“Lol lol Land” apo “L.A. Land”?

43 postime 3397 shikime 29 janar 2017 në 04:28 e pasdites
STALKER

“La la Land” - film amerikan me regji te Damien Chazelle

KUNDER :
(ose: “Lol lol land”)

Filmi eshte kollajshmerisht i kritikueshem keshtu qe fare mire mund te titullohej “Lol lol land”: ai eshte gati-gati nje shakà kinematografike.
Kjo vjen kryesisht prej faktit se atij i mungon dukshem konsistenca, por jo ne sensin e skenarit apo dramaturgjise por mbi te gjitha ne sensin e tensionit kinematografik, te imazhit.
Konkretisht : per kete do mjaftonte te merrnim si shembull skenen-çeles (climax) te tij: ate kur dy heronjt e filmit shkojne tek Observatori astronomik dhe fluturojne ne qiell. Ideja eshte shume e bukur. Ok deri ketu. Po ç’ben regjizori me ate ide ? Asgje. Dy heronjt e filmit zbresin zdruq-zruq nga qielli dhe kaq. Skena, in fine, nuk eshte veçse nje tullumbace e çfryre (dhe pikerisht, ne ate moment, une dola zdruq-zdruq nga kinemaja, per me teper qe jasht saj bente nje kohe e shkelqyer!).

PRO :
(os: “L.A. Los Angeles Land”)

E megjithate, filmi (gjysma e tij qe pashë) ka nje far’ sharmi. Se pari, kjo vjen nga fakti qe Hollywoodi, keto vitet e fundit, po na zhgenjen ne kulm nderkohe qe ky film, ka nje far’ deshire per te na nxitur per te besuar tek Endrra Hollywoodiane. Regjizori, i cili me siguri qe e di qe, ne fillim, Hollywoodi quhej Hollywoodland, e vendos qytetin e endrrave (Los Angeles) ne qender te filmit. Dhe aq me mire! Keshtu qe, ne nje far’ menyre, filmi mund te shihet si homazh per Los Angeles, per L.A, per “City of Stars”!
Nga ana tjeter, filmi nuk eshte agresiv, pra qe te sjell zorret ne fyt sic ti sillte “Whiplash”, filmi pararendes i ketij regjizori 30 vjeçar. “La la Land” eshte film teresisht inofensif, ne sensin pozitiv te fjales, dhe aq me mire (PRO).
Problemi eshte se i mungon konsistenca (KUNDER)

6.0

trailer:
https://www.youtube.com/watch?v=lu4RHvouJH8

korriku

mire, flm.
une s’e kam pare.
ketu ka kohe qe lexoj per te ne review-te ne gazeta, dhe ish vecuar qysh heret.
Aktrimi perflitet shume.

STALKER

Jo aktrimi, por ‘performanca’, në kuptimin e majmunllikut. Psh, Ryan Gosling vetem sepse ka mesuar të luaje në piano dhe të kërceje nje çik, do marrë Oscar si aktori më I mirë.
Nderkohe qe, Gosling, kur luan neper filma, te kujton më se shumti kete :

:grinning:

squarepusher

kete film e kam degjuar pa e pare me shume se disa frames here pas here pasi po beja njekohesisht dicka tjeter. keshtu qe, me aq sa degjova m’u duk film i zakonshem per nga skenari adoleshentesk, me se medioker do thoja. muzika dhe melodite jane kryesisht te mira dhe kjo e shpeton. s’kam ca shtoj tjeter por nuk besoj se do i rikthehem me.

sa per regjisorin, mbetem me pershtypjet me te mira nga Whiplash te cilit perkundrazi me siguri do t’i rikthehem perseri.

squarepusher

laker eshte ajo? :joy:

te Blue Valentine nuk eshte fort keq.

STALKER

Në frengjisht quhet endive. Perdoret goxha. Mendoj se në Albanie nuk ekzisiton.
Në ang na u quaka

squarepusher

si nuk eksizton, une e kisha per darke prandaj me beri te qesh.

STALKER

Më kujtohet qe ti e kishe pelqyer shume “Whiplash”. Për mua ai eshte film-migrenesjelles :grin:

STALKER

Po pse e more për laker alors ?

ps: e si thirret në shqip ?

squarepusher

ne fakt ketu importohet dhe nuk e gjen rendom. emer specifik nuk di, po une i referohem si laker (me emrin e familjes). se qe eshte laker s’dikutohet.

STALKER

Parkadhile qenka në shqip :flushed::laughing:

korriku

E ca pjese e bimes ne fjale eshte ajo atje?

nuk pata durim t’i dilja ne fund, keshtuqe prape gjume. Pjesen qe mbeti, me pas.
A mund te themi se ish nje homazh i filmave stil vitet '60?
Kishe te drejte per Los Angeles :slight_smile:.
Ideja totale ne fund ishte ngacmuese.

varik

Tralala land :wink:

InkuizitoriMoth

çer lesh çikorje apo radhiqe, ketej nga ne e quajne sallate belge, dmth ne Peshk mund ta quajme sallete shen Pjerdh Thomas, aq me teper qe Stalker i jane pjerdh trute komplet nga Teori e Vizionit, sepse dy fotot e sjella prej tij nuk kane asgje te perbashket.

STALKER
korriku

E drejte.

(sorry u desh ta fshij ate post)

Albano-id

Cka me solli ndermend kur e pashe ishin te perbashketat me mulholland drive, pra dhe nga permbajtja ideore filmi jo teper origjinal.
Rrefimi eshte jolinear si te mulh.dr, pare me syrin e njerit dhe tjetrit protagonist, vendodhja eshte po e njejta, suburbia e los angelos, skenarisht pak a shume ngjashem nje aktore e re qe ndjek endren e saj per tu bere aktore ne holliwwoodin e pameshirshem dhe zhgenjimet e saj te njepasnjeshme ne audicione. Element qe haset qe ne fillim ku ne nje audicion protagonistja shef rregjizorin me nje prej fotove te fitueses se paracaktuar, njejtaz me nje skene me te arrire audicioni ne mulh.dr,. Formalisht skenat e mbremjes ku heroina endet e perhumbur ne rruget e los angeles, festat mondane etj, sigurisht e tera e perziere me romanticizem klasik.
Pra, per mua rregjizori ka dashur te pershtasi per syte e akademise elemente moderne ne elemente klasike holliwodiane, hile holliwodiane, per ti ndryshuar disi faqen vete atij

Momo

Nuk eshte laker :stuck_out_tongue:

Eshte nje lloj sallate, belge i thone shpesh, sic e thote dhe Tiku.

Sa per filmin, mua me pelqeu. Nuk besoj se ka nevoje per shume komplikime per te pasur nje film te bukur. Ky nuk ka cudira brenda, por qe ne fillim me ate kercimin ne mes te trafikut te veres te ve ne humor te mire. Eshte me ngjyra, drite, ndjenje, e nuk eshte banal me nje “happy ending”.

STALKER

Yes ! Keto bejne pjese tek “pro”. Edhe mua me erdhi në mend “Mulholland Drive” dhe pikerisht në kete sens i njihja filmit meriten e riaktivizimit të “endrres hollywoodiane”. L.A, edhe pse në nje menyre krejt krejt tjeter eshte filmuar po me aq interes sa dhe tek filmi I Lynch.

Problemi pastaj (siç shkruaja tek “kunder”) eshte filmi vete, pra tek imazhet e tij. Kam pershtypjen se problemi themelor qendron tek VALLEZIMI. Dakort, janë kenget, por kenget, me duket mua, nuk arrijne dot ta mbajne peshen e romances : baletet (koreografite) dyshe qe zakonisht pasojne kenget, janë minimale, shume minimale :fearful:
Ose: nese i krahason me harenë, emocionin dhe magjine e atyre të “Top hat” (1936) e sidomos " The Band Wagon" (1953, kryevepra e Vincente Minnellit, babait të Lizes), janë nata me diten

korriku

komplet pa fjale :no_mouth:

cfare njeriu V. Minnelli, s’resht nga surprizat, si ka mundesi

InkuizitoriMoth

Nuk ishin gjo kto me Fred Aster, s’ka asgjo me t’pallume.

Kjo eshte e bukur, vizjon puro:

STALKER

"Eshte me te dhënë, s’eshte me te thënë" (ta themi edhe ne nje shprehje reaksionare dreqi e mori :stuck_out_tongue: )

Minnelli-n do e vija ne 5çen e te preferuarve te mi te Hollywoodit te viteve 40-60 (asokohe, termi Hollywood nuk ishte metonimi per “kinematografine amerikane”, por ishte vetë ajo).

Une do i ndaja:

5 yjet me 5 yje :

1. John Ford
1. Vincente Minelli
1. Leo McCarey
1. Howard Hawks
1. King Vidor

pastaj nje 5çe tjeter :
2. Fritz Lang
3. Douglas Sirk,
4. Ernst Lubitsch
5. Charlie Chaplin
6. Frank Borzage

dhe nje 10çe te fundit:

. Friedrich Murnau
8. Alfred Hitchcock
9. Joseph Mankiewicz
10. Max Ophuls
11. Roul Walsh
12. Erich Von Stroheim
13. Buster Keaton
14. Orson Welles
15. Frank Capra
16. jacques Tourneur
17. Anthony Mann
18. Billy Wilder
19. Nicholas Ray
20 Samuel Fuller

por kjo eshte liste shume SUBJEKTIVE !

korriku

e mire, na u lidh gjuha me keq…

Deri me sot kishim pare e bere lista titujsh dhe jo emrash, pavaresisht nje diferencim vetjak qe mund t"a kemi pas per nje grup favoritesh.
Nuk kuptoj renditjen per John Ford, Murneau, Frank Capra. Leo McCarey e shoh per here te 1re (mbase te 2te), dhe no place for George Cukor…

InkuizitoriMoth

Ta them edhe une nje shprehje revolucjonare qe dreqi e dha :stuck_out_tongue::

Nuk eshte me te dhene, e as me te thene, por eshte me te vjedhme!

Prej kujt e mori dreqi qe ja dha revolucjonarit?

STALKER
  • Per Ford je skeptike?
  • Murnau mund ta kisha vene tek 5çja e dyte por s’kishte më vend.
  • Capra me pelqen, por jo inconditionnellement (ka plot filma te tij qe jane “ordinary” -si te thuash).
  • McCarey eshte i natyres se Minnelli-t: ka te beje me njerzillekun (se ajo fjala humanizem eshte konsumuar ne dhimbje, e di ti mo). Fundja 5 te paret ajo i lidh: njerzilleku (perveç se ishin maestro ne profesion, por kjo eshte karakteristike e te 20ve). 5 te pareve mund tua shohesh te gjitha punet qe kane bere, pa asnje perjashtim.
  • Cukor me ka pelqyer me raste, pra pak. psh, nese “The Philadelphia Story” apo “A star is born” apo “My Fair Ladye” jane perla te vertete, pjesa tjeter…
korriku

nuk meshoj sepse kam kufizime - autorit qe njoh me mire nuk i kam pare me sh. se 6-7 tituj max.

  • J. Ford e paragjykoj mbase, por per keto:
    perdor aktore klishe,
    tematika e amerikes se fillimshekullit eshte ca ‘rough’,
    prodhimtaria e gjere ne dem te cilesise dyshoj,
    regjisor establishmenti i hollywoodit, e keshtu…

Por patjeter asnje nga mesiper nuk kondicionon pikeveshtrimin e mundshem origjinal progresiv te tij konstant.

  • Capra, gjithe c’i kam pare, mbreselenia e afert me natyren e Minellit, dhe pse ndryshe gjithsesi! M’a provo me nje titull qe t’ia shoh dobesite.

  • Murneau, nuk e debatoj dot. Megjithe kufizimin (3-4 tituj), do e kisha ne listen e 1re.

  • Cukor, te besoj se e kam rastisur per c’thua. Por jo sa per te mos i bere fare vend. Si do i inerpretoje ti lekundjet e tij…

Keto :slight_smile:

STALKER

Nuk di çte them per Capra. Disa filma te tij jane te shkeqyer por ja qe sekush pastaj ka nje debolese çik me shume a çik me pak per nje regjizor apo per nje tjeter.
Por mund ta themi edhe keshtu: mundohu te shohesh disa filma nga McCarey (psh: “Ruggles of Red Gap” (1935), “The Awful Truth” (1937), “Going my way” (1943) dhe kryevepren e tij absolute “An affair to remember” (1953) si dhe disa filma nga King Vidor (psh: “The crowd” (1928), “Duel in the sun” (1946), “The Fountainhead” (1949) dhe do kuptosh me mire se “per çfare e kam fjalen” (pra “what make the difference” )

korriku

sigurisht, mos ma vej re. Do t’i shof.

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

Stalker dhe Korrikse, po e gjetet: pse tangon e pallimit e quajne Kriminal Tango?

He se pergjigja eshte e lehte, kushedi sa here ju’a kam shpjeguar me teori te Frojdit dhe te Marksit.

STALKER

Ndersa sa per John Ford, mund ta themi keshtu:
perpiqu te gjesh “Mogambo”, nje film te tij te vitit 1953. Ne dukje, film ‘i vogel’ (pra: jo nga më te njohurit e regjizorit por ky i fundit thosh se ai ishte nje nga 2-3 filmat e vetem te tij per te cilet ai ishte krenar). Nje perle e vertete! Do vesh ré diçka: në 2 ore film, s’ka asnje note te vetme muzikore !! Dhe, kur mendon se Tarkovski, ne vitet 70, ne shkrimet e tij thosh se enderronte te realizonte nje film pa muzike fare (pra te mos kish nevoje per muziken per t’ja arritur qellimeve artistike), kete gje e kish realizuar tashme John Ford që ne vitin… 1953!
Dhe e dyta: Ford eshte baba. Ne kuptimin qe “te gjithe e kemi nje babë”, dhe baba vritet, por nuk shahet! “Mogambo” eshte, per shembull, nje nga arsyet pse Ford eshte baba.

:slight_smile:

InkuizitoriMoth

Ngavash se nuk e ke thene te plote, mire qe “te gjithe kemi nje babe”, dhe baba vritet, por Frojdi ka thon qe ne te gjithe kemi edhe nene, dhe nena pallohet.

Ti sikur je marksist, dhe marksiste i vejne rendesi femres (“Nena” e Gorkit), fashistet e shperfillin femren.

korriku

Lexova shpejt nja dy gjera dhe duhet te kem rene pre’ e nje stereotipi mbi te:

“Ford was highly intelligent, erudite, sensitive and sentimental, but to protect himself in the cutthroat atmosphere of Hollywood he cultivated the image of a “tough, two-fisted, hard-drinking Irish sonofabitch”.”

Mogambo pare fillimisht para nja 3 vjetesh, e ripare ne tv pak muaj me pare, vazhdonte te habiste.
Po, s’ka muzike.

Po shifja “The Band Wagon”. Ava Gardner ben nje shfaqje 2 minuteshe ne hyrje e pastaj zhduket. Interesant them tani, se m’a kujtoi Mogambo :slight_smile:

vlora

Mua me pelqeu Stalker. Qava u kenaqa me fund

STALKER

Aq me mire!! Filmat per tu pelqyer jane bere! :slight_smile: Plus qe ky nuk eshte film-hilacak (qe per mua jane me te keqinjte e te keqinjve)