pra Akordi i Tristanit, ndan në dysh krijimin njerzor, nësoj si ndan Testamenti i Vjetër prej Testamentit të Ri.

Ky akord, i njohur si akord i Tristanit, është fjalëkalimi, kodi shifrues i tërë muzikës moderne. … Nëse duam të përshtatim biografinë e Wagnerit katërcipërisht me punën e tij artitistike, mund të thuhet se çfarë ai nuk mundi të realizonte në jetën reale me Mathilde Wesendonck, është kristalizuar në akordin e Tristanit, …

Tërë llafet e Frojdit për Sublimacionin janë të koncentruara si esencë e sublimuar në këtë frazë thënë prej Wagnerit:

Dashuria në realitetin e saj të plotë është e mundur vetëm në kontekstin e seksit: vetëm si burrë dhe grua vdekatarët mund të dashurohen me të vërtetë, ndërsa çdo dashuri tjetër është shmangie e prejardhur prej saj, e që asaj i referohet, duke u përpjekur ta imitojë artificialisht.

InkuizitoriMoth

xixe, hudhi i sy ketij librit qe e ka shkru nje fashist trima, por qe mund ta lexojne tamom vetem komunist trima (titullin e ka ne stilin e titujve te disa shkrimeve te tuja) :

Pjetermustakuqi

laj thaj,vetem xixa t’ka ngel. per t’ardh keq se ke pru dicka me vlere. edhe zhardina te la. hudh une pes rreshta per edvin kristaqin dhe plasin xhinja t’u u kacafyt. meqe rallafi,edvin kristaqi adhuron stravinskin - osh gjo ky?

Xixa-g

Gabim, or’ Mustakuqi Pjeter,

Jo bre burr’ i dheut, nuk i ka met’ veç Xixa atij Zotnije…

Zaten, ai s’ka hiç nevojë pas për xixa as edhe për të tjerë myteberë për t’u shprehur, për të shkruar apo për t’u pëlqyer… Ai di ta heqë këngën vetë. Xixa është thjesht për iso - polifoni hesapi! Dhe s’është faji i tij aspak.
Pa më thua ti vetë, përveç Rilindjes Ramjane a po të intereson ndonjë gjë tjetër këtu? A po shkruan ndonjë rresht që del jashtë kornizës së komenteve të politikës?
Hidhu pra në mejdan, o Mustaku Kuq me diçka tënden - kulturë, letërsi, shkencë, filozofi (veç jo politikë). Dhe pastaj flasim - a do kesh nevojë për Inkuizitorin si lexues, komentues apo kritik?

Pjetermustakuqi

Xixa mos lsho xixa. Kur dikush propozon nje teme ketu,nuk e shkrun per vete,po hedh per diskutim qe te tjeret te komentojne per ate ofron n’mexhelis te blogut. Nga kjo pikpamje,nuk asht e vertet qe Tiku s’ka nevoje per Xixen,Tiku ka nevoje per Xixen dhe si Xixa dhe jo per mu,edhe per mu, po mujta me e fitu venin n’sofer t’burrave ku bahet muhabeti. Se veni zihet me kaptine,jo me bythe,thomi ne knej.Ti ske pse me fton mu ne “duel” t’u me sfidu me hedh gjona t’sofistikime. Deri m100 fjale di une,e ka than Tiku. Une thashe qe po te ishin komentusit e nje kohe,tema do behej mjaft zbavitese edhe per ne qe nuk komentojme po lexojme. Tani i ke ngel vetm ti,aq sa keni marre pamje te nje dueti.:grinning:

Xixa-g

Po të jap të drejtë or Pjetër (edhe pse s’ma ka kanda).

S’është çështje faji që ke zgjedh rrugën e 100 fjalëve. Është çështje koncepti dhe për koncepte faji është gjithmonë jetim… me babë PPU dhe me nonë të panjoftur.

Pikërisht, të paktën për mua, PPU nuk duhet të jetë një vend ku bohen bllogje - merr një cope shkrimi nga nji vend dhe hudhe n’mes të sofrës, me e pi me raki dhe me hurdha t’njoma.
Por nji vend ku mund me çu dhe me lexu gjojna t’sakta - me tru, me byth dhe me loqe… Hajt mo!

C’na ka met osht me i çu nji tuf me lule m’vorr të PPU-sit t’vdekm

machitewa

Ne keto tema ka konsumues, lexues. Ne rastin e mire, falenderues.
Prurja eshte nje kontribut i intelektualit per rrethin shoqeror.

Sa me shume komente, aq me banal niveli i temes. :slight_smile:

InkuizitoriMoth

Problemi eshte Pjeter se as ne temat e tjera nuk po komentoni. Ja i ke dy tema taze te reja pa komente. Dhe me keqja eshte se komentoni vetem per tu talle me vetem nje fraze; keni gjet tre-kater budallej katuni dhe ju duket vetja te zgjuar duke diskutu me ta e duke perserit te njejtat gjera me 10 ide e me 100 fjale. Eshte sakte i njejti gabim i peshkut vjeter, megjithse komentuesit ishin intelektuale te shquar me goxha vokabolar ne sqetull.

Ndersa problemi jot eshte keqdashja, pavarsisht se çfare thua jane te verteta (me sakte gjysem te verteta, do ta sqaroj me poshte), midis rreshtave lexohet qe ti kerkon te mos shkruaj me, duke e paraqit situaten si absurde, gje per te cilen jam koshient edhe vete, madje me teper se ty, meqe autor. Njekohesish per mu nuk ka rendesi shume nese bashkebiseduesi eshte intelektual i shquar ose injorant me 100 fjale, kete jane gjera te dore se dyte, ose me sakte te dores katermbedhjete. Jane te tjera gjera me fondamentale qe i japin vlere personit. Se i bi mos me bo muhabet me gjyshin ose gjyshen, ose kryeplakun e urte te katunit qe pajton gjakrat.

Kete muhabet e kemi bere edhe here tjeter, dhe e perseris: vertet nje autor ka nevoje per publik (ndonjehere me i nevojshem dhe me ispirues dhe krijues se autori), por eshte po aq e vertete edhe e kunderta, qe nje veper mund te shkruhet edhe pa publik, madje shkruhet se nuk ka publik, ne kushte vetmie (ekziston nje letersi e tere e tille, perfshire edhe letersine e burgut). Pra si gjithnje gjendje dyfelore, siç e ka thene edhe Napoleoni kur mbeti pa publik: nuk ka gjendje komplet te mire ose komplet te keqe. Pra edhe nga gjendja me e keqe mund te perfitohet, kemi ra ne balte, te shohim se çfar mund te behet edhe ne balte. Dhe une e kam kete urtesi, ne rastin ne fjale shkruaj edhe sikur te mos te kete asnje spektator (gje qe eshte e pamundur, nje spektator eshte gjithnje, ekziston Spektatori, pavarsisht se çfar mendon Partia Socialiste Skandinave) per vete vleren e shkronjes ne vetvete, e cila ka origjine hyjnore. Pergjate proçesit te shkrimit idete fiksohen, qartesohen dhe fortifikohen, dhe ç’eshte me e rendesishmja, nje ide pjell tjetren si pagese per mundimin. Qyl nuk ka asgje.

(jo keq, si tu u talle u bone 7 komente)

Pjetermustakuqi

Shiko Tiku,une asihere s’kam pas keqdashje me ty dhe jo vetem,e kunderta eshte e vertete. Une e kam per zakon qe shkruj nje impuls te momentit,ashtu sic ma jep ti me komentin tat,ta zeme kur te pergjigjem ty. Ti me te drejte me je drejtu;“s’e marr vesh ca ke?”,po mu ashtu me je duk ne at moment. Ajo qe thu per audiencen-qe ne rastin ne fjale asht kjo e peshkut-ka tjeter specifike muhabeti yne. Ti i drejtohesh nje komuniteti te njohur per ty,jo nje audience ne eter,dhe e din fare mire feedback-un,pra nese une te jap me kuptu ate “pse shkrun,kur ti ankohesh gjithe diten e dites per njerzit qe komunikon me ta”,ta them per shkak te ankesave te tuaja per nivelin e bashkbiseduesve te tu. Ti fare mire,ashtu si te tjere,ban zgjedhjen tane dhe ik prej knej. Nese vendos me nejt,rras bythen e mos bzaj.
Ps
Atij siper komentit tan, nuk ju pergjigja mos me shtu i koment ne temen tane, pa lidhje ne temen tane.

InkuizitoriMoth

Jo un do rri, dhe aq kohe sa do rri do ankohem per nivelin e muhabetit, dhe ankesa nuk do jete kryesisht si mendon ti per nivelin intelektual, por per nivelin shpirteror qe pjell komente si ky i haale me siper.

Per ta sqaru idene duke zgjeruar kontestin, sugjerimi jot per te mos u ankuar per haalet e kesaj bote, eshte sikur ti thuash nje revolucjonari socjalist skandinav: ose vrit veten, ose nese vendos me jetu, rras bythen e mos bezaj.

Pjetermustakuqi

Nejse,zgjedhja te takon ty. Ne pergjithsi njerzit i zgjedhin bashkbisedusit,nuk rrine e bertasin per bashbiseduse te pasuportushem.

InkuizitoriMoth

Edhe kete ta kam thene, e perseris: ketu nuk ka bashkebisedim dhe dialog, ka vetem bertitje sharese mallkuese si ne çmendine, ne rastin me te mire ka monologje te vagines dhe te penisit, e rralle here ndonje gje te hajrit “sesi ka dale”.

Pjer

Pavarsisht nga komentet qe degjeneruan ne fyerje ketu, shkrimi i te Modhit ishte filozofik, disa gjojna (me thon te drejten) nuk i kuptova, ndoshta ngaqe nuk eshte fusha ime; Une e falenderoj te Modhin per analizen qe na solli, sikunder dhe e kritikoj (ndihmoj) per gricjet dhe fyerjet qe bo ktu kotsekoti, gje qe e ul si pjesmarres/komentator.

InkuizitoriMoth

Nuk kam nevoje per kete lloj ndihme Pjer. Ndihma e pare qe mund te jipje ishte te komentoje diçka lidhur me temen, qofte duke pyetur se çfar nuk ke kuptuar, un ketu jam per te dhene pergjigje pronto.

Çer ndihme do me dhene ti kur nuk kupton se ç’ndodh, nuk e shef qe nuk ka asnje koment lidhur me temen? Te vetmet komente frojdiste te sublimuara jane te mijat qe trajtojne kuptimin psikoanalitik te kallomit te perdorur nga fuksa 5-lekesh qe lexojne Wikipendian.

Çer ndihme do me dhene kur nuk shef se nuk ka asnje lloj degradimi diskutimi, sepse nuk ka asnje lloj diskutimi, ka vetem nje handikapat-maskara qe sulmon pa asnje shkak, dhe un vetem i jam pergjigjur sipas kokes kapelen. Aq me teper qe eshte tema ime. Dhe keto lloj sulmesh pa asnje shkak, biles edhe pa asnje pretekst behen ne vazhdim, aq sa duket i njejti person qe ndrron nikun per te sulmuat kot me kot si meteorit qe bie nga qielli.

Nuk eshte hera e pare qe ndodh kjo gje, shoqeruar me keshilla ne rolin e priftit siç po ben ti, tani ekziston esperience lidhur me reagimin e peshqeve ne kesi rastesh. Çdonjeri shef interesin e vet, mjafton qe nuk eshte i sulmuari, ne temen tjeter e gjen duke bere ha ha me maskarain. Neqoftese nje person hyn ne blog per te sulmuar dike pa arsye, potencialisht ka sulmuar çdo antar, kshu normalisht duhet te kete nje mobilizim per te treguar vendin kriminelit, e jo duke fol ne pergjithsi ne rolin e priftit dhe duke bere ha ha me maskarain diten tjeter.

Meqe nuk jeni ne gjendje ta beni kete, atehere mbyllni gojen se nuk kam nevoje te me tregoni se po gaboj, e di edhe vete qe po gaboj dhe sa gaboj, por nuk kam menyre tjeter, nuk me keni lene asnje mundesi tjeter per sjellje tjeter.

Pjetermustakuqi

Sic edhe t’paskan sqaru,s’kam pas pune me ty. Ti dukesh qe nuk je i ri, po ke nrru lekure. Dersa te marrish forme me lekuren e re,per mu je nje hic nick. Nuk te konsideroj.

Xixa-g

E pashë Inkuizitor dhe të falemnderoj shumë.

E njihja Evolën pasi kisha lexuar diçka nga ai, sikundër dhe e kam parasysh filozofinë e tij individualiste-niçeane apo pikpamjet e tij social-fashiste.
Por me shtysën e shënimit tënd, telengarkova 4 - 5 libra të tij, anglisht dhe italisht, mes të cilëve “Metafizika e Seksit” dhe “Metafizika e Luftës”. Të shpresoj se do të gjej kohën për t’i lexuar…

Veçse, të kuptohemi, jo vetëm nuk ndaj pikpamjet e tij por edhe në lidhje me vetë metafizikën, gjendem në një tjetër llogore:
Me metafizikë Evola nënkupton diçka përtej “fizikës” - teknicizmit, modernizmit, - pra sipas tij ajo lidhet thjesht me atë çka është e brendshme e natyrës njerëzore - si p.sh: tradita.

Për mua, metafizika është diçka përtej “fizikës” - Ligjit, të thënës një herë e përgjithmonë - pra pas meje, ajo lidhet me atë çka është e brendshme e mendimit - dyzimi, kërkimi i logjikës kontradiktore që zhvillon arsyetimin.
Sidoqoftë, të lexosh Evolën mbetet një kënaqësi intelektuale, thjesht edhe duke kërkuar atë çka të dallon dhe ndan nga ai.

P.S: shumë shpejt, në një kohë të dytë, do t’i kthehem shkrimit (shkrimeve) tënd Subliminarist.

InkuizitoriMoth

shiko se te kam dhene dopjoshtyse perderisa permend dy tituj felore frojdiste eros dhe thanatos. U bone edhe ti frojdist trima!, e hongre telin e nryshk ene ti!

bsalaj

Bukur, mesova dhe per akordin e Tristanit. Shume interesant, sesi na erdhi rock n’ rolli nga mospallimi. E frikshme, sikur te kishin patur pak me shume guxim, do kishim mbetur shurdhe. Une punoj ne radio, imagjino.

InkuizitoriMoth

Nuk e kuptoj se çfar do te thuash me frazen ne korsiv?

InkuizitoriMoth

I njejti fenomen erotikmuzik haset tek Bolero te Ravelit, por me ndryshim nga Tristani: neqoftese ne finale te Boleros orkestrohet orgazma (siç natyrshem ndodh ne finale te aktit sesual), siç tanime u tha, orgazma TristanAkord eshte konstante e tere operes Tristani dhe ajo qetra:

aal

shume interesante keto qarjet e fuksit per ndihme.
ndihme nga kush se?

nga Pjeri. I njejti Pjer qe ti i e ke quajtur PJERDHI deri vone. Ky pjerDH qe te therret me perkedheli " o i modho".

nga Pjetri. I njejti Pjeter qe ti do ti fusesh kallamin, sic the me siper. Ky pjer qe te do te miren kaq shume sa te jep keshilla qe te degjosh xhardinen qe ti e ka share aq shume si nje halabak.

Sindromi i Stokholmit, tha.

vazhdo kerko ndihme, por mos e krruaj me kallem kur e di qe te dhemb.

aal

ata qe nuk behen dot artiste,
behen kritike arti,

ata qe nuk behen dot as kritike arti
behen fuksa 5000 lekesh qe i dergon partia tu marrin ere dyfelores se artisteve

ata qe nuk punojne me dot si fuksa,
masturbojne me boleron.

perderisa ke marre persiper te broadcast-esh mendimet e tua ne nje forum publik, duhet edhe te pranosh qe edhe te tjeret kane te drejte te rreagojne ndaj atyre qe sjell ketu. (po deshe vetem lavderime, lidhu me pjerin qe e pranon vete qe nuk e kupton ca ke shkruar por prape e pelqen shume shkrimin)

Te shash nga nenat, dhe perdoresh fjalor alabakesh ne te njejtin vend ku e mban veten per fuks “art dashes”, tregon se ka dicka qe nuk shkon ne ate trurin tend.

Faleminderit per mirekuptimin, dhe mos harro kallamin.

bsalaj

Po perpiqem te them qe ta kishin kapur demin nga briret. Ta kishin njohur Beatricen (ne kuptimin biblik). Apo mos ata me ndergjegje e shtypnin deshiren per ta kthyer ne art?

kapo

Psychological research has not drawn aside all the many veils from the human psyche; it remains as unapproachable and obscure as all the deep secrets of life”

InkuizitoriMoth

Eshte e pamundur per nje person dhe artist - aq me teper artist i llojit Wagner - te mposhte komplet me koshience inkoshiencen, perfundon ne çmendine, dmth i shtypur komplet nga inkoshi. Struktura e psikes njerzore eshte dyfelore, dhe dy felet nuk mund te ndahen (perveçse formalisht per arsye studimore) sepse komunikojne, dmth nuk mund te thuash kurre se çfare eshte komplet koshiente tek njeriu dhe çfare nuk eshte koshiente (dmth eshte inkoshiente) ne veprimet e tij reale. Gjithe puna eshte qe keto dy fele te jene te ekuilibruara si ne shilarth, dhe e vetmja menyre per t’i ekuilibruar eshte mbeshtetja tek çerniera e Parimit, Ligjit Hyjnor. Fatkeqsisht, per arsye historike, jane te ç’ekuilibruara, me pasoje anarkine tragjike per kedo ne histori dhe ngado ne gjeografi, edhe per kritiket e artit qe edhe ne kete rast te sapo diskutuar nuk dijne t’i japin dum problemit (megjithse ne fund te citimit poshte e nxjerr kryen disi e verteta ne bold):

Enfin, l’idylle entre Richard Wagner et Mathilde Wesendonck qui ponctue les avancées de la partition. Sur ce dernier point, rendons justice à Serge Gut qui prend soin d’indiquer au lecteur les avis divergents sur l’influence de cette liaison, platonique puisque Tristan et Isolde en signe la probable sublimation : « échauffement du musicien aussi violente que passagère » selon le spécialiste Jacques Chailley, « liaison banale » pour le germaniste et critique Christian Merlin lequel précise : « le biographique s’efface devant l’œuvre : Wagner n’a pas écrit Tristan parce qu’il était amoureux ; il est tombé amoureux parce qu’il écrivait Tristan ». Les trois ont sans doute raison : il existe chez l’artiste une oscillation permanente, obscure entre l’inspiration et la mise en acte, l’exploitation de l’éprouvé.

(nuk du me humb kohe se ashtu osht i pune, ne qoftese nuk e kap idene me gugellperkthim, me thuj ta perkthej)

Por ndodh qe artisti te beje te arrije te pamunduren te kthyer ngambrapa, siç e ka kthyer ngambrapa artisti me i moth ngambrapa (edhe ne kuptimin konkret i ka ra sumes dhe te tjere artiste t’mdhej sumsa i kane rene sumes se tij) qe ka themeluar surealizmin (rrymen artistike qe e ka kunj xixa) - per shume kritike dhe krijues edhe themelues i artit modern -, ta programoje krijimin artistik me koshience dhe ta praktikoje ne jete:

The poet makes himself a voyant through a long, immense reasoned deranging of all his senses. All the forms of love, of suffering, of madness; he tries to find himself, he exhausts in himself all the poisons, to keep only their quintessences - Arthur Rimbaud

Prandaj jemi ne ferr, dhe arti i moth dhe artisti i moth ka pergjegjsi per kete, plus dhe dogma e mothe demokratike qe artisti nuk eshte i pergjegjshem dhe nuk duhet te jete i pergjegjshem per krijimin e tij, sepse Hitler piktorkoshienti ka thene te kunderten.

InkuizitoriMoth

Blendi, shif ketu perdorimin e fjales “reasioned” nga Rembo racionalisti ngambrapakoshient.

kurse ketu eshte me se e qarte situata ngambrapa. Mjafton te lexosh vetem 3 faqe per artistin e moth qe eshte model i artisteve t’mdhej te sotem, por edhe i artisteve t’vegjel qe mbushin diskotekat, spitalet dhe burgjet duke imitituar seks-modelet ne mode.

InkuizitoriMoth

nuk te shava, bera vetem psikoanalizen e nje personi te mjere qe sulmon pa arsye dhe pa pretekst tjetrin qe nuk e njef dhe nuk di nga bie, duke i treguar ketij personi qe eshte spermatozoid i fuksave 5-lekshe qe lexojne Wikipendian dhe marrin vesh nga arti japonez mer jau!, e qe ka kaluar ne miter nepermjet kallamit te fuksave ne fjale, dhe tani i zemruar me atin per shkak te kompleksit te Edipit e kerkon atin e tij ngado per ta vrare, e kerkon edhe ne kete blog te mush tumllas me fuksa 5-lekshe qe diskutojne per Frojdin, Wagnerin dhe artin japonez si dikur ne Shkollen e Partise ne Laprake.

Pjetermustakuqi

A ha,qenke ti shkaba, m’ka marre malli me t’pa! Shkaba je pederast,nuk e di ne kuptimin seksual,po ne ate njerzor, as qe behet fjale qe je shembulli tipik i fundrrines.

InkuizitoriMoth

shkaba osht, shkaba, por nga shkabe prezervativa ka rrit nivelin si shkabe spermatozoidi qe noton tej e ndane kallamit te fuksit 5-leksh qe lexon wikipendian dhe merr vesh nga Frojdi dhe arti japonez mer jau!

Problemi eshte se me Boleron nuk masturbojne vetem fuksat, por masturbojne edhe demokratet, yha sa vete paskan masturbuar me Boleron, biles ka masturbuar me Boleron edhe vete Raveli. Shif shif na paskerka qene ngambrapa edhe Raveli:

In the decades since its wildly cheered debut in Paris in 1928, Maurice Ravel’s Bolero has been beloved by Philistines and belittled by cognoscenti. One poll of music lovers ranked it the third most boring composition ever. Ravel himself considered it a minor work, predicting, “This is a piece Sunday concerts will never dare include.” He was referring to its reputation as a musical aphrodisiac—the piece builds rhythmically on a single theme for 17 minutes before ending in a feverish climax. But, partly for that very reason, Bolero has become the most widely recorded classical piece written in the 20th century.

Born in France of Swiss-Basque ancestry, Ravel was a refined and private man who stood barely 5’3″ and was known for his elegant dress (he was one of the first men in France to wear pastel-colored shirts). The composer of the passionate Bolero rarely kept company with women and was possibly a homosexual.

Kaq per tani se nuk kam kohe, me pas kesmet do te jap nje video te nje filmi te modh ku protagonistja eksiton nje impotent me Boleron e Ravelit. Edhe kjo pune Boleros, si gjithe te tjerat, qeka pune Bolje. Laisse tomber Boleron e boles te Pjer Thomas.

InkuizitoriMoth

Per te bere te qarte tere kuadrin e diskutimit ne lidhje me kategorine “fuks”, sidomos diskutimit :stuck_out_tongue: me aal te mjegulluar nga admini, eshte e nevojshme kjo lidhje:

Diskutim i lirë - prill 2017