REPLIKA/ Profesori i Botanikut apel Veliajt: Mos e merrni Kopshtin, është i

39 postime 2469 shikime 11 korrik 2019 në 10:49 e paradites
varik

Iku edhe kopshti per fiq :slight_smile:

sica

Shume shkrim i mire.

B-O-H-I-C-A

Byth, byth o profesor. Kur te mbarojn vendet e lira ne Tirone ku do e gjej lali token me mbjell pallate ? Cudia osht " what took him so long " ? Babezitja e ka kalu me kohe uren " do na qeshi bota " . Merr vesh ti a jo, nuk ka mo skrupuj m’at humnere…zhvat c’a t’mundesh sa ke rast.

titi

Wow 13 hektar toke e pa xanun me ndertime brenda Tirones. E per cfare; per te mbjellur horizontalisht bimesi sa specifike aq dhe te larmishme. Eh, po pse nuk di lali Eri edhe ti ruaj edhe te ndertoje per rritjen e mireqenies qytetare? Nga horizontale ato mbillen ne forme vertikale biles deri ne 20 apo 25 kate mbi njera tjetren. A ka gjo me te bukur? Edhe ballkonet zbukurohen edhe fuqia puntore pakesohet se per to do kujdesen edhe amvisat shtepijake. Nuk ka nevoje as per ruajtje.

varik

Sta fal lali pedEri per sheshe ndërtimi

sica

Ka sejmene plot o shoqe; “mbreti nuk eshte lakuriq”.

Nese bashkia do vertete te ndohmoje le te akordoje nje fond dhe te kerkoje ngritjen e nje komisioni mbikqyres te perbashket (apo nuk i kane qef keto komisonet e bordet, shkreli psh eshte ne nja 20 te tilla).
Le te degjohen nevojat e autoritetit aktual mbikqyres dhe te vijohet sipas mundesive. Nese duhet ndihme me shetitoret, tabelat, kanalizimet, ndricimin, vegla pune etj, le ti marre persiper bashkia, nen mbikqyrjen e eksperteve.
Ne menaxhim vetem nje idjot merr persiper me shume pune e me shume pergjegsi pa perfituar dicka. Do thuash ti qe lali eri e ben vetem per foto e PR…

TironciLebetit

Ky tipi thote se nuk mund te ndryshoje natyra e kopshtit ne baze te ligjit, pra Kamunistet anti-Kamuniste ja myten kot ene ksaj rradhe.

Ardian_Hoda

shume e trishtushme…keta do e marrin kopeshtin, dhe do e shfrytezojne per arsye te tjrera ku do humbasi permbajtja e tij…lufta qe ben universiteti per ta mbajtur kopeshtin ska lidhej me politiken fare…mund te kete politikane qe shfytezojne rastin eshte tjeter gje…po e mori bashkia do jete krim i rradhes…

Kthupi

Sa e vertete eshte qe fondet e mbledhura nga aktivitetet e ndryshme qe zhvillohen aty, perfundojne ne xhepat e Mynyr Konit?

Ardian_Hoda

…kthup…vellai im ka dekada qe punon per kopeshtin…ai dhe shume te tjere jane djersitur e vazhdojne te djersiten … e po te them shume bime qe kane arritur ne kopeshtin botanik kane arritur midis vuajtjesh e lodhjesh qe nga majat me te larta te maleve, kodrave e fushave…ne mes te acarit e vapes bores e shiut, pothuaj pa mbeshtetjen e duhur,…
Keto bime mbahen me sakrifica atje, pa ujin e mjetet e nevojshem etj…
…sa per fondet nuk di cte them…

…di qe kopeshti qendron mbi politiken…

korriku

sido qe te jete menyra si administrohet aktualisht Kopshti Botanik eshte institut me vete shkencor ne radhe te pare, dhe si i tille smund te adminstrohet nga pushteti vendor. Edhe nese paraqitet problematike administrimi i tij nuk eshte zgjidhja ndryshimi i pronesise, zgjidhja i takon gjithnje vete Universitetit.

Ky eshte Uzurpim i prones se universitetit nga pushteti. Kam pershtypjen nga pushteti qendror, sepse pushteti vendor do jete vec ndermejtes ne transferimin e pronesise drejt qendrorit.

korriku

ky Mazniku n/kryetar i bashkise e mori aprovimin per Kopshtin nga disa dekane, jo gjithe trupa e dekaneve, ne mbledhje te fshehte te pashpallur, ku rektori i universiteit ishte absent

pocaqilleqe politike fiks si puna e kesaj mbledhjes se fshehte te grupit parlamentar te opozites, ku hoqen qafe Rudina Hajdarin si kryetare grupi

te vjen per te vjelle nga mungesa e cdo parimi korrektesie dhe e oportunizmit rampant ne qeverisjen rama

Kthupi

Nuk po transferohet pronesia, por administrimi. Sidoqofte, nuk pyeta per te justifikuar veprimin, por isha kurioz. E kuptoj qe profesione si mesues, kerkues shkencor, etj. jane fundi i kavallit kur vjen puna per mbeshtetje me fonde, prandaj do ishte turp me i madh nese rektori vertet fut duart ne te ardhurat e kopshtit, ne vend qe t’i shtoje financimet. Edhe turp edhe me i madh nese ata te cilet preken nuk flasin per kete gje, por e lene ceshtjen te manipulohet politikisht. Le te dalin vete te zotet e punes e te thone si mendojne ata se duhet administruar. As rektorati, as bashkia, po ata qe merren perdite me kopshtin.

korriku

nuk di ku lexove se ndrrohet vetem administrimi, psh artikulli i Tironcit me siper fillon pikerisht me termat " transferimi i prones".

Thone qe fondet e pakta qe grumbullohen nga biletat i shkojne Mynyr Konit sesi perdoren. Normalisht per te ardhur keq.
Ama nga ana tjeter ti ke autonomi per Universitetitn. Mire a keq, nderhyrja e bashkise eshte jo kushtetutese ndaj ketij statusi. Nuk mund te ndreqet nje gabim me nje tjeter, ndoshta me i madh sepse parimor.
Ah do ta kuptoja kete nese trupa akademike do kerkonte ndihme nga jashte per mireadministrim te fondeve, pra nje kerkese e tyre vete per te permiresuar veteqeverisjen brenda Universitetit.

korriku

Rama eshte e qarte se ka axhende per gjithe pronat jorentable nen administratore te pafuqishem sic eshte Universiteti dhe nen agresivitet po perpiqet te realizoje te njejten gje si Bashkia Basha vecse rama i shton vetes mbrojtje ligjore e proceduriale. Dhe kur nuk ka hapesire per procedure te rregullut, punon permes mashtrimit, sic ish mbledhja panjoftuar e disa dekaneve ku u mor aprovimi per Kopshtin.

Sulmet e njepasnjeshme ndaj arsimit te larte vecse vertetojne Rama ka mbetur i njejti i uritur per para sic doli nga vitet '90.

Ardian_Hoda

kthup ke shume te drejte…ata qe merren perdite me kopeshtin po ulerasin…qe nga punetori me i thjeshte tek pergjegjesi e deri tek dekani etj…por eshte e trishtueshme jo vetem per kopeshtin, vendosin jo profesionistet por politikanet…ndershmerisht po te them qe atyre qe ulerasin i them - mjaft - cdo gje ka kufi dhe ditet e sotme pushteti ste pyet fare sidomos kur perfitemet jane qyl dhe me vlera…po te them qe ata qe ulerasin nuk humbin asgje personalisht, materialisht etj…perkundrazi po ta mbyllin gojen mund te perfitojne…vetem duan te mos humbin ate per te cilen kane derdhur djerse dhe qe eshte e drejte…
cudi si te pronesosh dicka qe ske hedhur nje pike djerse…paradokse…

korriku

Kopshti Botanik - nga te paktat vepra mbetur ne kembe nga koha e socializmit, ku si te thuash punonjesit e tij qe kontribuan per koleksionin e bimeve dhe flores se Shqiperise - duke qene akoma gjalle, u takon te jene aksionere te kesaj prone.

espana

Eshte fiks uzurpim, sic pushtuan dhe token brenda rrethimit te Universititet Bujqesor per te ndertuar nje shkolle 8 -vjecare. Cudira te tilla vetem ne Albanistan ndodhin. Ca me keq ai nenkryetari hajdut qe del e thote qe ne kemi lek kurse univeristite nuk ka. Kjo tregon tamam sa investojme ne per arsimin e larte, duke u dhene Universiteteve thjesht rrogat e asnje qindarke me shume per zhvillim.

korriku

llogjika qe une kam leke e ti s’ke prandaj do te ta marr pronen nuk ka ndryshim nga llogjika e te fortit, po fundja pushtet absolut

TironciLebetit

Ky mentalitet e ka lene Shqiperine vendin me te prapambetur ne Ballkan. Punonjesit jane shkolluar me lekat e partise dhe kane marre rroge keshtu qe nuk kane te drejte te kerkojne te behen aksioner. Merr Lekat Mynir Konomi fale autonomise universitare. Autonomia anullohet kur keqperdor fondet sipas qejfit te Mynyrit.
Mentaliteti komunist i PeDit boni qe Leka Meksi te bente aksionere ne Fermat shteterore punonjesit me dekret qeveritar e ata tokat i kthyen ne troje ndertimi duke u ndryshur natyren e tyre dhe kemi Monika Cizmemadhen me Pallat ne Tirone se plakun e kishte hajdut Ferme te shperblyer nga Leka Meksi.
Kanceri i atij Vendi eshte Mentaliteti Komunist qe po te ishte zbatuar ne ket menyre aksionere, Mesuesit do kishin morre klasat, mjeket spitalet e minatoret minierat.
Por si nuk mesuan njihere shqiptaret nga gabimet e tyre te panumerta historike?
Nejse shyqyr qe kemi Lali Erin e Edvin Kristaqin qe dine ti kullundrisin punet se sot do ishim me 100 pronare tu u zi me njeri tjetrin se sa perqind ne gratacielin 33 katesh do merrshin. Na ka pa zoti me kta te dy.
Po si nuk i vjen zani asnji anti-betonizuesi kur deshmohet qarte qe te gjithe pa perjashtim duan te prishin vilat e te ngrefin pallate? Kishte ndertuar ene Lubonja per ate pune …kishte zhvillu pronen e na can goglat si Marksist

Ky eshte Kapitalizmi ku njeriu ja fut njeriut. Komunizmi se pari u zbatua shume keq ne Shqiperi, se dyti Komunizmi ka vdekur. Zgjohuni nga gjumi e levizni se jeni izolu ne ate vend tu pa njeni tjetrin si Zombi. Nuk ka asigjo ilegale as ketu e as tek Pallati mbas 15 kateshit por thjesht levizje ligjore te shkurdhatave te zgjuar.
Ish pronaret u paguan por kur pane qe do bohej pallat donin me u morr vesh vete me ndertuesin. Teper vone dhe per te miren publike ma mire keshtu se Lali Eri me Edvinin zhvillojne ma mire se nje grup individesh.
I ka Kapitalizmi keto. e mos thoni qe cudira te tilla ndodhin vetem ne Albanistan sepse e para ndodhin kudo dhe e dyta nuk jemi aq te qut a gjeni sa me shpik noi gjo qofte diabolike ne , ne Albanistan. Po te qisni hunden jashte lagjes do e kuptoni qe tutto il mondo e paese.

Ardian_Hoda

…nuk eshte pune aksionesh…tani per tani kopeshti eshte si universiteti, e gjitha qe ben bashkia eshte te marri dicka qe kurre nuk i ka thene “shendet” dhe do ta pronesoj qe me vone te beje cte doje me te…nese ajo do te shfrytezoje dicak apo edhe te investoje =shume mire le ta beje brenda kufive qe pranon kopeshti, por pronesimi te ben te dyshosh…ajo eshte prone e universitetit e edukimit shkences…pastaj se pse ben menyre e mos ta bej lali eri eshte tjeter gje…e keqja eshte qe ne kete ceshtjenuk ndihmon as edhe media…i ngatarron punet sipas qefit…interperton e ndryshon dhe disa here as nuk do te informoje sakte…si kudo pushteti do fitoje por te shpresojme se historia do e tregoj drejtesi…

korriku

Kopshti Botanik eshte pune krijuese gati gati, dhe nuk mjafton arsimimi. Punonjesit shkencore kane bredhur shwiperine per zbulimin identifikimin e cdo specieje te flores qe ne fund jane organizuar ne koleksionin e kopshtit sipas kerkesave te seciles me ekosistemin e tyre. Botaniku eshte me shume prone intelektuale vecse e materializuar ne forme lulishteje/parku, per ta thene banalisht.

Mesuesve ia u ndertoi shteti shkollat, ashtusi mjekeve spitalet.

Llogjika jote thjeshtezuse vjen keq ta thuash por ne ket rast ngjan me llogjike barazlarguari.

korriku

sa i takon ish-Fermave perkundrazi modeli aksionar u huazua nga kapitalizmi perendimor, qe ti e di mire. Nuk eshte faji i komunizmes pse shteti kapitalist tjtersoi natyren e prones ne kadaster, nga toke bujwesore ne truall ndertimi.

TironciLebetit

Te baraslarguarit nuk kane llogjike por besim se duke sulmuar ne cdo hap Lali Erin e Edvin Kristaqin dhe duke barazuar Salih Qenefin me Edvinin Shqupi vjen ne pushtet.

Une po merresha me llogjiken tende. Para ligjit dhe Kushtetutes si Botanisti ashtu edhe Mesuesi apo Mjeku kane te njejten te drejte juridike te kapitalizojne aftesite e tyre intelektuale. Ne komunizem nuk kishte prone dhe nese botaniku krijonte dicka nuk mund ta kapitalizonte sepse ishte borxhli tek shteti per aresimimin falas e shendetesine falas e rrogen cdo 15 dite.
Nese botanisti do marri Shqiponjen a Fikusin ne shtepi po keshtu ka te drejte punonjesi i fermes te marre kastravecin a damoten e te pervetesoje serren.
E drejta kushtetuese e individeve eshte e barabarte pavaresisht profesionit.

espana

Te them tre drejten kur lexova budallalleqe te tilla sdi cte beja, se helbete eshte e kote te besh debat me nje qe eshte totalisht injorant dhe mbron ndertimin e shkolles 8 vjecare brenda nje kampusi universitar. Kjo tregon qe sja ke fare idene ose as ke pare ndonjehere nje kampus universitar. Gjthesesi shko ne Selanik se e ke mu ne qender te qytetit dhe ndricohu pak te kuptosh se si investon per arsimin e larte vendet e tjera. Ate llogjiken tende per zenie toke se kuptoj fare se sipas kesaj i bie tja zeme token spitalit dhe ne oborr te ndertojme nje hotel a kuplara.

TironciLebetit

Qe kur zgjoheni me sabah merreni me Lali Erin a Edvin Kristaqin sepse vuani nga deliri i madheshtise e krahasoheni personalisht me qeveritaret. Po pse mer Espana kur gdhihemi ne merremi me Macronin a Trumpin e punet e tyre?

Ju jeni percudnuar nga iluzionet more te gjore qe ne vend te merrni kazmen e te punoni merreni me pulitike apo nuku keni shpikur ene kritikat mbi neo-liberalizmin e pordhi kali.

Kete delir madheshtie them se e keni infeksion kombetar te injektuar heret kur media te caktuara ju kan keq formuar me programe avangarde ku pyetjet qe kur jeni femije jane cfare do beheni po te jeni Kryeminster i Shqiperise?
Pyetja e duhur duhet te jete qe kur jeni femije se ne cfare moshe do emigroni e te nxirrni buken e gojes. Po ankesen tjeter te politikaneve tip Monika Cizmemadhja a Grida Duma qe ne duam ti rrisim femijet ne Shqiperi e te mos na emigrojne e ke pare si mbushin faqet e shtypit? Tregues tjeter i nje kombi ne faze adoleshence qe kujton se ka celesat e dyerve te parajses te cilat ja kane fshehur politikanet. Do emigroni si dreqi se po parazitoni ne ate vend. Kushurinjte emigrante po plaken e Shqiperia po pjell gjithmone e me pak, plus Europa do ju jape gjithmone e me pak fonde. Kur dikush fillon e qurravitet se pse po emigron Shqiperia eshte koha te shkoje tek mjeku e te marre anti-depresant.
Cer Qendre Selaniku flet more ? Gjete gje Mynir Konomin tek ajo qendra tu fut lekat here tek xhepi i majte here tek xhepi i djathte plus lekave nga anetaresimi ne Borde pa fund? Po pse ti ven Mynir Konomin para Lali ERit? Kokat hongshin mer.
Nuk kam pare ate qender universitare ne Selanik por te siguroj qe per aresye financiare sigurisht qe gjen ndonje shkolle fillore a te mesme me qira brenda ndonje kampusi universitar.
Po ku e gjeni arrogancen ju qe kerkoni Oxford ne Kamez? Ore e dini sa te pazote e fukarenj qe jeni plus ene te pa pregatitur per jeten?
Lali Eri me Edvin Kristaqin jane te zgjedhurit tuaj e ju keni dy zgjidhje:

  1. Ti rrezoni nga froni me alternativat tuaja
  2. Te ulni bothen para tyre e ti veneroni si te zgjedhurit tuaj
    Kjo alternativa e qurramanit qe zgjohet me ankesa anti-qeveritare per tu dukur personalisht i rendesishem a gjeni eshte deshtake. Jemi ne 2019 e nuk ka funksionuar.
    Ne ste pelqen dicka merr nje iniciative per ta ndryshuar sepse qurret vetem lagin shamite e ndosin ambientin.
    Nderkohe Lali Eri do ndertoje e do ndryshoje sipas ideve e vizionit qe ai ka ne mendje pavaresisht mendimit tend dhe ben shume mire se eshte me i zoti se ty. Kur te jesh ti ne ate pozite do degjojme variantin tat, por nderkohe Shqiperia nuk do te drejtohet nga ju te pazgjedhurit prapa kompjuterit.
    Ju jeni hipokrite me en krye Lubonjen e Kryemadhin sepse keni ngritur stuhi kunder betonizimit ne Tirane e Durres kryer nga nje grusht politikanesh por si individe amorfe sapo ju del ne trashegimeri nje cope toke a truall i luteni nje ndertuesi tju bej pallat 15 katsh per ca evro me shume. Ja kta jeni ju anti-neoliberalet e prandaj shyqyr qe ka Lali Er atje vec jush.
korriku

shume mire e qarte, paragrafi i fundit eshte fillesa e zgjidhjes

Tirondon

Profesori eshte gabim., kur thote mos na e merrni Kopshtin Botanik !!! Kopshti eshte nje aset publik qe administrohet dhe duhet te administrohet nga Bashkia e cila si ne cdo vend te botes administrohet nga nje autoritet Vendor ose Lokal ! Por pas viti 1990 kur u themelua Kapitalizmi ala tropojan ne Tirane me kjoskat e Ham-Burgeve, lol, dhe pronat- tokat publike private u ndan sipas ligjit 7105 e morri fera uraten kontrollin e territorit !
Cdo prone publike u nda si ajo Torta e famshe e 100 vjetorit te Panvarsise tek Pallati Kultures Cdo njeri me lopat me luge me pirrunj me nje dore dhe me dy duar, rrembyen cte gjenin perpara, I futen ne goje ne xhepa ne qese ne trasta dhe ik ! Ik! e ik Merr e merr cte te te kapi dora !
Egjithe pasuria kombetare publike private u be lemsh dhe qe athere edhe tani nuk e kane idene se prona publike nuk privatizohet por administrohet dhe kontrollohet me ligj te miratuar ne Parlament !
Por cfare ka ndodhur ?!
Ne vend qe prona publike dhe private te mbrohet me Ligj prej sistemit te drejtesise ajo u perdor si nje mjet fitimi dhe korruptimi kolosal ! Prej gjykateseve dhe prokuroreve te Plepave te Durresit ! Me prapavije politike dhe te mbeshtetur nga partite politike PDPSLSI !
Aq i forte eshte ky fenomeni “kapitalist” i tjetersimit te prones,dhe i grabitjes me ane te ligjit, sa te gjithe jane pronare privat me pronen publike duke bere ligjin dhe pastaj viktimen !
Profesori para ligjit eshte askushi para bashkise eshte askushi Bashkia eshte mbi profesorin ne keto ceshtje Profesori eshte mbi Bashkine ne aspektet e expertit per nje ambient te paster per nje qytet Green ! Kjo do te ndihmonte edhe Bashkine edhe komunitetin rreth e perqark Kopshtit !

sica

Eshte pele a te keqen.

Ardian_Hoda

…ne parim nuk e ke gabim por mendoj ta lexoshj edhe njehere…kopeshti eshte aset shkencor dhe i perket universitetit (ashtu si profesori i perket universitetit, nuk eshte pronar i kopeshtit botanik, por punonjes me rroge), bashkia nuk e administron dot, ose si te them do ta pronesoj per qellimet e saj…nje krahasim i thjeshte eshte sikur Bashkia te administroj apo pronesoj sallen e institutit te arteve…

Ardian_Hoda
InkuizitoriMoth

Koncepti i prones bazohet realisht ne “parimin” ne vjedhjes, i cili eshte nje akt zanafillor. Prandaj vidh te vjedhin ka qene gjithmone i pranishem ne histori, ne çdo gjeografi; kur nuk ka ligj ne menyre te paligjeshme, dhe kur ka ligj ne menyre te ligjeshme. Pra gjithnje i eshte gjetur ana per te vjedhur, njesoj si per te palluar, megjith urdheresen: “mos vidh”, dhe “mos pallo”.

Ambicja e komunizmit ishte te ndalte kete menxyre historike. Nuk ja doli dot, e prandaj ngambrapakomunizmes u vodh gaz derrase, si kurre me pare ne histori,

InkuizitoriMoth

a mund te durohet 50 vjet pa vjedh?
jo kurre!
a mund te durohet 50 vjet pa pallu/u pallu?
jo kurre!
pranej u morr haka e 50 vjet pa vjedh e pa pallu!
shprehja tironse:

u pallum tu vjedh!

Tirondon

"Prone Universitare " degjova aty ! Pikerisht ky eshte pproblemi , me pronat, si gjithmone. Kopshti ne fakt nuk eshte prone universitare si koncept ! Eshte dhene ne administratim Universitetit ! Cfare eshte problemi ? Bashkia kerkon nje marveshje te re qe edhe ajo te jete pjese e administartimit, ne dobi te qytetareve !
Per mendimin tim kjo eshte edhe me mire ruhet me mire,dhe eshte nje vlere edhe per qytetaret ! Dmth Bashkia kerkon te gjeneroj ca para dhe ketu ska asgje te keqe nese eshte keshtu ! Nje prone eshte ne perdorim dhe ne administrativ te dy paleve ! Nje prone me 2 administratore ! Njeri per studime tjetri per biznes !
Universiteti kerkon te perjashtoj Bashkine ?!! Pse ?

korriku


e kane rrethuar me pallate e autostrada, aq sa gjelberimit natyror te Kopshtit Botanik jo vetem i ben karshillek pylli i betonit “zhvillimor te Tiranes” por edhe e nxjerr ate jashte vendi. Faktikisht KB eshte shndrruar ne nje dekorim per apartamentet ne shitje tr zones, nje amenity per Real Estate. Kopshtit Botanik ia hodhen litarin ne gryke, VKM e qeverise ben shtrengimin e fundit te litarit