Qeveria ka propozuar një projektligj të veçantë, i cili është diskutuar sot në Kuvend, i cili kërkon që t’i japë 25 mijë metra katrorë falas dhe përjashtim nga çdo taksë për pesëmbëdhjet vjetët e ardhshme një kompanie arabe në këmbim të ndërtimit të një kulle të quajtur “Kulla ikonike” që premtohet se do të kushtojë 250 milionë dollarë dhe do të ngrihet 350 metra nga toka, duke u bërë kështu godina më e lartë e ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri.
Ministrja Ekonomi, e cila e ka mbrojtur idenë e projektit sot në komisionin e ligjeve, tha se investimi prej 250 milionë USD është një rast i artë për Shqipërinë. Por kritikët thonë se mënyra të kryerit të punëve “me ligj të veçantë” anashkalon ligjin e prokurimit publik dhe atë për partneritetin publik-privat.
Kompania investuese quhet Al Habtoor Group me qendër në Dubai. Në rast se Kuvendi e miraton projektligjin, palët kanë një muaj kohë për të arritur një vendim mbi kryerjen, apo jo, të investimit.
Ne Tirane simjet ngriu ujti ne tarracat e tre-katsheve, ti thu ti vesh fuçijat atje lart 
Po mbase i bojn dushet vetem ne kat te pare o Fiqo 
Po korrel drou wsht o Fikrete, e rotejt 180 grade dhe ja ku ra ujti ne maje 
Dun naj lek tashi shpejt, se po plaken 
Kete token qe jep falas ia ka lene trashegim Kristaqi besoj 
Hajduteria e rradhes. Toke falas, jo taksa.
mire e kane mendu. Gjithe ato biznese, korporata e industri qe jane zhvendos nga Evropa ne Ballkan e sidomos ne Shqiperi, kane nevoje per zyra dhe rrjedhimisht, duhen projekte madheshtore si ky. Spitalet e shkollat u rindertuan. Nuk shof arsye pse te mos kalojme te muzeumet nenujore dhe qiellgervishtesit $250 mln
O gjembi cfare problemi ke ti vella, qe kthehesh prapa ne kohe, duke bere paralelizma fals, me artikuj demagogjike kunder Berishes. Ne po themi : ja ujku, ti thua- epo kjo eshte e justifikuar, sepse edhe Berisha ka vepruar njesoj dikur dhe e vetmja prove, jane genjeshtrat mediatike.
Qerratenj te medhenj keta investuesit .i bejne propozimet ne kohe fushate
Po atij portit $5 miliarde ne karpen si I vajti muhabeti:smile:
Flasin edhe ekspertet e kullave te ppu.
ja, c’u be me idene e Pandit per tunelin qe do lidhte Shqiperine me Italine? Norvegjia po e ben veper, ne na sabotojne keta pepinot
Duhet pasur kujdes me arapt se ndertojne shkel e shko e jane mesuar me punetore qe punojne ne kushtet skllaverie te aferta me ato te egjiptianeve te kohes se faraon tutkumakut😄
Tirana vs dubai. Duhet ta kete shume te shkurter garucin rama qe do te ngre nje gje kaq te gjate
marshallah paska edhe observation deck qe njerezia te bejne sehir gjithe ate bukuri te madhe qe nga vorri I bomit ne komune te parisit.duke I parenga larg keto kullat me bejne site mua apo duken si you know:grinning:
Ne pergjithsi kullat psikoanalitikisht perfaqsojne penisin (kulla, edhe kulla e Babelit, eshte arketipi i penisit, kultit fallik), por kjo duket e tille edhe ne formen e kokes (ku ka vene doren berber antikomunisti) 
Per cfare funksioni do ngrihet kjo kulle? Per te banuar, per tu dhene me qera per dyqane e zyra te administrates…? Une di qe ato pallatet e El Sayed-it dolen per faqe te zeze.
Besojse do kete perfunduar, pasi vjet ne vere punohej intesivisht. Por behet fjale per nje port jahtesh dhe jo port tregetar.
Shume gje e bukur , por me siguri edhe funksionale. Me ben me shume krenar qe banoj ne tirone.
Nuk na ke thene a ke blere domate tek Pazari i Ri dhe sa eshte cmimi?
berber, thuhet fuksjonale, dhe jo funksjonale, sepse çdo gje ne bote, edhe arkitetura, behet funksjonale per merite te fuksave, dmth per merite tonen, te funksjonaleve 5-lekesh qe e mbajne doren gjithanej, perveçse ne zemer.
po deshe, brenda mundesive, mos repliko me mua se nuk te duroj dot. Je i peshtire. flm
nuk po bejme replika, fuksi dhe disidenti po shkembejme peshtirosje midis tyre.
Nje pietje nga salla:si do te ndikoje nje kulle e tille qe presupuzohet se do te kete me mijera njerez qe do punojne jetojne ne Te ne trafikun e renduar as it is Te qendres se tirones?behet ndonje fare studimi mbi efektet urbanistike e mjedisore apo shkohet sipas parimit "topi bam e mucua tutje "
Projekti duket madheshtor, veç shkelja ligjore nuk eshte tek ligji i prokurimeve, siç thuhet ketu,
se ne fund te fundit qeveria e ka te drejten te pranoje nje projekt gjigand pa prokurim, sidomos kur projektet vine nga jashte, jo nga nevoja te brendeshme,
shkelja ketu eshte nga;
mohimi i te drejtes se pronesise se tokes, se ajo toka e ka 1 a 2 a 3 pronare, duhen pare letrat dhe e verteta,
e qeveria e pranon projektin por duke mos shkelur te drejten e prones.
Firma e huaj se bashku me qeverine, gjejne gjuhen e perbashket financiare me pronarin/ret e tokes.
“TVSH 20 përqind, domethënë 50 mln dollarë, shto tokën, shto përjashtimin për 15 vjet nga tatim fitimi e TVSH-ja, i bije ta ndërtojmë vetë”, shprehet Robert Bitri.
Nuk besoja se do te degjoja dicka me logjike te tille nga dikush i LSI.
Pra kompania arabe merr tere ate toke falas, 15 vjet s’paguan taksa. Fitimet nga qeraja i merr arabi. Te gjithe infrastrukturen mbeshtetese (rruget, kanalizimet, etj.) duhet t’i beje bashkia. E gjithe kjo per 3000 m2 qe do i marre bashkia - sipas ministres. Cfare nuk lexova eshte nese keto 3000m2 thjesht do jepen per perdorim falas apo do t’i falen bashkise? 10 miljone dollare per 3000 metra ne shqiperi? Me keto cmime presim ne te vijne investuesit e huaj?