Macron bën thirrje për reformim të thellë të Bashkimit Europian
29 postime3582 shikime27 shtator 2017 në 05:20 e paradites
Blendi Salaj@bsalaj
Emmanuel Macron fitoi bukur, në zgjedhjet e fundit në Francë dhe duket se mbështetjen që gëzon do ta shtrijë edhe në planin europian, duke bërë thirrje për një seri reformash të rëndësishme që do konsolidonin Bashkimin. Macron foli nga Universiteti i Sorbonës dhe tha se në reformë duhej përfshirë monedha e përbashkët, Euro, si dhe duhet që së shpejti të ketë një Ministër financash për Bashkimin Europian dhe një buxhet të përbashkët europian.
“Në fillim të dekadës tjetër europa duhet të ketë një forcë ndërhyrëse të përbashkët, një buxhet mbrojtjeje të përbashkët dhe një doktrinë të përbashkët për të vepruar,” - tha Macron. Vizioni i Presidentit Francez për Bashkimin Europian të së ardhmes përfshin edhe një forcë të përbashkët policore që ka si detyrë ruajtjen e kufijve dhe kthimin e ilegalëve.
STALKER@STALKER
Edhe pse, in fine, fjalen e fundit do e kene zgjidhjet sistemike (jo se dua une, por eshte ne dialektiken e gjerave), e vetmja zgjidhje e forte brenda per brenda europianizmit eshte bashkimi i Frances dhe Gjermanise (tani qe Aglia doli nga BE kjo eshte plotesisht e mundshme).
po po, kur te bashkohet Franca me Vandene, atehere do te bashkohet Evropa!
ACDC@ACDC
Europa ka mbaruar.
Makroni dhe ndonje dinosaur tjeter thjesht po mundohen te shtyjne te pashmangshmen.
del-ta@del-ta
evropa vetëm kështu si është mund të funksionojë. çdo bashkim i mëtejshëm do ta kthejë në b.sovjetik. nuk ka për tu bërë kurrë një shtet,vetëm nëse gjermanikët pushtojnë përsëri gjithë evropën
Evropa le te vazhdoje te ece perpara ne thellim te bashkimit, por dhepse paradoksale kjo, duhet te qartesoje detajet edhe per opsionin e Exit.
Ceco@Cecua
Dy veshka kane ngel mes dhjamit.
B-O-H-I-C-A@B-O-H-I-C-A
Bashkimi ben fuqine.
Pjer Thomas@Pjer
Lajmin e dhane dje gjith mediat, dhe siç duken bathet, EU do rikonstrukturohet ne disa pika, dhe kjo gje (mendimi im personal) nga ndryshimi i kursit te politikes amerikane nga Trumpi.
U bone jave qe ne parlamentet e shume vendeve u fol per detyrimin ushtarat, pra te kthehet ushtria e detyruar 1-vjeçare siç ka qene.
Nga e nxorre kete; “Reforme Antipopullore” , une thashe se ishe ne rregull ti, por ty te fliska inati, dhe jo llogjika. Sherbimi ushtarak i detyrueshem eshte gjeja me e mire, dhe e kunderta, heqja e saj, eshte Reforme Antipopullore.
Kush do e kundershtoj, vetem ca lapanjoz qe hiqen si anarshist, qe rrijne gjith naten duke thithur canabis, dhe qe shajne çdo gje qe ben qeveria e tyre.
Grand Idete e Macron do bien ne toke nje nga nje si ato kokrrat e fikut te papjekur
Social Demokratet Gjermane do jene ne opozite (duke u demtuar keqazi nga koalicjoni i meparshem me Merkel kjo ishte e priteshme) nderkohe qe Merkel pritet te krijoje koalicjon me Liberalet dhe te Gjelbrit (Koalicjonin Xhamajkjan). Liberalet jane totalisht kunder taksimit uniform ne BE, krijimit te ministrise Evropjane te Ekonomise apo perdorimin e fondeve gjermane per krijimin e Eurobondeve. Tani qe Britania del nga BE Gjermanise i bie barra me e madhe e buxhetit duke marre parasysh qe shumica e vendeve te BE nuk jane kontribuese ne buxhet por perfituese.
Lebo mje boe si 77 vjeç me kapele gjys stofi gjys meshini duke cituar kete dyfleteshen Tema
Please dont.
Mos na flliq rrethin letrar te çajit ku here mas here mçefim doza kuazikonjaku per çeshtje me thelbesore se kjo bote
CityNews Fiqo City News…website trendy pu te rinjte e te rejat argetohen. Pastaj une citoj Syrin e Zenit dhe Lapsin e Nipces e jo mos te citoj Temen. Shoket qendrestare edhe NY Times si Temen e klasifikojne.
Kujdes Veglen e Forte Fiqo pa CityNEws eshte si shpirti.
Po mthote ky komshiu : Tgjejme naj pune me bo sot se jemi pushim
Si gjith shqiptaret mo, me tension te larte, se asnji vakt se hajn dot pa buk e kontradiktë
Multikulti eshte si puna e atij mocalit me uje te qelbur qe mbledh lloj lloj insektesh dhe zvarranikesh. Socjaldemokratet dikur liberale sot jane shendrru ne nje parti anit-emigracjon…ironike por nuk kane faj se po shendrrohen ne relike se bashku me Moderatet… Partia e ekstremit te djathte SD sot eshte partia e dyte ne Suedi
Njerezit I ekzagjerojne pak gjërat si gjithmonë. Ka pas probleme perdhunimesh nga të huajt(kryesisht afgane të cilët po i kthejnë pas) por në shumicën e rasteve kanë qenë suedezë të akuzuar nga femra të cilat kanë qenë të dehura. Feminizmi ketu eshte shedrruar në misoandrizm. Ky vend po shendrrohet dalengadale në ekuivalentin e arabisë saudite misoandriste. Gjinitë ai/ajo janë hequr nga leksikoni
nëpër shkolla dhe zëvendësuar me një gjini të tretë asnjanëse (ë futur posaçërisht në leksikon këto 5vitet ë fundit) Qenia mashkull cilesohet si privilegj ironikisht në një prej shoqërive me të barabarta gjinore në bote