Opozita duhet të ishte Sexy

70 postime 8314 shikime 26 prill 2017 në 06:05 e paradites
bsalaj

Nëse do të tregoheni të durueshëm për vetëm pak çaste, le ta përfytyrojmë Mazhorancën si një partnere me të cilën jemi martuar katër vjet më parë. Ishte dasma e 23 Qershorit, ku u ftuan mbi një million dasmorë, për të kurorëzuar martesën tonë me Mazhorancën Socialisto-LëSëIste që premtonte asokohe “Rilindje”, ndarjen e dy botëve, një Shqipëri tjetër.

Por gjërat shkuan ashtu siç shkojnë zakonisht në martesat ku të shtyn halli (që askohohe ishte ndarja me Saliun). Pas atyre javëve të para pasionante nëpër plazhe, erdhi vjeshta, dhe nusja e re pati përplasjen e parë me ne, dhëndurët, kur deshi të fuste armë kimike në shtëpi, pa na thënë ne asgjë, me kokën e saj dhe me besimin që ne ishim aq të marrosur në dashuri, sa pak sarinë do t’ia falnim nëse kishte vendosur ta mbante nën shtrat. Të gjithë e mbajmë mend sesi u zumë atëherë, sa dhe ajo u habit kur ngritëm zërin atë nëntor, aq shpejt pas muajit të mjaltit.

Ama, veç një rast ishte ai, kur qytetarët mund të ngriheshin aq fuqishëm ndaj pushtetit të Mazhorancës, ne jemi popull pa traditë demokratike, ndaj pjesën tjetër të këtyre katër vjetëve Mazhoranca shumcën e kohës ka bërë si ka dashur. Kundër asaj që premtoi, korrupsionin nuk e grushtoi dot, përkundrazi, sot ai fle në një shtrat bashkë me ne. Veç tij në dhomën e gjumit Mazhoranca futi dhe të fortët e lagjes, ca narkomanë e trafikantë, si dhe gjithë dashnorët e Mazhorancës së vjetër, me të cilët, u miqësua shpejt. Koncesione, PPP-ra dhe Demokracia që na mbeti hibride, media e censuruar, shoqëria e varfër, vendi i braktisur nga rinia.

Ca punë i kam bërë thotë Mazhoranca kur e qortojnë dhe nuk pranon të pranojë faje pasi është tepër fodulle, arrogante dhe siç u kuptua, jo fort e zgjuar. Por ne këto i mësuam të gjitha pas dasmës, siç ndodh zakonisht. Ndaj dhe si njeriu në një martesë të palumtur, po kërkojmë diçka tjetër, më të mirë.

Dhe vijmë tani tek Opozita e sotme, “Ishi” ynë i vjetër me të cilën kishim kalaur tetë vjet para se të njihnim Rilindjen. Në një vend si ai që dëshirojmë, Opozita duhej të na shfaqej si një alternativë tunduese tanimë. Krahasuar me Mazhorancën do dukej si një vajzë plot hire, karshi një plake të ngjirur. Ajo duhet ta kishte përdorur kohën pas ndarjes sonë për t’u transforuar, për të na ofruar ato që Mazhoranca nuk i ka, e nuk na i jep dot. Opozita duhet të ishte fine, aty ku Mazhoranca është harbute, e vërtetë aty ku Mazhoranca gënjen, e guximshme aty ku Mazhoranca ka frikë. Opozita duhet të ishte pranë shtëpive tona kur Mazhoranca humbi rrugën në udhëtimet jashtë shtetit.

Opozita, që të na tundonte për tu ndarë nga kjo martesë zhgënjyese, duhej të ishte më e mirë se Mazhoranca, më inteligjente se ajo, më moderne, më e lirë, më e sinqertë. Por kjo, fatkeqsisht nuk ndodhi. Partia Demokratike nuk e përdori shansin e saj për të bërë atë që bëjnë partitë pasi humbasin zgjedhjet. PD nuk u hap për njerëz të rinj, por mbajti fort ata që e çuan drejt humbjes së thellë. Nuk gjeti guxim të pushtojë të ardhmen por u turr të mbrojë të kaluarën. Nuk formoi një aleancë me qytetarët, por shpresoi (dukshëm) për një të tillë me Metën. E sot, Opozita duket njësoj si ditën kur u ndamë, vetëm se katër vjet më e plakur, më e thinjur nga hallet që i kanë rënë, që nuk janë tonat.

Opozita sot janë po ata burra me dhëmbë të këqinj dhe fjalor të cunguar, që dikur drejtonin ministritë dhe institucinet e shtetit të korruptuar të asaj kohe, e që sot lexojnë nga letra deklarata të frymëzuara me pak raki e ngasin makina të shtrenjta nëpër qytet. Opozita nuk zgjjodhi rininë por pleqërinë, nuk zgjodhi intelektin por kërcënimin, nuk zgjodhi hapjen ndaj publikut por mbylljen (në çadër), nuk pa asnjë moment për gabime të korrigjueshme tek vetja, por nguli këmbë të mbetet po ajo, e pandryshueshme, kokëfortë, aspak fleksibël. Opozita nuk pranon të dëgjojë psh. se 93% e shqiptarëve duan Reformën ne Drejtësi, por i ka zënë rrugën kësaj reforme, sipas saj aksidentalisht, duke e kthyer Ramën në reformator përmes dritëshkurtësisë së saj.

Ka shumë shqiptarë që janë të lodhur, madje edhe të neveritur nga mënyra sesi qeverisin socialistët dhe LSI-stët e korruptuar të Ramës dhe Metës. Ka shumë që e votuan atëherë nga e keqja e nuk do donin t’i jepnin kurrë një votë tjetër ca fytyrave të këqija në Mazhorancë. Por si t’ia bëjnë këta votues të pakënaqur kur në anën tjetër qëndrojnë me lugën ende në brez ish-Ministrat milionerë të PD-së, që në fakt, ashtu si dhe plot socialistë, dhe të LSI-së, vendin e kanë në burg?

Ku janë, pyes me keqardhje, vajzat dhe djemtë e rinj të Partisë Demokratike? Pse shoqërohet me barkëderra? Ku janë të djathtët e rinj, të shkolluar e të europianizuar? Ku janë zërat demokratë? Figurantët nuk quhen. Të mos bëjmë shaka! Ç’ndryshime ka bërë në katër vjet Opozita? Pse nuk shohim goca e çuna në përfaqësimin e PD-së, por të njëjtat fytyra shekullore që na janë bërë derr? A mos duhet derrat t’i përmendim me emër, që të kuptohemi për se po flasim? Apo duhet derrit, t’i themi dajë?

Të gjitha këto i shkruaj për të thënë se kasta politike në Shqipëri, Mazhorancë a Opozitë qoftë, ka humbur kontaktin me ralitetin njerëzor, dhe sheh vetëm si të ushtrojë pushtet e forcohet ekonomikisht mbi jetët e njerëve të thjeshtë. Politikën e kanë mësuar si Mashtrim, e aplikojnë atë si Sundim. U pëlqen vetja shumë për të parë përtej hundës, e adhurojnë zërin e tyre ndaj flasin pambarimisht.

Me shpresë, edhe pse më ngadalë nga ç’duhet, edhe në Shqipëri njerëzit do arrijnë të shohin, se të lidhësh fatin dhe votën me partitë politike tradicionale, është një marrëzi. Kur mjaftueshëm shqiptarë ta kuptojnë këtë, ndoshta do shpëtojmë nga Mazhorancat dhe Opozitat e padenja me të cilat na është dashur të jetojmë deri tani.

Blendi Salaj
Peshkupaujë.com
Kopjimi i pjesshëm apo i plotë i këtij shkrimi pa lejen e shkruar të autorit nuk lejohet. Në rast se e kopjoni pa leje, duhet ta dini se jeni duke na dëmtuar. :wink:

Heidi

Me te vertete ka shume shqiptare te lodhur me kete lloj politike, por cuditerisht ka edhe shume shqiptare e kryesisht te rinj qe shpresat i mbajne te lidhura ngushte me partite.Jo me larg se 2-3 jave me pare , ne nje te diele plot me diell kur po kaloja per ne Durres, pashe se si ishin dyndyr te rinjte te Pallati i Sportit Asllan Rusi…ne nje moment u gezova se mendova qe kjo kishte te bente me nje aktivitet sportiv,por ne te qinden e sekondes e kuptova se kisha qene shume naive ne gezimin tim.Behej fjale per nje organizim nen siglen e LSI.
Rikthimi te ish-i…gabim.Shume sexy me duket SFIDA.

Fikret

Sipas Wikipidjas, ne leksikonin e perbotshem, kjo quhet 'Sindroma e Shukriut’
Si me thon, edhe brekgris edhe filothong :smile:

ACDC

Sikur edhe si Jessica Alba te ishte opozita juve prape me Lajen do te ishit martuar.
60% e populit ka nostalgji per kohen e Hoxhes, cfare opozite seksi kerkon ti.
Juve grate i kerkoni si tek ato qe dilnin tek kopertina e revistes “Shqiptarja e Re”.
Mos beni kot sikur ju qan zemra per opoziten,por shkoni e hidhni voten per ata qe keni votuar qe ne 1944 dhe mos na hidhni hi syve me artikuj te tille qesharake.

bsalaj

60% e popullit ka nostalgji per kohen e Hoxhes??? Plako, as kot nuk ia ke fut. Mosha mesatare e shqiptareve eshte 30 vjec, qe do te thote se shqiptari mesatar nuk ka jetuar njekohesisht me Enver Hoxhen. Une do ta rishikoja kete bindje qe me ke. Dhe, per Jessica Alben do kisha votuar plak. Laja s’ma merr dot voten mu.

machitewa

Injorant, dembel, drogagji, hajn, genjeshtar, mashtrues, ish-dashnor i stalinit leninit enverit… na dashka nuse te re me plot hire, te menqur e seksi, pale. :slight_smile:

ACDC

Nuk e thashe une por OSBE ne sondazhin e saj.
Pas rendesi ka sa vjec je,edhe Erion Veliaj i ri eshte por pa shaja pak Enver Hoxhen.
Ne gryke te hidhet se babin oficer e ka pasur…
Njesoj edhe me juve te tjeret.
Shko pak tek zyrat e PS dhe guxo te thuash ndonje fjale te keqe per Enverin dhe ta shohesh ku do te perfundosh.
Ata qe donin opozita sexy ja kane mbathur jashte ne 1990-1997 dhe tani nen rregjimin e Rames.
Pastaj mos shkojme me larg por ne zgjedhjet lokale 2015.
Kandidatet e PD-se ishin shume me lart,por populli enverist shqiptar ja dha voten Gjush Dakos,Elvis Rroshit apo Qazim Sejdinit me shoke.

Keshtu qe sic e thashe mos genjeni veten se gjoja ju vjen keq per opoziten por shkoni e votoni per partine e 1944 se ajo ju solli nga malet dhe ju beri me prona duke vrare te tjeret.

Albano-id

Duhet se pari te biem dakort per i gjo, kjo eshte qeveria me e suksesshme e tranzicionit, duke konsideru rrethanat e trashwgimine qe gjeti. Thyerjet e medha nuk jane tw lehta te ndodhin, mjafton te shohesh rwzistencen per reformen ne drejtesi per ta kuptu kete qe po them.
Reforma administrative ka sjell rezultate te ndjeshme, territorailja po, ajo ne shendetsi po ashtu, ka me pak perceptim per korrupsion, ekobomia dhe borxhi jane stabilizuar, qa doni me, doni dhe nuse ne shtrat e doni dhe te virgjer
Kriminalizimin nuk e solli kjo qeveri, ka qene e do jete sa kohe qe nuk ka ekonomi te mirefillte.
Sot per sot ne skenen e politikes shqiptare nuk shoh alternative me te mire se rilindjen e ps.

anon63896856

Ne fakt edhe literalisht me seksi duhej te ishte. Nder shume sukseset e Rames eshte qe ka mbledhur afer vetes qejflinj. Lajme pikante dite-per-dite nga politika albaneze.

Vlonjat

Shiko blendo se ndoshta do pare ne tjeter kendveshtrim çeshtja. Shqiptaret e dun grune ( qeverine) ne shtepi se ben ca pune dhe opoziten dashnore ( thjesht me u hargalis po jo ta fusin ne shtepi).

maksmeto

Paralelizmi midis binomit pozite- opozite me nje cift te dashuruarish, ku opozita nenkuptohet si femra qe duhet te shfaqet edhe sexy, eshte jashtezakonisht i dobet. Pozita dhe opozita jane gjithmone gati antagoniste, sidomos ne Shqiperi, nuk ka dashuri mes tyre, sepse smund ta kene pushtetin te dyja, qe eshte dhe qellimi per te cilin ato egzistojne qe ne krye te heres.

varik

opozita jone eshte sexy, por eshte bagjelle

squarepusher

duhet me ndejt ca kohe single per mos me perserit te njejtat gabime ne marredhenie te ardhshme.

bsalaj

@ACDC, ky lloj antagozimi ndaj votueseve potenciale e ka rrudhur PD-ne deri ketu. Ne vitet 90 ishte Partia e shpreses per te gjithe. Tani, sipas ketyre qe shkruan ti, i bie qe ajo te mos fitoje zgjedhjet KURRE.

Nevojiten kendveshtrime me te fresketa.

bsalaj

Maks, nuk eshte krahasim kushedi se cfare, por me duket se e ke keqkuptuar. Nuk eshte fjala qe opozita dhe mazhoranca te dashurojne njera tjetren. Jane shemra.

aleko

Makso lexoje edhe njehere, ose mere detyre shtepie, sepse nga sa komenton apo llogjikon ttregon se nuk ke kuptuar gje. Mos u bej dhe ti devolli si ADCD -ja. Boll e kemi nje sylesh! lol

ACDC

Nuk ka si te fitoje kur votuesit i ka jashte shtetit.
Eksodi 1997-2001 ka qene vdekjeprures per PD qe e coi nga parti e pare ne parti te dyte.
Nuk e shikon,PD beri gjithe rruget dhe coi internetin ne cdo shkolle te Shqiperise,hoqi vizat,futi vendin ne NATO dhe mezi kapi 70 deputete ne 2009.
Jam i sigurte qe do te me sjellesh si kundeshtim koston dhe korrupsionin e perfolur,por ne cilin vend te botes se zhvilluar nuk ka patur akuza per korrupsion kur jane ndertuar vepra te medha?Ti e njeh mire Ameriken dhe e di historine e Big Dig ne Boston qe u nis me nje fature 2 miliard $ dhe afat kohor 10 vjet dhe mbaroi me 15 miliard$ per 17 vjet.
Rama vec ka bere ca lulishte neper qytete asnje km rruge dhe asnje vend pune dhe i merr shume lehte 80 deputete.

Ti e di shume mire qe Basha ka afruar shume te rinj tek PD dhe sot jane drejtues ne departamentet e saj,por nuk ke qef ti permendesh se nuk te shkon pas bindjeve te tua.
Cdo dite mesoni dhe recitoni traktet e Mero Bazes,ja kjo eshte mazhoranca dhe populli qe ka mbetur ne Albanistan.

maksmeto

Ke te drejte, tani e lexova artikullin.

Bleta

Sigurisht I kap deputetet, se Ps e votojne gjithe pleqte qe e ndjejne detyrim e zgjohen qe ne 5 per te votuar. Keta as I shohin as I duan ndryshimet, nje lulishte te lozin domino se per para mendojne kalamajte qe jetojne kapitalizmin ne te tjera vende. S’eshte budalla ai qe me LSI josh te rinjte me festa e vende pune se keta jane krejtesisht pa orientim e pertojne te votojne kot. Pjesa ne mes jane ata qe punojne ne administratat e Pd ose Ps.

Alba2265

Bring sexy back me nje llaf😄

Albano-id

me duket se autori po pergatit platformen e gjergj bojaxhise se sfides…

Balzac

Mire e ke Blendo por opozita ne vend te jete seksi kercenon se do ti “perdhunoje” te gjthe. Nuk e njeh flirtin akoma ai popull. Do ose me mbleseri ose me rembim. Shpresoj qe SFIDA te ndezi ndjenjat e disa te rinjve qe e duan sadopak vendin e tyre.

Pjer

Shkrimi me pelqeu, dhe me vjen mire qe Blendi u zgjua nga gjumi. Ky shkrim do ishte mire tu çohej gazetave shqiptare, dhe ata qe kane fejsbuk e twiter t’ua percjellin miqve te tyre. Populli duhet te ndergjegjesohet se binomi PS-PD, lufta qe bejne me njera-tjetren, me shume e demton Shqiperine dhe ekonomine e shqiptarve, se sa e rregullon. Nje ringritje e levizjeve te reja politike, veç mire i ben Shqiperise, plus qe iu thyen hundet dy krokodilave.
Blendi, ato 29 pikat e mia, vlejne akoma. Morpo edhe piken e fundit te merrni, ate te detyrimit ushtarak 1-vjeçar, fitoni pike. Pardje edhe nje vend tjeter e Europes Lindore, do qe te vendosi detyrimin ushtarak 1-vjeçar. Gjer me tani u ben 4-5 vende europiane qe po e diskutojne ne parlamentet e tyre dhe priten ta vendosin.

kapo

Gjermanet iken. Presim amerikanet tani.

bradland

Shume kontradiktor shkrimi , nga njera ane theksohet qe kjo Qeveri eshte e kriminalizuar , hajdute , korrupsion galopant nga ana tjeter kerkohet qe Opozita te votoje Reformen ne Drejtesi .Si kerkon qe vetingun ta udheheqe nje Mazhorance e korruptuar , si kerkon qe Vetingun ta kete ne dore Edi Rama kur thekson qe eshte i korruptuar ?
Me fal Blend por ke ec me 200 km ne ore ne Autostrade dhe bishtin e cigares e ke hedhur jashte ne vend qe ta hedhesh ne tavllen e makines , jo llogjike.

Albano-id

Si kerkon qe vetingun ta udheheqe nje Mazhorance e korruptuar , si kerkon qe Vetingun ta kete ne dore Edi Rama

pikerisht kete nuk arrini te kuptoni se drejtesine e quani prone te nje njeriu dhe nuk e konceptoni dot se si nje proces mund te jete i pavarur kushdo te jete ne pushtet, qofte dhe edi rama, se ne kohe te naltmadhnise as nuk konceptoheshin pushtetet e pavarura. Po ja qe rilindja nuk eshte shqupi dhe drejtesine e merr seriozisht te pavarur.
kjo tregon qe misioni rilindas gjithsesi nuk ka mbaruar dhe pas rilindjes se drejtesise e ka rradhen rilindja e opozites, rishpikja e nje shqupi te ri,

bradland

Si komentues serioz qe te mbaj qe edhe je nuk mendoj se e e ke seriozisht kur mendon qe vetingu qe do beje Edi Rama do te jete i pavarur , po qesh pak :joy:

TironciLebetit

Po ku ka me SEXY se Salih Qenefi …sapo doli tek Ilda Tare ne Ora News e po flet si Lider. Po perpiqet te frymezoje Mullah Omari, ithtaret per kamikaze se Lulthim Xhelal Basha nuk frymezon me. Opo cja futen vetes keq kesaj rradhe kta more

jps

e ■■■■ somes sikur vetingun e ka shkrujt Edrama vet ne darke … sa haptaz genjejne papapa … vetem pretekst duan.

mire e ka blendi qe mire ps-ja edhe kjo baxhelle e vjeter e pd’se nuk vuri mend po vazhdon akoma me te njejten strategji

Albano-id

po te kunderten po them qe nuk e ben edi rama vettingun, por procesi, mori 140 vota reforma, edhe te shqupit apo harrove.
E pakta shqupi ka nje mungese koherence gati kalamaneske

jps

Ti Blendi kot qe e ngre kete pyetje per diskutim sepse ti e di shume mire se nje reformim i PD’se me vizion te ri thjesht pershpejton shumfish rrugen drejt burgut per barkderrat e pd’se. Per momentin e gjithe strategjia eshte perqendruar pikerisht ne ruajtjen e kastes se vjeter qe te ruajn boothen e tyre. Kane mbet nje grusht njerezish qe kan lidh kryet e jane nguju por si ne c’do ngujim gjynah jane femija … ne kete rast elektorati pdheist.

bradland

Ato 7 ligjet qe votoi mazhoranca paten voten e Opozites ? Jo nuk i paten .

ACDC

Opozita e re??!!
Eshte qesharake kur do te shikojme njerez dashamires te Edi Rames,si Tak Ngjela,Bamir Topi etj ti bejne opozite kumbarit te tyre.
Ata perfaqesojne vetem veten e tyre dhe jo 40% te elektoratit qe e ka historikisht PD-ja.
Ne keto zgjedhje sado bukur ta beni skenarin 40% e popullsise do te jete realist e paperfaqesuar.
Eshte me mire ta thoni drejt,se sa te perpiqeni qe ketij 40% ti vendosin perfqesuesit te emeruar te Edi Rames.
Edhe vete Edi Rama e di kete prandaj po ben disa leshime qe PD te hyje ne zgjedhje.
Nejse persa kohe qe ne Albanistan shumica e popullsise merr ushqimin nga traktet e Mero Bazes,eshte e kote te kerkosh llogjike tek keta njerez.

TironciLebetit

Komandanti eshte tu i honger bothen Likes…e quan shtetar dhe njeri me nuhatje…Mona duhet te behet xheloze
Ka per ta djeg kesaj rradhe Kavajen, djepin e Demokracise, Kamunisti me teser ppsh te 8 nandor 1968.

aleko

Yes, nuk e paten, por paten miratim nga komisioni i Venecias te cilen PD-ja e zgjodhi si arbiter.

jps

Llogjika mbaroi, e kish honger ai idhulli jot c’e ka emrin … Bill O’reilly

Balzac

Po te ishit 40% ju kishit hy me vrap ne zgjedhje, por PD e Sales sot nuk merr me as 10% te votave. Ne 2013 ju kishtit 120 mije te punesuar ne administrat, 80 mije perkrahje sociale, polici miltanteske, KQZ fanatike per PDne dhe nuk moret 40%. Fjalet e Astrit Patozit keto.

Llapni kot per Bamin e Takun, si per Lirin dje, por ne dore te atyre keni per te perfunduar. Keni mor fund. Votoni per Sfiden se plaku nuk ka hall me fatin tuaj.

Albano-id

Holle holle, me keto urdhra destruktive qe po i jep Berisha po deshmon se nuk do ta shohi me kryeminister kedo krywtar nga pd, qe nuk eshtw vete ai, ndoshta dhe ne menyre te pavetedijshme.
Fatkeqsisht vertetohet thenia parashikuese, une(berisha) djepi juej, ndoshta vorri juej.( I shqupit dmth).

aleko

Ti or mik ke ngel 20 vjet mbrapa. Ose me mire me te thone qe te ka ngel ora tash e 20 vjet. lol

aleko
aleko
ACDC

Aman vetem Mero Bazen mos na i sillni ketu se na fyeni inteligjencen.

46and2

Bravo o Lulxhon Nash-a, beautiful mind, gjithmone nje levizje perpara kundershtareve.

46and2

Besoj o Lul qe e ke diskutu me senatorin e fuqishem z.Ted Cruz implementimin e nje ligji te ngjashem “El Chapo” si te senatorit te respektuar. Do ishte ideale edhe per Shqiperine qe neprmjet nje ligji te ngjashem te bllokoje gjithe kontot marramendese te pajustifikuara bankare dhe asetet e jashteligjshme te qeveritareve te qeverise se droges dhe ti fusje ne perdorim per te zhvilluar ekonomine e mbytur shqiptare.

2 Bilion dollare droge qarkullojne ne Shqiperi sipas OSBE, imagjino cfare mund te realizojne shqiptaret me ato para. Shtoji edhe 200 miljone euro qe OSBE thote qe kryeministri ka perfituar, do kishim kickstart nje revolucion ekonomik rajonal e me gjere!

Je frymezim per brezin e ri o politikan evropjan dhe amerikan se bashku!!!

Alba2265

quote=“46and2, post:48, topic:2241”]
Je frymezim per brezin e ri o politikan evropjan dhe amerikan se bashku!!!
[/quote]
Kujdes se kemi ne mes tene memedhetare qe nuk para mbushin nga sarkazma😄

jps

kjo s’duhet te jete problem per ty

sthungrystfoolish

Blendi c’mendon per opoziten alla Leopoldo Lopez ne Venezuele?

bsalaj

Teper vone per firma tani. Koha e rezgjistrimeve ka mbaruar me kohe, firmat jane mbledhur. Sigurisht qe insinuata sikur parti te reja mbeshteten nga Veliaj eshte e pavertete.

Tirondon

Shkrim I dobet Ne qoftese opozita dhe pozita jane zhgenjyese per “dasmen” e ciftit , - faj ka edhe orkestra, Media ! Apo harrove ?!! Aty eshte zhgenjyese cdo gje qe merret me dhe per politiken ! Shqiperia eshte bere si Pazari I Rroskovecit ! Armata e analisteve e paguar eshte muzika ku hedhin valle te gjithe plerat ! Keshtu pra ju si media qe hani nje cop buke , nuk jeni me te mire se Cifti ,pozite /opozite ! Prandaj duhet nje revolution ne Shqiperi ne Sitemin e drejtesise, qe ti skanoje te gjithe ata qe merren me politike dhe media per te gjet kush eshte kushi qe financon kushin @

bsalaj

@Tirondon Ajo qe thua ti nuk kundershton asgje ne ato qe them une. Meqe ra fjala, bie dakord me shume sa thua per mediat, pervec absolutizmave tip, “te gjithe”. Por ky eshte nje shkrim qe ka fokusin e vet diku tjeter. Ketu jemi, do flasim edhe per median. S’kemi asgje per te fshehur.

kapo

me pak serioze me veten

EKSLUZIVE/Rama dhe Velija mbledhin firmat për të kandiduar Bamir Topi dhe Skënder Gjinushi

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe kryetari i bashkise Tirane Veliaj kane urdhëruar strukturat në varësi të tyre në Partinë Socialiste, por edhe në administratën shteterore dhe bashki , që të mbledhin firmat e nevojshme, që i duhen Skënder Gjinushit me PSD dhe Bamir Topit, me FRD, për të kandiduar në zgjedhjet e 18 qershorit, thanë burime për CityNews

Gjinushi dhe Topi pritej të ishin aleatët e Edi Ramës në koalicionin e Rilindjes, por pas kalimit të afatit të regjistrimit të koalicioneve dhe ultimatumit për qeveri teknike të Partisë Demokratike, e vetmja zgjidhje e Kryeministrit është të fusë sa më shumë parti në zgjedhje, por duke garuar të vetme.

Kreu i qeverisë nuk i tërheq dot në koalicion Gjinushin dhe Topin dhe për këtë po mbledh firmat e nevojshme për këto dy subjekte që të kandidojnë të vetëm në zgjedhjet e 18 qershorit.

Që Gjinushi dhe Topi të regjistrohen në KQZ duhet të kenë të paktën pesë mijë firma të cilat, në pamundësi të mbledhjes nga vetë këta, me urdhër të Kryeministrit po i mbledh administrata shtetërore dhe ajo socialiste./CityNews

bsalaj

O Kapo, po firmat duheshin derguar para dates 31 Mars. Pas kesaj dite KQZ nuk pranon me firma. Nuk e kuptoj lajmin, e para sepse nuk citon asnje burim, qofte edhe anonim. Dhe e dyta, sic te thashe, e gjitha kjo do ishte NUL pasi data e fundit per te dorezuar firmat ishte 31 Mars 2017.

Dhe dicka, une po flisja per Parti te Reja dhe ndermend kisha Sfida per Shqiperine. Bamir Topi, dhe sidomos Gjinushi nuk mund te konsiderohen “parti te reja”, dakord?
:wink:

bsalaj

@sthungrystfoolish Mendoj se Venezueles i duhen disa Lopez, dhe i duhen te lire nga burgu.

kapo

se pari ;Best Radio 89.8 Tiranë 32 mins ·FB eshte burimi
se dyti: afati i koalicione ishte 31 Mars kurse i partive si individe eshte 29Prill
dhe se treti:ne kushtet e bojkotit te PD, Rama kerkon te krijoje nje FAKE opozite me sa me shume parti te regjistruara ,nuk ka rendesi per ate te vjetra a po te reja. Ai ju konsideron thjesht vegla te tij,mbushje apo garniture politike.

aleko

Mos u merr me kapon. Eshte thjeshte nja makine e programuar (ne dac quaje edhe robot po deshe) qe ben vetem copy - paste te portaleve te specializuara per fake news. Por who fuck those!

maverick

e p.t.s. e futet seksin edhe ne politike.
nga qimja ne lavaman tek opozita me buzekuq.

hajde blendi salaj hajde. sa shume ke evoluar. mire bere, se nuk e lexonte njeri shkrimin pastaj.

46and2

O kapo, te pakten nuk do na surprizojne me emrat e ketyre partive…sic krijuan edhe ate motren e gjithe partive G99.

Aquamarine

C’o qo foto Blend, i trallise peshqit. Nice shkrim. Acdc per ca gjera ka t’drejte, ka edhe 26 vjecare ne Shqiperi qe e duan komjunizmin, no shaka. Ne pergjithesi populli jone do me shume llafet sesa dijen e zhvillimin, dhe per kete eshte per te ardhur keq.

Manjola_Tirana

immagine

Alba2265

C’behet andej nga kosova?a ka ndonje te perbrendshem te na llafose?duket se Kurti po perpiqet te zbatoje ligjin ndersa bota i thote lere ate muhabet nashi se kemi halle te tjera .
O Albin o trim i marre
Se cu plekse me radare
Poplli :grinning:

InkuizitoriMoth

o Alba me çin po flet? Nuk ka njeri ne Peshk, perveç 3 personazheve brenda shtetit ne kerkim te autorit jashta shtetit.

Alba2265

O sa mire me ken shqiptar

InkuizitoriMoth

Ashtu eshte, por problemi nuk zgjidhet duke thënë: “O sa mirë me qen amerikon! që qëllon si kaubojs me kallash nxënësit dhe melejezyshën në oborrin e shkollës”. Kultura e lirisë pa kufi është kultura e kriminalitetit. Thelbi i lirsë është liria për të vrarë çdokënd dhe për të pallu çdokënd. Mos dëgjo zotin Shyti që është disident i mbas pilafit, dëgjo shokun Zylo që është fuks i mbas pilafit.

Manjola_Tirana

immagine

Manjola_Tirana

immagine