
Propozimi i Bashkise Tirane eshte qe ta rrise cmimin e ujit (nuk do ta quaja te pijshem) nga 45 leke per meter3 ne 65 leke per m3. Ja sesi do te ndryshojne cmimet, sipas BIRN, “Çmimi i ujit sipas propozimit duhet të rritet për konsumatorët familjarë nga 45 lekë për metër kub që është sot në 65 lekë për metër kub në vitin 2018, me një rritje prej 44%. Për konsumatorët biznes çmimi parashikohet të rritet nga 135 lekë për M3 në 235 lekë ose me një rritje 74 për qind. Për konsumatorët buxhetorë çmimi kërkohet të rritet nga 120 në 170 lekë ose 41 për qind. Përveç kësaj, UKT kërkon që tarifa fikse mujore, e cila nuk varet nga niveli i konsumit, të rritet me 100% nga 100 lekë që është aktualisht në 200 lekë. Administrata e Bashkisë thotë se rritja e çmimit do të mundësojë kryerjen e investimeve të nevojshme për të siguruar furnizim të rregullt me ujë 24 orë rreth vitit 2021.”
Une paguaj 26,000 leke te reja ne vit per nje filter uji tek rubineti. Dhe 2000 leke te reja ne muaj (aforfe sepse UKT nuk instalon dot matesa ne pallatin tone te vjeter). Ne total 50,000 leke uje ne vit per nje familje me tre vete. Kam uje me orar, tre here ne dite per periudha te shkurtra, dhe nje depozite ne tarrace qe ngrin ne dimer me gjithe tuba dhe vlon ne vere. Uji qe me ofron UKT nuk me del as per t’u lare, e as nuk pihet. Sic jane gjerat, situata per ne eshte e sajuar, e zgjidhur disi, individualisht. Ia dalim te lahemi e te mbahemi paster por s’eshte e denje, as per nje vend si Shqiperia, ne vitin 2017. Kur jetoja ne Amerike as e imagjinoja se nje dite do perballesha me keto lloj problemesh. Qe mbeten simpatike, te pakten ne fillim.
Por une nuk jam i revoltuar, dhe as nuk dua te ulerij me gishta ne vesh (sic eshte bere e modes ne rrjetet sociale keto dite). Dua te kuptoj me detaje, ku shkojne parate qe paguaj une deri tani, dhe ku do te shkoje (cdo qindarke) e rritjes se pretenduar. Ky eshte problemi yne, jo i Lali Erit, ndaj na duhet te behemi pjese e zgjidhjes. Si? Ndoshta duke nisur edhe nga protesta sonte, por duke perdorur ftohtesine matematike per te kerkuar llogari mbi investimet e taksave tona, dhe jo flaket emocionale te protestuesve profesioniste.
Nejse, te shkuara.

edhe ti ben sikur nuk me kupton mua. Ti thu me mire do jete po mos u ndini. Dakort qe do jete me mire, po me cfare cmimi? Se me ket arsyetim skemi pse ti themi lulit hajdut per rrugen e kombit, apo gencit te rulit zhvates te koncesioneve, pollos se kuq vjedhes kablli e kshu me radhe. A do ndalet ndonjehere kjo rrota e zhvatjes apo me rradhe, nje here pd njehere ps dhe midis tyre dhe lsi!
