Dhe nuk ka nevoje për as më të voglin koment:
Kur dhuna reale sistemike nuk njeh as gjiní
Per sqarim, firma Euroteam qe duhet te trajtoje mbetjet spitalore sipas kerkesave dyshohet se i hedh keto mbetje biologjike shume te rrezikshme ne lumin Erzen prane Tiranes. Ky eshte konfrontimi midis gazetarit te “Stop” dhe administratores se firmes Mirela Topulli.
Pervecse e paskrupullt, qenka edhe jo shume e zgjuar qe sulmon fizikisht nje gazetar.
“Pazgjuarsia” e saj eshte konsekuence e bindjes qe ekziston tek te pushtetshmit (les possédants) në pandeshkueshmerine e tyre.
Po pse e solle ti kete teme pastaj ?! -e mire, beji vet komentet.![]()
dhuna sistemore neoliberale; privatizimi i cdo procesi sado delikat si ai i eliminimit te mbetjeve spitalore qe perkthehet ne ndotje ambjentale, , e pershfaqur ne dhune fizike.
E ça ka ketu per tu çuditur? Beni si te habitur!
Se harrova 

mire beri qe e rrahu, kush do e ndalonte ?
Ah mor brad ç’na ke bere me kete shprehjen
.
Ne fakt, ajo “do e haje” qe çke me te (ne mos per mbetjet, per dhunen ndaj gazetarit: media ku ai punon detyrimisht do ngreje padi), por ç’eshte interesant eshte refleksi i saj per te reaguar dhunshem. Gjithe duke u filmuar
Detyrimisht? Me media do te thuash Klan? Klani i Sandrit? Klani qe eshte byth e breke me pushtetit, qe me ane te STOP ka adaptuar modelin e gjobvenies si te TOP-i, Rakipi etj? I Sandrit qe thuhet se do ti dale sheshit se ja kurdisi ate oren atij gjyqtarit te shkrete? Detyrimisht?
edhe sikur puna e padise te mos funksionoje - kush tha se neoliberalizmi garanton DREJTESI - gazetari eshte fantastik per punen me te verteten, dhe guximin personal gjithe duke mbetur nje qytetar.
Kjo ngjarje sado simbolike te rikujton rrugetimin e drejtave njerezore permes nje historie sakrificash perballe dhunes se pushtetit.
Feminizmi nuk ka levizur ndonjehere paralele me zhvillimet ne kontradiktat klasore, por ka pare interesin e vet
Kur s’e hapi krahun gazetari t’ia sheshonte turinjte!
TV ne fjale eshte Vizion Plus (dhe jo Klani)
falje, nuk di pse me ish fiksu “vizion plus”.
Por nuk besoj se ka rendesi per cilin tv behet fjale, qe nga momenti qe eshte bere publike nje video e tille
Stalker, çfare te ben te besosh qe kjo do ta haje? Precedenti? Apo shpresa?
Deri tani as njera as tjetra nuk na ngrohin.
Vlonjat, po te shohesh ndonje emision tjeter te Stop (apo te emisioneve te tjere te kesaj natyre) konstaton se ata ngrene X apo Y problem. OK deri ketu. Vazhdimi pastaj, sigurisht qe varet nga denoncimi, prokuroria, ryshfetet… etj etj.
Ky rast, ne ndryshim nga te tjetret, ka nje “kleçke” : dhunen ndaj gazetarit. Te dokumentuar
Mire ben qe je optimist por me kembe ne toke. Keta kapen me ze e figure like bllokun 7% dhe na dolli qe fbi nuk eshte eksperte ne analizen e imazheve dhe zerit. Tani bazuar te ky precedent une mund te spekulloj se gjykata shqiptare prape do te dali ne perfundimin qe video eshte e manipuluar.
instikti i saj i dhunes, percmimi i saj ne pergjithesi, ne dac ne pergjigjet passive-agressive ne dac permes dhunes, eshte cfare shihet perdite ne femra edhe ne usa, vend i cili jo pak mbetet pergjegjes si frymezues i sjelljes ne fjale neper bote
Amerika e ka fajin. Ashtu them edhe une.
ore si ta kesh qejfin ti, sekush mejtimin e vetes vet
klecka shtrihet te egersia me te cilen ajo dhunon, reagimi primitiv qe pershfaq nje te vertete, pasi gazetari nuk duket mjaft i ndergjegjshem per interesin financiar qe po i prish, perndryshe nuk do ti afrohej aq shume.
Nuk e di se sa administrate mund te kete korrptu ajo per ti shpetuar kontrolleve, por rasti eshte vertete i frikshem, dhe tregon per nje deficit ne sistemin e kontrollit, qe nuk ma ha mendja se mund te kete reforme administrate qe mund ta zgjidhi pa nje ndryshim strukturor.
te me fali gjembi si mbrojtse e feminizmit, por kjo drejtuese e kesaj firme, te bind se nuk eshte e llogjikshme qe ne krye te disa puneve te vendosesh, femra, sepse ne vend qe kjo te ruante gjakftohtesine, dhe te bente sikur nuk dinte gje per kete problem, iu sul gazetarin ne ate forme, qe e beri kete te humbiste pike ne syte e opinionit, nderkoh qe gazetari fitoi pike.
Mire thua Pjer se po te ishte mashkull kjo nuk i binte me grusht, do t’i binte me kallash.
Tani mblidhni mendjen, ose Amerika ose te qenit femer e kane fajin, jo te dyja bashke.
me thene te drejten, une per vete e kishja mbedhur mendjen per te dyja kshu. Dhe po me shqeteson goxha perpjekjet ketu ne blog, pet te ndare mendjen o me njeren o me tjetren arsye.
Nuk kuptoj per c’arsye duhet ndare mendja, jo per gje po zoterinje e kane mu ne balle te temes menjefjale, mu ke titulli. nuk di po sikur po duan te thone dicka vete, por pertypen dhe po i bien anash, na vene dhe neve ne siklet
kjo plehra me dy kembe sillet keshtu para telekamerave… lind pyetja çfare do te bente sikur te ishte ne nje vend ku nuk e shikonte askush
Permendja e gjinise eshte pashije per mua ndonese nuk mendoj se ka pasur qellim te keq hapesi i temes. Ne te njejten menyre habitej njerezia kur grate filluan te pinin duhanin, te benin boks a te luanin futboll, te kryenin vrasje apo cfaredo aktiviteti pozitiv a negativ qe i asociohet gjinise mashkullore.
Ate po e bente ajo, prandaj i vajten kamerat. Ka kaq kohe qe po helmon Erzenin, sipas STOP-it te pakten.
Per ate pune, ke gjysem milione shqiptare qe banojne ne Amerike, burra, gra, te rinj. Deri me tani s’kam pare njeri te sillet si kjo ketu publikisht. Hiq ata qe jane kriminela karriere, apo vrasje qe jane bere per gjakmarrje, nuk para ka njerez te tille ketu. Pse ndikon me shume dhuna e shfaqur ne Amerike te kjo qe eshte 3000 milje larg sesa te pjatalaresi apo picanjosi i thjeshte qe edhe banon ketu?
Video eshte e montuar.
Ne fillim ajo gruaja po fliste ne menyre normale.
Pastaj ka nje shkeputje dhe shohim kete femren te acaruar qe arrin edhe te qelloje.
Ka mundesi qe pjesa e shkeputur te permbaje gjera qe inkriminojne gazetarin.
Para se ti bejme gjyqin kesaj,behet mire te transmetohet viedoja komplet pa shkeputjet.
Eshte kollaj te flasesh me pamjet filmike qe paraqet tv Klan.
Transmetojeni te gjithe videon pastaj le te gjykojme kush ka te drejte.
Ne thame se ishte vetem Jozi qe te merrte prej rreckash. Paska edhe me keq, qe t’i bejne rrobat rrecka. Por me cudit z. Pjer qe thote se ne krye te puneve nuk duhen vene femra, teksa ankohet nga ana tjeter qe Peshkut po i ikin femrat. Mbase keto jane kontradikta te njerezve te medhenj.
Nje rast patem derguar nje email me skekpticizmin qe as nuk do denjojne te kthejne pergjigjie , duke pas parasysh modelin e fiksit t’cakullit por na kthyen pergjigjie dhe thane se do e shikojme si ceshjte , na kerkuan dhe te dhena personale normalisht qe nuk ia dhame se ne Shqiperi nuk i dihet asnjehere , por ideja eshte qe problemi ne fjale u zgjidh pas 3-4 ditesh pasi doli ne emision. Ishte rasti i pagave te arsimit ne Durres, vendi i llogaritares prane DAR Durres mbahej vakant per bleresin e rradhes , dhe puna kishte 2-3 muaj qe behej nga ekonomiste te jashtem qe paguheshin , dhe kur e fundit nuk u pagua ajo u largua dhe procesi ishte bllokuar se DARi skishte gjetur “zevendesuesin” e rradhes.
Si nuk ankohej njeri,te kerkonte rrogen e vete ne gjysme te muajit, cfare kushtonte nje dononcim anonim … 
Shqiptaret duhet te fillojne te drejtojne gishtin, te ngrejne zerin , aty ka padrejtesi ose shkelje te rregullave por sistemi eshte shume i kalbur, merr cdo 20-28 vjecar me shkolle pa shkolle te gjithe gjemojne mikun , e fushatat e partise per nje vend pune. Jemi inferiore ne maksimum edhe me keq do behet po te marresh brezin e ri qe jane rritur ne pushtetin e baba saliut dhe shikojne drejt se ardhmes me LRI e Mones…
Ky koment vlen me teper per temen e Dr. qe s’i kishin dhene pune. Megjithese me siguri do te te akuzojne dhe ty qe entuziazmohesh per gjerat negative ne Shqiperi, qe sulmon KM, dhe trillime te tjera creative (se s’po di si ta perkthej).