Metafizikë e metafizikës (Pjesë e katërt; kujto qenin, bëj gati nusepashkën!)

64 postime 5747 shikime 17 dhjetor 2017 në 03:01 e paradites
InkuizitoriMoth

Nusepashke fluturo,
se të erdhi burri,
burri nga fshati,
nusja nga Berati.
(refren i hershëm fëmijnie)

Endërroj që pikturoj, e më pas pikturoj ëndrrën time - Van Gog

-----------------------------------------------------------------------------------------------

-Sa nervoz që je sot!

-Nga e kupton ti që jam nervoz sot!? - thashë turivarë.

-Qoftë nga kjo lloj përgjigje.

-E nga çfar tjetër?

-S’ka nevojë për tjetër.

-Nuk është ndryshe përgjigja jote.

-S’ka si të jetë ndryshe përgjigja ime si refleks i përgjigjes tënde.

-E si të mos jesh nervoz, makina e re, gjith ato pare dhe nuk i gjendet karari kondicionerit, ose xhami vishet me avull, ose hyn brënda në kabinë tymi i skapamentos së makinës që ke përpara. Makina e vjetër nuk bënte kësi numra, e kish zgjidh ndryshe problemin. Tani thith tym, thith se të bën mirë, gjaku mbush tumllas me hidrokarbure. 18.000 euro helm!

-Ndoshta s’di ti me i lujt tamom mrrokllat e ventilatorit dhe kondicionerit. Edhe tani nuk po di se çfar je tu bo duke shtyp rraka-zhdraka butonat. Ka një logjikë kur çvendosen pozicionet e mrokllave që lidhen me njëra tjetrën. Nuk bëhen punët me tentativa histerike kot me kot si bën ti, xhirò tafti-bafti mrokllën nga poshtë lart në tavan me shpresë se del gjë rastësisht.

-Si rastësisht, pse rastësisht? Pse në taracë?

-Kush tha në taracë? Thash në tavan, në taracë po thu ti!

-E ç’u pa në taracë apo tavan? E njëjta gjë është, soleta e betonit parë nga poshtë quhet tavan, e parë nga sipër quhet taracë.

-Hë jepi tani profesor, çliroju nga nervozizmi me metafizikën e betonit sipas Niçes: nuk ekziston betoni, por ekziston interpretimi i betonit sipër taracës dhe poshtë tavanit!

-Ahahaha, tani vërtet u çlirova. Kaq ishte, tani pothuajse me kaloi. Më fal, ndjesë se ashtu osht i punë! Pastaj ti e di, të kam thënë që po kaloj fazën më të vështirë të jetës sime. Pa krahasim me të tjera halle më parë, kurrë i parë një sulm i tillë; janë tamam një bandë kriminelash xhentile të veshur me sqimë firmato - buzëqesha më në fund i cfilitur.

-E di, e di, por di edhe që Niçja ka thënë se është ndryshe të dish për tjetrin nga poshtë tavanit, dhe ndryshe ta provosh vetë mbi lëkurë sipër taracës - nxorri gjuhën si çapkëne.

-Shiko të them pse më kaloi. Sei veramente brava, me taracën që u bëre shkak të futet në muhabet fare rastësisht - në fakt do të shoç se rastësisht i thënçin - më kujtove ëndrrën që pashë dje natën. Eshtë një ëndërr standard që e shoh herë pas here kur jam në hall të madh dhe më duhet detyrimisht të bëj zgjedhje radikale për jetë a vdekje. Eshtë shumë domethënëse si ëndërr, në rini e shihja shumë më shpesh, më pas disi më rallë. Sikur ndodhesha në taracë të pallatit katërkatsh të kohës së komunizmit. Atëbotë taracat ndërtoheshin pa bordurë mbrojtëse, pra tmerri i rënies në humnerë ishte gjithnjë i pranishëm që kur ngrije qepenin e vrimës katërkëndëshe mbi tavanin e hyrjes të katit të katërt të pallatit dhe nxirrje kokën në hapësirë me një ushtrim të vështirë gjimnastikor që kërkonte muskuj barku dhe abdominale të zhvilluar, rrakapjekthi mbi një shkallë druri të lëvizëshmë. Pra jo çdokush mund të ngjitej në taracë, dhe ngjitja bëhej për arsye pune, jo qefi (rasti më i rëndomtë: ndreqja e antenës së televizorit). Por me tu ngjitur, gjithçka dukej krejt ndryshe mbi taracë, ngaqë ndryshonte perspektiva e pamjes dhe shqisat fuqizoheshin skajshëm prej frikës së humnerës katërkatëshe dhe gjimnastikës rraskapitëse përgjatë ngjitjes në shkallë druri muratori që lëkundeshin rrezikshëm. Mali i Dajtit dukej shum më i madh si siluetë, deri i frikshëm, sikur të ishte Xhomolunga, ose përdorur figura letrare e rëndomtë: “si dinozaur i fjetur”; Tirana ngjante si rrafsh i pafund betoni gri ku mbinin antena televizive si bimë futuriste me ndriçim mat zinku dhe alumini; qielli dukej më i afërt, më i pranishëm dhe më konkret - megjithse më i lartë - dhe i kaltërt ndryshe, si qiell deti. Deri edhe zhurmat dëgjoheshin ndryshe: rrokopuja e kalamajve të lagjes në lojë e sipër (gjë që tani të merr malli ta dëgjosh në vetminë e Perëndimit), bërtima ankimtare e ndonjë mamaje përkulur kokëposhtë ballkonit, rrapëllima e gomave të autobuzëve dhe Skodave me turi etj, të gjitha zhurma më të gjalla, më uturitëse, më të drejtpërdrejta, më pa jehonë, se të dëgjuara poshtë mbi tokë. Madje edhe aromat vinin ndryshe, mbizotëronte era e athët e blozës së oxhakëve që të shponte hundët. Pra gjithçka përreth, megjithse e njëjtë (e ç’janë katër kate lartësi?), dukej sureale si në ëndërr. E parë e gjithë kjo në ëndërr, siç edhe e pashë, i bie të jetë dyfish ëndërr, si një ëndërr në ëndërr, e megjithkëtë shumë reale, shumë më reale se realiteti, një realitet që shkakton dhimbje gërryese si esencë koncentrat i reales. Kjo ndjesi e qenies mbi taracë është kuintesenca e Tiranës, është Tirana shpirtërore, Tirana e botës tjetër; Tirana, di notte penso a te.

Si në versionet e hershme të kësaj ëndrre, edhe kësaj here ishte i pranishëm absurdi i pamundësisë së kthimit mbrapsht për të zbritur nga isha ngjitur. Nuk ekzistonte mundësi tjetër, më duhej detyrimisht të hidhesha poshtë në honin e frikshëm dhe njëkohësisht tmerrsisht joshës, si rëndom ndjesia skizofrene para humnerës: njëkohësisht tërheqje dhe largim. Nuk më mbetej rrugë tjetër. Por kësaj radhe, ndryshe nga herët e tjera, ndjenja fatale e pamundësisë së kthimit nuk ishte vetëm personale. Pranë kisha një figurë feminile me pamje krejt të rëndomtë, jo vetëm pa sharm, por pothuajse pa seksualitet (në kuptimin që nuk joshte si femer, por jo se i mungonte gracia, hiri femëror), e cila më thoshte në mënyrë neutrale duke treguar humnerën me qetësi: “Të duhet të zbresësh”. Ka rëndësi të theksohet fakti që thoshte “zbresësh”, dhe jo “hidhesh”, siç vetë mendoja dhe ndjenja. Kusuri i ëndrrës është tëpkë si në rastet e tjera ndodhur më parë: hidhem në humnerë me pritshmërinë e një fundi të tmerrshëm i zgërlaqur mbi asfalt si domate, dhe ndërkohë që bie, e sa më teper bie, aq më tepër rënia shndërrohet gradualisht në ulje e butë, derisa prekja finale me tokën është përkundrazi: një ngritje në mungesë totale gravitacioni, lehtësia e papërballueshme e qënies, lumturia e përmbushjes të çfarë pa tjetër duhet bërë, dhe lehtësisht bërë natyrshëm pa frikë. Me fjalë të tjera, lumturia origjinale parazanafillore, urtësia hyjnore që rreziku nuk ekziston, përveç si shpikje djallëzore dhe njerëzore e sajuar mbas Rënies. Rënia zanafillore që kemi brënda nesh - honi që njëkohësisht tmerron dhe josh, largon dhe njëkohësisht afron - krijon artificialisht rreziqe dhe vështirsi të paqena. Madje, pse jo, krijon edhe vështirsitë e qena. Ose të paktën i ndjell ato.

Por durim se ka dhe më.

-Meqë je femër, dhe situatën e sheh nga jasht duke e kontrolluar më mirë se kush e pëson, si shpjegohet misteri i neutralitetit të figurës të gruas çfardo në ëndërr?

-S’ka asnjë mister, ky është informacioni më i vërtetë dhe më i bukur që përcjell kjo ëndërr. Gruaja e ëndrrës simbolizon natyrën femrore të Zotit që thjeshtë këshillon, ngushëllon dhe lartëson pa qenë nevoja të joshë me bukurinë eros-thanatos të madonave rinashimentale, dmth pa qenë nevoja për konflikt, pra koncepti origjinal femror i gruas, motrës dhe mikes, jo i dashnores. Stop, ndalu këtu, ja një vënd bosh për parkim. Ha ha, ndodhemi bash tek Piazza Beatrice, sa ja lu qeveria dhe femra poetit mor aman! Nxito se jemi vonë, takimi tani do ketë filluar.

Përplas bam bam portat e makinës, mbërthe kapotat duke u dridh nga era e ftohtë, hukat firomën e ngrohtë mbi gishtat e marrdhur, me nxitim drejt sallës së takimit. Hyjmë në sallë, “njateta, njateta” të njohurve shpërndarë sa andej këndej, gjejmë vënd aty nga fundi. Nga avulli i kondensuar në xhamat e syzeve, figura e një gruaje mbi katedër duket paksa turbull për të kuptuar se cila është. Mbas pak lentet kullohen dhe shoh se titulli i temës në ekran është Sollevare, e ilustruar jo pa qëllim nga një video-këngë me titull pothuaj homonim. U ngashnjeva, sytë njomen, pamja turbullohet përsëri, por me siguri gruaja referente do jetë bash ajo e ëndrrës. Kjo është pak si tepër.

--------------------------------------------------

pjesën e mëparshme e gjeni këtu, rekomandohet leximi ose rileximi për të kuptuar si duhet idenë e tregimit

Pjetermustakuqi

Tiku, i fundmi i Moikaneve. I vetmi qe vazhdon te sjellesh gjera te kendshme,ktu ne murin e lagjes tone. Gjynah qe s’ka bashkbisedim,ose ka shume pak,ktu ne prurjet e tuaja.

InkuizitoriMoth

ja kisha premtu @Xixa-g dhe @Aquamarine:

---------------------------------------------

Siç kam thene edhe here te tjera, nuk ka situate komplet te keqe ose komplet te mire, edhe ne situaten me te keqe (psh ne tarace pa kthim) mund te gjesh diçka te mire qe i mungon situates me te mire.

Imagjino te marre pjese ne diskutim ACDC duke thene: mos i beso femres ne tarace se te merr paret!:smile:

Dranja

Rrugës ku shkoj përditë ka një pjesë që sheh përmes pyllit anën tjetër të qytetit, me kisha e ndërtesa të vjetra, lumin etj. Gjithmonë i hedh një sy, pasi pamja ndryshon shpesh tani në vjeshtë: gjethet bien, komunalja pret degët e ngjyrat ndryshojnë. Një ditë, për një arsye të panjohur, një stol tre metra i lartë ishte në dispozicion për tu ulur. Meqë isha e ngeshme, u ngjita der në majë dhe u ula. M’u mor fryma nga pamja e akoma s’e kam marrë veten.

Në lidhje me aromën e madlenës te à la recherche du temps perdu , më bëhet se janë pikërisht madlenat e Prustit që na largojnë nga të vërtetat që kemi përbënda, sepse ne vazhdojmë ti kërkojmë poshtë e lart erërat e qofteve, të specave që skuqen në verë, mbjellim ullinj në ballkon në vendet skandinave, importojmë gjela deti klandestinçe, kërkojmë që të na shijojnë njëlloj si ato të fëmijërisë dhe shtëpisë, por ja që nuk ndodh kështu dhe trishtohemi… por ndoshta është pjesë e rrugës.

InkuizitoriMoth

Meqe video qe kisha vene ktu eshte pa kuptim jasht kontestit sepse nuk jane me komentet idiote, e zevendesoj me nje kenge tjeter te Elizes per te pershendet miken psikedelike te blogut @Aquamarine:

https://www.youtube.com/watch?v=N_2YAzYkS1w

Vlonjat

Tiku shume interesant pershkrimi i endrres. Kam patur nje shok ne Shqiperi qe kishte te njejtin makth kur ishte i vogel. Sa here qe ngjiteshim ne tarracat e pallateve ishte i vetmi qe rrinte ngjit mbas murit te strehes. Behej i bardhe dhe mbante syte mbyll ngaqe nuk donte te shihte se ishte ne tarrace. Kur e takova para ca viteve ( po kujtonim kohen kur ishim femije) dhe po beja shaka me ankthin e tij feminor me tha qe tani po i ndodhte e kunderta. Tani sa here qe ishte ne lartesi ( ballkone, dritare, shkrepa etj) e kap nje deshire e pa kontrolluar per tu hedhur ne ajer. Kam seriozisht frike me tha se ndoshta ndonje dite mund te bej te paberen. Tani qe lexova dhe mesiper çfare ke shkruar duket qe qenka me e perhapur. Interesant.

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

vlonjat, se tani nuk kam shum kohe, por enderrimi i renies dhe fluturimit jane ndoshta me te zakonshmet dhe me te perhapurat nder njerezi:

https://www.google.it/search?hl=en&ei=paY3WuOPA4vfUeDBnoAD&q=interpretation+dream+fall&oq=interpretation+dream+fall&gs_l=psy-ab.3...5231.62047.0.63318.0.0.0.0.0.0.0.0..0.0…0…1c.1.64.psy-ab…0.0.0…0.UQBg2tSdN88

https://www.google.it/search?hl=en&q=what+do+flying+dreams+mean&sa=X&ved=0ahUKEwju9K2mvZPYAhWLQBQKHZZqC0UQ1QIInAEoAw&biw=1745&bih=863

anon63896856

Endrra me e bukur qe kam pare ndonjehere ka perfshire renien nga nje situate rreziku ne ajer per t’u shpetuar ne det nga nje tufe delfinesh. Nuk kam pare ndonjehere delfin ne realitet, por gjithcka e perjetoja si reale: lekuren, tingujt qe nxirrnin, notin, lojerat me to. Me friken/frikerat bashkejetojne edhe rezurset tona per sherim e force. Keshtu te pakten e kuptoj une.

InkuizitoriMoth

zhardin Faja vdiq se ra prej fiku ne realitet, jo ne enderr, eshte i vdekur se osht me depresion ngambrapanatal:

e ra Faja prej fiku
e nuk e zu dekiku,
jarinani hopa
Faja ra te gropa
(ra ke ai veni)

InkuizitoriMoth

ja nje ilustrim tjeter i idese ne stil politik (te bej edhe un nje koment politik si idjotet felore te blogut):

InkuizitoriMoth

zhardin, meqe un i pergjigjem pyetjeve te tua, pergjigju edhe ti pyetjeve te mia:

Pourquoi dit-on TOMBER amoureux, pourquoi ne pas s’élever amoureux?

(do te kete edhe pyetje te tjera me te rrezikeshme)

anon63896856

Nuk e di kur ka filluar te perdoret si metafore dhe te leksikalizohet, por hamendesimi im eshte qe ka te beje me humbjen e kontrollit. Ngjashem perdoret edhe termi “te biesh i/e semure”. Sic duket funksionokemi fizikisht dhe ndergjegjshmerisht sipas ligjit te gravitetit.

Pse jo te ngritesh ne dashuri? Pse jo?! Metaforikisht mund te perfaqesoje kur nje lidhje ka arritur maturitet te mjaftueshem ku partneret jane bashke nen çadren e dashurise, per dashurine, dhe jo te kuvenduar nga terheqja e pavullnetshme.

Pse me pyet tiku?

InkuizitoriMoth

e pra nuk ekziston te ngrihesh ne dashuri, por ekziston çuditerisht ne shume gjuhe njesoj “renie”. Ja psh ne tre gjuhe te njohura:

shqip - ra ne dashuri

anglisht - fall in love

frengjisht - tomber amoureux

spanjolle - caer enamorado

Te jete rastesi?

Te jete rastesi qe “rastesi” e ka rrenjen “ra”?

fjala “caso” ne italisht rrjedh nga latinishtja “casum”, qe eshte rrenje e “caduta” ose " accadimento”. Te njejtin kuptim ka ne latinisht “cadentia”, ne italisht “cadenza”, “cheance” ne frengjisht, “chance” ne anglisht.

Jo rastesist zhardina behet Ra-sta qe ka Ra ne depresion.:stuck_out_tongue:

InkuizitoriMoth

zhardin, nje pyetje tjeter:

Si shpjegohet lidhja midis renies ne dashuri = tomber amoureux dhe varr = tombe, tombeau?

Apo shpjegohet me lidhjen eros thanatos qe ti nuk e pranon?

Kshu shpjegohet edhe me ra e vdekur ne varrin e dashurise se depresionit ngambrapanatal?, te cilen edhe kete nuk e pranon, megjithse kerkon ta shpjegoj une?

InkuizitoriMoth

zhardin, ne vazhdim pyetja:

Pse valle thuhet i “ra me dore”? ose, i “ra me themer”? (per ndonje femer)

Pse valle thuhet: “ra therror”? ose “ra ne lufte”?

Pse valle thuhet erotikisht “i kom ra asaj femnes”?

InkuizitoriMoth

zhardin, ose Ra-sta, mos valle ra-stesisht nje refren i lashte femijnor tingellon keshtu:

rash, pash, vagin grash!

(vagin e them per delikatese, se ne origjinal eshte shqeto)

Arban

Gabim. Sapo kerkova per kete qe the dhe gjeta per shembull, qe ne kinezce i thenkan pikerisht… si i bie, “ngjitem” ose “hipi ne dashuri”. Ndersa i/e dashuruar, pra in love, eshte “ne mes te dashurise”, as siper, as poshte.

Nejse, ja nje dy linqe per ate pse themi bie ne dashuri

https://www.quora.com/Why-do-we-fall-in-love-and-not-rise-in-love

InkuizitoriMoth

edhe ti biri im po i gjen gabime t’Mothit?

i Mothi te ka mesuar ty dhe popullit tend Teorine Dyfelore, qe ne kete rast do te thote se edhe koncepti i dashurise eshte dyfelor, dmth mban ne vete potencialisht renien poshte ne ferr dhe lartesimin lart ne mbreterine e qiejve. Konkretisht kinezçja dhe nje dyzine tjeter gjuhesh deshmon per felen e lartesimit, ekzistojne me shume se nje dyzine gjuhe qe deshmojne si shqipja, frengjishtja, anglishtja, spanjishtja per felen e renies ne kake.

Sidoqofte te falenderoj per dy linqet, sepse midis i dor muhabetesh sentimentale me dashni si te zhardines, gjeta edhe gjera shum interesantee:

In Thai language, we have a similar expression, which can be literally translated as fall-hole-love. The word hole is used in a sense of a trap, so it might be translated into English as to fall into a love trap, which is quite close to to fall in love too. – Damkerng T. Nov 23 '13 at 14:15

e ra Faja prej fiku
e nuk e zu dekiku,
jarinani hopa
Faja ra te gropa (fall-hole-love) :grinning:

If we are going to use or rather hit at the eros/agape (or amor/caritas) distinction au Lewis’ The Four Loves, we should note that for the Greeks, erotic passion was a Bad Thing. Destructive obsession, madness. The idea that erotic obsession was a Good Thing came in with the 12th-century troubadours, possibly borrowing, via Spain, from the 9th-century Iraqis. They thought it “ennobled” you, even or especially if you couldn’t have the lady. If you ask me, that ennoblement plus three euros will get you a cup of coffee, but then, nobody does. – David Pugh Apr 26 '15 at 9:06

It might have to do with a certain medieval European tradition (specifically, the Troubadours) that portrayed love as being like an illness - something that overcomes your normal moral priorities and reasoning.
So the language for that condition is similar to the language for illness - we “fall ill”, and we “fall in love”.
You can see this parallel in other phrases too - when someone suddenly falls in love we might say that they are “stricken” or “smitten”, both ways we might describe them becoming ill (e.g. “he was stricken with the pox”).

InkuizitoriMoth

por mo i modhi koment eshte:

Carl Jimenez
Answered May 10, 2016

Because we rush to sex before maturity. There are, unfortunately, babies making babies, thus, we revert to Adam & Eve. Had Adam & Eve waited 'till maturity, rather than rush to sex before maturity, they would have “risen” in love rather than “fallen” in love. Notice the leaves, in the legend of Adam & Eve covering their genitals: thus denoting the “first” sin. When a 12-year old gets pregnant, nothing but chaos will arise of the relationship, i.e., she & he, have fallen in love.

Submitted by Carl Jimenez. (917) 294-1255. P.O. Box 492, New York, N.Y. 10113

gets pregnant ne anglisht thuhet edhe fall pregnant, po njesoj ne frengjisht thuhet tomber enceinte (tomber malade, tomber amoureux)

InkuizitoriMoth

@Manjola_Tirana arkepellazgu, na thuj ene ti nonji gjo per kte punen e te “ra”-mes n’tarac t’pallatit, se zhardina nuk po na thot gjo!

InkuizitoriMoth

Arban

E mire, kot tashti. E kisha me ate qe the, qe nuk ekziston shprehja/koncepti “te ngrihesh ne dashuri”, por vetem te biesh.

InkuizitoriMoth

Formalisht ke te drejte, por e verteta dhe e drejta nuk jane vetem formale, jane edhe reale, ne kontest. Dhe mundimi im konsistonte te deshmoja çfar ndodh ne realitetin e reales, pavarsisht çfar ndodh ne realitetin e gjuhes postbabelike. Konkretisht, nese ne gjuhen ngambrapababelike ruhet dyfeloriteti i konceptit te dashurise origjinale (si shprese per te ardhmen), realiteti eshte njefelor, dashuria ne realitetin e reales eshte vetem nje, eshte dashuri vetem e rene, pra nuk ka asnje shprese ne realitet (po te mos quajme realitet endrrat me tarace dhe çfar ndiodh rastesisht). Ndryshe nuk do te ekzistonte tragjedia, dmth nuk do te ekzistonte arti, Helena, Antigone, madam Bovari, Ana Karenina, Zhardina etj.

Per te ilustruar kete te vertete reale te dashurise se rene ju drejtova gabimisht vetem njeres fele te magazines se gjuhes, me qellim propogandistik per te bombarduar zhardinen dhe zhardinieret qe propogandojne dashurine e rene tragjike kaotike pa rregulla si ilaçin shpetimtar, por qe ne fakt eshte helmi infernal.

Ti me te drejte gjete gabimin tim propogandistik, dhe ne plan te fundit me bere nder, sepse ne kete menyre un mund te korigjoj gabimin duke dhene pesazhin me te plote, siç po bej, dhe ndoshta ne te ardhmen do ta bej me nje shkrim propogandistik me te zgjeruar se nje koment jopropogandistik :stuck_out_tongue:

InkuizitoriMoth

@Arban, ktu ke nje ilustrim te idese e te rames ne rusisht, esiste uno solo amore, quella della zhardina crocifissa dall’amore :stuck_out_tongue::

https://youtu.be/HjIYyaASCcQ?t=252

Aquamarine

Me kujtove nje mama qe cdo mbremje ne oren 8 therriste te birin nga ballkoni: “Redi mër mizerje!”

Pershkrimi i Tiranes, koncentrat nostalgjie, endrra kundermon nga avujt roze te nostalgjise, gje qe me ben t’i rikthehem duke e lexuar 1 here, 2 here, disa here pasi percjell nje ndjesi shume te kendshme.
Mbyllja, a sa e bukur fjalia e fundit, si ato endrrat qe nderpriten ne momentin kulmor, por qe po te vazhdonin me tej s’do ishin kaq magjike.
Sa i perket fenomenit, ende s’e di se cfare ingranazhesh te brendshem na bejne te parandjejme permes endrrave c’do na sjelle e nesermja, personalisht iu besoj sepse me kane dale ne realitet, dhe vazhdo te shikoj, i regjistroj ne memorie dhe perpiqem te ndihmoj veten ne realitet permes tyre edhe pse ne te shumten e rasteve endrrat jane me te zgjuara se une dhe me surprizojne ne realitet.

InkuizitoriMoth

As un nuk jam shum i sigurte per mekanizmin e endrrave, megjithse kam lexuar shume dhe jam shum i interesuar per endrrat. Por si duket pikerisht leximi i shpjegimeve moderne psikologjike me inkonshin si faktor kryesor i enderrimit eshte shkak i konfuzionit. Akoma nuk di, dhe besoj asnjeri nuk di mire çeshte inkonshi apo subkonshi. Perfshire edhe Frojdin dhe Jungun.

Kam nje ide qe akoma nuk me eshte kthyer ne bindje qe subkonshi eshte ndikimi nga bota tjeter, ndikimi i botes se pertejme. Te lashtet besonin se gjate gjumit shpirti braktis trupin dhe endet ne boten tjeter, prandaj nuk preferonin zgjimin e dhunshem. Endrrat jane ditari i bordit te ketyre endjeve pertej kohes dhe hapsires. Kjo me duket me e sakte si aksiome, se te gjitha derdellitjet psikologjike moderne me Frojd dhe Jung.

Aquamarine

As une nuk jam shume e terhequr nga teorite psikologjike, sepse besoj qe endrra eshte nje pasuri e madhe. Lidhur me daljen e shpirtit nga trupi, mbaj mend qe e pata lexuar edhe une diku, madje mesova edhe si te zgjohem brenda endrres atehere, dmth te behesha koshiente se isha brenda nje endrre dhe kjo realizohej duke e pyetur veten edhe gjate dites edhe ne enderr (sidomos nese hasje gjera te cuditshme qe nuk shkonin shume me realitetin) : A jam ne enderr apo realitet? Dhe per ta vertetuar perfundimisht kete brenda ne enderr do beje nje kercim lart, nese do te fluturoje, atehere ishe ne enderr, sepse trupi s’ka gravitet ne enderr dhe me pas aty lundroje ne ajer, shkoje nga te doje, therrisje shpirtrat, te afermit e vdekur dhe mund te bisedoje me ta etj, pra duke e ditur qe ishe ne enderr. Mund te them qe ka qene nje eksperience shuume e bukur, qe ta realizosh duhet ta kerkosh para gjumit dicka te tille. Ka patur raste qe efekti mashtrues i endrres ka qene aq i forte sa qe pavaresisht se jam hedhur lart me tendencen per te fluturuar ne menyre qe ta vertetoja se ku isha, nuk kam fluturuar, atehere me eshte dashur te kercej me fort nje here te dyte, dhe viola…I’m in a dream. Por keto procese kerkojne nje mendje shuume te qete. Une e shikoj edhe vete qe ne periudha te ngarkuara me pune e me njerez ne realitet, nuk ka shance te behem koshiente brenda endrres, mund te kem rreth 1 vit qe nuk arrij ta bej dot, maksimumi qe kerkoj kur kam ndonje hall a ndonje gje qe dua mendim a dua ta di si mund te shkoje, eshte qe para se te fle gjume lutem qe te me shfaqet nje zgjidhje ne enderr a nje indicie…and it works, por sidoqofte nuk eshte si zgjimi brenda endrres ku pergjigjet te vijne shume me te qarta, sepse ti aty je koshient dhe e di pse je aty dhe cfare kerkon.

dafne

po filxhanin a e lexon ti …?
po , ishte sarkazem ,sepe mu duk pershkrim i cekte ne biseda adoleshentesh rreth shpirtit, per shpirtin ,me shpirtin , lere pastaj endrrat me simpati …

Aquamarine

Dafne mos shko te shikosh filxhan se e shof qe je e tunduar, por sic permbyset filxhani te permbyset edhe fati, it’s no good.
P.s: mendo ca te duash per kto qe them une, s’me intereson shume.

dafne

larg asaj , por nderlidha ngjajshmeri me nje fqinje time qe kishte merak filxhanin dhe shpjegimin e endrrave ,mendova qe keto shkojne tandem ,
sa per sqarim cdo bisede e saj fillonte me … mos koft per fol mu bo pejdah ne onderr qe fluturojsha , tuj fluturu pashe baben une e disha qe fluturojsha por fluturojsha .fluturova edhe ma shpejte qe mos te me del gjumi ; realishte shume gru simpatike dhe e qiltert eshte , e gjithe bota e saj kufizohet ne te ushqyer te mire e rrobe te re dhe , endrrat po po, po te mos kish Ajo fluturimet ne enderr ,mendoj qe moti do te ishte harruar … Ky postim i yti nostalgji ndaj saj me zgjoj sepse me ate me asocioj .
p.s. Mandej prit pak :
pse i nenvlerson hiroglifet e kaffes ? Nese endrres ,vetem pse eshtte fluide dhe te rreshqet ,i jep vlere superiore dhe e thirr koshiencen dhe subkoshiencen deri ne shkence ta hulumtosh , stampimit te perkohshem qe ky fluiditet merr pemes nje materje, mundohesh ta nenvlersosh ?
nuk i falet kjo nje tipi hulumtues …apo bre ?

Aquamarine

Nuk e nenvleresova perkundrazi filxhanit i dhashe goxha fuqi nepermjet shprehjes " permbysja e filxhanit te permbys fatin".

dafne

wow , supersticioze ?
dhe ti i besoj deri ne frigeshmeri …?
po endrres …? te dalin dhe ty te verteta si kojshikes time , se ajo kete pune kish gjithe diten pastaj , priste haber qoft per te mire qofte per te keq .

InkuizitoriMoth

Aqua, un nuk e arrij dot kete nivel enderrimi tend, ndoshta edhe pse femrat kane nje tjeter lloj qasje ndaj endrrave.

@dafne, shof ne stemen time qe me je drejtuar, por nuk gjej se cili koment i joti me drejtohet mua, me duket se e ke zene me aquan, tere komentet e tua i drejtohen aquas. Nese ke gje per te thene, thuaje, dhe thuaje qarte, qe te mos futem edhe une ne banalitete shqetsuese per ty.

Aquamarine

Me dalin t’u bofsha ca t’bej une, nuk i them dot stop endrrave per inat te dafnes. Ti rri e qete shpirterisht mos ki zili se mund te kesh asete te tjera me te mira qe une s’i kam, and we’re even.

Aquamarine

Eshte me stervitje heretik, as une s’i realizoja dot me perpara keto, kur u stervita fillova to lucid dream. Tani qe prape s’kam nge, sado shpreh deshiren, nuk i bej dot. Do shume qetesi.

InkuizitoriMoth

po e di kete te stervitjes Aqua, duhet mbajtur edhe ditar per endrrat (gje qe un nuk e bej), pra qe duhet nje bashkebisedim i interesuar me subkonshin, ndryshe ai te flet nje here, te flet dy here, tre here, pastaj kur shef qe nuk ka pergjigje, nuk ta var me. Pra nuk shef me endrra sinjifikative.

dafne

Inkuzicion ,detyra jote ne kete mision eshte veshtrimi , ( nese aludon ne ate qe jemi ne temen tende ) … eshte e vertet qe me Aquan po bej conversacion , kshtu nese mendon te perdoresh alterleri banale asgje tjeter nuk arrine pos qe une largohem nga ketu dhe humb kredibilitetin tend ne pesonifikimin virtual ne mendjen time ,dhe e keqja e gjithe kesaj pse une i drejtohem asaj eshte qe me ka futur ne dualitet . Postimi qe lexova dhe postimet qe i kam lexuar nga ajo me hamendsojne , cila eshte Aqua e vertet ne te shprehur ?
Une fali pak , e kerkoj shume kur vlersoj …

dafne

Aqua , fol fol ,. shprehu shprehu …
a te vazhdoj prap lidhje me endrrat ?

InkuizitoriMoth

dafne, nje prej detyrave te mija ne pergjithsi, jo vetem ketu, eshte te lartesoj banalitetin. Pra nuk kam asnje problem perdorimin e artilerise se rende per largimin e armikut malazes nga fusha e betejes.

Meqe shof se tani betejen kryesore e ke me Aquan, maro pune me te, dhe nese ke gje per te me thene - si me sinjalizohet ne steme - thuaje, dhe vazhdojme muhabetin bashke neser me banalitete siperane per dafnllakun :stuck_out_tongue:

Aquamarine

Me kete fjali narciste i prish me shume pune vetes, Juri e nderuar. Mos investo ne betonizimin e egos se do ngelesh gjysmake. Ego e forte eshte tradhetare e keqe, do te jape makthe naten.

dafne

epo ky, keto ,jane rolet qe i kemi caktuar vetit , ( ky eshte fati jone hahaha, ha ) ca ne rolin e gladiatorit ca te spektatorit ,
Eshte e vertet , mua gjithe me kane pelqyer tribunat ,pozita nga aty si e shikon arenen .komoditeti nga ndjene nga aty …
p.s.
more dhe nje me bene pershtypje ketu ne arene , perveq makthit e ankthit , a dine ju terminologjit tjeter kur mundoheni tjetrit luhatjet e karakterit e vetbesimit te ja etiketoni …?
ok . Aqua , e leme per sonte me kaq , pres prap postime impresionuse nga Ju.

InkuizitoriMoth

kujto dafnllakun, dhe bej gati … artilerine e rende

(neser vazhdimin banal me predha te artilerise se rende mbi tribune te spektatoreve enderrimtare)

anon63896856

Mua me doli nje enderr para pak koheve. Enderrova qe nje kusherire e imja ishte shtatezene me nje vajze, s’kaloi nje jave qe na anoncoi qe ishte shtatezene dhe po ashtu pret nje vajze. :slight_smile: Koincidence mund te jete por njoh njerez qe endrrat iu dalin, edhe per personin tim kur kam qene ne situate rreziku. Ca flasin per sensin e gjashte i cili u shfaqka ne forme endrrash, ndryshim humori, dhimbje, panik, etj. Une ne eksperiencen time behem goxha e irrituar dhe e obsesionuar pas detajeve para se dicka e keqe me ndodh.

anon63896856
InkuizitoriMoth

qe ne emertim eshte gje pa vlere snobe qe i jep te drejte revoltes dafnllake. Pse duhet te quhet shqise e gjashte? Per t’i dhene kredibilitetin e ekzistences prane 5 shqisave ekzistuese?

Kjo dhunti, nese ekziston, nuk ka asnje lidhje organike me 5 shqisat.

InkuizitoriMoth

Enderroj qe po pikturoj, e pastaj pikturoj endrren time - Van Gog

dasara

image

InkuizitoriMoth

ja dhe nje ilustrim artistik ne seri i idese se Renies:

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

Arban, a mund te me gjesh kordinatat e ketij informacioni kinez, link liber, etj, ose te pakten ta japesh me teper hollesi, sepse jam shum i interesuar per kete.

Falemneres paraprakisht.

Arban

Nuk i gjeta dot ata dy artikujt qe flisnin me gjeresisht, me thene te drejten, po ja shiko nje here kete

http://www.academypublication.com/issues/past/tpls/vol02/02/21.pdf

Ndersa thjesht per perkthimin, mund ta shohesh edhe ketu

https://www.yabla.com/chinese-english-pinyin-dictionary.php?define=上
Qe te ta shkurtoj punen, thuhet qe ài shàng eshte to fall in love with, to be in love with/

“Ai” eshte dashuri, “shang” eshte mbi.

S’ka gje ngambrapaprakisht

InkuizitoriMoth

:smile:
tani falemneres metafizikisht mbifelorisht. Me bere nder me kete informacion.

Arban

Me nder qofsh, edhe ti mbifelorisht si gjithmone :slight_smile: