Sipas

12 postime 1165 shikime 9 maj 2020 në 09:32 e paradites
xhatani

Sipas teje
Une qenkam nje pikalosh me quka te verdha
Me floket abrashe
Dhe syte kaftosh.

Sipas meje
Ti je qafegjata e vecante e fshatit
Kacurrelja me dredhzat e gjate
Sy cakerrja e pabese.

Sipas nesh
Ata Jane gjithnje vigjilente
Numerojne femijet tane
Dhe plaken Duke vdekur
Ngadale.

( Xha Tani ) Cerrik , Maj 2020

korriku

vjershe e bukur

korriku

Poezi nga Mitrush Kuteli

Bie shi,
Adrianë,
bie shi i qetë mbi qytet,
shi që më bluan e më vret,
dhe s’di ku të shkoj
nëpër Tiranë.

Të kërkoj,
Adrianë,
me ankth nëpër qytetn’ e shkretë,
ku shtrydhen retë
dhe diell s’lind e s’perëndon
përmbi Tiranë.

O sa çudi,
Adrianë,
të duash të mos jesh njeri,
dhe gurëve t’u kesh zili,
-se gurët s’vuajnë kur bje shi
përmbi Tiranë!

xhatani

Oh sa e bukur , e thjeshte , si gurgullime.

Pjer

xha tani, po edhe klandestine kalamaj po beke :grin:

korriku

tani qe e thoni ju e vura re

xhatani

Pjer do te lutesha , sinqerisht , ta shqiperosh caze me shqip komentin tend te mesiperm , se vallaj mu duk si koment I " koduar ". …

Pjer

per kete varg e kisha llafin i dashur :grin:

xhatani

Ah po , por nuk jane femije ilegale. Thjesht nuk jane regjistruar me Nene e babe ne gjendje civile.

Po ktej po vini nga fundi muajit ?
Perqafime.

Pjer

them se po, ishalla hap rruget pallosh kopani,

korriku

shkruar ne internet, thenie indiane

Mind working normally is ego.
Mind working fast is madness.
Mind slowed is sainthood.
Mind stopped is God."


ndjese xha tani keto fillimisht ishin rreshtuar ne nje fjali pra jo forme vargjesh, ato flasin per gjendjen/statusin e mendjes sipas shpejtesise qe punon, si me qene nje motorr makine:

ne pune normale = gjendje egoje
mendje e pershpejtuar = gjendje cmendurie
mendje e ngadalte/e paqte = gjendje shenjtori
mendja pushuar se punuari = Zoti

xhatani

Interesante duket , por fakti qe une di vetem Shqipen e lumnueshme , duket SE e ben mjaft misterioze kater frazeshin e mesiperm. Ju lutem korrik , po munde na I sill edhe me shqip , se do tua dija shume per nder , sinqerisht. Natyrisht kuptohet.,gjithkush ne pozicionin Tim do te behej mjaft kureshtar te merrte vesh se cduan te thone ato vargje … Faleminderit !