163 postime7410 shikime31 gusht 2017 në 10:32 e paradites
Blendi Salaj@bsalaj
Ne nje interviste tek Panorama Sport mbrojtesi i Skenderbeut, Marko Radas tregon mbi krenarine qe ka perjetuar si lojtar ne kete ekip qe ka bere histori ne futbollin shqiptar, por edhe dicka tjeter. Marko eshte 33 vjec dhe se shpejti do i vare kepucet me taka te futbollit, por ka vendosur te qendroje tek Skenderbeu, ne funksione te tjera, duke u vendosur perfundimisht ne Korçe.
aleko@aleko
Korca, nje nga zonat e ralla, ne mos e vetmja ne Shqiperi ku njerzia rezatojne qytetari.
fjaline ‘dua te rri perfundimisht ne Korce’ nuk ma zuri syri ne interviste.
Qe deshiron te vazhdoje me futbollin pasi te mbylle karrieren, kjo eshte shume normale. Jo se te qenit futbollist i mire perkthehet detyrimisht me te qenit e nje drejtuesi apo menaxheri te mire.
Tani ne pritje te ACDC qe do na llafose per Skenderbeun “e madh”, pyes se si harruam te flasim me pare per hetimin nga uefa, per shpalljen fajtor, per heqjen e titullit kampion pasi u provua qe kane shitur e blere ndeshje me shume se cdo ekip tjeter (perfshire Kukesin)?
eshte qytet me I kalteruem sipas A Ermenjit se kauret Jane marre me tregeti e zejtari te cilat jane profesione qe e gdhendin njerine ,ndersa muslimanet dinin vetem Te shisnin pordhe me kobure ne brez e nuk zinin pune me dore .
Nga e ke mesuar kete ti? Une e di ndryshe: te krishteret prodhojne (mallra bujqesore ose teknike) dhe pastaj shesin. Kurse tregtia (marr nje mall te gatshem dhe e shes me tej) eshte tipike per njerezit e kaukazit dhe orientit (ne pergjithesi myslymanet). Apo e kam gabim?
edhe se ka pasur emigrante me shumice po ketu kundershtojme teorine e provuar 4-ciperisht nga shkabat se zakonisht emigrante jane deshtaket dhe kriminelet
Ma shume e ke than ti se une,biles po t’mos ishe ti,do ishte harru se e kam than une. Pse kshu ti?
Pjer Thomas@Pjer
Kjo me pelqen, kjo eshte publicitet me Shqiperine
ACDC@ACDC
Po shyqyr qe nxorret me ne fund nje artikull per ekipin shqiptar,me te mire te te gjitha koherave ne futboll.
Ekipit qe i eshte hedhur me shume peshtyme nga xhelozet e studiove te pushtetit ne Tirane,si Flamurtarit dikur…
E denuan pa prova (me Flamurtarin u hakmorren ne doganen e Hanit te Hotit dhe kampionatet shkonin me porosi te PPSH tek Partizani/Dinamo jo tek Flamutari)dhe perseri ja u mbylli gojen duke kaluar plot 4 ekipe ne Europa Lague.
Cfare do te thone tani halet e Procesit sportiv,Rudi Vata apo Erion Brace?
Pas Bledi Shkembit,Marko Radas eshte shtylle e ekipit dhe eshte i mirseardhur te kontribuoje edhe pasi ta lere futbollin.
ti flet sikur je pronar, mo ACDC
Ekipi me i mire i te githe koherave? c’ke pire mo, raki Boboshtice?
kush u hakmorr mo, UEFA qe e hetoi? ju ka lene uraten shoku enver, armiq shihni rreth e perqark.
Pale po na paske lexuar dhe historite e Mehdi Bushatit dhe vrapon ta futesh Korcen ne nje kategori me Vloren…
Perkundrazi, atehere mobilizohej krejt shteti dhe vihej krejt infrastruktura ne sherbim te “perfaqsimit dinjitoz” me te huajt.
Une mbaj mend psh qe Vlora mori portier Tur Lekbellon (ish Teuta dhe Partizani) vec per ato ndeshje
Pjer Thomas@Pjer
Di gjo njeri, a ka kurse te shkurtera e te pershpejtuara per trajner futbolli ne Shqiperi.
-Tur Lekbellon e morren ne vend te Luan Birces qe ishte portjeri i Flamurtarit, se kishte probleme me biografine… -kane bere nje krim te rende personalisht per Luan Bircen qe kishte bere nje sezon fantastik te Flamurtari dhe ishte vetem ne rritje si portjer, por pas kesaj ai u vra psikologjikisht dhe iku fare nga Vlora, shkoi te Beslidhja me duket dhe nuk e kapi dot me nivelin e larte, shume gjynah per Bircen dhe karrieren e tij !
nderkoh, Tur Lekbello na morri me qafe, ishim gjithe lojen 1-0… vetem 1 rast serioz pati Barcelona ne Vlore ato 7 a 8 minutat e fundit , edhe e hengri gol, mes duarve i kaloi.
p,s per kampionatet me porosi ka te drejte ACDC… Flamurtari ishte i denuar per nenkampion nja 4 sezone rrjesht… edhe e bukura, Flamurtari luftonte ne 3 fronte… per kampionat… arrinte ne finale te kupes se republikes, plus luante ne kupat e Evropes deri ne turin e 3-te si me qene Barca apo Reali i Madridit…slight_smile:
1 kampinonat e pranoi edhe vet Faruk Sejdini vjet… ‘‘kush tha qe nuk shiteshin ndeshjet ne ate kohe … me 11 fanella adidas kemi blere ndeshjen e fundit te kampionatit me Luftetarin e Gjirokastres 0-3 ne dem te Flamurtarit’’, tha Faruku… ka qene sezoni 86- 87 me duket… Flamurtari edhe Dinamo dolen ne vend te pare me pike te barabarta, por u shpall Dinamo kampion me golaverazh me te mire…
nderkoh, sezonin tjeter Flamurtarit i hoqi 3 pike federata sepse kishte marre shume kartona 1 vit me pare… nje rregull absurd, por qe e shpiken per te nxjerre Partizanin kampion me 1 pike me shume se Flamurtari.
Belul, ne '86-'87 Partizani doli kampion me 3 pike me shume se Flamurtari (dhe kish edhe golavarazh me te mire ne rast se do ishin me pike te barabarta).
E vertete qe Partizani apo Dinamo merrnin lojtare (Sokol Kushta me i spikaturi luajti 1 vit dhe u kthye prape ne Vlore).
Po te jesh i vetdijshem qe mgjthe kualitetet e mira te Flamurtarit te asaj kohe, nuk ishte ekip shume me cilesor se 17 Nentori i asaj kohe. Dhe e them me keqardhje. Partizanin edhe e rrifnin ato vite po Tirana i rrifte edhe brenda ne Vlore, fjala vjen. Nuk kish vend aty per ankesa ndaj arbitrit etj. Te pakten ne ndeshjet me Tiranen, nuk mund ta perdorni si justifikim.
Kjo e ACDC qe do te fuse Korcen si ekip ne te njejten kategori me Vloren, eshte qesharake. Korca ne periudhen para Bodes, ka qene gjithmone nje ekip medioker qe luante 1 vit ne kategori te pare e pastaj 2 vjet ne te dyten…kjo eshte e verteta
Nuk del foto qe ke vene Belul, po ja faktet per kampionatin 86-87:
e pra, eshte pikerisht ky kampionat qe Flamurtari e filloi me -3 apo -4 pike, sme kujtohet ekzakt kjo, shpiken nje rregull absurd, sic thashe me siper sepse kishin marre mbi 40 kartona te verdhe nje kampionat me pare,. futja kot dmth…
por duhet thene qe kete sezon qe ke vene ti ketu, duhej ta merrte patjeter Partizani titullin, sepse bashke me Flamurtarin me -3 pike denuan edhe Dinamon e 17 Nentorin, gjithe konkurentet dmth…
e mo, mos me Janin tani!
Nje portier do bente gjithe ekipin…
Jani pastaj portier mesatar ka qene. Kurre ne nivelin e Perlat Mustes psh (qe ishte vlonjat - t’i bejme qejfin Belulit)
jo, pikerisht per kete sezon qe nxorre ti ku Flamurtari eshte i dyti pas Partizanit me 3 pike me pak… tashi po ti vesh Flamurtarit edhe ato minus 3 a 4 pike, kemi tjeter kampion apo jo… edhe spo te llogaris edhe luften psikologjike qe e fillon kampionatin jo i barabarte me konkurrentin…
p.s 1 vite me pare, Flamurtari prape nenkampion… por kesaj radhe kampion Dinamo me pike te barabarta, pra ndeshja qe u fitua ne Gjirokaster me 20 bluza nga Dinamo.
po c’te them tani. Nuk me kujtohet detaji i denimit po ti ne fillim the 1, tani thua 3 po mbase 4…
Ore Belul se po debatojme kot. Po kot fare.
Aty lart ke fitoret dhe barazimet. Beji llogarite. S’ka pasur nevoje t’u hiqen pike. Ja keshtu, qofsh falur!
Ja editim tjeter si shkaba:
3 pike i paskan hequr (14 fitore x 2 pike + 8 barazime = 36). Golavarazhin Partizani e ka 25, Vlora 19
Jo i dashur, po pse nuk ka ne shqip. Ne fakt mua nuk me duhet kursi, se futbollin e njoh shume me mire se dhe trainer te ekipeve me emer, Por me duhet ajo e shkrete dipllome. Do thuash ti, qe mund ta marresh me pagese nen dore, mirpo kete gje nuk e bej dot se bie ndesh me principet e mia. Une vete, e kam bere nje kurs per trainer ketu ne Antwerpen, 6 muaj, 1 here ne jave, çdo mbasdite te henen, ne Womelgem, dhe te them te drejten, isha nder me te miret, jo per reklame, por qysh diten e pare (se s’dua te bohem si Ilia Tole), pasi presori shpjegoi nja 1 ore teori per futbollin, na ftoi te sillnim noi ide ne tabele. Asnje nuk po çohej, u çova une, dhe me shkumsin ne dore, fillova te shenoj pozicionet e lojtarve, ne tabele shkruhen me X lojtaret e njerit ekip dhe me O lojtaret e ekipit tjeter. Fillova une;
Kur topi eshte ketu ne krahun e majte dhe po sulmon, mbrojtsi mesfushor del ketu, ruan raportin me dy ansoret, mesfushori ruan kete raport me topin, nderkoh qe ai i krahut te djathte pregatitet me marri pozicionin e tij, sulmuesi i majte duhet t’u dali perpara kundershtarve per te terhequr ter vemendjen e kundershtarve ne ne krahun e tij, mesfushori i djadhte del ketu, nderkoh qe sulmuesi i qendres ruaj kete pozicion ndaj peshes se kundershtarve qe anojne majtas, topi del ketu … (dhe po vazhdoja te shpjegoja ter aksionin rreth 5-10 minuta)
dhe veç kur presori nuk u permbajt
Ti qenke per trainer per ekipin e kombetares.
Edhe kur loznim, i nxirrja kallup belgjit, mirpo ç’e do se ne fund fare, ne kohen e provimeve, me thane se je trainer i mire e njeh futbollin mire, mirpo çalon ne termat teknike, nuk i njeh mire ne hollandisht, dhe duhet te vish vitin tjeter perseri.
-Mirupafshim iu thashe, dhe s’vajta nga inati. Biles ne mbarim te sezonit lashe dhe stazhin e trainllikut.
Ekipi ku dhashe mesim si trainer per femijet 11-12 vjeç, me kerkonte gjithmon, mirpo dhe une kokshkrete. Sot ata femije luajne ne ekipet me emer, dhe thone se; Trainer si Thomas, nuk kemi pare akoma ne Belgjike. Kuptohet qe kjo eshte nje nder per mua.
ehehe… e rregullove llogarine mo, se me bere te rishkruaj komentin. -pra na dolen me pike te barabarta 36 !
golaverazhi nuk vlen shume ne rast te tille, pasi Flamurtari padrejtsisht e fillon nje lufte te pabarabarte me -3 pike…
dhe e dyta, nuk jam shume i sigurt ne rast se vlente golaverazhi kete edicion … natyrisht e them me rezerva kete. por FSHF i nderronte rregullat sipas qejfit… 1 here vlente golaverazhi dhe njeher tjeter jo, pra dy ekipet me pike te barbarta duhej ne kete rast te luanin nje ndeshje finale,
e rregullova se e bera llogarine me 3 pike fitoren. Belul, anen emocionale nuk ta marr fare ne konsiderate. Ajo mund te luaje dhe rolin e katalizatorit per nje skuader duke e motivuar. Fakt tjeter psh eshte qe fitorja me vlere 2 pike dhe barazimi me 1 eshte shume i padrejte. Anglia me te drejte e futi qe ne '80, 3 pikshin
Po te kishte prova UEFA ore trim nuk e kishte denuar 1 vit Skenderbeun por 7 vjet.
Po keto ndeshjet e Europa Lague I bleu prape Skenderbeu?
Po Dinamon e Zagrebit e bleu Skenderbeu?
Ikni ore se late nam duke hedhur balte.
Sa per Radas ai ka shprehur deshire te jete ne strukturat e Skenderbeut pasi te largohet nga futbolli.
edhe gjykates ne UEFA ke punuar o ACDC? ku e di ti qe rregullorja eshte 7 vjet dhe jo 1?
Keto ndeshje ishin per te qare hallin, o ACDC…kualifikim “historik” me 2 barazime me nje Dinamo Z. qe ishte me dobet se Fushekruja.
Partizanin ka nja 3 vjet qe nuk e mund dot. Ekipet e tjera pastaj, i kane blere e i blejne Tako e Maqo si te duan
Ndeshja ne Irlanden e Veriut (2 gola te pesuar ne minutat shtese kunder ca barkderrave amatore) dhe nje ndeshja Skenderbeu-Tirana 2-3 (kur Tirana rrezikonte por nuk ra) nuk kane nevoje fare per prova te metejshme. Shijo suksesin e ekipit dhe mos na e shpif se do na besh te bejme tifo per Divano Kievin.
Br3dh, br3dho...@Br3dharaku
@BeluliXVI, golavarazhi ka qene vendimtar ne rast barazimi pikesh.
Ne 83 Partizani doli njesoj me pike me Shkodren psh dhe kampion doli Vllaznia dhe jo Partizani i privilegjuar
Bredho, leri llogarite sot,mos i nga, se qenke dobet… fitorja me 3 pike, plus ato 3 piket e hequra , nxjerr Flamurtarin kampion me 53 pike dhe Partizanin ne vend te dyte me 51 pike.
p,s ate golaverazhin mos e zi me ne goje… ja ta tha prof Faruk Sejdini si fitoheshin ndeshjet, edhe me golaverazh… edhe sic te thashe me siper, duhej te dilte partizani ate sezon patjeter, pasi i denuan te 3 konkurrentet (Flamurtari, Dinamo, 17 Nentori) , me minus 3 pike
uore Belul, si i ben llogarite mo? po piket i hiqen pas llogarise mo derman. Ti ua heq dy here ashtu
Flamurtari kish 36. I hoqen 3, ngeli me 33. Po dhe 36 te kish, prape i dyti do ishte
Cudi se si nuk pranohet fakti qe Partizani dhe Dinamo ishin ekipet e privilegjuara te Partise dhe Federates.
Kete e dinte edhe nje femije I vogel ne ate kohe…
Edhe Skenderbeut ju mohua nje kampionat ne favor te Dinamos…1976-77… dhe ate e bene hapur fare.
Ne fazen e trete ju dhane urdher ekipeve te luftonin fort me Skenderbeun dhe Dinamos ja linin ndeshjet.
jo, nuk ja hoqa dy here, por ja shtove edhe nje here 3 pike Flamurtarit. dakord, gabimi im… po edhe ti mos u kap kot pas golaverazhit, ishte kampionat i porositur, i vjedhur, i programuar ne menyre tinzare per Partizanin !!
e “eskalove” situaten, mo Belul.
Sapo te dhashe proven me lart kur Partizani humbi kampionatin prej golavarazhit ne '82-'83.
Pse do ishte padrejtesi po t’i ndodhte Flamurtarit kjo?
ore Bredho… eshte tjeter pune te humbasesh me golaverazh ne nje lufte te drejte sportive… dhe tjeter ne kete rast qe po diskutojme tani qe te heqin 3 pike kot fare…
ato 3 pike jane shume te rendesishme qe thua ti, pikerisht ne luften psikologjike… dhe lufta psikologjike vlen edhe per kundershtarin… sepse qe thua ti, Flamurtari e filloi ate vit me minus 3 pike, por arriti ta mbyll fazen e pare ne vend te pare me 1 pike para Partizanit… ne fakt duhej te ishin 4 pike… dhe me 4 pike diference ne fazen e dyte, ishte pozicioni me komod per Flamurtarin, nderkoh qe demoralizonte Partizanin sepse eshte diference e madhe, a kupton ??
po mo te kuptoj po pse e leshuan ate avantazhin prej 1 pike? mos valle se kampionati ka 2 faza dhe jo 1? mos valle se fazen e dyte u binte te luanin jashte fushe me ekipet pretendente dhe linin pike?
Belul, hapja e portave ne ndeshjet e fundit nga ekipet qe nuk rrezikonin kategorine, ishte gje normale. E turpshme, po normale. E pse nuk paska mundesi t’ja kene hapur porten Shkodres, fjala vjen? e pastaj? nuk mbaj mend te kete protestuar Partizani per kampionatin e blere
po se avantazhi 1 pike, eshte i brishte o derman, (me 4 pike flisnim ndryshe) edhe Flamurtari nuk ka kundershtar sportiv vetem Partizanin, por edhe FSHF… a e kupton kete ??
ore une e kuptoj ate sic kuptoj dhe tjetren qe po te ish aq i padiskutueshem, Flamurtari do ta kish rritur diferencen fazen e dyte. Ajo qe nuk kupton ti eshte se kampionati nuk mbaron me 1 faze dhe vendi i pare me 1 pike diference nuk do te thote automatikisht qe po e humbe vendin e pare ne fazen e dyte, te kane bere hile
ore gje e cuditshme. Une nuk mohova gje qe Partizani e Dinamo kane marre lojtare te mire nga ekipet e tjera po Skenderbeu eshte nga ekipet e fundit qe mund te ankohet se nuk ka qene kurre (me perjashtim te 77 qe permende me lart) ne lartesine e kampionit. Shkodra e ka fituar disa here kampionatin po Korca ka kaluar me shume ne kategorine e 2te se ne te paren. Ekip tmerresisht i dobet. Pastaj dolen Bode & co. ne skene dhe pjesa tjeter eshte histori…
Partizanin e cuan ne te dyten bashke me Dinamon, fushat dhe hapesirat e klubeve u prishen u kthyen ne pallate.
E paskeni fituar dhe 1 here ne 1933. Ne nje kampionat me 5 ekipe gjithsej.
Nuk dua ti hyj debatit por Korca deri ne 1990 ka qene vetem 4-5 here ne kategorine e 2-te dhe gati 40 here ne te paren.Keshtu qe nuk mund te thuash qe ka qene me shume ne te dyten.
Thjesht ato 4-5 here ndodhen rresht pas vitit 1975 dhe te ka krijuar kete pershtypje.Ne vitin 1975 Korca ka rene per here te pare ne kategorine e dyte dhe ne sezonin 1975-76 doli ne finalen e Kupes se Republikes me 17 Nentorin,ndonese ishte ne kategorine e dyte,gje e rralle kjo per kohen.
Sa doli ne te paren ne 1976-77 per pak doli kampion dhe te gjithe e dine qe duhej te dilte kampion.
Eshte e vertete qe nuk ka qene ekip elitar por gjithmone ka furnizuar kombetaren shqiptare me portiera dhe lojtare.
Nejse te shkuara te harruara.
Sot futbolli organizohet ndryshe dhe Korca ka ekipin me te mire dhe vertet eshte ekip elitar.
Ka fituar gjithato here ne Champions Lague dhe Europa Lague dhe ka koeficientin me te larte nga UEFA shume me lart se vendi i dyte nga ekipet shqiptare.
Ne mos gaboj Korca e ka diku te 8-ta dhe Partizani diku tek 3-shi …
Faktet jane fakte.
Haha Pjer, c’me kujtove nje batute filmi; - po ti ca note more sot? - pyt Vullneti nje djale bullafiq. Une mora nje 10,po mesuesja e kishte harruar lapsin ne shtpi dhe s’ma vuri .
Beluli-XVI@BeluliXVI
e cudisthme qe Panuci nuk luan ne sulm me Sadikun, i cili eshte hipotekuar tashme si qendersulmuesi kryesor i Kombetares… vetem nese ky eshte i demtuar (?!)
Nuk e rrezikoi sadikun se ishte si semure. e ruajti per derbi. Pyetja eshte me ate mesfushe qe kemi lenja jashte e Xhakes “per arsye teknike” eshte luks i jashtezakonshem.
ok, kete shkak qe Sadiku nuk ka qene fit, e mendova, ndryshe nuk kishte kuptim te mos luante…
mendoj qe Xhaka do rikthehet, por Panuci eshte trajnier i ri, edhe si i ri me keto lloj ‘‘masash’’ (edhe rasti i Cikalleshit) kerkon qe te beje staitment ne grup, pra te tregoj karakter si trainier.
ndersa per ndeshjen sot nu ke cfare te thuash sepse kundershtari ishte modest… kombetarja luajti mire… me pelqeu qe nuk e futi ate Lilen. dhe mendoj qe po ti njohi akoma pak me mire lojtaret, do ti vije radha edhe Bashes apo Agollit, pasi mendoj se ne ekip ka slternativa te tjera, djem me te rinj me energjike qe u duhet dhene mundesia…
bradland@bradland
Po qe matematikisht ne jemi ne loje per vendin e dyte ?
matematikisht jemi ne loje per vendin e dyte . Italia eshte ne vend te dyte me 16 pike dhe ne jemi ne vend te trete me 12 pike dhe mos gaboj jane edhe 3 ndeshje per tu bere. dmth jane 9 pike ne loje… por sidoqfte, kemi 4 pike diference me Italine dhe shancet jane shume… shuuume te vogla. e pamundur !
Me keq se Franca Hollanden😀 Hollanda te pakten qe me 10 lojtare.
Berisha nuk priti as edhe nje top te vetem gjate gjithe ndeshjes. Eh,ato piket me Izraelin!
pikerisht ate mendova, France-Hollande… e pra, jane ca vende si Franca , Spanja apo Gjermania qe jane shume para ne futboll, me diference, ne krahasim me shoket gjithashtu kane shume fare lojtare klasi e talente… Franca p,sh kunder Hollandes kishte ne fushe nja 4 a 5 lojtare qe kushtojne 80 , apo 100 miljone euro e me shume, madje kishte edhe nje lojtar ne stol rezerve, Mbappe qe kushton 180 miljon euro.
nuk mendoj se do na benin pune ato piket me Izraelin… ta zeme se do fitojme ne Maqedoni, ne duhet te luajme jashte kunder Spanjes , si dhe kemi ndeshje direkte kunder Italise… Italia ka aq klas dhe eshte aq e afte qe te fitoj me ne… kujto ndeshjen ne Itali qe na munden kollaj, pa sforco fare 2-0.
Mire mo mire,po do te konsideroheshim seriozisht ne valle. Me nje pike diference me italine,pastaj topi i rrumbullaket,duvaja(tash e msova si fjale) e kushedi se cfare dhe hop. Nejse,une prap ja maj menjen. Hap fallco Italia me Izraelin,ne e zgerdhijme ktu,Spanja na e len vete dhe u kry.
arb@arb
Panucci… ben si kapter ushtrie,nuk di te qeshesh apo te qash! Rasti i Cikalleshit do jete vetem i pari ! Per mua nuk ben…po fare fare! Une e pashe ndeshjen sot e realisht sa do te fryhen apo ta fryjne ishte nje ndeshje e dobet qe nuk tha asgje! Me Maqedonine fitore plotesisht e aritshme nga tanet po te japin 100%…por ja kam friken tranierit qe na ka rene ne hise!
Gjuajtje nga jashte zone dhe Pasiguri e vazhdueshme e Berishes qe me kujton Ujkanin.
Nderkohe duhet te ishin nje me zero per ne sepse ishim ne kundersulm 1 me 3 dhe mbrojtesi e shtyu topin per mrekulli dhe per turpin tone.
Hyka humbet shume topa ne mesfushe.
Kot e hoqen evlatin e strakoshes.me de biazin behej Te pakten mbrojtje.sot nuk po shoh as mbrojtje as sulm.
TironciLebetit@TironciLebetit
Mavraj morri te verdhe e nuk do te luaje me Spanjen. Izraeli per pak nuk shenoji me Italine gje qe do rriste shpresat tona per vendin e dyte.
Edhe Kukeli mori te verdhe e sdo luaje gjithashtu me Spanjen.
Beluli-XVI@BeluliXVI
ky mire beri qe futi Hyken ne mesfushe, por e paska fut ne vend te Memushaj. keshtu ska vlere te shtuar forca sulmuese e Kombetares tone… -pastaj , qe ka futur edhe Lilen ne mesfushe, ta heq petllen fare !
Alba2265@Alba2265
Iku dhe kukeli qe e paska nda mendjen Te dale me Te kuqe sot.
Kthupi@Kthupi
Keq po luajme sot. Ishalla kemi fat se te jete per ndonje fitore te merituar, harroje.
Po as Maqedonsit nuk po bejne ndonje gje te madhe. Kemi gabuar aq shume topa ne mesfushe dhe ata skan rrezikuar dot ne zone. Ato gjuajtjet nga jashte zone duken superioritet se i dridhen leqet e komve Berishes. Nejse te presim pjesen e dyte se cfare ndryshimesh do bej Panuci.
A.P@Pjetermustakuqi
Duke ba me faj dhe fushen qe s’te lene shtru topin,karakteristike e lojes se komtares sone, kjo asht komtarja ma e dobet ever. Mesfusha zerro. Hyka nje zhgenjim i madh. Lila fut me maj Pandev po nuk duket kun ne fazen ofensive. Llulaku me Sadikun t’u ju ba rane tokes.
Kthupi@Kthupi
Talani e beri golin. Ethpana tambien.
Alba2265@Alba2265
Ka ndonje ti thote berishes qe topin ta shkelmoje sa me larg nga zona e rreptesise e jo ta pasoje aty prane mu ne kembet e sulmuesve maqedonas.
Kthupi@Kthupi
Roshi prape. Bravo mor djale, na nderove ne dhe gjithe familjen.
Alba2265@Alba2265
valle kush ia beri fora
odise roshi nga vlora
TironciLebetit@TironciLebetit
Gol Roshi eee Bravo Sadiku, kros i milimetruar. Roshin e dija Kavajs
Penallti e dhurume…luanin ne fushe te tyre …dhe nuk bon gjo, as i gol. Kombetarja jone eshte ne proces ndertimi me trajner te ri dhe me lojtare te penalizuar, Grezda me Diare, Sadiku i telikos me virus.
Shume dobet Maqedonia e pa profesionalizem.
Sadiku i fali golin e dyte qe do e mbyllte ndeshjen. Panuci eshte trainer me kembe ne toke.
Alba2265@Alba2265
Patem fat sot . ndoshta me italine e spanjen tani qe e kane te siguruar qualifikimin mund te marrim ndonje pike me teper.
Beluli-XVI@BeluliXVI
loje e dobet e Kombetares, por e nisi keq qe ne fillim Panuci me lojtaret qe kish zgjedhur, sidomos ne mesfushe… ne pjesen e dyte pastaj ju desh direkt te riparonte me dy nderrime… plus erdhi edhe nderrimi i detyruar i Agollit me vone qe ndryshoi perseri balancat e lojes…
ate Llullakun spo e kuptoj akoma se cfare lloj lojtari eshte… he per he shume i rremujshem, akoma nuk i kupton apo nuk kuptohet nga shoket.
barazimi i pergjigjet lojes, por penalltia per Maqedonine nuk ishte e drejte.
A.P@Pjetermustakuqi
Ne pjese te pare s’patem mesfushe fare. Ai Lila veten sa heq topin nga kama dhe ja pason atij qe ka me afer. Memushai dhe Basha i dhane tjeter impuls. Perfundumisht nuk lun dot futboll pa fizik. Hyka sado qe s’i mungon teknika,nuk eshte ne gjenje te luje futboll cilsor. Maqedonia,dakord,ekip i dobet,po e zotrune mesfushen dhe kur nuk kishin topin,ushtronin gjithe kohen presing.
Beluli-XVI@BeluliXVI
Panuci e paskesh marre skemen e lojes nga ca emigrante ne Itali ; 4-4-2. sulmo ne forem pyke…
TironciLebetit@TironciLebetit
Tani edhe ne nuk gjejme Karar. Ne Shkoder Maqedonia na myti dhe na boni edhe GOl. Pavaresisht nje kombetarje me mungesa e ne tranzicion ne nuk u shkerrmoqem para Maqedonsve. Pjesen e pare spaten asnji rast. Rastin e patem Ne fale gabimit te tyre qe na dhurun topin, 3 sulmues kunder nje Mbrojtesi, por Llullaku ju bo magji.
Pjesen e dyte kur u hap loja nje Kombetare me sulmues ne forme duhet ta kishin mbyll fare mire me Sadikun 2-0. Kombetarja jone eshte ne pike delikate kurse Kombetarja Maqedonse eshte mbajtur si nje kombetare shume ne forme keto kohe. e jo vetem me ne por edhe me Italine e Izraelin. Le te gezojme vendin e 3 e te bohemi gati per Europianin.
Ceco@Cecua
Rrofshin Ajeti e Berisha. Se mund te ish mbyll dhe 9-1.
A.P@Pjetermustakuqi
E rrasi Beazili!
TironciLebetit@TironciLebetit
Ajeti mbas demtimit me Torinon eshte bo lider i vertete kurse Berisha infekton pa-siguri dhe rrugen e ka vec perposhte. Ka filluar te marre uje me Atalanten dhe do e shofim si do i shkoje fati.
Hyka fatkeqesisht eshte marre ne qafe nga Kampionati amerikon qe eshte kampionat amator dhe lojtaret humbasin shpirtin luftarak. Panuci sduhet te mbledhe me lojtare qe luajne ne uesej qe ktej e tutje. Degradojne.
A.P@Pjetermustakuqi
Ajeti dhe neshjen me Francen ne evropian ishte gladiator i vertete. Sa doli ai,hangrem petullen.
Alba2265@Alba2265
Nuk duhet ta kishin merzitur De biazin .ai ishte specialist per te ndertuar kombetare me lojtare qe kane 6 muaj pa luajtur ne ekipet e tyre.
Une e pashe sot qe Ajeti nuk la top ne ajer pa kap, dhe vjen nga nje periudhe e gjate problemesh fizike dhe probleme angazhimi me trainerin Serb plehre te Torinos, Mihalloivic. Shyqyr qe iku nga Torino dhe eshte perseri ne Serie A.
Po Italia mer, 0-0 ne shpi me Izraelin pjesa e pare, nje 1-0 e qelbet ne fund te 90 qe mund te kishte shku ne minuten e 70 ene 1-1.
Vendi i 3 eshte i omel per kombetaren Shqiptare.
Shume lart ishte vertete. Jo dhe aq i sigurte m’u duk Hysaj sonte,gjithsesi ngelet nivel i larte ne kombtaren tone. Basha dhe Memushaj qe kane klas me topin,c’e do,s’kane fizikun. Nuk e kemi luksin me perjashtu nga ekipi sulmues si Cikalleshi (kur eshte fjala per kot,pa kur e meriton e meriton)
Ne fakt (jo per t’i ulur meriten Ajetit), por me Francen per golin me shume merite kishte hyrja e Griezman ne fushe sesa dalja e Ajetit. Ndoshta pak nga te dyja po futja e Griezman cik me shume.
A.P@Pjetermustakuqi
Barazoi Kolumbia. Falkao gol. Eh,Falkao kishte dikur Brazili.
Qe thu ti qe je e dashurume me De Biazin, ndoqa kta ekspertet Skipetar te futbollit, ma tmiret, per ParaPartita me ndeshjen me Maqedonine. Ne vend qe tu morrshin me Panucin dhe me kombetaren Shqiptare e Maqedone nga 1.5 ore deiskutim u morren 1 ore me skandalin qe ne ndeshje me lichtensteinin ne Elbasan Debiazi jo vetem qe kishte shkuar, por kishte komunikuar mjaft ngrohte me futbollistet para e pas ndeshjes, kishte dhon komente ne shtyp e kishte pas marredhenie miqesore ene me Duka Pulaxhiun.
Ekspertet Skipetar ishin skandalizuar nga DeBiazi dhe harruan qe Shqiperia do luante me Maqedonine. Kishte urrejtje kaq te modhe per DeBiazin te pafashitur dhe i qanin hallin Panucit qe po ndihej keq e i eklipsuar nga DeBiazi.
Kta jan Fshatare provinciale.
E reja eshte qe kishin nje ide kta ekspertat qe DeBiazi do kthehet perseri sapo Panuci te gaboje. Thashathem i mbrojtur publikisht.
Shyqyr qe dolem ne vend te 3 sepse na bije short ma i mire rradhes qe vjen.
pemaa@pemaa
Arritem qellimin tone ne grup, dmth vendin e trete. Me shume nuk jemi ne gjendje te bejme. Na mungon nje lider si Loriku. Kurse me Spanjen meqe do na mungojne te gjithe lojtaret kyc propozoj te luaje inkuizitori.
Nuk e ka fajin Hykaj po kampionati diletant amerikon qe nuk te nxit e te ofron gjo profesionalisht.
Panuci absolutisht nuk duhet te grumbulloje lojtare qe lujne ne uesej se eshte njesoj si me morr nje lojtar nga stoli ne kampionatin Grek a Polak. Panuci e di mire se veq pensionistat Italiion tip Pirlo e Zenga…vijne ne uesej me bo noi gol ala Kozmos me ence.
U be dhe De biazi njecike shqiptar.gjithe ato mburrje jo kam oferta andej e kendej u bene 3 muaj hala pa pune .e vjen ndjek ndeshjet e kombetares si pencionist
prej ketej e tutje kjo duhet te jete skema.te huajt si gani efenia te bejne punen , ndersa shqipot eksperte analizat duke dhene mend se si duhej te behej me mire.
Si Skipetar apo si Ilia, qe vjen tek peshku sa here qe e heqin nga pozicioni per harrasment.
Po si ju qepen Giannit mer qe ishte englendisur me lojtaret e kombetares dhe e kishin katandisur si jetim te lene pas dore. Shume Kritik e pa kuptim.
Nejse,ardhja e tij ktu ishte nje gjest domethenes. Duket qe ka nje lloj lidhje shpirtrore me Shqiprine ,se ne pergjithsi,pasi te marrin rrogen e funit,te hujve s’ju bje ma nermen per Shqiprine.
Puna e tij duhet bere nje underdog film Hollywoodi .menyra se si brodhi neper Europe andej kendej duke mbledhur lojtare te dores se dyte ,te panjohur me njeri tjetrin, te cilet I beri grup , I frimezoi se mund te fitonin .ne nje fare menyre bashkoi kombin .te vetmet momente kur shqipot bene pak pushim nga prerja e gurmazit te njeri tjetrit ishte kur luante kombetarja .ne atardhmen do te dalin trajnere qe do arrijne suksese me te medha por kjo qe beri Gania do te mbetet e vecante.
Ata analistat llomotisin kot,dhe ti qe ke durim dhe i nigjon. Me thot i shok mas ndonje ndeshjeje, - he,a e nigjove filan analist si tha per neshjen.Futbollin e kuptoj vete, - them une, - s’kam nevoje te ma shpjegoje kush.
Alba2265@Alba2265
niveli I analisteve eshte me I ulet se I joni ketu ne peshk qe bejme muhabet per qejf.
Ti ke shume te drejte por ka kuriozitet tjetri naiher me degju se cer thon ata qe bota Shqiptare i mban shume ma te squte e profesionista. Ishte ene ndeshja me Maqedonine qe me intrigoji. Por skum per ti degju jo se cfare do thojne kur te lujme me Spanjen…ne Bernabeu
Kthupi@Kthupi
Ama kur flasin keta koqet futbollistike shqiptare tip Starova e Astrit Hafizi, jo po duhej te luante keshtu e te bente ashtu. Po ti s’ke arritur gje vete mor bole c’do qe ha mut kot? Ke qene c’te qene ne futboll vete po si trajner s’ke arritur gje. S’ke si te japesh mend.
ben perjashtim Brigel…ky gjithmone eshte interesuar pasi la Shqiperine.
Alba2265@Alba2265
C’do te thone per Spanjen ?ajo dihet :'c’eshte ky lloj inferioriteti e mungese besimi duke bere vetem loje mbrojtese me ekipin me te mire te botes te lutem shume '
arb@arb
Po ik o Pano …ti e skuadra sulmuese qe do te praktikosh. Ne vend te hiqje vetullat po nxirrje syte! Ne fakt edhe De Biazzi aty i humbi piket kur kerkoi te ndryshonte fizionomine e ekipit e te hidhej ne aventura sulmuese se ashtu shtremberonin buzet analistet sportiv qe kerkonin guxim ne mbatje te topit e ne krijimin e sulmeve hahahaha ju duket sikur po komentojne Italine apo Realin. Shpresoj qe keto aventura si kjo ndeshje sot te perfundojne shpejt e te mos turperohemi keq ne Spanje e me Italine!
A.P@Pjetermustakuqi
Beluli-XVI@BeluliXVI
ore mire analistet, po kush eshte nje tip analisti qe rri me Shakohoxhen gjat transmetimit dhe ben nderhyrje sqaruese taktike te tipit : sikur ta merrte topin pak me mire Sadiku do ishte perballe portjerit.… apo , gjuatja e Roshit ishte e bukur, po sikur te ishte ndonje meter me ulet, do ishte gol.… -ky eshte i papare, po kush eshte ky ?
Kthupi@Kthupi
Mos eshte Pjeri, trajneri i talenteve nderkombetare. S’e kemi pare sot verdalle.
VQ e Pjerinit nuk perfshin As Hashuren e as Lojen me Maqedonine…apo DJallin…
hap ndonje teme ekonomike kur te hudhet PJerini e te fusi koken si Qimth kudo (tm UrBanoT).
Ndoshta eshte duke derdhur ende lot per Shqiptaret e tij…
Jo, mendova mos e kishin punesuar me honorar si ekspert nderkombetar i futbollit. VQ nuk flet per tema te tilla, e di. Nderthurrje e disidences me ekonomine thote, nuk thote me futbollin, hashuren dhe djallin.
haha kete ia ka bere edhe ministry I mbrojtjes se maqedonise arben imamit .Imami filloi te flase ne anglisht ai ia ktheu shqip.
arb@arb
De Biazzi u nxitua qe e la Kombetaren,pune e tij pse nuk pati besim tek e ardhmja.Pashe ndeshjen e U21 e pertej fitores me Islanden qe barazimi ishte me i drejte ne fakt,jane nje brez i mire qe luan futboll e ne mes tyre ka lojtar vertet cilesor.Kam besim se shpejt do u degjohet zeri!
TironciLebetit@TironciLebetit
Nejse, ndoqa Komentet e Maqedonsve dhe te gjithe shisnin pordhe qe nuk kishin fituar ndeshjen se e meritonin.
Po mir mer kush ja u pati fajin qe nuk ben asnji gol per 90 minuta por thjesht lypen si lipsar penallti gjithe pjesen e dyte, Une apo Berisha qe ju dridhshin leqet e komve.
Po qi ju duket vetja kombetare e modhe ktyre qe luajten me nje Shqiperi te dale nga Infermeria?