Punë

57 postime 4804 shikime 5 mars 2017 në 05:49 e pasdites
Pjer

Nentor 2016…

Si gjithmone, ne ora 5 te mengjezit u beme gati ne ruajtje te ujtit. Me veshet pipez dhe syte te çezma, vinim verdall neper dhome. Gruas nuk ju durua, filloi ta mbushte lavatriçen Candy nga siper me ujtin e fuçis, nderkoh qe une fillova te laj dyshemene. Para se te fillonte shplarja e rrobave, filloi te vinte ujti. Nje gezim i perzier me tension, pershkoi ter qenien tone. U çlirova disi, dhe po beja plan te pija nje kafe buze detit. Piva nje gote qumesht, mbusha nje gote plastike me fernet, nje karamele ne goje, dhe drejt detit. Nje fllad i fresket te guduliste gushen. Deti dukej sikur ish afruar ca. Pershendeta te njejtat fytyra qe i shihja perhere, çdo vit, dhe porosita kafene.

  • ç’thuhet andej nga Belgjika.
  • Andej, pune, thjesht pune, nate-dite.
  • Ou, edhe naten punoni.
  • Jo, naten flejm gjume, riperterijm kockat, por ikim ne mengjez qe eshte nate dhe kthehemi mbasdite qe i bie po nate,- buzeqesha.
  • He, eee, lum si ju qe keni pune se ketu , a ha, s’ka me pune, po ikin njerzit po marrin arratine.
    Ate dite u morra me kartat e telefonit dhe dhe blerje ushqimesh. Thuajse te ter operatoret telefonik, kishin te njejtat oferta e te njejta çmime. Nuk ishte e nevojshme te lodheshe e te mbaje 2-3 karta apo telefona, si dikur. Te gjitha firmat te jepnin 400 minuta me ter operatoret, me 10 euro. Ne darke hapa nje shishe raki arre te firmes Luani. Raki e kendeshme, por nuk mu durua pa e perziere ne gote me nje raki manaferre, e me pas me nje raki rrushi. Per perzierje, isha i vetmi, eksperimentoja me çdo pije. Nuk pertoja tu fusja edhe gjera te tjera, si copa ftoi, spec djeges, etjera perberes. Gjithmon, i ruaja shishet qe mbaronin, per eksperimente. Isha bere si i ndjeri, doktor Arqileja qe eksperimentonte me bimet e ndryshme per te gjetur ilaçin organik, nderkoh qe une doja te gjeja eklisirin e jetes. Pas çdo gjetje te re, kerkoja gjetje te reja.
    E nesermja ishte perseri lufte me ujtin, por me ritem me te ngadalte. Kafen e piva me komshiun, Cufen, ne nje nga lokalet e lagjes. Krejt ndryshe nga Belgjika, ku lokalet hapeshin nga ora 8-9-10, ne Shqiperi lokalet hapeshin ne ora 5-6. Te vetmet lokale qe hapeshin heret ne Belgjike, ishin ato te bukeve, kroisanteve, e panineve, te cilat hapeshin ne ora 6-7.
    Ne momentin qe sapo po me dremiste gjumi duke ndigjuar radion, u ndigjuan ca zera burrash poshte shkallve. Zbrita menjehere dhe shoh tre veta qe kishin hapur deren e kabines elektrike dhe seç po benin ca matje e teste me nje aparat te vogel. E kuptova qe ishin te elektrikut. Nga komshinjt kisha mesuar se firma e elektrikut kishte vene rregull tek kabllot gjate veres. Te gjitha lidhjet e paligjeshme dhe te paregjistruara, ishin prere.
  • Mirdita zoterinj, ka noi problem me kabllot.
  • Kjo lidhja ketu e kujt eshte,- po jepte sinjal aparati i tyre si stilolaps,- ju ketu banoni,- pane supet e mia te ngritura ata.
  • Po, jo, ne fakt jam emigrant, kam ardhur per nja 2-3 jave, - pashe qe prene nje kabull ata, nderkoh qe kontrrollonin kabllot e tjera.
  • Po ky dreq kablli nga futet keshtu, shih-shih ç’kane bere,- afruan aparatin e tyre ata e cila filloi te leshonte sinjal. Siç dukeshin bathen, kontrrollet vazhdonin dhe firma ishte paisur me aparatura moderne. Arrestimet dhe rradhet e gjata te njerzeve te vitit te kaluar, per te paguar energjine, e kishin dhene rezultatin, shendoshjen financiare te firmave te elektrikut. Po me vinte mire qe çeshtja e elektrikut, ishte futur ne rrugen e disiplinimit. Pasi prene nja tre kabllo, ata u larguan per tek shkalla tjeter.
    Te nesermen e kishim lene per te shkuar ne Tirane, tek shtepia jone, por mungesa e ujtit ne mengjez, na beri ta anullonim planin. Pyeta komshinjt se pse nuk kish ardhur ujti, dhe morra vesh se ishte prere edhe kablli i pompes se ujtit.
  • Po si do rrijme pa uje, a rrihet pa uje,- u indinjua gruaja.
    U nisa drejt firmes se Elektrikut. Ishte akoma mengjez dhe shum nga punojnesit ishin aty. U futa tek zyra qe ishte e zones se Plazhit, dhe vura re dy nga ata çunat e djeshem qe po diskutonin me nje qytetar.
  • çfare kishit ju zoteri,- mu drejtua nje grua e rrumbullaket.
  • S’kemi uje, se eshte prere kablli i pompes,- drejtova doren nga ata qe po diskutonin,- kane ngel gjith shkalla pa uje.
  • A ka kontrate ajo lidhje, se pa kontrat apo regjistrim, nuk bejme lidhje.
  • Po ku di gjo une, une s’rri ketu, kam ardh per nja 2-3 jave, e iki, a rrihet pa uje.
  • Ke te drejte zoteri, por duhet te mblidheni si shkalle, te beni nje kerkese ketu, e me pas vijme neve e bejme lidhjen me sahat, çdo gje brenda rregullave, me kontrate.
  • Ju mir e keni, po kush ti mbledhi, pastaj aty jane a s’jane 5-6 familje, jane te gjithe emigrante.
  • O ky eshte ai emigranti,- u shkeput njeri nga ata duke u drejtuar nga neve, - çuno ne s’te ndihmojme dot, aty ishin dy lidhje te paligjeshme, edhe e pompes edhe e shkalleve.
  • Une se di se si ishin lidhjet se une as nuk rri ketu e as nuk marr vesh nga kabllot, por a rrihet pa uje tani.
  • Ke te drejte, per pompen, thuj nje here shefit, po tha ai okej, ne vijm e lidhim kabllin e pompes per ujtin, por jo per shkallen, se energjine e shkalles duhet ta paguajne te gjithe.
  • Natyrisht-natyrisht, po shefin ku mund ta gjej.
  • Hec me mua,- vazhdova te ndiqja ate, duke ndaluar çdo 3-4 metra pasi ai fliste me ter koleget, per çeshtje nga me te ndryshme. Ishte nje sindrom shqiptar si duket, qe deri ne destinacion, duhej ti konsumoje te tera muhabetet qe ishin akumuluar ne koke.
  • Shef, ky eshte nje emigrant qe rri tek pallati i …,- i shpjegoi historine e shkalles tone ai.
  • Po mire nese eshte vetem per ujin, lidhjani pompen, nderkoh qe keta si shkalle te bejne nje kerkese, e ne te vendosim sahatin edhe per dritat e shkalles.
  • Kuptove çuno, pompen po ua lidhim, te mos ngeleni pa uje, por si shkalle duhet te mblidheni e te paguani per energjine qe harxhohet, dikush duhet ta paguaje ate.
  • Po, faleminderit, - kuptova qe ne Shqiperi, krahas rregullave perendimore, fuksiononte edhe sentimenti. Te ndihmoj, na ndihmo, gjyhna, jepi nje dore, mos na harro, te jap me jep.
    Sa arrita tek shtepia, pashe qe te tre kontrrolloret, e kishin lidhur pompen, e po kontrrollonin shkallen tjeter. Uji i depozites se madhe qe rrinte poshte po ngjitej siper, fale pompes. Komshinjte dukeshin te merzitur, nderkoh qe une dukesha i gezuar. Nderkoh qe u shpjegoja se duhej te mblidheshim si shkalle, e tu thonim edhe emigranteve te tjere qe vinin vetem ne vere, se si mund te vendosnim edhe si pallat te kontribonim e te vendosnim te benim diçka te perbashket, ata me veshtronin sikur une te isha budallai i shkalles. Vertet shume gjera nuk i dija, shume filma qe beheshin, i mirrja vesh me vonese. Sidoqofte, nga gezimi, admirimi dhe deshira, i qerasa te gjithe me puro, fernet, konjak e raki, sa qe dhe gruaja u habit me hecejaket e mia poshte e perpjete duke marre gota plastike dhe shishe.
  • Po çdo vit me keta zorraxhinj do merresh o burre.
  • Po une bej te timen e gru.
  • Po s’je i detyruar, pse u lepihesh, apo te te quajne budalla.
  • Pse duhet ta kuptosh ashtu, pastaj kenaqesia eshte e imja, si thosh Jezui, kush jep ndihet me i lumtur se ai qe merr.
    Te nesermen ne Tirane, tek shtepia ne Allias. Shyqyr ne Tirane, ujti vinte tre here ne dite dhe pa pompe. Pasi rregullova antenen, dolen nja 7-8-9 kanale. Njeri kanal po jepte diskutimet ne parlament.
  • Gru hec nigjoje se paska gallat, - po ndiqja ter qejf batutat qe iu hidhnin njeri-tjetrit.
  • Morpo leri ata se ata e kane ne rregull, po si t’ia bejm, te blejm bulier te ri apo te vendosim kete te vjetrin.
  • Te shohim ç’do thote hidrauliku, Arqileja, prit gru sa te mbaroje ky fjalimin, se do dal pastaj te gjej Arqilene,- mezi po ndigjoja fjalimin e batutat e Buall Mavrise, ngaqe gruaja vazhdonte te fliste.
    Pas nja 1 ore dola, se e pashe qe parlamenti s’kish ndermend te pushonte. Grate depudete, dukeshin me te llogjikshme e me serioze se burrat depudet. Arqileja vinte nga mbasditja. U futa ne nje supermarket Big-Market, ne fakt keshtu quheshin shumica, ku bleva ca shishe e ca ushqime. Gruan e gjeta duke ndigjuar muzike e duke pastruar. Me vrap e ktheva tek kanali i politikes. Politika shqiptare, megjith difektet e saja, sikur me jepte adrenalinen e jetes. Filluam te hanim e te benim plane se si ta mbaronim punen e banjos.
  • Per mendimin tim,- shfaqi mendimin Arqileja sapo erdhi,- blini nje te re, se kjo e vjetra, sa do shkoje, ja nje vit, ja dy vite, po pastaj, do therasesh perseri hidraulikun, do hapesh vrima te tjera, …
  • Ne rregull Arqile, athere e lejme per neser, ta blejme neser.
  • Blijeni vertikal, se keshtu i kam bere gati keto lidhjet, se per horizontal venim kete te vjetrin, por s’ka garanci, plus muri ketu nuk e lejon, do te duhet ta spostosh pakez kendej e te blesh tuba fleksibel 1 metersh, ndersa me vertikalin do blesh vetem dy tuba fleksibel 30-ç.
    Sapo Arqileja iku, gruaja filloi te shikonte pozicionin e murit perseri, bulierin e vjeter, thuajse teresisht e tensionuar. Me thirri per ndihme per te kapur bulierin e vjeter.
  • Keta ketu m’duket se jane mesuar qyl, - kapi shkallet gruaja ndersa une bulierin,- jo-po vrima te reja, jo-po tuba te gjate, i perton bytha atij te beje dy vrima per horizontalin, ja shih sa mire rri horizontali, ule dhe pak, aty, - shihte nga poshte lart ajo, nderkoh qe mua po me dridheshin duart,- pse ta blejm te ri, apo per dy here ne vit qe vijme neve.
  • Bo vaki e leshojme me qira o gru,- ulem bulierin ne dysheme. Morra fryme thelle nga lodhja, dukej qe me kishin rene pordhet.
  • Eee, te blejme bulier te ri per qeraxhiun, apo nuk prishen keta te rinjte, as dy-tre vjet dhe e japin difektin, ku ka si mall i vjeter.
  • Ee,- me doli nje bubullim nga mbrapa.
  • Puu, ma mbyte more.
  • Hudhra grua hudhra, ajo e ka fajin, - me doli gromstina e rakise nga para.
    Te nesermen, ne kohen qe Arqileja po montonte bulierin, thirra dhe specialistin e duro-aluminit per deren e banjos. Ishte nje metode perendimore e botes se pare, per te testuar specialistet e botes se trete, kur i ballafaqonin se bashku. Para se te hidhnin parane, para se tu jepnin pune, ata (bota e pare) mesonin me shume mbi aftesite dhe marrdheniet e specialisteve te botes se trete. Edhe sikur specialistet e botes se trete, te kishin kontradikta n’mes njeri-tjetrit, prap ne syte e atij qe iu jepte pune dhe para, ata hiqeshin miqesore.
  • Del Piero, dera e banjos ketu, kuadrati, nuk eshte ne rregull, shih si vjen ovale.
  • Ate i thashe dhe une Tonino,- nderhyri Arqileja duke thithur puron qe i kisha dhene une,- ata djemte qe kane punuar ketu, nuk kane punuar mire.
  • Me nje fjale te marr nje specialist tjeter per kete pune.
  • Natyrisht, pa u bere kuadrati ne rregull, nuk mund te vendoset dera, me prish pune dhe mua dhe ty.
    Te nesermen, nepermjet nje komshiu gjeta nje “specialist”. i cili u duk aty nga dreka. Me duar ne xhepa ai po me shpjegonte per punen.
  • Ky nuk paska vegla,- me pyeti gruaja ne hollandisht me ze te ulet.
  • Jo-jo, ky eshte si tip advizori, si puna ime,- ia ktheva po hollandisht duke buzeqeshur,- por do vije neser se veglat i paska lene tek Kinostudioja,- mbusha dy gota plastike me fernet.
  • Ja ku eshte Kinostudioja, le ti marri.
  • Ee, - dola nga aneksi duke shkuar drejt banjos,- mjeshter, gezuar, eshte fernet i Akua-Likuorit.
  • Ahh, qenka fernet vertet i shkelqyer.
  • Urdhoni kete puron, nga ky fernet blej gjithmon, me duket serioz, - ishte gota e 4 qysh nga mengjezi, gota qe i pija dalngadale, nje me komshiun Janin ne mengjez, nje ne klubin e lagjes me kafen ekspres, nje vetem duke ndjekur tv, ndersa kjo ishte gota e 4. Mbasdite ngaqe s’kija ç’te beja, dola te takoj ish pronarin ku kisha punuar, i cili ishte dhe kushuri.
  • He Miri, ç’kemi,- u takuam ne kryqezimin e Bllokut dhe Presidences.
  • Po ç’kemi o Pjer, shyqyr qe u kujtove dhe per neve,- u ulem ne nje lokal afer kryqezimit.
    Edhe ai ishte dakord me formalizimin e ekonomise dhe disiplinimin e saj dhe ishte pro qeverise e Palloshit. Ishim ulur e po pinim kafene rehat duke biseduar per shum tema, kur na u afrua nje burre me pardesy e mjeker.
  • Zoteri, a keni nje cigare.
    Miri leshoi nje shtellunge dhe i zgjati nje cigare, ku lypsi nuk pertoi ta ndiste nga çakmaku mbi tavoline. Nuk kaloi as 10 minuta kur u duk lypsi tjeter, qe kerkonte po nje cigare.
  • Bem gabim qe u ulem ne kete tavolinen afer trotuarit, do ishte mire te ishim ulur pak me ne brendesi, - leshonte shtellungat e tymit Miri, nderkoh qe une largoja me dore eren e keqe te cigares. Muhabeti vazhdonte, veç kur u duk nje kalama qe shiste stilolapsa e çikerima te tjera. Me vone nje grua cigane e cila kerkonte qindarka per femijen e vet. Miri u merzit dhe donte te leviste nga tavolina, te uleshim me ne brendesi, por e kundershtova, duke i thene se kjo gje ishte interesante per mua.
  • Kaq shume qenkan shtuar lypsat ketu,- shtova duke buzeqeshur.
  • Po si te mos shtohen kur ky trapi, ky palloshi siç i thua ti, nuk hap asi ven pune.
  • Po 300 mij vendet e punes.
  • 300 mij pordhe, se vetem pordhe ka ky,- shpertheu Miri.
    Vertet, puna, kjo e mire materiale, mungonte ne Shqiperi. Ishin me mijra e mijra shqiptaret e papune, dhe me e keqja, iu ishte shuar shpresa se do gjenin pune ne Shqiperi, prandaj dhe benin plane per te ikur nga Shqiperia.
Vlonjat

Mos !
Kabim !

Cecua

E gjate. Do ta lexoj me nge, ne pune.

zeqo

Kete e kam lexuar te peshku i vjeter, humbje kohe ti hy ta lexoj prape, kush nuk e ka lexuar si psh: çeço, lexim te mbare.

Alba2265

Pune ka por nuk ka profesioniste .:grinning:

Pjer

Zeqooo, po e ngatarron me noi tregim tjeter, se ky eshte i ri. Eshte vazhdim i tregimit “Charleroi-Podgorica”, pershtypjet e pushimeve te nendorit te 2016. Erdhi pak me vonese se kam pas ca pune, por si thote fjala e urte popullore; Me mire vone se kurre :smile:

bradland

Brilante Pjer , por me vone do e lexoj dhe ´njehere per te bere komentin perfundimtar sepse tani po punoj per dicka shume te rendesishme , sic e thua ti ndonjehere " per te miren e Atdheut " :))

Pjetermustakuqi

Pjero,ajo rrumbullaksja te ben gjithe at kompliment,kurse me poshte na zhgenjen me kete konsideraten per vete.
Ca detaje si puna e asaj bubullimes edhe mund te na i kurseje,lene pastal,gjenjen e ajrit per rreth pas saj.
Me mylljen ma prishe qefin. :grin:

Pjer

Po pra, kjo eshte ajo qe duhet te kapin komentatoret Pjeter, ndonse i “ri” ne syte e njerzeve, vitet kishin bo punen e tyre :grinning:

Pjer

Ne tregim djema, ka disa nga keto “kontradikta” qe Pjetri permendi, por une ia kam lene lexuesit ti gjeje :smiley:

Tirondon

Pjer nuk paske takuar asnji nga te peshkut bradin alidemsin asnji as bledin si ka mundesi ? As libraristet ?! :slight_smile:

Pjer

Bradi kishte hum si vaji ullinit dikur :grin: , Alidemsin e takova rradhen qe shkoi, Per Blendin dhe librashitsit, ka ca material tek pjesa e 3 dhe e fundit e pershtypjeve te nendorit 2016.

Br3dharaku

@Vlonjat:
kulture shoku, kulture! Ah nuk e ka keq EB-ja, jooo!

gjembi

Ju lutem na sqaroni me qarte per cfare e keni fjalen.

Alba2265

ka si mall i vjeter.

  • Ee,- me doli nje bubullim nga mbrapa.
  • Puu, ma mbyte more.
  • Hudhra grua hudhra, ajo e ka fajin, - me doli gromstina e rakise nga para.

Fernet dhe pordhe.nje pershkrim kafkian i situates dy felore Te shqiperise .

Pjer

:grinning: Alba2265 :yum: pas hudhrave dhe rakis, keto do presesh :smile:

bradland

Une e shifja qe ky luante shpesh ne karrike ne breg te detit , mendova mos karrikja nuk eshte e rehateshme por ky paska pjerdh si derr :))

Br3dharaku

jo po i ben pershtypje se pse i bejne bisht njerzit qe ky do te takoje. Merre me mend te takohet me EB-ne dhe te beje keshtu numrash…
Skandal!

bradland

Po pra , thote masnej qe qenkam zhduk une si voji i ullinit .

Br3dharaku

nejse, ti mund ta takosh ne nje vend te hapur, Brad. Kjo do t’i zgjidhte problemet e ndonje ere te pakendshme

bradland

me vend te hapur se ne mes te detit s´kam ku me gjet .

Vlonjat

Gjembo nuk e di a i ke pare me vemendje lajmet e javes qe shkoi :

http://www.gazetadita.al/lsi-shpeton-drejtuesen-e-amf-se/

Komisoni i ek. Ne parlament eshte duke "kerkuar " nje zevendes per kete postin. Behet fjale per gardianin e burses, transaksioneve financiare komb.nderkombetare, bankave etj etj. Tani kete postin ps-ja e do per vete dhe do nje person shume te besuar dhe me integritet te larte. Mundesisht te marr vesh nga tregjet nderkombetare ( bursa, obligacione, marrevwshje bi-multi-laterale). Se nuk mund te flas me.shume por une nga 15 marsi jam ne europe dhe alb per nja 10 dite. Kur te kthehem.te.them me shume.

Kthupi

Une them qe peshku t’ju rekomandoje Pjerin per kete pune.

Vlonjat

Nuk je i vetmi ( nja dy ketu e kane propozuar ne menyre private) por eshte shume volatile si personazh.

Vlonjat

Bredho ti e mban mend biseden qe beme ne nentor, a te tha ay shoku qe nga marsi nisim procedurat per amf-ne? A mban mend qe na tha gjithashtu qe do takoheshim prape nga mesi i marsit? Deri tani i ka mbajt premtimet!

Kthupi

Tani edhe njeri te besuar edhe me integritet te larte duket cik si oxymoron. O njera o tjetra.

Alba2265

duhet pare kuptimi metaforik I pordhes .Equivalenti hamletian i:fjale,fjale,fjale… ne shqiperine e sotme eshte pordhe ,pordhe , pordhe , fernet, raki me hudhra e prape pordhe .me disa fjali te shkurtra si nje piktor I mire pjeri ilustron zbrazetine e kotesine e jetes

Br3dharaku

E di. E tregoi veten si burre i fjales. Bravo i qofte!

Vlonjat

Po jo mo kthupi, per shqp kshu shkon kjo pune: intelektual por qe anon pak nga ne!

Cecua

Shif punen Pjero.

gjembi

E shoh qe qenka ne dore te EB. A mund ta pyesesh nese ka ndonje vend per mua ne administrate?

gjembi

Pjeri dashka zyre me sistem te fuqishem ajrimi more zoteri.

Alba2265

Quhet contribut ne rritjen e cmimit Te obligacioneve Te CO2

Br3dharaku

e kam gabim apo gjithe ajo terheqje dhe deshire per flirt me Pjerin, pesoi nje goditje te fuqishme?

gjembi

Nuk e di per cfare terheqje dhe flirt e ke fjalen. Une komunikoj vetem per te miren e shqiperise. Nuk jam si disa qe vijne ne kete blog per te njohur njerez e marre poste administrate pa asnje merite.

Br3dharaku

kisha degjuar qe po shtoje peshe vetem qe te joshje Pjerin…

Aquamarine

Paske bubullire nga para e nga mbrapa o Pjer, ca ben kshu, do ia sjellesh ne maje te hundes gruas e do te divorcoje ne pleqeri.

Aquamarine

Si thote shprehja e urte: Pjerit bubullimat mos ia degjo por tregimet lexoja.

Pjer

Djema, rrofshi, u kenaqa nga komentet :grin: sa jam tu qesh akoma. Sa per ate postin, le ta marri ndonje i njohuri i Kone Miushit, se une nuk merrem me miza-skena e mini-skena, une mirrem me projektet e medhaja.

Vlonjat

Kush po merret me miza ne skene more xoteri? Po ti paske p… fare more xoteri!
Here e fundit qe komentoj ne temat e juaja! E keni banalizuar fare, a thua jemi ne WC ketu.

kjo teme nuk ka per ti kaluar 40 cmnts

bradland

Mire i the Pjer , kone miushi .

Pjer

Vlonjato, nuk te akuzova, pse te djeg. Pse vetem ti je i njohuri i Kone Miushit. Ka ne Shqiperi plot.

Pjer

Brado, une i kam ngjitur vetem emrin; Miushi, ndersa Kone ia kane ngjitur koleget e parlamentit. Une thjeshte i bashkova keto dy epitete. Kone Miushi :grin:

gjembi

Konet sikur nuk gjuajne miushe mo Pjer? E paske perzjere si ato pijet qe ke qef t’i perzjesh.

Br3dharaku

wow! pune te bukur ben zotrote!
Kjo na qenka puna e kandidatit per mekembes te BQ…

Pjer

Kjo perzierje e dashur, eshte shum e gjetur. Nje kone qe meçifet si miush :grinning:

Pjer

Mjer ne dor t’kujt ka ra memedhimbja jone, Bredharako.

gjembi

Mund te te duket ty shume e gjetur por pa pyet te tjeret njehere.

bradland

Mua me duket shume e gjetur , vetem se kones mund ti ngele pak hatri , kurse miu pasqyren para e ka.

squarepusher

kesaj here s’kisha durim, interes as me e lexu, na fal Pjer

Alba2265

Bubullin ke shkembi I kavajes :smile:

dasara

Pjer ç’ben keshtu lol
do mbahesh mend si Hasan pordha lol (shaka )

Donald_theClown

Ai quhen Pjerit keto komentet e fshira ke numri i pergjithshem ?

Pjer

Edhe ketu tek puna e dashur, kur shkoj tek WC qe eshte ne magazine, ato te shkretat dalin pak me zhurme, mirpo aty afer punojne ca puntor/e , dhe sapo dal nga wc, i afrohem noi emigranti, afrikan apo aziatik, dhe e pyes; " He ndigjove gje tani" . Ata qeshin dhe sipas rastit thone; “Jo nuk ndigjova gje”.

  • E po mire - i them une duke ngritur gishtin e trashe ne forme Ok. Kur thone; " Po u ndigjua", athere une iu them;
  • Ishe bombe pak e forte kesaj rradhe, po rradhen tjeter do ta ul pak tempin.
dasara

Pjer nje barcalet shkodrane po t’diftoj …
Ishte njoni si puna jote ,shkoj n’banjo me kry pune …
e manej u ngjun do krisma t’forta lol
kur doli po priste njoni n’rradhe …
Po si s’ke turp i tha …çfare ban…
Pse mor zotni i kthehet …
çfare po prisje me ngju
kangen e Vaçe Zeles a…?! lol

bradland

Pjer, amon , kur te shkojme ne Tirone do te takojme ate te MODHIN fare , qafsh gjithe mos pirdh .

Mirejam_Tirana

të rroftë gishti i trash në formë OK - je i dashur por shokët e tu me vizione të qarta
janë bërë milionerë