Ne fakt, pertej pergjithesimeve, ka dhe diçka qe ja vlen te shtjellohet per “Parasite”.
- Fakti (teza) : filmi nuk eshte pelqyer (biles eshte pritur shume shume keq) në vendin e origjines se tij, dmth ne Korene e Jugut.
- Komenti (antiteza) : rralle ndodh qe filmat e mire (per me teper, film autor) te korrin sukses tek publiku
- Konkluzioni (siteza) : po sikur te kete dicka te vertete ne kete refuzim total dhe kategroik te filmit nga jug-koreanet ?
Në review-në time per filmin, edhe pse konstatoj qe kam qene jo fort i qarte ne ate qe kam dash te them, kam vene ne dukje se filmi heziton midis dy rrafshesh:
- te qenit film kamunist (ose me sakte, “komunizem for dummies”, ose edhe me qarte “lufte-klasash-for-dummies”)
- film-fishekzjarr, dmth i afert me ata te Tarantinos (dmth, film pop, pra si kultura pop), e ne rastin konkret, si ngjashem me kenget e muzikes k-pop (korean pop), muzike surrogato e luajtur nga grupe torollake muzikore djemsh ose vajzash koreanë.
Dhe kam thene se, mu duk se “Parasite” eshte perzierja e te dyjave (nderkohe qe asnjeri nga dy elementet e lartpermendur nuk i bejne nder nje filmi).
Ok deri ketu.
Tani i kthehemi faktit (tezës) : publiku jug-korean e ka refuzuar filmin. Arsyeja, per ti rene shkurt, ka qene në dukje banale, infantile : filmi nuk tregon te verteten, sepse ne Korene e Jugut nuk ka lysarë, pra varfanjakë (homeless), pra nuk ka pabarazi sociale si ato qe tregohen ne film. Jugkoreanët jane ndjere te fyer, sepse u eshte sharë vendi i tyre.
Ajo qe eshte komike nê fakt, eshte fakti qe ne Korene e Jugut nuk ka lypsarë. Une kam qene vete dhe eshte i vetmi vend ne bote ku kam vene kemben dhe nuk kam pare ‘njerez te varfer’, lypsarë, te pastrehe : as ne rruge, as ne ndonje lagje specifike. Ky eshte fakt dhe eshte hipokrizi te rrekesh ta mohosh. Gje qe, ne nje fare menyre, i jep te drejte spektatorit korean per te ngritur pyetjen: ku i pa Bong John-ho parazitët qe shfaq ne filmin e tij ??
Sigurisht qe pergjigja ‘intelektuale’ do ishte: epo film eshte, kinemaja nuk eshte kopje e realitetit etj etj etj.
Por problemi eshte se me nje pergjigje te tille në fakt nuk shkohet larg. Jo sepse mungesa e njerezve te varfer ne Korene e Jugut rrezon filmin, por sepse nje fakt i tille, ndihmon per te parë me mire ‘filmin’ e vertete të “Parasite”, per te shpjeguar pse “lufte klasash for dummies” nuk eshte thjesht nje etiketë, por ka shpjegimin e saj.
Fillojme :
Ne film behet fjale per 3 klasa:
- te pasurit (familja Park qe jeton ne vilen uksoze)
- proletarët (guvernantja, shoferi i bosit etj),
- dhe lumpenproletarët (ti quajme keshtu), pra parazitet, dmth familja e Ki-woo,atij çunit te ri qe u infiltrua tek te pasurit (dhe jo vetem ai, por me pas edhe e motra, e ema, e ne fund, edhe i ati). Parazitet, dmth.
Në film, nese ka lufte klasash, ajo eshte midis proletareve dhe lumpenproletarëve (paraziteve), pra midis dy degesh te klasave te shtypura. Por edhe deri ketu, nuk ka asgje te keqe (ndodh shpesh, sidomos sot, ne shek XXI, qe jane te varferit qe shqyhen mes tyre, levizja e Jelekeve te Verdhe ne France eshte nje prrej shembujve tipike).
Problemi vjen me mbylljen e filmit, per te cilen, sigurisht qe regjizori/skenarist deshton ne menyre spektakolare.
vijon