Mirela para togës së pushkatimit

61 postime 6757 shikime 22 nëntor 2016 në 02:30 e pasdites
bsalaj

E gjej trishtuese, edhe pse, njëherësh, mjaftueshëm qesharake mënyrën sesi është reaguar ndaj vajzës me emrin Mirela Ruko, pas aktit të saj dhe Lëvizjes për Universitetin, ku në shenjë proteste i derdhi Ministres së Arsimit , zonjës Nikolla, një shishe salcë domateje në kokë. Vetëm numri i opinionve që rreken bujshëm e përvuajshëm t’i bëjnë atentat karakterit të Mirelës, e që pluskojnë sonte në atë që kryeministri tani e quan kazan mediatik, tregon sa shumë është prekur sedra qeveritare nga ky gjest. Duket sikur qeverisë i mungon hiri për të reaguar me fisnikëri ndaj një momenti delikat, në vend të elegancës, ka ngurtësim, zemërim dhe hakmarrje.

Opinionistët e shqetësuar nga Mirela kanë folur për organizatën studentore me nëntekste që do t’i përdornim ndërsa flisnim për një grupim terrorist, duke mbjellë fara të një fashizmi mediatik (si fillim) thurur me një angazhim të paprecedent të shtetit ndaj një individi. Të gjithë kundër 20 vjeçares. Sa e pahijshme! Disa vjet më parë, i ndjeri Lirak Bejko protestoi duke u vetëdjegur me benzinë në mes të Tiranës, dhe nuk pati kaq reagim sa ndaj salcës së domates. Hipokrite si tablo, por askush nuk mund ta mohojë se protesta është mjet demokratik. Ajo që nuk është demokratike është mbyllja e gojës, shantazhi, diskriminimi e diskretitimi, dhunimi i privacisë dhe argumentat boshe që ngrejnë ndaj saj. E sulmojnë nga pamja, nga varfëria, nga origjina si BULLIES. E pikturojnë si një përbindësh me brirë dhe bisht. Dhe njerëzia që vështron, vetëm sa pështiroset më shumë.

Më fyeset ndër sulmet janë ato që vijnë nga burokratët e shtetit, që kanë lënë punët për të cilat paguhen për të shkruar e botuar hartime të vajmedetshme të cilat sulmojnë një vajzë të re. Bashkëpuntorët e kryministrit i kanë shpërndarë rrjeteve sociale këto shkrime ku Mirelën e kanë akuzuar për katundare, për zhulëse, për mendjelehtë, vandale të dhunshme, në një valë misogjinie dhe urrejtjeje të bërë “share” më së shumti shi nga zyrat e shtetit. Protesta e Mirelës i ka angazhuar sikur të ishin aparatçikët brohoritës të Kim Jong Unit. Vras mendjen se si do t’i etiketonte Kryeministri Rama këta - siç ka qejf të etiketojë njerëzit me të cilët nuk i puthen mendimet. Sharlatanë është rezervuar për shoqërinë civile. Çingije është përdorur qysh në kohën e Berishës…

Ajo që nuk kuptojnë këta ronxhobonxho të zellshëm është se duke sharë e tallur Mirelën shajnë e tallin mijëra vajza të tjera që identifikohen lehtësisht me të. Duke e sulmuar atë dhe shoqet e saj, vetëm sa thellojnë ndarjen midis tyre si kastë politiko-mediatike me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Si një togë pushkatimi, gjuajnë të gjithë në unison, e nga pas dëgjohet edhe ndonjë krismë vetmitare nga servilizmi i theksuar. Ata nuk kuptojnë se duke reaguar me këtë egërsi vetëm sa i shtojnë tensionet të cilat po vijnë duke u akumuluar në shoqërinë shqiptare. Gjesti, nuk ishte fort i hijshëm, por nuk dëmtoi fizikisht askënd, ndërsa bëri të gjithë të flasin për çështjen; Reformën në Arsim.

Lëvizja për universitetin ka paralajmëruar se incidente të tilla përsëriten e amplifikohen në të ardhmen. Ka edhe më shumë gjasa që kjo të ndodhë tani që reagimi i palës qeveritare rezultoi diçka më lehtësisht e përkufizueshme si një shtrëngim dhëmbësh me hungërimë kërcënuese. Disa me të drejtë i druhen këtij radikalizimi social, por nëse do mendonim se kemi mbërritur këtu për faj të Mirelave, do gënjenim veten. Shqipëria është prej vitesh totalisht e kontrolluar nga influencat e parasë dhe të të pasureve, sidomos të atyre që pasurinë e kanë vënë me zotësi të diskutueshme. Protesta është një pasojë, shkaqet, janë punë të tjetërkujt.

Kësisoj pra, shërbëtorët publikë kanë nisur të shajnë. Lëvizja studentore etiketohet ekstremiste, dhe qëllohet me artikuj gazetash, emisione televizive e statuse, si plumba mediatikë mbi personalitetin e gjithkujt që guxon të guxojë. Sulmi bëhet mbi Mirelën por ai synon të eliminojë studentët si grupim shoqëror. Nuk shkakton shqetësim Mirela, aq sa mungesa e kontrollit mbi grupin studenor. Modeli i rinisë që propozojnë zonjat e zotërinjtë e revoltuar nga revolta është ai i forumeve rinore politike, ku të rinjtë kam parë të tjetërsohen, kolektivizohen, përdoren për aktivitetet e partisë - dhe në fund shpërblehen me punë që s’i bëjnë dot. Siç do të thoshte Adriano: La situazione non è buona - dhe për këtë nuk e kanë fajin studentët.

Në foto: RUN Street Artist.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Fikret

te kam thone Shkabe, msoe naj gjosen,

peshkuikuq

Qeni ku ha, aty dhe leh, ti s’je shkabë por sorrë, o korb që ushqehesh me kërmat që të hedh rilindja e grahmave të fundit. Na thua pa pikën e turpit që Mirela paskësh sulmuar një njeri, duhet ta kesh trurin më të vockël se të rabeckës që shprehesh ashtu[quote=“Shkaba, post:2, topic:892”]
Mirela sulmoi fizikisht nje person, nje individ, per shkak te detyres. Nuk u mor aspak me punen e saj, por u mor me nje individ qe kur ishte sa Mirela, mesonte, nuk rrinte pa mesuar qe ne tetevjecare e te fajesonte boten per deshtimet e saj
[/quote]

Nuk njoh njeri më rëndë nga ‘gjykimet’ që jep …booh

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

vlora

Do bej nje maske flokesh me domate se zonjes goxha i shkelqenin floket te nesermen

Br3dharaku

Nuk ka per te dhene rezultat! Ti harron se ne memedhe cdo produkt ushqimor eshte bio

Flm per shkrimin @bsalaj

Fikret

ju kan dal duresh Shkabe.
Kshu esh kur i ushqen me festat e Pezës.

vlora

Pse Meksika s’i ka bio?:taco::taco:

46and2

O Blendi, nuk besoj se e ke kapur dot thelbin. Mirela eshte viktime e kapacitetit te limituar te Google.

Kur u godit rama me Veze, toga e pushkatimit sic i quan ti, e zgjidhi krejt ndryshe dhe krejt me thjeshte, sespe u gjet shume shpejt nje video ku edhe dikush tjeter ne rumani a ne ukraine ishte goditur me veze. Gjoja rama nuk eshte i pari qe ishte goditur me Veze, normale dmth.
Por per kete me ketchup u rreken e u rreken shtate dite e shtate nete aq sa per pak u bllokua interneti po nuk gjeten dot nje shembull te ngjashem. kjo lloj njolle nuk ishte pare ndonjehere.

Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do
Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!

Albano-id

Shume e peshtire, kish dhe nje replike te Brace mistrecit ne facebook me nje nga antaret e kesaj organizate, dhe ulja e nivelit intelektual dhe arroganca nder kampin anti aksion eshte mbreselenese.
Me teper se sa sulmi ndaj asaj vajze, me e artikuluar dhe e ndergjegjshme ndoshta se sa shumica e parlamentareve, ky aksion sherbeu per te nxjerre pikerisht zbuluar gjithe kasten e instaluar ne drejtim, dhe friken e tyre se tashme ka nje organizim qytetar qe adreson ceshtje realisht themelore, jashte interesave klienteliste te establishmentit drejtues.

Fikret

e kshu kshu muhabeti i salcës joparimore

Pjetermustakuqi

Demokracia funksionon dhe kjo fale kesaj maxhorance. Majft te themi, se lideri i kesaj organizate qe inicion protestat e ksaj natyre eshte brenda sistemit,gje qe ishte e paimagjinueshme ne sistemin e frikes te instaluar nga Berishizmi,ku frika kishte zene vend dhe ne kampin opozitar,jo me tek punonjesit e shtetit. Vajza sulmohet pasi u prek integriteti i nje personi(grua per me teper) dhe pallavrat se s’kishte gje personale nuk hahen,pasi trupi nuk eshte i institucionit,por personal.

zeqo

U paska hy sherri keq kamunistave.:unamused: S’po pi mo uje ajo e ka fajin Berisha nashti.

korriku

pervecse qe nuk dini te prioritarizoni te keqijat ne gjendjen aktuale te shoqerise shq., jeni edhe burracaker

46and2

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

machitewa

Ky nuk e mori me veten kurre nga skuqja.
VV ne aksion (Shkurt 2011): “Turp cka i keni bo universitetit t’Prishtines”

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

machitewa

“Studim Kritike Veprim” eshte organizate studentore ne radhe te pare. VV ka mbeshtetur aksionet e tyre.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

machitewa

Mirë.

Keshtu e nisi:

Keshtu e bitisi:

Vlonjat

Per beqriat e qiverise qe kerkojne ndonje skenar:
Mirela si vajze fshati injorante me pesa qe ne gjimnaz kishte shume uri ate dite. Por djalli me emrin…“S…i” i fryu ne vesh! Mireeeel…Mireeeel… e di qe te ka marr uria. Te piramida po jepet ushqim falas. Ne reshtin e pare ke nje pjate me makarona. Na… merre kete shishe me ketchup se nuk shtyhen, jane pa gjalp, pa yndyre. Dhe Mirela pesanjose budallaqe bullafiqe nga fshati u nis e urritur drejt tasit me makarona ne rreshtin e pare te piramida. The rest is history.
Skenarin e keni falas por vetem per perdorim te mrençem per kllufa shume perdorimesh.

Mimoza_llastica

Po mire nuk kish menyre tjeter proteste pervec salces?? Se mund te kish te drejte kjo vajze po ne momentin qe derdh ate salce ashtu ne ate far menyre e humb respektin. Se per cdo padrejtesi qe u behen njerezve e te dalin te gjithe me salce ne dore… Ca u be deti salce atje?? Nuk e di c’reforme tamam kundershtojne keto, diku lexova kjo donte te vazhdonte masterin. Po master qyl Nuk ka askund.

zeqo

Moza, prit se ka dhe majoneze, qe ti lash leshte disa here e mos te te shqitet😀

anon63896856

Master qyl a jo qyl, reforma s’hoqi qylllekun qe te duan ta rivene keta.

anon63896856

Shkrime te ketij lloji kam lexuar pak keto dite; tregon qarte qe studentet andej nuk vleresohen si e ardhmja. Nese ka pasur ndonje atentat eshte ndaj statusit te studentit.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

zeqo

Po pse benit te kundereten e ketyre qe thua kur ishit ne opozite? Apo partia ime gjithmon ka te drejte!?

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Pjetermustakuqi

Nje drejtor e ekspozite guxoi dhe ekspozoi ca pune te Edvin Kristaqit,dhe e fshine nga ai ven pune te nesermen. Imagjino ca ktunarie ka mbizotru. Po te guxohej me gjujt Berishen me veze,perfunojshe ke mali me gropa si qemoti. Edhe ne parlament ku bahet lufta politike,po te thoje naj gja kunder tij,te nxirrte Zhozi per zhelesh perjashta.
Gzojuni lirise qe ju prume mr derra!
Situata nan kontroll. S’ka ven per panik.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

zeqo

ashtu te vuajne, ate duan, mua per vete sme rruhet fare se nuk jetoj aty, thjesht tall carin me ca si ty.:grinning:

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

gjembi

@Shkaba ashtu eshte. Pavaresisht se kane gati 2 vjet qe protestojne kundra institucionit. Cudi se ti je shume i shkathet per te gjetur informacion ne google, ose live leaks.

https://www.google.com/search?q=levizja+kunder+reformave+te+universitetit&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwibs_vV2r3QAhVT1GMKHXqLCU4Q_AUICCgB&biw=1920&bih=946

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

gjembi

Kush eshte ky marksisti zhizhekian? Albano?

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Fikret

ej po si kishte lone koqen e namit sot me. ja kishte vu yllin shqiponjes dykrenare :smile:

zeqo

Kush mo!?..

Fikret

Ai patetiku

zeqo

Ay!?..mo?

Whitesnake

postimi cvendoset…

Whitesnake

postimi cvendoset…

Tirondon

E lagu bishtin dhelpra tek kalonte lumin - tha nje pal shokesh qe skishin cfare te benin tek sa sodisnin kush kalonte aty reth e rotull. Jo jo jo tha pala tjeter ! E keshtu ky avaz vazhdoi per vite e vite me radhe, deri sa u lodhen e u plaken me e lagu nuk e lagu bishtin dhelpra ! Po mos t kishte qene salca dhe Mirela ti nuk do kishe shkruar ghithe kete gazete!

Tirondon

Me laps ne dore, pret kujt t ja futi, per ideal te Partise !

Tirondon

Ke marr per siper nje Barr te rend ate te karrieres per te rrezuar “kasten drejtuese” e per te krijuar nje kaste tjeter!

Tirondon

*Autobuzi shkon kudo , emrin tim e mban mbi shpin, ja Mirela thote kushdo paska ber sot nje gabim ! Mirela u be e famshme skishte si te ndodhte me mire reklamimi I nje grupi te manipuluar per trubullira pa asnje alternative konkret ose nje rruge te mesme se dhuna qofte edhe me salce pjell dhune ose turli me patllixhana, patate domate kastraveca ect

juli

Ky Shkaba qeka henri cili mduket

Asterisku

Personalisht jam kunder mediatizimit te tepruar te aktit te nje Mirele qe per hir te se vertetes gjasat jane te kete vepruar thjesht si “ushtare” dhe jo si studente e kenduar dhe e mencur por e inatosur me politikat e ministres. Mirela e arriti kulmin e vet qe me gjasa nuk e arrinte dot me studim apo pune dhe per kete duhet te jete e lumtur (ose jo(?)). Reforma, mesa di une ka vrima sa te duash ku mund te ngecesh “grepin” e pastaj te nxjerresh “molotovet” me salce.

Gjithsesi reagimi mediatik me le te kuptoj:

  1. Gazetaret e establishmentit jane teresisht te frikesuar prej revoltave populllore qe fillojne edhe nga shishja e salces por qe ne nje ambient tjeter pak me te ndezur do te kishte ndryshuar ne shishe me permbajtje te tjera.
  2. Aq shume dhe thelle shkon frika sa nuk kane as cipe e as turp kur thone qe protesta nuk vlen se vjen nga nje Mirele 5-njose. E pastaj? Pse shumica e heronjve te popullit tone (apo dhe ata te popujve te tjere) kane qene me doktoratura e me bibloteka me mijra librash ne shtepi? Jo or miq jo, se te shkolluarit e te tjeret i kane bere naften ministres e kryekaravanarit (perfshie dhe vajzen e ministres me sa degjoj). Jane Mirelat qe vihen ne rreshtin e pare te kauzave thjesht se nuk kane cfare humbin, dhe po qe se kauza eshte e drejte behen dhe “heronj” (sic edhe po behet Mirela per nje pjese te studenteve ekselente dhe me te mire se ajo qe kerkojne me te drejte te drejtat e tyre).
  3. Per tu kthyer tek frika e pushtetit dhe mediat e kazanit: Kazani qe permend kryekarvanari ndryshon vetem forme dhe permbatje. Faktet tregojne qe per te tjerat eshte i njejti nga te dyja krahet.
Asterisku

Po dhe jo!

Shkablloret jane Naim Cila sepse: (1) I lepihen pushtetit. (2) Gjejne argumente dhe ne vrime te … ariut (ose vikiliks sipas rastit) per te mbeshtetur veprimet/mosveprimet e pushtetit. (3) Sulmojne me jarge kedo qe eshte kritik me pushtetin. dhe (4) Per shkak te atyre qe thone behen qenie te urryera e te keqtrajtuara nga shumica e shendetshme e shoqerise (dhe si rrjedhim kjo ja shton me shume mjerimin e inatin per te vepruar edhe me fort sipas pikave 1-3).

Shkablloret nuk jane Naim Cila pasi ne dallim nga Naim Cilat thjesht marrin nje pagese per koment apo nje vend pune ne nje kapanon me kompjuter perpara. Gjithsesi kjo nuk i ben te mos shpresojne q e te dalin nje dite ne kolltukun e bardhe te qerosit me shkop ne dore per te shperndare brockullat e tyre ne te gjithe hapesiren shqipfolese.

Ingeborg

Rrezik Mirela marksiste nuk do mund te studionte fare ne kohe te komunizmit. Universiteti ishte gati privilegj ne atehere e xhaxhi nuk te fuste pa mesatare te mire.

Cecua

Ta lej ket kanocen ketu iher. Hap myll syte, erdha. Si me poshte iher per iher.

Br3dharaku

Henri Cili nuk shef ca bejne komshinjt jevgj, mos te flasim kot tani

varik

Te kete tru mirela, kerkon azil ne usa. Ajo u be e famshme, per mire a per keq pak rendesi ka.
Tani ajo mund te hap parti, levizja, ojq, pjq, vkqjr, ca te doje.
Do ti dridhet bytha ministrave kur te degjojne fjalen mirela.

gjembi

Rent or rent rent e u thuaj
nga studentja mos u ruaj
se betejen e fituat
fakultetin perdhunuat.
Rent or rent!
Rent more spurdhjak!

Thuaj qe ishte nga fshati.
Bertit se te rritet shtati.
Thuaj qe nuk kishte leke
madje nuk kishte as breke.
Shaj, shpif, ndyj
peshtyj more spurdhjak!

Thuaj qe gjete deftesen
dhe ne te ti gjete pesen
permbi pese u zmadhove
çoç arrite çoç mesove
Krenar
O ar spurdhjak!

Rent or rent se te erdhi dita
rren me ty edhe lindita
lindita edhe keçapi
bashke me ju edhe çekapi
te gjithe tok
zoter mbi kete toke
or spurdhjak.

Kap nje dege prej dafine
si te jesh pe Athine
here ne breg e here pa brek
bytha token as ta prek
hip e zbrit
ne maqine, more spurdhjak.

Ke nje plage, po s’e the
gjaku pik pikon perdhe
do qe ti te jesh i pari
do qe mbare te marre ari
flamur gjak
kuqo ore spurdhjak.

Tu tha gryka po s’te pihet
te ha karrigia dhe s’te rrihet
se mileti ty te pret
vrer te vjellesh mbi qytet.
Vrer dhe tmerr
tmerr ore spurdhjak!

Ja, arrive, ua the:
Ç’gas e ç’helm qe kjo myzhde!
“E poshteruam!”, brohorite
Dhe për tok’ u-përpëlite;
Vdiq or vdiqe nje pasdite!
hero, or Spurdhjak!

Rent kudo, dyke bërtitur,
Nëpër shekuj i goditur,
Se te vegjlit shtrijne viganin
Dhe ne kembe e mbajne tiranin
shtriji kembet mbi jorganin
bashke me shok
Tok, or Spurdhjak!

Fan Noli per rilindasit e rinj

peshkuikuq

Fantastike…Maskarenjtë nuk kanë kohë, nuk kanë fe, flamur e as atdhe…