Përse po braktiset Shqipëria ?!

303 postime 13344 shikime 24 tetor 2016 në 03:10 e pasdites
Olsjan

Nga Olsjan Topalli

Shqipëria çdo ditë e më shumë po përballet me fenomenin e braktisjes, ku të rinj, të reja, apo dhe familje të shumta po braktisn vendin e tyre për një jetesë më të mire që vendi i tyre nuk ua ofron.
Por, drama është më vështirë nga sa mendohet në familjet shqiptare. Ndryshe nga çdo qytetar europian, shqiptarët përballen me një fenomen mjaft problematik, siç është ai i ekzistencës.
Shqipëria dhe shqiptari zgjohet në mëngjes vrapon me një dëshirë të madhe për në punë, dhe këtu fillon e gjitha… Menjëherë në mendje i kalon ideja që edhe sot është i papunë.
Del për të kërkuar punë dhe kupton që as sot s’ka asnjë shans apo mundësi punësimi. Madje s’do të ketë as nesër, as pasnesër…as javën tjetër…as muajin tjetër.
Kthehet në shtëpi i dëshpëruar. Rrugës për në shtëpi takon Shqiptarin tjetër që i thotë se është duke ikur diku jashtë shtetit, në Gjermani, Itali, Angli, Francë a ku të mundet pasi këtu nuk jetohet…
Shkon në shtëpi plot mendime… Sa hap derën, fëmijët e shohin drejt e në sy. Gruaja e shikon drejt e në sy. Ato nuk janë shikime, ata janë heshta helm të fortë që i ngulen drejt e në zemër…
Mundohet të hajë sa më pak por më kot asgjë si kapërdihet.

Por dhe dritat s’mund t’i mbajë ndezur. Energjia ka vajtur në çmime realitivisht ekstreme, gati të pa-përballueshme. Plus që tani të fusin dhe në burg për gjënë më të vogël, thua sikur të jesh duke jetuar vitet më të egra të komunizmit… Vjen momenti te gjesh rehati por nuk mundesh ashtu siç duhet, nuk të lënë mendimet dhe streset e shumta. Dhe me atë 2-3 orësh që i fal vetes kënaqësinë për të parë televizor,dhe sa hap televizorin dëgjon në lajme qeverinë:

– Çmimin e energjisë ua ulem.( Kjo sipas tyre, se realisht e ngritën)
– Hapem 300 mijë vende të reja pune për 1 vit.(Por harrojnë të përmendin se mbyllen 300 mijë nga krahu tjetër.)
– Çmimin e naftës e ulem.(Kur bëhet fjalë për ulje të naftës, gjithmonë rritet bursa.)
– Taksat ua kemi ulur më shumë se çdo vit.(Cilat taksa janë ulur, se ne se dimë akoma ?!)…

Në atë çast ashtu i menduar në mendje i kalon shqiptari tjetër që u nis sot për në emigrim, por ku? Se di dhe vete!.

Ashtu i vrare shpirtërisht e mendërisht zgjohet të nesërmen në mëngjes, shkon te agjencia e udhëtimit dhe me ato pak të holla që disponon blen një biletë vetëm vajtje, vetëm në Shqipëri mos të rrijë asnjë çast me… Por, me të mbërritur në shtetin europian njihet me fatin e hidhur, I gjendur mes katërrugësh njësoj si në vitet 90-të dhe këtu shpresat shuhen fare.

Ky është fati i Blerimit, 20 vjeçarit i cili braktisi çdo ëndërr në vendin meme dhe emigroi në Gjermani për një jetë më të mire pasi Shqipëria nuk ia ofroi.
Të njëjtin fat ka edhe Gazmenti, i icili emigroi me gruan dhe 4 femijet e tij për në Gjermani para 2 vitesh, pasi iu thyen shpresat nga ky vend i shkrete, aq më tepër që qeveria aktuale i preu edhe dritat dhe e la në errësirë, ku të ngjan në sikur jeton në mesjetë.

E vështirë për tu dukur e vërtetë, por kjo plagë e rëndë lëngon çdo ditë e më shumë. Leonardi i mbytur në borxhe dhe pasi shiti edhe shtëpinë për të larë borxhet mbeti pa një strehë ku të fuse kokën, kështu ai pa asnjë mëdyshje u largua nga Shqipëria me shpresën se jeta e tij do ndryshonte. Por, duke tentuar të kalojë për në Angli kapet nga policia edhe e burgosin dhe i heqin përgjithmonë të drejtën që të shkelë në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo është drama e rëndë e të gjithë shqiptarëve. Nuk është histori me trafikantë a kriminelë. Eshtë histori me halle, varfëri, papunësi.

Nëse qeveria përpiqet ta shesë në publik si histori me trafikantë, do të thotë që po mundohet të mbulojë Diellin me shoshë. Por sado të mundohesh ta fshehësh pas shoshës, Dielli është shumë i madh për t’u fshehur.
Shqiptarët po ikin. Me mijëra po e bëjnë, me miliona po e mendojnë.
Një mesazh ka populli i vuajtur e plot halle për qeverinë, kur vjen puna tek eksodi – Prit se s’ke parë gjë akoma!!!

Ku po shkon ky vend ?!

A vallë qeveria do ti fusë të gjithë në burg që ti mbajë me bukë, se kështu do të vdesin të gjithë urie… Por nuk është kjo zgjidhja për një vend demokratik siç është Shqipëria. Të këqijat nuk kanë të sosur, protesta në çdo anë e në çdo skaj të vendit dhe askush nuk përgjigjet për këto njerëz të vuajtur ndër vite. Kjo nuk është jetesë, por mbijetesë! Kësaj i thonë të luash me jetën. Askush nuk ndjehet i sigurtë në vendin e tij, në vendin “mëmë”, këtë e tregon dhe fakti që mijëra shqiptarë në rradhë po aplikojnë masivisht për Llotarië Amerikane.

Ditën që u shpall Lotaria Amerikane, më 4 Tetor, kjo është dita e vetme e vitit, që i bën shqiptarët të ëndërrojnë!
Nuk ka nevojë as për analiza mediatike, as për sondazhe, as për testime, as për zgjedhje për të kuptuar çfarë ndodh në këtë vend, ku të gjithë duan të ikin me ç’të munden, të largohen nga ky vend që nuk premton asgjë, madje as gjërat minimale jetësore. Të largohen nga vendi i shpresës së thyer, ku varfëria është ulur këmbëkryq në odën e çdo Shqiptari.

Llotaria është shpresa e tyre e vetme tani, deri në Maj kur dalin edhe përgjigjet, por jo të gjithëve do tu buzëqeshë fati dhe jo çdokush do arrijë të prekë ëndrrën Amerikane…
Deri atëherë nuk mbetet asgjë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët, por vetëm të shpresojnë dhe të shpresojnë, siç kanë shpresuar për 25 vite me radhë.

korriku

per ate pune, gjithe boten duke levizur e ke.
per amerike, a gjermani, a tjerkund ne pjesen e zhvilluar.

ngri ul, nje muhabet pa kuptim.

ACDC

Sepse nuk ka me shprese?..

zeqo

Ashtu duket, po s’esht e vertet.

korriku

opo bej hartime me shprese sa te duash ti.
s’i gjendet karari shqiptarit demokrat

varik

rriLindje rriLindje rriLindje

zeqo

Ka me mire se ne mes te hashashit!? ja me thuj ti mu.

46and2

Ne fakt nuk e kuptoj pse duan njerezit te largohen. Shkoj shpesh ne Shqiperi dhe gjithmone shkoj me qejf. Sikur te me kerkonin te shkoja qofte edhe per tre dite, prape do te shkoja me kenaqesine me te madhe.
Politikanet duhet te mbajne pergjegjesi, se nuk eshte me viti 1990 kur nje numer i madh njerezish kerkonin te largoheshin.

anon63896856

Epo…:

“Banori - Zoti Kryeministër duam që të kthehen njerëzit në fshat.
KM - Aaa dashkeni te ktheheni…
Banori -Zoti Kryeminister s’kemi rruge. Duam rruge.
KM - Degjo muhabetin e rruges mos ma thoni me se me lodhet.
Banori - S’kemi as uje. Per 2km tub ka mbetur fshati pa uje.
KM- Edhe kete muhabetin e ujit, aman ma kurseni.
Banori - Po cfare te te themi me?
KM - Me rradhe. Me rradhe. Prisni per keto se ka rradhe.
Banori - Po si me rradhe. Im ate iku pa shijuar jete, nena iku, gruaja me iku, po iki dhe une dhe duam te shijojme ndonje gje…
KM - Ohuuu…”

Lefteri

60 perqind e kerkesave per te emigurar Amerike e Canada , jan nga njerez te shkolluar .Kështu që osht bo smunillik ikja …Si puna e deleve ?Kalo e para dhe ra ne lumë , tona prapa po n lumë …!

Tirona-4ever

Sqaroini mer robt qe s’eshte me Vucidolsi ne pushtet.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

korriku

muhabeti i emigrimit te shqipove eshte muhabet i vdekur perderisa rrojme ne kohe kur gjithe bota emigron.
Madje dhe keta te usa-s planifikojne te jetojne ne vende si shqiperia, ne ditet e pensionit, se ju bie dollari me mire.

emigrimi i shqipove jo vetem debat outdated, i kaluar kohe, se gjithe bota po leviz, por dhe bumerang per keta (salistet, se ata e kane sh per zemer): c’presin, te mbyllen si ne komunizmin qe e hodhen poshte…

squarepusher

pyetja qendron. pergjigja nuk gjendet ne kete artikull.

zeqo

sa ish viçidolsi ishim mbas gjermanise, ky tjetri kaq po kerko vetem te jemi para kosoves, kroacis, serbis, maqedonis, prandaj duket sikur po ikin njerzit.

BeluliXVI

po i bejne genocid te dyte atij populli, qenbirqenat ! -nejse se e kompesuan me muxhahedinat qe sollen dhe pleqte e Italise.

Harabeli

O zoti Shkaba,
Perralla me emigrim po na tregoni. Askush nuk qendron per turp per tu kthyer ne Memedhe. Te gjithe jetojne me djersen e ballit per nje jete me dinjitoze edhe per Holy $$$
Ne Amerike mbijeton ai qe gjen veten ne kete toke te begate. Nuk po shohim askend te kthehet mbrapsht. Ketu ndodhe e kunderta, emigrantet e 2 dekadave po blejne shtepite e dyta edhe te treta edhe femijet e tyre po shkollohen ne universitetet me dinjitoze te kohes. Good Luck ! Te gjitheve atyre qe e provojne kete mrekulli te lirise. Te jetosh atje ku jeta eshte me mire.

korriku

mire bejne qe ikin shqipot, t’i shpetojne kultures skizofrenike shoqerore qe mbolli sala.

Madje emigrimi kohegjate me perspektive kthimin, duhet te kthehet ne politike prioritare.

emigracioni eshte pasuri ekonomiko- financiare, kulturore, shoqerore, etj

teorite e braktisjes se shqiperise kane ne baze mykesira nacionalizmi te stervjetra…

squarepusher

@zeqo @BeluliXVI

ndonjehere t’i gjesh pergjigjet/pergjegjesit vetem tek politikanet eshte paksa shperqendruese dhe nuk na le te shohim pak me tutje.

BeluliXVI

po pse mo squarepusher, kush po ta pengon shikimin ty ?!.:smiley: -po hape dritaren a ballkonin, vere doren si strehe mbi sy e hidhi nje sy, tej e pertej, horizontit.

zeqo

Kthehu ti july 21 e para. nese nuk e di akoma sala ka ik,

ada

Eshte nje mundesi e mire per alienet per te jetuar! :smiley:

Alba2265

Jane te genjyer nga prupaganda.u ka zene e mira site .apo jo shkabe ?:grinning:
Me sira jane keto pune .dikur irlandezet pothuaj iken te gjithe nga Ireland :ireland: dhe si gjeti gje .

zeqo

Mire e ke ti Belul po edhe te dale ne ballkon pallatin perballe do shikoje, s’ka horizont.

Fikret

mir bejn qi ikin po shum avash e kan marur.
Ne mos z.Trump, Hatixheja do e japi shembullin per te tjere.

Edvini

Nuk ka punë ku të marrësh shumë para e të rrish duke pirë kafe…e vërtetë. Por punë ku duhet të vendosësh në lëvizje krahët apo të kesh aftësi mendore ka sa të duash. Epo aty nuk duan të punojnë shumica. Duan para pa punuar. Si i bëhet? Rrugët janë të mbushura me biznese që kërkojnë punëtorë…por punë nuk ka…sepse të gjithë duan të bëhen gjykatës, deputetë. ministra.

Alba2265

Atehere shqiperia do ishte mbushur md emigrante te huaj te cilet bejne punet te cilat shqipot nuk preferojne ti bejne.

Edvini

Dakord. Vetëm se emigrantët duhet të dinë gjuhën shqipe mirë. Nëse më gjen të tillë, më lajmëro se kam nevojë për punëtorë.

zeqo

Une di shqip, a me merr ne pune? emigroj atje.

Edvini

Po. Çfarë aftësish ke ti Zeqo?

Alba2265

Kot keshtu right off the top of my head .kur nuk gjen punetore ke provuar te ofrosh nje page me te madhe .kerkese oferte ,Adam smith 101 .

Edvini

Nuk e njoh shkencën e ekonomisë si ju që flisni anglishtëra e frëngjishtëra. Unë thjesht kam ofruar një pagë pak më të lartë se mesatarja, se nuk është se bëj ndonjë fitim kush e di se çfarë për vete. Edhe unë vetë rrogë pak mbi mesataren marr.

Edvini

Nuk e njohim këtë Z.Trump. Prostitucioni nuk është ende i legalizuar në R.SH.

zeqo

ateher nuk vi, qekeni prapa.

Edvini

Prandaj po ikin shqiptarët, se nuk u ofrojmë mjedis të përshtatshëm që të ofrojnë ato që zotërojnë.

Alba2265

Mungesa e krahut te punes rezulton ne rritje pagash si parim .

zeqo

Alba hajd te hapim nje biznes bashke, kam lexuar VQ per kete.

Kaltrina

Po ikin shqiptaret se ka humb turpi dhe frika ne kete vend…pa pune nuk ke buke…rropatesh me pune dhe ti gllaberon te gjitha muaji…ne fund te gjithe ne nje shteg dalin…lum ata qe kane vene syzet e lumturise dhe po e shohin vendin gjithe begati…o zot jetojme ne shekullin e atomit…me fal hashashit.

Edvini

Jo nëse nuk ka rritje të ardhurash. Nuk mund të paguhet punonjësi më shumë sesa pronari se i bie të hapësh biznes kot pastaj.

Edvini

Eja puno te arat e mia se të jap bukë dhe lekë. Nuk është lumturi, thjesht prakticitet.

zeqo

jepi edhe nje kallash qe t’i ruaj, se iken puna dem pastaj,.

Kaltrina

Si urnon shoku edvin…

Albano-id

Sepse > pursuit of happiness (thelbi i endrres ideologjike amerikane), pra lakmia personale per pasuri, eshte bere sport individual edhe nder albanez.

Aquamarine

Po as ti o Shkaba s’mund te flasesh per ato vende pa e provuar. Ke jetuar ndonjehere ne Kanada apo US ti?

ada

Edhe kur shkone me pushime pyetja e pare qe te bejne eshte kur do ikesh?

Aquamarine

Po mire, ajo eshte pyetje normale sepse njerezit e afert duan te krijojne nje ide sa here kane mundesi te te takojne dhe te cmallen si dhe te planifikojne dicka te bukur brenda atyre diteve qe je ne memedhe. Plus edhe t’i kujtojne vetes te te pershendesin para se te nisesh.

ada

Ehe ashtu eshte :smiley:pale ti thuash qe kam ardhur pergjithmone kur fillojne nga moralet qe pse nuk iken, jemi bere ne per te ikur nga syte kembet jo ju qe keni nje jete jashte, dhe ne fund e mbyllin me ate frazen depressive … Ku vend nuk behet!

Albano-id

shenje frustrimi e kompleksimi, ne fakt kur ta thone kete demonstrojne impotencen e tyre per te ndryshuar gjerat ose ne rastin me te mire nuk te duan konkurent ne copen e tortes se korruptuar qe mendojne se u takon.

Br3dharaku

akoma me kto lajmet e para 20 viteve…sa kohe ka qe nuk ka shkel ne atdhe ky Olsjani?

Edvini

Mua kur më thonë që po ikin, u them që të ikin sa më shpejtë e të mos vonohen shumë. Shpresoj që me këtë mendje të jenë nja 2,5 milionë shqiptarë. Të na i lenë tokat e të ikin. Ne që ngelemi do të kemi bollëk.

ada

Ate cope torte gjithe jeten kane per ta vjelle…

Br3dharaku

m’fal po nqse e ke seriozisht, ky eshte budallallik i madh. Nje faktor qe po te ngelen tokat djerre e nuk po prodhon gje vec hashashit, eshte dhe ikja masive qe ka nisur qe ne '90 e akoma nuk ka perfunduar. Pa fol per pasojat qe do ndjesh me vone si rrjedhoje e plakjes se popullsise, qofte ne rritjen ekonomike, ose ne rendimin qe do kete ne buxhet pensionet per brezat qe do vijne

aleko

Ca thu mer Edo, po e di ti se cfare rroge te ofrojne ? Jo me shume se 20 mije leke ne muaj ose 145 Euro!!! As per te paguar dritat dhe ujin nuk te dalin (perfshi edhe taksat sepse jane tek faturat e te dyjave). Pra kesaj i thone te punosh per qeverine si dikur qe punonin per PPSH-ne.

aleko

Tokat nuk mbillen sepse nuk ka interes ekonomik. Ose e thene ndryshe, ne vend qe te fitosh, humbet. Pra njerzit ikin sepse nuk nxjerrin gje as nga ajo pak toke qe kane.Kush thote qe puna ka sa te duash eshte thjesht maskara dhe hipokrit. Po pse pune eshte te paguhesh me 20 mije leke ne muaj?

Edvini

Budallallëku është në mendjen e atyre që kujtojnë se jashtë kufijve të R.S.SH. ka parajsë e paratë rriten nëpër pemë. Meqë duan të ikin, qafën thefshin. Vetëm të na i lënë tokat e tyre se kemi pak këtej e na duhen. Lufta për tokë bëhet.

Edvini

Call center rroga 500 euro si fillim. IT rroga 1300 euro si fillim. Nuk punojnë për qeverinë por për kompaninë këta që i marrin këto rroga, në Tiranë…

Edvini

Mirë pra, të na i japin neve që duam “të humbim” me tokë. Punë ka sa të duash. Që tani të gjej punë IT me rrogë 1100 euro si fillim.

zeqo

1100 € ? lere mos e thuaj se tu kthyen aty e ta moren token prap.

Edvini

Je IT ti? Se aq marrin ata që janë të mirë. Nuk e kam fjalën për ata që kanë mësuar të bëjnë faqe internet vetë dhe e quajnë veten “IT”.

Vlonjat

Shqiptaret po genjehen rendshem nga shtete kapitaliste kolonialiste imperialiste gjys-socialiste!
Ky eshte nje krim, nje atentat ndaj te ardhmes qe i behet membedhehut tone. Pavaresisht punes se palodhur dhe perkushtimit shembethor te qivirive shqiptare per t’ua bere jeten me te lumthur bashkombesave tane …ata prape ikin, ikin si cifutet ne shkretetire. Edhe ne si medium diaspore kemi faj dhe duhet te bejme me shume per ti bindur shqiptaret te mos lene membedhehun, tu tregojme te verteten sesi jetohet ketej. Mos ta leme kete barre mbi supet e vetem nje personi.

zeqo

vlonjat, le te vuajme ne, te mos e marrim me qafe brezin e ri aty, tu a themi troç mos ta lene mamadheun.

Vlonjat

Njoh nje peshkiste qe mbasi mbaron punen e saj si edukatore ne nje kopesht merr urbanin e shpifur per te shkuar te restoranti i nje indiani te laj pjata. Apo nje peshkiste tjeter qe sapo del nga puna te ministria komuniteteve dhe sherbimeve sociale te ontarios mezi arrin ne kohe te puna tjeter ne nje mcdo si pastruse tavolinash dhe mbledhse tabakash. Mos te flas per nje peshkist te njohur ketu qe ne oren 5 mbaron punen si inxhinjer dhe ne oren 5:10 del te trotuari perball punes se pare me kandar per te peshuar njerzit apo duke shit misra te pjeke. Ja keto te verteta duhet ti themi me shpesh dhe pa doreza!

Vlonjat

@Br3dharaku o bredho ku je mor burre? Dil dhe konfirmoi keto qe thashe me lart se do thone qe po genjej.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

zeqo

Seç ishte nje emigrant brekegrisur me emrin xhelil, s’me kujtohet mire.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Edvini

Pra, kemi një tufë shqiptarësh që nuk kanë shkelur me vite ne trojet tona, që u japin mend të tjerëve që jetojnë këtu, se sa keq është këtu në trojet tona, dhe se duhet të ikin sa më parë nga këtu. Unë u them këtyre që kanë ikur e atyre që duan të ikin: “Ikni sa më parë! Lironi vend se nuk na duhen qaramanët”. Një dështak do të jetë dështak si në Republikën e Shqipërisë e si në SHBA e Gjermani.

Edvini

Disa zgjohen me dëshirën e madhe për punë, por ke dhe shumë që zgjohen në mëngjes me dëshirën për përtaci e vegjetim, e të marrin para falas siç kanë dëgjuar që jepen në azil. Parazitizmi është tejet i përhapur. Prandaj këtu fillon e gjitha. Ça bëhet kur numri i parazitëve bëhet shumë i madh?

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

zeqo

kot gezohesh, ikem ne po po u sjellin mujahedina, prap pa toke do mbetesh

Br3dharaku

u them atyre qe kane ikur, ikni sa me pare!

o Edvin, ca ke pi, daku?

Edvini

Po pra, na i sollët ju me politikën tuaj atje. Mos ki merak se muxhot do t’jua bëjmë shishqebapa e do t’jua sjellim të paketuar andej.

Vlonjat

@zeqo Zeqo me fal se isha duke u shtyre per te hyp ne avtobuz dhe nuk mund te pergjigjesha. Bile desh bera llafe dhe me faturinon se na bertiste na thoshte ec perpara ! Ta tregon samiu ty!
Degjo jam dakord me propozimin tend. Sidomos mbas vajtjes time kete behar ne memethimje. U bera maraz nga inati pse kisha ik. Nuk doja ti hipja avionit per te ardh ketej. Bile nje shok me tha jam gati te paguaj 20k $per person 80k $ si familje qe te vij atje te te bej shoqeri e te mos ndjesh mungesn e membedhehut. Bile kur e degjuan ca te tjere aty ne tavoline menjehere u ofruan te pagonin dhe ata nga 20k $ vetem te me ndihmonin mos te me merrte malli per shqiperine. Mezi me percollen deri ne aeroport. Shyqyr qe ishte vonuar avioni nja 1 ore se me ato hezitimet e mia kisha per ta humb.

Br3dharaku

po ti mos nxirr vec kto anet negative, o burr!
Thuj naj llaf te mire dhe per x a y qe kane kap pune si elektricist a bojaxhi. Mos fol vec per ata deshtaket qe punojne si pjatalares

Edvini

Prandaj po u them njerëzve që të ikin, që të bëhen punëtorë te ju. Nuk e kuptoni që po ju ndihmoj? Ikni o qyrravecë se Rama e Berisha edhe me qyrrat e tyre mund t’ju tutin.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

zeqo

hashash i modh andej.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Edvini

Dinjitet i lartë të vrasësh identitetin e vetvetes…vetëvrasësit nuk i do njeri. Prandaj emigrantët i përshtyjnë dhe i përçmojnë të gjithë, se i bien me shkelm identietit të tyre, shajnë vetveten.

Edvini

Po punojmë ne, jo si ju që jeni të gjithë bosa e kryetarë bashkish andej.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Vlonjat

S’ke faj bredho, shtet qe internon shtetasit e tij vetem dulla dhe EKR kane bere.

Fikret

Ikin o vlla, ikin o moter se ska vend aty. E ka zon gjith venin Ky. Ja shife, edhe Florini me i gjysbythven tu u shty.
Vetem kur shko Ky ne Fier a ne Firence, sikur shmpihen

Br3dharaku

e shof xhanem, e shof. Po t’kap ora 2 e mnjesit ne pune. Po t’q!het kocka ne pune, e thene shkurt. Kshuqe s’du me t’u bo pengese. Jepi dhe me krahe te lehta!

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Fikret

Po ça pret? Kanabis Shqiprije, bërrnut :unamused:

E dhjene dhe kanabisin

zeqo

e dhjen qe kur moren ato farat vjetnameze, e ça tjeter ka mbet pa u dhi aty!?:unamused:

46and2

Me beri pershtypje veshja e kryeministrit te Shqiperise ne ndeshjen Shqiperi-Spanje.

Cfare te bejne njerezit e shkrete, kujt ia ndien?

zeqo
46and2

shyqyr qe e pastruan ate fshatin lazarat nga ky pisllek, nuk kishte kuptim nje fshat i tere mbjelle me droge.

Fikret

po pranej i vuni ato portativet ai i fiqve…

Fikret

tashi eshte shpernda keq gjithanej. Ne shkolla ngrofen me kanapis thone.
Sa per Lazaratin, jan pendu thone. Ky i tepelenes dhe i ai i tiranes me arome thane jane shum fals thone.

MisterD

ne qe kemi emigruar kemi qen shum te varfer. emigrant nuk behesh nga qefi. sa e kapin veten njerzit varet nga fati. po ta provosh fatin seshte nai gje se kshu kan vajt punet gjith bota leviz.
kta qe thon do vete do rri dy tri vjet do kthehem, kta nuk kan per te ber perpara, duhet vetmohim dhe pun kursim perndryshe rri aty ku je

Alba2265

More pelqim nga shkaba :grinning:

Alba2265

Shkabe po ti ne cfare fushe je bere I famshem ne shqiperi pervec carjes se bythes?

46and2

Me erdhi mire qe e hoqen lazaratin se hashashi sjell vec mjerim. Ne lazarat do ishte mire te flitej per punesim te ligjshem. Nje mik qe kishte qene ne Shqiperi ne fund te veres thoshte qe hashashin e shikoje nga avioni kur bente uljen ne Rinas. Nuk e di si mund ta shofesh lazaratin nga Rinasi, zakonisht avioni e ben zbritjen nga ultesira perendimore. Por njerezve me sa duket iu ka mbetur ora te hashashi dhe vazhdojne me shakate e koheve qe nuk kthehen.

Edvini

Unë e shikoj hashashin nga ballkoni more…ne shqiptarët kemi sy shqiponje e mund të shohim një lepur nga 10 km largësi. Bile disa nga avioni shohin edhe kuletat e njerëzve, dhe lexojnë shpalljet për punë, e pastaj kthejnë avionin mbrapsht se nuk duan të punojnë me 145 euro në muaj, sepse si të paaftë që janë, nuk dinë të bëjnë gjë tjetër përveçse llogje…

Edvini

Këta shqipot që jetojnë jashtë këtu, duhet të formojnë një fond të përbashkët për blerjen e biletave të avionit për ata që duan të largohen. Gjithashtu, merrni dhe një hotel me qira e strehojini shqipot që po largohen për dinjitet e për t’u bërë amerikonë e gjermonë. Se Anglia do të spastrojë vendin, dhe shqipot kanë frikë nga fshesat. Kur thjesht Rama e Berisha me një teshtimë i tutin, mozomakeq nëse Merkeli e trash zërin dhe u thotë që të largohen.

46and2

po pra eshte pak e pabesueshme te mendosh qe ka kultivim te hashashit ne Shqiperi, se Shqiperia nuk eshte vend pa resource apo pa krah pune.
industria e peshkut ne vecanti do te kete ecur mire, nuk e kisha paramenduar qe shqiperia kultivon kaq shume ton (tuna i thone amerikanet), lajme perdite thone qe transportohet shume ton, si ne rruge toksore ashtu edhe ajrore dhe detare.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Lefteri

Shqipria braktiset , …pér inat te peshkut pa ujë ! Dhe se nuk po del gjkundi ai ekonomisti i modh i peshkut , mor se i kom harru eminin.Prej atij hyna, kur ai paska dalë siraje ! Kom me dal vallahi po nuk e hitë !

Vlonjat

Po ça te mos ikesh nga Shqiperia… ti nderton me djersen e ballit e me njemije e nje sakrifica nje pallat vjen tjetri me kova te vjedh zhavorrin pa bere zhurem. Te ngelet pallati pa perfunduar. Jo jo s’ka me dinjitet, as cipe as namuz.

zeqo

kush mo!? lere se e mora vesh.

Lefteri

Zeqo, aman bre foli donjë llaf këtij bre vlonjatit se kujto ky se jo po qysh hashashi na benkérka dëm ! Po leneni bre djemka se po mbillet mes ngastrave me misérnik ndé ngastrat e Munihut bre ! Këta na çajnë torrovelen sepse nuku e njohin hiç ligjin e tregut ?Ah bre ku mo ku ma keni ikonomistin e madh bre ? Ligji tregut thotë:sipas té refyerave té atij pjerit, prodhohet ajo mallkë , që nkerkohet ne treg.Tani kta të Evropës i thonë kétij gjësë gjatë , Ndalo hashadhin ! Del dhe ky damllamadhi e rëfën sa i thonë policat servilë dhe na i refen të polickës dixhitalke de, e na çan trapin me orë në kuvndin e likes ndershëm de ! Po thojuni o ju mbylltë e mëndjes, thojuni : ndaloni ju pirsat tuaj ndë Evropë se ndajnë vetiu kendejzaj pordhuesat ! E thjeshtë fare de ! Si tha Ezopi ? Ndaloni lumenjte , që ta pi tërë detin ! E bre zeqo se ty du të të kem mik unë po mu cpu barka !

zeqo

Leftero, raki mani ke me duket, me vlonjatin e kishim tjeter muhabet.

Ophiuchus

Lefteri

Ce kush nuku e di si eshte puna ne emigravion ? Si ti besh mutin po lene sa mburren caz

Donald_theClown

Shqiperia braktiset se nalohen fiqt t’piqen .

Alba2265

Kurbeti eshte buke e hidhur por qe ishte zgjidhja me e mire e mundshme per 1.5 meleone shqiptare .

Mimoza_llastica

Ikin se ska prespektive si vend. Ste ofron asgje.

Br3dharaku

kane ngel te talentuarit qe krijojne faqe ne facebook…

Vlonjat

Cudi se me gjithe ato universitete dhe me rroga mbi 1000€ per inxhinjere duhet te ishte e kunderta. Megjithse do jene profesioniste qe nuk duan te punojne por hane qyl ne gjermani, usa apo kanada. Keta qe nxorren kete studimin folen me ca kompetenta aty ne shqiperi apo jo?

Br3dharaku

E drejte. Minimumi qe duhet te kishin bere, do ishte te shihnin ca video informuese ne liveleak.

illy

Ndodh te ndihesh si ky kusheriri jot, edhe une ne kategorine e ketij hyj…habitem me ca qe erdhen pas meje dhe shesin mend ne fb me nje pale kepuce Michael Kors te blera ne dyqane te dores se dyte packa se punojne ne supermarket apo pastrojne zyra se atje ne Shqiperi, atje ato paguhen 3-4 fish dhe i ben pershtypje atyre vajzave qe blejne xhinse te tregu dhe fillon gojedhena e “endrres amerikane”.
Megjithate, atij kusheririt tend kush ia siguronte punen e shtetit pas 1 viti qe nderrohet pushteti ? Po ngrohje ne shtepi kishte ? Po femija kur i semurej gjente dot mjeke ne mes te nates ? Ashtu duket sikur ishim me mire kur ishim me keq nga nostalgjia dhe malli, por me sakrifice dhe pune ketu arrihet pak a shume gjithcka.
Madje ska nevoje te jesh dhe shume i zoti, vullnet do dhe can. Tani normale qe Amerika u shijon me shume nje kategorie sociale qe jane te paarsimuar dhe te pa sistemuar se ketu ka vend plot per krahe pune, por te gjithe mund ta gjejne veten e vet gje qe ne Shqiperi eshte e rralle te ndodhe. Perjashtimi nuk e ben diferencen, Amerika per shumicen e Shqiptareve akoma eshte toka e premtuar.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Roni

E tmerrshme kur degjon qe emigrantet mohojne shqiperine. Jo, jo…turp.
Ju qe tregoni rrogat e zotesite tuaja si IT apo SA e jeten e mire qe u ofron tirana me ate punen e rehatshme, jeni gjithe dembelat qe e dini thelle thelle qe sben dot me shume se aq.
Ai qe punon nuk lan pjata ne amerike, as nuk fshin dyshemete, e as nuk ngelet bishti kavallit. Jane ata prinder qe punuan ashtu per te shkolluar femijet e tyre dhe arriten qellimin.
Une u shkollova ne shqiperi, punova aty, me hoqen si te pazote nga puna e ketu pas dy vitesh emigrim arrita ate vend deshirova. Nuk ka turp njeri se eshte emigrant. Ska gje me te ndershme se te punosh te nxjerresh jetesen. Po ju jeni akoma si kanguri ne marsupin e prinderve ose vuani nga deliri i madheshtise e fshiheni pas nje profili virtual.

Ingeborg

Nuk eshte per tu paragjykuar asnjeri sepse secili e shikon jeten nga perspektiva subjektive. Kush pelqen jeten tipike mesdhetare me gjum dreke dhe kafe mbasditeve le te rri me mire ne Shqiperi se do tmerrohet jashte shtetit e nuk do qullosi gje. Mentaliteit i punes ne vendet anglo-saksone nuk ben per cdo njeri. Atje nuk eshte turp te punosh e te cohesh qe ne 5 te mengjesit e te kesh pushim dreke vetem 30 minuta. Po nga asgje nuk vjen asgje. Puna eshte nje prodhim konkret fizik e material qe jep rendiment te caktuar. Kush punon shume do fitoje me shume. Mund te jetosh shume mire ne Tirane, nuk e diskutoj, po Tirana nuk eshte e gjithe Shqiperia. Ne qytetet e tjera njerezit e ndiejne mungesen e perspektives akoma me shume. E kuptoj qe duan te emigrojne. Se harrova dhe nje gje: Brezi i pare i emigranteve gjithmone sakrifikohet e nuk behet direkt milioner. Po femijet e tyre i pret nje ardhme me e mire. Me aq sa kam pare une…

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

zeqo

Rri o shkabe se jam vete ketu e po e shof, nga dhjete here ne dite vijn e e kontrollojne kazanin e plehrave anes rruges rob te ndryshem.

Vlonjat

S’e ka zene ndonje kazanin ?

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Manjola_Tirana

te gjithe lumejte rrjedhin

Vlonjat

Epo ujti qe s’rrjedh qelbet.

Ingeborg

Njerezit nuk jane si puna ujit, jane te ndryshen ne gjuhe, kulture e mentalitet. Emigracioni mund te jete nje zgjidhje po edhe nje qorrsokak. Keto vitet e fundit nuk ia vlen fare me te emigrosh. Me vjen keq per shqiptaret qe vazhdojne akoma ti hedhin syte nga emigracioni.

Br3dharaku

fis me N. Ndoken? mund te jete edhe ashtu, edhe keshtu, thote. Qe probabiliteti i dy te kundertave ne total ben 1, kete e kemi mesuar ne tetevjecare. Po eshte budallallek me brire te thuash qe njoh une dike qe ka gjet pune me 1 mije euro muaji dhe kjo perkthehet qe 1 mije te tjere me ate profesion do punesohen me 1 mije euro ne Tirane. Emigracioni ka qene shtylla kryesore qe e shpetoi ate vend ne '90. Katrahura social-ekonomike qe perjetuam nuk eshte asgje krahasuar me c’do te kish qene nqse nuk do kish pasur emigracion. Ishte valvola qe shmangu shperthimin nga gjithe ai presion e varferi e akumuluar. Teori? po teori tjerrim nate e dite ne, ate nuk e kemi pas ndonjehere problem

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Ingeborg

Kujdes kur lexoni: Kam shkruajtur qe sot/keto vitet e fundit emigracioni nuk eshte me patjeter opsioni me i mire me kete krize ekonomike qe ka rene Europa qe ne 2008-ten. Nuk po flisja fare per vitet 90. Kush levizi ne ate kohe perfitoi njehere e pergjithmone.

Br3dharaku

mbase e keqkuptova. I referohem thenies qe emigracioni mund te jete zgjidhje por dhe qorrsokak. Edhe vendimi per te mos emigruar mund te rezultoje i tille. Njeriu duhet te marre iniciative ne jete. Pritshmeria mund te jete e mire, po mund te rezultoje dhe fatale. Kjo llogjike nuk te con larg - kete dua te them. Sa per ate tjetren, qe tani eshte shume vone, kjo eshte shume relative. Sepse levizja e krahut apo mendjes sot eshte me fluide dhe me e organizuar se kurre me pare. Edhe mundesite jane shume me te medha se me pare

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Momo

Pa dashur te mbroj apo kundershtoj arsyen kryesore te largimit qe i bie te jete pakenaqesia me si gjerat po shkojne ne Shqiperi (sepse jo te gjithe kane te njejten njesi matjeje per standardet e jeteses), une mendoj edhe se ne Shqiperi eshte edhe nje tendence qe njerezit “te marrin kot” sa here qe ka nje trend. Pra, kur fillohet te thuhet “ketu nuk jetohet, ky vend nuk behet” e fillon e perseritet pa fund, behet si nje lloj semundje ngjitese e kolektive e fillojne ta thone e mendojne edhe ne menyre mekanike, ndoshta pa e menduar vertet ashtu. Keshtu edhe puna e emigrimit, “nga ketu duhet te iket nje ore e me pare; iku filani eshte rregulluar shkeqyeshem atje; iku edhe kollani, kaq merr ne muaj” etj, etj. Jo te gjithe kane vertet nevoje te ikin. Kur isha kete vere ne Shqiperi, sa here me binte rasti te flisja me njerez (qe i njihja apo nuk i njihja) mundohesha t’u thoja qe emigrimi nuk eshte i lehte, qe ne Shqiperi nuk eshte kaq keq sa thonin ata, etj etj.

Megjithate jane zgjedhje personale, por qe duhet te vijne si rezultat i vleresimit te nevojes reale per emigrim. Duhet pasur liste prioritetesh edhe duhet pare sa te permbush Shqiperia e sa te permbush nje vend tjeter.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Kthupi

Eshte si puna e ushtrise, varet si te merr. :smile: Korrelacioni me i forte persa i perket emigracionit dhe suksesit, per mendimin tim eshte mosha e personit me teper sesa koha e pershtatshme kur te emigrosh (ne kohe krize apo ne kohe bumi ekonomik). Nese emigron ne moshe relativisht te re, diku te 20 vjet, kur nuk ke familje apo pergjegjesi te tjera, dhe mund te perqendrohesh ne arritjen e suksesit apo mbarimin e shkollimit. Sa me i vjeter te jesh ne moshe, aq me shume veshtiresohet situata. E kam verejtur kete edhe me veten time e familjaret e mi, edhe me njerez te tjere qe njoh. Gjithashtu emigracioni ne Ameriken Veriore krahasuar me ate ne Evrope eshte me ndryshe, mundesite per sukses dhe per karriere jane pak me te medha ketej.

Bleta

Nga Shqiperia po largohen gjithnje e me shume profesioniste, sidomos IT, kjo per arsye se nje njeri qe do rritje profesionale nuk e arrin dot ketu. Ketu ne 40 vjeç del ne pension, ndersa diku tjeter nese ke deshire te ecesh asnje nuk te pengon. Kush te pengon ketu? Po I paafti qe nuk do me shume rezultat, pengon fakti qe nuk ke konkurrence reale dhe te dobishme e kshu me radhe. Tani po I pate deshirat te hapesh restorant apo dhe furre buke kjo ok, edhe kafene , zgare, qebabtore…ka biznese qe e nxjerrin buken e gojes.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Br3dharaku

blogu ka nevoje per analiza te tilla te thella. Si kjo ose rreth subjektit se si mund te jetosh shkelqyshem ne Komune te Parisit me vetem 200 mije euro qe investohen ne leshim me qera ndertesash kafeneje ose thjesht permes interesit te akumuluar bankar

Bleta

Shkabe ndonjehere mund dhe thjesht te mos replikosh. Une dyshoj qe ti te kesh qene shume I afte e dikush te kete dashur te te heqe qafe, apo te kesh dashur te kesh njerez te zgjuar rreth vetes qe te perballesh. Stimuli mendor nuk me duket te jete deshira jote, as e qeverise, dhe te siguroj as e universiteteve. Keshtu qe fol per ato fusha qe njihni, artet, vjedhjet, demaskimi etj.

Momo

Sigurisht, normale kjo, asnje nuk i ka qejf. Por duhet edhe te pranosh si fakt qe jo te gjithe njerezit kane te njejten aftesi te menduari, llogjike objektive, apo edhe thjesht te njejten zemer apo shpirt. Ketyre nuk ke ca u ben as ti as ne.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Vlonjat

Edhe une jam dakord me ty shabano! Sidomos kur do me u be sumsqut! Kisha nje rezerve te vogel te ai krahasimi me vendet nordike ( pavaresisht se je komplet avdall ne fakte dhe ngjarje) qe jane rregulluar mbas ikjes se qytetareve te tyre. Si ka mundesi qe mbas 25 vjet rrjedhje kriminelash (rreth 1m e popullsise ikur) nuk po del qe nuk po del ne drite ai atdheu yne? Kete pyetje e bej ne forme retorike duke ngritur me gishtin e mezit syzet e miopit, njesoj si avokat spartakus ngjalus.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

korriku

:chart_with_upwards_trend::chart_with_downwards_trend:

Kthupi

Kete e besoj dhe une, por me thene te drejten ne Shqiperi kam hasur pengesa nga me te cuditshmet qe mund t’I krahasoj me vende si Guatemala dhe jo me vende evropiane ku synojme te shkojme. Ne keto 15 vitet e fundit jo nje here, por 4 here jam perpjekur te sjell investitore ne Shqiperi dhe te katra heret kemi dale huq dhe jo per fajin tone. Ne nje rast ne fushen e turizmit, u sorrollatem 2 vjet e gjysme me arsye nga me idiotet vetem e vetem se te njejtin objekt qe donim te blenim ne e donte dhe dikush tjeter ne Tirane. Si perfundim e bleu tjetri nga shteti me 500,000 USD nderkohe qe oferta jone ishte 2.3M USD plus dhe garanci per nivele punesimi dhe standarte te tjera. (Ne nje ankand normal kjo nuk ndodh dhe po ndodhi e hedh ne gjyq). Nje here tjeter, deputeti i zones donte pjesen e tij si bashkepronar ne biznes dhe investitoret nuk donin t’ju hynin atyre pazareve keshtu qe e lame. Heren e fundit do hapnim nje fabrike dhe morem kercenime me jete nga konkurrentet (dogjen magazinen naten si paralajmerim) dhe nuk ishin as ne te njejtin qytet. Te siguroj qe nese do ishte nje vend relativisht normal ku te kesh ku te perplasesh koken, me gjithe ycklat qe ka jeta dhe puna ne Shqiperi ose nese dhe une do t’i hyja asaj rruges se kercenimit do dilja i fituar, por synimi nuk ishte pasja e biznesit me cdo kusht.

Nuk them qe nuk ka histori suksesi dhe qe nuk do kete deshtime te tjera, por per cdo histori suksesi ka 10-12 deshtime dhe kjo eshte cka duhet te ndryshoje, raporti mes te dyjave, se nje cope buke e ha dhe qeni. Kam miq shqiptaro-amerikane qe kane biznese te suksesshme, ashtu sic ka dhe te tjere si une qe kane hasur probleme. Mua me duket cudi dhe madje me vjen inat pse Microsofti ka laborator R&D ne Serbi dhe jo ne Shqiperi, apo pse Maqedonia terheq fabrika qe prodhojne pjese nderrimi per makinat europiane dhe Shqiperia jo. Harroje pastaj faktin qe kompanite e medha te hotelerise si Hilton apo Marriott nuk afrohen ne Shqiperi nderkohe qe ka minimumi 5 shkolla hoteleri-turizem ne gjithe vendin qe pergatisin staf te kualifikuar vit per vit. Pervec nje Sheratoni nuk ke tjeter hotel zinxhir. Nje Club Med qe erdhi, e ndoqem se helbete fshataret e Nivices do ndertojne resortet e tyre ne Kakome. Edhe GE qe do modernizonte trenat i vume hune. Si qemoti qe kerkonin “Dum Baben” kur Evropa na dergoi Princ Vidin apo kur ndoqem Fan Nolin dhe kthyem Zogun. Ca gjera nuk ndryshojne. Ate mentalitet kemi.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Kthupi

WTF? Nga gjithe postimi im kape nje rast me tender dhe e mbylle muhabetin? Po turizmi qe s’ka tender shteti? Po magazina/fabrika private qe paguam qera dhe na e dogjen? N.q.se ti I lexon gjerat se prapthi s’ta kam fajin une. Deputetin s’e donim ne biznes, ai donte te hynte. Tenderin e menaxhonte qeveria, se ishte objekt shteteror, cfare t’i beja t’i fryja?

Une po te flas per punesim masiv me fabrika, laboratore dhe hotele. Ti aty mbahu te zanatciu dhe kafexhiu qe hap nje vend pune. Sic thashe, ate mentalitet kemi c’ke c’i ben. Nuk ndryshojne ca gjera.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

varik

Do ishte ineteresante sikur tere shqiptaret qe jane sot ne shqiperi te emigronin e tere shqiptaret qe kane emigraur me pare te ktheheshin ne vendin e tyre.
Kushedi a do ishte perseri vend rrumpallhane apo jo.

Br3dharaku

pak info: po flet per zhvilim ekonomik dhe krijim mundsish te barabarta biznesi me dike qe nga ekonomia di qe:
1 - papunesia ne Shqiperi zhduket fare thjesht, mjafton te punesohen qindra si pastrues/e ose kamariere.
2 - Kina eshte ekonomi “e forte” sepse monedha e saj ka tregu qendrushmeri ndaj USD
3 - Ne Shqiperi jeton si mbret, mjafton te kesh 200 mije euro
4 - Amerika manipulon “peseten” meksikane dhe kjo shtremberon fuqine ekonomike amerikane perballe asaj meksikane
etj, etj

Kthupi

Nuk mund t’ja hedhesh te gjitha fajet Saliut. Ka dhe ai ato te tijat, por jo te gjitha Saliut. Serbia u bombardua nga NATO, nuk ka shkaterrim me te madh se aq. Prape laboratori aty eshte dhe te garantoj qe serbet nuk jane me te zgjuar se shqiptaret.

Kjo nuk eshte fare e vertete, mor po fare. Edhe Mali i Zi eshte vend i vogel, hotelerine e ka me te zhvilluar. Hoteli nuk ndertohet per vendasit, por per te sjelle turista. Vendasit kane shtepi. Nejse, vazhdo pi kafen ti. Kur nuk ke as me te voglin fleksibilitet per te pranuar qe mund te kete te drejte edhe dikush tjeter, qofte edhe ne nje pike te vetme, eshte e kote te vazhdohet.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Kthupi

Ky eshte justifikim. O ka patur nam te keq Gjermania pas luftes se dyte boterore o s’ka patur vend tjeter. U shkaterrua gjate luftes me bombardime dhe u rimekemb per 10 vjet. Tani kontrollon Evropen. Ne nje grusht vend jemi, s’ka te beje as nami i keq as viti 1997. Investitoret qe te permenda une as e dinin fare per 1997 apo ndonje reputacion emigrantesh. Moren reputacion vendesish kur ju dogjen magazinen ama.
Kroacia ishte ne konflikt te armatosur me Serbine, ndersa tani t’i rruash sqetllen. Edhe ne Evrope ka hyre, edhe turizmin e ka te zhvilluar, edhe megaproduksione televizive po zhvillohen qe ndihmojne ekonomine lokale. Por ke te drejte, nuk mund te presesh te njejtin ritem zhvillimi sidomos kur i perndjek ata qe duan te zhvillojne qe nga kompanite e medha te tipit GE dhe Club Med, po ashtu dhe ata qe jane rritur aty dhe kane mundesi te ndihmojne. E cuditshmja eshte qe une prape mendoj se ndoshta pas 5-10 vjetesh vijne gjerat ne terezi e do perpiqem prape.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Pjetermustakuqi

Para nja dy vjetesh kam pi kafe me nje shok feminie. Kisha 23 vjet pa e pa. Meqe ishim edhe ne pallat edhe ne klase bashke,gjithe femijrine e kemi kalu bashke.Ai ka qene me origjine nga jugu dhe ne 90 iken prej knej. 16 vjet ne USA,pa ardhur fare. Me beri pershtypje se shqipen e fliste paster,nuk i mungonte fjala dhe t’a perzinte me anglishte,sic ndodh rendom me emigrantet e kesaj kategorie. Vetem nja dy here perdori fjalen “truck”. Lek kam boll me tha,problemet financiare i kam zgjidhura,po nuk kam jetu. Kam 6 vjet pa bere nje dite plazh. I thashe se kenaqsine e te jetuarit e kishte marre permes fitimit. Jo,tha,ne fillim eshte ajo,pastaj edhe leket s’te hyjne me ne sy. Gjithsesi,ai tha se ishte si ta zgjedhesh,mund te punosh me pak dhe te kesh kohe me shume per argetim dhe fitim kuptohet me te vogel.

Br3dharaku

kur kam shku ne US ktu e 16 vjet me pare, rastisa te flisja me korçare te vjeter. Shqipe te bukur sa ska. Shqipe te shkartisme degjon kudo dhe kjo eshte mese normale. Nga ana tjeter, personalisht, as me bezdis nje i brezit te ri qe e flet anglishten me mire sesa shqipen ne nje ambient me shqiptare. Nuk e pertyp dot kur shof nji 40 vjecar qe ka 5 vjet qe ka shkel dhe i lexoj ne fb nje anglishte te masakruar teksa komunikon me shqipe te tjere.
Ajo e sakrifices se shokut tend pastaj, eshte zgjedhje personale qe nuk besoj se eshte norma. Une personalisht nuk jam nga ata qe udhetojne 3 here ne vit po kam shume miq te mi qe nuk i mbledh shtepia; qe thuajse cdo fundjave i gjen ne nje vend larg shtepise, qofte me shoqeri duke marre ndonje vile me qera, ose duke i hyp avionit per diku me larg.
Kto shperthimet histerike per pjatalares e deshtake qe nuk dinin te gjenin suksesin ne Shqip., jane per adoleshente ose te mete. Ne na falet nqse tallemi cik me shkaben. Jam i sigurt se nuk na e merr per ters

Pjetermustakuqi

Emigrimi nuk eshte jete e lehte,kjo dihet dhe vetem nje pakice i buzqesh fati te stabilizohet persmari,sic thuhet. Dikush me pat thene(emigrant ne Kanada) i kam rrit femijet ne tren. Nje shok qe ka hik ne Itali relativisht vone,po qe eshte tashme me gjithe familje atje i stabilizum ,me thoshte, qe po te ishte per te,vinte knej dhe bente ket jeten tone,me pi i gote raki e me lujt calceto,po c’tu bente femijve. Kaq eshte jeta ,e kam than edhe njehere me duket,segment nga pika A ne piken B. Kush ja del ta pershkruje ket rruge duke u argetu,ka jetu,pak rendesi ka, ka jetu ne USA apo ne Kongo.

machitewa

Tirana shtet i pavarur, qe kufizohet me Shqiperine?

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

InkuizitoriMoth

Pyetja mund te behet njesoj: pse po braktiset Peshku?

Po ta shikosh betejen midis dyfeloreve ne kete teme (si gjithnje kushtezuar nga politika, personazhet i gjen te reshtuar majtas dhe djathtas) eshte absurde, bashkebiseduesit e nderuar ne thelb mendojne njesoj, gjithe muhabetin e vertisin mbi paret ose kushtet e jeteses (qe eshte e njejta gje).

Ka mundesi qe e ardhmja e Peshkut te jete muhabeti midis kater veteve, dy çifteve: Korriksja e shkaba, dhe perkundruall tyre gjembi (qe nuk ka stabilizuar akoma shokun e jetes) me ndonje kalimtar te rastit qe qellon te majtet me shkelma boleve.

Ingeborg

Edhe mosha luan nje rol pa dyshim, megjithate varet edhe profesioni qe ke bere gjate gjithe kohes. Po ne Amerike nuk ndryshon gje se atje nuk te njeh njeri asnje diplome. Prandaj duhet te ikesh goxha i ri qe te kesh mundesine tia fillosh nga e para. Edhe une atehere 20 vjec isha kur ika dhe nuk jam bere pishman. Une jetoj mire po kam pershtypjen se edhe ne Europe po shtrenjtohet cdo gje dhe lekundjet e BE-se si krize politike mund te shkaktojne edhe kriza ekonomike. Kesaj nuk i dihet. Nuk me duket nje kohe e mire per te emigruar. Ska shume qe po lexoja ne nje reviste informative imobiliare: Studentet, azilantet, njerez qe jetojne pa partner me femijet e tyre, emigratet qe kerkojne pune nuk do jene me ne gjendje te paguajne qerate e metropoleve gjermane. Aq shume eshte shtrenjtuar qe tani dhe per ata nuk po ndertohet asgje sociale. Mora thjesht nje shembull. Nuk eshte se ketej eshte fushe me lule.

korriku

:chart_with_upwards_trend::chart_with_downwards_trend:

qimja

me 8,5 Euro(Brutto) skan shans me kap veten. gjermania esht bo si kina m vaktit.Fakt esht qe kompanite qe iken dikur ne kine po kthehen prap ne gjermani , i bie me lire…
Ktu po jetojn (realisht) 30% me ndihma shtese pavaresisht se punojn.

qimja

s jom shum i sigurt kush e shkerdheu shqipnin me keq, nano, berisha apo diplomat e kristalit

Kthupi

Ne fakt nuk e di cfare pritet kur thuhet qe nuk te njeh njeri asnje diplome. Une kur erdha kisha bere nje vit fakultet ne Tirane dhe kreditet e atyre klasave m’u njohen, pra s’mu desh te filloja nga zero. Nuk ka nje autoritet qendror qe te beje njohjen e drejtperdrejte te diplomes ne SHBA. Njohja varet nga arsyeja per cfare te duhet diploma. Pra nese te duhet per ta perdorur kur kerkon pune, varet nga punedhenesit nese ta njohin diplomen. Nese e perdor per te vazhduar studimet per master, varet nga shkollat ku aplikon, etj. Nga eksperienca personale: Kur shkon ne universitet ketu, nese ke bere ta zeme 4 vjet fakultet ne Tirane dhe quhesh me diplome nuk mund te presesh te njesohet diploma automatikisht sepse programi I klasave qe ke marre per ate diplome mund te mos perputhet 100% me programin qe ka shkolla ku po aplikon. Ka klasa qe jane standarte, por ka te tjera qe cdo shkolle i ka ndryshe. Por shumica e klasave te njihen, ato me karakter ekonomik, statistika, etj keshtu qe do marresh vetem ato plotesueset, ndoshta 5-8 klasa (1 vit) dhe pastaj e merr diplomen. Gjuha shqipe psh nuk te njihet :slight_smile: ose edhe mund te te njihet si nje nga klasat me zgjedhje.(ka disa universitete qe kane katedra te albanologjise).

ACDC

Njerezit ikin se kane humbur SHPRESEN.
Qeveria me detyre nuk ju ofron shprese dhe te ardhme shqiptareve.
Nuk e di perse filozofoni kur pergjigja e kesaj pyetjeje eshte e drejtperdrejte.
Si zgjidhet situata?
Duhet te vendoset dikush qe u jep shprese njerezve por duke pare rradhen e lidereve te ardhshem Basha,Veliaj me shoke qe nuk japin as shprese asgje,njerezit marrin rrugen e mergimit dhe ata qe jane ne mergim vijne ne memedhe vetem gjate veres,dhe numurohen si turiste te huaj nga qeverite shqiptare.
Nuk mund te pretendosh te hysh ne klubin europian,me mentalitetin turkoshako-lindor qe ka shumica derrmuese e shoqerise shqiptare pavaresisht fese qe praktikojne.

Fikret

Nuk po braktiset Shqiprija.
Po braktiset Rregjimi.
Shqiprija po boshatiset.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

ACDC

Une nuk jam katolik o Shkabe.
Feja qe praktikojne shqiptaret neper shtepite e tyre ska te beje fare me mentalitetin turkoshako-lindor qe kane shumica derrmuese e shqiptareve.
Ka shume Niko,Pal apo te tjere qe mund te jene te krishtere por me mentalitet turkoshak.
Sic mund te kete edhe Muharreme me mentalitet europian.
Kolera turkoshake ka zene kedo qe i ka dale para.

Fikret

Jo vetem qi po boshatiset, por po zhvatet e plaçkitet oj Fikret.

Fikret

Ça te them? :frowning:
Eshte bere si Bollivudi i Sandinistave o Fiqo.

ACDC

Edi Rama premtoi 300 mije vende pune,ne vend te kesaj beri 300 mije refugjate.
Njerezit po largohen njesoj si pas kryengritjes komuniste te 1997.
Tani po largohen me te njejtat ritme si ne vitet 1997-2002.
Shqiperia vertet po boshatiset ose ne rastin me te mire nuk po rritet si popullsi nga hemorragjia e largimeve pa kthim.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

adria

Nuk e kuptoj pse merren si shembuj 20 vjeçarët…
Këta nuk kanë mbaruar as shkollën, lëre më të tjerat.
Sa për çështjen e braktisjes, po, është mëse e vërtet. Kurrë nuk kam emigruar, por e ndjej që ka ardhur ora të ikim që këtej. Na është sosur durimi me gjithçka këtu.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

kapo

…nuk e kuptoj se gjithe ky zemerim e nuk reagoni fare,shko e hudh nje veze andej nga parlamenti ?..mbase mer ene ndonje status politik kur vjen kendej

Kreshnik Spahiu revoltohet ndaj parlamentit: Bën thirrje për ta rrethuar dhe vënë zjarrin

Alba2265

Ki karagjoz mo kapo dikur I bente thirrje berishes te mos kthehej ne shqiperi se do arrestohej.

adria

O shkabë, po pse nuk të dukeshin bajate shprehjet e mia kur shaja PD dikur këtu në Peshk?

Alba2265

Shqiperia eshte bahce me lule kur ne pushtet jane socialistet dhe sketerre kur eshte ne pushtet PD.:grinning:
Shqipot jetojne ne nje cold hard world ku efficiency and hard work is all that matters.per fat te keq pavaresisht prej kostumeve Armani , benzave te shtrenjte e vilave lluksoze konceptet e tyre per zhvillimin e shoqerise jane ato te europes se kohes para revolucionit industrial.

adria

Këtu është për të vënë duart në kokë, moj, aman Pikëçuditëse
Vete pret kryeministri gjoja mësuesit ekselent, që janë mësues që i kanë apo jo 2 vjet në arsim, e për më tepër këto bëhen fshehurazi. Vetëm militantët vlerësohen e për gjëra nga më të rëndomtat. Na e kanë shpifur vërtet. Ata që duhen vlerësuar vërtet qëndrojnë në hije.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Cecua

Qetsohu shkabe. Nuk po thone ka ardh ora te ikesh ti (ndonese e kemi thene me kohe qe te dalesh jashte KP per ca dite do te bente mire), po thone ka ardh koha te ikin vete.

Ingeborg

E sakte po kete ne fakt doja te shkruaja: Diplomat duan konvertim jashte shtetit, varet sipas profesionit perkates. Dikush duhet te konvertoje ndoshta 30% te diplomes, dikush tjeter gati rreth 70% e keshtu me rradhe. Nje i njohuri im ne New York ka luftuar goxha per mjeksine. E ka bere pothuajse nga fillimi ate 6-vjecarin universitar. Nuk eshte aq kollaj, gje qe eshte mese e kuptueshme se ne doren tende varet jeta pacientit. Por njoh edhe raste te tjera banale. Babai i nje te njohures time kishte veshtiresi te gjente pune thjesht si shofer kamioni se nuk ia njihte njeri eksperiencen, nuk e besonin. Robi kishte pothuajse gjithe jeten qe kishte bere shoferin dhe nuk ia merrte njeri parasysh. Imagjino cfare do te beje ne kete rast: je rreth te pesedhjetave, vetem ke bere shoferin gjate gjithe kesaj kohe e nuk gjen me pune. Ketu emigracioni mund te ndodhi te jete vertet nje qorrsokak.

Pjetermustakuqi

Ama per kte te paska mbetur hatëri ty? Po c’ke ti,do flas une me ata, qe te ftojne vitin tjater. :slight_smile:

kapo

…me duket se ke mungese te madhe te njohjes se realitetit kendej overseas

Ingeborg

Ndoshta. Po brenda BE-se eshte me e lehte qe te te njihet profesioni se pertej Atlantikut. Na trego ti se si ka qene rasti jot.

anon63896856

Sepse Komuna e Parisit dhe Gerdeci nuk i mbajne dot te gjithe shqiptaret. Per te priviligjuarit qe jetojne brenda Komunes dhe Gerdecit, “me mire gabel qe mbledh plehra se emigrant.”

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Alba2265

cfare te bejne dhe shqipot e shkrete. keq ne emigracion mes kaureve e kaurkave te pabesa , keq ne shqiperi cip me cip me shqipot qe te cajne bythen me dengla.te pakten kauret te kompensojne mire shqipot te merzisin bythen falas.

kapo

…ndryshimi i pare eshte se 98% e te emigruareve ketu ne Canada jane me diplome universiteti.Me diplomen e shqiperise ti behesh anetar i shoqates se inxhiniereve por per licencen duhet te japesh provimet qe varjone sipas profesioneve.Kur je i ri duhet te shkosh ne shkole prape per diplome.Mirpo shumica mqs kane ardhe ne moshe te madhe kane zgjedhur rrugen me te lehte dhe efektive duke u kualifikuar si teknik i licensuar po ne profesionin qe ka bere ne shqiperi dhe ne te shumten e rasteve u ka dale mire se universiteti.Psh. inxhineri elektrik ka mare licemcen si teknik electrik,ekonomisti si properti manager,mekaniku si teknik mekanik e keshtu me radhe dhe ku rroga mesatare eshte 65-75k ne vite qe qe edhe femijet e tyre me universitet u duhen vite per kete page.Plus qe ketu ne Canada ti mund te mburesh vertete qe je shqiptaro-kanadez ne cdo ambjent.

Ingeborg

Ok. Falemnderit. Ne fakt nuk kam as nje te njohur ne Kanada.

Ingeborg

Ka dhe shqiptare kaur, nuk jane te gjithe myslo.:stuck_out_tongue_winking_eye:

Bleta

E sigurte eshte qe jeta askund nuk ndertohet lehte! Por sado te punosh ne Shqiperi e te jesh I pavarur ne punen tende nga politika, ne jeten tende nuk je I pavarur nga politika, keshtu qe edhe ata qe kane shtepi e mireqenie ekonomike, duke qene se sherbimin shendetesor e marrin ne te njejtin vend nuk mund te jene te qete. Po, ka klinika private, por as aty sherbimi nuk eshte cilesor. Nese njeriu punon qe te beje para, Shqiperia eshte vend I mire se jetesa nuk eshte e shtrenjte ( nese krijonn nje mundesi te mos te varet puna nga politika). Ashtu si thote shkaba, jeta funit, qejf o qejf, shetitje ne bote bla bla bla. Ky eshte modeli I jeteses I ngritur nga ata qe I zhvaten ndihmat e BE dhe Sorosit e u shqyen njerezit te hyjne ne borxhe qe te jene me mire se komshia. Ama, edhe keta pas pushimeve vijne ne kete ajrin e nates plot tym te Tiranes, ne rruget pa trotuare nxjerrin shetitje qenin, dhe prape jashte shtetit duan ti çojne femijet te studiojne me ato para qe vazhdojne te zhvasin! Se nuk ka lope tjeter si Shqiperia e as kaq njerez indiferente sa shqiptaret qe jo vetem qe nuk e gjykojne por e ngrene ne model per tu ndjekur kete stil jetese.
Ne kete rremuje ka dhe njerez qe perveç lekeve duan siguri jete, sherbim te denje shendetesor, konkurrence te ndershme per femijet e tyre, shkolla te hajrit e jo me mesues te emeruar se kane miq etj etj. Gjera te vogla po qe e bejne jetesen me normale. Per keto arsye kur u jepet mundesia ikin!

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Kthupi

Mjekesia eshte ndryshe ne varesi te specialitetit, te pakten po flas per SHBA. Per disa specialitete nuk eshte e thene te besh 6 vjecarin, mund te japesh thjesht provimet, per te filluar si mjek i pergjithshem, patolog qe I thone ne Shqiperi. Njoh njerez qe kane ndjekur ate rruge. Nese ke qene specialist psh kardiolog ne Shqiperi, nuk mund te fillosh direkt kardiolog edhe ketu, fillon si patolog nje here. Per kamionistin s’kam shume njohuri, por patentat nuk konvertohen. Per patenten te duhet te japesh provimet, teori dhe praktike. Po qe se nuk di anglisht mire, ne disa shtete lejohet provimi ne gjuhen tende. Masacusetsi e di qe e ka edhe ne shqip. Njoh shqiptare qe kane qene shofere profesioniste me shume eksperience dhe s’e kane marre testin praktik heren e pare se bejne filma, s’ndezin sinjalet kur ndryshojne korsite, ose nuk shikojne majtas-djathtas kur del nga parkimi ne rruge, etj vogelsira si keto.

Cecua

shkabe,
Ti 25 vjet me kandar? Nuk ke kellqe te gjykosh hallet e botes dhe impaktin qe kane ne vendimmarrje qe kane te bejne me jeten e tyre.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Cecua

Kam fillu me u pendu qe te drejtohem, se ti nuk prano fidbek hic. Stoik obzervime te tua 25 vjecare. Ata qe nuk kane para nuk shkojne dot te Hygea etj, ku nje vizite mjeku ben 30kL (15-20 po pate sigurim 150kL/vit), nje grafi 30-40kL, nje nate spitali 50kL etj. Dikush qe e ka rrogen 200kL ne muaj nuk mund ti perballoje dot keto cmime.
Ne shtet pastaj eshte si ta kesh fatin. Kaq persa i perket mjeksise qe e njoh me rrenje.
Per te tjerat pastaj, fushe me lule eshte. Po jane maskarenj o shkabe! Vetem per te sha vendin e vet e kane mendjen.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Bleta

Po se ai ne reklame ne fakt do thote hajde se do te therr!:smiley:
Pastaj, pse ke problem ti si hapet nami jashte vendit? Ke degjuar qe ka pasur synime emigracioni masiv nga ndonje shtet drejt Shqiperise dhe u ndal nga llafet e emigranteve?

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

gjembi

Ceco, une s’e di si mund te kete me kuptim jeta jote pas kesaj diagnoze te sakte!

Br3dharaku

Ka plot te huaj qe shkojne te vizitojne zona te humbura e te izoluara qe nga stepat e Mongolise e xhunglat e Amazones, nga poli i jugut, ne ate te veriut. Se ajo infrastrukture qe ke aty e qe erdhi disi ne vete kete 10 vjecarin e fundit, nuk eshte kushedi me lart krahasu me keto te ketyre vendeve me lart. Diten kur te kete uje e energji 24 ore ne dite, ti do dalesh e do thuash qe jeni te paret ne bote. Se verberia jote nuk te ke te shikosh me larg se shembujt e kushurinjve imagjinare qe jane model suksesi

gjembi

E harroj numrin e sakte, por e di qe ishte me dhjetra mijera, te Italjaneve qe kane emigruar ne Shqiperi. shkaba e di me mire se e pati sjelle ketu vjet. Madje duket qe s’paske dale nga Blloku se aty, sipas shkabes, vetem Italisht flitet nga emigrantet italjane qe punojne ne bare e restorante.

anon63896856

Shkabe, eshte paksa me e komplikuar ceshtja e emigrimit nga cfare pershkruan ti. Si fenomen gjithnje ka nenkuptuar kerkimin e nje jete me te mire tjeterkund dhe sigurisht kjo ka qene nen varesine e aftesise se adaptimit te te shperngulurve. Nuk ta mohon kush qe ne Shqiperi ka pasunare, te cilet kane bere vila e keshtjella, sic ka dhe njerez te ndershem dhe te kualifikuar si ti, por ka te tjere qe per rrethana te ndryshme ,perfshi te dembelise (po ta akordoj), nuk arrijne te paguajne as faturen e permujshme te energjise elektrike, jo me te tjera shpenzime si kontrollet e rregullta te shendetesise e me radhe.

Ti sikur lufton me eren per kete ceshtje ndaj dhe te ngacmoj.

Bleta

Italiane ka vertete, dhe turq plot. Veçse vijne kryesisht si investitore e per te shfrytezuar aftesite e te rinjve kundrejt pagave te ulta. Pastaj keta nuk I dekurajon dot nami I Shqiperise se u ka thene vete KM hajdeni se nuk ka sindikata.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

anon63896856

Shkabe une po te marr nje shembull personal pa marre neper goje as shqiptaret dhe as shqiptarine. Ne shtepine boshe ne qytetin e lindjes, cdo muaj na vjen fatura e energjise elektrike 5000 l te reja dhe cdohere qe jemi ankuar tek zyrat perkatese na jane dhene shpjegime te ndryshme: jo po ju vjedhin, jo po matesi s’punon mire, jo po ju duhet te keni njerez brenda qe jetojne. E megjithate as vjedhje s’ka pasur, edhe matesi ka qene ne funksion te rregullt sipas verifikimeve te punonjesve te kompanise. E megjithate, asnje rimbursim*, asgje s’patem nga ana tyre.

Pervec vjedhjes se qarte te kompanise, nuk arrij te imagjinoj si familje shqiptare me rroga mesatare mund te paguajne shuma qe ne Evrope konsiderohen te ekzagjeruara.

Keshtu i dashuri shkabe, s’ma do mendja qe Shqiperia eshte e jetueshme per ata qe s’jane pasunare apo shkaba te kualifikuara me portofolio te gjere faqesh facebooku qe hapin per perfitim.

*Gabimet ne matje zakonisht ne inferioreve kendej na rimbursohen rregullisht.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

anon63896856

:smiley: E vetmja arsye qe ne fakt e kemi lene te hapur kontraten me kompanine eshte sepse shkojme nje here a dy here ne vit. Dhe nese e mbyll, do disa kohe, prape sipas kompanise te rihapet nje kontrate e re. Paaftesi nese ka, eshte paaftesia per te qendruar ne te ftohte dhe pa drita. Jemi mesuar keq kendej. :frowning:

Naten shkabe.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Alba2265

Franca e ka shkallen e vrasjeve 1.31 per 100mije banore ndersa shqiperia 5 per 100 mije banore.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

kapo

Never argue with an idiot. They will only bring you down to their level and beat you with experience.

…per ma teper ajo eshte nje idiote enveriste

vlora

Aman e beni cfare te doni vetem xhgabonjen mos e luani nga klubi poshte pallatit te kp se eshte figure

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Alba2265

po perse vrasin ne shqiperi shkabe ?pse shkalla e vrasjes eshte dy-tre here me e larte se edhe ne serbi e greqi qe jane vende fqinje.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Alba2265

USa e ka shkallen e vrasjes 4.5 per 100 mije qe eshte baraz apo me pak se shqiperia.ndersa Europa dhe kanadaja e mbushur plot me arabe e ka aty tek 1 per 100 mije banore , 5 here me pak se shqiperia shkabe .

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Alba2265

Po vendet e ballkanit me popullsi sa shqiperia ku te gjithe jane krushq e kusherinj sa e kane shkabe?
…Last year, however, 21 homicides were committed and a total of 23 persons were reported, while 21 people were arrested. According to this statistics, Macedonia has the lowest murder rate in the region, with the exception of Slovenia. The murder rate in Macedonia is close to the European average of 0.96 homicides per 100,000 inhabitants…

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Alba2265

Nga te gjitha budallalleqet qe ke thene kjo tops it all.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

pemaa

Po ne fakt a po braktiset me te vertete Shqiperia? Ne kemi nje dendesi shume te madhe (me te madhen ne rajon bashke me Kosoven) per llojin e relievit qe kemi. Kjo ben qe konkurenca te jete me e ashper ne pergjithesi. Po ti shtosh pastaj problemet klasike qe ka Shqiperia, konkurenca per shume behet mbytese. Keshtu qe shume levizin ne vende te tjera. Emigracioni nuk eshte shpikur keto kohe, eshte nder gjerat e para qe ka karakterizuar homo sapienset.

pemaa

Do na dale logua e dedpullit ne enderr. Shkaba contro tutti!!

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Alba2265

Tipike. Se thone pastaj qe i sajoj une.

Natyrisht qe I sajon ti :grinning:
…The local media often uses the notoriously trigger-happy United States, with 3.55 gun-related killings, as a point of comparison. More meaningful, perhaps, are similar statistics from Albania’s ex-Yugoslav neighbors, where guns are just as prominent but the rate of gun crime is far lower.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Vlonjat

Nejse une bashke me shokun tim e vendosem mbreme qe kur te afroj mosha e pensionit do shkojme ne Vlore te dy. Ndoshta duket pak larg si kohe por ç’jane 25-50-75 vjet per nje popull? Hiç gje! Dollaret qe kemi fituar do ti djegim per Shqiperine !

Kthupi

Vete nga vete muhabeti, ne nje vere i biem fyellit. Po me duken te gjitha temat njesoj. Ne qe jemi jashte japim mendime pse si qysh tek Evropa, Amerika dhe Shqiperia, shkaba qe eshte brenda krahason Shqiperine me Cikagon dhe Nju Orlins nga niveli i vrasjeve.

Vlonjat

Kush ka lidhje me kanalet shqiptare mos ta humb nje emision shume te bukur tani te top-channel per diasporen. Per ironi te temes e paskan quajtur “Mergata e trurit”.

vlora

Ia paskan bere kastile shkabes… nc nc nc

Vlonjat

Po he, kur i themi ne nuk na beson! Na nashti me dekllarate e me firme.

Fikret

Hikën edhe doktorrët :frowning:

Fikret

po jo mor shoku pijonjer se nuk smunen kot 350 kalamoj ne nate.
O skan ngrofje, o s’ushqehen mire, oooose ka qellu gripi ma i forte se Partija

Heidi

Kushdo qe zgjedh te largohet nga Shiperia pa dyshim qe e ben kete per nje jete me te mire, por ka edhe raste kur njerezit kane zgjedhur te jetojne ne Shqiperi pavaresisht se i kane pasur te gjitha mundesite per tu larguar (ato qe kane nje nivel jetese relativisht te mire).Thene shkurt mendoj se ne kushtet e sotme emigrimi eshte ceshtje shume individuale (ndyshe nga cfare ndodhi ne90) dhe ato qe mund te jene arsye per dike nuk jane per nje tjeter.

Br3dharaku

ka nisur organizimi i postes per te disiplinu sportelet qe do shperndajne shperblimin per pensionistet qe e perfitojne. Me poshte gjeni informacionin se si do organizohen radhat per terheqjen para dhe pasdite. Per plot 45 dollare! do loze qeni i kallajxhiut, do loze, o Kozi!

http://www.mapo.al/2016/12/shperblimi-per-festat-e-fundvitit-ja-kur-do-te-shperndahen-parate-per-pensionistet/1

sigurisht qe ky eshte lajm i vjeter i para 20 viteve sepse sot, cdo gje behet elektronikisht. Pensionistet i terheqin ne menyre komode ato mijera dollare teksa nderpresin lojen e tavlles per disa minuta

Heidi

Pensionistet kane refuzuar ti terheqin elektronikisht shperblimet.Kjo ne kuader te sfides me te re te perhapur ne rrjtetet sociale per t`u plotesuar deshiren gysheve dhe gjysherve, te cilet ne Shiperi kane radhat ndryshe nga ajo gjyshja ne GB qe donte te shkonte ne koncerin e Robbie Willimas.

Br3dharaku

ku t’mos ikin robt e shkrete…ec e rriti e shkolloji femijet ne ket vend, po ta mbajti. Nuk merret vesh ku mbaron shkolla dhe nis lokali

Heidi

Nje nxenes/student aty e tregon vullnetin e forte qe ka per te studiuar, kur eshte i rrethuar nga tundimi per te bere te kunderten.Eshte nje kriter qe duhet kaluar … medoemos.

Br3dharaku

sigurisht! jane keta nxenes qe rrihen (mesojne) ne ato kushte qe do ta bejne Shqiperine, jo femijet e deshtakeve qe iken.
Nuk mund te mos shtoj se une njoh nje kusheri i cili ishte ne shkolle ne Amerike dhe vendosi te kthehet ne Shqiperi dhe e pranon me gojen plot qe kushtet e Amerikes ishin skandaloze krahasu me keto te Shqiperise. Pa fol per pergatitjen e mesuesve

Heidi

Sipas mendimit tim ka nje gabim ne konstatim … nuk besoj te kete deshtake qe iken dhe te suksesshem qe ndenjen apo e anasjellta.

Br3dharaku

absolutisht qe ka! keta jane deshtake qe gjejne burimin e kenaqesise se tyre prej deshtaku ne larjen e pjatave ne restorantet me pronare arabe. Per kete ka shume informacion ne liveleak

Vlonjat

Me ndodhi nje bisede kete vere ( ju lutem mbajeni sekret kete qe kam qene ne shqp para 4 muajsh) me nje pensionist qe e merrte pensionin “elektronikisht” te banka e tij. Tani kjo elektronikja nuk ishte tamam tamam elektronike ( mgjthse kishte nja 5 vjet qe ishte kriju si mundesi) pasi leket e pensionit shkonin vertet ne banke por jo direkt ne llogarine e personit. Banka i mbante keto fonde ne konto provizore ose “holding” shqip dhe personi j interesuar shkonte te sporteli me dokumentat e nevojshme dhe bente transferten ( kishte ca kosto kjo pune) ne llogarine e tij. Problemi qendron te fakti se shume pensioniste ndodhen jashte shtetit te femijet e tyre dhe nuk mund te terheqin pensionin apo te bejne transferte nga llogaria ne shqp ne llogarine e tyre jashte shqp. Dhe nuk jane pak te tille. Mendoj qe me.shume pak sforco shteti mund ti derdh direkt fondet tr llogaria e personit duke eleminuar rradhat ne banka, kostot qe paguhen te banka per sherbimin ne sportel, sikurse dhe mundesimin e ketyre fondeve kudo ne bote.
Nuk besoj se eshte shume apo kerkon ndonje infranstrukture te re nga shtt shqp.
Kur jane bere zyrat e postave me internet deri burgajec qe para 7 vjetve nuk besoj se eshte i pamundur ky servis tani.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Br3dharaku

ai momenti pikant kur pasi ke konsumu rastet me kusherinj, leviz te historite me gjysher

Vlonjat

:joy::joy::joy: prit se kane dhe ca vende ne bote ne rast nevoje.

Br3dharaku

postierin e lagjes e njohin te gjithe

Me pat thene dikush qe po t’pysesh nji pensionist Shqiprie se ke do me shume, ka shume mundsi qe te pergjigjet “postierin”. Per nji arsye te thjeshte: kto jane ata qe nuk preferojne te bejne transaksione bankare online. Jane shume te rezervum dhe priren te besojne teori konsipiracioniste. Kta qarkullojne shuma te medha paresh, me pensione ne shifra astronomike prej dhjetra mijera eurosh cdo muaj. Pjesa tjeter jane te vobektet qe mezi perfitojne naj 500 euro muaji. Kta nuk kane punu najhere ne jeten e tyre po qeverite shqiptare, fale edhe rezervave te pallogaritshme, u kane lidh naj pension modest si ky

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Vlonjat

Po normal more zoteri qe postieri eshte njeriu me i dashur pas gruas apo burrit ne shqp. Prandaj dhe ja mbajne nr. e cell. ne telefonat e tyre. Ore nuk ka njeriu me ke te flas dhe fap i bie cel. te postierit me sebepin mos ka noji haber, leter apo noji thashethem nga lagjja. Po mendon qeveria ore zoteri, iu ve pensionistve nga nje dado ( pavaresisht se puna e pare eshte postier) ti mbaje me muhabet ,jo si ketej qe i ka braktisur fare .

Br3dharaku

tamom si gega i akullores dikur. U qeshte fytyra femijeve kur e shifnin. Sot pensionistet i sulen postierit, kush ta perqafoje i pari

Vlonjat

Po ç’u bere postier djali
Se neve na mori malli

Ka dite kujt ti kendoj poplli ine mo

kapo

…ja ky eshte brezi qe do ta boje shqiperine te lire, demokratike dhe te zhvilluar :v:

Br3dharaku

anullim loje; paska fol seriozisht kte here. Prandaj nuk lexova koment me histori me kusherinj dhe me benzin qe Hitleri i fali Zogut kte here. Dhe thashe me vete: ka diçka ndryshe ky koment po nuk e bera lidhjen direkt

46and2

kjo braktisje e imponuar nga lart eshte e perkohshme, sepse ardhmja eshte ne Shqiperi

Alba2265

Ke harruar ate kusheririn tjeter I cili kur shkoi te studionte jashte shtetit shoket iu larguan sa moren vesh se ishte shqiptar .:smile:

Br3dharaku

Po kush ja mban mend te gjitha! as ai vete nuk di sa ka. Nje gje eshte e sigurt: qe ky ka me shume kusherinj sesa tere blogu bashke

Ingeborg

Pse cuditesh ti? Ne Itali edhe kane ndodhur keto gjera.:grinning:

Cecua

Ate gjene tjeter coja sateme ne shpi. Une nuk kam nevoje te futem ne faqe spitalesh o shkab me zile. Cmimet qe te dhash me siper jane cmime qe i pagova vet rreth 2 muja me pare te spitali i permendur. Shifrat egzakte ti jap er nje dy ore po deshe.
Nuk e do ti Shqiperine me shume se ata qe nxjerin ne pah problemet e poshtersite me te cilat perballen njerzit. Meso ta heqesh kapelen politike here pas here.

Degjo, sot nje nder foshnjat e braktisura ne spitalin e Durresit, eshte lene aty nga e ema se e ema nuk ka buke te haje per vete. E di qe, si ekspert i gjithshkaje, do fillosh te flasesh per kulturen seksuale, mjetet mbrojtese e me the e te thash. Ben mire te mledhesh nje grusht lekesh, te shkosh te blesh ca pelena e rroba e ti cosh ne spitalin e Durresit. Gjith kete ta filmosh e ta vesh ne LajvLeak kuptohet.

Shkruj ca te dush, here e fundit qe te lexoj.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Bleta

Jo, nuk kane sherbim CILESOR! E sa per dijenine tende, edhe ne rastin e komplikimit me te rendomte si psh gjate lindjes, te percjellin ne shtet! Po ti s’hake pyke hiç! Ku e di ti qe nuk punoj te Hygeia une? Po boll I dole zot Shqiperise, se po te ishte kollaj me I dal zot vetem me llafe s’do ishim ketu ku jemi, se per llafe edhe ne kafenene e lagjes me te humbur te çajne filozofite!

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Bleta

Kujdes me garancite qe jep! Megjithese je ne koherence te plote me vijen e politikave shqiptare! Jepet garanci pa pasur njohuri, po meqe zakonisht ne shqiptaret kur na zene be per koken e mamit, apo te kalamajve, besojme shume! Ah po, edhe fjalen e burrit mo!
P.s. sigurisht qe jetoj ne shqiperi ndaj shume gjera I di me mire se ti.

Fikret

Shoku pionjer, po hikin, i bon shiringën bahçes:

Br3dharaku

jane refugjatet qe kane ik ne Itali e Greqi. Ata qe kane vendos te rrine, i kane dale per zot atij vendi. Per te tjeret, internim ne Gjermani, ec bab’!

Vlonjat

Pse te mos ikin shqiptaret? Realiteti per pjesen dermuese te tyre eshte akoma i pashprese. Eshte krim qe akoma ne 2016 ka shqiptare qe nuk gjejne te ardhme ne vendin ku kane lindur.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Bleta

Jo mo, se disa une I njoh personalisht. Asgje skane trasheguar po lere tani! Ke pare pronare tokash qe jane bere te pasur ne Shqiperi? Vetem nese kane pranuar dallavere, se shumica akoma ska mare tokat e veta. Po flas per tokat me vlere te larte se ata qe vetem e punojne per buken e gojes nuk krahasohen me keta gjyqtaret nga te ardhurat.

Bleta

Dhe çudi e madhe, te gjithe keta kane grate te zonjat ne biznes, vjehrrat, vjehrrin. Mua me vjen vertete keq qe bashke me keta paragjykohen dhe te ndershmit, po nese I ndershmi nuk flet, do futet ne nje thes ose do ngordhe!

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Asterisku

Nje vend (aq me teper vendi ku te ka rene koka) braktiset per disa arsye (ne rradhen e hierarkise se nevojave):

  1. Te ka arritur thika deri ne palce, ne kuptimin qe nuk arrin me te plotesosh nevojat baze jetike (ushqim, veshmbathje, strehim).
  2. Te rrezikohet siguria (fizike) jote apo e femijeve.
  3. Nuk ke prespektiven qe deshiron dhe shikon te te mbyllen dyert para surratit megjithe meritat e deshiren per te punuar e ndertuar jeten tende
  4. Nuk arrin te realizohesh dhe sheh mundesi me te mira per tu realizuar diku tjeter.

Kuptohet qe nga shkalla ku je ne plotesimin e nevojave varet dhe arsyeja per te cilen ti braktis vendin tend. ne nje rast ideal asnje nuk do ta braktiste vendin nese arrinte te plotesonte nevojen imediate apo ate qe aspiron ne vendin e vet.
Te gjithe te tjerat jane p@rdhe me rigin per te mbushur normen e komenteve te shkablloreve,

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Asterisku

Shkabllor, si rregull une nuk replikoj me trollat por po e prish nje here te vetme. Nese keto kategorite qe thua ti jane aq shume sa shume kane ikur nga Shqiperia keto vite i bie qe gjithsesi problemi eshte aty brenda dhe jo jashte. Pra perjashtimi verteton rregullin, ai vend nuk ofron zgjidhje as per ‘problematiket’* e lere me per normalet.

  • Meqe ra fjala tel ‘problematiket’, po ti numerosh gjitha komentet e replikat qe ke lene ne kete teme, del qe thelle-thelle dhe ti e ke me merak te madh emigrimin jashte vendit (se qe je emigrant/ardhacak brenda vendit, je dhe e vuan gjithe diten).
Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

kapo

Rama ikën, Blushi e rikthen në sallë: Silleni frikacakun, ku e keni, po fshin hundët aty jashtë

Pyetja ime ëhstë çfarë lidhje ka vetingu me faktin që Dako ndërhyn për të nxjerrë nga burgu një person që ka vrarë 5 vetë. A e bllokon vetingu këtë? Dako si shoku i ngushtë i joti. A ka gjykatës që mund t’i rezistojë shokut të ngushtë të kryeministrit.

Elvis Roshi, çfarë lidhje ka vetingu me faktin se ai firmos akoma për qytetarët e Kavajës dhe ti e ushqen me tendera dhe punë publike për të shëmtuar Kavajën. Pse e mban në punë? Sepse e ke shok. Kjo është arsyeja pse ska integrim. Pse ca mendoni ju se Evropa, SHBA nuk i di çfarë bën ti, çfarë bën Elvis Roshi.

Nuk është vetëm kaq se ke ndërhyrë për të nxjerrë vrasës nga burgu. Ti ke cenuar moralin e kësaj shoqërie. Si ka mundësi që Lezha, Shkodra, votojnë këta kriminelë? Sepse ua kërkon ti. Fut një vrasës, një të korruptuar.

Po të marr rastin e fundit Klement Balili. Nuk qenka urgjencë që ai nuk arrestohet prej 7 muajsh. Cfarë nevoje ka për të përkthyer 30 mijë faqet e Deas amerikane. Pse nuk arrestohet? Sepse është i LSi-së dhe nëse ai arrestohet koalicioni cënohet dhe bie. A ka qeveri në Evropë që thotë nëse një kriminel arrestohet na bie qeveria. Kjo është qeveria e Elvis Roshit e Klemend Balilit.
Rama ikën, Blushi e rikthen në sallë: Silleni frikacakun, ku e keni, po fshin hundët aty jashtë

Votat e tua nuk mjaftojnë për të të mbajtur në pushtet, këta të sigurojë vota. Ti bashkëpunon me krimbat në vend që t’ pastrosh. Ti u bëre pronar i Vangjush Dakos, i Elvis Roshit, i Arben Ndokës. Ty nuk do të falet kurrë se çfarë damke i vure Shqipërisë për 3 vjet. A i është shqitur Kolumbisë damka e drogës. Ne do pastrojmë krimbat dhe do të të zbresim nga ajo pemë. Por kur ti të mos jesh do lësh damkën e një vendi të mbjellë me kanabis.

Ti ke aftësinë të jesh i paaftë, por jo vetëm kaq. Të jesh mizor dhe mos kuptosh se çfarë varfërie ka në këtë vend. Por s’mund ta kuptosh duke jetuar me Vangjushin, Roshin, Lulzim Berishën.

E dini që procedura për lirimin e Lulzim Berishës ka zgjatur 3 muaj, kur e një personi për dritat ka zgjatur 2 vite.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

kapo

A ka qeveri në Evropë që thotë nëse një kriminel arrestohet na bie qeveria. Kjo është qeveria e Elvis Roshit e Klemend Balilit.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

kapo

…europa eshte Gjermoni qe thote se:Në lirimin me kusht të kapobandës Lulzim Berisha, i denuar për 5 vrasje dhe krijim të një organizate kriminale,është përfshirë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me miratimin edhe te KM. Kryebashkiaku i Durrësit, ka lëshuar një vërtetim ku kërkonte lirimin e Lulzim Berishës me garancinë se do të punësohej në Bashki.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Br3dharaku

ke harruar ate me kryesoren qe permende para 2 ditesh, mo shkabe; ate te vajzave qe zihen per hicmosgje me dashnoret ose familjen dhe pastaj duan te ikin duke lene tere te mirat aty. Ilustroje me ndonje kusherire kete dhe je ne rregull

Br3dharaku

kapo, po per komandantin, tha ndonje gje Blushi?

Ingeborg

“Jane ata qe nuk durojne dot prindin apo faren e vet…”

Konfliktet familjäre ne Shqiperi jane shume te perhapura. Nje pjese e brezit te trete eshte shume konservator, provincial, te padale, me plot paragjykime dhe bestytnira. Brezi i ri e ka te veshtire ti pershtatet ketij mentaliteti. Ne Tirane kam bere ca vite shkolle te larte dhe kisha miq konviktor. Qytetit studenti i kam pas bere shume vizita dhe me tregonin shpesh per disa djem dhe vajza sidomos qe vinin ne Tirane per ti shpetuar ndonje martese me shkuesi qe prinderit donin te benin ne fshat. Shume prej tyre nuk kishin ardhur per te studiuar, mjaftonte te merrnin nje pese e gjashte, mjaft te rrinin ne Tirane.

Kthupi

Speechless!

gjembi

Nga reputacioni ne ngritje?

Kthupi

Edhe nga ajo, po nejse, pacim gjithmone, pacim gjithmone. Rrofte qeveria qe na ka dhene laptop dhe ksehasemi se ku do gjenim argetim pastaj.

Br3dharaku

po ca veshtirsish mo shkabe. Keta kane ngelur 25 vjet prapa. Folu pak sa mire jetohet atje me vetem 200 mije euro te qelbta

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

system

Kjo temë është përkohësisht e mbyllur për shkak të një numri të madh sinjalizimesh nga komuniteti.