14 postime2337 shikime26 nëntor 2019 në 07:32 e paradites
xhatani@xhatani
Ku ti gjej dy pika lot
Te shes shpirt’ e s’i ble dot
Te marr ane te marr mehalla
Te kepus gjithe lule-boret
Nenes t’ja stolis kurore.
Do ti mbjell te koke e varrit
Trendelina me blerime
Do ti behem dege e gjalle
Ta freskoj e te qaj hall.
( Ne kujtim te Lirkes , Nenes sime rrafmet past )
xhatani@xhatani
R.I.P ! Qofte I Xhenetit shpirti I gjithe atyre qe humben Jetet ne menyre tragjike nga termeti. Zoti me ndjefte , qe pa e ditur , por instiktivisht nisa Poezine per Nenen , dhimbje qe u dhjetfishua nga Tragjedia e sotme.
bukur, me pelqeu,
xha tani, ne nendor nuk u takuam dot,
por ne dhjetor, mund te takohemi
xhatani@xhatani
Patjjeter Pjer ! Zaten nuk e kuptoj pse Belshi ne Dhjetor , kur mund te vizitoje Gjinarin qe eshte pothuaj nje distance nga Belshi. Ose pse Jo Gramshin. Por nejse , ti bujrum.
..... ......@InkuizitoriMoth
Dielli ishte mashkull, kurse Hëna femër.
Albert Pike
xhatani@xhatani
Ne jemi femije.
Nga ata qe rrine strukur ne lumturine e dhimbjes se perditdhme.
Kjo shprehje vlen me teper se te gjitha vjershat qe ke botu ne Peshk.
xhatani@xhatani
Faleminderit nga zemra. Ne Shenje respekti dhe mirnjohje , po jua sjelle te plote krejt kte Poezi , qe sdi pse e dua me shume nga gjithe vargjet qe Kam krijuar… Merre I modho.
xhatani@xhatani
Ne jemi femije
Nga ata qe rrine strukur ne lumturine e dhimbjes se perditshme.
Me faqe te cjerra , hunden e kuqe , me floket kacube , me gishtat me gjak.
Ne jemi medites.
Nuk flasim shume , ngaqe jemi te uritur.
Rrime e presim prinderit ne muzg.
Ata kurre nuk na perqafojne , as veten.
Ne jemi femije.
Nga ata femije , qe femijet e tjere I shohin nga lojrat e topave shumengjyresh.
Nuk dime akoma asnje perralle.
Kemi nje vegim te degjuar copa-copa , per hirushen , pinokun , borebardhen dhe harri poter.
Thone se me fillim I vizatojne , pastaj u veshin rroba te bukura , qe me fund ata t’na lumturojne.
Ne jemi femije.
Dhe presim me padurim te zbardhe
Te Lind agimi
Qe me Pas ne te fluturojme
Nder dite te arta.
..... ......@InkuizitoriMoth
shprehja e veçuar merr tjeter vlere si pergjigje e pyetjes time te pare “pse ju artistet …?”. Ndersa ne kontestin e tere poezise i zbehet vlera, e ndoshta ndryshon edhe kuptimi qe i dhash ne fillim.