Shansi i humbur i James Francos (“The disaster artist”)

42 postime 2637 shikime 11 prill 2018 në 06:20 e paradites
varik

Ky ka pas një tv show të bukur mbi vdekjen e jfk

korriku

Per hir te sinqeritetit, filmi pelqeu deri ne 2/3 e tij. Me pas po shkaktonte konfuzion me definicionin qe po i jepte kendveshtrimit. E kam fjalen tek miqesia e Greg & Tom, te ciles i referohet shikuesi per te peshuar vleren heroit. Sapo kjo miqesi nisi te shthurej, regjisori haptas filloi ta tradhetonte heroin (i cili ne perfaqeson vete filmin).

Mbyllja pastaj, ku dakord, spektatori u shua se qeshuri, por te cilen regjisori na e justifikoi se pavaresisht te gjithave ne fund te fundit ajo perkthehet ne pelqim per filmin dhe dashuri per aktorin/regjisorin e The Room, ne fakt perben nje “dredhje” edhe me e forte ama tip alla Sundance, qe perkon fiks me neoliberalin e kodres se Hollywoodit.
Me pelqente filmi derisa regjisori e tradhetoi heroin. Ai sic duket donte te binte dakord me hollywoodin per The Room si filmi me i keq ndonjehere, dhe e la ate ne balte.

STALKER

Eshte siç thua ti, sepse gjysma e pare (pra pa filluar xhirimet) eshte shume shume here më e mire (ka shume me teper dialektike te brendshme, e per rrjedhoje eshte më bindese) se vazhdimi.
Por, in fine, filmi harrohet po aq shpejt sa edhe eshte parë…

STALKER

Amà duhet pranuar: subjekti i filmit (his plot - kur thoni ju) eshte i artë! Në kete sens, James Franco ka humbur nje shanc po aq te arte sepse e ka çuar dëm nje plot te tille (me e keqja eshte se filmi, ne fund fare, te jep pershtypjen se Franco i ka harxhuar gjithe energjite e tij per budalliqe te tilla si: të imitoje mimiken e Tomy-t, te aktrojë si Tomy… etj etj, gjera qe kane nje rendesi sekondare per nje film vertet te mire)

STALKER

Rendesine e stermadhe qe James Franco i ka dhene kesaj punes së imitimit te Tomy Wiseau dhe filmit te tij “The Wall” (pra fiksimi i filmave amerikane me “based on a true story”) e konfirmon edhe video e meposhtme:

STALKER

Dhe fakti qe James Franco e gjezdis Tomy-n si ariun Silva neper festivale filmash apo studio televizive, tregon qe Franco te vetmin objektiv ka promovimin financiar te filmit e tij (gje qe konfirmon se nuk ja ka haberin e kinematografise).
Po fundja nuk e ka keq, se gjithe filmat pararendes qe ka bere, kane qene nje disaster, financiarisht dhe artistikisht
:grimacing:

korriku

Ne radhe te pare flm. Per kete recence te re. Se u hodhem me koke ne zbrazjen ndaj filmit.

kjo qe konkludon recenca eshte totalisht e drejte, te ish qasur ne ate drejtim filmi mbase do ish nje kryeveper.
Rrofsh.

InkuizitoriMoth

mir, e morem vesh qe qeka talle me publikun debil puritan amerikan duke tregua bythen e njerit qe po puthet, po aktori a kishte bythe te mira? Bythen si imazh si e kishte?

Jo per gjo, por meqe po behet i njejti diskutim paralelisht ne nje teme te mediave ne faqe.

korriku

Cili mund te ishte shtysa qe vendose ta shohesh, Seth Rogan mbase, apo etiketa mbi subjektin: ‘the worst film ever’ ?

STALKER

the plot !
(pergjithesisht, per filmat amerikane, eshte pothuaj e vetmja shtyse; pervec rasteve kur eshte nje film i Jim Jarmusch apo J. Gray apo… etj etj)

B-O-H-I-C-A

image

korriku

Film autobiografik per J. Franco, si nje pune po aq ‘dumb’ sa subjekti i trajtuar, apo jo…

Imitimi skenave i shton nje aspekt komik ‘The disaster artist’ ashtu sic ai komike-zoi The Room.

squarepusher

nuk e shoh nevojen e ekzistences se nje filmi mbi the room, kur the room i ka te gjitha vete. per kete arsye the disaster artist me duket i padobishem.

imitimi me aq detaje nga ana e Franco me eshte dukur ‘embarrasing’.

STALKER

Ekzakt. Dhe kjo ndjesi vjen prej faktit qe “The disaster artist” harxhon shume kohe me riprodhimin e skenave te “The Room” pergjate xhirimit të tyre (gati gjysma e dyte e filmit).
Ndaj dhe pjesa é parë eshte shume më e mirë.

Në fakt, “The disaster artist” do ishte shume interesant nese nuk do ishte nje film mbi “The room” por mbi deshiren (the desire) për të bere kinematografi (pra mbi Tomy-n, fundja siç le të shpresosh edhe titulli). Si, qysh, tek duhej bere, as unë as ti nuk jemi regjizore (ka 1001 menyra how to go about it) por personalisht, jam i bindur se subjekti i filmit eshte shume shume interesant (premtues).

Nje kunder-shembull: edhe Sabziani, heroi i Kiarostamit tek “Close-Up”, nje kaqol ishte (dhe po ashtu, filmi bazohet në nje ngjarje të vertete), por ç’kryeveper arrin të krijoje Kiarostami se!

Ose dhe nje tjeter kundershembull: Borat!! (ka plote në fakt, por siç thosha në review, James Franco NUK e ka kruajtur shume koken por i ka harxhuar ato pak energji dhe talent (te supozuar) qe ka për të imituar si majmun Tomy-n)

xhibi

Ky qe nje nga ato filmat qe e pashe ngaqe i qe hapur nami si film i mire karakteri etj dhe ne fund pastaj u nevrikosa me veten qe e pashe deri ne fund lol. Dmth OK nuk eshte se ishte plehe po s’kishte ndonje gje qe ja vlente te harxhoje kohen. Plus Franco dukej sikur e kishte bere shkel-e-shko, perciptazi (a mbase aq e ka kapacitetin filmberes), sidomos me ca detaje shume dembele tip he se audienca Amerikane do i haje keto, e po s’i hengri do ma fale se une jam nje aktor i famshem dhe mbahem per i lezetshem.

korriku

Ne nje mendim te dyte, zbulimi i skenave copy-paste eshte pjese e krediteve te mbylljes. Dhe pertej mediokritetit qe mund perfaqesojne ato, mendoj qe momenti i krediteve i jep atyre tjeter domethenie, ate se ne te vertete zbulimi i imitimit te skenave ka funksion te qellimshem satirizues…

Albano-id

xhibi welcome back

korriku

Madam Hyde s’e kane burimet e mia keshtuqe u ktheva te shoh dicka nga Serge Bozon e u mora me La France. Tamam sic thote review, pervecse nuk prisja te ish aq i trishtueshem.

InkuizitoriMoth

tani qe welkome bak xhibi kane per te shku fjolle punet ne Peshk.

jemi keq per personazhe qe jane te djathte ne shtepi, dhe te majte ne emigracion. Mjafton te hipin ne areoplan, dhe hop e kthejne felen ne te kundert.

Apo s’kane avionat tani nje ekran te madh televiziori si te sinemase! Duket interiori i nje avioni si salle kinemaje me spektatore me felet ulur ne kolltuqe qe mbllaçiten si kafshe ripertypese duke pare filma me sy te zgurdulluar dhe nofull te varur.

Albano-id

te djathtet ne shtepi jane origjinare ish te persekutuar apo afersisht ose perqafues pionere naive te kapitalizmit albanez eksploitativ qe urrejne taksimin progresiv.
te gjathtet e peshkut hyjne te kategoria e pare ndaj dhe shpjegohet sjellja jashte.

xhibi

Thx Albano.

'kuizitoro, politika s’eshte Bibel a Kuran, as e pashkeputur nga realiteti i vendeve perkatese. P.sh. ne SHBA ku jam une ne krahasim me BE nuk eshte se ka parti mirfilli te majta, ka nje parti djathto-ekstreme dhe nje centriste, e cila ne ca aspekte ne fakt eshte ne te djathte edhe te te djathteve evropiane. Ne Shqiperi pastaj ‘majte’ e ‘djathte’ s’jane te denja as sa per etiketa. Sic thote Albano, per miletin e thjeshte si puna jone debatet akoma behen si rezonance e luftkllasizmit. Mbase kur te jene bere 45 vjet tranzicion do tranzitohet dhe kjo gje.

Nejse, mua me ka bere mire shkeputja nga debatet shqipolitike keto kohe, te cilat tek e fundit nuk se ishin mirfilli debate politikash (policy) ne faqe si Peshku dhe pak a shume ne shumicen e ambienteve shqiptare. Kshu qe ja u sugjeroj dhe juve te shqipolitikdetoksifikoheni sa te keni mundesi. Gricjen per hir te gricjes me mire ta bejme me gjera te tjera; qofte dhe debatet Celomustaqore do ishin me pak toksike.

Ndjese per zgjatjen jashtetemore ne temat e mirepritura stalkerfilmore.

korriku

pjeserisht i gjinise ‘musical’, dhe si i tille ndryshon nga ‘musicals’ sic njihen ata gjeresisht, dhe afron shume me ‘Jeanette - femijeria e Jean d’Arc’ madje te dy keta bashke ndihmojne te kuptohet me mire secili.

STALKER

Po qe s’e ke hic hic fare keq ti ?? Janë shume të përafert “La France” dhe “Jeanette” ! Shume biles!

Por eshte dhe kjo tjetra: po ta mendosh mirë, edhe Dumont, edhe Bozon janë kineaste qe me filmat é tyre kanë dashur dhe duan të flasin vetem për nje dhe nje personazh të vetem: Francen!

korriku

Janë shume të përafert “La France” dhe “Jeanette” !

Nese do lejonte koha e puna, mund te numeroheshin literalisht keto te perbashketa…
Por personazhi i Frances i permbledh te gjitha ne nje fjale

korriku

commuting per shpi me transport publik mbasdite, nje cift (miqsh mbase) bisedojne me zë per The disaster artist dhe vajza e cila e ka pare, ia tregon tjetrit duke e quajtur film absurd, permend regjisorin James Franco, shpjegon sesi ai eshte nje film mbi nje tjeter film, eshte impresionuar sesi te dy vendosen ‘side by side’ ne fund, dhe thote se do interesohet te shohe ‘The Room’.

Albano-id

Vdes Milos Forman rregjizori hungarez.
Ka meriten qe na prezantoi me muziken e mozartit https://m.youtube.com/watch?v=kBXt9Bn4qns
edhe pse filmat me te mire duhet ti kete ne karrieren e hershme kam pershtypjen

arb

Amadeus eshte nje nga filmat me te bukur qe kam pare ne jeten time !!

STALKER

Ndersa une do e thosha : nje film shume i bukur ! :slight_smile:

STALKER

Ky ka bere nje nga 2-3 komedite e mia te preferuara, ever : The Firemen’s Ball

ps: ate qe ka pas te mire Milos Forman eshte se gjithmone ka bere filma ‘esencialë’, pra utile, te nevojshem (ne kuptimin me te mire te kesaj fjale).

STALKER

Ahahaha, bej bé qe eshte intriguar nga skenat «e turpshme » dhe ka thene me vete: më mire te shoh origjinalin
:joy:

korriku

nuk iu besoja vesheve kur e degjova. Mbi te gjitha sepse holliwoody neoliberal (si dhe cifti ne fjale) e ka kategorizuar c’eshteThe Room dhe vajza dukej se e merrte te mireqene kete kategorizim pavaresisht se ajo beri c’mos per t’iu shmang percaktimeve, mbi sejcilin nga te dy filmat. Maksimumi perdori ‘Absurd’.

Nje mendje me thote se, nisur nga toni i bisedes ndoshta mund te kete dashur te kompensoje per punen e munguar te james Franco me The disaster, shancin e arte qe ai humbi. Dhe keshtu po i hyn vete punes me The Room ajo. :smile:

STALKER

BudaLLaçka! - do thosh Ollga tek Zonja nga qyteti :joy:

ps: ti ke pas pare ndonje gje nga Milos Forman? (Meqe ra fjala)

korriku

jo, nuk kam pare, nuk e kisha ndjekur kete
por as ne kinoditar nuk duhet t’a kem hasur, apo jam gabim

Albano-id

fireman’s ball jam kureshtar ta shoh tw ghithe, e ka pas permend nje skene dhe zizek te filmi i tij mbi ideologjine.
Ps. Se ku me zuri syri nje liste te filmave per Kane, ishtw dhe JLG, apo mos gaboj…Me gjithe duhanin qe ka pire Godard( te pakten nga intervistat qe kam pare), cudi si ja del qe nxjerr filma ende ne kete moshe
ke shef ndonje si favorit.

STALKER

Ah, e ‘dogje’ si lajm :stuck_out_tongue_winking_eye: :blush:, kisha mendu te beja (dhe do bej) nje postim më vete neser per Kanën 2018. Po, eshte Godard, ne konkurim per Palmen (18 filmat kryesore)
Aty po e them edhe nje parashikim

STALKER

Qenka interesante se dhe sot, pas kaq e kaq vjetesh, une kam po te njejtin opinion per renditjen e ketyre 4 regjizoreve (edhe pse, po të rivleresoja listen ne total, Eustache do e vija pa asnje hezitim tek 50 te paret, edhe pse ‘konkurenca’ eshte e madhe)

korriku

thuajse cdo gje ne kinoditar vlen njelloj kur lexohet sot, e nuk ka pesuar zhvleresim nga koha :slight_smile:
lista kam kuptuar se me shume se nje renditje qendron si permbledhje dhe eshte shkruar ne disa vjet

tani qe e lexova, kujtoj se kam pare te dy titujt e Forman vecuar ne fund (pak mbaj nga ata ne kujtese megjithate)

STALKER

Ajo eshe liste e vjeter, e 2006, nese’ nuk gabohem. Por mbi te gjitha, nje liste e tille (100 regjizoret me te medhéj të 100 viteve te cinémase), do nje ekuiliber jo te vogel midis gustos subjektive dhe asaj ‘objektive’ (ne thonjeza sigurisht, sepse cdo shije, opinion, etj etj eshte per nga vete natyra subjektiv dhe pike).
Por dhe sot nuk jam hic i zhhenjyer ne fakt (po i hedh nje sy shpejt e shpejt, por ndjesia qe po me krijon eshte ok :+1:
:slight_smile:

korriku

une nuk kam c’te them, ai eshte nje blog reference. Si shkrove sot, si shkrove dje, mendimet pajtohen (reconciliate) gjithnje.
Duhet te jete nje ndjesi e pacmuar te vertetohesh se ke pas te drejte, nga gjykatesi i kohes
Dhe s’me besohet qe u deshen lexuesit te te shtyjne te kthehesh ne mendimet te meparshme te tua atje.