O'Reilly, marketingsat shqiptarë dhe "kaka televizive"

101 postime 7405 shikime 21 prill 2017 në 05:44 e paradites
bsalaj

Bill O’Reilly nuk do të këtë më emisionin e tij të përnatshëm në FOX NEWS pas shkarkimit të detyruar që erdhi si pasojë e një skandali seksual të botuar fillimisht në gazetën The New York Times. Për ata që nuk e njohin, O’Reilly është një komentator konservator me program në televizion, radio dhe shumë libra të shitur. Është pak si Blendi Fevziu dhe Sokol Balla të marrë sëbashku. Paga e tij vjetore raportohet të ishte 18 milion dollarë, ndërsa programi “The O’Reilly Factor” për sezonin 2015-2016 arriti 325 milion dollarë të ardhura, si programi numër 1 politik në televizionin amerikan.

E megjithatë, Bill O’Reilly u pushua nga puna 19 ditë pasi NYT publikoi skandalin. Sipas gazetës, O’Reilly, Fox News dhe kompania mëmë, “21st Century Fox”, kishin paguar pesë gra të ndryshme për t’i tërhequr ankesat e tyre se Bill O’Reilly i kishte ngacmuar seksualisht. New York Times zbuloi se në total O’Reilly dhe Fox kishin paguar 13 milionë dollarë për të mbyllur gojët e grave viktima të ngacmimeve seksuale të kryera prej tij.

Dhe tani dalim tek “marketingsat”. Pas zbulimit të skandalit, mbi 50 kompani që sponsorizonin programin e Bill O’Reilly-t u tërhoqën nga bashkëpunimi. E para mes tyre që vendosi të braktisë komentatorin e njohur ishte “Mercedes Benz”, e cila u ndoq më pas nga një mori markash të njohura të cilat refuzuan të çojnë buxhetet e tyre të marketingut tek Bill O’Reilly, duke cituar si shkak mospërputhjen e vlerave. Sipas këtyre kompanive, gratë gëzojnë të drejtën që të mos ngacmohen seksualisht në vendin e punës, ndaj ato do të kërkojnë “partnerë mediatikë që ndajnë kulturën dhe filozofinë e respektit për të gjthë njerëzit”.

Me fjalë të tjera, popullariteti i padiskutueshëm i një programi televiziv nuk garanton suksesin komercial, nëse vlerat e drejtuesit të programit dhe mesazhet që programi përcjell tek audience janë negative dhe të papërputhshme me vlerat e kompanive sponsorizuese. Korporatat kanë gjithë të drejtën të sponsorizojnë kë të duan, por nëse duan të shesin prodhime dhe shërbime tek publiku, duhet të respektojnë këtë publik edhe më mënyrën sesi shpenzojnë buxhetet e marketingut.

Ndryshe funksionon në vendin tonë, kur market e mëdha i çojnë buxhetet e tyre vetëm në programet që konsiderohen “popullore” dhe “shumë të para”, sado që produkti i këtyre programeve është pak a shumë “kakë televizive”. Marketingsat shqiptarë nuk e kanë problem që markat që ata përfaqësojnë të shfaqen në programe ku trupi i femrës shitet si produkt mishi, apo ku humori kapërcen në racizëm të pastër, apo diskriminim gjinor, etnik a seksual.

Sado banale, pa shije apo pa vlerë të jetë një program televiziv, në qoftë “I shikuar” për shumë nga marketingsat në Shqipëri, ky program vlen. Audienca nuk analizohet, dhe bizneset nuk bëjnë pyetjen “Kush po e sheh këtë program?”, por vetëm “Sa po e shohin?” duke u bërë kështu thelbësor në promovimin e “kakës televizive”. Në këtë mënyrë, programe dhe njerëz me vlerë shmangen nga ekrani dhe media, për t’u zëvendësuar me telenovela, lolo dhe banalitete aq katunareske sa s’thuhet dot. Fjalën katunarì këtu e shkruaj jo lidhur me fshatin, bujqit e blegtorët por me prapambetjen, injorancën dhe izolimin që promovojnë mediat, dhe mbështetësit e tyre, marketingsat.

E njëjta situatë dallohet edhe në format e reja të medias. Sponsorët shkojnë tek ato “portale” ku ka më shumë seks, sensacionalizëm, fake-news etj. Marketingsat mbështesin më fortë ata që janë më aktivë në debilizimin e shqiptarit të sotëm. I mbështesin edhe kur janë të dëmshëm për shoqërinë, mjaft të jenë “të famshëm”.

Kur “Mercedes Benz” vendosi të ishte kompania e parë që i thoshte “Bye-Bye” Bill O’Reillyt, ajo përfitoi dyfish. E para, kurseu shumë para që nuk i shpenzoi tek programi i Billit dhe e dyta fitoi shumë pikë tek publiku për ndjeshmërinë dhe qëndrimin konkret që mbajti lidhur me të drejtën e grave për tu ndjerë të sigurta në vendin e punës.

Pas gjigandit gjerman të automjeteve, edhe këto kompani të mëdha u larguan nga sponsorizimi: Hyundai, BMW of North America, Mitsubishi Motors, Lexus, Constant Contact, Bayer, Ainsworth Pet Nutrition, Orkin, UNTUCKit, Allstate, Esurance, T. Rowe Price, GlaxoSmithKline, Sanofi, Credit Karma, Wayfair, The Wonderful Company, TrueCar, the Society for Human Resource Management dhe Coldwell Banker. Në total mbi 50 sponsora u tërhoqën.

Po ne a kemi një kompani a dy që të mendojnë e sillen si “Merceses Benz” me paratë e tyre të marketingut? Apo buxhetet këtu do ndahen gjithnjë tek “programet e katunarisë” a ca më keq akoma, ashtu siç marketingsat marrin orientimin nga politikanët? Kapitull kriminal, që do ta hapim një herë tjetër.

Manjola_Tirana

rrofsh pjer

InkuizitoriMoth

ha ha :grinning:, edhe kte e ka ai Libri qe ti se ke lexu akoma? :grinning:

ACDC

Gazetari Bill O’Reilly eshte dhe do te mbetet gazetari me I mire ne bote.
20 vjet numuri 1 dhe dhjetra libra best seller.
Goditja ndaj O’Reilly-t ardhi sepse dikush do te marre hak per fitoren e paparashikuar te Trump-it.
Me kete kurdisen gjera qe askush nuk i di nese jane te verteta apo jo.
Fatkeqesisht kur je numuri 1 do te jesh edhe objekt dhe shenjester I intriganteve te te gjitha llojeve.
Nuk behet fjale per ndonje kontakt fizik qe O’Reilly ka bere me te akuzuarat,por me shprehje te tipit “hot chocolate” qe i paska thene njeres ne privat.
E keqja eshte se nje akuze erdhi 1 jave para gares Bush-Kerry ne 2004 dhe Fox qe ishte i zene me fitoren e Bush,e mbylli muhabetin shpejt e shpejt duke paguar te akuzuaren,dhe indirekt duke pranuar fajesine e O’Reilly-t.
Te gjitha akuzat cuditerisht jane bere para evenimentesh politike te rendesishme ku Fox ne vend qe te luftonte ka preferuar te paguaje para per te mbyllur ceshtjet.

Tani Fox do te katandiset si CNN apo MSNBC per nga popullariteti.
Uroj qe O’Reilly te rikthehet ne ndonje kanal,ne menyre qe te kemi mundesi te shikojme nje gazetar prej verteti.

Krahasimi qe i ben O’Reilly-t me Sokol Ballen apo me Fevziun eshte turp per ty qe i je bashkuar korit te laraskave te te ultra majtisteve amerikane qe ishin ne ekstaze per fitoren e djeshme.
Gazetaria e pavarur ka humbur nje luftetar te vertete dhe nese e mban veten per gazetar duhet te shqetesohesh qe perse njerez si O’Reilly,qe nuk lepin kepucet e politikaneve, goditen pa prova vetem me thashetheme.
Ku shkoi parimi “innocent until proven guilty”?
Ndoshta ku parim vlen vetem per ata qe i krehin bishtin pushtetit dhe jo atyre qe e thone te verteten sic eshte pa doreza sic ishte O’Reilly.

Vlonjat

Shyqyr o pjer qe na solle dicka te hajrit!

varik

Ne shqiperi mediat i sponsorizon kryeministri. Edhe te perdhunoje 20 gra balla+fevziu, nuk terhiqet ai

TironciLebetit

Sa Gogel qe eshte tregu ky merr cuna. Me nje qerre lek e npleqni ja lyp cdo pjeshke qe i eshte fut ne zyre. Ka edhe PhD idioti e nuk e dallon qelbsinllikun nga korrektesa e pale na predikonte virtyt te frymezuar nga e Djathta Karabushi.
Foxi eshte nga ato institucione qe ka institutiocionalizuar sexual Harrasment ne Media e kudo. Edhe bosi i modh i O’Reillit u terhoq para ca muajsh se nuk kishte lon gazetare femer pa ngacmu, edhe nje Shqiptare te re Lidia Cellmuhaj a dicka e tille, mes 10 femrash. I thirrnin ne interviste dhe u thoshin po nuk ule breket me tpa bothen se kap ket pune. Burra kurva se per mu femra kurva ska, te qelb npare bote 13 meleone ne vit ky shoku dhe prap do me pallu femra qe kan halle financiare e familjare dhe e dun ate pune me honger ate dreq cope b uke.
Burr Kurve.

aleko

Wow 13 milion dollare per ti mbyllur gojen disa grave qe vetem sa jane ngacmuar seksualisht, pra jo perdhunuar. E ndersa perdhunimi eshte i faktuar, pra le gjurme dhe shenja, ngacmimi seksual eshte shume subjektiv per tu dalluar apo percaktuar. Keshtu, psh, nese i them koleges se punes “sa e mire je bere sot, si llokum” a eshte ngacmim seksual? Po nese ajo ka veshur nje fund te shkurter ngjitur mbas trupit dhe i tund vithet si lavjers sahati e une i them " m’je bo si arushe mali" a eshte ngacmim seksual? Po nese ka veshur nje bluze dekolte me gjoks gjysem zbuluar dhe me afrohet tek tryeza e me zgjat shkresen per ta firmosur, por nderkohe gjoksi i saj zbret ne zonen e shikimit tim nen hunde dhe une i them “si mi paske sot si kupa akulloreje” a ershte ngacmim seksual? Une do thoje JO! Perkundrazi eshte kolegja e punes qe po me ngacmon mua seksualisht.

anon63896856

Them qe m** televiziv do te ishte me i pershtatshem si term.

Manjola_Tirana

i ka ci, i ka ci se s’ prjashto njeri prej pune veq prllafe

korriku

ndryshimi eshte se ne shembullin e prurjes sexual harassment manifestohet si ushtrim i pushtetit, n’dac pushtetit te karriges, te parase, apo pushtetit te egos macho.
Ne shembullin tend hipotetik, dmth ku mungon pushteti (perkundrazi) kemi tundim a provokim :stuck_out_tongue:

Manjola_Tirana

harassment - me ci or not me ci ?

korriku

kam pershtypjen kishim kohe pa na zene veshi per raste te sexual harassment ne pune. Ndoshta vetem ne raste emrash, me profil dinosauresh, ende neper administrata. Bill Cosby me kujtohet si rast i fundit.
Epoka e Obames dhe brezi i millenials perparoi me sprint lidhur me te drejtat e njeriut, epoke e arte… Dhe sjellje te ngacmimeve seksuale me motive si te prurjes ketu, sikur u hodhen pas tutje si nje injorance mbi njeriun ne rradhe te pare…
Duket se do ti shofim me shpesh me konservatoret ne administrate dhe leadership…

Albano-id

po ndoshta duhet ndryshuar sistemi, se ai e prodhon, ose te pakten arnuar
po shifja pak rtsh digitale, qe nen drejtimin e rilindjes ka pesuar po ashtu nje ndryshim te dukshe, kish 20 vjet qe ishte ne kolaps. Besoj se rilindja do dije ti jape nje dimension me publik dhe medias private duke vendos rregulla te mira loje, mandatin e ardhshem…
pra biem dakort qe sistemi nuk i duhet lene pameshiresise se tregut te marketingut dhe forces se tij degjeneruese.
sepse po te presim qasjen moraliste qe ti zgjidhe gjerat do jete teper vone, 90 perqind e shqiptareve do jene idiotizuar.

ACDC

Askush nuk e di te verteten.
Ceshtja eshte e tipit “He said she said”.
Nuk ka pasur kontakte fizike as prova me se dhe figure per pretendimet e te akuzuarave.
Asnjera nga grate qe akuzojne O’Reillyn nuk ka thene qe me ka prekur,le pastaj ta perdhunoje.
Por sic e thashe eshte nje hakmarrje politike qe Fox-it ka per ti kushtuar shume.
Dje ka qene dite e zeze per gazetarine e pavarur,ata qe u gezuan dje i dime mire cfare halesh jane.

ACDC

Nuk e besoj,
Besoj se ka dicka te vertete nga te akuzuarat,por mendoj se masa e marre ndaj O’Reilly-t ka qene ekstreme.

korriku

u fshi / deleted

ACDC

Ka mundesi te fshish edhe komentin e pare te atij hales?
Nese do te besh pune beje tamam.

Alba2265

Rednecket jane ne zi se u ka hik udheheqesi shpirteror ,por u ka mbet rush limbaugh :smile:

ACDC

Nuk eshte per tu gezuar qe dikush qe nuk mendon si ty te pushoje se foluri.
Dje ka qene dite e zeze per gazetarine e pavarur.
Tani ata qe kane mbetur jane disa qe perseritin ato qe ju shkruajne shefat e partive,pa ditur se cfare po lexojne.
Largimi i Megyn Kelly dhe Bill O’Reilly ndonese per arsye krejt te ndryshme ka qene katastrofe per gazetarine e pavarur.
Uroj qe te dy ti shoh sa me shpejt ne kanale te tjera sepse kemi nevoje per gazetare me integritet dhe jo per papagaj.

kapo

“One day he walks past my desk … he walks past and says ‘Hey, hot chocolate,’” dhe rasti i dyte
"As I was getting off the elevator, he said ‘looking good, there, girl.’"

nuk arrij ta kuptoj motivin pse mund ta ngacmosh ket lloj femre

https://www.youtube.com/watch?v=l20GDLfuV44

Alba2265

Kapo xhani ndoshta e kam kabim por per nje self professed democrat ti nuk e ke konceptin e right or wrong .

Vlonjat

Ore une e kuptoj qe quhet ngacmim kur thua “bythdrras” por “hot chocolate”?

Alba2265

O’reilly I ka sjelle deme shume Te medhaja USA me trushpelarjen sistematike qe I ka bere miletit .

TironciLebetit

Eh kjo Politic Correctness e Mallkume, na i mori ne qafe Burrat ma te mire e ma te embel, e na la si jetima.
Mfal a di gjo njeri ku mbahet funerali simbolik i O’Reilly?

kapo

o albo e kuptove ti cfare dua te them me siper a po jo? …te besh 20 miljon dollaro ne vite dhe ti hedhesh quret kesaj jevge eshte e pa konceptushme per mu

Alba2265

e pakonceptueshme eshte qe edhe ta mbash veten per demokrat si zotnia juej edhe Te jesh racist .

varik

Edi si eshte puna, femra duhet te reagoje kur i ndoh ngacmini, jo pas pilafi, per ndryshe nuj eshte me ngacmim por kompliment se vete ha do bytha.

Psh. Kur arjan qani e ngacmoi live sofiçken, ajo la pune e iku, po te qendronte qanua do vashdonte ngacmimet.

Blendi fevkuqi ska ke ngacmon ne fakt, ndaj del me shkop

Br3dharaku

kapo, e ka shpjeguar halle Esmaja kete shume qarte kur i tha Mato Grudes pak a shume se femra te hedh trute e gomarit dhe se per te, mashkulli hidhet dhe ne nje kazan me uje te valuar. Kur te dale Beluli nga burgu do na e citoje pa gabime

InkuizitoriMoth

Gente di poca fede, kushedi sa here ju kam thene qe tere politika vertitet rreth Kallomit?!

(nuk ka rendesi nese rreth kallomit te fuksit 5-leksh apo te disidentit 20miljon-dollarsh)

ACDC

Filloi kunder ofensiva Made In Sorros ne mediat amerikane.
Tani te heqin edhe Tucker Carlson se ai dhe Sean Hannity mbetur nga kampi pro Trump tek Fox-i dhe keshtu kthehet edhe kjo tek kampi Sorros.

O’Reilly pushohet per nje fjale goje,David Letterman qe nuk la femer te stafit pa e cuar me krevat nderohet…

ACDC

Kesaj dikush i ka thene shko ankoju beje te madhe,dhe mjeshtrat e NYT aq prisnin dhe dhane alarmin…

TironciLebetit

Kishin mbaru shamite e qurreve ne farmaci sepse njerezia po qan largimin e Dashnorit te Fjales se Lire ne Ameriqi.
Me e forta eshte se ky moralisti i Djathte, me ndjenje te forte ndershmerie e integriteti ja lypte femrave si me qen ndonje emigrant punetor ndertimi, gjithe kllas. Kishte mesu fjalen Cokollate Idioti dhe ja lypte ksaj dives Afrikane qe rrezik e kishte kallomin me te modh se i Vyshkuri Oreilly.

ACDC

Do te doja te dija nese do te quhet ngacmim seksual nese nje grua do ti thoshte nje mashkulli “hot chocolate”.
Me siguri qe jo,bile HR do te tallnin bythen me burrin nese do te guxonte te ankohej.

Ketu fjala e kesaj merret 100% e vertete,ndonese nuk ka asnje deshmitar…

Pjer

Blendo, po boje dhe ti nje program qe te kete shume shikues, pse nuk e bo.

Alba2265

O’reilly po ben qejf diku ne Bahamas nese ke qejf ti bec nje visit😄

TironciLebetit

Me siguri qe eshte duke bo qejf se do e kete marre 1 vit rroge pa punu per 2018, 20 milion jo pak. Po ajo qe thashe me larte se kur lexova ne vere pasazhe nga padite e punjonesve te Foxit ne vere per bosin e Oreilly ato ankoheshin se Fox ishte nga institucionet me diskriminuese ndaj femrave dhe harrasment ishte i shperndare nga larte deri poshte. Nuk ma priste mendja qe nje Idhull i Shkolluar si oreilly te mos dinte te bente diferencen. Kishte mesuar prej AmerikanoLatineve ne ndonje strip club shprehjen e njohur Ciocholatazzo dhe vendosi tja shprehte AfrikanoAmerikanes duke kujtu se i bote nder.

Alba2265

Nuk e di nese ke qene ndonjehere ne USA po burrat amerikone jane si bicim kafshesh pa pike terbieti kur vjen puna per sex .shiqo bill Clinton psh ia drodhi nje goxha gruaje si Hillary me ate katunarken Paula jones .arnold shvarceneger I martuar ne nje nga familjet me aristokrate ia drodhi gruas me sherbysen hispanike duke e lene kete Te fundit me barre .e lista goes on and on …:smile:

TironciLebetit

Jo me Jo se nuk eshte sjellje tipike e burrave Amerikane sidomos ne institucionet e respektuara amerikane. Se cbejne burrat amerikane me sherbetoret ne shtepi eshte ndryshe por marredheniet e punesimit jane formale e te ftohta. Me gjithe kto pjeshka rreth e rrotull ti nuk habitesh kur bosi bo si i papam ne ashensor? Edhe Bill Cosby nom kishte lon. Eshte me shume perdorim force e dhune ndaj femrave te dobta qe kane nen hyqem, shenje qe ka fillu me ju vyshk kallomi si dhe shenja homseksualizmi qe e luftojne duke bo si Playboy.

pemaa

Ca vlerash paskan pare keto korporata te Billi derisa ketij i ngeli derri n’dore? Vlera aktuale mund te kene pare vetem nese shefa marketingu te ketyre kompanive kane qene ACDC me shoke, Nuk ka ndryshim O’Reilly me “kakat” e ketushme sic i pershkruan ti, ndryshon vetem magnituda. Emisioni me i ndjekur ne Amerike patjeter qe do marre ofertat me te larta, packa se e drejton Billi qe terheq gjithe ACDCt e SHBA-ve.
P.S. Te na rroje Hannity, i fundit i Mohikareve!!

ACDC

Nuk e di nese je femer apo mashkull Por nese do te nisesh me ofendime vazhdo monologun.
Bill O’Reilly u pushua pa asnje prove,pa asnje fakt.
Ku eshte parimi I famshem"innocent until proven guilty"???!!
Shikoje ate ne video qe thote Billi kollitej kur kalonte tek une ,por cuditerisht nuk kishte njeri ta verifikoje,dhe kjo si ka thene asnjeriu…
Pastaj kur ska patur njeri i paska thene ate fjalen ne ashensor dhe me pas perseri kur ska patur njeri i paska thene “hot chocolate” qe e ka traumatizuar me shume se sa dikush qe perdhunohet prej verteti.
Ku muhabet ka nja 10 vjet qe ka ndodhur,nese ka ndodhur.Tani kjo u kujtuar qe paska ndodhur…
Kjo qenka traumatiziar aq shume sa edhe sot dridhet kur kujton tiranine e O’Reilly-t.
Kjo eshte komplet BS!
Nejse kur gjen shesh perse te mos beje pershesh…

Pjer

Djema, mesa sa shoh une, femrat me kete liri qe kane (dhe shyqyr qe e kane) , po e shperdorojne, duke perfituar e pretenduar se jane ngacmuar seksualisht, dhe, dhe, dhe, perfundimi, (per ne qe shohim), eshte se; ato thjesht duan shperblimin ne para dhe vemendje.
Nuk perjashtohen rastet kur pronaret i ngacmojne seksualisht, sidomos ne vendet e botes se trete, por keto rastet ne perendim, sikur fusin shume uje.

TironciLebetit

Pjer tek Fox News trajtimi diskriminues ka qene i perhershem. NJe Shqiptare Lydia Ukcaj ishte vjet pjese e nje Collective Lawsuit te 10 -12 reportereve ndaj bosit te modh. I ngacmonin dhe i ofendonin si ata lart edhe shoket poshte. Kte Shqiptaren e ngacmoinin edhe kur ishte shtatzene. Ne interviste per pune bosi i modh i kishte kerku ti shifte Sumen. Ajo kishte ndermend te mos e hidhte ne gjyq se nuk ja mbante por u bo ceta me nja 10 femra bashke mori guxim dhe Shqiptarka e Malit te Zi.
Ti thu qe bojn femrat vete…jo mre jo i bin neqafe burrat kurva ne Andropauz

kapo

…edhe ky perversi i Rilindjes nuk ka ndonje dryshim o Pjer ?

Ministri Ahmetaj na erdhi në zyrë dhe tha: Duart lart, fustanin poshtë’

Sot na vjen ne zyre vetë ministri i Ekonomise, Arben Ahmetaj, dhe si rrugaç, pa trokitur fare në derën e zyrës thotë: “Duart lart, fustanin poshte”. Erdhi na kontrolloi faqet në të cilat kishim hapur internetin, pra donte të kontrollonte nëse gjate orarit të punës hapim faqe si facekooku apo mesengeri. Në 4 Zonja në zyrë u shokuam, pasi ajo me “çapkenia” prej nesh i tha: Z. Minister, nuk është nevoja t’na kontrollini, pasi zyra IT mundet të bllokojë hapjen e faqeve te caktuara ne sistem, ndersa pergjigja e tij ishte: nuk erdha për duart lart, erdha për fustanin poshte. Ordiner dhe i paedukate, trysni maximale ndaj femrave.
Ndërkohë që këtë formë idiote e kishte bërë në disa zyra, jo vetëm tek ne. Po punojmë nën trysninë e atij perversi rrugac”.

Pjer

Tironco, kam pershtypjen se atje tek juve, e lypin ashiqare fare :grinning: gje qe tek ne ne Europe, eshte pak me ndryshe, si pune melodrame :grin:

TironciLebetit

Vend i Botes se Trete o Pjer, tani ene ti duhet ta kishe degju i cik Shkaben e jo tu tallshme me cdo LiveLeak qe vunte ai.
Problemi eshte qe edhe kta Konservatoret Frymezues si OREilly, qe kta katnaret tane e adhuronin si Enver Hoxhen… na dolen Imoral dhe Horra.

maverick

ka qene nje film i realizmit socialist qe e shikonim me shume qejf dikur. nuk me kujtohet mire titulli. i fillonte me K. kapteri, a komandanti, dicka e tille. ishin dy pleq, nga vlora me duket, njeri e kishte emrin selman, ai tjetri xha bushi, a dicka e tille. film komik ishte. ky xha selmani i urrente femrat. nje dite vuri nipcen ti lexoj gazeten me ze te larte.
Ne nje moment, i ngrihen nervat.
Po ti more pizeveng - i thote xha selami nipces, - nga nderzimi artificial me shkon ne luften ne vietnam.

ja kshu eshte dhe ky muhabeti i autorit te shkrimit. nga bill o’reilly dhe Fox News shkon tek (megjithese nuk i ka permendur me emer, por nenkuptuar) kol balla dhe Top Channel. Apo nga mercedesi te ajo fabrika e vajit te kthesa e kerrabes.

e kishte mire ai xha selmani tek ai filmi. Ehhh. tani mu kujtua titulli i filmit. “Koloneli” e kishte titullin.

InkuizitoriMoth

meqe ra fjala, edhe mua mu kujtu nje liber qe nuk me kujtohet emri qe fliste se i dor muhabeti bohet si “perroi i ndergjegjes”, dmth qe gjera pa lidhje midis tyre notonin ne drejtim te paditur duke krijuar variacjone te reja por gjithnje duke ju bindur Ligjeve Hidraulike te Kallomit.

Ja psh edhe un solla nje kontribut perroi me nje liber, ti me nje film te realizmit socjalist, ai tjetri me Top Chanel ne nje teme qe trajton Topet e Kallomit te gazetarise amerikane.

Tani se si po me duket, sikur ekziston andergraund nje lidhje midis tere ketyre.

gjembi

Bill O’Reilly u pushua pa asnje prove,pa asnje fakt.

Ose nuk ke degjuar e lexuar gje, ose po genjen me qellim. E njejta gje per ate qe ke thene disa here me siper. Akuzat per O’Reilly nuk u bene sot. Jane bere shume kohe me pare dhe Fox ka paguar $13 miljone per t’i mbylluar pa zhurme. Eshte patetike kur thua qe u kujtuan tani pas humbjes se Hillary dhe eshte hakmarrje.

Dhe nuk eshte e vertete se jane vetem per komente “hot chocolate”. Lexo e meso.

gjembi
Pjetermustakuqi

Trampi tha se i grabte per pusi dhe u ba president. Ky i shkret vetem sa i paska ardh rrotull se peleqekan zezaket,sic edhe paska than “e demtumja” me kohe.Asht e nalume me pas qef zezaket. Durt nalt fustanin poshte,u tha se kishte dhane komanden nje minister i yni,gjate nje “kontrolli te befasishem” ca grave ne zyre.

ACDC

Sic e shikon jane allegations qe nuk do te thote te jene fakte.
Videon me ate gruan tek paneli the View shikoje vete mire dhe pastaj eja ketu e diskuto.
Asnje deshmitar vetem kjo dhe Billi ne cdo tregim te saj.
Nga ta dime qe eshte e vertete?
Parate Fox i pagoi qe te mbyllte ceshtjen se me gjyqesore nuk fiton gje sidomos kur je i njohur.
Nga sa shikojme nuk ka asnje kontakt fizik me Bill-it dhe akuzuesve te tij vec,me tha,me pa u kollit etj
A jane keto harassment?
Po jane kur verifikohen me fakte dhe jo me fjale ne ere.

Sado ta poshterojne O’Reilly-n askush nuk mund ta hedge poshte qe ka qene gazetari me I mire dhe me nja 15 libra best seller.
Jam i sigurte qe nese O’Reilly do te ishte ne kampin demokrat asnje gjemb nuk do ti hynte ne kembe dhe ne panelin e the View do te pritej si njeri i madh.

InkuizitoriMoth

pse merzitesh ACDC, kshu e kane keto pune, dmth punet e politikes, kush gjen rastin ja fut kundeshtarit po pat mundesi. As qe i behet njeriu vone per te verteten.

A nuk ndodhte e njejta gje me gjyqet ne kohen e fuksave 5-leksh?

Ti vete ben gam gam kunder çfare te duket armik ne horizont. Gjendje krimi je dhe ti, psh per çdo gje qe ndodh, po qe afer ndonje mysliman, gati je ti besh gjyqin si dikur fuksat 5-leksh.

maverick

eshte lufte brenda familjes. djemte, liberale, kunder plakut. fox news eshte shume i djathte per ta.
nqs do prova. shiko gazetat e mardokut ne angli. The sun nuk eshte me aq e djathte si me pare. Times dhe Sunday Times po behen edhe me te majta se me pare. (Sky nuk merr dot krahe, se media televizive jane shume te balancuara me ligj) Te gjitha keto qekur djemte filluan te marrin me shume pushtet ne dore per menaxhimin e bisnesit.

gjembi

E lexove artikullin qe te solla?

Pjetermustakuqi

E lexove artikllen ti? Bej shurren argumentit tash !

gjembi

Po ti e lexove se dhe ti di Anglisht. Por me e rendesishmja, a e kuptove?

Pjetermustakuqi

Ne kshu temash une e nxierr koken si malok.
Anglishten…ashtu cobanqe

maverick

me qe jemi tek lidhja e orajllit me kolin, fjala pusi ne anglisht, vjen nga pusi ne shqip, qe ne etruskisht domethene i thelle ose e thelle.

per me shume detaje pyet pjerin e veqes. e ke edhe tek libri i shekullit: Letra drejtuar Kucioteve 2, chapter 4, verse 13.

gjembi

Po kur te zene pusi-ne?

46and2

na ku e ke ëre

jps

e kam thene loqet s’kane brire

jps

Me ne fund me zor Fox u detyrua te heqi nje plere nga ekrani.

Pjer

Tironci ; " …Problemi eshte qe edhe kta Konservatoret Frymezues si OREilly, qe kta katnaret tane e adhuronin si Enver Hoxhen… na dolen Imoral dhe Horra…"

Tironco ta themi ketu midis nesh, ne fakt ne boten e trete (ku ben pjese edhe Albania) shefat jo vetem qe ngacmojne femrat, kuptohet me komplimenta, por edhe kapin femra, por ngrihet nje pyetje; A do t’mundi ai shef ta … nje femer po te mos doje edhe kjo vete. Pra problemi nuk qendron vetem tek Orrelly, Palloshi, Ahmetaj, etj, por edhe tek keto femra. Po te jete korrekt nje femer, le te lodhet Orrelli e Palloshi sa te duan, ne fund te fundit do lodhen dhe do ferkojn sumen, siç ka ndodhur me Palloshin dhe shume burra te tjere te mire, artiste te medhenj, te cilet tashme jane biseksuel.

Vlonjat

Ti zoteri ke ndonje fak per keto qe shkruan? Se keshu pa fake fllasim te gjithe. Sic tha njeri ketu per dike qe hiqet si i perndjekur por mund te kete qene spijun i sigiurimit. Tani po besuam tyve per keto qe thua pse te mos besojme dhe ate tjatrin ?

Pjer

Nuk ke ndigjuar gjo per orgjirat e Pezes.

TironciLebetit

Ke paragjykim per Femren ti Pjer dhe fajeson Viktimen.
Kta shefat kan ku kullosin jashte pune por sdun se duan te abuzojne me grate qe kane nen hyqem si sadist. Shpesh kto gra jane edhe familjare dhe e duan ate cop pune per mbijetese, jan aq te lodhme nga kerkesat e panumerta te deshtuara per pune apo kohe te gjate papunesie sa vetem per te pallume nuk jan por kan nevoje jetike per punesim e jo pallim a abuzim.

Shqiptaret qe permend ti, me sa kam kuptu une skan te bojne me Oreilly qe eshte rritur ne liri sepse jane rritur ne shoqeri te mbyllur ku homoseksualizmi u denonte me burg. Shqiptari Gay e lufto homoseksualizmin brenda vetes e nderkohe urren femrat, u shikon vetem difektet. i quan kurva apo se meritojne te torturohen. Del Mashkulli Homo Shqiptar ne takim me femer…ne vend ti kushtohet aktit final qe eshte kopulimi merret se kush pagu cekun a me thashatheme e idiotesi mbi karakterin a integritetin e femres.

Kisha njonin para ca ditesh, alamet Cuni qe mu ankonte se kish nje dashnore Shqiptare qe ishte shume e mire ne Oral Seks por nuk do e mbante sepse kishte pasur 4-5 cuna Shqiptar me perpara. E pashe gjithe Habi…dhe e pyeta po ty te pelqen apo jo? Me pelqen tha po sdo e takoj mo me tha Cungu. Po me degjove mue i thashe takoje edhe i her e kerkoji te te mesoj se si ti bosh ti seks oral meshkujve se aty ke per te perfundu…

ACDC

Nese do ta vazhdosh me sharje personale ma nis identitetin ne mesazh privat dhe pastaj flasim bashke.
Nuk eshte trimeri te shash pas anonimitetit!

ACDC

O admin ka mundesi te heqesh keta pleherat qe shajne?
Ju faleminderit paraprakisht!

Pjetermustakuqi

Gazetar me nerv me sq sa pashe ne keto videot qe na serviret, se une as qe e kisha idene kush ishte. Burre i zoti. Pike. Per punen e seksit gjithe dynjaja nuk asht ca duket,te gjithe pa perjashtim,pamvarsisht se vetem nje pjese ka fatin e keq t’i dale afera ne shesh. Po edhe seksi po i shkallmon ato pak bariera morale,aq sa ka fillu te behet ne rruge njelloj si qent,dhe kshtu fjales “harassment” ka me i hup kuptimi.

ACDC

Nuk akuzohet se ka bere seks o Pjeter.
Asnjeren nuk ka prekur
Akuzohet se ka thene fjale, qe e kalojne kufirin e miresjelles apo konfidences mes personave.
Edhe mund ti kete thene ato fjale,por ska asnje fakt se edhe nese i ka thene i ka thene kur ka qene vetem per vetem me akuzueset.
Nuk e shikon ne video?
Ajo thote kur kalonte nga une kollitej,por kur skishte njeri…
Tani do te ndalohet edhe te kollitesh ne pune.
20 vjet rresht ka qene numuri 1 per nga numuri i shikuesve dhe ka 10 a 15 libra best seller,eshte e mjaftueshme per te thene qe ka qene i zoti ne pune,se nuk te mban njeri kot.
Mos prit simpati nga turma shqiptare qe kerkon te duket me amerikane se vete amerikanet e majte.
Keta vetem Sokol Balla,Fevziu,Balliu apo Nanon kane per idhuj dhe klonimet e tyre ne gazetarine amerikane…

Sido qe te thone dje gazetaria e pavarur,ka humbur nje gazetar profesionist prej verteti.
Le te shikojne Wolf Blitzer,Chuck Todd,Lawrence O’Donnell dhe plehera te tjera me zero perqind integritet, qe vetem perseritin cfare shkruajne shefat e partive.

TironciLebetit

Ca jan Orgjirat e Pezes Pjer? I ke pare ti apo ke marre pjese? Sa i mcefet qe je Pjer…
HEc mo me mir te shprehen ne Orgjira, eshte me e shendetshme se sa kur burri ka per idhull Bill Oreilly e jo Sofia Loren me Lolobrixhiden.

gjembi

Edhe mund ti kete thene ato fjale,por ska asnje fakt

Ti mund te vazhdosh ta perserisesh kete ne cdo koment por nuk e ben me te vertete.

then-associate producer Andrea Mackris accused O’Reilly of sexual harassment, quoting the famed gasbag verbatim from phone calls she surreptitiously recorded.

O’Reilly would masturbate while on the phone with Mackris, at other points suggesting she purchase a vibrator; engage in phone sex or a threesome with him; and listen to lurid details of his alleged sexual encounters with a cabana masseuse, airline stewardesses, and Thai sex-show workers.

Perhaps most famously, O’Reilly fantasized to Mackris how he’d like to shower with her and fondle her with a loofah, which he mistakenly called a “falafel thing” later in the call, according to a transcript.

Mackris also alleged that the then-married O’Reilly threatened to make any woman who complains about his behavior “pay so dearly that she’ll wish she’d never been born.” Two weeks later, he settled the case with a payout around $9 million.

Sa njerez njeh ti qe settler per $9 meleone nqs jane te pafajshem?

Bernstein accused him not of sexual harassment but of belligerent, bullying behavior, including storming into the newsroom to scream at her.

According to court documents from his vicious custody battle with ex-wife Maureen McPhilmy, O’Reilly may have engaged in domestic violence. As Gawker reported at the time, the ex-couple’s teenage daughter told a court-appointed forensic examiner that she witnessed O’Reilly “choking her mom” as he “‘dragged her down some stairs’ by the neck.”

former Fox Business Network anchor Rebecca Gomez Diamond had also secretly recorded phone calls in which O’Reilly made unwanted advances on her.

Etj. etj. etj. qe fare mire mund t’i lexoje dhe vete ne artikullin qe solla.

Pjer

Nuk eshte e thone ti shohesh vete, se ato pune nuk bohen ne publik dhe as publikisht.

pemaa

Ku e pe sharjen nga une dhe c’rendesi ka gjinia? E kupton qe ai ka settle down apo do vazhdosh me innocent until guilty?

TironciLebetit

Grupi eshte Publik…e orgjia eshte shprehje seksuale publikisht… Pjer, hapu shoqnis e ndaj eksperiencen…ndryshe jane thjesht Hamendje…

Pjer

Ku e di ti qe eshte publik, pse ke noi eksperienc mbi kete pune, se une i varferi ngela vetem me supe :grin:
Per kete punen e Palloshit ne Peze, kane folur shum politikane, e gazetare te ndryshem. Une kam shoke ne Shqiperi, qe punojne ne instanca te ndryshme atje dhe qe e vertetojne se Palloshi eshte biseksuel, por kjo nuk ka shume rendesi aq me teper sot ku nuk lejohet ti perbuzesh njerzit me prirje te ndryshme seksualiteti :heart_eyes:

ACDC

Ti je jps?

ACDC

O zonje po perse e dredh muhabetin?
Ti e di shume mire qe duhet te pyesesh te dy palet qe te marresh vesh te verteten.

Edhe ne rastin e pageses 9 milioneshe.
Ti besoj e di qe jo vetem O’Reilly por kushdo nuk mund te marre ne telefon dhe te beje telefonata erotike pa kaluar disa faza qe mesa dime te dy kane qene dakort dhe kane flirtuar me njeri tjetrin dhe telefonata ka qene ne kuader te ketij flirtimi.
Shuma e paguar ndodhi se Fox ishte ne kulmin e fushates se ruzgjedhjes se GWB dhe skandali plasi nja 2-3 jave para.
Fox i ta shkurt I tha asaj te mos fliste dhe i tha sa para kerkon dhe u arrit ajo 9 milionshi i famshem.
Kjo se media anti Bush po perpiqej te diskretitonte Bushin nepermjet skandalit OReilly.
Nje situate e ngjashme ka ndodhur edhe me rastin tjeter qe solle.

Nuk e di perse e sjell problemet e O’Reilly-t me ish-gruan e tij,kur ASNJERA nga akuzueset nuk ka thene qe O’Reilly i ka prekur fizikisht…

pemaa

O fans i billit, une jam pemaa. Pse s’u pergjigjesh pyetjeve po ben pyetje fox newsi?

TironciLebetit

E paske me te degjume Pjer spaske pas fat me qen ne Peze atehere. Nejse edhe une me te degjume e kam se kush adhuro Oreillyn mbi cdo gjo eshte nga ata me prirje te hapura qe duhet ti respektojme.

ACDC

Nuk te thashe qe ti me ke share.
Me ka share personi jps

Pjer

Djema, pyetja 1 milionshe eshte; Pse Blendi yne nuk bo nje emision/program qe te terheqi shumicen e shikuesve, siç i terheq ajo avokatja e bukur me Ardit Gjebrene, tek tv-Klan.

Aquamarine

Nuk e kam shume idene e situates, por mua me habisin disa gjera, tani ne vitin 2017. E para te gjitheve na kane ndodhur situata te ngjashme ne pune, por me thene te drejten njehere t’i tregosh vendin tjetrit, nuk para guxon me. Nese ndodh qe guxon, pse te atakuarat kujtohen kaq vone to come out. It takes two to tango.

Pa lidhje ne rastin ne fjale kam vene re qe ne vendet e zhvilluara fatkeqesisht ndodh jo pak here qe ne emer te ndergjegjes qytetare njerezia te fusin hundet deri ne nje pike te patolerueshme ne jeten e tjetrit, eshte tejet e dhimbshme kur shikon kete mungese compassioni dhe understanding.

ACDC

Ne fakt komentuesi me siper Maverick, ka te drejte.
Familja Merdok qe ka Fox djali qe ka marre drejtimin eshte demokrat,te dy djemte jane demokrate.
Goditja e O’Reilly erdhi pas NYT qe eshte ne pronesi te familjes Merdok beri “investigimin” dhe doli qe Fox paska paguar ato para para nja 10 vjetesh.
Pra investigim brenda familjes…
E zeme per nje moment qe Billi i ka bere ato.
Nese gjate 10 vjeteve nuk ka bere gje,i bie qe te kete vene mend.
Nuk eshte ky qellimi i denimeve?
Por sic e thashe ky “investigim” u be nga femijet Merdok qe te heqin qafe ikonen e gazetarise Bill O’Reilly.
Tani rradhen e ka Hennedy,Judge Pirro dhe ndonje konservator qe ka ngelur tek Fox.
Ne krye te nje viti Fox do te jete si CNN apo MSNBC.

Nese ka ndonje biznesmen me mend mbledh gjithe gazetaret e Fox dhe ben nje kanal te ri dhe do te kete suksesin e O’Reilly me shoke.
Nuk e shikon se sa me mburrje e thote ajo palo avokatja ne fund te videos “u bene disa gra bashke dhe ja futem O’Reilly-t”…

Fox me kete qe beri ja futi vetes.
Tucker beri gabim qe mori kohen e Bill O’Reilly-t,pasi do te perjetoje bojkotimin e fansave te O’Reilly-t qe kane 20 vjet qe e ndiqnin.

InkuizitoriMoth

Nese komentuesi me siper Maverick ka te drejte kur thote:

eshte lufte brenda familjes. djemte, liberale, kunder plakut.

un (edhe Frojdi) kam shumefish te drejte sepse Maverick dhe ti qe e pason, ilustroni Teorine e Pallimit me Kallom, qe spermatozoidet e dale nga kallomi kerkojne atin per ta vrare ne baze te kompleksit te Edipit. Kjo ka ndodh hapur dhe konkretisht ne historine e careve ruse qe trashegonin perandorine spermatozoideve te dale prej Kallomit te tyre. E tere historia ruse eshte nje shkembim ritmik midis carit konservator fashist dhe carit te iluminuar komunist, ritem qe vazhdon njesoj edhe ne historine e sovjeteve me Sekretar te Pare, po njesoj edhe ne lodren bipolare te imperializmit amerikan. Ta kam shpjeguar edhe nje here tjeter kete koncept, perqendruar ne rastin e fundit Obama-Trump, por ti e ke te veshtire te kuptosh se simboli i Kallomit ka pak te beje me operacjonin e kallomit, njesoj si ai shoku im gjimnazist qe kishte frike prej simbolit te integralit. Do kesh qene byk edhe ti ne matematike ACDC.

Alba2265

Po ty o babam c’te lidh me pjesen me raciste e me reaksionare Te amerikes?po Te ishte per o’reilly me shoke ne amerike do Te ishte hala skllaveria,zezaket do ishin segregated,grate nuk do Te votonin,femija do shfrytezoheshin ne pune qe 10 vjec,osha e ligje te tjera qe mbrojne punetorine nuk do Te elzistonin,Te huajte emigrante nuk do lejoheshin .pra anerika po Te merrte mendjen e bill o’reilly do Te ishte nje xhungel kasaphane shume here me e keqe se c’eshte tani .c’te lidh ty me kaure te urrejtshem qe jane komplet kondra teje?

ACDC

Po te ishte per ata liberalo-komunistet qe perkrah ti sot SHBA do te ishte pjese e Rusise.
Thuaju faleminderit atyre redneckave qe i shan perdite se te ishte per liberalet e Hollivudit sot do te kishim per president Putinin apo Kastron.
Te dyja palet kane mekatet e tyre,por nese nuk me ka lene kujtesa racistet me te medhenj te KKK kane qene pjese vitale e Demokrateve.Si te ka shpetuar ky fakt?

jps

Po ti Alba e ke provuar te flasesh me ndonje peme ose me sakte ndonje pyke? Te ka kuptuar? Atehere pse harxhon frymen me jo-frymore? Gdhe’ja ska sens?

Alba2265

Dixiecrats e lane partine demokrate e qe atehere jugu u ngethye republican .LBJ tha : e humbem jugun per nje gjenerate.ishin demokratet ata qe pranuan te paguajne nje cmim pulitik per te bere gjene e drejte .nuk di si u del per zot redneckeve qe jane qeniet me te ndyra te planetit .

ACDC

Po edhe komunistet moveon. Org nuk jane burra me te mire.
Te ishte per ta sot do te kishim akoma Enverin ne pushtet.
Nejse qellimit ja arriten,futini nje party sot se djalli u pushua nga puna dhe vazhdoni degjoni denglat e Wolf Blitzer me shoke.

kapo

kjo eshte nje e vertete e padiskutushme,sepse kapitalizmi si ne shqiperi dhe ne perendim ka te njejten formule funksionimi, ate te numrave,'Sa veta e shohin" prandaj FOX nuk e deboj O’Reilly kur filloj skandali para 10 vitesh se i interesonin numrat .Ato “vlerat negative” te Bill nuk ishim edhe aq problem per FOX deri kur publiku dhe sponsorat mesuan per 13 miljon dollaret e paguar per te mbyllur gojet…Pra Bill u pushua se do cenohej audjenca dhe jo per moralin e tij.Prandaj edhe marketingsat ne shqiperi njesoj si ata te FOX,shkojne te numurat,pas telenovelave dhe seksit sepse ate kerkon audjenca.Me nje audjence e dale nga nje urri 50 vjecare ushqimi,seksi dhe culture nuk mund te kerkosh programe golfi apo Bursa sot.Ato femrat qe harbohen per 8 Marsin ne klubet e striptizmit me demat afrikane apo ata fuksat qe dje ndiqnin qiftet nga liqen e sot mastrobohen me telenovelat turke dhe mexikane jane pjese e asaj audjence qe paracaktojne edhe cilesine e programeve TV.

Goldman

Blendi, te lutem lexoje veten per te kuptuar qe ti je pjese e batakut te katunarise, per sa kohe qe akoma mendon “po ne a kemi…”. Kjo menyra e te menduarit me “ne” eshte reminishence e nje kohe ku “ne” shqiptaret e rendomte shfaqim inferioritetin tone gjenetik ne raport me cdo gje qe ben bota.
Edhe nje sqarim: sponsorat e emisionit te O’Reilly nuk iken nga historite e seksit te Billit, por iken kur ne Twitter u be trend bojkoti ndaj sponsorave te emisionit te tij, te cilet filluan te merrnin ultimatume nga konsumatoret se do te bojkotoheshin ne rast se nuk iknin nga emisioni i O’Reilly-t.

bsalaj

Mund te jete ashtu sepse ky eshte nje ekosistem i tere, ne ekzistojme brenda tij. Dua, apo nuk dua une do kem te bej me te, eshte e pamohueshme. Megjithate skena nuk eshte aq e njetrajtshme dhe secili ne fund ka ne dore vetem veten e vet. S’do doja te gjykohem kolektivisht.

Pjetermustakuqi

me ty me duhet te punoj nga afer. hec ke dhoma ime ne hotel,e ke parasysh per ca jam t’u fol?

gjembi

e ndryshuar