Si ishim. 1945 - 1990

158 postime 13221 shikime 25 shtator 2017 në 05:55 e paradites
bsalaj

Muzeu i memories eshte nje projekt qe synon t’u tregoje te rinjve sesi ishin gjerat gjate sistemit komunist, per te ruajtur kujtesen e atyre viteve. http://1945-1990.muzeuimemories.info

Gjatë pranverës 2017 Instituti i Studimeve Politike organizoi një pyetësor me të rinj të disa prej gjimnazeve kryesore në Tiranë. Pjesë e tij ishin testimi i njohurive mbi të kaluarën dhe 100 pyetje pa përgjigje të tyre lidhur me aspekte të ndryshme të organizimit politik, shtetëror, dhe të funksionimit të shoqërisë e jetës shqiptare gjatë 1945-1990. Në funksion të tyre stafi i projektit www.muzeuimemories.info ndërtoi një broshurë me disa nga pyetjet dhe përgjigjet kryesore, - projekt që do të vijojë të pasurohet edhe në të ardhmen. Projekti gjeti mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe sot u prezantua në Tiranë nga stafi realizues i ISP. Të dhënat e tij do tu vihen në dispozicion të rinjve të interesuar dhe janë publikuar online për çdo të interesuar në adresën http://1945-1990.muzeuimemories.info.
Qëllimi ynë është dialogu mbi të kaluarën, memoria historike dhe nevoja që shoqëria shqiptare të njohë me realizëm atë në mënyrë që më pas të gjej forcë e kurajë për të reflektuar në ndërgjegje dhe në formim kulturor. Në këtë nismë të nisur dy vite dhe dedikuar kryesisht të rinjve që kanë lindur pas vitit 1990, ISP ka gjetur mbështetjen nga MK, OSBE, Ambasada e Gjermanisë dhe institucione të tjera aktive në çështjet e memories mbi të kaluarën. - Afrim Krasniqi

anon63896856

Paskan harruar te shpjegojne se cfare ishin radhat e qumeshtit, mishit, etj. Si dhe, qenka e nevojshme te theksohet se cfare eshte puna vullnetare por e neglizhueshme te permendet cfare ka qene: e detyruar. Nejse, per t’u pergezuar qellimi per ta paraqitur komunizmin me realizem.

ACDC

Fatkeqesisht shumica derrmuese e shqiptareve kane nostalgji per ate kohe dhe per Enver Hoxhen,kjo sipas sondazhit te fundit te kryer nga OSBE.
Popull idiot…

Vlonjat

I kujteses…muzeu i kujteses.
Megjithate bejne mire qe mundohen te shpjegojne si ka qene jeta ne ate kohe. Kjo periudhe e trazuar dhe e pafund i beri shqiptaret te kene nostalagji per sistemin komunist enverist. Ku jemi? Hiçgjekundi!

Ingeborg

Jo nuk jane te vetmit. Edhe ne Rusi, ish-Jugosllavi apo Gjermanine lindore ka akoma njerez qe ndiejne nostalgji per komunizmin. Vete jam i lumtur qe nuk e kam perjetuar ate kohe. Mbaj mend pak gjera se kam qene femije.

aleko

Te ndjesh nostalgji per kohen e shkuar nuk do te thote detyrimisht ta lidhesh ate me Enverin dhe sistemin e tij diktatorial. Ja psh mbaj mend qe ne nje nga aksionet e rinise une kam provuar puthjen e pare. Ose akoma i kam ne memorie shijet e mrekullueshme te qofteve te dikurshme qe i shuanim me birren me krikell 13 lekeshe dhe pastaj i fusnim nga nje cigare partizoni. Ndeshjet derbi ne Qemal Stafa dhe sidomos komentet qe bonim pas ndeshjes. Kampionatet boterore qe mblidheshim tek shtepite e shokeve qe kishin ndonje televizor me ngjyra etj. etj. Po ti o ACDC nuk ke faj se ke jetu ne fshat ose me mire me thene ke qene i burgosur pa kryer asnje krim. Ne ate periudhe ne Shqiperi vetem 20 % e popullsise mund te quheshin njerez.

korriku

s’te mbetet qefi t’a marr mbrapsh ate Like-un

paskemi ne shqipot Institut te Studimeve Politike akoma … 'Wander cfare funksioni kryen ky ne pluralizem… dhe mbi te gjitha, si e kryen ate.

Arban

“La vita e bella” edhe ne kamp perqendrimi, ka thene Beninji, le me pastaj ne kohe te Enverit. Eshte jeta jone, si do qe te kete qene. Sido qe une me shume kam jetuar ne kete “tranzicionin e sterzgjatur”, kam nostalgji edhe per gjera te asaj kohe Po nuk duhet harruar edhe ajo palodemokracia e kryeqelbesires ka ndikuar ne “nostalgjine politike”. Mbase Katovica eshte e vertete dhe ka funksionuar deri diku.

bradland

Si do qe te kete qene , me mire se 2013-2017 duhet te kete qene , rraca komuniste duhet te kete qene ku e ku me mire se sa kjo rrace e peshtire Rilindase.

zeqo

prit se s’kane pare gje akoma.

TironciLebetit

NJe Moot ishim dhe nje Moot kemi mbetur. Prandaj ka nostalgji per ate kohe fale sjelljes se Sali Qenefit e bandes se tij 27 vjet si Kafshe ne pushtet e si Shtaze ne opozite.

zeqo

Eh, kohen e Komandantit do ta kerkojne, po iku, ta qajne me lot.

TironciLebetit

Aty e keni, mos ja ndini mungesen, duke bashkeqeverisur me Lulthimin Shqupin per 4 vjet, Gogoli i Shqiptareve.

zeqo

Vlonjatet i bene edhe kenge, o Sali o baba kthehu prap se beme shaka,
nahh s’ka me, tashi tall trapin nga fb me delet. rilindjen meritoni, ate deshet, mbajeni.:joy:

TironciLebetit

Po Po, gjithe Vlora tu kendu per Sali Qenefin eshte. E pame kto zgjedhje se si po treten qendrestaret, ne lufte titane per te mos u kaluar nga komunistet e LSI dhe Camet… Edvinit qe para 4 vjetesh e kishit te fiksume qe sdo rrinte as 4 muaj ne pushtet po i shifni targen me dylbi. He mer do e haj Panetonen Edvini sivjet?

bradland

Hajde nigjoi hajde , " Ku je o Sali " po thone te gjithe, i ka bo Ed vroma me fol me vete :joy:

zeqo

Nganjeher mendoj ky i ardhka hakut atij poplli veshderr.:joy:

TironciLebetit

Po mer po ashtu thone tek strofulla e Ariut Leberit e zbrit ne Tirone, as e ve ndyshim…qite i cik hunen jashte Tirone e do e nigjosh e do habitesh se si urrejtja per Salih Qenefin nuk eshte zbut asnji dekik kto 4 vjet. Keq e keni dhe me sa duket nuk zgjidhje sepse edhe kete kerricin e Saliut e mbajne per Idiotin qe qesh. Njerezit kshu …jo i Lebetitmi…

TironciLebetit

Populli e ka pritur Gjigandin si Mesian…shife mbas 4 vjetesh perpjekje per shtet… me shume vota i dhane kesaj rradhe hec e shpjegoje. e mos harro qe gjithe analistet shkruanin qe Gjigandi nuk fiton vetem, ne shkrime e opinione te panumerta.
74 vota morri Gjigandi vetem e percellon e djeg e kuptoj, e Paimagjinushme fitore Publicitare

B-O-H-I-C-A

Si te vinin drute me u ngrof ?
C’ar ishte Pasuria e Shtetit ?
Kush e shpiku kanocen ?
Pse i thoshin " Treni meniemodh " ?
C’bote gamori me koshat me thona i katunarit kur i fusnim spec djegs ne bythe ?
Kush ishin matrapazet ?

zeqo

Ta mbajne me shendet e t’u rroje gjigandi, ta kene me jete, marrte nga ditet e tyre.:grinning:

kapo

Dy rrugë ka: O ikim, o ikim!

Përtej të gjitha formulave atdhetare që fryjnë zjarrin e shuar, (gacat kanë vdekur), e vërteta është se Shqipëria nuk bëhet. Madje, Shqipëria nuk se është bërë ndonjëherë. Në të gjitha pushtimet që kanë ndodhur, çlirimi s’ka ardhur nga ne, por nga shkaqe të tjera.
“Shqipërinë e mori turku i vu zjarrë”
“Shqipëtar mos rri por duku, shqipëtar”
"Shqipëtarët” nuk dukeshin… dhe poeti përpiqej të ndizte sedrën e shqiptarit, që të them të drejtën nuk e di për çfarë funksionon, apo ka funksionuar!
Të ikim. Të ikim se s’jemi të zotë për asgjë. Na burgosin, na shajnë, pështyjnë, përdhosin, përdhunojnë, na lënë pa bukë, pa arsim, pa mundësi për t’ia dalë të përditshmes, na japin paga qesharake minimale, me të cilat nuk mund të paguhet as shtëpia me qira, na japin përkrahje kinse sociale me të cilën as ajrin nuk blen dot, na vdesin nëpër spitale dhe familjarët e të sëmurëve edhe më shumë, na çmendin e na nxjerrin nga çmendinat për të vrarë, na qorrojnë me rrugë për të gjetur vdekjen, na rjepin lëkurën me taksa dhe na kallin tmerrin me policët “në mbrojtje të qytetarëve”, na turpërojnë përpara të huajve që shohin të çuditur si rrekemi ta kapim veshin në mënyrën më të pamundur, kur e mundura është para syve të tyre, na vdesin pak nga pak me të gjitha tipet e plehrave, prodhim për Shqipëri, së pari me të ngrënë e të pirë e pastaj ç’t’u vijë dore e veshi, na flasin si të jemi trushpëlarët që jemi, nëpër foltore parlamentesh apo fushata elektorale shajnë kundërshtarin me gjithë të zezat e ne kënaqemi për “guximin”, pa menduar se ç’duan këta plehra me këto njëmijë të zeza aty ku janë, na dërgojnë nëpër gjyqtarë për të na rjepur lëkurën e Odiseut pa asnjë Itakë, na dëbojnë masivisht me lloto tokash të premtuara dhe ekzile azilantësh të pëgërë e të pasigurt, na detyrojnë të ndërrojmë emrat për grekun, por të mbetemi shqiptarë se greku na e ka pasë përherë me hile, na detyrojnë të prostituojmë në të gjitha format, edhe në ato të kamufluarat me “dinjitet”, na detyrojnë të përleshemi për dava by… dhe tallin b…ën me historinë tonë që s’dimë si t’ia rrëfejmë një të huaji, na detyrojnë të mbjellim hashash… por të mos e tymosim se harxhohet, na detyrojnë të mos besojmë askënd, të mësojmë gënjeshtra që s’ka bir kurve që i zbërthen, e sidomos, sepse duhet t’i besojmë edhe vetë, na shkatërruan fëmijët, na detyrojnë të humbim busullën në edukimin e fëmijëve, na bombardojnë veshët me komerc, sytë me botox, hundën me erë plehrash që shiten për kulturë, na detyrojnë të vrasim artistët, ose t’i lemë të vrasin veten para nesh, na detyrojnë që “këpucët e Lulit të vocërr” dhe “Molla e ndalueme” të jenë përherë aktuale…

Nuk i kam numëruar të gjitha, e di, por ne pastaj jemi të ligj, gjakprishur, sahanlëpirës, mosmirënjohës, imoralë, agresivë, kriminelë, vëllavrasës, indiferentë, të pafuqishëm, kontrabandistë, krefbishtas, lyejrrotas, hiena, maskarenj, pijanecë, lypës e kusarë dhe gjithë të zezat...

Kjo ndoshta është ëndrra më e madhe edhe për ta, të na e shpërndajne hirin e të mos na njihet me fara (hiç fare!), t’ua zbrazim tokën së cilës i bëjme hije kot, e kot sa i rëndojmë përmbi.
O ikim, o ikim – dy rrugë janë.

Nga Enkeleda Ristani

BeluliXVI

per televizoret duhet te shtonte qe blerja e televizorit ishte eveniment i rendesishem, jo vetem familjar, por gezonte gjithe lagja qe i shkonin me pako llokume 50-çe per urim familjes qe kishte blere televizor.

Aquamarine

Te rinjte te shikojne edhe bunkartin dhe shtepine e gjetheve. Ka material plot aty per jeten “dinjitoze” te atyre viteve.

BeluliXVI

meqe kujtove shtepine e gjetheve dhe bunKaRtin… poshtersi e madhe qe muzeume te tilla jane me pagese, (bilete hyrese), per shqiptaret ! dhe sidomos per te rinjte duhet te ishin gradis !
duhet te kete qene BQ i modh, pervers (dhe jo si BQ e Pjerit), ai qenbirqeni qe i ka ka shkuar mendja te shese vuajtjet e shqiptareve nen diktature me leke.

Alba2265

Kohe muti ishin megjithese une per vete kam kujtime Te mira se rropateshin prinderit per mua .kur shikoj prapa mejtoj,Te varferit si na kane rritur .

InkuizitoriMoth

mir me mir, vizitoni muze me pagese ose pa pagese, zbavituni sa jeni te rinj akoma, por kini gjithnje parasysh qe memoria eshte njera fele, ndersa harresa eshte fela tjeter!

ACDC

Shumica derrmuese e shqiptareve te mbetur ne Shqiperi jane enverista.
Jane gati te rrine pa buke vetem te kthejne kohen e Enverit.
Uroj qe te kthehet perseri ajo kohe ne Shqiperi.

aleko

Po ty o fatkeq mendja ketu te ka ngelur. Nuk shikon dot perpara. Ti je tamom pjella e sistemit te Enverit. Je nje zomje e gjalle. Ty duhet te te vendosin aty tek muzeu i memories, keshtu te gjalle sic je, biles edhe me nje Tshirt me foton e Trump-it. lol

korriku

une them kapo eshte me mire per pune muzeu :smile:

Pjer

" … Në funksion të tyre stafi i projektit www.muzeuimemories.info2 ndërtoi një broshurë me disa nga pyetjet dhe përgjigjet kryesore, - projekt që do të vijojë të pasurohet edhe në të ardhmen…"

I pashe te gjitha, por veç pyetje e pergjigje nuk pashe. Biles isha mprefur tu pergjigjesha noi pyetje, por pyetje nuk ekzistonte. Me gjith respektin per Afrim Krasniqin si ekspert ne politike, ketu them se ka pesuar fiasko.

Kthupi

Ty si ish disident s’ta moren mendimin per kete muzeun?

Nostalgjia per ditet e shkuara dhe nostalgjia per komunizmin jane 2 gjera te ndryshme. Ne Shqiperi rastisi qe te kemi qene ne nje sistem komunist dhe ne nje fare menyre perceptohet si nostalgji per sistemin, por besoj qe edhe po te ishte kapitalizem njerezit prape do mendonin qe ato vite ishin “the good old days” kur gjerat ishin me te thjeshta, stresi me i paket, teknologjia nuk ishte pjese aq e madhe e perditshmerise, etj.

Kam nje rus ketu ne pune dhe nje dite kishim nje bisede te shkurter rreth kesaj teme. “Edhe kapitalizmi njesoj si komunizmi eshte, - tha. - Vetem ushqimi eshte me i mire”.

Pjer

Ky rusi jot, iu afroka ca te vertetes, se keta ruset qe kam njoft une, e mburrin Stalinin dhe socializmin, sikur te kene qene pjese e nomeklatures. Me budallenj si bo nona.

Alba2265

Kapitalizma ka deshtuar ne vendet lindore se nuku kane elita te tipit Steve jobs qe cojne ekonomine perpara dhe ne process krijojne pune e katandi edhe per fukarane.elitat e vendeve lindore jane hajdute,te korruptuara e bejne qe shtresa te caktuara te kene nostalgji per Kohen kur te gjithe ishin te varfer.

arb

Shoke e Shoqe…Te rinj e te reja! Vellezer e Motra! Pershendetje, ju flet Tirana!Ja…keshtu ishim!
Zonja e Zotrinj…Teenager e Teenagersa ! He moj e Ore ti ! Ciao, jemi live na Tirona! Keshtu jemi!..I ka kapitalizmi keto…

AL88

Një tmerr i vërtetë. Kush e lavdëron atë kohë mizerje duhet vrarë me bukë në gojë. Nuk besoj të ketë vuajtur njeri në botë sa fatzinjtë proletarë apo jo, nën komunizëm.

gjembi

Si mendon nese luajne ne sfond kete?

Vlonjat

Aaaa te lutem xha Peçi, me keto kondita ndryshon muhabeti. Ky filmi i hap rruget kudo. Edhe ketej nga perendimi.

InkuizitoriMoth

Se me kujtoi gjembi me videoseks qe ka sjelle, si shpjegohet qe ne postin e muzeumemories jane bere te gjitha pyetjet ekzistenciale, dhe eshte harruar kryesorja:

Si pallohej atebote?

Si shpjegohet kjo humbje memorie per aktivitetin me te rendesishem? Si e shpjegon Ardit Gjebrea?

InkuizitoriMoth

Ka edhe nje harrese tjeter ne post: pse behet vetem pyetja: Kush ishin disidentet?, e jane lene mbas dore fuksat, fela tjeter? Si shpjegohet kjo humbje memorie per figuren arketip dhe fuksionale te fuksit pa te cilen nuk ka shtet! Shteti nuk fuksionon pa fuks!

Kjo humbje memorie me duket e qellimte, per te privilegjuar kapo fuksin ngambrapa, dhe per te na persekutuar ne fuksat 5-leksh ngapara.

Ingeborg

Ca njerez ngaterrojne nostalgjine per rinine e tyre me nostalgjine per kohen e Enverit. Te gjithe kane nostalgji per vitet e rinise, une njoh njerez qe kane prape kujtime te bukura edhe gjate fillimit te viteve 40-te kur gelonte Lufta e Dyte Boterore, edhe atehere beheshe dashuri e jepeshe edhe puthja e pare. Por si sistem politik komunizmi ishte gjithsesi nje sketerre.
Pavarsisht se kam qene i vogel une prape kam per shembull kujtime te keqija: mbaj mend qe ne kopesht na qethnin zero se zinim shume shpesh morra. Mami im qante se nuk me donte te me shikonte ashtu qeros po nuk kishte sec te bente. Dhe jo nuk kemi qene ne fshat, jam lindur e rritur ne nje qytet te Shqiperise se mesme. Per vitet e tollonit nuk po flas fare se dihet si ka qene. Megjithate per nje gje mua me merr malli: per ato hapesirat e medha qe kemi patur ne qytet. Aty kemi luajtur sa jemi dendur. Kemi qene edhe te sigurt se qarkullimi i makinave ka qene shume i paket. Kurse sot mua me merret fryma: Vetem beton, pluhur, tretgare ambulante gjithandej. Me krijohet nje asfiksim sa here qe vizitoj Shqiperine. Kjo tregon qe problemin e mbipopullimit komunizmi nuk e kishte zgjidhur po thjesht e kishte “zhvendosur” ne fshatra. Nje sistem i mire politik do perpiqeshe qe te gjente nje zgjidhje me sociale per kete problem.

del-ta

ajo kohë nuk është shumë e largët dhe ata që e kanë jetur janë gjallë,kështu që institutet që kërkojnë lekë nga ambasadat për gjasme ndriçimin e asaj periudhe,të mos na çajnë shumë ngapapa-nicën:scream: se nxirjen tërësore të gjithçkaje e bën edhe institutet e komunizmit për periudhën e zogut! hapirriqi-ja gjithmonë ka ekzistuar e do ekzistojë,pavarësisht sistemeve. në çdo sistem,20% rrojnë mirë,60% vijnë rrotull dhe 20% vuajnë! në 45-n shqipëria ishte kandahar,ndërsa në 90-n moldavi! sistemin e rrëzuam ne 60%-shi,sepse mbyllja ishte bërë e padurueshme! dy 20%-shat kishin marrëdhënie pronar-skllav,dashuri dhe urrejtje!
memorje,divorc etj ! këto muçnanizma i përdor kryesisht skllavi që do të tregojë se u zbardh e u bë si pronari:grinning:

korriku

ty po qe te paska persekutuar komunizmi. Te kane qethur koken me zor ne kopeshtin me dreke.

Kthupi

Kete te mire ka kapitalizmi; s’mund t’ju thuash njerezve ku te jetojne e cfare te bejne. Kete “problem” e ka gjithe bota perendimore, jeta eshte e perqendruar ne qendrat e medha. Do shkosh aty ku ka pune, rinia shkon ku behet jeta rinore, etj. Atehere ne Shqiperi Tirana ishte si Meka, te gjithe donin te leviznin aty. Kur u nderrua sistemi ju dha mundesia dhe e bene. Nuk mund te beje gje sistemi politik per kete, vetem t’ju thote bizneseve t’i ndertojne fabrikat ne fshat, qe njerezit te levizIn prane punes, por biznesi do krijohet aty ku ka me shume leverdi i zoti, ku eshte baza materiale ose krahu i punes.

Ingeborg

Jo vetem na kane qethur po mbaj mend qe edhe na rrihnin. Ka mundesi te lutem ti shmangesh komentet e mia? Me ty nuk kam qejf te debatoj.

TironciLebetit

Mua akoma me djegin veshet nga te shkulmet deri ne 8 vjecare, kurse 1 presor fiskulture ishte katil fare, mbante nje gazet Sporti te rrotullume qe ligesisht kishte nje ristele te trashe druri mrena e kur ta rraste kokes ne rresht te nxirrnin syte xixa

Ingeborg

Mund ti shmangesh keto probleme edhe me politike demografike po Enveri nuk linte te futeshe as kontraceptivet dhe as prezervativet (ne rregull kete te fundit mund ta gjeje deri diku edhe tek farmacite nese nuk e kam gabim). Nuk ishte e nevojshme per nje vend te vogel e me jo shume pasuri natyrore te shtohej popullsia ashtu.

Kthupi

Une kam patur nje profesor te punes me dru ( profesor i thencin se marangoz ishte) qe kur ndodhte ndonje gje e donte te te rrihte, te therriste afer e te thoshte “Gatiii tu” e kur thoshte ate “tu” ta kerciste syve. Shkoje me frike duke u mbrojtur ne fytyre dhe e dije ca do ndodhte, po kur degjoje ate “gati tu” instikti yt ishte te rrije si ushtar dhe i hiqje duart. It worked every time.

Manjola_Tirana

dhe vibratorin falas ama. vibratori n’maj t’catis…

korriku

c’te debatosh me juve o derebardhe, ju jeni te ngaterruar keq me veten tuaj.
…Qante mamaja, thote…

TironciLebetit

Tani pse ti sdo qaje sikur te zinte kalamoni Morra? Se mos kishte shampo morrash atehere, qethja zero dhe gelqerja…si edhe shikimet dyshyese se kush kalamo jevgu solli morrat ne klase.

Po si na kontrollonin per Zgjebe qe duhet te tregonim barkun zbulut para infermiereve aty tek banga?

Kthupi

Vibratori ishte per brenda ne shtepi, e varnim neper mure. Antena montohej jashte ne ballkon. Kush i mban mend grupet qe ju montonin televizoreve and qe te kapnin me shume kanale?

Kthupi

Edhe te lyenin koken me vajgur.

TironciLebetit

Vibratori ishte pjese e cdo antene, kur kishte elemente ishte antene per perjashta. Me vibrator kapshe 1 e jugosllavit dhe zagrebit ne shtepi ti se ke qene zone e mire. Po nga Lushnja qe kishin ne drejtkendesh te madh druni qe u mbeshtillte me leter alumini e kapte italionin xhom fare se shesh atje jo shaka.
Grupet ishin Kanocet qe na i kujto Koqevari nga sabahu ne aksham.

Kthupi

Antenat kishin vibrator por ndonjehere perdorje vibrator brenda ne shtepi per te forcuar sinjalin ose kur nuk kishe antene akoma. E lidhje kabllin me vibrator vetem, lidhje ndonje cope leter alumini nga camcakizat ose paketat DS dhe filloje manovrat ne shtepi derisa te kapje sinjal te mire.

M’u kujtuan dhe dushet me vajgur. Kam nja 2 shenja te djegura neper berryla akoma.

Kthupi

Jo vetem televizoret Belul, edhe frigoriferet se vinin grate e pallatit e te zinin ngrirjen, secila nga nje qese me mish me emrin e tyre persiper, e vinin ne ngrirje te frigoriferi yt.

Akoma dhe sot e mbaj mend kur babai im mori autorizim per te marre frigorifer dhe me pas TV. Turp kush e mendon, autorizim per te blere placken tende.

TironciLebetit

Dushe me vajgur ne vater hini qe nga nxehtesia cpoheshin e kullonin gjithe kohes e donin vec kallaj. Te rrezikshem ishin po nuk e rruante njeri te studionte helmimin qe kishte organizmi nga tymrat, pastaj dolen ata me elektrik te improvizuar por mbeten duke vdek njerezit nga korrenti se harronin e u ftushin me prizen ON, shpikja ishte qe ta kishe prizen jashte se u kujtoshe me e heq se su mbyllte dera.
Siguria per jeten e njeriut ishte Zero pavaresisht Propagandes Njeriu Kapitali me i cmuar. Kto praktika larjeje duheshin te ndaluara me ligj nga shteti por hec mo…edhe sot kur shkoj ne Shqypni njerezit me bomobola gazi per perjashta mrena ne shtepi. I cova tmive nje gaz detektor por ma hodhen surratit dhe me quajten Loqe se detektori bonte pipipipip gjithe kohes.
Mentalitet i mbrapshte.

TironciLebetit

E ckeni heq nga komshinjte per Frigoriferin, ne na vinin komshinjte tu mbanin mishin e Plaka e kishte bela ta dallonte mishin se prej Tolloni ishni pjelle. Do thush ti jete sociale e komunitet, por me po, po kur ndryshoji gjendja komuniteti u shperbe si keshtjelle RERE

zeqo

vajgur te perzier me uthull dhe lidhje koken me peshqir naj gjys ore.

Ingeborg

Jo nuk do qante korriku. Vetem kur ta persekutonte tamam komunizmi femijen ishte per te qare.

ACDC

Si mund ta quanit veten njerez juve qe gatuanit ne WC?

Br3dharaku

halese alla-turka me siguri do t’i ngelte hatri qe nuk e ka permend kush.
Flasim per qytetet se ne fshat, nje grope e sajuar, dilte e tepronte…

gjembi

Haleja alla-turka thuhet tani qe eshte me e keshillueshme.

Gjithsesi, sic thane dhe shoqet me siper, nuk ka patur vuatje dhe persekutime. Jane thjesht trillime te njerezve qe qanin prej morrave dhe asgje tjeter.

anon63896856

Me mungon Idrizi.

Br3dharaku

Koha kur permende idrizin, perkon pak a shume me kohen kur une ju referova halese alla-turka. Per me teper, duke ditur qe komenti per halene alla-turka ishte ne krye te komenteve te fundit, dyshoj shume se kujtimi i idrizit te nderuar, nuk ishte aq i rastesishem. Kjo nuk eshte aspak e mire!

korriku

:star: :star:

Danieli001

Periudha me e keqe e histories se popullit tone pas pushtimit dhe roberise 500 vjecare Turke.
Nga momenti qe kjo pjese e histories do te trajtohet sic ka qene pa komplekse brezat e rinj do ecin me perpara drejt zhvillimit. Ka pak gjasa per te ndodhur sepse komunistet me te keqinj te para '90tes u bene demokratet me te keqinj pas '90tes…

BeluliXVI

ne fakt keto dy periudha jane edhe 2 ndryshimet kulturore , per keq, qe pesoi kombi yne ne historine e tij ! njera na ndau me dhune nga Evropa kristiane -perendimore, kultura jone e natyrshme deri 500 vjet me pare, ndera tjera pevec na izoloi , na çoi edhe totalisht shtrember.
-nuk eshte aspak rastit ; pikerisht keto dy regjime i luajten fene ,edhe tekstualisht, popullit tone.

anon63896856

Edhe une pasi lexova komentin tend po dyshoj fort qe s’ishte rastesi. Do te jem inspiruar pa e kuptuar. Dhe kjo eshte me keq se aspak mire.

Br3dharaku

shembull luksi i kohes ne fjale:

  • tangerlliku qe rrezatonte nje radio Iliria ne krah teksa shetitje bregut te plazhit
gjembi

Mos harro dhe djemte qe ju qepnin pantallonave etiketa “te jashtme” (cfaredolloj etikete, qofte dhe nga ndonje pako me pluhur enesh) qe te dukeshin sikur jua kishin sjelle pantallonat nga jashte.

del-ta

vetëm nqs flet për 50-60-n se në vitet 80 kishte shampo., 40 lekë bënte! për flokë të gjata po,nuk të linin

TironciLebetit

Jo thjesht shampo por shampo per morra . Vajguri kur perdorej kunder morrave ishte i neveritshem dhe jonjerezor.

Nejse Varferia nuk eshte turp por mburrja me varferine e atyre viteve ishte horrorri i vertete.

Diktatura nuk arriti te zhdukte pocaqine e varferine e trasheguar nga e kaluara por ne te kunderten thjesht sepse rriti barazine ne varferi rriti shtypjen cnjerezore per kedo qe denonconte deshtimet e perditshme.
Turp nuk ka pse ti vije njeriu per ato vite sepse nuk kishim gje ne dore.

arb

Me falni per nderhyrjen shok, por nuk pajtohem me mendimin tuaj e me saktesisht me …
"Diktatura nuk arriti te zhdukte pocaqine e varferine e trasheguar nga e kaluara"
Cfare dini ju shok per varferine e trasheguar? A e dini ju shok se shumica e popullsise nuk perdorte karige e tavolina,apo pirunj pershembull? A e dini dieten e menyren e te ushqyerit te shumices se popullsise? A e dini se si e ku flinin shumica e popullsise? Cfare dini per jastekun pershembull?E imagjinoni dot higjenen personale e kolektive? Se ketu behet fjale per nevojat baze te njeriut! Pastaj edhe flasim …se kapitalizmi shok !!

gjembi

Socializmin e ndertojne masat, partia i ben ato te ndergjegjshme.

TironciLebetit

Po kaluan 45 vjet mo Vlla dhe vllau Rus e Kinez te dha aq leke sa te kishe edhe karrige druri me shume se nje vend i sapo dale nga lufta. Nejse ti je afer shokeve qendrestar qe thoshin se sa mire jetohej ne kohe te Zogut apo ne kohe te Turkut. Shqiperia =ishte dhe eshte vend i varfer, edhe vllau Turk ne Bosnje e Bullgari investoji gjate pushtimit kurse tek ne nuk hudhi gjo po na la ne balte e lluce. Nderkohe ka edhe qendrestare te tjere qe kujtojne se deri ne 1998 ne ende perdornim rruget e xhenios italiane te Musolinit sepse nuk arrinim ta lidhnim vendin me rruge si duhet.

arb

Socializmin e ndertonte klasa puntore…po cila ishte klasa puntore ne shqiperi ate kohe? Hamallet e portit ? Partise ju desh te krijonin klasen puntore njeher e pastaj te mendonin per socializmin…ketu edhe ndryshimi me vllaun Rus e Kinez apo te tjere qe ben shume me perpara sidomos ne kapitalizem !

arb

Po he …a nuk te duken edhe keto pyetjet me lart per kohen e komunizmit si pyetjet e dikurshme per kohen e Zogut? Krahasimet nuk behen me cfare kam sot e cfare kam patur dje,ne dy kohe e realitete krejtesisht te kunderta ! Nese komunistet e nisen nga -10 dhe e lane ne 4 ( le ta quajme minimum apo ngeles ne krahasim me nje bote tjeter e te pabarabarte)…kapitalizmi e mori nga 4 dhe e coi ne 6 me hater deri tani…krahasojme shifrat e flasim !!

TironciLebetit

Sikur ne Shqiperi te mos ishte katapultuar ne krye te levizjes anti-komuniste ish -sekretari i PPSH dhe Mjeku i Hysniut, sikur levizja anti-komuniste te mos ishte Partia Demokratike por Parti te ndryshme qe perfaqesonin shtresat e Djathta do te kishim Kapitalizem ne Shqiperi. Ne patem Azem Heronje qe inspiruan zbritjen e horrllikut ne qytet dhe grabitjen e prones private e publike e shkaterrimin e kooperativave e fabrikave e vjedhjen e magazinave.
Sot ti ke katapultim te nje kaste te lidhur me ish-komuniste dhe i ca rrembythjeve gjoja te persekutuar nga zyra e Xhelilit dhe pirro kondit ne krie te pushtetit ekonomik Shqiptar por nuk ke ekonomi tregu.

Ja te jap nje fakt…kishte dale lista e njerezve me te pasur ne Shqiperi me ne Krye Zamir Manen, klysh i Salih Qenefit dhe Edvinit…asnje nga kjo liste NUK ISHTE PARA E VJETER…qe do te thote qe prona e pasuria nuk eshte kthyer tek i zoti por njerezit e sukseshem jane dallaveraxhinjte e rinj te cileve Kapitalizmi nuk ka ctu beje por do presin sa te pastrohen nga mekatet e hajdutlliku pas disa brezave. Ja kshu…sa per Socializem e Komunizem

arb

Po goja pas me shkoi duke thene…I KA KAPITALIZMI KETO !! Po pse more shok,cfare kujton ti se eshte kapitalizmi? Po kush i zhduki padrejtesite shoqerore qe ti zhduk kapitalizmi, qe eshte pikerisht i themeluar mbi keto padrejtesi? Ai kapitalizmi i endrave i pare nga RAI eshte themeluar mbi bema e ndodhi qe keto te ketij palo kapitalizmi shqiptar duken lojra femijesh ! E cfare te besh? Te them une…asgje ! Ta gezosh e krahet e forta ! Mundohu ti vendosesh rregulla po munde,por as mos te ushqeje njeri iluzione ! Duhet te ngopen ata qe permend ti ( e nuk eshte e thene qe do ta arijne nje dite) qe te arijne therrimet tek te tjeret, si ne gjithe boten …i ka kapitalizmi keto !

Pjer

per temen se, si ishim, ka boll material tek VQ , djema.

TironciLebetit

Pjerin ti je Nostalgjik i Komunizmit dhe Servil i Oligarkeve si Salih Qenefi e Ilir Floriri. Tezat e tua jane te tejkaluara nga koha dhe minuar korrupsioni juaj shpirteror.
I ke pa kta Shkabat e rinj ? Kane alergji per ty e te konsiderojne Qimth…ka ardhurt koha zoteri per te pare me shume vemendje pamfletet per Azilet ne Belgjik se Shqiperia eshte shume mbrapa.

Pjer

Se sa do fikja kompjutrin Tironco, se vajti ora 12 e nates, si ka mundesi qe une te jem nostalgjik i komunizmit, kur une kam qene nje nga kundershtaret me te eger te atij rregjimi.
Se une i shoh me sy tjeter tashme te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen, kjo s’do te thote se jam nostalgjik i atij sistemi. Tashti une i analizoj me qarte, dhe te besh analize, te shohesh me qarte, te hulumtosh me thelle, te mbledhesh fakte, ti krahasosh me vende te tjera, kjo s’do te thote te kesh nostalgji. Te jesh me objektiv, s’do te thote te jesh nostalgjik.
Sa per servil, ketu ja fute kot, se jam pikerisht une ai qe kritikoj me shume (me te drejte) pushtetaret.
psh, kur Buall Mavria ishte ne pushtet, e kritikoja sa here bente gomarlliqe, nderkoh qe Palloshin nuk e luaja/kritikoja fare, sepse ishte ne opozite, Nderkoh qe sot, kritikoj (me te drejte) Palloshin, ndersa Buall Mavrine me Sozine, i kritikoj shum pak, kur bejne muu.

TironciLebetit

Pjerin ti i shkrujte leter te hapur Kaptinmodhit dhe e demonstrove makiavelizmin tat.
VQ a ka ndonje teze per Fshatarin, Gamorin dhe Floririn e Kerrabes ?

U ckrisherove me ate akt por me mire rishkruaje VQ e pergatit ndonje teze te vlefshme per Floririn e Parate e Kaptinmodhit e zonjes se tij se nuk kane keshilltare te mire ekonomik mbi veprimtarite e tyre ne Shqypni e Kosove.

urbantelescope

Sikur te kishe qene kundershtar nder me te egrit te atij regjimi , s’do e kishe arritur diten te shkruaje VQ e te merrje fryme ne Belgjike sot.:smirk:

gjembi

Po fshatarsine punonjese pse e late jashte shoku arb?

urbantelescope

Alergjia ndaj Qimthave gje e mire apo e keqe ?

Pjeri ku ma gjen , eshte i pademshem ne egzistencen e vete te fashitur jashte atdheut, por jane disa te tjere rrotull me te rrezikshem , qe shkojne e vijne e punojne aq shume per Shqiperine sa nuk i ze gjumi te kapin nje perqindje investimi a koncesioni me sekserlliqet offshore , ne emer te progresit e te mires se pergjitshme

Mimoza_llastica

Si behej divorci? :see_no_evil::grin:

gjembi

Ideja eshte e mire. Disa gjera jane ca te ekzagjeruara dhe duhet nje korigjues gjuhesor.

Br3dharaku

Ja si po behemi, ja!

Faleminderit zoti Brace per punen e palodhur dhe vetmohuese! Shikoni @Vlonjat dhe sidomos ju, i nderuar @Pjer se cfare pune madheshtore po behet nga ky njeri i madh!

https://www.instagram.com/p/BZg5IQiADRX/?t=1&cn=ZmxleGlibGVfcmVjcw%3D%3D&refsrc=email&iid=fa5f721614ca4de7a43e371b3c107afc&uid=2583661100&nid=244+272699400

@Vlonjat, shiko c’respekt ka per Llazon. Beji te fala dhe Llazos kur te flasesh. Ma kishte bere borxh me ate dhuraten, thuaj po do gjej menyren t’ja shlyej.
Llazon e kish taku dhe Bradi ne Frankfurt para 2 muajsh

Kthupi

Korrigjues :smile:

Keto pyetjet "si beheshin martesat " e "si beheshin divorcet " nuk e di per c’arsye i kane perfshire. Kur i lexon te duket sikur po pershkruajne periudhe te hershme historike, iliret ose mesjeten, jo sikur po pershkruajne 27 vjet me pare.

gjembi

E pranoj gabimin.

Alba2265

Dushet me vajguri qe u permenden ketu.uji Brenda sekondes shkonte nga akull I ftohte ne vale I nxehte per te rrjepur pulat prape I ftohte e prape I nxehte.ndersa zhurma ,ne te shtune mbrema qe ishte koha komuniste e larjes javore te miletit I gjithe pallati bubullinte nga dushet me vajguri me shume se raketa ne launch pad qe con satelitet ne hene.

InkuizitoriMoth

Kompleksi i Versailles qelbej ere urine dhe kake sepse nevojtoret ishin te pakta dhe sistemi i ujrave te zeza i prapambetur. Era e keqe ndihej nga te ftuarit mbreterore disa kilometra para se te shihej kompleksi ne horizont.

anon63896856

Ajo qe me bente pershtypje si femije ishte qe njerezit ngjanin si te parafabrikuar, fytyra te vrenjtura te cilat me teper se te vuajtura, ngjanin si te privuara nga njerezilleku. Eshte paradoksale qe nje sistem qe kishte per synim te lartesonte njeriun, e zhvleresonte ate. Shqiptarit iu hoq e drejta e praktikimit te fese, u shnderrua ne qenie materialiste. Si do t’ua shpjegojne brezave te rinj kete?

STALKER

Jo dhe aq, sa kujton ti (dhe une bashke). Në Shqiperi (por dhe ne pergjithesi, ne gjithe vendet e ashtuquajtura Lindore) ka ende komunitet. Pak, por ka ende. Më shume se ne vendet e ashtuquatura perendimore, e sigurt.

Ilustrim: ne Azi, per shembull, ka vende fqinje (dhe fort te afert kulturalisht !!) por qe duke qene se kane provuar sisteme ekonomiko-politike te ndryshme, ende mund te dallosh ekzistencen (qofte dhe te vaket) ose mungesen (totale) te komunitetit.
Psh, Tailandë vs. Laos (ose Kamboxhia).

Gjerat marrin kohe te behen. Por edhe te zhbehen marrin kohe.

Pjetermustakuqi

ja ke kput kot! shqiptaret ishin me fetare asokohe. praktikisht,ishte gati i pamundur divorci. 10 cilsitte e komunistit ngjanin me 10 urdhnesat e ten’zot. nilloj si feja,propagandohej te jetohej per vyrtyt. jo vetem nuk jetohej per materjalen,por materjalja as qe egzistonte. njerzilliku!!! maj men qe mami im ishte e shtrume ne spital ne tirane dhe mu me lante komshija.

del-ta

thuhet se ideologjia komuniste është thjesht krishterizëm pa zot! prandaj si duket edhe papa latiniamerikan quhet komunist nga ‘‘lirimtarët’’

STALKER

Kjo puna e materializmit eshte loje fjalesh. Nuk kane qene materialiste njerezit, ne kuptimin e sotem te fjales. Materialistë jane perndimoret (ti quajme keshtu), pra njerezit ne vendet qe nuk kane provuar sisteme te majta. Vendet e tjera (2/3 e planetit, ne shek XX, fut ketu edhe Indine qe praktikonte nje sistem fort social) nuk kane qene materialistë.

Ah po, ideologjia e kohes mbeshtetej mbi ate qe quhej materializem dialektik (ose me sakt, Dialektikë materialiste, meqe vete Marksi, sa ishte gjalle, nuk foli kurre per materializem dialektik (L’expression « matérialisme dialectique » n’apparaît cependant jamais chez Marx ; Engels lui-même n’utilise le terme qu’en 1886). Por kjo eshte tjeter gje, biles eshte fiks kjo qe thua ti: duke njohur si baze te sajen dialektiken (ose popullorçe, duke pranuar kontradiktat !), vendet lindore (por e perseris, fut aty edhe Indine) ishin automatikisht shume here më idealiste (ne sensin qe perdoret sot) se sa vendet perendimore.
Triumfi (i perkohshem ??) i kapitalizmit eshte prova e kesaj qe them. Triumfoi materializmi (lekizmi perendimor). U mposht idealizmi (dialektika materialiste e Lindjes).

ps: kur kam ardhur ketu ku jam une (dhe ti bashke me mua), ketu e 20 e me shume vite te shkuara, kam punuar si roje nate ne hotel, per te financuar studimet universitare; te vetmit qe nuk e merrnin kusurin kur paguanin dhomen ishin : ruset, rumunet, bullgaret, armenianet… ; kurre frengjit !)

Vlonjat

Bredho une e kam pare dhe prekur jo me larg se para ca ditesh por ti ben mire qe ua kerkon te tjereve te hapin syte para se te merren me llafe.
Nga fundi i nentorit fillimi i dhjetorit do behet nje takim ne Eindhoven per çeshtjen e atyre lopeve. Ka shume mundesi te organizojme dhe nje si tip takimi/dreke/darke me bashkatdhetare qe duan te investojne apo sjellin eksperiencen e tyre hollandeze ne Shqp. Te shohim, te shohim. Ti duhet te jesh prezent me detyrim.

InkuizitoriMoth

He bravo zhardin, hera pare qe nuk e ke komentin te lyer me livando frenge.

Vetem ki parasysh analogjine, qe njesoj Levizja Femen eshte paradoksale, sepse ka per synim te lartesoje femren, dhe e zhvlerson ate duke e bere thjesht prosti!

Qe te lartesosh njeriun, femen, apo kushedi se çfare tjeter gje te gjalle apo send pa shpirt, duhet te lartesosh Gje Tjeter me pare. Kan sira gjerat! Ky eshte krimin origjinal: eshte shkembyer siraja e gjerave, te fundit jane bere te paret!

Kthupi

He se me dole aty ku doja te te pyesja: Vetem per bashkatdhetaret ne Hollande eshte ky takim? Per ata te Amerikes Veriore qe duan te blejne ndonje lope per Shqiperine si I behet?

urbantelescope
TironciLebetit

Nuk jam shume i sigurte per kto ndarjet e komunitetit ne oksident e orient apo ish-demokraci popullore.

Ne itali ke komunitet te lidhur me evenimentet e futbollit qe se ke ne uesej. Por ajo qe do te thoja eshte qe komuniteti ne Shqiperi ishte i dobet.

Me kujtohet qe kur na u internonte ndonje nga shtepia …Miqte nuk na flisnin me me goje…nderronin rruge kur na hasnin ne rruge…dhe keta ishin intelektualet e shquar Shqiptare qe moren flamurin e anti-komunizmit me vone e rastesisht edhe miq femijerie e familjar me prinderit tane.

Po te njejtem benim edhe vete kur shihnim kur u vinte gazi ndon je familjeje dhe i ngrinte me rrecka a shikonim nga krahu tjeter…e kam thene edhe me pare qe kur ktheheshim ndonjeher naten vone nga gjyshja e kalonim afer policise…klithmat e atyre qe torturoheshin ndonjehere i shpetonin dyerve dyshe …dhe mbaj qe nena me mbyllte veshet e shpejtonim hapin por kurre nuk i permendnim keto ndodhi me ze ne shtepi. Thjesht i harronim duke mos i diskutuar e duke u fokusuar ne Komunitetin e Shendetshem.
Kjo ngjyra roze qe i hedh gjerave del sapo bie ne kontakte me komunitetet e adhuruara kurse teoria e Lekizmit nuk qendron sepse NE QE NE FILLESAT E LINDJES SE QYTETERIMIT TONE KEMI QENE SHKEMBYES. Kemi shkembyer lesh e lekure, cigare e mendafsh derisa sa erdhem e vendosem se si sa komoditete kishin standard me te larte sa te beheshin Currencies…

STALKER

te kam keqkuptuar; kam kujtu se me shperberje, e kishe fjalen renien e komunizmes (1990 e tutje)

TironciLebetit

Po renia e komunizmit te njejtet aktore la, te njejtet Miq e Shoqeri kishim si ne 1989 apo ne 1991, rane shtrengesat qe na benin te shtireshim e te genjenim qofte edhe veten.

BeluliXVI

pikerisht, jeta u shtrengua aq shume saqe , po po, jetohej, per mbijetese, per materjalen ! -po cfare ishte materjalja aso kohe ? kjo do pare pak ne kontekst me ate kohe te veshtire … ne pergjithsi materjalja ishte sigurimi i ushqimit, qe nga 1 pako kafe apo gjalpe, qumesht ,mish e te tjera ushqime… por edhe te sigurimi i bursave , shkollimit, vendit te mire e te rehatshem te punes si dhe per sende , objekte e orendi shtepiake qe nuk gjendeshin kollaj apo duhej autorizim, ose rroba, metrazhe, veshje te caktuara qe i “mbanin” shitesit nen banak. keto te materjalet hyjne, apo jo ?

persa i perket njerzillekut, kjo eshte nje cilesi qe shqiptaret e kane kultivuar vetvetiu dhe gjithmone e kane shfaqur kete ne forme solodariteti… ne saje te ketij solidariteti shqiptaret arriten te perballojne kriza te renda sic psh ne fillim vitet 90-te e me pas. edhe sot ka njerzillek. te jap nje shembull ; ka njerez qe blejne buke e ushqime me lista, por ka edhe te tjere qe ua pagujne keto leke ose tregetare qe ua fshijne detyrimet nga lista.
nuk e di cfare njerzilleku prediko ai sistem kur ne fakt edukonte raczminin dhe diskriminimin pa kushte per nje pjese te popullsise qe sipas tyre ishin armiq te popullit dhe keta meritonin te diskriminoheshin dhe poshteroheshin qe ne shkolle, ne pune , ne lagje dhe ne jete te jeteve. ky ishte njerzilleku i tyre ??!

STALKER

Nuk e kisha ne kete plan, ne fakt. E kisha ne planin e njerzillekut (gjithe duke marre ne konsiderate edhe ato c’ke shkruar, me plot te drejte, pak me lart dhe nenvizuar me te zeze: internimet, torturat… etj).
Por ja qe mua personalisht më rezulton qe shoqeria e asaj kohe, ne teresine e saj, te kete qene, prap se prap, më komunitare (per te folur me termat e sotem), ose më me njerzillek. E di e di, luan rol edhe vektori kulturor (popull mesdhetar, ballkanas… etj etj), por jo rastesisht mora pak me lart disa shembuj krahasues midis popujsh (te afert etnikisht e gjeografikisht), porse fort te ndryshem per arsye te se kaluares social-politke te tyre (dhe kjo ndihet jo pak kur ke kontakt me ta on site).

Ingeborg

Do tua shpjegosh brezave te rinj duke u thene se shfrytezimi i njeriut si kapital ne komunizem ishte vetem me qellim qe te pasurohej nje elite e vogel qe rrinte andej nga blloku. Fare e thjesht.

Br3dharaku

ti e di mire qe une do jem i pranishem aty per arsye qe merren me mend. Por e rendsishme eshte te jene dhe Beluli me Larsin

STALKER

i vetmi problem eshte se raporti i pasurimit te tyre ne raport me te tjeret ishte, te themi 1 me 10. Ja dhe 1 me 100.

Ne kapitalizem eshte… : ja bej nje prove vete : vendos rrogen tende mujore në € ketu.

Click pastaj tek butoni i kuq per te konstatuar se në sa minuta e fiton rrogen tende mujore zonja Liliane Bettencourt, also know as Madame OREAL (pasanikja me e madhe e Frances). Thjesht meqe po flasim per “elite te Vogel”

:slight_smile:

Ingeborg

Cfare me intereson mua pasuria e L. Bettencourt? Ti cfare halli ke, ke inat se ajo eshte e pasur e ti jo?:sunglasses: Bettencourt e ka vendosur pasurine prej brezash dhe jo brenda 5 viteve. Loreal eshte kompani qe ka hedhur ne treg produkte qe gjejne bleres. Ku eshte e keqja ketu? Pastaj ka lloje te ndryshme kapitalizmi, ka kapitalizem social si ne vendet skandinave, ka dhe kapitalizem anglo-sakson, qe eshte shume me pak solidar si ne Amerike, Australi etj. Per Shqiperine mund te thuash qe ka nje sistem me shume feudal sesa kapitalist. E vetmja gje qe mund te kritikojme me te drejte eshte sistemi i sotem i financave dhe kredi-dhenieve nga bankat nderkombetare.

STALKER

po pra po, po na thuj ne sa minuta e fiton rrogen tende mujore Madame Oreal

Arban

Ti Stalker, dhe ca si ti qe, here fatkeqesisht e here fatmiresisht, nuk jane pak, keni nevoje te lexoni ndonje “Hyrje ne ekonomi”. Kush e percakton se sa duhet te fitosh ti e une e sa Madame Oreal-i?

Ingeborg

Lexo komentin siper. Jane shtuar te verberit ne kete blog.

Vlonjat

Shiko Kthupo, per çeshtjen e lopeve Hollanda njihet ne te gjithe boten. Nga Usa ne marrim ekspertiza te tjera me vitale per fatet e vendit.

korriku

nuk kane deshire te komunikojne me tjetrin, kur ngecin argumentat… Ok, fine

STALKER

mire pra mire po meqe ishim tek “elita e vogel”

:slight_smile:

Danieli001

Jet o jet e lumtur… Shikoni foto nga te North Koreas dhe kujtoni “Jeten e lumtur” qe kishim…
Te gjitha pasojat e keqija jane te atij sistemi te kokolepsur sa me keq me mentalitetin tribal Shqiptar… mjerisht vazhdon edhe sot kesaj dite me nje ndryshim costume dhe makina te shtrenjta por I njejti mentalitet… shume larg nga perendimi…

Pjetermustakuqi

Tani une e kam than dhe diku tjeter. Une nuk di shume teori,nuk marr vesh as nga Hungingtoni,as nga Karl Marxi. Kam jetu gati gjysmen e jetes matane. Jeta asht si nje neshje futbolli dhe kur arbitri i fershellen bilbilit per mbarimin e lojes,ajo qe llogaritet jane golat. Sistemet,ideologjite forma e pronsise jane strategji per te fitu neshjen. Golat jane sa momente apo periudha te lumtura ke pas gjate jetes. Asokohe nuk kishim me hanger,nuk kishim ca te vishnim,por ishim me mire se BRENDSHMI. Gjithcka ka te baje si ndihesh.Llogjika eshte e thjeshte;nese dje s’kishim ca te hanim,sot majme diete,nese dje arnonim teshat,sot vrasim menjen me ca t’i kombinojme,nese dje udhtonim ne karroceri makinash,sot ka pretendime per llojin e makines qe duhet te keshe dhe e gjitha kjo s’na ben te ndihemi me mire sot se dje,pse jemi me mire sot se dje?!,Dje ishim me te qete,pa stres ,sot i myti njerzit stresi dhe depresion eshte i perhap ne mase.(Pse?!) Keto dy fjaleve "stres"dhe “depresion” as qe u!a dinim kuptimin
. Ne ate kohe lindeshe, rriteshe ,u maroje,beje femije qe i rrisje i shkolloje dhe i martoje dhe,ne fund vdisje ne krahet e tyre.

BeluliXVI

nese kete perfundim e nxjerr duke krahasur veten tende perkundrejt dy sistemeve, atij qe ke jetuar edhe ketij qe jeton sot, mendoj se harron nje faktor te vogel, por shuuume te rendesishem ; moshen.
nese ke qene femije , adoleshent apo i ri gjimnazizst/ student ne ate kohe, natyrisht qe nuk ke pas probleme strese qe sjellin kokecarje. ne kate moshe njeriu nuk ka pergjegjesira, p, sh te punoj te nxjerr buken e te ushqehet (pergjegjesite e tua i ka tjeterkush, prinderit) . prandaj edhe kjo periudhe per njeriun eshte me e bukura e jetes , ne cdo sistem. -qejf mo, se paguan kinostudiua, tha.:smiley:

ndersa tani mendoj qe je moshe tjeter me madhore, ku normale qe ke pergjegjesira plot, qofte personale apo eventualisht edhe familjare. pra keto probleme e streset qe mund te kesh sot, bejn ate dallimin me atehere dhe qe e bejne krahasimin tend jo real.

Pjetermustakuqi

Belulo,stresi dhe depresioni jane plage sociale te sistemit,nuk kane te bajne me pervojen personale. Dhe te dyja kto kane te bejne si JE dhe jo ca KE. Te jesh apo te keshe,kjo ëç puna!

korriku

jo jo pjeter, kunderargumenti qe meriton ai koment i bie te jete mosha e avancuar. Pleqte duhet te ishin me te kenaqurit me demokracine atehere, prej mireqenies se jashtme, lehtesise ne realizimin e pergjegjesive, ne realizimin e femijeve te tyre, dhe ne kujdesin titanik shendetsor qe marrin aktualisht, krahasimisht. Sipas supozimit te tij.

Nejse, teoria qe sapo bere me lart, eshte teoria me e sakte qe mund te behet :star:.
Aq me teper se saktesia nis qysh me caktimin e kriterit te krahasimit, lumturia e njeriut.

Danieli001

Per disa eshte shume mire qe jane te lumtur vetem sepse marrin fryme… as kane, as jane…

BeluliXVI

o pjeter, ne radhe te pare nuk e di cfare te dhenash ke ne dore qe krahason barometrin e stresit ne sisteme… edhe nuk po kuptoj tani nese po krahason sistemet ne pergjithsi, apo krahason Albanien, dmth sistemin ‘‘kapitalist’’ te Albanies ne vecanti ?
-eshte me rendesi ky detaj sepse Albania eshte rast i vecante… behet fjale per nje vend te supertraumatizuar , ta falimentuar ne menyren me katastrofike te mundshme. qe do te thote : eshte pasoje direkte e atij mut sistemi tjeter , atij te pastresuarit mo, prandaj eshte sot ne kete derexhe qe eshte, e qe do te jete akoma se ata lane jo vetem toke te djegur, por edhe disa gjenerata komplet te pavlefesheme… sistemi i tyre arsimor rezultoi kot ,kot fare ! hajde ta marresh veten te kam rixha.
e kemi thene (jo une) ; ajo thatesira e djeshme eshte shkaketare direkte per shkretetiren e sotme !

p,s shoh qe te paska ardh ne ndihme psiko-histerikja… ueee, kjo eshte rast i jashtzakonshem ! sikur eshte dite per dite me zakone.:rofl:

korriku
STALKER

He mo, é llogarite ??

Ok ok, repeat after me :

“Une e prisja qe Madame Oréal ta fitonte rrogen time mujore në pak dite, ose edhe në pak ore, por në pak minuta (2,3,4 minuta) nuk ma priste mendja”

:slight_smile:

Ingeborg

Vazhdo gri sallate!

Danieli001

Mjerim ne cdo aspect te fjales kur shikon kete foto… Shqiperia ishte nje kamp perqendrimi nga njeri skaj ne tjetrin…

Kthupi

Si ishim

Pjetermustakuqi

Ne 60 -en,me ka thene dikush qe ka mbaru shkollen ne BS,ne bregdetin e Durresit kishte vetem ruse dhe polake qe benin plazh,asnje vendali per be.

anon63896856

Materializmin e permenda si filozofi dhe politike e kohes, ose si kundershtim i teizmit por qendron edhe perkufizimi i sotem i fjales per ta pershkruar. Psh feja e organizuar, perveç te tjerash, gjykohej edhe si instrument per te shfrytezuar materialisht popullin dhe gjithsesi edhe duke e hequr fene, populli materialisht u shfrytezua. Per me teper dmth po shkruaja per gjendjen shpirterore (konceptoje si te duash) te shqiptareve dhe boshllekun qe la feja per individin dhe kolektivin bashke.

BeluliXVI

kjo foto e bukurstisur duhet te jete bere per revisten Yllka ose Fatosi si cover .
bukur, bukur !-por qe te ishte me paqesore, ideale fare dmth, duheshin edhe nje 2, 3 lepuj ,ca rosa apo ca drenusha e kapronj aty rrotull… mirepo kam frike se mender 10i-tej muhabeti ,pastaj, se foto do dilte si kopshti i Edenit, Paradisi…:joy:

p.s ; kur bie rasti qe shoh ndonje film per femije te real-socit, skena me femije qe luajne ne lagje apo ne ndonje hyrje pallati, kam vene re se sado qe jane munduar regjizoret te kapin objekte e pamje sa me te bukura e estetike, prape eshte e pamundur te mos shohesh pallate rrjepacuke me suva te prishura, shkalle harta -harta te palyera etj si keto.

Manjola_Tirana

u tret imothi tuj na msue qi dhe komunizma kishte dy thela por ne menjen vec ke vrima

Vlonjat

Eeeehhhhh, i ra goja qimthit duke u prezantuar si kundershtari me i eger i rregjimit po ku degjojme ne!

korriku

nuk paska me te peshtire sesa nje moshe e trete zezake ne subway, e cila e garantuar qe suportohet me fonde te bollshme programesh federale e shteterore te natyrave te ndryshme, perdor iPad cilesor per te shtyre kohen me “Angry birds”-type-of-games.
Kapitalizmi, po flisnim…

Br3dharaku

Po c’dreqin do qe shtyn ditet nen kapitalizem? njeriu nje jete ka.
Korea e Veriut i pret krahehapur njerez si ty. Shiko sa eshte radha

Br3dharaku

ja njesoj, nje nene i ka bere
DPRK

Pjetermustakuqi

Edhe ne i kemi pas kto mo ! Jo kaq te mira me avion,po me nejse qe rrotullohej reth aksit,boll argtuese per kalamajt.

Br3dharaku

po ne nga ata i morem. Se te ish per ne, as nje mulli kafeje nuk sajonim dot
@Pjetermustakuqi, po si kjo, kishim?

image

gjembi

Cfare po thonim per kapitalizmin?

Kafe nenteqindeshe, me e mira (me racion dhe me shume mik)

Kthupi

Foto eshte me ngjyra. Do kete qene i huaj ai qe ka bere foton, prandaj jane me turinj keto, se shikojne armikun qe ju ben foto, mbase e mendojne spiun.

zeqo

Belulo, keto kane qene bio, jo si keto te sotmet me operacione plastike e butox, sekretaret e partise kane bo palle ne ate kohe, dhe fuksat 5 leksh.

Vlonjat

Lere Zeqo se te vjen keq kur i shikon.
Tani qe do kete shoke dhe shoqe qe do thone se ato jane duke dale xhiro me vegla pune, kjo nuk prish shume pune. Çeshtja eshte qe ketyre shokeve dhe shoqeve u pelqen me shume kur i shikojne kazmat dhe lopatat ne supet e te tjereve se per vete nuk besoj se jane aq parimore sa ti mbajne vete.

zeqo

E pse te na vije keq o Vlonjat, kur pop i voton keta edhe sot e ksaj ditel do te thote qe kane qene shume te kenaqur.

gjembi

Vetem ti dhe i lebetituri mund te flisni keshtu per adoleshente qe duken si 13 vjecare. Sick perverts.

Vlonjat

Il popole Zeqo il popole e ka fajin. Po keta qe ia hoqen shul dhe ia futen lloz popoles nuk kane faj?

TironciLebetit

Gjembi nuku jam shprehur gje te keqen! Boll e krujte Gjemin tat mbi mua me Keq se Zysha Zeqos mbi cepin e drunjte te bankes. Allahu ka shpikur ene peshqir te lagur a jastik per rehatin tat.

Manjola_Tirana

ishim kak e u bom mtu

Manjola_Tirana

#sijashtetit

immagine