RD: Vjen MAGA

62 postime 3767 shikime 27 shkurt 2017 në 12:28 e pasdites
bsalaj

Ne numrin e sotem RD shpall lindjen e levizjes MAGA nje tjeter risi e komunikuar nga Kryetari Basha. E perngjashme me faqet e para te gazetave ne vitet '90, RD e sotme vagullt perfshin ne MAGA gjashte poltikane amerikane, qe sipas RD jane angazhuar te ndihmojne Opoziten shqiptare duke nderhyre ne Uashington.

Editoriali i RD mbi levizjen: MAGA

Gjashtë senatorë dhe kongresmenë shprehin mbështetjen e plotë të kërkesave të popullit shqiptar për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike. Ata do të angazhohen gjatë ditëve të ardhshme për një fushatë të fortë në Senatin dhe Kongresin amerikan, por edhe në të gjitha nivelet e administratës së Presidentit Trump për të ndërgjegjësuar Shtetet e Bashkuara nga rreziku që ka sot Shqipëria për të rënë në kthetrat e mafias dhe krimit të organizuar përmes fundosjes së mekanizmit të zgjedhjeve të lira.

Deklarata janë bërë mbrëmë në Sheshin e Lirisë nga Kryetari i opozitës Basha, i cili ka shpallur edhe lëvizjen e re të opozitës në këtë betejë kundër organizatës kriminale në pushtet. Ajo do të njihet si MAGA (make Albania Great Again) një huazim i plotë i slloganit që çoi drejt fitores në zgjedhjet presidenaciale presidentin Trump, tashmë i njohur në të gjithë botën si Make America Great Again dhe me shkurtimin (MAGA).

MAGA kësaj radhe do të vijë në Shqipëri me të gjithë fuqinë e një lëvizje popullore për ndryshim. Mbështetja sa vjen dhe rritet për lëvizjen popullore të drejtuar nga opozita. Basha ka përshëndetur mbrëmë mbështetjen e të gjithë senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë që do të jenë zëri i qytetarëve shqiptarë në të gjitha institucionet vendimmarrëse të Shteteve të Bashkuara.

Mbështetja e senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë ka ardhur pas një sërë takimesh të zhvilluara me drejtues të opozitës. Kryetari i PR, Mediu u takua në Vienë dy ditë më parë me senatorët dhe kongresmenët. Përmes një statusi në Facebook, Mediu deklaron se “ata garantuan mbështetjen e lëvizjes popullore në Shqipëri për votën e lirë.

“Senati dhe Kongresi amerikan ka një interes për zhvillimet në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri.

Gjatë takimit të punës me senatorët dhe kongresmenët amerikanë në Vjenë, ata garantuan mbështetje të lëvizjes për votën e lirë. Në këto takime ishim së bashku me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Avenir Peka.

Duke konsideruar lirinë si vlerën më të madhe të demokracisë, bazën e qeverisjes së drejtë #Zgjedhje të Lira dhe të ndershme dhe demokracinë funksionionale në luftë me #Trafikun e Drogës, kanabisit, #krimit të Organizuar ata shprehin mbështetjen e tyre për kërkesën e qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira dhe të ndershme të iniciuar nga Basha dhe opozita.

Senatoret Roger Ëicker; kryetar i Komisionit të Helsinkit në Kongres, Senatori Lamar Alexander, Kongresmeni Steve King, Trent Kelly, Richard Hudson dhe Robert Aderholt u angazhuan që zëri i opozitës të dëgjohet dhe debatohet jo vetëm në Kongres, por edhe në të gjitha nivelet e administratës së Presidentit Trump.

Ata theksuan se kemi mbështetur Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s dhe sot kërkojmë që ajo të sillet si e tillë duke garantuar standardet demokratike dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ata u angazhuan se do të ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri”, shkruan Mediu në Facebook. Mediu është shoqëruar në këto takime nga drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka.

Mbështetja e shprehur nga senatorët dhe kongresmenët amerikanë pritet që të konkretizohet gjata ditëve të ardhshme me qëndrime të qarta dhe të prera politike të Shteteve të Bashkuara. Zëri i tyre do të vijë duke u rritur, ndërsa lëvizja popullore do të marrë dimesione të reja gjatë ditëve të ardhshme.

Basha përgjatë tetë ditëve të protestës ka garantuar se lëvizja popullore që ka nisur më 18 shkurt ka një mbështetje të gjerë ndërkombëtare si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në vendet e Bashkimit Europian. “Mbështetja është garantuar edhe në Bruksel, Berlin e Londër”, u shpreh Mediu mbrëmë para mijëra mbështetësve në Sheshin e Lirisë.

Takimi i mbrëmshëm i Bashës dhe Mediut me protestuesit ishte mjaft entuziast. Protestuesit kanë shpërthyer në ovacione të zjarrta, ndërsa është shprehur mbështetja e plotë e senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë. Thirrjet fitore, fitore dhe poshtë qeveria janë shoqëruar mbrëmjen e së shtunës deri në orët e para të mëngjesit. Protesta vazhdon dhe çadra e qëndresës është kthyer në shtëpinë e lirisë të shqiptarëve.

Pjetermustakuqi

Mo na fyj inteligjencen t’u na pru RD-n ktu. RD-n ta lexojn per te martesh kta shokt e cadres.

del-ta

bëje shqipërinë më te vogël-donte të thoshte:scream: po mirë,trampi është nacionalist,si do ja bëjnë pd-tët? apo vk!

Melka

RD? Seriozisht?

Toska

Kur në parlamentin shqiptar Fatmir Mehdiu, min. mbrojtje atë botë, mbronte veten dhe MEICO-n për vrasjet që bënë në Gërdec, duke thënë se kontrata e demontimit ishte e lidhur me shoqëri amerikane (ata çunat e filmit të Hollivudit), avokat Ngjela i kujtoi se burgjet amerikane janë të mbushura plot me amerikanë.

aleko

O Bledo, kaja nonen bre. Po nuk eshte bere akoma PPU-ja per te ricikluar pallavrat e RD-se. Shqupistat kujtojne se jane populli. Jo ore, ata jane vetem ca mbetje ushqimore trupore qe nepermjet zores se trashe ju jepet mundesia te perfundojne tek Lana e Tirones.

gjembi

Eshte ne rubriken “24 karat”

zeqo

O Blendo, sill edhe ndonje artikull nga ZP- ja apo nga fletushka e Rames TemA o burr se po qajne shoket.

bradland

Faleminderit Blend qe mbeshtet kauzen e drejte te Opozites per zgjedhje te lira dhe Demokratike , jo vetem MAGA por dhe vete hiresia e tij Mr .Trump flitet qe se shpejti ka nje lajm te madh per Shqiptaret .
Shqiperia pa Sorros !

machitewa

Tingellon mirë, po s’ka qene ndonjehere Great.

“Great Albania” prek kufijte e Ballkanit, gerryen veshet e Brukselit.

MANA, make albania normal again. Edhepse as normal s’besoj se ka qene ndonjehere.

Br3dharaku

shife ku ka shku standardi. Vec 2 vjet burg kam bo, thote miku. Jam ne liste per deputet dhe e du mandatin.
Po sigurisht qe edhe ktu, dore ka Saliu. Me siguri qe ky e ka fut dhe kte ne listen e deputeteve socialiste. E ka detyru te gjatin, or zotri. E ka detyru, kaq e thjeshte eshte

Tirondon

FMN apel PD
Vettingu s’kalon në çadër. Kthehuni në Parlament

Bordi i drejtorëve në Uashington theksoi se zbatimi i suksesshëm i reformës në drejtësi është shumë i rëndësishëm për ekonominë. Për këtë arsye ne i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë, përfshirë opozitën, të angazhohen në mënyrë më konstruktive dhe të bëjnë detyrën që duhet bërë në Parlament, sepse reforma në drejtësi nuk mund të kalojë kur njerezit janë në rrugë, duke u ulur në një tendë të bardhë”, ka deklaruar përfaqësuesi i përhershëm i Fondit për Shqipërin

http://www.gazetadita.al/fmn-apel-pd-vettingu-skalon-ne-tende-kthehuni-ne-parlament/

machitewa

Neve po na thone falni 8200 hektare toke malit te zi nese doni liberalizim vizash :slight_smile:

kapo

Ne Tashme e Kemi nje Lider

Një aktiviste e PD-së ka treguar se cilët personazhe nuk rrinë në çadrën e lirisë para Kryeministrisë”.

Na lodhe ti Mesile, qe na vodhe mandatin dhe e shite aq lire…!
Na lodhe ti Majlinde, qe proteston maje takave…!
Na lodhe ti Ridvan, duke e futur ne rrenje katrore partine…!
Na lodhe ti Astrit, me lotet per mikun e humbur…!
Na lodhe ti Jozefine, duke kundershtuar vend e pa vend…!
Na lodhe ti Gride, duke bere koketen…!
Na lodhe ti Arben, duke bere sikur ben analiza…!
Na lodhe ti Enno, me organizime dilitantesh…!
Na lodhe ti Flamur,qe gjithe kohen je, me grushtat ne ajer…!
Na lodhet, ngaqe mendoni se jeni te pazevendesueshem…!
Na lodhet me xhelozine shterpe, ndaj gjithe te afteve, qe guxojne te ngjisin shkalle…!

Keni investuar pa fund, vec per imazhin tuaj, duke harruar qellimin e vertete…!

Boll me!

Jeni shitur kaq shtrenjte…dhe po kaq shtrenjte, iu kemi blere…!

Jeni bere si ato kredite e keqija…!

Ndaj eshte koha, te filloni te shlyeni…!

Eshte koha te rrini ne cader, per te pare, me syte tuaj, se vec me te mireve, aty jane dhe ata, qe e duan pa fund, PD…!

Eshte koha te shikoni, sesi ne po besojme dhe shpresojme, se PD ben edhe pa ju…!

Eshte koha te shikoni se po zhbeheni nga vetvleresimi ndaj vetes…!

Dremisni ne Cader…!

Do tju beje mire…!

Ne tashme e kemi nje lider…!

Dhe bashke me te, edhe Kauzen…

Albano-id

maga ne italisht do me thene magjistrice, ajo per te cilen keni nevoje o shqupi, nje magjistare qe ti bej derman lulit dhe shupit…
ore ne bejme shaka po ju nuk e keni idene se si mobilizohen ushtaret e shqupit me titujt e RD, ndaj nuk duhet qeshur shume se eshte serioze kjo gjendje ku eshte katandis shqupi

Pjetermustakuqi

Jo,jo s’e dum,ju shoket e cadres vazhdoni formen e edukimit,vazhdo konspektojeni,lexojeni me nanvizime.

gjembi

2 muaj burg eshte thjesht prove qe cdo deputet duhet ta kaloje. Prove ose stazh, quajeni si te doni. Sic ka qene dikur qe edhe ata me shkolle te larte benin zbor me detyrim, ose pune ne prodhim.

Br3dharaku

ishte nji debat peshash “te ronda” para 1 jave ne tv, Bumçi vs Shalsi.
I thote ky PDisti: zgjedhjet jane ne rrezik sepse ju keni von pare permes krimit te hashashit e s’kemi degju ala per nji bande nderkohe qe jane kap me mijera ton. Mijera ton, thosh ky sepse sic ka thon x kolonel italion, per cdo kuintal qe kapet, jane 9 qe arrijne ne destinacion. Pra si konkluzion, ju keni pare mjaftushem me ble zgjedhjet.
Pergjigja e PSistit: ju keni nji problem. Se ju keni 2 kryetare ne parti.
Po thosha me vete: njerez si kto kane per ta çu lart e me lart ate vend

Fikret

E pse te bo pershtypje Blendo?
Ne ket postretrokohe jetojme. Kryeredaktorin e Zerit te Popullit e ke drejtor te RTSh apo jo ? :smiley:

46and2

pse jo e? nji ku e ke edhe kico mustaqin ministrin postmodern te 1987 ne krah te zv ministrit reformator te mbrojtjes se 2017

MisterD

Eshte shum e vertet ajo qe ka shkruar RD. Situata gjeopolitike ne bote po ndryshon cdo dit e me shpejte.
Situata ne shqiperi do ndryshoj komplet ne 2017 si ne ekonomi si ne politik ne cfardo.
Shqiperia, si dhe shum vende te tjera do duhet te vendosi do jet me trampin apo kundra, Kjo eshte ne fund te fundit permbledhja.

MisterD

Qeveria shqiptare qe perfaqson gjith shqiptaret, ti kerkoj falje presidentit trump~ te heq dor dhe te kthej rruge se po e con popullin drejt humneres. Ne 2017 te gjitha vended perfshi shqiperin do vendsoin nese jan miq apo armiq te amerikes.
Donald trump e ka then shum qart ne fjalimin e tij per politiken e jashtme persa i perket kesaj ceshtje, nuk esht me si me perpara.

Br3dharaku

Ai qe iken paska akuzu median dhe politiken per shpifje. Vetem 2 identitete kam pas, thote, jo 7!
S’ka faj. E kush prej nesh nuk ka minimumi 2 identitete?!

kapo

Lideri Basha me Pensionistet ne sheshin e Lirise

Sot në Sheshin e Lirisë ishin me qindra pensionistë për të folur për gjendjen e tyre. Pensionistët janë shtresa më e goditur nga shpërfillja qeveritare këto katër vjet. Pensionet nuk janë rritur as sa rritja e çmimeve që do të thotë se me pensionin e sotëm pensionistët blejnë sot më pak se ç’blinin para 4 vjetësh.
Qeveria e re që do të dalë nga zgjedhjet e lira do t’i rrisë pensionet me 40 për qind dhe në fund të mandatit tonë të parë nuk do të ketë pension më të ulët se 250 mijë lekë në muaj

Heidi

Liderin nuk e mora vesh kush ishte.Mos eshte to be continued …?

Alba2265

E ka thene nje I mencem dikur se kur njerezit emencem ia mbathin apo refuzojne Te perfshihen ne politike rezultati eshte vendi do qeveriset nga burdallenjte.

Alba2265

Kur ka qene Albania great ?:smile:

kapo

Ne 92’ albo ;kur kryetar i kuvendit ushte nje denuar politik dhe spiunat e sigurimsat moren aratine nga frika krimeve qe kishin bere ne regjimin e Dulles
…me shume optimes dhe shprese per jeten albo

del-ta

në 92-n komunistët morën përsëri pushtetin me burrin e sllbodankës

Alba2265

Kapo e kam jetuar kohen kur ne pushtet ishin idiotet e PD .albania was anything but great .mund Te kete qene great per ty si I lidhur me pushtetin e Te ka dhene mundesi Te vjedhesh prandaj po e qan me lote ate kohe por jo per popullin e thjeshte qe s’fitoi apo s’fiton gje nga bandidos qe vene e vijneu ne pushtet pavaresisht prej kampit pulitik .

Tirondon

Vetem Basha mund ta beje ate kur ishte Minister I Jashtem sic beri me kufijte detar !!

46and2

2005-2009 vite suksesi.

Pjer

Kjo levizje politike e PD, çon automatikisht me lart numrin e votuesve. Nese nga 100% e votuesve, 40-50% nuk votojne, e 24-25% votonin per PD apo kualicionin e saj, ky numer mund te shkoj ne 30-32% ne favor te PD.
Nuk e di se ç’u be me levizjen e Bojaxhiut, se ai mund te merrte 5-10% te votave, nese media e pasqyron ate. Gjer me tani shohim se media po pasqyron PS, LSI dhe PD.

kapo

Maxhoranca me në krye Edi Ramën deri më sot ka luajtur kartën e zhvlerësimit të Lulzim Bashës, duke i mëshuar tezës se lideri i vërtetë i PD-së është Berisha, të cilin, u thotë shqiptarëve, e keni provuar dy herë.Mirpo ndersa Sala po vazhdon denoncimet ne FB, tek Cadra protesta dhe Basha po i rikthejne optimizmin e besimin e njerezve te PD-ja duke i bërë gjyqin republikës së sotme dhe predikuar para popullit një republikë te re te gjithe shqiptareve .

jps

Also, unlike previous campaigns by Vucic and his Serbian Progressive Party (SNS), this one is predominantly negative. Judging by pro-government media, everyone wants a piece of Serbia: Kosovo Albanians, Croats, Bosniaks, NATO, George Soros, the mafia…and everyone who dares criticise Vucic is their paid agent and traitor. - See more at: http://www.balkaninsight.com/en/blog/why-vucic-is-driving-serbia-to-drink-02-16-2017#sthash.sz85nAEH.dpuf

Ja pra qe debilet jane njesoj kudo. Megjithese nuk eshte sekret qe PD’ja me berishovicin strategjite historikisht i kane marre nga nena Serbi.

kapo

Trump To Declare George Soros ‘National Security Threat’

Donald Trump plans to charge billionaire elitist George Soros as a “threat to national security” in the United States.The Trump Transition Team asserts that 25 days after the signing of this Executive Order by President Obama, on 31 March 2014, US diplomatic cables show that Soros did indeed work to “undermine the processes and institutions in Ukraine”
The federalization plan (similar to the States of America) for Ukraine supported by President Putin, Chancellor Merkel and President Obama, this report explains, would have created a peaceful transition of power in this nation—but due to Soros’s illegal intervention has, instead, led to mass conflict and bloodshed costing the lives of an estimated 9,600 men, women and children.

gjembi

:joy: :joy: :joy:

Albano-id

kam pershtypjen qe ai eshte ndonje pjese kurbani, te isha si ju nuk do ta konsideroja lajm te mire :wink:

Albano-id

Lul basha po ben vetem nje vere ne uje, asgje tjeter, ka shume pak potencial emancipues ajo proteste pasi nuk eshte proteste por miting partiak i stergjatur, zhurme. Protestat lindin per shkaqe te caktuara. Kauza e zgjedhjeve te lira eshte ne vetvete e pashterueshme ndonjehere aq me pak ne keto 4 muaj, por une nuk shoh asnje ndryshim ne kushte nga zgjedhjet e meparshme kete rradhe dhe rrjedhimisht qasja e opozites nuk ka pse te jete e ndryshme pervec asaj institucionale.
E kam thene nese vertete do te jete sadopak i besueshem’ Luli duhet te

  1. reformim i partise, nuk eshte bere dhe me gjasa nuk ka per tu bere para zgjedhjeve
  2. kritike reale e asaj qe ka bere keq gjate 8 viteve ne pushtet Pd
  3. nje program me reforma reale alternativ duke i adresuar sipas pikave, sepse ajo platforme qe kane aktualisht, se program nuk mund te quhet eshte e njejta me ate qe afersisht bene gjate 8 viteve dhe qe pothuaj e rrenoi vendin nga te gjitha anet, kengen e te ciles po e degjojme dhe sot me privatizime te deshtuara, koncesione po ashtu, arsim te larte te renuar dhe pasuri publike te plackitur.
    Nuk eshte koha per shqupin te beje zaberhanin shesheve, te pakten ende jo, bad timing…
Tirondon

S i ka mudesi qe nje qeveri ne 3 vet e gjysem te marre nen kontroll, dmth te cbej, cmontoje, te gjitha metodat korruptive, mashtruese vjedhse te gjithe pasurise shteterore publike qe jane aplikuar per gati 26 vjet ?

aleko

Prandaj i duhet edhe minimumi nje mandat tjeter per te treguar qe di ta beje kete gje. Pra, te filloje te taksoje pasurite maramendese te te pasurve, te pasuruar me korupsion dhe tua rishperndaje pjeses tjeter te popullsise. Por, nese nuk e ben, atehere ato 1 milion shuplakat duhet ti drejtohen rilindesave.

kapo

Përplasje e ashpër mes Bashës dhe Henri Çilit live: Je shërbëtor i qeverisë, po shantazhon gazetarët

… flet si shërbëtor i qeverisë, nuk flet si njeri i lirë. Shantazhon gazetarët që ke aty t’i shërbejnë qeverisë. Të të vijë turp për kërcënimin dhe largimin që i ke bërë Romeo Gurakuqit. Sepse ke dalë tërësisht nga Henri cili që unë kam njohur. Dhe gjyq publik duhet bërë ndonjëherë. Të të vnte keq kur ata pa shkollë shantazhojnë gazetarët që ke në median tënde.

pemaa

RD-ja qenka krejtesisht e sponsorizuar nga kompanite e sigurimeve. Interesante si rrine ngjitur me njera-tjetren pa i hapur pune sho-shoqes. Ju te Amerikes qe bombardoheni me rreklama :smiley: a mund te jepni ndonje shembull te ngjajshem nga USandA apo perforconi idene se RD eshte unikale ne planet?

aleko

kjo eshte mese e vertete, Naimi gjithmone bythen e qeverise ka puthur. Dikur te saliut tani te Rames. Po, luli nuk ka pse te bjere kaq poshte, e te merret me njerez si Cili. Eshte kryetari i partise me te madhe opozitare!!

kapo

…ja ku i ke shembullin me ze e figure,nje nga enveristet e Rames qe i kerkonte Bashes te largohej nga grevistet e zharzes

Fikret

Aaaaaa te lutem.
Ky po qeveris ashiqare ne nji koalicjon te gjere delfinash e matadorësh apo jo?
Se sy kemi, veshë kemi, stomakun jo dhe aq strong poo hajt moo :smiley:

46and2

po he pra si ka mundesi
po ja pra qe paska mundesi…

rrezikohen edhe vizat tashti

korriku

Renild Firi enveristi (foto e kapos) kur proteston kundra qeverise aktuale ramiste ka teresisht te drejte te protestoje edhe kunder Bashes apo jo

Pastaj po e ka problem popullin enverist Basha i thoni te nderroj popullin :smile:

Alba2265

Make Albania great again .djallo o katunare sa humor keni😄

Kthupi

Majmuneria dhe bythelepirja shqiptare s’njeh kufij. Lart e me lart flamujt e kongresit. Po te filloje ndonje lufte nukleare Amerika, te dytet pas Amerikes do ta fillojme ne, do vemi ta vjedhim nje sa per ta hedhur diku, mjafton te duket qe jemi me Ameriken. A pse s’ju ha lopa, budallai s’ka brire, nga keto traplleqet duket c’mall eshte.

Kelt

MAGA MAGÒ :joy:

kapo

Nje tjeter Kongresmen mbeshtet protesten e opozites per voten e lire

Kongresmeni Amerikan, Randy Hyltgren, i ka dërguar një mesazh kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në mesazhin e mbërritur nga selia e Kongresit Amerikan shprehet mbështetja për protestën e opozitës për votën e lirë.

Kongresmeni Hyltgren inkurajon qëndresën e opozitës për garantimin e zgjedhjeve të lira, duke u shprehur pro lëvizjes qytetare për votën e lirë.