Përsiatje për Revolucionin

44 postime 3223 shikime 3 qershor 2022 në 06:58 e pasdites
InkuizitoriMoth

Mbretërit e Francës bënë Francën. Është krijimi i tyre artificial.

Sa më shumë që fuqia e tyre afirmohej, shpallej dhe përsosej, aq më pak i mundshëm ishte krijimi individual.

Nuk është parë formimi i qendrave të ndryshme të pasurisë, lirisë, prodhimit origjinal, si në Fiandre, në Rin, në Itali.

Ata shfuqizuan komunat mesdhetare, zotërinjtë e mëdhenj; gjuhët e ndryshme; format natyrore të qenies;

Gjithçka prej tyre dhe për ta.

Pushteti nuk kishte vetëm se një kokë, të prerë me një goditje.

Demokracia është vepra e tyre.

Si një anije tepër e madhe. Përmbyset dhe e ulta bëhet e lartë.

Mblodhën toka dhe njerëz, me forcën dhe avantazhet e rendit të imponuar;

Përdorën ligjvënës dhe juristë, shkrimet e shenjta, milet bujarisht të poshtër, për të rrëzuar gjithçka që binte në sy, të zgjedhur.

Rafinuan kështu punën e tyre të admirueshme,

Unitet dhe autoritet;

Bukuria e një piramide.

Francezët kanë humbur natyrën;

duke krijuar një botë abstrakte, një kthjelltësi, një vullnet.

Jo më zogj në gjuhë, dhe pemët iu bindën arkitektit, dhe arkitekti arsyes. Nga Dekarti te Robespieri.

Ndodhi që fuqia e përqendruar te një njeri dhe në ndonjë tjetër, te një pallat dhe në disa ndërtesa të tjera, u hodh në erë menjëherë.

Ishte Revolucioni, i cili birnoi bija përgjatë XX viteve rrjedhës së shekullit.

Revolucioni ndodhi sepse u bë i mundur. Ai u bë i mundur dhe i përfytyrueshëm, deri edhe lehtësisht i bëshëm, sepse gjithçka ishte jashtëzakonisht e rregullt, deri në atë pikë sa që në pak orë, kapur disa njerëz dhe pushtuar disa pallate, një mbretëri e madhe e tëra u mor dhe një pushtet u zëvendësua. Ky rend ishte vepër e tre mbretërive dhe e Rishelie + Luigj XIV.

Paul Valéry

InkuizitoriMoth

Stalker,
po Zeleskij çër i kishte thon mrom Putinit? ahahaha! A ma ke pa gjo Katrorin se ka te reja nga çuni i Biden ne supermarket me tavan barok francez? Ahahaha, edhe ti pjerdh kur ben seks?

l-interno-della-drogheria-famosa-di-eliseevsky-sulla-via-tverskaya-mosca-russia-153878091

magdalena_tirana

#sotrue
immagine

InkuizitoriMoth

shprehja e komentit tend eshte e vertete, por nuk vlen shume per rastin e Paul Valéry (neqoftese e ke prure per te), i cili ka shume ide dhe i ka ide franceze stil Luigj XVI, e shpjegon Revolucionin persosur, por nga jasht, si fenomen jo si noumen. Shphjehja vlen per mu qe kam pak ide dhe ne stil albanez.
:stuck_out_tongue:

magdalena_tirana

#xtyxty

dafne

megjithate ,e gjitha eshte shume toksore…

p.s.
mos kerko sqarim …!!

dafne

do ja falja vetit dhe 500 kg peshe te arritur , do shpenzoja dhe centin e fundi pa preteks ne vizita pa fund vetem te perjetoja cdo here nje ndjesi te re te arritur te artit te derdhur ne ndertimin …

p.s. . inach`Allah nuk eshte fotoshop !

InkuizitoriMoth

kush eshte toksor, Poli? :smiley:

InkuizitoriMoth

Eshte realitet i nje supermerkati ne Moske, arkiteture cariste qiellore e transformuar nga oligarki Putin ne supermarket toksor per te qerr paret e malazezve demokrate pa i kerkuar sqarim!
:joy:

InkuizitoriMoth

Tashmë e vetmja mënyrë për të mbajtur gjallë artin dhe kulturën është të mbahet gjallë loja dialektike e provokimit-censurës, e cila filloi qartazi me manieristët si nismëtarët e modernes. Por të paktën ndër manieristë provokimi ishte përzier me risinë, e cila me kalimin e kohës mpaket, derisa zhduket fare në bashkohësi për t’i lënë vendin vetëm provokimit dhe zero censurës. Në këto kushte dialektika është e pamundur, dmth jeta është e pamundur, është e mundur vetëm vdekja (e kulturës).

InkuizitoriMoth

Shprehja e romanit policor klasik “ka qenë maxhordomi” ka dalë jasht mode dhe në postmodernizëm është zevëndësuar me “ka qenë shkrimtari”.

InkuizitoriMoth

Një herë yin, një herë yang; ja ky është Tao - libri “I Ching”.

Një herë e djathta, një herë e majta; ja kjo është Demokracia - zëri i Zëdhënësit.

Një herë ma hipe, një herë ta hipa, në ato maja rripa-rripa; ja kjo është loja Hypa-zdrypa - jehona e Majekrahut.

Një herë njëra bole, një herë tjetra bole; ja kjo është e gjithë Puna - ofshama e Marlonit.

InkuizitoriMoth

Brekët tanga janë ilustrim i shkëlqyeshëm i teorisë art për art që mëton të tregojë se funksion estetik i veprës artit nuk është utilitar.

InkuizitoriMoth

Restaurimi arkitekturor i ndërtesave, fenomen i shekullit XIX, është shenjë ndaljes së kohës historike, ose Fundit të Historisë hegeliane, alias Fundit të Kohëve të përmendur në Apokalips.

InkuizitoriMoth

Ndesha në rrugë një zonjë të panjohur që më tha: “Faleminderit!” pa asnjë arsye. Ktheva kokën kurioz dhe pashë që bënte të njëjtën gjë me të gjithë të huajt që i vinin përballë.

Katror

Pastaj re nga krevati… Hahaha

InkuizitoriMoth

1234567890

InkuizitoriMoth

Kohë më parë, akoma pa u modernizuar, njerëzit e ndërgjegjes ishin fetarë në ankth për Fundin e Kohëve, humbjen e vlerave shpirtërore, Apokalipsi i koceptuar si shkatërrim i botës shpirtërore. Pas këtij lloj fundi apokaliptik, me modernizimin e mëtejshëm dhe të përshpejtuar të botës, në bashkohësi njerëzit e ndërgjegjes janë ekologjistë në ankth për humbjen e pjesës tjetër të Qenies dhe Krijimit, humbjen e vlerave materiale ose thënë ndryshe shkatërrimin e Mëmës Natyrë, Materies (“mater” në latinisht, sanskritisht dhe dhjetra e dhjetra gjuhë të tjera). Së pari humbi Atin Qiellor dhe më pas rrezikohet të humbet edhe Nëna Natyrë. Ati Qiellor vritet, Nënë Natyra përdhunohet, që është një formë tjetër vrasjeje; pikërisht Kompleksi i Edipit, Eros dhe Thanatos, alias mëkati origjinal i dikurshëm që e bën njeriun një krijesë të ankthëshme, perverse dhe kriminale.

InkuizitoriMoth

Të gjithë duan të duken origjinalë me çdo kusht, në vend që të jenë origjinalë, që është gjë krejt tjeter, sepse kërkon të njohësh se cila është Origjina, e cila nuk kërkon të duket, thjesht është.

InkuizitoriMoth

Mbas çdo emri të dëgjuar është gjithnjë një tjetër i padegjuar as si eminencë gri sepse i është humbur emri me gjithsejt. Çfar ne dimë mbështetet mbi krimin e mosmirnjohjes ndaj Origjinës dhe origjinalit pararendës, prandaj dituria dhe historia është pothuaj e tëra false.

InkuizitoriMoth

Pa etikë, estetika shndërrohet në kitsch, dhe pa estetikë, etika shndërrhet në moralizëm dyleksh.
Pa etikë dhe estetikë, logjika shndërrohet në monstruozitet, dhe pa logjikë, etika dhe estetika shndërrohen po njësoj në të njëjtin monstruozitet.

InkuizitoriMoth

Solucioni i përqendruar me etiketë “teologji e liberacionit” me kalimin e kohës paraqitet i njëjti solucion, por i holluar, me etketë “teologji laike”.

InkuizitoriMoth

Kurrë mos u dorëzo, Katerina. Keni kaq shumë gjëra brenda jush dhe më fisnikja nga të gjitha, keni ndjenjën e lumturisë. Por mos prit jetë nga një burrë. Kjo është arsyeja pse shumë gra mashtrohen. Priteni nga vetja - Albert Camus, Vdekja e lumtur

Me fjalë të tjera është si të thuash: “Masturbi Katerina!”

InkuizitoriMoth

Due cose belle ha il mondo:
amore e morte.
Giacomo Leopardi

Eros-thanatos, edhe gungaçi ja di lezetin jetës. Kulmi i bukurisë duhet të jetë të bësh seks me vdekjen.

InkuizitoriMoth

Bëhet një e keqe, një krim ose një perversion, dhe natyrshëm pason vrasja e ndërgjegjës, dhe që të shpëtohet paq prej saj, ose duhet të paguar, dmth të vdiset shpirtërisht për tu ringjallur si person në nivel tjetër; gjë e vështirë, ose bëhet një gjë tjetër më e lehtë dhe më e praktikuar si e tillë: bëhet një krim ose një perversion akoma më i madh sipas thënies plumbi del me plumb. Ky është mekanizmi i progresit në histori të individit dhe në historinë e shoqërisë njerzore.
Me të njëjtin mekanizëm kryhen veprat e artit dhe shkruhen librat.

InkuizitoriMoth

La galanteria è alla donna che si addice essenzialmente e il fatto che lei, dal canto suo, l’accetti spontaneamente si può spiegare sulla base della sollecitudine della natura per il debole, per quello che è stato trattato come tratta una matrigna e al quale un’illusione conferisce più di un risarcimento. Ma questa illusione è appunto la cosa fatale.
Søren Kierkegaard, In Vino Veritas

Bombardim konceptesh me breshëri, lexim si vrapim i gjysëm thellësie me llapë jasht nga stërmundimi; kur mbërrin diku nga mezi i fjalisë humbet fillin e fjalisë, harron konceptin fillestar, kthehesh përsëri dhe nuk mban mend më fundin. Kuptohet natyrshëm thua vari hejbet dhe merr zdrukthin e bëj ndonjë punë më të hajrit se leximi i filozofëve t’mdhenj.

InkuizitoriMoth

Në të gjitha fushat vihet re nga studjuesit që Covid-i ka hequr vellon nën të cilën fshiheshin kaq e kaq shumë mjerime duke i sjellur sërish në plan të parë (Ukraina është rasti më i rëndomtë).
Të jetë rastësi që në trupin e njeriut është pikërisht ky efekti i virusit Covid, i cili nxjerr në pah mjerimet e fshehura prej vitesh? Covid nuk vret të shëndoshët, krijon kushte vdekjeprurëse për kë ka probleme shëndetsore, të ditura apo të paditura qoftë. Efekti Covid është shëmbull i shkëlqyesr se vdiset prej vetes.

InkuizitoriMoth

Mbasi pushoi së foluri sepse nuk e dëgjonte më njeri, vuri re me habi se gjithashtu nuk e kishte vënë re njeri që kishte pushuar së foluri.

InkuizitoriMoth

Çfarë që më bën të panjohur në njerëz nuk është aq vështirësia e shkrimeve të mia, por mënyra ime e jetesës: fakti që, pavarësisht aspiratave të mia, nuk jam i zoti të qullos gjë … . Nuk fitoj para, nuk arrij të gjej asnjë punë … . Nuk bëhem absolutisht asgjë, përkundrazi për më tepër më tallin për këtë arsye. Por kjo është në thelb madhështia ime, nëse ka diçka të madhe tek unë - Søren Kierkegaard, Ditar

Taze justifikimi për njerzit e kotë që të ndjehen gjeni në sajë të kotësisë së tyre.

korriku

s’ka rastesi pasi Covid sulmon imunitetin. Dmth mburojen e organizmit biologjik me te mirat a te keqijat ne brendesi te tij.

Pa imunitet organizmi semuret e vdes nga infeksioni me i thjeshte sic ndodh psh me AIDS/HIV.

InkuizitoriMoth

dyshimi per rastesi eshte lidhur me mekanizmin qe eshte i njejte, si te semundjes covid qe nxjerr ne dukje difekte te meparshme te individit, ashtu dhe te epidemise Covid qe nxjerr ne dukje difekte te meparshme te shoqerise. Dmth nuk eshte rastesi, ndryshon niveli i aplikimit te fenomenit qe ne esence eshte e njejte. Edhe me sugjerimin tend situata nuk ndryshon, virusi sulmon imunitetin e individit, epidemia sulmon imunitetin e shoqerise.

InkuizitoriMoth

per kete arsye them qe i morra hakun Albes qe u tall me mu:

Kudo ku qeniet njerzore behen tok, ju humbet imuniteti.

:joy:

magdalena_tirana

më kujtoi dikë që rrinte tërë ditën e sodiste peisazhin tej dritares e ankohej se s’mkupto gruja qi jom tuj punu

InkuizitoriMoth

sot duke pare nga penxherja duke menduar per Kierkegard, Conrad dhe per ty, gjeta nje te forte:

Si t’ja bëj që t’i mbush mendjen gruas që është më e vështirë të mos bësh asgjë, se të fitosh pare ose të jesh një intelektual i shquar.

InkuizitoriMoth

Si mund t’i besohet intelektualit që me përkufizim është krijesë pa besim, gjithnjë në dyshim të vazhdueshëm dhe krijuar si figurë falë humbjes së besimit në një çast të caktuar historik? I pabesë ka të njëjtën rrënjë me pa besim.

magdalena_tirana

quhet mall

InkuizitoriMoth

po po, mos e diskuto, neqoftese etimologjia e fjales i pabese eshte nga “besë” (bes’a’besë), etimologjia e fjales “mallëngjim” vjen nga mall, me merr malli per te ndigju trenin e mallrave ne Shkozet rrakazhdrak rrakazhdrak si nofllat e Warren Buffet kur ha dreke 19 milion dollare.

magdalena_tirana

:+1:

InkuizitoriMoth

te pabesit i peshojne me teper trute se i gjithe trupi, sepse trute jane mall qe shitet e blihet.

289437389_5352181641487135_9195639212634742474_n