65 postime2905 shikime18 shtator 2019 në 06:45 e paradites
xhatani@xhatani
Pse ti qafe e malit thirresh marte
Qafe e martes dreq I kuq te marrte
Te ky shteg ku njerzit shkelin rralle
C’ donte Marta vetmimtare valle ?
Mbase krushqit kur kalonin malit
Marta nuse ra nga shale e kalit
Ra dhe vdiq atje ne shkemb te lartw
Dhe e quajten qafen marte
Mbase qafa mori thjesht nje emer
Ne nderim te shtojzovalles femer
Ne nderim te misit mbi nje kale
Kur akoma mis’ et s’ kishin dale
Qafe e martes majave te kaltra
Hape shkembin shpejt te shfaqet Marta
Ta percjell per miss te konkuroje
Pa unaza dhe pa thonj me boje
( Baca Dritero Agolli )
korriku@korriku
driteroi i madh!
me duket ne diten e vdekjes se tij ketu ne peshk Driteroi u cilesua nje lloj bejtexhiu modern. Kjo vjershe eshte prova.
..... ......@InkuizitoriMoth
kjo vjershe eshte shum e rafinuar per tu quajtur bejte, qofte edhe “bejte moderne”. Mund te kete strukturen e nje bejte, por edhe sikur ta kete kete lloj bejtexhizmi per specialistet, si amator nuk e ve re prej rafinimit ide-forme.
Kjo lloj bejte eshte prova qe Driteroi nuk eshte dava katunari, siç me eshte dukur gjithmone.
Kthupi@Kthupi
Duke pak si pa lidhje, ose ka ate kuptim qe mendoj une se ka.
e drejte.
shtoj vetem qe snobizmi ka qene dhe mbetet forme e kollajshme (ne shqiperi…?) dhe e perhapur, per “dalje” jashte kufijve gjeografike.
Snobizmi i djeshem sot quhet disidence e kohes. Driteroi kurre nuk lozi permes snobizmit.
qe te mos bejme lodra fjalesh me dialektike te kundertash (ne kete rast edhe dialektike pozicionesh te kunderta politike Dritero-Kadare), ajo qe ka vertet rendesi eshte te jesh i vertete. Dhe kjo eshte shume e veshtire, se pari edhe sepse nuk para di gje njeri se çdo me thene “i vertete”. Per me teper neper artiste ekziston edhe moda e vjeter dhe moderne njekohesisht per te dyshuar per te verteten, per te mos thene ekziston moda e glorifikimit te fiksionit, rrenes dmth.
Sepse Pablo Pikaso ka thon mer jau, qe un mer jau jam nje rrenacak qe them te verteten mer jau!
Ismail Kadare është shpallur fitues i çmimit “Pak Kyongni 2019” në Korenë e Jugut.
Gjatë fjalës së tij, Kim Uchang, kryetari i komisionit përzgjedhës për dhënien e këtij çmim u shpreh: “Punimet e Ismail Kadaresë i bëjnë lexuesit të mendojnë dhe të ndjejnë fort marrëdhënien e tyre me ngjarje të caktuara të historisë”.
Ceremonia për dhënien e këtij çmimi do të realizohet në ‘Qendrën Kulturore Toji’ në Korenë e Jugut më 26 tetor.
Çmimi pritet të shoqërohet me një shpërblim monetar prej 84 mijë dollarë. Fituesi i këtij çmimi përzgjidhet në bazë të disa kritereve mes 350 autorëve nga e gjithë bota.
Në muajin korrik, komisioni përzgjedhës bëri publik listën e pesë finalistëve, mes të cilëve përzgjodhi kolosin e letrave shqipe.
Fondacioni kulturor Toji krijoi çmimin “Pak Kyongni” në vitin 2011. Çmimi mban emrin e shkrimtares së ndjerë vendase.
Çmimi nderon çdo vit një shkrimtar të letërsisë botërore për ndikimin që letërsia e tyre ka pasur.
te lumte palla Molo. Korrikse ja ç’do te thote te jesh i vertete.
Kthupi@Kthupi
Te vije verdalle me cmime te tilla sa te doje Kadareja, ate te madhin s’e merr dot.
korriku@korriku
fituar mes 350 autoreve te zgjedhur nga bota, nuk ia mohon dot zotesine
cmimi/konkursi egziston per letrat kudo qofshin, kush te mundet le te paraqitet
Kadareja edhe sikur te marri “ate t’modhin” (besoj eshte fjala per çmimin Nobel), po Kadare mbetet nga pikpamja qe po diskutonim me lart (po njesoj vlen e thena edhe per Driteroin). Fama eshte si paret ose fuqia pushtetore, mund te kesh pare ne banke, ose mund te mos kesh, por kjo nuk ka te beje shume me vertetsine apo falsitetin e personit (me sakte jetes se tij).
Pastaj mos harro se fama, fuqia dhe paret ne banke, vjen nje kohe dhe mund te firohen lehte.
O miq prej verteti . Ju kam thene dhe e perseris serish , dhe nuk lodhem fare. Qe te mberrish tek Nobel nuk duhet te jesh vetem Shkrimtar I modh. Por duhet te jesh edhe " shqiptar " I modh. Une nuk I di saktesisht kriteret per tu nominuar apo fituar
Nobeli’ n . Por e ndjej se duhet te jete kusht edhe ceshtja e patriorizmit. Pike muhabeti.
As une s’i di kriteret, por nuk me duket se patriotizmi luan shume rol. Ne rastin e Kadarese une mendoj qe pengesa me e madhe (pervec faktit qe e ka prishur doren e nuk shkruan si me pare) eshte fakti qe ka qene deputet/komunist.
xhatani@xhatani
Po , se deputet ka qene edhe Baca Dritero. Por ka qene shume I nderuar. Nejse . Jam I sigurte qe Atdhetarizmi natyrisht mbetet kriter , bile bile hyn qe me fillim. I thon Nobel or mik , nuk Ka cmim tjeter me te madh. … .
Oskari eshte si shpirt se eshte nga Amerika.
Xhatani, baca Dritero nuk i ka veprat material Nobeli me thene te drejten. Eshte OK domethene, po jo aq larte.
..... ......@InkuizitoriMoth
Kadare nuk e merr Nobelin, sepse tani ka disidente t’mdhenj qe shkrujne libra e qe jane shume me teper disidente se ai.
xhatani@xhatani
Disident mendoj qe eshte Visar Zhiti , Maks Velo apo Fatos Lubonja. Kadare iku ne Paris me Carter , e nisi shoku I tij , Ramiz Alia. Turp te kene te gjithe ata qe e kane etiketuar si Disident . Pothuaj gjithe veprar e Enver Hoxha ’ jane redaktuar nga Kadare. Ku e gjeti disidentin , apo te oborri I xhaxhit…
..... ......@InkuizitoriMoth
ka pas marre 12 mije leka ne muaj. Tallon drush sa te donte, tallon mishi gjithashtu, kamp pushimi puntoresh ku te ma donte, kompesim per kalamajte, leje barre per gruan, autorizim per televizor, lavatriçe, frigorifer. Gjithe te mirat kishte, ç’ne disident?!
Kthupi@Kthupi
E pra, i dhane nje lopate 6 muaj ne Lushnje dhe e quan veten disident.
..... ......@InkuizitoriMoth
tani u pa puna, po bej edhe une nje bejte katunaresh:
O Martë qe ke vdek ne Qafemartë,
nuk eshte se dua te bie fort ne qafë,
duku, duku ndonje natë,
te hash ndonje qaf patë.
korriku@korriku
kujt i dhane 6 muaj lopate ne lushnje, kadarese?
hera 1re qe e degjoj!
o xhatan, mer vlla nuk ke zbatu proçeduren e muhabetit dosje kadare qe kemi 30 vjet qe e bejme vazhdimisht sa e kemi mesuar permendesh, e ti harrove fare te permendesh Kasem Trebeshinen.
ti di vetem jeten e Driteroit sepse je socialiste. Jeten e Molit e dime ne maloket e PD-se. Lopaten ja dhane qe ç’ke me te, por vetem nje ore pat fuqi ta tunde, mbas nje ore u dorezua, bashke me nje disident tjeter. Te dy intelektuale te mdhej, bythpamuke. Historine e ke nje nje liber te vetin, nje si pune autobiografie.
Alba2265@Alba2265
O vend im i bekuar – blu xhinsa dhe gunë,
Në trup kushtetutën, në mendje kanunë.
O vend i bekuar me Miss-Albania,
Me gotën me viski, me kokën me thërria.
O vend i bekuar, copëtuar në dy copa,
Me dele tek sërbi, me lesh nga Evropa…
O njerez te pafajshem e keni hak dhe nje tjeter xhevair nga thesari I baces. Titullihet , " Do jete mengjes " … Besoj qe pas dy a tri ditesh jua sjell te fresket , te qarte dhe pa gabime. Ne rregull. Mos u zini me tani ? He ju befsha kurban. Ham ham se me duket lash nam.
..... ......@InkuizitoriMoth
jo vetem ham ham ham, por edhe muuuu
LOPA
Lopa përtypet në grazhdin e mbushur me bar
Unë mbështes faqen në shpatullën e saj të madhe
Dhe ndjej nga thellësi e qenies së saj një zjarr:
Ky zjarr erdhi me barin që u mblodh në livadhe.
Me brirët e murrmë ndrit llamba elektrike
E drita bie në kusinë me qumësht.
Mua nga lopa s’më iket
Me faqe në shpatull ndjej qumështin me shkumë.
Mjelësja kusinë ngadalë merr.
Dhe me duar me qumësht pret
Më thotë: Ju jini veteriner!
Unë faqen nga lopa e heq: Jo poet!
Ajo buzëqesh dhe më vështron me sytë e saj të kaltër
të bukur e të urtë si paqe
diçka mendon diçka sjell në hatër
Dhe e kupton se unë pa lopë nuk shkruaj dot vargje …
xhatani@xhatani
Ne are leronte fshatari
Ne are kulloste dhe gomari
Gomari hante bar I qetw
E shikonte si renkonin qete
Ca nga lodhja ca nga vapa
Hosteni I cponte nga mbrapa
Ne mbremja kau balash
I thote gomarit avash avash
Me cpo shoh o vesh perpjet , per ty paska qene kjo jete
Ha e pi dhe fund zinxhir
Dhe rron si Jo me mire-
Dhe gomari nuk ja zgjati por ja ktheu -
Degjo ketu kau balash
Don te mos lodhesh kurre
Behu ne dark si I demure
Mos ver ushqim ne gone
Renko gjersa te agoje
Dhe balashi nuk ja zgjati
Beri sic I tha veshgjati
Fshatari te nesermen ne are
Mbrehu ne parmend gomar…
..... ......@InkuizitoriMoth
Pas përfundimit të gjimnazit në Gjirokastër, Agolli bëri kërkesë për të vazhduar shkollën e lartë për Zooteknikë. Siç thotë vet Agolli, edhe pse kishte botuar poezitë e para, mendonte se letërsia mund të zhvillohej vetë dhe duke ndjekur rrugë të tjera në jetë.
Kërkesa për të ndjekur studimet për Veterinari i dërgohet ministrit të Arsimit, Karahman Yllit, i cili e kishte fiksuar emrin e poetit të ri. “Ky djalë ka botuar vjersha, ndaj nuk ka për të studiuar për Veterinari, por të shkojë me studime për Letërsi”, kanë qenë fjalët e ministrit që i ndryshuan rrjedhën e jetës Agollit.
“Para se të bëhesha student, kur isha nxënës, ëndërroja të bëhesha veteriner, sepse më pëlqenin shumë kafshët. Unë mbaja një manar, një sheleg manar dhe ai flinte me mua, unë flija në atë shtrojën me dërrasa, ndërsa ai flinte poshtë nën mua. Nuk më ndahej kudo që shkoja. Më kujtohet, kisha një kalë në shtëpi, shumë të mirë. Edhe në dasma shkoja me të; ne djemtë shkonim në to se kush do t’ia çonte shaminë e nuses i pari në vatrën ku martohej dhe këtë punë bënim me kalin e shpejtë. Një mbrëmje kali ishte shtrirë në haur. Mua më dukej sikur qante, dhe qante vërtet. Vete në shtëpi dhe them se kali po qan. “Jo mor, – më thanë, – se nuk shtrihet kali, ai edhe kur fle, fle në këmbë”. Vajtëm të gjithë dhe vërtet kali ishte shtrirë, na pa një herë të fundit dhe vdiq. Kjo më ka mbetur merak dhe prandaj kërkova të bëhem veteriner kur mbarova gjimnazin”, ka thënë Agolli në një intervistë për dëshirën e tij për t’u bërë veteriner.
xhatani@xhatani
Te gjitha intervistat e Driteroit Kane qene te verteta , sic ishte ai vet , dhe krejt jeta me gjithe historite e tij. Keshtu pra.
e teprove i çik me kete te verteten, te jesh i vertete nuk eshte gje e kollajte, sepse duhet te dish te verteten ne radhe te pare, pastaj ta aplikosh, pastaj te kesh rezultat. Eshte nje maratone e tere.
mund te thuash psh qe Driteroi ka qene me i vertete se Kadareja, dhe mund te kesh plotesisht te drejte po te kesh votuar PS si Korriksja. Une nuk mund ta them sepse kam votuar PD, pranej them qe Kadare eshte i vertete, sepse eshte si Pablo Pikaso, osht nje rrenacak i modh qe thote te verteten. Edhe un kshu jom, perveçse edhe fuks.
..... ......@InkuizitoriMoth
Miqësia e dy korifenjve të letërsisë shqipe, Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, zë fill në gjimnazin e Gjirokastrës në vitet 1950. Agolli ishte dy vite shkollore më i madh se Kadare, por bashkë bënin pjesë në rrethin letrar të shkollës, ku dhe i recitonin vjershat njëri-tjetrit.
Që nga mosha 25 vjeçare jeton në Tiranë, në katin e tretë të një apartamenti në Rrugën e Dibrës. Deri në vitin 1991 ka qenë komshi me shkrimtarin tjetër të madh, Ismail Kadare, në pallatin e shkrimtarëve.
Me Sadijen u njoh në dasmën e Ismail Kadaresë me Helenën, në vitin 1963, në shtëpinë e Kadaresë. Agolli pyet pedagogun e Letërsisë, Naum Prifti, për vajzën që studionte për Letërsi në Universitetin e Tiranës.
Dritëro Agolli e Ismail Kadare kanë qenë të përfshirë në Fjalorin Enciklopedik që në vitin 1985. Por ata ishin një përjashtim i jashtëzakonshëm në vitin e hershëm 1985! Pasi që të përfshiheshe në Fjalorin Enciklopedik, në ato vite duhej të mos ishe më në jetë.
Në vitin 2005 ai është propozuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve për të qenë kandidat për çmimin “Nobel”. Por nuk ka pranuar të jetë kandidat. Sipas tij, Ismail Kadare është i vetmi shqiptar që duhet të jetë kandidat dhe që duhet ta fitojë këtë çmim prestigjioz.
Agolli apo Kadare? Për më shumë se 50 vjet, fansat janë ndarë më dysh. Porse, siç thotë vetë Agolli, asnjëri nuk mund të ndahet dot nga tjetri. Sipas tij, nuk duhet të ketë më pyetje kush është më i madh e kush më i vogël, kush ka qenë më i përkrahur e më pak i përkrahur. Agolli ka treguar në një intervistë se kryeministri Mehmet Shehu u është drejtuar të dyve: “Ju jeni dy shkrimtarët kryesorë të vendit dhe jeni si dy qe që lëroni tokën. Ne, herë ngacmojmë njërin e herë tjetrin me hosten, në mënyrë që puna të shkojë mbarë”.
Agolli apo Kadare? Për më shumë se 50 vjet, fansat janë ndarë më dysh. Porse, siç thotë vetë Agolli, asnjëri nuk mund të ndahet dot nga tjetri. Sipas tij, nuk duhet të ketë më pyetje kush është më i madh e kush më i vogël, kush ka qenë më i përkrahur e më pak i përkrahur.
Edhe Mehmeti paska pas pasion zooteknik dhe shpirt poetik:
Hajde mos thuj masanej qe gjithanej universi eshte e strukturuar sipas sistemit dy bolor.
xhatani@xhatani
Komplimenta I modho. Me pelqen tej mase ajo pjesa me ndarje dhe nen ndarje , copeza dhe vitet se si jane renditur. Eshte e njejta ndjesi qe me ndodh me ato filmat hollivudiane ose jo , por kur degjoj tingullin e rasteve tek makina e shkrimit. Menyra se si rradhit shkronjat paralel me titrat , qe vazhdon ; … Ne vitin 1926 ai u kthye prane familjes , Ku rrojti deri ne vjeshten e 1939… etjer etjer
Falimneres per komplimentin, por eshte edhe merite e Stalker qe hapi muhabetin per dokumentarin film dhe letersine dokumentare. Me ka hap pune dhe mu se prej Stalker zbulova se sa i modh osht Warner Herzog, vetem prej nje shprehje te tij. Kushtu e kom vesin un, mjafton nje shprehje e autorit dhe un e kuptoj qe osht i modh si puna ime, pranej i futem punes e ja lexoj gjithe vepren pa perjashtim. Ah mer Stalker, mer Stalker çer m’ke bo, nje turre me libra per Herzogun e video te Herzogut per te lexu e per te pa.
Për herë të parë Dritëro Agolli është takuar me Sali Berishën kur ky i fundit ishte ende fëmijë. Agolli kishte bujtur në kullën e të atit të Berishës në Viçidol të Tropojës, si shok i vëllait të Berishës. Ndërkohë më vonë koha i takoi përsëri në formacione të ndryshme politike.
pse nuk perkon tema? perkon qe ç’ke me te! Te gjithe te majtet (siç kemi fol me siper Driteroi dhe Mehmeti) kane interes zooteknik, njesoj si Levy Stross dhe Moikom Zeqo.
Po njesoj edhe Herzog, i cili eshte akoma me ekstrem, tregon dokumentarisht se si e kaperdiu ariu nje misionar te majte (Herzogu dora vete interviston Marten qe ka honger qafen e pates):
Nese misionarin e krishtere e gelltit indigjeni barbar, misionarin zooteknik e kaperdin ariu grizzly, e ne kete menyre Amerika eshte si shpirt ne hava - i Modhi
korrikse bej lidhjen ne hapsire te lloj-llojit karallojit:
xhatani@xhatani
I modho po ne shqiperi a Ka nje artist te modh ? Une e di njonin po nuk e tregoj. Jo per gje , po fillojne " ane- kne " pastaj , m’ kupto ? Leqe e dha dhe televizioni prandaj them… Bile bile nje veper u shiste ary te 3500 euro… Po nejse se llafi nxjerr llafin.
ka, ka, si s’ka, po nuk flas kurre ne anonimat per ata (jo vetem artiste) qe njof personalisht, as per mire e as per keq, sepse eshte poshtersi mrapa ferre. Ata qe si njof nuk flas, e ç’te flas per persone qe njof vetem nga linkimet e gazetave ne Peshk? Une nuk jam idjot te nisem nga informacioni i gazetave per te krijuar ide per njerzine.
xhatani@xhatani
Se aty doja me dal , dhe ke te drejte or lum miku. I lejohet o vlla I lejohet artistit t modh qe te.boj ci do kokrriza e qejfit , se prandaj eshte I modh. Qe ju befte xha tani kurban ju befte. Ja e thashe me ne fund ate qe mendoja se do ta thoja , heret apo vone. Ju Kam xhan qe ju befsha kurban moj jasaman ne elbasan , pa u bere pishman.
Amo tu ndejt ktu m cerrik city , I braktisur nga leneshat e kohes , I harruar prej vargjesh lehona , por dhe I rregjur prej enderrimesh rrjepacuke , kam vetem nje amanet ; " qofsha gjalle a vdekur , nje dite e bukur do te lind’ , e pastaj do t ju ftonje te gjitheve ne nje harem , gjithnje sipas stilit tim , e do pijme e te defrejme me aq SA na ndodhet me konak , pastaj e bojme edhe nje antalogji me poetet e 30 viteve te fundit nese Ka…
Alba2265@Alba2265
Vargje te tjera te driteroit
More trima
Hoqet gozhden
Doli vrima
Lum kush te rroje e te kete pune me gjykaten .
Raporti alarmant për Gjykatën e Lartë: Duhen 20 vite për të shqyrtuar dosjet e mbartura
duhet me analizu pse s’ka. Pastaj duhet me kuptu qe ndoshta jemi me fat qe nuk ka, duhet ta konsiderojme si fenomen pozitiv. Baje e fut gozhden ne vrime per mijra vjet me radhe qe nga kohet e Gilgameshit sanskrit, duhet te pushoje ky proçes mekanik nje dite.
..... ......@InkuizitoriMoth
qe edhe dy bolet Apolloni dhe Dionisi tu i ra fyllit me i vrime. Perfitojne nga rasti qe zootekniku i shkolles se Fullcit nuk eshte prezent aty qe t’i mbrehe si dy qetë qe lerojne duke i ngacmuar me hosten here vrimen e njërit e herë vrimen e tjetrit, në mënyrë që puna të shkojë mbarë:
xhatani@xhatani
Une besoj qe ka , dhe profesioniste bile. Por mungesa e marketingut , plus edhe fshehja e tyre atje ne zgrip te kohes bejne detyren e vet. Ka ardh koha te ngrhet ajo Organizata Terroriste Letrare , degjoni apo Jo !!!
prit i her se duhet ngrit me par Organizata Seksuale Letrare, pastaj Terroristja. Me pare eshte Eros, pastaj vjen Thanatos si kronologji historike.
xhatani@xhatani
Nuk e di per ate organizaten seksuale . Po llafosja per tjater gje , ndersa ti hidhesh dhe Ben devijacionet e diskursit kontraversal. I papam je vallaj… pike.
Sot eshte e veshtire te kuptosh se per çfar llafos tjetri, per me teper prej qytetit absurd te Cerrikut ku shiten ilaçe te skaduara, me poete ne epoken e artit modern qe glorifikon absurdin, dhe qershia mbi torte nepermjet celularit. Keshtu qe me duhet te fantazoj se ku e ke hallin ti qe te llafosem me ty, e sidoqofte mire a keq llafosja, motivacioni im eshte per mire. Devijacionist dhe kontroversalist nuk du te jem, sepse boll i tille eshte arti modern. Ah po mund te duken kontroversal per poetet moderne, dakord jam i tille per ta si e kunderta e tyre, por ne te vertete jo gjithmone ajo qe duket, eshte.
xhatani@xhatani
E di vllacko , dua te behet me e Mira. Mjafton deshira e mire. Une jam visto , kurohdre. Vec me Beni nje njoftim. Ju dua nga thellesia e zemres. Sinqerisht
Thika@sica
“Gabimi i një doktori varroset në tokë. Gabimi i një arkitekti bie në tokë, kurse gabimi i një mësuesi ecën nëpër tokë“, D. Agolli.
Ne kohet tona moderrne zvarritet, te pergojon e ndyn ne virtualitet (edhe ty) o i madhi Dritero.
Arka e Djallit, Driteroi i lodhur nga vitet por i cliruar nga zinxhiret. Fantastik per mua.
Ketu s’do jem
Këtu s’ do të jem, do jem larguar;
Në tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.
Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S’do ndihet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë.
Ti do trishtohesh atëherë,
Se s’do më kesh në dhomë gjallë,
Dhe, kur në xham të fryjë erë,
Do qash me erën dalëngadalë.
Po kur të jesh mërzitur shumë.
Në raft të librave kërkomë,
Atje do të jem i fshehur unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë.
Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje…
korriku@korriku
kete poezi sa ishte gjalle driteroi e lexonim/kendonim gjithe melankoli intelektualiste, sot kjo poezi eshte e vertete. Duke e lexuar bie ne te qare.
..... ......@InkuizitoriMoth
ne virtualitet tallet e pergojohet i Modhi, bile edhe shpifet kunder tij, bile edhe kercenohet se do theret cope cope nga 20 biçaket e Çeços, batalli i modh per Driteroin qe eshte nje piç bythe para te Modhit.