Rama dhe Prokuroria shkëmbejnë akuza. PS nxjerr jashtë Tahirin

101 postime 5743 shikime 23 tetor 2017 në 02:38 e pasdites
bsalaj

Prokuroria ndonjëherë më ngjan me një kafshë letragjike që vetëm sa hungërrin tek shtriqet mendueshëm në televizion një herë në disa vjet, kur premton se po heton dosje zyrtarësh të lartë. “Dosje leshi” mendoj unë, ndoshta sepse kafsha që përfytyroj është gjithë lesh, si Gruffalo i librit për fëmijë. Por duket se sot bisha e butë ishte zgjuar kur ju përgjigj Kyreministrit hazër-xhevap lidhur me ca komente të tij të mëherëshme në mëngjes. Dhe kështu nisi një ping pong, Kryeministri-Prokurori, e cila s’ka asnjë dobi për sa i përket drejtësisë. Nuk kuptoj motivimin e prokurorëve për të komentuar komentet e kryemintrit, të cilit në koment nuk ia dalin dot.

Aq gjatë sa mbaj mend Prokuroria ka premtuar se “së shpejti” do bëjë arrestime. Asnjëherë nuk erdhën arrestimet, përkundrazi, prokurorët e korruptuar gëlojnë - ndaj sot Prokuroria, për kredibilitet nuk ka më shumë se politika.

“Prokuroria për Krime të Rënda ka pasur kënaqësinë, disa kohë më parë, të dëgjojë përvojën e homologëve të saj në Kroaci, hetimet e të cilëve, të nisura për një orë dore, përfunduan me arrestimin e më tej me dënimin e ish-kryeministrit të atij vendi. Gjithashtu, përvoja të ngjashme të suksesshme ka pasur edhe në vende si Rumania”, - thoshte deklarata e Prokurorisë për krime të rënda. Duke marrë si shembull Sanaderin e burgosur në Kroaci.

Më herët dhe sërish pas deklaratës, Rama e akuzoi prokurorinë për përfshirje në politikë, duke i thënë se nuk ka lëvizur as gishtin, që kur ka lindur. Në të vërtetë, ne s’kemi parë kurrë asnjë arrest njerëzish me fuqi politike nga prokurorët shqiptarë, as edhe një të vetëm. Ndaj zelli tingëllon i huaj, si dikush kur nuk është vetvetja. Sikur të ishin të gjithë ata që thonë se janë, do t’i imagjinoja tigra.

Ndërkohë Rama ka nxjerrë Saimir Tahirin nga grupi parlamentar i PS dhe forumet, duke thënë se mund të rikthehet pasi të ketë provuar pafajsinë i vetëm para drejtësisë. “Boll e kam bërë avokatin e Saimir Tahirit për 4 vjet në gjyqet politike e mediatike. E kam bërë me vetëdije të plotë, pa dyshuar kurrë në integritetin e tij, e kam bërë me pasionin për të ndryshuar Shqipërinë. Uroj që të mos e kem pishmanin e jetës time politike, gjithçka kam dhënë dhe gjithçka kam marrë nga Saimir Tahiri”, tha kryeministri Rama.

Fikret

Te gjitha rruget te çojne tek Roma

BeluliXVI

-ne fakt, ne 2007 eshte arrestuar ne flagrance (ish)zv ministri i transporteve ne qeverine e Berishes, Nikolin Jaka, mbas operacionit te prokurorise, ‘‘me duar te pastra’’

u denua por beri fare pak burg ky, mbase 1 vit. dhe me pas gjykatat e shkalleve me te larrta e nxorren te pafajshem. bile u rehabilitua aq shume, saqe sot eshte kryetar i dhomes se tregetise ne Tirane dhe nje partner i nderuar i qeverise se rilindjes.

bsalaj

Vetem nje gje Belul, kush ishte Kryeprokurori ne ate kohe? Qe te jemi te qarte, e kam fjalen per drejtimin aktual te Prokurorise. Jo per te thene se kane qene me te forte ata/ato me pare se Llalla. Se rasti i Jakes eshte perjashtimi qe provon rregullin.

BeluliXVI

jo jo, nuk e dhashe per karshilek kete shembull, as nuk e mbaj mend kush ka qene kryeprokuror /e . por thjesht si nje fakt… dhe fakt mjeran sepse nuk eshte asgje ne gjithe keto vite ku gelon korrupsioni mbare e prape.

sidoqfofte, eshte qesharake kjo historia Jakes sepse prokuroria dhe policia e kohes beri pune te mire, e arrestuan ne detyre, ne flagrance… dhe prape me ne fund gjeten menyren ta nxjerrin te pafajshem… e vetmja cfare humbi ky individ ishte vazhdimi i ‘‘karrieres ne politike’’ …:smiley: ndekaq , sot shfaqet gjithandej si nje biznesmen apo person me legjitimitet dhe integritet ne shoqeri…:slight_smile:

Kthupi

Jo vetem aq, por kerkoi edhe 8 milione leke kompensim per burgun.

TironciLebetit

Rasti i Rulit dhe Artan HoxhDetarit, Minister e zv-Minister respektivisht, te perfshire ne Kontrabande druri, ku ky i fundit ju arratis drejtesise me Gomone bashke me fyren e tij e studjoi ne Italy per tu bo Presidente, Ridvan Peshkepia shitesi i vizave me canten e tij enigmatike, dhe se fundi ish-zv Ministri Minoritar qe u vodhi fondet komunitetit Rom…jane raste te tjera procedimesh sepse ajo toke pjelle shume Rilindas.

STALKER

:joy::joy::joy:

image

Br3dharaku

u bo bajat ky argument, o stalker. Ky gjigandi juaj ‘lavire’ nuk i quajti po u tha mos nderhyni ne punet e politikes. Dhe Sajmen nuk e dorezoi. U mjaftua me nje verejtje me shkrim dhe heqje te teseres

STALKER

Po tu thoshte të pakten tropojane, siç dhe janë !

Të pakten !!!

BeluliXVI

@Br3dharaku , Bredho… ca i ka punuar prokuroreve Rama kur ata pezulluan dhe donin te arrestonin Haki Cakon, dhe me te drejte, per ate aparatin e pergjimit qe policia ky insticiuon legal shqiptar e futi aparatin e pergjimit ilegalisht , hajduce mer hajduce e futen ne Shqiperi , tamam pune kriminelash.:smiley: e mire o mire , me liber shtepie i ka share …:smiley:

edhe per @Pjetermustakuqi ehehehehejjjj, u vra msusi ehehejjjjjj… policia e rilindjes vs prokuroria , e mbrojten Cakon forcat speciale nuk ja dorezuan prokurorise, ehehejjjjj.:stuck_out_tongue:

Br3dharaku

po c’do ndryshonte kjo mo Stalker? prokurore, mo a jane?
se mesa di une, origjina nuk eshte kriter per t’u bere cfaredo do te behesh. Sikurse as nuk eshte e thene qe te gjithe policet ne Tr te jene ose te mos jene tepelenas.
Ore, e di ti qe ne vendin ku ti jeton e ne kete ku jetoj une, te besh nje afirmim si ky, denohesh?
Provo te thuash aty ne pune qe te 3 keta koleget e mi jane afrikane dhe kjo eshte padrejtesi.

Pse mo, vec tepelenasit e skraparllinjte paskan te drejte te behen prokurore ne Tirane?

Br3dharaku

ore, per nje aparat pergjimi ngrit zerin dhe Sajmia para ca kohesh. U perfol qe ne kete kish gisht dhe Likja i cili qesendisi dicka me shume qetesi dhe dashuri kur u pyet

TironciLebetit

I ngatarron gjonat ti Stalker, pyetje eshte me vra menien kush eshte denuar ose tentuar te denohet pa te padenuar ka plote atje…psh Ti ke ish-Ministrin e punve te permrenshem Gon Musaraj qe drejtoji heroinen e kokainen ne Shqiperi e zhtyti Beratin ne gjak per pazare te prishme. Mos kujtohet njeri per te ? Po vrasim menien per te proceduar se Halloween mo, kta te upozites i kan kopshtet mbrapa shpise plot me kadavra e ky eshte problem i modh qe sun e shu por e ndez ma shume Saje Qorri.
Ah se u kujtova Rexhep Uka u tentua te cohet ne gjyq dhe ai Ministri Socialist, Igli Toska, qe donte me privatizu kompleksin Dinamo.

Fikret

Qenka shum semure fatmir xhafaj ministri :frowning:
e paskan nis me urgjence ne Itali :frowning:

46and2

aman te beje kujdes …keshtu do e kene thirrur edhe ate tjetrin atehere me urgjence qe ti vinin pergjuesin…çoç dine edhe per kete.

Alba2265

Aman Saje se mos na besh ndonje hata.verejtje me shenim ne karten e regjistrimit eshte derman .:grinning:

Fikret

Mbase ka shku te prezantohet

STALKER

Ahahaha, po të pakten, siç kish shkrujt njoni: “po njëri ore, të pakten njëri mos kish qene nga Tropoja” ! :grinning: (e s’po flas për lidhjet me babagjyshin). Ti nuk e kupton diferencen mes dy kryeministrash ku njeri i thote LAVIRE, badihava fare nje kryeprokuroreje, vetem é vetem se preu urdherarrest për 5 gardiste te filmuar nga 1001 kamera sheshin, dhe nje Kryeministri qe nuk eshte i zoti ti thote nje prokurorie “Po nuk gjetet nje koleg nga Peqini?”

Ore, kot lodhesh, Rama eshte dhjaks. Ylli Rakipi eshte ai qe eshte, por ketu i ka rene kokes :

Sali Berisha, në raste të tilla ka vepruar krejt ndryshe. Ai kurrë nuk i ka dorëzuar bashkëpunëtorët e vet, para prokurorëve apo ligjit.

bradland

Prokuroria e Krimeve te Renda sot Rames i tregoi rrugen , nuk ka kthim prapa.

Pjetermustakuqi

Kot lodhesh @BeluliXVI,nuk e gjen dot shembullin analog. Ky Cako u pezullu sa per dijeni dhe kur u liru nga akuzat,u kthy prap.
Mjaft te shohesh deklaraten e prokurorise sot kunder Edvin Kristaqit, ja futen dhe Lul Bashes me Monen. Sali Berisha u prishe me Sandrin dhe Fevziun, vetem se i dhane munsine me fol asaj “Lavires se Bulevardit” ne TV. E hu,standardet jane vite drite larg. Vite drite.

Fikret

Sot kishin nxjerre ne fotografi tu rregullu deren e burgut. Po e boshin ma te madhe.
Dashkan me i fut dy nga dy me sa duket

TironciLebetit

Ne Shqiperi po dhjesin te gjithe keta sot…Presidenti dha mesazh te koduar me keshilltarin e tij ushtarak Kulla Culo…shkoji ne Poligon dhe qelloji nje 10 me Pistolete kurse Kulla dy Nenta…SuperPjeshka e Familjes kundershtare mbas 2 ditesh shkoji edhe ajo ne Poligon dhe qiti me Aftomatik…Mediat i paraqiten me besnikeri Mesazhet e Koduara.
Habilajt ishin fenomeni i Mesdheut…mbas gjithe gjullurdise se Makines Audi me Top-chanel e Klan mire pasqyruar ne TV, perseri shkojne me pas e takojne Bosin e Sicilise me te njejtin Audi…Saja duhet te kete shume pak frike nga Burgu me ata kusho Koqe qe ka.
Ah Mona po bo thirrje te ndergjegjesohen shqiptaret e te cohen qe trafiku i kanabisit te shkoje ne drejtimin e duhur,tek Balilajt…te shkoj Haka tek i zoti…per kete duhet Revolucion popullor.

bradland

Edhe kjo nuk kishte ndodh keto 20 e kusur vjet Demokraci ( i thencin ) . Tre Tropojane Prokurore te emruar Direkt nga Profesor Doctor Sali Berisha te fusin ne burg ish Ministrin e Brendshem te Mazhorances , kete vetem Sali Berisha mund ta beje , qe ju befte dita njemije ju befte.

gjembi

Goditje e padrejte politike? Nese hetuesit italjane thone qe eshte implikuar dhe Tahiri, ata po perpiqen te godasin politikisht ate? Pra i bie qe Saliu te kete blere dhe hetuesine italjane?

bradland

E ka blere , mos te duket cudi.

Fikret

Ska pse e blen. Jane tropojanr.

46and2

do i jete prezantu si Rama, po lun kurin e shokut

BeluliXVI

ca jane vite drite larg mo vlla , Rama shan ke ti dal para… gazetare e ca te duash? -pastaj, Edvin Kristaqi personalisht e lincoi ne media Zaganin para disa vitesh kur ai denoncoi Tahirin per makinen dhe lidhjet e tija kriminale ne pergjithsi me Habiljat… Zagani sot u faktua me 1000 % nga policia italjane !
nese do ishte degjuar sadopak Zagani aso kohe, mbase do ta kishin shpetuar vendin nga shume gjera, e sidomos nga kanabizimi qe ka vene ne rrezik integrimin e Shqiperise ne Evrope.
madje BE do riktheje vizat per Sqhiperine… he per he po mendojne per nje sistem online te vizave , gjoja per ‘‘ballkanin perenendimor’’ ne pergjithsi thone. por ne fakt do vlej vetem per Shqiperine, pasi Mal i Zi dhe Serbia jane ne kurs te mbare per BE… keta ne mbledhjen e ardhshme te BE , mbase pas 6 muajsh , do pranohen ne BE. kuptohet jo me te drejta te barabarta… por ama do kene levizjen e lire. keshtuqe cfaredo mase te marre BE per vizat, efektiv vlen vetem per Shqiperine,

46and2

te mesojme sa me shume shprehje shqip:

“peshku qelbet nga koka”

46and2

ta shtyjne sa te kene mundesi deri te enjten po qe e mundur , kjo eshte ceshtje shume me rrezik dhe duhet ta mendojne mire e mire para se te procedojne…sepse kete ke frike me e fut edhe ne burg se shkon e te fik alarmin e burgut.

zeqo

Media e kazanit pra!!:joy:

Fikret

Po mir mo vlla, ky kur nuk do me e dorzu por don me edhe me e denu, pse nuk e mban ke burgu i surrelit me beton antirraket :smile:

aleko

po gojet e liga thone qe e ka bo jo per ta fut mrena, por per ta shpetuar o Brado.

Kthupi

Pse eshte me i keqi? Cfare pret Sajmiri, t’i dalin krah me sy mbyllur e te vene doren ne zjarr vetem pse e kane shok idealesh? Secili mban pergjegjesi per veprimet e tij, po ka bere zullum, t’i thote burgut hapu me mire vete, po s’ka bere dhe procesi e verteton atehere dera eshte hapur, eja prape. Per mua, mbase ngaqe eshte ne nje fare menyre mentalitet amerikan ku secili eshte i zoti i veprimeve te veta dhe merr persiper edhe meriten edhe fajin, por kjo eshte menyre me e drejte, i pelqen apo jo Sajmirit.

Mesazhi i Rames eshte nje cike i dyzuar ne fakt, nuk duket krejt si mesazhi i dikujt qe beson ne pafajesine e ish kolegut, ndoshta ne perpjekje per t’u dukur me teper pro procesit sesa pro Sajmirit, ose ndoshta ngaqe Tahiri ka sjellje kokecarje qe s’i duheshin dhe e ka vene PS ne pozicion delikat, por vende - vende e ka hedhur poshte

kapo

“Unë e kam mbrojtur Saimir Tahirin, për shkak të detyrës si ministër i brendshëm, dhe për këtë shkak u krijua perceptimi i gabuar, se ai ishte bashkëpunëtori im i afërt.”
Kështu tha Edi Rama, përpara parlamentarëve të vet, duke menduar se me këto fjalë shpëtoi, duke i dhënë duart Saimir Tahirit…
"Siç e tregoi koha, në detyrën që mori, nuk i ndërhyva asnjëherë të vetme, në zgjedhjen e bashkëpunëtorëve, në ministrinë e brendshme.”

Kështu tha Edi Rama, i frikësuar, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke menduar se me një fjalë të vetme, i lau duart, me bashkëpunëtorin e vet më të ngushtë dhe më të rëndësishëm, në qeverisjen e shkuar katër vjeçare.

Liqeni

Fjalim briliant i Rames… Mua me dukej se po i binte forte kambanes se Tahirit te hapnin veshet te tjeret.

Sot fillon vetingu lexova diku, hall i madh per kryeprokurorin se ketij as viza nuk i jepet me. Ku ne te semes do shkoj. Kollaj te sulmosh Lu-n publikisht, por ata mbajne inat pak si shume.

Alba2265

Ne baze Te kushtetutes KM emeron dhe eshte pergjegjes per ministrat.

gjembi

Per ty e ndonje shoqe e shok tjeter Rama dhe gaz te leshoje te duket briliante. Thuaj te drejten, te ishe ne Shqiperi do dilje dhe ti te pergezoje Tahirin tek dera e Kuvendit.

bulkthi

mua me habit Stalker, i eshte prishur filtri fare, po le qe kur ka filluar te pelqej filma korean u pa kjo pune se i duket Kimi si Che, e Rama si Fideli

korriku

ku ishte ky fjalim, e kerkova mbreme e sikur s’e pashe

ACDC

Miredita nga gazeta Pravda qe ku Stalket komunisti I referohet vend e pa vend…
Rrofte Saimir Tahiri!

TironciLebetit

Nderkohe qe Mediat me ne krye Artan HOxhen kerkojne arrestimin e shefit te pergjithshem te policise…Zyrtaret amerikane jane impresionuar nga puna e mire ne policine e Shtetit e Gjeneral Haki Cakos.
E paskan ndez ene kta i cik Bar nga Dahoni i Haki Droges… This is a Miracle BAR…


Nderkohe Ministri Xhafaj rezulton shume i suksesshem ne nismen e tij institucionale per Bashkepunim Rajonal. Po sikur kishte ikur per te mbrojtur Tahirin ne Itali urgjentisht ky tipi mo? Po qe kta te dy po korrin frutat e atij qe ja fut atij qe ka afer???

arb

Vellezer e Motra,Shok e Shoqe ca u be?? :v:

Br3dharaku

shoku Arb, partia e la me njolle. Po partia me siguri do ta rehabilitoje prape. Mbase do ta coje per ca kohe ne gjirin e kllases te edukohet po ne fund, te gjithe e dime qe do edukohet. A nuk u edukuan ashtu dhe shoke te tjere para tij? e ça pastaj se kishin perfunduar burgjeve te botes? partia i vuri ne detyra te rendesishme sepse i njeh ata me mire sesa i njohin policet a botes. Partia beson dhe do vazhdoje te besoje ne bijte e bijat e saj

Pershendetje revolucionare!

machitewa

Sipas Fevziut informacionet që ai kishte nuk ishin politike, por janë sipas tij kaq të rëndësishme sa ministrat e Ramës shkojnë në zyrë me sytë nga prokuroria.

TironciLebetit

Kumandari po vesh qillotat dhe po flet gjithe ngazellim per Destabilitet dhe Dhune…Ymer Ymer

korriku

nuk ka faj, ne kohen e sales krimi ishte i gjithi i organizuar dhe punet e tij shkonin fjolle nen kujdesin e Sales, familjes se Sales, partise se sales, shtetit te sales… behej krimi e s’ndihej ze xhang xhing

Me rilindjen nuk merret vesh, s’ka organizim krimi hic, jane ngritur kot me kot hallakatur like ‘chicken without a head’. Doemos destabilitet…

arb

Shok, mos u nxitoni shok ! Kur themi Partia nenkuptojme nje parti! Parti e cila nuk njihte rehabilitim per vjedhje te c’do tipi,vrasje ne bulevard apo ne mes te pyllit,apo mos o zot te te shkonte mendja per tradhti ndaj Atdheut ! I kishte ajo Partia ato,ashtu si kapitalizmi i ka keto…ca ti bejme? Gjera qe ndodhin ,jemi ne kapitalizem! Pranoje kapitalizmin shok e mos bej ironi pa vend pa kohe pa mendje!

TironciLebetit

Shiqo se ti je me biografi te keqe…do te te sulen ndjekesit e Salih Qenefit e do te thone qe ke dobesi ndaj armikut te popullit…

Gjyqi i Sajes nuk ka fillu akoma por poplli ka nevoje per argetim dhe te ndjehet i perfshire ne gjykimin e Saje Qorrit. Lyli me partine bllokqene te Mones po gatitet me ardh nFuqi e te rimarre ne kontroll tregetine e Drogit se veq ata dijne ta bojne.
Dridhu Saje Se osht hedh thirrja per ndergjegjesimin e Shqiptareve.
Nderkohe ajo Gazetarja Lala therriste prap sot se kan ardh ne prokurori ene 4 faqe te tjera prej Italie per Sajen…Nderkohe Saja ka rruge te gjate perpara e Gjigandi ja leshoji doren. Do zoti nuk ha ndonje koqe plumbi se kushot e tij bashke me Audin pordhac i cun ene anti-mafien atij bosit ne Sicilie.

bradland

Nuk ke pse dekurajohesh , thjesht nuk jeni profesioniste , ju jeni per te fut noj fukara ne burg se ndrroji dy tjegulla dhe nuk pagoi dritat , nuk keni aftesi menaxhuese , nuk mbillet droga pa bere kontarta shitjeje ndershteterore , ju ja late barboneve ne dore .

Fjala

Heu paska dale edhe Blendi te beje apologjistin e Tahirit me argumenta asnjeanes te tipit “Prokuroria gje e leshte qe nuk leviz, pse leviz ne kete rast?”

Fikret

Megjithmen qi esh per tu shqetesu, se kur te dali ky nga burgu, kohe e gjate, iPhoni do jete ne versionin jubilar 25 :smile:

Dranja

Krahasimi i Prokurorisë shqiptare me Gruffalon është më i mirë se del nga përshkrimi. Ajo është një kafshë fillimisht imagjinare, që miu e shpik për tu kallur datën grabitqarëve që duan ta hanë me dhelpëri. Por papritur, kaq shumë është imagjinuar sa i shfaqet përpara miut dhe do ta hajë atë vetë. Por miu tashmë përdor frikën që kishin grabitqarët e tij nga imazhi i Gruffalos për të bindur këtë të fundit se ai vetë është kafsha më e tmerrshme e pyllit, dhe që Gruffalo vetë rrezikon jetën po të mos ikë. Haha… Besimi është çelësi.

gjembi

Te gjithe qeshem me shakate e Duces. Ty te duket normale dhe per qeshur qe KM t’u thote gazetareve se cfare pyetjesh duhet te bejne?

korriku

e besoj
dicka me thote se prokuroria nuk para ka te njejten emergjence per hetimin e tij tani qe Tahiri mbeti pa asnje funksion partiak

TironciLebetit

Po cer do beje Prokuroria Shqiptare qe si ka kapur Habilajve asnje grame droge nderkohe qe Prokuroria Italiane u ka kapur 4.5 tone?

Folen juristet…Prokuroria Shqiptare duhet te krijoje nje komision te perbashket ku te kene akses ne faktet kunder Habilajve.
Po sigurisht do behet Politike me Tahirin …kush do i ndaloje…

Vlonjat

Po gjembo. Kur para teje ke idiote qe dine vetem te vene mikrofonin para dhe te hane fara, po. Njeqind here po! Jane dhe keta thashethemexhinjte, qe degjojne nje "pordhe " nga tavolina ngjitur ku pijne kafe dhe e sjellin si lajm ne media, nje pjese e madhe e problemit te ndergjegjsimit te shqiptareve. Degjove apo lexove ndonje gazetar te shkonte deri ne Catania dhe te bente nje hetim sado te thjesht per çfare ka dale ne media keto dite? Pse duhet te degjoj tahon ( i trimeruar mbas tronditjes qe mori) apo alibeajn duke share njeri tjetrin dhe te mos te degjoj nje ze te trete dhe asnjeanes? Pse keta parazite i marrin lajmet nga fejsbuku i pinokut, palloshit, mones e te tjere surrogato dhe i nxjerrin pa filtra ne publik? E kupton ti gjembo ça pushteti u kane dhene politikaneve keta parazitet ngrenes farash? Gjithe puna e tyre ( as qe behet fjale per mision) eshte ça tha ky kur shkeli ai syrin, si krujti koken ai kur i permendi emrin ky, si reagoi ai ne fejsbuk, si pershendeti ky tjetri kur doli nga restoranti. Lere gjembo se eshte muhabet pa krye. Prandaj tall bythen gaztori shoku edi se e di shume mire ke ka perballe.

TironciLebetit

Se paske kuptuar akoma se te gjithe duan te jene ne pushtet kur behet Vetingu e jo ne opozite? Njerezit kane halle se i kan shtepite plot me Bar e ska kush ja u merr…biznesmenet nga Tirana i kan leket e bllokuara, plus Mona e Lyli jan tu dhon mesazh qe pazaret duhet ti boni me ne.
Saje Qorri me ato Kusho qe ka pisk do e kete muhabetin keshtu qe boju e forte.

korriku

Saja Tahiri nuk ka gje per te fshehur,
prioritetet e ministrise se tij gjate 2013 - 2017 kane qene ndryshe nga keto te tanishmet.
Gjate ushtrimit te funnksioneve per ate periudhe, akuza te ngjajshme do ishin edhe psh deshtimi ne rregullimin e qarkullimit rrugor, nisur nga aksidentet e shumta, pra sa per shembull. Mund t’i ngresh sa te duash akuza lidhur me rendin, korrusionin, krimin… me supozimin se s’ishte i suksesshem.
Ajo qe ben dallimin eshte tjeter gje, eshte kompromentimi personal dhe Tahiri s’ka asgje per te fshehur e gjerat jane, me te thjeshta s’ka, lidhur me kete te fundit.
Nese drejtesia funksionon. Kjo sikur eshte problemi.

B-O-H-I-C-A

Edvin Rama Mao Ce Duni
Jane si buka e nje brumi

aleko

sapo pashe videon ku Rama tallin trapin me ato/ata gazetare mjerane dhe tamam idote. Ja u lujti fene. PPU-ja ben mire ta publikoje ketu kete bisede midis Rames dhe nje tufe mikrofonaxhinjesh.

Pjetermustakuqi

Thirrjes se Edvin Kristaqit,bere gazetarve,qe te lexojne,komuniteti i gazetareve ignorante,sigurisht qe do e merrte per fyerje te rende.

dafne

upsss…

TironciLebetit

CeZi shoke e shoqe CeZi…U denua ortaku i Likes dhe Zenit me 11 vjet burg dhe 4 milion usd sekuestro…pak para Denimit kerkoji te sillte 100 dokumente te reja por ja hudhen celesin e qelise ne Lum…Ah moj Gazetari Heroike…

urbantelescope

Si i nxjerrin keto milionat si pa te keq , as nuk marrin mundimin ti dergojne offshore, te papare shqupistat qe i ben pershtypje sot e sulmojne “kamjen” e “varferin” qe ka pllakosur vendin me “Rilindjen e Gjigandit”

TironciLebetit

Ky tipi ka frike me honger nderkohe ne qeli…
U mundu ne moment te fundit per ndonje deal dhe kerkoji te paraqiste 100 dokumenta shtese por hic ne Burg…Burg

urbantelescope

Ky ishte ai qe doli ditet e skandalit te Saje Qorrit ne lajme se kishte dokumente per CEZ apo ishte tjeter se mu fiksua sikur ishte me i ri ? Po sekserit t’Xenit s’ia sekuestruan ato 7 milionet apo se prek Prokuroria Tropojane ate :stuck_out_tongue:

TironciLebetit

Ky eshte ky, po e rrejti menia qe do e shpetonte Likja me Zenin. Prokuroria Tropojane gjeti Tropojanin Zagani fajtor dhe i qepi alibi saje qorrit per ate pune sepse njofin veq Lekun.

kapo

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Papa shprehet se “Dikur e rrahen si qen rrugesh, tash fryhet si rrugac mikrofonash!”.

pemaa

Papa Frankcesku, Papa Racinger apo Papa Berti?

Kthupi

Prokuroria vendosi te mos ja kontrolloje shtepine Sajes. Do t’i kontrollojne vetem xhepat e xhaketes dhe po s’gjeten gje do ta shpallin te pafajshem.

B-O-H-I-C-A

Oh sa do gezohet Saimiri.

maksmeto

Te drejte ke, tropojaneve nuk u lejohen karriera te tilla si prokurore e gjykates. Ata duhen vetem nga Zona e pare operative.

korriku

as Lavireve te Bulevardeve s’iu lejohet

maksmeto

Tani qe Kuvendi e autorizoi Prokurorine per kontroll banese, do behet nami, sepse Saimirit i ka munguar koha per te zhdukur provat.

maksmeto

Atyre ju lejohet, bile ju lejohet, qe te behen pale me njerin krah politik hapur.

korriku
Fjala

Po ca do bejne ne Catania gazetaret shqiptare? Do zene mik prokuroret italiane se mbase u leshojne ndonje info per nje ceshtje qe eshte ne proces gjykimi? Lexo transkriptet e pergjimeve, dhe gjyko vete. Jane ne fakt teper interesante, jo vetem per Sajen, por si organizohet gjithe tregtia.

maksmeto

Cfare eshte kjo?! Pergjigje?
Do te besh debat politik apo profesional, per sjelljen perkatese te prokuroreve ne te dy rastet? Nese e do politik, atehere vazhdoje me dike tjeter, nese e do profesional, mos u merr me cfare tha Saliu dhe cfare tha Rama respektivisht dhe sidomos, mos u merr me origjinen krahinore te prokuroreve.

TironciLebetit

Ca bohet shoke e shoqeni…Ambasada Amerikane nuk ka asgje per te deklaruar per ceshtjen Tahiri… po sikur shoqet e shoket e mediave po thoshin se ishte FBI qe kerkonte Tahirin… ua tha Mona mos prisni gje nga Ambasadori Lu…por edhe Zoti Yee pergezoji prokuroret e drejtesine por pergezoji edhe Qeveriun, jemi me te tha …spo merret vesh gje fare sepse mbi te gjitha mungon nje vizion i qarte.

Kthupi

Zgjati cik si shume ky muhabet se u bene nja 5 dite. Tani kemi 3 dite muhabet per gazetaret rrocka qe shkruajne lajme me 3 fjali dhe merren me bythet e Xhesikes dhe kandelet e Ciljetes. Pastaj fillon Vettingu :smile:

TironciLebetit

Po mir mer po zoti Trump cer do boj nket mesele… PLS Zoti Trump… :pray::pray::pray::pray::pray::pray:
Jemi me Qeveriun thote DASHi se osht kalorse qe lufton Korrupsionin… Ambasadori Lu kthen kurrizin dhe le Monen e Lylin te vetmuar…

TironciLebetit

Patrioto ne fund te fundit…Lexoni u tha Gazetareve e mos leshoni traplliqe… nje nga pyetjet ishte pse 2 nga deputetet tuaj sipas Lylit kane honger darke lluksoze… do te te ve ca foto te Lylit ne darka lluksoze me gazetare e kengetare ktu tek peshku?
Filloji biseda e pyetja ishte pse nuk hiqet imuniteti i Deputetit e asthu mbaroji kur imunitet nuk ka por u mohua urdheri i arrestit… hec mo inshallah e bojkotojne gjigandin se u jep shume material ktyre gazetareve…

Vlonjat

Hakçe hakçe patrioto duhen bojkotuar te gjithe mfks se jane bere si zoti i lartmadherishem ne ate byth vend. Hap televizorin, leçit gazetat dhe vebsajtet 80% te lajmeve jane me keta shkerdhatat. Por faji nuk eshte vetem i farengrenesave me mikrofon por edhe i pronareve te mediave: V.Hoxha, fania, sandri, pasmaxhiu, dulaku, dafllaku, çillaku merri me rradhe. E kane median vetem per gjoba dhe kontrata nga qeveria. Normale qe edi do ti zeje me shpulla te gjithe. I mban me leke mer! Ata qe s’i mban edi i mban xeni peshkaqeni. Ku jemi? Hiçgjekundi!

Vlonjat

Harrova meron e temes qe u lodh perdite duke diskredituar kundershtaret e rames. Çunin ia çoi ai zhapiku i bashkise me burse ne oksford. Ka zene rrenje qelbsirelleku atje mer ejjjjj.

TironciLebetit

Une them qe i hypen i cik gamorit mbrapsh kta te mediave qe filluan te kerkonin non-stop Arrestimin e Gjigandit… gazetaret pasqyrojne gabimet e qeveriut dhe demaskojne por nuk kerkojne ARREST nga botha e karriges.
Nuk i ka vetem Rama mediat por ene Likja ka mediat e tija e Lyli…e ato per ket dite te keqe kunder Rames do jene. .Kta gzetare bojne pyetje idiote mer vlla…kape i cik videon e skandalit e mba shenim qyfyret e Gazetareve… pa shkolle duken kaleminxhinjte…
Po mir me, cer i Lutet Mona Ambasadorit Lu te nderhyje per cfare? Qe Gjigandi eshte Harbut? Po mir me shqiptar eshte …Lavire e Pucista e grup te armatosur nuk i quajti.
Nderkohe shume lajme te pakonfirmuara jepen si fakte e ky eshte big fucking problem i mediave…marrin nje leak a rrene nga nje prokuror e politikan e yxhym.

korriku

jo. kur lexon, lexo deri ne fund e jo shkeput text sipas qejfit.
kjo, per profesionalizem

Kthupi

Sepse nuk funksionon ligji sic eshte me Amerike psh ku mund ta hedhesh tjetrin ne gjyq per shpifje po qe se flet ne ajer. Fshihen dhe keta ketej me ate “anonymous sources” dhe flasin kot ndonjehere, po per gjera qe jane publike dhe lehtesisht te verifikueshme nuk llapin kot. Edhe per kriminelat kur i kap policia, lajmi thote “he is alleged to have done…” se gazetari s’eshte gjykates qe ta quaje tjetrin fajtor pa u shprehur gjykata.

Mbaj mend para ca vitesh kur Aneta Rama hodhi Salen ne gjyq per shpifje, gjykata e nxorri te pafajshem se helbete ishte fjalim fushate elektorale dhe s’e kishte me gjithe mend.

TironciLebetit

Une thom qe fle tjeterkund lepri… sic jane Militantet e Peshkut po ashtu jane edhe Militantet e Mediave, gazetare e analiste qe blihen me para Droge e Pushtetit per te mbrojtur Politikanet ne llogore respektive. Kta po merren me gerricjen Ramen e Media po mund te kapesh kacafytjen Hoxha artan Media me Lala Gazetare qe u zune shume me keq se Rama me gazetaret.
Ka shume pak gazetari te pavarur por media pacavure qe marrin mesazhe ne telefon nga Pagatoret per tu perdorur kunder politikaneve. Po ti ke disa Bosa mediash qe jane perfshire ne Droge prej vitesh…
Gazetari ben investigimin e ben Scoop e Prokuroria shkon tek Gazetari i pavarur. Pacavuret mediatike marrin mikrofonin ne TV dhe presin zarfin me leke…Para nja 2 ditesh ca gazetare po ngrinin ceshtjen qe shume Gazetare jane milionere…

Pjetermustakuqi

Thane se ka vedeo me Edvinin. Poqese eshte me sex,vec tjete me femen, se i shtojne pike. Prova superata me fotot nudo. Poqe me mashkull,u dogjem. :joy:

kapo

“Edi Rama, per fat te keq e fitoi dhe nje beteje tjeter, duke e larguar vemendjen e medias dhe opinionit publik nga ceshtja themelore drejt nje konflikti per motive “te dobeta” me reporteret e politikes. Dhe te gjithe bejne si te indinjuar sikur Rama u soll per here te pare ne kete menyre me gazetaret, jo sikur sillet perdite si pronar i te gjitha mediave, drejtor i te gjitha mediave, kryeredaktor i te gjitha mediave…”, – shkruan Artan Hoxha.
“Bej qejf sa ne krye te prokurorise te kesh Tik Llallen dhe Hajdarmaten qe e pergezon cdo nate per hetime te suksesshme Doktori, qe fshiu bythen me urdherarrestet e prokurorise me 21 janar. Per sa kohe prokuroret tane te tredhur nuk do guxojne te hetojne Kryeministrin Rama, presidentin Meta, ish-president dhe ish-kryeministrin Berisha, ne kete vend cudia me e madhe do te zgjase vetem tre dite dhe pastaj do harrohet.
Urime per fitoren e sotme zoti kryeminister, ….”, – shtoi Hoxha.

Në përmbyllje të reagimit, gazetari ka paralajmëruar kryeministrin Rama, teksa i thotë: “por mos harro, qofte edhe njeri nga ne te mbetet ne kembe gjithnje do gjendet nje media brenda apo jashte vendit ku do shfaqet ajo video me ze dhe figure…”

urbantelescope

Po kusuri 3 milione , apo leke xhepi :stuck_out_tongue: