Patatja mbetet për derrat, fermerët kërkojnë treg

36 postime 2264 shikime 11 shkurt 2018 në 01:01 e pasdites
Pjer
Pjer

çfare zgjidhjesh do jepnit juve per kete problem ?

varik

Pse te mos i eksportosh ne islande?

Pjer

po islanda i prodhon vete, ka me qindra sera me gaz natyral, biles atje mund te gjesh domate te fresketa ne janar.

varik

Really? Se dija. Po dikund ne afrike qe vdesin per buke pra. Gjynah te shkojne ushqim per derra

espana

Bllokim te importit per te favorizuar shitjen e produktit vendas.

Pjer

me i fjale ti mendon se zgjidhja eshte çuarja e patates ne Afrike.
nuk te dija kaq te zgjuar .

Pjer

po si mund ta bllokosh importin e patates kur ti ke nenshkruar marrveshjen MSA dhe CEFTA qe nenkuptojne levizjen e lire e pa taksa te mallrave.
vetem nga ky fakt, e keto pergjigje, kupton se sa te “pregatitur” jane shqiptaret.

gjembi

Ti si eksperti i vetem makromikroekonomist ketu cfare zgjidhje do jepje?

Vlonjat

Ti bejne patatet chips-a qi ti hajm me sals damote dhe qep ujka.

varik

Ka njerez qe vuajne per buken e gojes. Me mire ti hane njerezit sesa derrat

Pjer

kjo po variko, por si, ta thote plaku, hidhen tek shtresat e varfera qe jane me asistence/social, çek-bono per te blere kryesisht patate, qepe e ndonje produkt tjeter, pakete e cila mbulohet nga paketat e tjera.

Pjer

Bama; Konkretisht cfare do ta ndihmonte qepen e Korces per mos tu mbytur ne lum?

Pjer; Qe qepa e Korçes te mos hidhej ne lume, siç jane hedhur edhe patatet e Korçes, etj, apo te mos kalbej siç po kalben edhe kete vit (2013-14), do ishte e mira qe keto produkte (qe jane te shportes) te subvencionoheshin (ne menyre aktive ose pasive) dhe te mirreshin ne dorzim nga kompani tregtare qe do operonin me kete sistem, kompani qe mund te jene edhe private edhe shteterore, ose me sakte komunare/lokale, te varura nga komuna. Tek VQ une kam dhene disa zgjidhje, dhe gomeret drejtues mund te zgjidhnin ndonjeren prej tyre.

Per te kuptuar se ç’eshte subvencionimi aktiv dhe pasiv, po e shpjegoj shkurtimisht.

Subvencionimi pasiv eshte kur qeveria nuk iu merr tvsh/btv apo taksa te tjera, pra produkti del ne treg pa ngarkersa fiskale. E ne te shumten e rasteve perdoret per produktet e femijve, bebeve, me qellim qe te shiten sa me lire.

Ndersa subvencionimi aktiv eshte ku qeveria, e subvencionon nje produkt apo nje aktivitet ekonomik, me paketat e tjera fiskale, pra me te ardhurat e mbledhura apo nga paketat qe gjenerohen, dhe ketu mund te permendim nje aktivitet per mbrojtjen e mjedisit, riciklimet e ndryshme, e deri tek subvencionimi i nje shoqerie fluturimi per te mbajtur te ulura çmimet e biletave per sa me shume turiste, dhe ketu marrin pjese edhe paketat nga aktivitetet private, hotelerie etj, apo fonde te ndryshme.

Qepa dhe patatja, mund te kalonin ne shkallen e dy produkteve te subvencionimit pasiv.

http://arkivi.peshkupauje.com/2014/12/intervista-me-disa-nga-komentatoret-e-blogut

Pjer

jo keq si ide, veç duhet nderhyre qe çipsat te shiten lire,
fare mire mund te kalonin ne subsevncionimin pasiv edhe çipsat,

Xixa-g

E bllokon Pjer ç’ke me at’muhabet, me mjete të tjera më të squta:

P, sh: duke stimuluar një klasifikim të produkteve cilësore me atë çka quhet “label”, sikundër dhe me clësimin e tyre “i origjinës së kontrolluar” - sikundër ndodh me verërat në France dhe me plot produkte të tjera bujqësore - fasulet, qepët, hudhrat, patatet etj… etj…
Natyrisht, duhet të ngrihet një institucion paraqeveritar serioz dhe i padiskutueshëm - i përbërë nga specialistë të fushës dhe përfaqsues të prodhuesve vendalinj, që të lëshojê këtë etiketë apo titull, sikundër dhe organe të kontrollit të cilësisë. Por që ja vlen barra!
Kështu, po të jap dy shembuj nga tregu:
fasulja e bardhë që vjen prej Egjiptit apo Marokut shitet 2,50 euro/kg - fasulja që vjen prej Tarbe (një zonë në rrëzë të Pirenejve) - tarbjotja pra prodhimi lokal, shkon deri 10-12 euro/kg. Dhe të betohem, nuk arrit ta gjesh aq e kërkuar është!
Hudhra që vjen prej Argjentine - shitet 6-8 euro/kg, ajo vendalija le rose de Lautrec - 15 - 18 euro/kg.

Me një politikë të zgjuar qê favorizon produktet e zgjedhura dhe të kontrolluara lokale mund të bëhen çudira, apo mungojnë të tilla produkte të shënuara?
Ja po të numëroj, disa prej tyre (që ende i mbaj mend):

  • qepa rozë dhe e kuqe e Bozhigradit,
  • fasulja pllaqi e Devollit,
  • patatja e Shishtavecit,
  • kumbllat e thata të Tropojës,
  • preshi i Kasharit etj… etj
Pjer

kur fasulja, patatja e vendit u shiska 4-5 here me shume se ajo e importit, eshte llogjike qe konsumatori do shkoje tek ajo me e lira, tek ajo e importit.

Xixa-g

konsumatori llojit tat që kërkon veç me mush mullën… pa qit lekun pri xhepit

po shko thuji ati zotnis n’restorant q’i derdh lekun me hongër diçka me gjith men t’mir - nji pajat që e ka par’m fim apo m’téle dhe qi vjen pri Xhapanit apo pri Amerike veç me e provu…

vallahile, a ke nigju at’llafin “gastronomi” (dhe s’po shtoj franceze nga përmrapit!

Cilësia paguhet Zotni, po ashtu edhe origjina e kontrollume e objektit - bio, etj…
Kjo duhet të jetë edhe rruga e prodhuesve shqipo - drejt cilësisë unike!

Nga ana tjetër, i takon qeveriut të favorizojë me politikat e tij prodhimin lokal dhe të rëndojë me taksa doganore apo me norma cilësie prodhimin që vjen nga gjetkë!

Pjer

persa kohe ke nenshkruar MSA dhe CEFTA , hiqe nga menia ; taksa doganore,
qeveria ka futur tvsh/btv per shume prodhime te huaja, mirpo fatkeqesisht, edhe per shume prodhime vendase,

Xixa-g

Po pse nuk e ka nënshkruar CEFTA-n apo TAFTA-n SHBA dhe kjo po e pengon të bllokojë hyrjen e produkteve ushqimore nga Evropi? e bën qe ç’ke me atë punê, me sebepin e normave sanitare apo të tjera shpikje inteligjente., ndërkohë që përdor dumpingun social sa t’ja hajë palla apo favoritizmin ekonomik ndaj produkteve të saja…

SA për atë që thua ti - lidhur me aplikimin e TVSH/TBV nga ana e qeveriut për mallrat e huaja dhe ato vendase, kjo nuk arrin kurrë të konkurojë politikên e pisët që ajo apo segmente të saja - në mos grupe politike zhvillojnë paralelisht. Ata, me mbështetjen e politikës kanë monopolizuar furnizimin dhe shpërndarjen e grup-produkteve të tregut ushqimor, të ilaçeve apo të produkteve të naftës dhe bëjnë çmos t’i sjellin ato nga ana e anës me çmime badjava (dhe me cilësi për derrat që hanë patate ) duke bllokuar kështu prodhimin vendas.
A do të të jap shembuj me emra apo i di edhe ti?

Troç muhabetit, që të funksionojnë mekanizmat ekonomikë si duhet, kjo gjë kërkon zbatimin e një politike tjetër, me orientim kombëtar që të verë në plan të parë interesin e prodhuesit vendali (krahun e punës, mendjen dhe inciativën lokale),gjithë duke u mbështetur në mënyrë parësore në lëndët e para dhe në produktet karakteritike të vendit.

Pjer

per kete gje, ka folur [redaktuar] me kohe, por ata hecin duke iu marre kembet,

Xixa-g

Edhe me që paska folur VQ prej kohêsh - ndërkohë që “ata” ?! - m’a merr mendja qeveriu e më the të thashë… hecin duke ju marrë kembët … ça duhet tê bëjmë ne të tjerët që s’jemi as qeveriu as edhe e kemi lexuar atë VQ tate?
a s’kemi tê drejtë të kemi mendimet tona? sugjerimet sipas situatave ekonomike?

Më sipër të përmendja politkën e krijimit të “labeleve” specifikë të prodhimeve bujqësore, të bazuar mbi cilësinë e posaçme apo mbi karakteristikat unike të prodhimit të garantuara nga një organizëm indipendent dhe serioz… Edhe këtê e ke parashikuar nê atë VQ tënde?

Dil nga guacka e VQ ô Pjer, dhe rikthehu në realitetin konkret, s.v.p!

Me që bëje pyetje aty më sipër lidhur me çka don të thotë “arketip” po të jap një shembull tjetër që ndoshta do të të hapë sytë:

Pjeri që vjen vërdallë me ushtën - VQ nën sqetull nëpër Shqipëri, është arketipi shqiptar i Don Kishotit, i cili sulmon bibliotekat me erë të Librazhdit apo të Lushnjës me iluzionin se lufton kundër gjigandêve të ekonomisë dhe të financês.

Pjer

merr mundimin te lexosh, e mos u mbyll ne guacken tate,

Xixa-g

Për hir të Gjembit, këtë frazën e fundit mund ta shkruajmë edhe ndryshe:

Don Kishoti mbi Rosinantin tuj cof’ që sulmon me ushtë mullinjtë e erës në Mançën e tij të zemrës - me idenë se po shpëton Dylqinenë e tij të dashur nga kthetrat e gjigandëve është arketipi i Pjerit që mer autobuzin rrangall’ me VQ nën sqetull dhe që merr me sulm bibliotekat e Shqipërisë së tij të ëndrrave - me idenë se po shpëton ekonominë kombëtare nga kthetrat e mafiozëve oligarkë.

Dhe po ftojmë Pjerin që të na përgjigjet : cilin nga variantet preferon më tepër - të parin apo të dytin?

Pjer

xixa , je i vonshem, idete e mia, te hedhura para 15-20 vjeteve, filluan te pertypen nga socialistet qysh ne vitet 2000, e nga demokratet qysh ne vitet 2005, je i vonshem miku im,
nejse nga komenti jot, po i afrohem me shume kuptimit te fjales; arketip,

Pjer

i dashur Xixa, keshtu eshte kur ke njohuri te pakta per marrveshjet nderkontinentale, dhe kjo vjen se nuk ke qene i vemendeshem ne mesim kur kam folur per marrveshjen NAFTA dhe marrveshjen EU-USA, qe po zvarritet me vite per dakorsimin e dy paleve, Bruksel-Uashington. Per kete gje kam folur edhe para 10-15 vjetesh, i ke tek libri …

Xixa-g

O Pjer, or burr’ i dheut, vallahile si nu u lodhe tuj na shit neve peshqve, kët’ librin VQ (vari qurret) e tua?

A nuk e kupton se je bo’ boz?
Pse po m’bon me t’heq vizën nji her e mir?

Pjer

mos u merzit, se nuk te vrava, pse te rikujtova diçka, naten,

InkuizitoriMoth

image

InkuizitoriMoth

xixe, nga nje pikpamje ke te drejte, por fenomenin VQ Pjer munohu ta shofesh edhe ndryshe, mund te kete vlere pedagogjike. Un psh, kur jam vertet ne forme te mire shpirterore, e kur shof nonjonin qe ben ndonje gomorllek, sigurisht qe reaksioni i pare i natyrshem eshte: “ça je tu bo mer gomor?!”. Por reaksioni i dyte “i panatyrshem” eshte: “diomio, ndoshta, pa e vene re, jom edhe un si ky gomor, ose ne mos sot, neser ndoshta do jem po aq gomor per te njejten çeshtje”. Dhe natyrshem me kap ndjenja madheshtore e meshires per veten dhe te tjeret. E mbas meshires vjen automatikisht ndjenja e gracias (hirit), akoma me madheshtore.

Deri me sot un kam prek pak çeshtjen e atyre “qe lexon libra” (Katrori i rrumullaket psh), por ekziston edhe fela tjeter qe po e permend per here te pare: e atyre “qe shkruan libra”. E pra “fenomeni vq pjer” eshte rreziku potencial per ata qe “shkrujn libra”, nje prej te cileve je dhe ti. (jo tamom, ne njejes, se deri tani ka shkrujt vetem 1 liber).

Perfundimisht Pjeri eshte vlere e jashtezakonshme, fenomenit i ka dhene permasa skajshmerisht infinite, asnjeri nuk mund te beje me teper. Eshte nje karikature me vlere te jashtezakonshme ngazellyese dhe njohese.

Rastesisht fenomenin e vura re dje kur desha te provoja funksionimin e nje regjistratori te sapo blere, e me duhej nje ze per ta regjistruar. Hyra ne jutub, e meqe per momentin nuk me erdhi gje tjeter ne mendje perveç Kadare, kerkova “kadare” dhe klikova nje video te tij interviste. Fillova me regjistru, por me pas u harrova mbas muhabetit te Kadarese qe nuk donte me tregu tjeter se “shkruan libra”. Fakju thash, Pjeri osht me i modh se ty, e vazhdova provat teknike te rregjistrimit.

Xixa-g

Nuk kam ç’ti shtoj këtij komenti.

Veç fjalës:

pa Pjerin, Peshku nuk do të ishte vetëm pa ujë, por edhe pa ajër.

InkuizitoriMoth

Pjer

patatja ketu ne belgjike, ne keto momente (shkurt) po shitet 5 kg thesi = 1 deri ne 1,5 euro, pra 0,20-0,30 eurocent, ndersa patatet e lira shiten 0,50 eurocent.

gjembi

Kam nje enderr qe nje dite do mesosh si shkruhen cmimet e eurocenteve.

Per cfare na nevojiten cmimet e patateve ne Belgjike?

Pjer

e dashur, mos u nxito ne gjykim, une e shkruaj; eurocent , edhe per ta dalluar nga centet e tjera te monedhave te tjera, se ti mund te kujtosh centet pertej antllatikut (nga krahu jot) qe e kane vleren pakez me te vogel :laughing:

qe ti e kushdo, ta krahasoj me çmimin ne vendin ku jeton,

gjembi

Ta thashe dhe 1-2-3-4-5-6-7 here qe 0,30 eurocent i bie 1/3 e eurocentit, vlere shume e vogel. 0,30 euro = 30 eurocent. Si pret te te lexojne librin voluminoz kur ben gabime te tilla diletante?

Pjer

nuk eshte gabim, por shpjegim/e dhene per ata qe kane te bejne pak me euron,