Majlinda Bregu dhe demokratë të tjerë thyejnë heshtjen

84 postime 6115 shikime 1 maj 2017 në 11:02 e paradites
bsalaj

Majlinda Bregu është njëra ndër politikanet më të afirmuara në vend, jo vetëm ndër demokratet. Me një karrierë të gjatë si Ministre e Integrimit në dy qeveritë Berisha, kohë gjatë së cilës vendi bëri hapa pozitivë si nënshkrimin e MSA-së dhe lëvizjen e lirë në BE, Bregu përfaqëson pjesën europiane të PD-së. Ajo është gjithashtu pjesë e rrymës pro reformës në drejtësi brenda PD-së, siç u pa në qëndrimet e saj publike Korrikun e kaluar e në vijim të këtij procesi. Sot, përmes një statusi në Facebook, Bregu ka thyer heshtjen e saj në lidhje me rrezikun që PD-së i kanoset nga moshyrja në zgjedhje. Investimi i saj dhe i shumë deputetëve me kontribute në PD duket i rrezikuar tani që potencialisht, karriera e tyre parlamentare mund të ndërpritet, nga një bojkot i mundshëm i zgjedhjeve. Ajo bën akuza të forta për drejtimin, sipas saj të gabuar, që PD ka marrë.

Bregut i është bashkuar edhe Eduard Selami, i cili ka mbajtur gjithnjë qëndrime pro-amerikane dhe pro reformës (pasi kjo ka qënë tema që e ka diferencuar Selamin më së shumti nga linja e përgjithshme në parti). Ai e ka quajtur mospjesëmarrjen në zgjedhje një gabim historik. Sipas gazetës Panorama, edhe Jozefina Topalli, ish kryetarja e Kuvendit, i ka kërkuar Bashës mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

Statusi i plotë i Majlinda Bregut:

Dua të ndaj sot shqetësimin tim të thellë me të gjithë miqtë dhe mbështetësit e Partisë Demokratike! Orët e mundësisë për të ndaluar futjen në një rrugë që kurrë s’ka qenë rruga e partisë sonë, po mbarojnë! U bë qëkur s’mbahet mend që grupi parlamentar i PD-së nuk mblidhet për të dëgjuar dhe për t’u dëgjuar nga kryetari i partisë. Zgjedhja për të bojkotuar parlamentin u bë pa i lënë kohë një debati real.

Megjithatë e kam përkrahur edhe cadrën edhe protestën civile të qytetarëve si formën më demokratike për të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek ceshtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kam kërkuar disa herë edhe në takimet me kryetarin e Partisë mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

Vendimmarrjen e një grupimi politik e di institucion po aq të rëndësishëm sa dhe vendimin e gjithkujt për të dëgjuar ndërgjegjen e tij. Po aq, forumet e partisë i di si institucione vendimarrëse e jo vetëm pika të statutit. Vendimi për të mos u futur në zgjedhje u mor pa lejuar asnjë debat real. Edhe vendimi për ta refuzuar paketën e kompromisit që propozuan miqtë tanë të Partive Popullore Evropiane, u mor pa u konsultuar me askënd.

Ndërkohë maxhoranca vazhdon fare e patrazuar rrugën e saj të kapjes përfundimtare të të gjithë pushteteve dhe duket se nuk e ka hic për gajle ta kapë edhe parlamentin e ta bojatisë të tërin mavi. Shpresa e madhe e disa të fajshmëve se martesa e interesit të Edi Ramës me Ilir Metën do përfundonte me divorc dhe nga divorci do rrëzohej qeveria, u tret si flluskë sapuni.

Kam kërkuar tek miqtë tanë të Partive Popullore ndihmë për të mos lejuar që Edi Rama të shpallet si engjëll e hero i reformës në drejtësi. Por me pranimin e kompromisit të ofruar nga David McAllister dhe Knut Flekenstein ai vrau më shumë se dy zogj me nje gur të vetëm!

Edhe PD-në e nxorri refuzuese në sytë e miqve tanë të PPE-së, pasi s’ka lënë gje pa manipuluar për ta nxjerrë fajtore në sytë e gjithë botës; edhe Ilir Metën e hoqi qafe duke i hequr të fajshmëve stolin ku mendonin se do të ngjiteshin për të dalë mbi PS-në.

Dhe ja ku jemi sot. Edi Rama del na jep orë e minuta në dispozicion për një kompromis, në çartje për tu dukur si engjëll që lutet për paqe, ndërkohë që e dinë mirë edhe socialistët se sa i dëshiruar është për zgjedhje me kundërshtar. Unë nuk besoj se Edi Rama që bën sot e gjithë ditën të përvëluarin për dialog e për zgjidhje, ka ndonjë ëndërr tjetër vec asaj që tani të bëhet dhe mbret!

Po PD-ja ku ishte dhe ku është në gjithë këtë mjegull? Pa një debat minimal dhe pa as më të voglën shenjë reflektimi në këtë situatë kaq të rrezikshme për të ardhmen e saj?!

Partia Demokratike ka lindur si Parti me vokacion perëndimor. Nuk iu largua zgjedhjeve as në 1997, pasi u largua e dhunuar nga pushteti i bandave të armatosura madje mori pjesë në zgjedhje edhe në zonat ku kandidatët e saj nuk futeshin dot fizikisht!

Partia Demokratike nuk u pajtua asnjë sekondë, as me bojkotin antieuropian të Edi Ramës dhe as me bllokimet skandaloze të rrugëve në emër të votës së lirë! Dhe ju siguroj të gjithë ne që e kemi quajtur antieuropian e antikombëtar Edi Ramën e kemi besuar se i tillë vetëm ai mund të ishte. Një arsye më shumë kjo për të mos rënë dakord sot me veprime e bllokime si ato të Edi Ramës dje.

E di që zeri im sot mund të duket një zë në shkretetirë, por shpresoj të mos mbetet kështu. Kam heshtur këto kohë publikisht dhe jam përpjekur me mish e me shpirt ta ndihmoj PD-në dhe Lulzim Bashën duke u përpjekur t’i bind miqtë tanë të PPE të na vijnë sërish në ndihmë. Por sot nuk mund të hesht më sepse edhe vetë ata që kurrë s’na kanë lënë vetëm më parë, që nga Presidenti Daul e deri tek i fundit në PPE, më përsërisin prej disa ditësh: “Na vjen keq po mesa duket nuk ju ndihmojmë dot më, sepse ju nuk doni të ndihmoni veten!”

Ata duan që PD të hyjë në zgjedhje! Ata duan që ne të jemi në parlament! Ata duan që të kthehemi menjëherë në Kuvend dhe të votojmë të gjitha ato që duhen për zgjedhjet e për reformën në drejtësi! Dhe une jam e bindur që Shqipëria bëhet më europiane me zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo me rrëmujë të cilën s’na e ka borxh asnjë qytetar i këtij vendi!

Nuk dua që asnjë të na kthejë shpinën publikisht nësë ne nuk kthehemi në rrugën e përbashkët të familjes së djathtë evropiane! Po më shumë se për ata, ne sot duhet të mos e pranojmë më tutje në heshtje opsionin e transformimit të PD-së nga një alternativë reale e kësaj maxhorance të frikshme, në justifikimin e saj më fantastik pë cdo paudhësi më të madhe!

maksmeto

Dhe une bie dakort qe Pd duhet te futet ne zgjedhje, megjithese fasade.

kapo

Ne shqiperi do gjesh me bollek ne cdo kohe ,fuksa,te pabese dhe te pakenaqur.
Të tre personazhe jane të pakënaqur me lidershipin e Bashës, dhe me atë që burime në PD e konsiderojnë si ‘mosbegenisje’ të shefit të opozitës ndaj tyre. Topalli, pas tërheqjes së Berishës ka mbetur në ujëra të cekëta sa i takon ndikimit dhe rëndësisë, duke qenë se Basha ka preferuar mbështetjen dhe këshillat e ish-kryetarit të Partisë, Berisha, duke mos parë nevojën, apo edhe dëshirën e komunikimit intensiv me të tjerë, nga ajo që mund të quhet ‘garda e vjetër’ në PD.

Eduart Selami e ka fshehur ‘thyerjen’ e tij me Bashën, megjithëse plasaritja e një zemërimi është shfaqur në raportet mes tyre që herët, kur deputeti dhe ish-kryetari i PD, i rikthyer nga Amerika, garoi për detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Partinë Demokratike dhe u rendit i treti pas Arben Ristanit dhe Enkelejd Alibeajt.

Majlinda Bregu(ajo e xhaguarit) e pa veten në ‘dishezë’ pas ardhjes së Bashës në krye të PD, me një peshë specifike të rënë dhe me një grup mbështetës gjithnjë e më shumë të zvogëluar. Vetëm në rolin e deputetes dhe pa pa ‘besime’ të tjera në strukturën e partisë ajo, ashtu si Topalli, u ndje politikisht e gjymtuar.

Por, ‘zemërata’ e madhe e të treve buron nga fakti se ata kanë humbur njëkohësisht trokitjen në dy dyer: të Bashës dhe të Berishës.

maksmeto

Pavaresisht Kapo, bojkotimi i zgjedhjeve hap nje spirale shume te rezikshme, qe do shfrytezohet ne te ardhmen nga specialistet destruktive. Le ta marre Rama pushtetin, nuk do ta mbaj dot gjate, eshte i paafte, eshte megalloman, eshte maskara, i ka te gjitha cilesite per te mos ta mbajtur dot me pune.

zeqo

Shife kur te hidhet te shalet e Rames e te behet socialiste e thekur.:smile:

TironciLebetit

Edhe Jelepina keshtu apo me mire …ashtu…? I vodhi te gjitha Zemrat Jarani i Gjate…thjesht i parezistueshem. Po qe ka per te ardh edhe Trumpi me bo fushate per Edvin kristaqin

maksmeto

Po domosdo, kur ke rene dhe ti ne dashuri me te, ju lejohet atyre qe jane gra.

TironciLebetit

Edhe Eduart Selami do te thuash ti… Ish-Krietari i PeDIT? Hec Lulthim Xhelal Basha se e shkrive Shqupin si akullore ne mes vapes se korrikut. Populli shqiptar do te mbetet borxhli per jete per ket favor kaq te modh.

maksmeto

Degjo Tironco, taktika qe ka zgjedhe Luli, do e zbyth Ramen, por une jam i shqetesuar, se do hap rrugen per te njejten sjellje, ne te ardhmen nga destruktivet socialiste, kur te kerkojne serish pushtetin.

ACDC

E mira do te ishte qe PD te rregjistrohej ne zgjedhje por te mos bente fare fushate,dhe kuptohet tu thoshte njerezve te saj te mos votonin fare.

TironciLebetit

Po mer po Edvin Kristaqi tek Lana po perfundo por qeshtja eshte qe po terheq gjithe PeDin me vete ne Lane. Po pse mer me Ristanin avokatin e Nexhmijes dhe me deputeten HajdarMatese do vini ne pushtet ? Edhe bo vaki perderisa Lulthimi ka per keshilltar Nipcen e Hysniut, e di ene ai i gjo prej Gjyshit si mund te vije e Djathta ne pushtet se kot se kan drejtu Shqiperine socialiste per 45 vjet.
Po sikur votuesit e PeDit te votojne LSI dhe te kapi Vasili 71 vota ku dop shkoni me gjithe Edvin juve? Tek LANAAAAAA

Pjer

Jo-jo Gjembo, nuk po flasim per BQ por per bq e Palloshit, sindromin e tij.

maksmeto

Po boll o lumemadh, qe fillove prape biografite, por ne nje byth vend jemi, i gjete ti kusherinjte e nipcet, sikur eshte ndonje cudi qe jemi te gjithe te pleksur.

varik

kjone luajti shume bukur karte ‘e kisha thene une, tani sbythu me liro karrigen bash’

keshtu e ka pokeri, here fiton e here humb

basha poker face, all in

TironciLebetit

Biografite na i ka lon trashegimeri Cuni i Sheqeres e pa to sbejme dot, por cere e djathte jeni juve …vec nipit Mongoloid te Satrapit nuk njof njoni te gjathte tek cadra. Kaqi, qe blloko rrugen nacionale…me Pulaxhiun Duka jo e jo, por qe jeni tu inkuadru edhe Koqo Kokedhimen me levizjen Zgjidhja ne koalicion.
Merrni Koqon e humbni Majlinden, Josefinen e Selamin. Levizje e mrekullueshme shahu…e kapet edvinin shah-mat.
Ka per te mor LSI 71 vota e PS ne opozite e ju me Edvinin tek Lana

jps

po pse mor shoke demokrate, pse silleni si komunistat qemoti??? pse direkt me akuza, me biografi per kedo qe shan kryetarin.
Majlinda eshte demokrate e mirefillte dhe kurre se besoj se do behet socialiste. Shqetesimi i saj eshte real. Pse te sakrifikojne karrieren shume demokrate brenda partise per vendime unanime te bash-berishes?
Ore zoterij ne 2013 keni humbur zgjedhjet masivisht … a keni bere ndonje analize te mirfillte pse? Pse more zoteri humbet aq thelle … dhe c’fare ndryshoi me pas ne PD? Si more s’ka asnje surrat te ri?

kapo

Përplasja historike me mafian komuniste po afron

Kryetari i Aleancës Kuqi e Zi, Kreshnik Spahiu, ditën e sotme në një postim në rrjetet sociale edhe njëherë i ka ftuar të gjithë simpatizantët dhe miqtë e tij që me 7 maj të mblidhen në Kavajë në përballjen me mafian.

“Nē 7 Maj, populli do jetë përball mafies! Përplasje historike”,

Br3dharaku

po dhe ju shoket kamuniste shpejt ja harrut “lidhjet me mafioze” dhe jaguaret 60 mije euro qe i perflitshit deri dje

gjembi

Perplasje lexhendare. Niku xhigant do te perplaset me liliputin Elvis. Thuhet se ne krah te Elvisit do te jete ish gruaja e tij.

machitewa

Minjte dhe anija :slight_smile:

jps

po ne dihet qe jemi hipokrite … megjithate nuk e kuptoj lidhjen me akuzat e xhaguarit … ti do t’thush qe pse me i dal ne krah dikujt qe ka vjedh … po ne po ju dalim ne krah hajdutve me te medhenj se ajo me Like, me Birish me Edvin ohuuuhaaa

Br3dharaku

imja nuk ishte akuze. Akuzat i benit ju deri dje. Mgjse nqse historia ka provu 100% dicka eshte se ju hidheni n’zjarr po ju tha i pari. Sot i pari nuk e akuzon me Majlinden, ate gje do beni dhe ju. Sic the dhe ti vete, te njejten piruete ju detyroi me bo 3-4 here me Liken. Njihere e denigronit si me t’zi se zifti, njihere tjeter ja lanit mekatet e Berishes me shprehjen legjendare “fajin e ka sistemi”, pastaj i linçonit virtualisht si bashkpuntor te Bashes, tani e kuptuat qe e keni per jete e vdekje dhe e nxorret te paster edhe “vettingisht” dhe e bete president

gjembi

Nuk di c’te them Pjero. Nuk marr vesh nga keto punet e BQ - me shkronja te medha apo te vogla. Nga c’shkruan perhere ketu hiqesh si ekspert ne kete fushe.

jps

Bredho ti flet sikur ne poplli dhe krietari jemi skuader baleti te sinkronizuar. Se c’mendime mund te kem pasur une apo nje individ tjeter ne nje kohe dhe vend te caktuar eshte veshtire ti dish. Pavaresisht se c’fare levizje politike mund te beje Edvin Rama nuk do te thote qe ka aprovimin tim personal apo te ndonje fakiri tjeter. Ne luajme me ato letra qe na bien, s’kemi cfare te bejme.
Pavaresisht kush eshte Majlinda per mua shqetesimi i saj eshte i vlefshem! Po ajo dhe shoket e saj fajin e kan vet qe angazhohen ne parti private.

kapo

Çadra e opozites duhet t’i ketë sherbyer Bashës dhe studjuesve të politikës për të njohur thellësisht çeshtjet që shqetësojnë shoqërinë shqiptare dhe hendekun që ekziston midis bazës së PD -ë dhe përfaqësuesve të saj në Parlament.
Ai duhet të ketë identifikuar intelektualët me integritet, për t’i krahasuar me injorantët që ka mbështetur përgjatë këtyre viteve.
Ky, duhet të jetë mësimi më i mirë që ai duhet të ketë marrë nga ajo çadër. Atë mësim që nuk do ta gjente kurrë në asnjë auditor dhe mjedis social.
Natyrisht, nëse e ka seriozisht të bërit opozitë.

ACDC

Ne Shqiperi te gjitha partite jane private…

Balzac

Lot mer lot :sweat_smile: nuk ka mundesi. Do merren studiesit e politikes me tavllen, mulanin, tollumat, qoftet dhe birrat… Ajo cader vetem politik nuk pati. Paten shanc ta gjunjezonin Palloshin nepermjet Mecallister, po halli lulit eshte Berisha jo PDja dhe Shqiptaret.

TironciLebetit

Shoke e shoqeni, merrni shembull nga Socialistja e Beratit se po shqyeni njeri tjetrin si oktapodhet…Kuqua i Pollove e klasifikon Ed Selamin si Zombie mediatik…ne per Zombie mbanim doktor Mortjen po …na habisni fare…

jps

disa me shume se te tjerat …

Cecua

Basha, Basha duket se thote Majlinda, por lavdet dhe lutjet ja dedikon terthorazi Berishes. Po pse jo xhanem, sdo perfundojne te tere si Olldashi.

Cecua

Biznes familjar thuaj.

dasara

Po çfare lesh e djathte je ti moj …ti qe propozove per te çensuruar fjalen e lire me gjithe ate katundarin qe u kthy nga Amerika qe mbas vdekjes se Enverit shkruan ‘‘Mendimi estetik e shokut Enver per letersine e artet’’ Plera qe mbrojtet bllokmenet e shkaterrute te djathten…

Albano-id

dikush me bonsens i paska mbetur atij sekti te quajtur shqup. ka ende shprese, por gjithsesi basha eshte i diskretitum derisa nuk di te drejtoje nje parti drejt vendimarrjeve te duhura nuk besoj se do dije te drejtoje nje qeveri apo nje vend, per me teper qe deshtimin e kish te dukshem ne bashkine e tiranes qe ish institucioni me komod i mundshem per te treguar aftesi qeverisese, karte e djegur basha tashme,
bregu dhe selami duhet te marrin freret e pd ne dorzim nese duan ndonje shans qe ajo parti te kete serish peshe.
Ps. nga nje mik qe shqupit i do te miren.

kapo

Nga hallet dhe problemet e popullit opozitare ne cader Basha kuptoj ate hendekun e thele që ekziston midis bazës së PD -ë dhe përfaqësuesve të saj në Parlament prandaj dhe posti i deputetit nuk duhet te jete i perjetshem
Po ashtu per here te pare qysh nga 91, Basha ka rimare besimin dhe mbeshtetjejn e plote te shterses se ishpersekutuareve si garanci per fitore ne luften kunder pinjolleve te bllokut dhe mafjes komuniste. :v:

korriku

levizje e vonuar dhe frikacake
shpresojme e dobishme per stabilitetin e vendit dhe demokracise te pakten
Demokratet duhet te qartesohen se termat e antaresise ne PD jane ato te nje partie familjeje. Shume shume, nje parti klanore…

kapo

Ikniiiiii!

Nga Artan Fuga - 20:06, 01/05/2017

Po pse mo i trashëgueshëm dhe i përjetshëm është posti i deputetit?

Dinjitozë ata deputetë a deputete që ikin në punë të tyre pa bërë zë, ose thonë se mjaft ndejtën.

Pse mo. me mijëra vite të njëjtët deputetë të PS dhe PD, PRUT, PRSD, LSGCPF, MUCBRSQP do të durojmë ne?

I hoqi? Do i heqin? E çfarë pastaj?

Po përse tre dekada deputetë do vazhdojnë disa?

Dhjetëra vite deputetë, ministra, kryebashkiakë, kryeministra do të vazhdojnë?

Pse mbretër janë, që lindin mbretër dhe vdesin mbretër.

Ikni në punën tuaj! Mjaft! Falënderime për aq sa keni bërë.

Pse me tapi e keni?

Politika nuk bëhet vetëm në Kuvend.

Mësojuni të jeni në opozitë dhe pa qenë në karrige deputetësh.

Nuk është pronë posti i deputetit.

As profesion.

As i trashëgueshëm nga i ati te biri, nga biri te stërbiri.

As sëmundje e trashëgueshme!

As grup gjaku!

Se opozita e ngrohtë në Kuvend u pa se çfarë prodhon!

Me luks, vetura dhjetëra mijëra eurosh, shishe alkooli qindra euroshe, çanta mijëra dollarësh, do bëhet opozitë mo?

Njërën dorë në revani, tjetrën në bakllava!!!

Ca që nuk i dëgjuam kurrë, dhe i dëgjojmë te qajnë për një copë magazinë!

Asgjë, pikë gjëje, gjë pe gjëje!

Vetëm pret radhën për të kap përsëri pushtetin, tenderat, postet, avionat, pronat, rrogat, privilegjet!

Ikni! Mjaft!

A e kishin lënë gjithë pushtetin në duart e kryetarit! A ishin dakord të zgjidheshin e të kënaqeshin duke i vënë ai në lista dhe duke iu fshehur popullit! Tani i hoqi, kur i vinte iu pëlqente! Apo jo!

Ore a ka më etikë ky vend!

maverick

basha eshte nje bythpambuk qe nuk eshte i zoti te fshije qurret e tij e jo te mbroj interesat e shtreses se ish-persekutuarve.
ca prove ka dhene basha qe e ka mbrojtur ate shtrese? kush ja ka dhene atij besimin dhe mbeshtetjen e plote?
basha eshte nje cope idioti. nje deshtak.

TironciLebetit

Koqo Kokedhima, Artan MYQERREM Fuga…jeni tu u zgjeru aty ncader juve me perkrahes tradicionalisht te Djathte, e do shpetheni si URAGAN. Per sa kohe keni kta lyfat si edhe Professor Doktor Xhelal Mziun kush e pjerdh Josephinen, Bregun dhe ate Zombin Selammyn. Ah se harrova keni edhe Prec Zogajn ish-sekretarin e Edvinit qe ndrysho Parti me u bashku me humbesin dy mara zgjedhjeve.
U thashe qe do shqyeni njeri tjerin si oktapodhet por sme besuat… Elena Mihajllova

kapo

‘Revolta’ e Bregut, Topallit e Selamit/ Preç Zogaj: S’kanë më vlerë tani, jemi në fazën e “lëmoshës Rama”

Albano-id

E vetmja pasoje qe do kete kjo fiasko e shqupit per bojkot do jete vonimi i vettingut e reformes ne drejtesi pra i hapjes se negociatave, ndoshta. Pra venitja e shqupit do sherbeje vetem per kete, praktikisht humbjen e perkrahjes ne gjyqsor te berishes
. te pakten ta shesin lekuren shtrenjte dreqi i hongert, is way too easy
Shqupistat duhet te puesin veten ( per nje here te vetme ne histori pa menduar me mendte e berishes) dhe bashen, avatarin e berishes; is it really worth it…!

kapo

IKNIIIIIIIII
Dhjetëra vite deputetë, ministra, kryebashkiakë, kryeministra do të vazhdojnë?

Pse mbretër janë, që lindin mbretër dhe vdesin mbretër.

Ikni në punën tuaj! Mjaft! Falënderime për aq sa keni bërë.

Pse me tapi e keni?

Politika nuk bëhet vetëm në Kuvend.

Mësojuni të jeni në opozitë dhe pa qenë në karrige deputetësh.


Albano-id

nuk behet politika me poete,
duhet te nxirren jashte qadre perjete
ikni boll e keni marre peng ate parti
e quat vendin ne dalldi
ju marrte e mira ju marte !!

aleko

Ajo qe une parashikoj te ndodhi gjate veres, kuptohet mbasi PS-ja ti fitoje binshem deri ne cmenduri zgjedhjet e 18 Qershorit, eshte shperberja e PD-se. Pra, krijimi i fraksioneve dhe i nenpartive te reja, te cilave ju duhet ta fillojne nga e para. Eshte e kote te mendohet se PD-ja do te qendroje solide mbas ketij veteizolimi dhe injorimi nderkombetar peremdimor. Gjithashtu, parashikoj edhe nje rrenje te influences se LSI-se ne qeverisjen e vendit. Pra me pak ministra, me pak zevendes ministra, me pak drejtore institucionesh, e me pak nepunesa te koruptuar. Pra, PS-se i jepet mundesia e arte per te qeverisur e vetme dhe pa shume pengesa e presione nga opozita. Ky eshte nje rast ideal per te shpejtuar reformat , per ti dhene nje impuls te ri ekonomise, si dhe per ta bere hyrjen ne BE nje fakt te kryer brenda 4 vjecarit te ardhshem. Nese te gjitha keto ndodhin, atehere duhet falenderuar jo vetem PS-ja dhe Edi Rama, por edhe luli per menyren e zgjuar sesi e zbythi kete kerme qe quhet PD nga skena politike.

TironciLebetit

Jo kaq shpejt, Aleko…sapo i vune tritolin nje Makine tek Prokuroria e Pergjithshme.

korriku

ne interes te tyre dhe nje demokracie me te mire partite opozitare te vogla egzistuese mund te konkurronin si aleanca
Por ato duken anemike e te paqarta, dhe kandidimi ca si i drojtur
Bregu topalli selami duket se kane te perbashket me to te pakten marreveshjen e sistemit per pjesemarrje me respektim te kushtetutes

46and2

Prandaj dhe e ka emrin Partia Demokratike!!!

gjembi

Kete xhaguarin e kishte kur ishte, wait for it, ministre ne kabinetin e Berishes. Kur rilindasit bertiten per xhaguarin atehere, PD dhe altoparlantet e saj nga shtete te ndryshme u sperdrodhen me lloj-lloj justifikimesh.

Vlonjat

Eeeee dhe ti tani, po ca xhaguari o burre i dheut! Xhaguar i perdor qe kushton (7000$ pat deklaruar) me lire se seti i porcelanit (12000$) te lulit te vocerr!
Kapo, kam pershtypjen se lulit nuk ia futi Ekr por pinoku i pari dhe mbas tij gjithe çeta me hajdute qe eshte sot ne pd. Dhe e meritonte se ne gjithe keto vjet qe merret me politike nuk pari kurajon te ishte autentik. Shqiptaret e njohin si cun mamaje qe cdo gje e ka prej berishes.

maksmeto

Ja ku u kthyem prape ne monopartitizem. Ku jemi mesuar me opozite ne te shkretet. Ne duam nje opozite, qe te na duartrokase, ose qe hiqet sikur na kritikon, nje opozite qe e zgjedhim vete, sepse nje opozite qe te sulmon kur vjedhe, keqqeveris dhe e mbjelle vendin pellembe me hashash, eshte opozite e keqe dhe duhet eleminuar . Ne kete menyre bejme dhe reformat qe konsistojne ne heqjen e pavaresise se gjyqesorit dhe cdo gje ne rregull.
Por valle ishte hanxhiu rrotull kur u bene keto hesape🤔?

TironciLebetit

Fiton LSI Maksi, merr 71 vota me votat e Blushit, Bojaxhiut e DUka Pulaxhiut te Nanos dhe ndoshta edhe Mehdi Kokaines e Gerdeci qe ka per Zet Kanabisin…PS ne opozite …per cfare monopartitizem flet? Luli dhe Edvini ke lana…ke lana…njoni ne hollande e tjetri ne Paris

Kur Likja eshte zv-Kryeminister i Salih Qenefit ti e gelltit por kur Vasili, shoku Teta Mones… bohet KM ti shtremberon Surratin.
Haleati juaj i kalur dhe ndoshta i ardhshem ose ENDERRA E NJE NATE VERE E Lulthimit duhet respektuar Maksi, mos u boni bukeshkale se LSI me 60 000 zemra te majta ju dha mundesi te vidhni 4 vjet…y mi none sa lek eshte vjedh…

aleko

Me mire monopartizem per nje fare kohe sesa nje opozite si PD-ja. Ajo nuk eshte parti o Makso, por fare mire mund ta quash dege apo filial te ISIS-it ne Shqiperi. I ke pare kercenimet qe bejne luli dhe saliu, tamam si ata islamiket e ISIS-it. Thuaj shyqyr qe po ju vjen fundi e te shpetoje mbare Shqiperia e me gjere.

maksmeto

Nuk zbret me Edi Rama nga kali jo, pa emigruar dhe 300000 njerez te tjere.

maksmeto

Po ci keni keto qe thoni or aman se na cuditet.

TironciLebetit

Jo edhe 300 000 por edhe 1 milion do ikin per nja 10 vjet se ashtu e katandiset ate vend Enver Hoxha i pari e Salih Berisha i dyti…jo pse i perze Edvini…edvini nuku ve tela me gjemba…sepse ka qef me ik ene vet.

aleko

Mund te cuditet vetem nje njeri qorr dhe i shurdhet.

maksmeto

Asnje nuk ka bere pallen qe po ben Edvini. Elektoratin ja siguroi Enveri nga ata qe gatoi vete, nevoje per te dhene sqarime per ekonomine nuk ka pse jap, fajin e ka Berisha, parate vine nga hashashi, llogje ne facebook, me vellezerit serbe e rregulloi, qoset ne Kosove jane me te, Juve kampion, Sorosi financon, Taulant Balla figure, Tak Ngjela ekonomist jurist anglo-sakson e perkrah, lungomarja me e bukur se lungoshurra, qendra e Kelcyres u rregullua, vetingu do fuse hajdutat ne burg, rilindje pa buke e me analista. Cdo gje ne rregull.

jps

Ke te drejte Maskmeto! Vetem nji parti e rrespekton opoziten ne Shqiperi … PD-ja

maksmeto

Nga ato qe sshikon apo ato qe sdegjon?

aleko

Ja shikon sa mire, kur ti don edhe shikon edhe degjon, por edhe flet sakte dhe ne menyre te permbledhur.

maksmeto

Degjo Aleko, njerez si une e ti, i ndajne idete, por vuajtjet i kemi te perbashketa, sepse kucedra ka zaptuar Shqiperine. Kur them une e ti , nenkuptoj ate popull.

Alba2265

Kaq ngushte keni rene sa te perdorni k Spahiun? qafsha te gjithe u be estrade :grin:

ACDC

Harruat juve kur perdornit Tak Ngjelen,Keno Gjinushin,Nik Spahiun etj?

TironciLebetit

Po mir me po si tha Likja sonte…me boni Edvini …President me zor…une s’desha se preferoja te drejtoja LSI…Ajo ngjala paska qene bastarde se e paskan provu te gjithe nga i cik.

Po mer Novruz aka Like kollaj fare… boj 4 ministra e bo Leke plus opozite . U lodh Palloshi…i tha do me bo ndermjetesin…ska mo lek pa pune…yr emeroj El Presidente

Presidence si Jari…shonc tamom per tu bo King Maker e do na sjelli te gjitheve Paqe e Mbaresi…si Baba Mond iene Novruzi i vogelth…e do vidhet me pak kuptohet…ndonese Mona me Vasilin do jene Bashkekruetar, se partia nuk leshohet or tej…Shqiperia ska Zonja te Para…ka Specialiste te Para

aleko

Po mer po se edhe luli keshtu flet si ti. Populli thote do te permbyse kete qeveri. Populli nuk do te lejoje te behen zgjedhjet. Po a e di ti se populli ne masen prej rreth 70% kesaj radhe eshte me Edin dhe 95% duan reformen ne drejtesi? Por edhe perendimoret ne masen 100 % jane qe zgjedhjet te behen ne 18 Qershor me apo pa PD-ne. Atehere nese kemi nje kulceder, sic po thua ti, na ka qelluar kulceder e mire dhe te na roje sa me gjate.

maksmeto

Mbaheni atehere gezoheni

Alba2265

Una e kam thene qe politka atje eshte nje freak show nje kllase politike e tera e paafte , e korruptuar deri ne palce .me zbavisni ju qe I perkrahni marrezirat e tyre me nje besnikeri kamunistash te 42 shit :grinning:

kapo

Basha përgjigje Topallit-Bregut-Selamit: PD është parti e madhe dhe i pranojmë kritikat

“Partia Demokratike është parti e madhe e lirisë dhe mendimi ndryshe është aset, vlerë ndaj dhe duhet ta respektojmë. Çdokush është i lirë të mendojë dhe të flasë, por mban përgjegjësi vet se si e përdor lirinë. Anëtarët nuk duhet të ndihen keq nga kritikat dhe duhet t’i mirëpresin ato”, mësohet të ketë thënë Lulzim Basha.

gjembi

:joy: Po kryetari vete si ndjehet dhe si i pret kritikat?

gjembi

populli ne masen prej rreth 70% kesaj radhe eshte me Edin dhe 95% duan reformen ne drejtesi

Edhe VQ te kishe perifrazuar nuk do te ishin keto shifra.

kapo

Vellezer qendrestar .Amanet vetem ate bunkerin e Dulles
Të dielën në Kavajë, nga e hëna në gjithë Shqipërinë.

Bleta

Cili popull do reformen ne drejtesi mo? Po populli sapo iu pershtat ne mase krimit! Tani qe u zgjerua mundesia te fitojne shume çdo bejne njerezit po tu priten rruget e jashteligjshme?
Njeh ndonje qe ka denoncuar djalin, kusheririn, komshiun apo furgonin qe çon punetoret ne parcele?
Edhe plaka kam degjuar une te thone: hajde mbjellim dhe ne se kane mbjelle te gjithe! I duket spinaq nenes!

kapo

Propozimi i Bashës: Sistemi zgjedhor, 100 deputetë dhe mazhoritar i pastër

“Kjo është Republika e Re që në projektin e saj kryesor ka transferimin e pushtetit nga partitë te qytetarët. Sot partitë vendosin kush ju përfaqëson, prandaj ato nuk ju përfaqësojnë se besnikëria e deputetit nuk është ndaj qytetarëve, por ndaj deputetit të partisë. Ky është një gabim i përbashkët, ku PD ka përgjegjësinë e saj për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Në Republikën e Re ku nuk ka 140 deputetë, nga të cilëve 120 nuk u dëgjohet zëri për asnjë ditë në 4 vjet.

Në Republikën e Re ku do të mjaftonin 100 deputetë, çdo deputet do të ketë zonën e tij elektorale, qytetarët për t’u përgjigjur vetëm para tyre. Harroje zonën, harroji qytetarët dhe e shikon ç’të punojnë qytetarët me votë.

Ky është mekanizmi që siguron lidhjen e vetme me demokracinë. Deputeti do ta ketë fatin të lidhur vetëm me qytetarët. Kështu do të shmangim këtë skenar të zymtë, ku kemi një parlament fasadë”.

Albano-id

Bravo majlinda, edhe ne goje te ujkut hedh valle

Alba2265

Dakord edhe una jam me sistemin mazhoritar ne menyre qe populli Te votoje person in jo derr ne thes listen qe I jep partia .po pse pritet ne sahatin e fundit qe Te behen me ultimatume kur vete berisha ishte ai qe aprovoi sistemin e tanishem

Albano-id

Eshte sistem qe prodhon jostabilitet politik, mazhoritari.

Alba2265

Me mazhoritar tipa si mhill fufi do e kene Te veshtire Te votohen.

Albano-id

Kam frike se eshte e kunderta ne realitetin shqiptar, ne nje sistem te atille do ta kishin kollaj blerjen e votave fufat, dhe nje eksperience ekziston.

machitewa
kapo

Nuk eshte hata e madhe pse Topalli,Bregu apo Selami kane nje mendim ndryshe lidhur me vijimin e aktivitetit politik te Partise Demokratike.Ata jane pjese e rendesishme e historise se saj dhe sigurisht qe mund dhe duhet te flasin edhe kur nuk mendojne njelloj me kryetarin.
Por,ajo qe me ka lene shije te hidhur ne keto 75 dite proteste ne Cader eshte fakti se ne 11 dite te plota qe une personalisht kam kaluar atje,mes demokrateve qendrestare,nuk me ka rastisur asnjehere qe te shoh ndonje nga personazhet e mesiperm, shkruan nje demokrat i thekur nga Kavaja.
Nje parti politike eshte aset kombetar dhe jo prone private e disa njerezve qe kujtojne se u cenohet e drejta nese nuk behet ashtu si atyre u pelqen.Nese kane nje defekt keto parti,ai eshte se nuk pyesin sa dhe si duhet mbeshtetesit e tyre,qendrestaret.Nese do te ndodhte kjo mbase shume nga ata qe i vijne rrotull cadres e brenda nuk hyjne,ndoshta do te kishin gjetur strehen e tyre natyrale apo do te kishin ngelur thjeshte anonime,ne profesionet e tyre qe nuk te bejne kurre te famshem.
E kjo vlen edhe per Jozefinen,Eduartin apo Majlinden.I thirra me emer sepse te thirrurit me mbiemer,madheshtine pra, e kane peshqesh prej perulesise tone,prej qendreses tone e ndonjehere edhe prej perdorjes tone.
Mjaft me!Secili ka nje emer dhe le te thirret me emrin qe ka.
Le ta veje emrin ne peshore pa siglen PD dhe ka per te pare sa peshon.
Sepse sigla eshte e jona…!

TironciLebetit

Eshte Hata e Madhe kur quan Topallin te Deklasume, eshte Hata e Madhe kur Selammy ka fryke te vije ne mbledhje te kryesise dhe Bregu ju akuzon per Genocid …si Merhumin…ndaj 600 000 votave te Demokrateve… apo si Ramizin?

Grushtbashkuar drejt Kavajes per presh sot per sot…nderkohe per te ardhmen … telefoni i Tit Vasilit, cun Tirone duhet te jete Handy per aleance parazgjedhore ne 2021.
Nuk i duhet Shqypnise nje Parti anti-eruopiane e anti-amerikane…le te shkoje Lulthimi tek aleati i tij Gruevski ne maqedoni e tna lej rehat me gzue Plazhin…te me fali Arina Cani

Alba2265

Xakja eshte shume krenar per ty :smile:

TironciLebetit

Te mungon Xakja, Qimi e Roni ti moj me zamete…ti cpo ben me jeten tende se kta te tjeret ne vije e kan… mejtimi im ky. Ymer …Ymer …