
Ministria ruse e mbrojtjes raportohet që të ketë deklaruar se po heton për te vërtetuar nëse ka vrarë udhëheqësin e ISIS, Ibrahim Abu Bakr al-Baghdadi duke bombarduar vendndodhjen e tij në Siri. Sipas rusëve sulmi ajror ndodhi më 28 maj në Raka ku lider të ISIS ishin mbledhur për të planifikuar daljen e tyre nga kryeqyteti i shpallur i kalifatit.
Raportimet e agjencisë TASS thonë se sulmi ajror ndodhi pas konfirmimit të mbledhjes së lidereve të organizatës terroriste me imazhe të siguruara me dron. Sipas mediave shtetërore ruse, deri në 300 njerëz të ISIS mund të jenë vrarë në këtë sulm, bashkë me Abu Bakr al-Baghdadin.