Post Trump, populistët e djathtë në Europë në rënie të lirë

35 postime 3545 shikime 15 qershor 2017 në 10:11 e paradites
Reni

Partitë e krahut të djathtë në Britani, Austri, Hollandë apo Francë kanë rënë ndjeshëm vetëm në pak muaj që pas ardhjes në detyrë të Trump, dhe i tillë pritet të jetë rezultati edhe në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani. Shumë parti të krijuara kohët e fundit kanë patur rritje të menjëhershme të pamenduara, duke shprehur në një farë mënyre indinjatën e njerëzve ndaj partive tradicionale.

Kështu për shembull, Le Pen mendohej të merrte 25-30% të votave pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, por numrat e saj ranë ndjeshëm në Janar. Ajo u mund nga partia e re e Macron, një ngjarje e pamenduar vetëm disa muaj më parë, duke rrëshkitur në vetëm 21% të votave në balotazh. Këtë fundjavë, rezultati në zgjedhjet parlamentare ishte akoma më zhgënjyes. Fronti Kombëtari i Le Pen mori vetëm 13% të votave, duke patur kështu shumë pak vende në Asamblenë Franceze, ndërsa En Marche, partia e qendrës e Macron do të ketë supermazhorancën me mbi 400 vende.

Në Mbretërinë e Bashkuar, lajm përbën ‘bixhozi i dështuar’ i Theresa May duke thirrur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së Cameron pas referendumit për të dalë nga Bashkimi Europian. Në 2015 UKIP e Theresa May kishte marrë 13% të votave, dhe këtë vit ishte e gatshme të rriste votat dhe të konfirmonte May në krye të qeverisë. Por sondazhet filluan ta zbehin UKIP në vjeshtë, dhe rënia u bë më e madhe pasi u vendos të mbaheshin zgjedhje të parakohshme. UKIP mori akoma më pak vota se në 2015, ndërsa e madhe ishte rritja e Laburistëve.

Edhe Geert Wilders në Hollandë, i Partisë nacionaliste për Liri, PVV, përshëndeti fitoren e Trump në Amerikë, dhe pati rritje në sondazhe para zgjedhjeve në rreth 22 %, mjaftueshëm për ta bërë partinë më të madhe në parlamentin Hollandez. Por kjo rritje filloi të zbehej teksa zgjedhjet afronin, dhe shkoi deri në 13% në ditën e zgjedhjeve. Partia e qendrës së djathtë, VVD pro Europës mbetet ende partia më e madhe në Hollandë.

Ndërkohë në Gjermani, zgjedhjet do të mbahen në Shtator, por CDU/CSU e Angela Merkel duket e sigurt drejt fitores për shumicën e Bundestagut. Krahu i djathtë, Alternativa për Gjemaninë, AfD, sipas sondazheve ka pësuar tkurrje në 8%, nga 12-13 që llogaritej një vit më parë.

Interesant është edhe fakti se, sa më e afërt marrëdhënia me Trump e udhëheqësve botërore, rezultati në vendin e tyre ka qenë akoma më i keq. Kështu për shembull, Merkel është kritikuar shpesh prej Trump, por edhe përgjigja e saj ‘gjysmë me shaka’ nuk ka munguar. Kjo gjë ka rritur popullaritetin e saj në Gjermani dhe merr mbështetje për këtë ‘luftë’ në distancë me presidentin amerikan. Ndërkohë, nga ana tjetër, Theresa May në M.B. ka një marrëdhënie më të ngrohtë me Donald Trump. Ajo ishte udhëheqësja e parë e huaj që e vizitoi në Janar menjëherë pas Inagurimit. Por ajo është kritikuar në vendin e saj për faktin se nuk e ka kundërshtuar Trump për largimin e tij nga Marrëveshja e Parisit, apo për konfliktin që Donald pati me kryebashkiakun e Londrës pas sulmeve terroriste.

Nate Silver: (https://fivethirtyeight.com/features/donald-trump-is-making-europe-liberal-again/)

Manjola_Tirana

si fakenjuz po u doka

MAGA

Kur te vije koha.

gjergji

Kjo “renia e lire” eshte icik e ekzagjerume, se te genjejn grafiket qe nuk jane ne te njejten shkalle ne aspektin e boshtit X. Ok, jane ne renie, po s’mund te quhet renie e lire per pak pika perqindje.

…per reference:

levrek

Fox News, krahas lajmeve normale qe i japin me saktesi dhe i kapin rendom me shpejt se kanalet e tjera (sepse kane staff e fonde pa fund) ben propagande qe se kemi pare as te Zeri i Popullit i nje kohe. Kjo propagande konstante indoktrinon me nje lehtesi te frikshme njeriun e thjeshte. Njeriu i thjeshte preferon qe te mos e vrase mendjen shume dhe i merr kallup ate qe i serviret. Aq me teper kur ajo qe te serviret fajson gjithcka e gjithkend per mungesen e suksesit ne jete te njeriut medioker.
trumpi nuk duhej te kishte zgjatur deri tani pa mbeshtetjen e paturpshme te fox news; po realiteti eshte ky, dhe e ardhmja nuk duket fushe me lule.
E djathta extreme eshte ushqim per te “harruarit” nga qeveria, …pra njerezit qe nuk bejne dot hajer dhe kane nevoje per nje “trump” e kompani qe tu premtoje qe do e ktheje boten permbys qe mediokrit te behen te shkelqyeshem.

Ne Europe njerezit preferojne qe ta vrasin koken cike me shume kam pershtypjen, dhe arrijne te analizojne cfare po ndodh, si dhe arsyet pse. Ose thjesht po shohin cirkun ne USA dhe nuk ndjekin Fox News.

jps

I thashe atij devolliut, shko meso, merr nje diplome te gjesh nje pune te hajrit … nuk do. Thank you Mr. President!

ACDC

Punen time e shikon me dylbi o pa afte!
1/4 e te ardhurave time te kesh do te jesh mire!
Shko dhe raporto tek shefi tani se ne punen time shef jam vete.

jps

Po le bre lalke mos hyr ne gjera ku s’ta mban xhepi.

Saturni

Nje trap si Trapi u prish shume pune ca betejave shume te drejta,si atyre kunder korrektesise politike dhe arabizimit te Europes.Se sa out eshte e tregoi edhe me kete punen e Katarit.Ka baze Amerika aty,ka 11 mije ushtare,ky koqja mburret se i shtyu vendet e tjera ta izolojne Katarin,se keshtu do zgjidhet problemi i terrorizmit.Kur sponsori me i madh i terrorizmit dhe i ekstremizmit eshte Arabia Saudite.E detyroi ate sekretarin e shtetit,qe eshte ca me i kthjellet,te thote mbeshtetim zgjidhjen e problemit me bisedime.Dhe i shiten Katarit,shtetit qe mbeshtet terrorizmin sipas Trapit,12 miliarde dollare arme tani.Bir Selman i nenes.

Fikret

Tashi e pashe.
Po pse me ke Nate Silver e paske mush paguren? :smile: :smile:

ACDC

Juve vazhdoni te mbani per pretekst Trumpin,sic mbanit Obamen,Bushin,Clintonit etj me perpara,per mosveprimin tuaj.
Trumpi e ka fajin qe po arabizohet Europa,ndonese ka vetem 1 vit e gjysem ne politike…
Vazhdoni te genjeni veten dhe te justifikoni mosveprimin tuaj ne Europe,me gjoja zgjedhjet e Trumpit.
Dmth po te ishte zgjedhur Clinton,juve do tu tregonit vendin arabave ne BE??
Me bere per te qeshur!

InkuizitoriMoth

qesh, qesh, se te shtohet jeta!

Saturni

O kelluf,kush tha ka faj Trapi per arabizimin e Europes.Apo aq tru ke,sa Trapi,dhe nuk e kupton cfare thone te tjeret.

bradland

E bleu Rilindja dhe kete blog. Qenkan fshire te gjitha komentet pro Trump . Turp.

ACDC

Edhe une e lexova komentin tend dhe nuk po te ofendoj.

Lexoje pak komentin tim dhe shiko se cfare dua te them.

Europianet gjithmone do te gjejne nje pretekst per mosveprimin e tyre.
Tani eshte Trumpi,dje ishte Obama,Bush Jr,Bill Clinton etj.
Ne vend qe te marrin seriozisht arabet dhe arabizimin e BE,tani gjejne pretekst (si gjithmone) dhe ja hedhin detyren gjenerates tjeter…dava frikacakesh dhe femije te perkedhelur.
Problemet e mprehta zgjidhen duke ju vene gjoksin, dhe jo duke bere dhjaksin dhe dhe duke gjetur pretekstin e rradhes,qe sot ka qelluar Trumpi.

46and2

ja ta plotesojme tamam panoramen:

Saturni

Po ta kishe lexuar mire komentin tim,nuk do kishe thene “juve”.Kush jemi “neve”?Ku me pe qe fajesova Ameriken per corben qe kane gatuar vete europianet.Une thashe vetem qe nje karagjoz si ky nuk u ben mire dy kauzave te drejta.

ACDC

Cfare do te benin europianet per ato dy kauzat qe permende,nese do te zgjidhej Hillary si presidente?
Ta them une:Asgje!
Thjesht, do te fajesonin Hillarin…

Saturni

Ti o rob Zoti,vetem Hillary-Trump di,nuk di gje tjeter.Cfare pune ke bere me pare,ke shit shalqi?

ACDC

Po mire ore zoteri,ato alternativa ishin per zgjedhjet ne SHBA,po mos fitonte Trump,sot do te ishte Hillary presidente…

Saturni

Po ti edhe mbas 20 vjetesh Hilarine do permendesh,jam i sigurt.Iku ai muhabet,ka 6 muaj president ky.Vec kesaj,a e ke thith se per cfare eshte tema?Qe Trump ka ulur popullaritetin e populisteve ne Europe.Ku e sheh Hilarine ketu?Apo ti e sheh Hilarine kudo,me shume edhe se ce sheh Billi.

ACDC

Dhe une po them qe Trump eshte preteksti.
Europianet kane frike te perballen me problemin e arabizimit te shteteve te tyre dhe po ja hedhin kete problem gjenerates tjeter.
Tani preteksti eshte Trumpi,sic ka qene me pare Obama,Bushi apo Bill Clinton.
Me nje fjale europianet jane dhjaksa dhe skane per te zgjidhur kurre ate problem edhe kur ligji I Sharias te ulet kembekryq ne BE.

46and2

Po shume mire ka bere, se populizmin e solli paraardhesi i Trumpit. Populisti par exellence. Prandaj i fitojti Trumpi zgjedhjet historike.

Saturni

Ti po thu qe Trapi eshte preteksti,po nuk po thu se preteksti per cfare.Ti ngaterron shkakun me pretekstin.

ACDC

Preteksti per te mos u perballur me arabizimin e BE-se.
Lexoje komentin tim deri ne fund.

46and2

Cuba Si, Castro No!
Historike sot!!!

salben

lol, Trumpi pronar hotelesh e perdor shtepine e bardhe si zyre biznesi per klientelen e tij.
Gjasme sulmon Kastron, por ne fakt favorizon hotelet e tij.
Gjasme ndotja e mjedisit qenka perralle, por favorizon bizneset e lendeve djegese.
Plus qe del si ata kalamajt e keqij, qe ngaqe nuk ben dot nje gje me te mire se Obama me Kuben, atehere le te prishim ate qe beri Obama. Gjalle Sala me mbikalimin
Edhe republikanja e famshme Ann Coutler e shan.

I thought w/ Trump we’d finally have a president helping OUR country. So far: Syria, Saudi Arabia, Israel, Italy, China, N Kor. Today: Cuba!

salben

Cudi se si ne Arabine Saudite i pranon te gjitha krimet e regjimit Trumpi.

Br3dharaku

po ik mer tutkall se nuk po thu ndonje gje qe nuk ka ngel tv pa e thene. Kur shef qe e sulmon dhe ti Trumpin, te vjen natyrshem deshira ta respektosh

46and2

Administrata Trump po i tregon vendin komunistave.

No Castro, Si Cuba!
Jo Rama, Po Shqiperia!

salben

Po i tregon vendin komunistave si kush? Si Kina? Apo diktatoreve ne Arabine Saudite?
lol mire ben, kur gjen mjerane si ju qe genjeni veten. Nuk haheni dot me Obamen dhe shkoni prishni ato qe ka bere.

Saturni

Po cka per te lexuar komenti yt,se ju jeni bere te gjithe Profila.Une po te them ti nuk ia ke idene cdo te thote pretekst.Pretekst vjen nga pellazgjishtja “me e pre tekstin (fjalen)”,pra te mos i thuash fjalet te plota,domethene te mos japesh arsyen e vertete,po te japesh nje tjeter.Ketu po jepet nje fakt,ulja e mbeshtetjes.Eshte si puna e faktit qe ti votove per Trapin ngaqe nderrove pune,jo ngaqe je aq trap sa te votosh per nje Trap.Pra,nderrimi i punes eshte shkaku pse votove per Trapin,jo pretekst,se perse duhej te gjeje pretekst per te votuar per Trapin.Keshtu edhe me votuesit qe kane ulur mbeshtetjen per shkak te Trapit,eshte thjesht nje fakt,jo nje pretekst,se perse duhet te gjejne pretekst,apo se kane frike nga ti.

andri

Ato akset vertikale me vlerat e pa njehsuara po me bejne me dhimbje koke.