O telemaku im

34 postime 4303 shikime 1 nëntor 2019 në 07:56 e pasdites
xhatani

O telemaku im
Lufta e trojes mbaroi
Se kush fitoi , s’me kujtohet ?
Duket se greket , vecse po aq te vdekur mund te lene udheve dhe ata.
Ja pra; kjo rruge qe te kthen per ne shtepi na doli shume gjate.
Ndoshta poseidoni , gjersa ne atje vrisnim kohen , na zgjati hapesiren.
Une se di tani ku jam. Se di cme pret. Hungerrima derrash , kopshte me te mbjella , bar dhe gure , dhe nje fare mbretereshe.

I dashur Telemak !
Gjithe ishujt I ngjajne njeri-tjetrit kur ushetojne kaq gjate.
Dhe truri moliset Duke numeruar valet e detit.
Syri I velur me emocion ta squll degjimin.
Nuk me kujtohet si mbaroi lufta.

SA vjec je ti tani. Ste kujtohet ?
Rritu telemaku I’m , behu burre.
Zotat e din’e ne do shihemi perseri.

Tanime , ti nuk je ai djaloshi vogel para te cilit mbertheja demat.
Ne rronim bashke kurre s’ishte Palamedi.
Por ai ndoshta ka te drejte.

Me mungesen time ti je cliruar nga pasionet Edipiane
Dhe endrrat e tua Telemaku I’m
Jane te pastra.

( Josif Brodski ) Perktheu …( Kam frike se nuk e di tamam tamam , por me Sh I fillon )

InkuizitoriMoth

ndoshta ky eshte problemi i refugjatit, ndoshta edhe definicioni i tij, refugjati eshte ai qe ka zemruar zotat.

(ne kuptimin e gjere dhe metafizik te fjales refugjat, mund te jesh refugjat edhe i mbeturi ne Cerrik)


Titulli i poezise eshte: Odiseja Telemakut

(Odiseja i ka derguar mesazh ne inbox)

InkuizitoriMoth

a thua se Poseidoni, ndërsa ne humbnim
kohën atje, zgjeronte hapësirën këtej.

Agron Tufa i ka shtuar origjinalit “ketej” duke zgjeruar edhe kuptimin vargut, e me duket duke shtuar edhe vleren poetike. Tingellon shum mire ne shqip keshtu, dhe ne kontestin shqiptar “sa anej-knej”.


… në poezinë dhe në romanin modern koha si fenomen i perceptuar gjithnjë e më shumë vjen duke u shndërruar në hapësirë, që lidhet drejtpërdrejt me teoritë e relativitetit e cila e nxjerr të pandashëm raportin Kohë – Hapësirë. Kjo tendencë krijuese në letërsinë moderne merret si destruksion i kohës në kuptim thjesht objektiv - I. Rugova

InkuizitoriMoth

Uliksi

Në rininë time kam lundruar

përgjatë brigjeve dalmate. Ishuj të vegjël

ia behnin përkrye valës, ku rrallë

një zog mbërrinte për të gjuajtur,

mbuluar me alga, të shkitshëm, në diell

të bukur si smeraldë. Kur deti me dallgë

dhe nata i zhdukte, velat

nën erë shpaloseshin më në largësi

për t’i shpëtuar rrezikut. Sot mbretëria ime

është ajo tokë e askujt. Porti

ndez për të tjerë burra dritat;

mua ende më shtyn drejt largësive shpirti i zbutur

dhe drejt jetës dashuria e hidhur.

Umberto Saba


Itaka

Kur të nisesh për Itakë
uro që udha të jetë e gjatë
plot aventura, plot zbulime.
Lastrigonë, Cikllopë,
Poseidon i ndërkryer – mos iu tremb:
kurrë s’do ti hasësh udhës sate
sa kohë mendimi yt lartësi të kërkojë
sa kohë veç ndjesi të holla
të prekin shpirtin e trupin tënd.
Lastrigonë, Cikllopë,
Poseidonin e egër – s’ke për ti takuar
veç në i mbartsh brënda në shpirt
veç në ti ngrehtë zemra para sysh.

Uro që udha të jetë e gjatë.
Të jenë të shumta mëngjeset e verës kur,
(ah, me ç’ëndje!) do hysh në porte të pashkelura më parë;
të ndalosh në pazaret fenikase
të blesh mallrat e tyre të bukura,
shtretër perlash dhe korale, qelibar e abanoz,
parfume marramendëse të çdo lloji-
sa më shumë parfume marramendëse!
Të shkosh në qytetet egjiptiane
të mësosh, me etje të mësosh prej mendimtarëve të tyre.

Kurrë mos e harro Itakën.
Ta mbërrish është qëllimi yt i vetëm.
Por mos shkurto rrugë.
Zgjate me vite po të mundesh,
brigjet t’i prekësh i plakur kur të jesh,
i kamur me gjithë ç’fitove rrugës
s’do presësh prej Itakës pasuri.

Itaka të dha udhëtimin e mrekullueshëm.
Pa të, kurrë s’do kishe ngritur velat.
S’ka më asgjë për të të dhënë.
Dhe nëse Itaka do të duket e skamur, s’të ka mashtruar.
I mençur si do jesh prej përvoje të tillë,
Do kesh kuptuar, më në fund, se ç’do me thënë Itakë.

Konstantinos Kavafis


Diku, kudo

Shi, ti fëmijë i vockël që qan prej mijëra vitesh

Për ditën tënde të pangushëlluar!

Shfaqet dhe zhduket Itaka

Nën pasione vetëtimash.

Përditë më duhet të nxitoj drejt diçkaje që nuk është

Por nuk jam një Odise i shpikur.

Eh, Itakën time e kam shpikur vetë

Se kam nevojë të domosdoshme për ishuj.

Më vështron me sytë prej uji,

Te dritarja, fëmija lakuriq.

Bien Itakat e legjendave,

Pas bregut madhështor të vetmisë.

Frederik Rreshpja

xhatani

Inkuizitorimoth ! Duke qene se ruaj , nderkohe , qe gezoj te njejtin respekt per emrin tend , ju bej me

xhatani

Dije , se Cerriku nuk eshte nje lecke e lagur me te cilen mund te pastrosh pluhurat e jetes “tende” apo dikujt tjeter. Cerriku eshte nje Qytet me vlera historike , qe per fat te keq , sot e kesaj dite , druaj se edhe Historiane , qe sot Jane ne pension alo nuk rrojne me , nuk e din fillin , e Jo me mbarimin. Nejse miku I’m. Heres tjeter kur ta kapesh me goje Cerrikun , perpiqu te marrwsh Pak info , ose dicka tjeter me te pershtatshme. Sepse nuk mund te lejoj me qe ti apo dikush tjeter te lodroj per qef , aty Ku pleqte e mi lane eshtrat. Ok.

xhatani

Une rrekem te sjell nje poezi me fame boterore , kjo per te nxitur nje diskutim , I cili fale debatit me mjaft larmi , te na mblidhte tok , sic mbidheshim rreth zjarrit bubulak kur ishim femije. ,e thurnim endrrat e pafajshme , qe aq cuditerisht u shndruan ne te pergjakshme.

xhatani

Dhe e ballafaqojme , kur me prezence te Almona Bajrami , e Kam kundershtuar me force kte tipin me emrin Agron Tufa , ne kohen kur po promovonte ashiqari nje perkthim tijin rusisht , dhe aq me teper nen ombrellen e Zija Celes , liber qe u zyrtarizua tek “Qoshku” dhe qe la mjaft drit hije me Pas. Kuptoniii

InkuizitoriMoth

Itaka

I kthyer këtu pas njëzet vjetësh,

sheh gjurmën tënde të zhveshur në rërë.

Lehja e qenit që çohet mbi skelë

nuk rrëfen lumturi, por egërsi.

Dëshiron të heqësh qafe djersën që derdhet çurkë,

por ka vdekur mëndesha që njeh mbresën e plagës tënde.

I vetmja që të ka pritur, thuhet,

nuk gjendet asgjëkund, të gjithëve i është dhënë.

Djali yt është rritur, edhe ai një marinar,

dhe të sheh si një mbeturinë.

Dhe gjuha, që bërtitet rrotull,

mund i kotë të deshifrohet.

Ndoshta nuk është ky ishulli, ose mbase, e tejngopur

bebja me kaltërsi, syri yt është bërë nazemadh;

vala e radhës nuk e harron hapjen

e horizontit të tokës mbi të cilën thyhet.

Josif Brodskij

(perktheu: vjedhajduti i modh i internetit)

InkuizitoriMoth

o xha tani, pse Brodskij nuk e ka permend fare Penellopin ne vjershen qe ke sjelle?
Po ta sqarosh kete, vetiu eshte e qarte dhe puna e Cerrikut. Te gjitha behen te Qarta, perveç Vizioneve qe peshtjellohen me teper.

korriku

vjershe e bukur por po qe se tematika e saj tenton nga politika, nuk ben vecse dublon prurjet e tipike te ketij forumi keshtuqe do deshtoje t’i mbledhe njerezit te flasin

InkuizitoriMoth

Ne kete vjershe nuk shof hiç tematike qe tenton nga politika. Veçse nese quan politike çdo akt, xhest, frymemarje njerzore, lehje qeni ne skele, zhaurime insekti ne ajer, etj, botkuptim kryesisht i joti, i Stalker dhe i shume te tjereve koqepordhave intelektuale te shquar te blogut dhe jasht blogut.
Eshte pikerisht ky shkaku i deshtimit te blogut, dhe me gjere, i deshtimit te realitetit demokratik ngambrapa ku trokellijne goglat e Marlonit.

Ah po, me kete lloj botkuptimi, edhe kjo vjershe eshte tmerrsisht politike, sepse deshmon persosur deshtimin e shoqerise postkomuniste dhe postkapitaliste, dmth posthelenike dhe postkristiane.

Siç duket nuk e ke lexu vjershen pa snobizem e zakonshem te sinjora Bertinit qe diskuton per çeshtje kulturore: Penellopin e ka llopuar mire e mire Marloni, dhe Uliksit nuk ja mban te zbarkoje ne plazh sepse e pret i njejti fat.

Kjo eshte Ardhja e Dyte e Krishtit qe meritoni.

InkuizitoriMoth

Ardhja e Dyte e Uliksit:

InkuizitoriMoth

ja se ç’thote Nexhi per “vendosjen e politikes ne plan te pare”.

xhatani

I modho ! Historite me telemake dhe talebane Ka sa te duash ktu ne Cerrik , por te duhet te jetosh ca muaj , vite , qe te kuptosh se cfare ngjet ne te vertet ketu. Kupton apo Jo ? …

xhatani

Kur te Vish me lajmero me postieret e nemur, Ok man. Se ne Cerrik City sic thojne dhe te mocmit , Ka legjenda te gjalla. Mjafton ti nurices

InkuizitoriMoth

Itaka

Harruat CARACAT?
Eshte i vetmi frut ose cfaredo qe te jete qe nuk e kam pare ne asnje vend tjeter te Evropes ose te botes.
Ingranzhet me kujtohen, po ato me sheqer pluhur persiper qe te ngelnin ne fyt.
Ose strudel, ose torta me pete 250she, kacurrel, farat e luledillit qe na thoshte zysha ke Fan Noli qe jane nga depot plot me minj dhe do ju zere kolera po i hengret.
Po topat 50sh dhe 100sh kush i ma men, me vone u quajten 40 dhe 80.
Po topat 250sh qe ishin nga 10 kile dhe te thyenin dhembet po te binin surratit.
Topat qe kane pasur jeten me te gjate kane qene ata 300shat.
Brima brima u beshin por ne shkoshim ke kpucari ose bicikletaxhiu, e kam pas mu perballe shkolles afer ambulances se madhe dhe ai shkrinte nje cope shapke me havije dhe e ngjiste, duke e bere topin e kuq lara-lara, jeshile, verdh, blu etj.
Sa na paska marre malli per ato kohera kur luanim me doce, (qumesht milk anyone?), ose me shpata dhe karroca me kuzhinjeta.
Po kapsollat kush i ma men, qe digjeshin ose me copa komardaresh ose me shufer hekuri te perthyer pasi mbusheshin me barut shkrepsesh.
Po shishet me karbit?
Po llastiqet me plumca?
Po ata qe hanin harason?
Po karroca akulloreve dhe Ben akullorexhiu qe ka qen valuta e Tirones, tifoz i cmen.
Po Kizi pazarit, po Xim kulufi, po Majkell Xheksoni?
Po kur luteshim per ato shiritat e kasave qe ti hidhnim ne stadium?
Po stadiumin?
Kur vishin Gjermonet?
Ose Anglezet?
Ose kur lute Tirona-Partizoni?
Po Genc Tomorrin qe i kapte hunen Sul Memes?
Po Cim Muca gol nga gjysma fushes siper Perlatit dhe Konci e anulloi?
Po marmelaten, bimet medicinale, dushet me vajguri dhe WC allaturke?
Po qitjen ne shkolle, po aksionet, kampet e Pionerit, ekskursionet ne Dajt ose te varrezat e Deshmoreve?
Po provat per parada e spartakiada?
Po lulet Kakadu qe ishin si shpirt me bo balona?
Po netet pa gjume per te pare Filmski Maraton ose Elektrik Blue ke sllavi?
Sanremo, Mazinga-Z, vajtjeardhjet ke komshiu per te pare ndeshjet ose festivalet me ngjyra?
Kokmet me la menderen, Hajt DRU ME PRE, Shporta te mira te lira, Torja, Thimi, Baci?
Pallati i kultures, Xhiro, 7 liqent e Lures ne Tirane, fotografet ke Skenderbeu, teneqexhinjte, bicikletat shqiptare, autotraktoret, komunalja, karrocat e bojaxhinjve, karrocat me kuaj, Begsat kur shkonin ne kinema ose stadium, pallati sportit me shfaqjet e tij dhe ndeshjet e volejbollit te Dinamos, Ela Tase, Prenda Ismaili, Eva Kavaja, Kreshnik Tartari, Ver Shehu, Li Mema, Shyq Rreli, Nine Shkurti, Beni Minga, Gush Kola, Ylli Shehu, Lir Lamja, Kac Hysi, Lir Pernaska, Perlat Musta, Nard Tasja, Ben Gugushka, Mirjan Hakani, Anastas Kondo, YMER PAMPURI, Gaqo Cako, Agim Doci, Avni Mula, Vace Zela, Lilijana Kondakci, Loqja Shenka, nenat heroina, Luanet e Tunelve, anasamblet amatore, ndeshjet e nderrmarrjeve ke fusha e Qylit ke disheza, fusha me qymyr, Festivalet e Gjirokastres, 10 Korriku, 8 Nentori, shpia e Partise, Medresja, shkolla budallejve, Shpia e femijes, te gjith me te njejtet xhupa, Dritero Agolli, Ismaili, Nasi Lera, Ora e Lojes, Pinoku, Manushaqja, Partizani i vogel Velo, Banda e qerosave, Guri o trim me flete, Tomka, Nje gjeneral kapet rob, Laja, Kulla e barit nuk do te digjet, Cuca e maleve, Shkurte Pal Vata, Ai qe u dogj duke shpetuar bagetite, Shoku Shu, Furrnalta, Kombinati MEtalurgjik “Celiku i Partise”, hoteli i gjuetise, Dajti, 15katshi, Tava dhejes, kukureci, tallonet, 15 ditshi, marangozi, rrobaqepsi, MAPO, vetsherbimi, Postiqja, 9 katshete, Izaurat, “skllavja Izaura”, veteranet, pensionistat, Fronti, kalecat, fuksat, 80lekshat, autbuzat “fizarmonike”, stacioni i Porcelanit, Selvija, lapidari 4 Deshmoreve, pallati i filave, dyqani i bukes, simitet, franxhollat, piktoret, kati i dyte, strehimet, antenat, tarraca, zifti, Rryli etj.
Se per pak harrova, leternjoftimet, deftesat, Ben Shaka, Skener Sallaku, Sander Prosi, Zef Deda, Koci, mromjet, dasmat, ullit, rakija, pilafi, pulat hungareze, shkrepset suedeze, te qerasmet suedeze, letrat me kile, biblioteka, pallati i Pionerit, shpit e pionerit, Zisat, Saurrelat, Fierza, Xhevdet Mustafa, plenat, plenaxhit, fseshaxhit, morrat, vaksinat, parrullat, pankartat, biografia, autokritikat, Teatri ne Ekran, Vende dhe Popuj, Emisioni i Perrallave, Baleti, Na bashkoi kenga popullore, helli, melcit, pace koke, grosh, tarator, dhalle, boze, kremvice, sallam turist, martadell, llukanik, shesh i zi, merlot, shesh i bardhe, Uzo, berxolla, bar sahati, ura e tabakve, shpia e oficerave, shallvaret, Kinostudio-Kombinat, Zogu zi, Rruga Bardhyl, Lodrat e Elabasonit, Treni ke lodrat, ping-pong, trenat, vagonat ceke, 16 Tetori, 5 Maji, pushimet e veres, pushimi i madh, shkallet suedeze, kaluci, kilotat, perparset, herbariumet, kallamaret, penat, cantat, dosjet, Fletore me vija ose me kuadrata, librat e mbeshtjelle, Revista Hosteni, Shtepia ne Ishull, Komisar Katani, Dinastija, Dallas, bakllavate, byreku, pitet me gjize ose mish, aranxhata, VAPIK, karamele Zana, futboll me porta hungareze ose “t’vogla” shkopa cingla, botash, me peta, syllet, tethtet, kopacat, zarat, 5katshi, Xingu, Murlani, 500shi, Rrokokoja, tavlla, Burgu, Qyli, shesh beshi, qibiri, me jelekun vija vija/ja ja ja Dudija, Aferdita topallja (Laci), Kartushi, Zhos profesionisti, dy dylym toke, Roza Blanka, Pashako, Punishtja e Pastave, Kodra e kuqe, Materniteti, Xhamlliku, Selita, Lanabregasi, Zallherri, vorri i Bomit, Brari, Baldushku, Sauku, Vreshtat e udheheqjes, Brryli, Ekspozita, Lana, Qyteti nxonsave, shkolla e rezervave, polikumi, Filoqyli, Urithat, zvarraniket (kembesoria), xhenieret, Edukata Morale, historia e PPSH, komardaret, fuciat, Currilat, MZ, Fiat polak etj.

Rrofte ai ven qe na boni kush jemi.

InkuizitoriMoth

Marsel Prusti ka harru venin kryesor:

ke Zogu Zi

xhatani

Marsel Prust me ka magjepsur me Poezine “Mengjesi”…

InkuizitoriMoth

mos eshte kjo:

PERTACI I MENGJESIT

Kur ngrihem nuk di se c’te bej ne mengjes,
Nga endrrat ende s’jam shkundur aq mire.
Ne lagje e kam zili nje kendes,
Ai eshte i zoti dhe merret me punen e pagdhire:
Ia thote nje kenge dhe pulat i ndez.

Po une i shkreti vertitem andej e ketej
Dhe ngathet se koti veshtroj ne pasqyre,
Ne balle me teper te dendura rrudha ze gjej
Dhe rrjepje lekure zbuloj ne fytyre,
ne koke shoh qime te rena, me shume se dje.

Po fjalen e kam, se s’bej dot asgje ne mengjes
dhe sillem - pertac i pandreqshem, i kote -,
Prandaj une e kam aq zili nje kendes,
Se merret me pune e nje kenge ia thote,
Te pakten e zgjon nje lagje dhe pulat i ndez.

xhatani

Jo , poezia fillon.

Ai shtiu Kafen ne filxhan
Shtiu sheqerin ne filxhanin me kafe
Shtiu qumeshtin ne Kafen me sheqer
Dhe e perzjeu ate me lugen e Vogel.

Ai ndezi nje cigare
Dhe beri ca rrathe me tymin e saj
E hodhi hirin ne taketuke
Pa me folur fare
Pa me hedhur asnje veshtrim.

Ai u ngrit dhe vuri kapelen mbi koke
Veshi mushamane sepse binte shi
Dhe u nis neper shiun qe binte
Pa me hedhur asnje veshtrim
Pa me folur fare.

Dhe une
Mbeshtes koken nder duar
Dhe qava.

( Marsel Prust ) Perktheu Robert Zhvarc

InkuizitoriMoth

ke gabu adrese, eshte film i modh Kinostudjo Shqiperia e Re, perkthim i Benonit:

dmth ne Shqiperi palloshat jane dembele, kurse ne France palloshave nuk ju nrefet, prandaj Marsel Prusti poezonte ngambrapa.

Pra tani vetem pulat ndez gjeli gjithanej ne bote.

xhatani

Aha po po.

Nese une jam Vjeshta
Dhe ti Pranvera
Atehere une do te pres…

InkuizitoriMoth

Prit me mire Dimrin, qe duket me i keqi sepse ne fakt eshte me i miri - i Modhi :smiley:

Nuk ka gjëra të këqija, por vetëm një përdorim i keq i gjërave ose, ndryshe, nuk ka gjëra të këqija, por mendime të këqija, veçanërisht qëllime të këqija […] gjërat e mira, si bota dhe mishi, janë shtrembëruar nga një qëllim i keq, i quajtur djall. Por ai nuk mund të bëjë gjëra të këqija; këto mbeten si në ditën e parë të krijimit. Puna e qiellit ishte materiale, ndërtimi i një bote materiale. Puna e ferrit është krejtësisht shpirtërore - Chesterton, ese per Shën Thomas Aquinas.

InkuizitoriMoth

Ti më prit nëse je Pranvera,
njësoj më prit nëse je Vera,
por edhe në qofsh Vjeshta
mbas teje jam në pritë.

Unë jam ai që jam,
nuk iki e as nuk vij,
nuk nisem e nuk mbërrij,
se jam Alfa dhe Omega.

Jam gjithnjë këtu në pritje të vish,
para një gote çaji të vakët,
2-3 gështenja të mbetura nga dje,
mikpritja njësoj sot e dje,
qoshja mbas dere për te lënë çadrën,
zjarri bubulak në oxhak,
lodhja e shtigjeve të ngrirë,
lexohet në kapitullin e II-të faqe 17-të:
“ishte terren i vështirë
dhe vazhdimisht bënte mot i keq”.

Ti je ai që je,
e s’mund të jesh kurrë më vargu:
“jam ai që s’kam qenë,
do jem ai që s’jam”,
mbasi unë të tregoj,
sa xheloze është dëbora e dlirë,
për korbin e zi si ferri,
që i shkel sipër “kurrë më”.

(vazhdon, ne pritje te frymzimt)

xhatani

Transmetimet tona rifillojne neser ne Oren 7 te mengjesit. Ju faleminderit !

InkuizitoriMoth

takim me prinderit ne oren 6-te te darkes.

image

xhatani

Prindi qenka gjyshi prej gjembash.

InkuizitoriMoth

xhatani

Konceptuale ! Urime Mjeshter.

xhatani

Vecse , nuk po kuptoj cfare eshte ajo qenia aty Tek ajo keslhtjelllla prej rere , pulisht , kerric , poni apo kal ne te shkuaren ?..

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

Thone Kali i Trojes se ashtu osht i pune, por duhet te kete qene Pela e Trojes, ndryshe si lindet klyshi i kurves kur dhurata e armikut deperton muret mbrojtes te qytetit?
Patriarkalizmi nuk ka brire! Ose ka brire, sepse me briredash prishet muri rrethues, dhe me brire spermatozoidi deperton ovulin (edhe Marloni me brire deperton epoken ngambrapa).
(lidhur edhe me vjershen e re qe ke prure me titull kompromentues)