Nobeli në mjekësi i jepet japonezit Ohsumi (nuk është nga Berati)

13 postime 2131 shikime 4 tetor 2016 në 05:04 e paradites
bsalaj

Shkencëtari japonez Jeshinori Ohsumi u bë fituesi i çmimit Nobel për mjekësinë, falë punës së tij me qelizat “vetëngrënëse”. Qelizat kur vdesin nuk hidhen poshtë, por zhvishen nga materialet e përdorshme, ashtu si një makine të shkatërruar mund t’i përdoren pjesë të padëmtuara. Ky proces quhet autofagia, nga greqishtja, vetë-ngrënës. Kur autofagia nuk ndodh në nivelin e duhur, kemi plakje të shpejtë, ndërsa kur ky proces i shfrytëzimit të qelizave të vdekura është tepër agresiv, mund të shkaktojë rritje kancerogjene. Por njohja e mirë e ketij procesi mund të na ndihmojë të luftojmë sëmundje si kanceri, alzhaimeri etj.

Këtë javë, çmime edhe për fizikën, kiminë dhe paqen. Javën tjetër shkencat ekonomike…

Manjola_Tirana

Jetnori eshte nga Pronoviku

BeluliXVI

po mire nashi; ky ka marre cmimin nobel si mjek, apo sepse ka hap ekspozite vetjake, si piktor ?

Tirona-4ever

@BeluliXVI I eshte ngrit menja per km nashi. :smile:

vlora

Nese eshte zoteri i vertete, Jeshinori ta ndaje titullin me plakat labe qe thoshin ‘hanksh veten’ =autofagia

BeluliXVI

opo per ate pune, plakat labe meritonin cmimin nobel ne mjeksi me kohe… dhe vetem per faktin se me nje shprehje te vetme, kane spjeguar ne menyren me te thjeshte te mundshme se cfare eshte semundja e “leuçemisë”. … -ku ishe o shejtan, se “ma bere gjakun ujë”.:smiley:

vlora

I pe Belul olimpistet qe kishin hedhur kupa? Po shushunjat qe jane dore me nji per pastrim gjaku? Ja no-të tona te gjitha i dinin

zeqo

Mos eshte pllakaxhi, mua si pllaka me duken.:mag:

Momo

:joy: Sa kam qesh me kete te ekspozites kur pashe foton

Askush_Askushaj

Pse nuk eshte nga Berati? Apo doni te shisni kozmopolitizem.

unikpahapesiraishkurter

oh- sumi… interesant

ada

Do thoshte shkaba pastaj qe jemi rrace e zgjut :stuck_out_tongue:

diago

Mos është nga Skrapari?