Rritu

55 postime 2462 shikime 23 nëntor 2017 në 04:43 e paradites
Dranja

O fëmijë i urtë!
Sot është dita të ngresh krye!
Prindit tënd
të padrejtë,
të ngutur,
mizor,
përtac,
kryeneç,
gënjeshtar,
hajdut,
tregoji se ti ke sy dhe sheh.
Tregoji se ti ke veshë dhe dëgjon.
Mos iu bind.
Në mos e bëfsh për vete, bëje për të.

Dranja.

Katror

Eshte e dhimbshme dhe e trishtuar te shikosh njerez qe urrejne burimin fillestar te dashurise dhe jetes:prindin. Nuk dua te gjykoj njeri per eksperiencat personale ne jete, por shyqyr Zotit qe prinderit i kemi pasur me te miret ne bote dhe fale keshilles, dashurise dhe sakrificave te pafund te tyre jemi ketu ku jemi. T’i thuash femijes pastaj qe mos e degjo prindin po ngrihu kunder tij etj etj… thjesht nuk di cfare emri ti ve, por po e quaj thjesht mentalitet Drandje, por as Drandes nuk ia uroj qe t’i kthehen kunder femijet e vet nese ka. Ja dhe nje poezi per te kujtuar prinderit qe na rriten e qe i kemi larg.

Leter Nenes

Gjallë je, nënoke? Edhe unë
Gjallë jam. Shëndet më paç, shëndet!
Dritë e bëftë krejt kjo mbrëmje e lume
Izbën tënde, që me mall më pret.

Thonë se je ligur e je tretur
Nga meraku im, po nuk ankon,
Se, pështjellë me një shall të vjetër,
Fillikate rrugës shpesh kalon.

Dhe kur mugëtirë e kaltër bie,
Një vegim i zi të kall ty frikë,
sikur në një sherr diku në pije,
Vjen dikush e ma këput me thikë.

Kot, e dashur, vuan kaq, besomë,
Brenga t’i fanit këto ndër sy.
S’jam aq pijanec i lig sa ç’thonë,
Si do vdes pa të të parë ty?

Unë jam po foshnje, si një herë,
Dhe një shpresë veç ushqej në gji:
T’iki nga ky tym e kjo poterë,
Te shtëpiza jonë aty të vij.

Dhe do vij, kur kopshti ynë i bardhë
Anekënd të vishet me blerim.
Vetëm ti, si tetë vjet më parë,
Mos më zgjo aq herët në agim.

Mos e zgjo atë që shkrumb iu bënë
Endërrat e moshës plot hare.
Më ka vrarë jeta mjaft, o nënë,
Dua veç të shlodhem e të fle.

As t’i lutem Zotit mos më thuaj,
Si dikur në t’artën mituri,
Ti ke mbetur ngushëllim për mua,
Dritë e parrëfyer, vetëm ti.

Ndaj merak ti mos m’u bëj aq tepër,
Tek e liga mendjen mos e ço,
Dhe aq shpesh, me shallin tënd të vjetër,
Fillikate rrugën mos kalo.

Sergei Esenin

Bleta

Te shfrytezosh mundesine biologjike per te bere femije, nuk te ben automatikisht prind te mire. Pse kot jane bere ligjet per mbrojtjen e femijeve? Ne jemi rritur dhe edukuar me idene se prindi ka gjithnje te drejte, po nuk eshte ashtu. Shkeputja nga kjo ide eshte e veshtire se tendenca per mallengjim eshte e madhe po…njeriu rritet.

squarepusher

qenkam i vetmi deri tani qe sheh aludime politike dhe jo marredhenien prind-femije ketu? sidoqofte, dobet.

Katror

“Te shfrytezosh mundesine biologjike…!!!” Me vjen keq Blete, por jam shume i lumtur qe nuk jam “rritur” ne ate drejtim dhe ambient ku je rritur dhe jeton ti. Une jam rritur per te kuptuar qe deshtimet e mia jane personale dhe fitoret e mia jane saje mbeshtetjes se prinderve, xhaxhallareve, tezeve, gjysherve e gjysheve dhe padyshim edhe e pak mive e mikeshave te mira qe kam pasur ne jete. Dhe po eshte e vertete qe mallengjehem kur kujtoj jeten dhe perpjekjet e prinderve te mi, e jo vetem te mijve por te tere brezit qe na rriti ne ne ate epoke te ndyre fukaralleku komunist, e prape na mesoi te jemi te ndershem, te drejte e mos bejme keq. Dhe shpresoj qe nje dite kur edhe femijet tane kur te rriten te kene te njetin gjykim dashuri e mall per ne qe sakrifikuam aq sa mundem per to. Kaq kisha une dhe Zoti na i bekofte prinderit tane atje ku jane, ne kete dhe ne ate bote. Edhe juve iu uroj qe t’ua degjoje Perendia lutjet e zemres gjithashtu, sic na i ka degjuar ne.

Ingeborg

Instinkti biologjik per te bere femije eshte i percaktuar nga evolucioni, eshte pikerisht ai qe na mban gjalle, duke trasheguar genet. Prandaj dhe shume njerez bejne femije pavarsisht faktit nese do jene ne te ardhmen prinder te mire apo jo. Prinderit beine gabime, ajo dihet, po femijet nga dashuria ua falin ato. Nuk po flas per rastet tragjike si dhuna apo vrasja, aty ndryshon puna.

Dranja

Të hënën me 20 nëntor ishte dita botërore e të drejtave të fëmijëve. Një nga pikat kryesore të kësaj konvente është konsiderata e fëmijës si person me nevoja dhe ndjena, dhe jo thjeshtë një qenie e brishtë që do kujdes fizik.

2 nga 45 të drejtat e njohura nga Konventa e të drejtave të fëmijëve kanë të bëjnë me shprehjen e mendimit dhe emocioneve. Shtypja e trashëguar brez pas brezi në shoqërinë shqiptare në veçanti nuk është e pakthyeshme, por për këtë nevojitet së pari ndërgjegjësim mbi vendin e fëmijës në familje dhe shoqëri. Po nevojitet ndoshta dhe ndërgjegjësim mbi mënyrën sesi jemi rritur (kujto: “u bëre ti!”, “pa mbylle sa ta futa nji turinjve!” )për të kuptuar se ku mund të bëhet ndryshimi. Fëmijët janë udhëheqës shpirtërorë të shkëlqyer. Ata na rrisin pa e kuptuar.

Një poezi e Kahlil Gibran mbi fëmijët thotë:

Fëmijët tuaj nuk janë fëmijët tuaj.
Ata janë bijat e bijtë e mallit të Jetës për veten.
Ata vijnë përmes jush, por jo prej jush.

Mund tu jepni dashurinë, por jo mendimet.
Sepse ata kanë mendimet e tyre.
Mund të strehoni trupat e tyre por jo shpirtërat.
Pasi shpirtërat e tyre banojnë në shtëpinë e të nesërmes,
të cilën as në ëndërr nuk mund ta vizitoni.
Mund të përpiqeni të bëheni si ata,
por mos u përpiqni ti bëni si veten.
Sepse jeta nuk ecën mbrapa,
as nuk kapet pas të djeshmes

Ju jeni harqet prej nga fëmijët,
si shigjeta të gjalla, fluturojnë tutje.
Shigjetari e sheh shënjestrën në rrugën e pafundësisë
e ju përkul me gjithë forcën e Tij
që shigjetat të fluturojnë larg e me shpejtësi.
Gëzuar qoftë përkulja juaj në duart e Shigjetarit!
Se kaq sa e do shigjetën në fluturim,
Dijeni se e do dhe harkun që qëndron.

Përkthim i lirë nga dora vetë.

Paqe.

korriku

:star: na kenaqe faleminderit

Katror

Dranje, ne na kane rrit prinderit dhe familja e jo Konventa. Po nese prindi yt ka qene sic e thua ti
"Prindit tënd
të padrejtë,
të ngutur,
mizor,
përtac,
kryeneç,
gënjeshtar,
hajdut,"
atehere s’ke faj qe i kendon Konventes. E me shume se paqe, ti mbase duhet te kerkosh falje per ate poezi aq fyese per cdo prind, qe ti e vure aty.

Dranja

Një i urtë thotë: idetë janë dritaret që na lejojnë të shohim një pjesë të së Vërtetës. Dritaret mund të jenë katrore, rrethore ose trekëndëshe, por ne s’mund të themi se e Vërteta është katrore, rrethore ose trekëndëshe.

Të lutem, gjithë kënaqësia është imja.

InkuizitoriMoth

e verteta eshte e rrumbullaket (tamom tamom eshte sferike), dhe ne baze te rrumbullaksise te vertetetes sferike vetem nje kopil ferre mund te mohoje prindet e vet!

Dranja

Nuk të kërkova paqe. Të dërgova paqe.
Sa për falje… Po të fal.

Pjer

Nuk ka prind qe i do te keqen femijes, biles ter qellimi i prindit eshte qe femija i tij te heci me perpara se ai/ajo, mirpo sjellja e tij/saj me femijen, raporti i tyre me femijen, varet nga shkalla e kultures qe zoterojne. E ketu kemi te bejme edhe me vendime te gabuara apo te nxituara te prinderve ndaj femijes, por kurrsesi me qellim/dashje te keqe.

InkuizitoriMoth

si gjithnje, tjeter kund eshte mçef lepri, rebelimi i femijes ne epoken ngambrapa, eshte pasoja me banale e rebelimit ndaj Zotit, e cili eshte prindi origjinal e njeriut te lindur ngambrapa ferrave te Kopshtit te Edenit zanafillor.

dafne

…se nuk te kuptova Dranje , sa vjeq duhet te kete femija qe te vlersoj e te te revanshoj ?
se po i pate 3 apo 5 vjet apo apo 5-8 i morr lumi prinderit dhe gjithe familjen .
nuk e di si ta paramendoj , kaos shoqeror ky rendi i ri utopik do te krijonte sipas poezise tende.

Katror

Rrofsh Dranje. Fisnikeria, dashuria dhe zgjuarsia juaj ma zbukuroi diten. Paqen qe me kishe derguar e mora dhe do ta ruaj si syte e ballit. Tung.

Dranja

Dafne,
fëmija 3 vjeç rrebelohet vetvetiu. Unë iu drejtova fëmijës që ndoshta i ka dhe 70 vjeç…

Dranja

Lepuri nuk është mçef. Lepuri është aty para sysh. Rebelimi në çdo epokë fillon me autoritetin më të afërt. Nëse ty s’të është dhënë kurrë mundësia të ngresh krye dhe të rrebelohesh ndaj padrejtësisë, mizorisë, meskinërisë (se ka dhe prindër të tillë, janë qeniet e papërsosura si ti dhe uni!), ashtu do të ngelesh i shtypur përgjithnji dhe ndaj të tjerëve. Viktimë e familjes dhe e shoqërisë. Rrebelimi është i shëndetshëm, si për fëmijën dhe për prindin, qoftë dhe kur fëmija të jetë rritur e larguar nga shtëpia.

InkuizitoriMoth

Rebelimi eshte po aq i shnetshem si pallimi, jo rastesisht rebelimi ndodh ne adoleshence kur zhvillohen hormonet revolucionare te pallimit.

Rebelimi dhe revolucioni eshte vetem nga halli, ngaqe nuk ka funksionuar urtesia dhe evolucioni. Historia, ne nje menyre ose ne tjeter, duhet te arrije finalitetin e saj.

dafne

Dranje , te jemi te sinqert me pergjiegjen , te leme lojen e fjaleve dhe mendimin e saj me nje ane dhe te mirremi me mesazhin qe reflekton poezia .
qe nuk e ke menduar 70 vjeqar femine kuptohet se do tingellonte donkishoteske , i kane vdekur Ati moti, moti nuk i ka 70 vjeqari prinderit ,
3 vjeqari edh 5 vjeqari edhe 8 vjeqari edhe edhe 13 vjeqari vetekuptohet qe rebelohet kunderejte normave qe i ofrohet por poezia juaj me reflektoj qe ju kerkoni nga femiu vlersim , gjykim dhe revanshim , prandaj prap une pyes .
cfare moshe duhet te kete ky femi i poezise ?

Dranja

Krejt dakort me ty. Nga halli. Por ky hall do zgjidhur një ditë dhe jo trashëguar brez pas brezi.

InkuizitoriMoth

por historia e ka treguar, sidomos historia e fundit, qe Revolucioni nuk zgjidh hallin, por rishtron problemin per zgjidhje finale te hallit.

Dranja

Dafne, nuk thashë kërkund të rebelohet ndaj normave. Ka prindër mizorë si ka dhe prindër dashamirës. Ka prindër neglizhentë si ka dhe prindër të kujdesshëm. Ka prindër të dhunshëm si ka prindër të butë. Prindi nuk është perfekt se u bë prind. Dhe nuk ka të drejtë vetëm se është prind. Po ta shohim veten me syrin kritik, mund të gjejmë plot trashëgimi shtypje e ndrydhje që ua transmetojmë dhe fëmijëve.

anon64581289

puna eshte se s’jane njesoj te gjithe femijet e botes apo te gjithe popujt e botes. ky mund te rroke ata femijet qe i ka ku jeton dhe vete.
popujt te tjere i rrisin ndryshe dhe edukojne ndryshe. s’jane popujt te gjithe njesoj.

Dranja

Zgjidhja finale është dashuria. Por ti nuk mund të duash pa e ditur nga vjen dhuna dhe padrejtësia brenda teje. Fund.

dafne

u terhjeka une , spekter i panjohur me vjen …
megjithat si poezi e bukur ,( por pa e menduar me gate …)

InkuizitoriMoth

e drejte kurreshtar relativisti ngambrapa, ka popuj psh primitive, por edhe moderne si disa komunitete ne Kaliforni qe besojne dhe praktikojne qe incimi seksual te femijes duhet ta bejne prindet, dmth sa t’me pallojne te tjeret femijen, me mire po i fus nje t’pallume vete. Nuk eshte traumatike pallimi ne kete menyre. Do link? Linku ekziston, por Arti nuk e ka gjet akoma Linkun.

anon64581289

pikerisht, gjithe puna eshte ne fakt qe jeta e komunitetit, grupit, fisit, races, etj, te jete sa me e gjate e mundur. eshte instiktive.

ata qe pallojne femijet s’ma ha mendja ta shpien grupin e tyre larg ne kohe. se do e kishim marre vesh.

InkuizitoriMoth

pse i dhe fund pa na sqaru se si rebelimi do perfundoje ne dashuri? (qe ne eppoken e sotme ngambraparebeluese dashuri=pallim)

dafne

prap nuk e kuptoj , zgjidhja finale …dashuria ? Si mund te kete nje happy end apo love in the end story, kur e gjithe rruga tek finalja eshte akuz ,rebelim , revanzh, ?
ah kjo hipokrizia mesuse e keqe e jetes ,
p.s. kuku , une jam tip qe i qendroj besnike linjes time te bindjes apo veprimit ,ne te kunderten nuk kam se si ja fali vehtes pse humb kohe kote ne atagonizem , si eshte zgjidhja finale sipas mendimit tend ,tash ?

InkuizitoriMoth

ja po ta them une, jane po ata qe merren me robotike, sepse teknologjia me e rafinuar eshte ne Kaliforni, Kalifornikejshen mbetet akoma avangarde kudo.

anon64581289

amerikanet jane popull i ri. dhe kane per tu zhduk po aq shpejt sa çu formuan. akoma dhe nja 20 vjet, dhe do fillojne te flasin spanjisht. se do jene ne minoritet anglofonet.

InkuizitoriMoth

pa tjeter qe do zhduken, por do te mbijetojne robotet amerikane qe do pallojne kombet e lashte, te paret francezet mu ne sume. Of te pallume çer te pallume dhe pellazgeve qe lexojne francezet!

anon64581289

kjo qe thu ti, jane vlerat e sotme te edukimit. prandaj dhe nje ministre franceze u tha prindrve qe femijet s’jane tuajt por te Shtetit.

per vete mendoj se raporti femije - prind, eshte raport FORCE (si kudo tjeter ne natyre). nje femije me i dobet se prindi, nuk ka si te mos influencohet prej tij. nje femije me i forte (me i zgjut) fiton shpejt pavaresine.

rremuja apo drama apo tragjedia fillon atje ku si prindi si femija jane njesoj. ne te njejtin nivel mental. ne dyshe te tilla, pavareria e çon femijen kurve rrugesh ne itali ose bandit.

InkuizitoriMoth

e pra si dikur bij te Partise, te gjith spermatozoide te Baces shok Enver.

spermatozoidi me i forte eshte ai qe ja fut ovulit. lufte per ekzistence.

dafne

…e une mendoja qe krijohej qetesia ?
nese nje mendim eshte i njejte me tjetrin si mund te lindin divergjencat --( rremuja …) ?

anon64581289

qetesine e sjell apo krijon vetem TRADITA. nuk ka evolucion rregullash per ata qe nuk e meritojne, dmth qe nuk e bejne diferencen me grupin. keta duhet me patjeter t’i nenshtrohen diktatit te Tradites. se i ka dhene provat.

s’ka pra nevoje me filozofu per te gjet rregulla apo forma te reja edukimi.

InkuizitoriMoth

kur majmuni i pare rebel u rebelua ndaj Tradites Majmunore, atehere u prish qetsia, erdhi njeriu, pastaj erdhi Niçja tradicionalisti qe shpalli fundin e njeriut dhe u ribe qetsi. Pa le pastaj kur erdhi edhe Foucault suma qe shpalli vdekjen e njeriut dhe te atyre qe lexojne francezet çer qetsie u bo!

anon64581289

me qetesi ta kam fjalen tek jetesa ne harmoni e nje grupi, e domosdoshme qe ky grupi te Mibijetoje. pra qetesia jo ne plan familjar por kombetar.

ne familje duhet diktat per femijet medioker apo prinderit medioker. vetem te zgjutve u jepet pavarsi, sepse ata e meritojne. dhe ne fakt nje femije te zgjuar prinderit e lejne te lire te beje çfare te doje. po jo te dobtit, ata s’duhen lene te rebelohen, se rrezikojne te gjithje jeten e grupit, mbijetesen e tij.

shifet larg ky muhabeti. jo vetem ne plan familjar. apo individual. siç e shikon mesa duket autorja e kesaj temes. eshte bere zakon qe te drejtat e individit i marrim sot te shkeputura nga ato te shoqerise, te grupit, te kombit. eshte gabim.

InkuizitoriMoth

ja dhe esenca e Niçe parasumes posthumaniste qe mbinjeriut i lejohet te beje çdo gje, kurse ndalesat morale duhen per nennjeriun (dmth atij qe ndodhet nen Marlonin dhe renkon nga qefi)

Dranja

Po sikur të lexojmë vetëm atë që shkruhet?

Dashuri= dashamirësi, butësi, dëgjim, përgjigje, përkujdesje.

Nëse prindi është apo ka qenë i dhunshëm fizikisht apo mendërisht, i padrejtë, neglizhent, spurdhjak, gënjeshtar, mashtrues në mardhëniet me ty, atëhere po, rebelohu, sa të mundesh, pasi ke shancin të kesh dalluar të keqen nga e mira. Thuaja ku të ka vrarë. Në trup. Në shpirt. Edhe nëse ka vdekur, shko thuaja te varri. Vetëm atëhere do të mund ta falësh. E të fillosh ta duash. Atë, veten, ata që të rrethojnë, dhe fëmijët e tu.

anon64581289

çfare fiton nga rebelimi ? kur je femije s’ke te ardhura njehere, ja u rebelove ? çfare fiton ?
kur rritesh s’behet me fjale per prind apo varje prej tij, as rebelimi s’ka me pse hyn ne pune, se ti shkon ne jeten tende. je tashme i afte te jetosh vete.

ju nderlikoni kot, marredhenie qe jane ne fakt te thjeshta.

“liria” e presupozuar e individit e ka bere lemsh jeten moderne, dhe ky lemsh sjell dhe fundin e qyteterimeve pastaj. te gjitha keto qytetet e stermedha e te zhurmshme qe je japin vetem ne dukje “lirine” e qenies, i mban vetem nje fije e dobet ne ballance. fija te keputet, s’ke me buke te hash ne qytet, jo me tjeter gje.

Dranja

meditoje vetë. detyrë shtëpie. natën e mirë.

kapo

Until you have a son of your own… you will never know the joy, the love beyond feeling that resonates in the heart of a father as he looks upon his son.

nuk te kam thene kurre thnx,po vertete e meriton kete here

bradland

Po nuk rrihet Prindi me , ca jane kto gjona , lereni mor Prinderit te leshojne noj dacke se su bo qameti , e rrafmja qe ka honger Prindi kur ishte i vogel as qe krahasohet me te rrafmen qe te bo sot Prindi .

Pjetermustakuqi

Kur e lexova nuk ishte asni koment. Desha me shkrujt dicka po e lashe. Mendova ta marre te gjithen si alegori me qellimin per ti dhan ni fare vlere,po prap s’po i jepja dum. Kshtu shkronjesisht,s’pertypet per poezi.

InkuizitoriMoth

o Pjeter, ke hum vlere se te ka hik Beluli, nuk kap me qe ka tema ku komentet kane shum me vlere se tema, keshtu tema merr vleren e komenteve qe ka shkaktuar. Sidoqofte kjo teme, kjo eshte nje nga temat me te mdhoja ne Peshk.

Perveç te tjerash madheshti, ne kete teme ka ndodh nje ngjarje e pabesueshme me rendesi kozmike, kapo fuksi 6-leksh ngambrapa per here te pare ne histori te Shqiperise ka falenderuar fuksin 5-leksh ngapara.

Pra ne nivel simbolik historia ka mbetur ne vend, ngapara dhe ngambrapa jane takuar ne hapesire, historia ka arritur fundin e saj, eshte arritur esenca e pajtimit kombetar.

Pjer

I Modho, me vjen mire qe ke arritur tek konkluzioni im i thon para shum viteve, se; kur nuk fuksionon (nuk lihen rehat etapat e) evolucionit, do kemi çrregullime dhe revolucione.

InkuizitoriMoth

jo vetem çrregullime dhe revolucione, por edhe menstruacione, vuuu gjaku lume neper shalet e nenes Shqiperi.

Nuk besoj qe Vizione te Qarta te jene kaqe te qarta sa te kapin piken e fundit te çeshtjes.

Pjer

Jane shpjeguar i Modho, mese te qarta, por nuk eshte faji im qe dy moskotieret e Peshkut (se i treti eshte larguar), nuk kane haber nga keto çeshtje. Ata jane -fatkeqesisht- thjesht kompjuterista.

InkuizitoriMoth

Pjer, po kte shprehje t’modhe e kan Vizionet e Qarta kujdes mos hani gjera te tharta?

Pjer

Revolucioni, sjell nje ndryshim kaq te shpejt e te madh, sa mund te hutoje miliona njerez qe mund ta humbasin dhe rrjedhen e gjerave, gjer dje normale. Ruvolucioni mundet te futet edhe rruge te gabuar, nese e drejtojne megallomanet dhe te paaftet.

InkuizitoriMoth

pjer, sapo e thash un llafin e fundit. Ta dhiva! Rroft revolushen! Rroft turbullira!

Alba2265

Ka nje arsye AI qe eshte NJE dhe atje LART e ka gatuar njerezine qe kalamaqerit ti pjellin kur jane Te rinj e naive .