(kundër)Reagimi
Ky nuk ka pire vere, ka kursyer dhe ja rezultati.
Nuk duhet ta shajme se eshte ekonomiqar.
Mos harroni: kush nuk pi vere
Behet milioner!
Sa te zgjuara i marrin grate disa… Grua te dhifsha titujt akademik, kur ske miliona…
leket s’e di si i ka ba,po sic thote edhe vete,ky asnje dite s’ka punu ne shtet. kto vite deputet s’ka menaxhu pare publike. pune te tjera pastaj,naj gja ne te zeze t’u ju shmang tatimrve,hajde ta kontrollojme.
1 milione dollare vetem me kursimet e rroges.
…let it sink…
… lexoni komentet e njerezve sa te skandalizuar jane. Vetem vrer leshojne per keto mostra gjakpiresish.
1 million dollare investim nga kursimet e rroges. Dhe kur mendon qe ky di jete 1 milion dollarshi i dyte, se te parin e ka dhene per tu bere deputet.
Shoku,Fevziu yt flitet se mer 30 miljon ne muj. Bani llogarite. Te meritosh nje rroge te tille,duhet qe me punen tane te kesh nje impakt te tille ne shoqeri,qe e ke shty perpara drejt progresit pa kthim. Fevzo vetem e ka zhvat. Kshtu rroge do kete pas dhe ky. Ceshtja shtrohet se per leket qe ka marre,a ka pagu taksa?
Ti po i del per zot 1 milion dollareve qe ka kursy ky nga rroga? Hallall.
Vetem se lexoji komentet e njerezve ne cdo gazete ku eshte ky lajm. Do e kuptosh qe i ka prek ne palce te gjithe.
Nuk ke ca te thush me i kane thene te gjitha robt neper komente.
" Kursim, kursim gjithmone kursim. Kudo, vazhdimisht dhe ne cdo gje " !!!
- Te mesojme nga shoku Lej Fen.
M’plasi fort per komentet e njerezve,ajo qe di une eshte, se ky s 'ka punu asnje dite ne admunistrate, qe te kete perfitu nga menaxhimi i parave publike. Rrogat stratosferike te gazetareve pastaj,hajde t’i diskutojme.
Peqinasit, ashtu si dhe te tjere te Shqiperise se Mesme, nuk shquhen per kursimtare. Me siguri do e kete gruan gjirokastrite ose korcare.
Osht goca e Mico Ndinit, ish- lojtar i Partizonit dhe ish- banor i Tokes ( se ka vdek ) . Nga Poradeci. Ka qene burre i mire thone, por nuk do te thote gjo. Per te qene te korruptum, hajdute te pangop, per shqiptaret nuk ka te boje fare pastertia e spermatozoidit ateror. E kane mandatin dhe " uraten " nga fuqi ’ me madhore … Per i gjo t’i vije turp : Qe gruja e Fullanit ke " kursyer " me shume se kjo.
Ça fati kane ca e ca qr lol ncnc klm qj, si nuk me ra ene mu nji gru si kjo?!
Edhe ajo goca e Birishes nuk kishte punuar asnje dite ne administrate por iu hodhen ne gryke rilindasit se merrte 100 000$ rroge ne vite te nje universitet privat dhe ka vene pasuri te pajustifikueshme me te ardhurat ne shqp. Apo dhe çuni i Birishes xhanem, asnje dite ne administrate por dhe ai sapo baba u be km na doli super miliarder. Si ka mundesi qe keta ( me te drejte ) i akuzojne per korrupsion e vjedhje ndersa kete gazetarin nc nc nc hiç psss sss çttt .
Transaksioni me duket i ligjshem, ndersa per pyetjen se ku i gjeti gjith keto leke, une do te thoja se ato vizitat e Palloshit ne Peze dikur, sikur hedhin pakez drite mbi keto para. Ose;
- Nje pjese e 20% te Palloshit kur qe kryetar bashkie, pra pjesa qe i jepnin ndertimoret per lejet e ndertimit, ku flitej se nje firme e vule e Palloshit, kushtonte 20% .
ose; - Nje pjese e parave qe anglezet (ata kane kohe qe kane piketat e tyre ne Peze) mund ti kene akorduar Pezes per sherbime qe ai iu kryen, ne kohen kur Palloshi shkonte atje.
Lexoji o Pjeter lexoji…
Iu befshin leket ilace po thone shumica e tyre per keto.
Ka edhe nga ata qe thone qe meqenese ky keto tre vjet deputet nuk e katerfishoi pasurine, atehere i bie qe fajin e ka saliu qe per tete vjet e paska pasur ekinomine aq te forte sa keto u bene milionera.
Ca po flet o vlla? Ca dmth se s’ka perfitu fond publik meqe s’ka punu asnje dite ne administrate? Po pse mer, rroga ne administrate quhet perfitim fondi publik? po pse mer, favori si politikan, me vone i shperblyer, ça quhet? Po lobimi per nje industri a grup interesi, nje biznes etj, ca quhet? Po kur perfiton nen emrin e nje te njohuri fonde, privatizime asetesh publike etj, ca quhen te gjitha kto? Mos mer se po ju trullos partia! Deri ktu me arrit me e mbrojt me mish e shpirt?
http://www.gazetatema.net/web/2017/01/14/faksimile-vajza-qe-investigon-pasurite-e-me-te-pushtetshmeve-ne-shqiperi-zbulon-pagen-e-alfred-pezes-te-korrieri-dhe-ora-news-deklarimet-e-deputetit-pergjate-2013-2014/
@Vlonjat ja ke fut si kau peles. Ata kishin baben ne administrate dhe ca adminstrate se. Deputet s’ta var njeri torben dhe kur eshte puna per leke, te shqyejne breket kta,s’te lejne radhe.
Pjeter a ke bo naj lek si rilindas qe je pa çq temen te tjerve.!
Jo mo s’me ka trullos partia fare. Juve ju ka fut trute e gomarit. Keni gjet personin e gabum me ba ket luften tuj, po ju them. Nuk jam dakort me leket qe ka as une,po ja qe ky ka qene tregu shqiptar. Ta permena rrogen e Fevziut,Cani u perfol per 7 mije euro + leket ne zarf qe u merr hajvaneve qe i nxier ne emision,po kshu Balla (Sokol). Zheji qe pat nje debat me Blend Manen, permeni nje shifer te ububushme si rroge ne Mapo, qe ishte dyfishi i asaj qe e kishte akuzu Mane. Tjeter pune qe Zheji i len ne bixhoz,nuk i kursen si Peza.
Po ashtu Shkullakja apo Ylli Rakipi. Lene pastaj kur hyni ne valle ai italjani me “Agon-in”- i lliu m’pare Sonilen,Bejten apo Lubonjen. Frrok Cupi qe drejtonte gazeten “Agon”,gazete qe dilte ne treg falas para se te dilte televizioni,merte 30 meleon,kupton ti,(tridhjete)
Kta te gjithe e kane shit fjalen shume shtrenjte,me shtrenjte se ai plaku i mocem, qe i’a shiti kurbetliut tre kshilla tre napolona ari. Ne fakt, keta me shume kane shit pordhe,pranaj edhe i versulen Edvinit,shokut tim,se ai ka qellu me pordhac se gjithe pordha e tyne bashke dhe nuk u’a vershellen ,e ktyne s’u ka ngel gje tjeter,vetem me i lef palltos se gjate te KM-s
Po mire mo @Pjetermustakuqi me ca ka jetu ky keto 15 vjet? A ka ble shtepi, makine, makine gruja, shtepi ne plazh, udhetime jashte e me the e te thashe. Se qe te thush qe ky ia fut dhe nikollaqit te olimbise per kursime eshte pak. Se dhe ai tao tao i librazhdit nuk punon ne administrate por oren ai dhe nusja e tij e kishin nga 90k euro. Gojet e liga flasin per punesime ne administraten lokale, apo preferenca ne dhenien e tenderave.
Nejse, fundi i fundit ky me leket e qytetareve shqiptare eshte bere i pasur. Se si a qysh e dini ju aty me mire.
Sipas të dhënave të siguruara nga OpenData Albania (dok 3 dhe 4) rezulton se deputeti Peza ka dy apartamente, në Tiranë dhe Durrës. Ai sipas deklarimit fillestar të pasurisë kur ka marë detyrën e deputetit rezulton të ketë 95 milionë lekë (të vjetra) kursime dhe disa kredi apo deryrime në vlerën 40 mijë euro. Më tej ai deklaron një tjetër llogari bankare sëeisht në emerin e bashkëshortes këtë herë në vlerën 130 milionë lekë të vjetra.
Këto janë të dhënat e publikuara nga Open Data Albania për deputetin Alfred Peza dhe bashkëshorten e tij Mirela Ndini (Peza).
Sipas këtyre të dhënave rezulton se Alfred Peza dhe bashkëshortja e tij nuk kanë pasur 1.1 miliard lekë (të vjetra) pasuri apo të ardhura monetare. Nga vetë deklarimi apo mbledhja e të gjithë të ardhurave apo detyrimeve sipas Open Data Albania rezulton se çifti Peza mund të kenë pasur të rreth 230 milionë lekë të vjetra të deklaruara në vitin 2013 kur gazetari Peza u bë deputeti Peza.
Ky deklarim pasurie bëhet një muaj pasi mer detyrën apo bën betimin si deputet. Pra pasuria e Alfred Pezës është deklaruar në muajin shtator 2013, si deklarim fillestar dhe më pas në janar të 2014. Blerja e aksioneve të Credins Banks që është sa 4 herë pasuria e deklaruar e Pezës dhe ngre shumë pikpyetje për të ardhurat e siguruara nga si deputet i PS.
Dmth, ateher kur ky ka pas mundesi me mar keto rrogat marramendese deri ne 2013, paska arrit me bo vetem 1/4 e pasurise diku te 230 mije dalllar.
Kurse mbasi eshte bo deputet dhe nuk ka pas mundesine me merre ato rrogat marramendese te Pjetrit, ky paska bo me shume se 3/4 e pasurise, nje kursim prej 750 mije dallarsh ne vetem ne tre vjet.
Edhe gjashte muj deputet i kane ngel mbase e shtrengon edhe pak rripin ti kurseje edhe 1 meleon te tjera.
Vallai ka shume mistere, po me te mistershme jane dy gjona:
- deputeti paska pase nje disipline financiare te pashembullt qe paska kursy per 15 vjet per me i bo ato 1 milion dollare te qelbta. Dhe nje dite te bukur e paska cu dreqi qe gjithe kursimin e jetes me e hedh ne investim me nje dore te vetme.
- edhe kur boke 1 milion dollare me kursime rrogash, per cfare i eshte dashur investimi, te vazhdonte me formulen e kursimit.
Ça te thush me shume. E ka pas thene mire Pjeter Arbnori n’at kohe: Keta nuk jane socialista por specialista!
Po nje te mire e ka dhe kjo histori. Ja u be dhe nje tjeter milioner vetem me rroge (shteti/privati). Kane ngel dhe 2 499 999 te tjere per tu pasuruar por pak nga pak dhe do hane te gjithe me luge floriri.
A ka ligj Shqiperia per deklarimin e prejardhjes se pasurise?
Ne Kosove i fusin nje “m’i ka falë djali i tezes nga zvicra”.
Pse mendon ti se jemi ndryshe nga rrafshnalta e dukagjinit, fusha e kosoves malsia e gjakoves?
Po aq zor i madh eshte qe nje prokuror ex oficio te pyese thjesht “zoteri, mund te na thoni nga i moret gjithe keto para”?
Sipas ligjit (anti-mafi quhet zakonisht) nese nuk ke nje sqarim bindes, edhe ato qe i ke me djerse te ballit te sekuestrohen.
Le qe shqiptareve u duhet nje ligj anti-deputet.
Shqiperia duhet te jete ne epoken e matriarkatit ku grate jane the bread winners.palloshi pretendon se pasurine e ka nga Linda,likja nga monika apo mema e monikes,gjin gjoni nga gruja,tanprifti nga gruja ky nga gruja …
Shqiperi o gur I thate
Me thase paret fitojne grate 
Mu me duket me shume si nje histori suksesi, nga ato qe degjojme çdo dite ne Shqiperi.
Eshte per tu gezuar qe ne vend si i yni ku mafja dhe pastrimi i parave jane fjala e dites, del nji deputet qe me vetepermbajtje dhe largpamesi kursen 1 miljon ne dy vjet dhe blen aksjonet e nji banke. Eshte nje shembull i mire.
Ajo qe te bie ne sy ama eshte humbja e besimit te kushurinjte e pare por edhe rritja e besimit te gruaja.
Tani po filloj ta kuptoj disi pse Berberi yne nuk blen domate.
Kam dhe camendime turbulluese por nuk dua ta prish magjine e kesaj nate
Si tha Ay, pune ka por duhen profesioniste.
Nuk e besoj se e beson vertete kete. https://www.youtube.com/watch?v=HiWmen9s3n8
Po mi gjembi po,ata qe bajne kerdin ne paret publike,jane ministrat,drejtoret e institucioneve,kryetaret e bashkive e me radhe. Deputeti merr leke kur ban sekserin mes ministrit dhe pushtetarit vendor - te bi kaq lek investim, du kaq si pjesen time. Ktu ata shfrytzojne njohjet personale se ka deputet qe ministrat s’u hapin as telefonin.Nuk besoj qe e ka ba Fred Peza sekserin,noshta edhe po,po une udhehiqem nga instinkti. Kam nje lloj respekti per kete njeri dhe s’me plas fare asht deputet i ps apo jo,me asht duk njeri me integritet. I vetmi gazetar qe e pyti Berishen kryeminister, sy me sy, per perfshirjen e te birit me Gerdecin. I bani te gjitha pyetjet e mundshme. Nuk ka qan gazetar gjobash si Shkullaku me shoke. Tash,doren n’zjarr s’e vej une,e mrojta duke u nis nga ato qe thashe me siper,edhe per faktin se leket per te cilat po akuzohet i paskesh deklaru aty ku e ka per detyre qe do te thote se edhe i justifikon.
Asht formue trekendeshi i ri bermudave politike-ppmedia-financbank, elita e rw qe ka kap vendin.
Gjithe pjesa tjeter e vendit rropatet e xhvasin njeri tjetrin per te ushqyer keta
Ngin depozitat dhe ka ngel leku pa u la 
Leku zhulc o ka bo shum shum e nuk mjafto me ble mo i lavazh aty ketu, tani blejn bankën robt 
Bir some, hallall ja boft Rreforma. Prospero shqipe!
Te na tregoje formulen e kursimeve se ajo qe dime deri tani nuk na jepnkete rezultatente.Ben vaki fiton dhe ndonje cmim nobel per zbulimin e bere dhe ja tek e shton prape pasurine.
Ka filluar te me terheqe kjo moda e politikaneve ne Shqiperi ku grate nuk e nderrojne mbiemrin kur martohen. Megjithese nuk e di ende nese e bejne per te treguar pavaresi dhe feminizem apo qe te kene “kursime” qe s’bien ne sy.
Forumla eshte e thjeshte, sa here te marresh rrogen, fut dhjetfishin e rroges rilindase te kursimet.
Ose dil shit gruan, per 10 vjet si prostitute mbase i nxjerr ato leke
Dekriminalizimi po i jep frytet e veta, po vihet ne levizje edhe antikorrupsioni.
Po i ze mallkimi i popullit…
Për zullumqarët dhe përtej një beteje thjesht politike
Nga Alfred Peza
Historia ime e këtyre ditëve, ngjan si dy pika uji, me historinë që më tregoi një miku im piktor. I cili vendosi që një ditë të investojë në biznes. Kur e mëson këtë shoku i tij i ngushtë, një shkodran i vjetër, i thotë: Tani, ki durim se çfarë nuk do të dëgjosh për veten tënde. Sepse në Shqipëri kur e ke bishtin ta heqin, kur nuk e ke, ta venë.
Kështu po ndodh edhe me historinë time dhe gjithë atë çfarë ka ndodhur këto 3-4 ditë në publik dhe media në lidhje me gjoja “skandalin e madh” të pasurisë së familjes sime. Kjo nuk ka qenë një betejë për të vërtetën, sepse po të ishte një betejë për të vërtetën, PD kishte 4 ditë kohë që ta gjente atë, pasi unë bëra një status në Facebook ku deklarova se jam i hapur dhe se dokumentet e mia ndodhen të gjitha në ILDKP. Duke i bërë thirrje që të shkonin dhe t’i bënin publike.
Por, gjatë këtyre katër ditëve asnjë hap nuk u hodh drejt zbardhjes së të vërtetës. Por vetëm foli politika, në një betejë më shumë se politike dhe nuk tha asgjë. Nuk tregoi asnjë letër. Nuk tregoi asnjë dokument. Nuk tregoi asnjë prove. Nuk tregoi asgjë fakt.
Ishte një betejë më shumë se politike, pasi ajo nuk ishte as edhe një betejë morale. Sepse po të ishte një betejë morale, gazetarët, ish-kolegët e mi të paktën në mos shkofshin në ILDKP, apo të më kontaktonit mua, të paktën të shkonin deri tek zyra e pronarit të medias së tyre, e drejtorit të tyre, e financës së tyre, e të pyesnin: Ore ky Alfred Peza kur ka punuar tek Vizion Plus, pse e ka pasur 10 milionë lekë rrogën në muaj? Ky Alfred Peza kur punonte tek Ora News, pse fitonte kaq mijëra e mijëra euro që e di gjithë Shqipëria. Ky Alfred Peza kur punonte te Klan, sa e kishte rrogën? Ky Alfred Peza kur punonte te “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Top Media”, sa i kishte të ardhurat?
Pra, të gjithë mediat nuk e paskan pasur të gjithën këtë, një betejë morale. Po çfarë beteje qenka kjo atëherë? Ju a them unë. Është beteja e ziliqarëve për lekët e mia. Zilia është njerëzore, është një gjë që e kanë shpjeguar apo nuk kanë arritur as ta shpjegojnë dot deri në fund, as shumë filozofë e studiues. Duke qenë njerëzore, edhe unë i mirëkuptoj të gjithë ziliqarët për paratë e mia dhe do të doja t’i justifikoja. Por nuk i justifikoj dot. Por i mirëkuptoj. Ndaj nuk i ngushëlloj dot.
Gazetarët, nëse do të donin dhe kjo do të ishte një betejë për të vërtetën dhe një betejë morale, mund të vinin e të më kontaktonin mua, ish- kolegun e tyre, me të cilin kanë punuar 20 vjet. Askush nuk më ka marrë asnjë herë në telefon nga mediat deri më sot. Askush nuk ka trokitur në derën time, askush nuk e ka marrë bashkëshorten time (edhe ajo ish- gazetare) deri tani në telefon. Askush nuk i ka çuar një mesazh që “duam një prononcim”. “Si është e vërteta sipas jush”? Apo “ana juaj e historisë”. Asnjë. Por unë si një gazetar i vjetër, si ish kolegu juaj, do ju kisha mirëpritur dhe sepse kisha bërë gati edhe dokumentet.
Ja ku janë! Deklarata e pasurisë Alfred Peza – 2013, përpara se të hyja në politikë. Deklarata e pasurisë pas 2013, kur nisur tashmë politikën. Deklarata e pasurisë e 2014, deklarata e pasurisë -2015. Kisha bërë gati për ju edhe deklaratat e pasurisë së bashkëshortes sime Mirela Ndini, ajo miliarderja më e madhe e këtij vendi, ja ku e ka që nga viti 2004, (për pasurinë gjatë 2003). Ja ku janë të gjitha deklaratat e saj të pasurisë, për 13 vjet, 14 vjet me radhë. Sepse ka qenë subjekt i deklarimit të pasurisë në ILDKP.
Jua kisha bërë gati e po ju prisja, i kisha në tavolinë. Pse nuk erdhi asnjë gazetar? Pse nuk trokiti asnjë media? Asnjë kolegu im? Asnjë analist nga ata të shquarit që u është ngrënë haku dhe nuk paskan kursyer dot 1 milionë dollar. Unë i ngushëlloj jo vetëm në zilinë e tyre për paratë e mia. Por edhe për një pjesë të veseve të ndonjë ish kolegu. Apo për faktin se ata ashtu e kanë ndërtuar jetën e tyre, ndërsa unë kam vendosur ta ndërtoj kështu.
Do të doja shumë t’ju jepja këto dokumente sot por siç e dini ILDKP ka vendosur të nisë hetimet dhe kur je nën hetim, nuk mund të dorëzosh dot dokumentet publikisht. Por këto dokumente që nuk i mori media, do shkoj t’i dorëzoj në ILDKP.
Nga ana tjetër do të doja t’ju tërhiqja vëmendjen për një gjë fare të thjeshtë. Unë jam një burrë 50 vjeç, kam filluar të punoj që në 1989. Pra kam plot 28 vjet që punoj. Bashkëshortja ime ka përfunduar shkollën në vitin 1994, ka 23 vjet që punon dhe të gjithë sëbashku,të dy sëbashku kemi 51 vjet që punojmë sëbashku. Ju sjell në vëmendje deklaratën e parë të pasurisë së Lulzim Bashës, kur erdhi në KOP dhe hyri në politikë. Ishte 30 vjeç, kishte punuar vetëm 4 vjet dhe a e dini çfarë ka deklaruar ky njeri, ja ku e keni: Lulzim Basha ka deklaruar pasuri mbi 1 milion euro.
Pra, 300 mijë dollarë më shumë sesa unë në vetëm 4 vjet punë. Ndërkohë që ne kemi punuar 10 herë a më shumë se Lulzim Basha dhe jo në punë do si do. Alfred Peza kur ishte në media ishte i adhuruar dhe njerëzit thoshin: Është një nga gazetarët më të mirë, nga më të paguarit, analist kështu, analist ashtu, drejtues kështu I mediave a drejtues ashtu. Por çuditërisht sapo hyra në politikë, krejt papritur unë u bëra delja e zezë, e keqja, e kështu me radhë.
Për të gjithë ata që kanë kuriozitet po ju them pasuria e familjes së Alfred Pezës mbas 2013-s kur Alfred Peza ka hyrë në politikë është shtuar me 0 (zero) lekë. Zero. Përveç të ardhurave që mund të kenë rrjedhur nga interesat bankare përtej të ardhurave nga puna direkte si deputet i Parlamentit të Shqipërisë, apo bashkëshortja ime si punonjëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Dhe çfarë beteje qenka kjo, që s’qenka as betejë morale dhe as betejë për të vërtetën, por qenka më shumë se politike.
Kjo është beteja kundër modelit, është beteja kundër modelit tim në politikë. Unë kam qenë i pari kandidat për deputet i rilindjes, model i ardhur nga shoqëria civile, i ardhur nga media, i ardhur si profesionist, i angazhuar, i ardhur si njeri që ka deklaruar që sekondën e parë pasuritë e tij. Ç’skandal ka zbuluar rrjeti mbi dokumente që unë i kam firmosur vetë? Që i kam dorëzuar vetë për 15 vjet me radhë? Këtë ka filluar tani media ta quaj skandal? Nëse ky qenka skandali, atëherë unë paskam humbur nocionet për gazetarinë dhe nuk e njihkam më gazetarinë.
Por po ju them një gjë tjetër, që modeli im është modeli i atij njeriu që ka punuar 24 orë për 24 orë si një profesionist, çdo ditë të jetës time s’kam bërë asnjë ditë pushim. Të gjithë ata që kanë punuar me mua e dine këtë. Të gjithë njerëzit që më njohin mua e dinë këtë. Të gjithë të afërmit dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi e dine mirë këtë. Nëse unë nuk isha ky model, por do kisha qenë një deputet i ardhur në Parlament, me një të kaluar si trafikant droge, armësh apo prostitutash sot unë nuk do të isha nën hetim nga ILDKP. Pse do pyesni ju?
Është fare e thjeshtë: A keni dëgjuar ju ndonjë deputet të përfolur për trafik droge, prostitutash dhe për çdo gjë tjetër, që të jetë vënë ndonjëherë nën hetim dhe t’i jetë kontrolluar pasuria siç po i kontrollohet sot Alfred Pezës? Jo, dhe as ka për të ndodhur për aq kohë sa nuk ka filluar të zbatohet reforma në drejtësi.
Pse bëhet e gjithë kjo? Ka një arsye fare të thjeshtë. PD tha se u habit nga pasuria ime. Vërtet besoni ju që ata janë habitur nga paratë e mia? Ata që kanë dhjetëra e qindra, mijëra herë më shumë!? Nuk janë habitur ata. Atyre i ka ndodhur më shumë se kaq. Ata as janë habitur e as janë çuditur. Por ata janë tmerruar. Ata i tmerron liria ime për të deklaruar gjithë pasurinë time në çdo kohë, sepse ata nuk e deklarojnë dot pasurinë e tyre. Sepse ata hynë me pantallona të grisura në politikë dhe sot, pasi u bënë ministra e kryeministra, janë miliarderë dhe nuk e deklarojnë dot pasurinë. Kjo i tmerron ata, liria e Alfred Pezës për të deklaruar pasurinë e tij në çdo kohë. Ja ku është pasuria e Alfred Pezës! 15 vjet e kontrolluar nga ILDKP, 15 vjet me radhë, 15 vjet!
Po pse tani dhe pse unë? Pse ka ndodhur e gjithë kjo fushatë? Ka ndodhur, sepse i keni parë filmat me mafie? Librat me mafie? Që të mbulohet një krim në një anë të qytetit, duhet të bësh zhurmë dhe duhet të bësh një krim më të madh, në anën tjetër të qytetit. Kush është krimi që ka ndodhur nga kjo anë e qytetit, që po bëhet zhurma për krimin e Alfred Pezës nga ana tjetër e qytetit? Ka ndodhur ajo që është skandali më i madh financiar në historinë bankare të këtij vendi. Jo banka ku unë kam një përqindje aksionesh mbi bazën e historisë së parave të mia, por një bankë tjetër e nivelit të dytë, e cila pak ditë para zgjedhjeve të 2009, ka dhënë brenda ditës 7 milionë euro cash.
Nuk ka ligj në botë, nuk ka zyrë të pastrimit të parave në botë, nuk ka zyrë që kontrollon bankat në botë, që të arrijë dhe që të japë menjëherë kesh në dorë, 7 milionë euro, brenda një dite. A e dini ju pse po hetohet dhe nuk vjen sot në Shqipëri Rezart Taçi? Për të njëjtin krim, se ka nxjerrë Brenda ditës 5 milionë euro cash (paratë e tij) nga banka dhe ndodhet në arrati. Ndërsa shoku i ngushtë i Shkëlzen Sali Berishës mori 7 milionë euro kesh në dorë brenda ditës nga një bankë e nivelit të dytë, kundër çdo lloj praktike dhe ligji, dhe atë nuk e gjen gjë. Pse, rastësi thoni ju është që në vitin që ka deklaruar Shkëlzeni në 2010, (për pasurinë e 2009), 300 mijë euro shtim pasurie, ka ndodhur edhe ky skandal i madh? Ky skandal i madh është shumë herë më i madh se skandali “Arsidi”. A e dini ju që ka ndodhur një skandal fiks si ky në fillim të viteve ’90, me 1.6 milionë dollar, për të cilin u arrestuan guvernatorë banke, zv. Guvernatori dhe gjysma e qeverisë?
Kjo është arsyeja pse PD sulmon Alfred Pezën, sepse do që të fshehë krimet e djalit të Sali Berishës dhe grabitjet që ai i ka bërë pasurisë së shqiptarëve. Kurse mua sot, pas gjithë kësaj fushate të pështirë, me thënë të drejtën më vjen keq për një gjë; kisha mundësi të kurseja më shumë se 1.1 miliardë dhe nuk e kam bërë. Për këtë më vret ndërgjegjja. Por a e keni parë deklaratën e pasurisë së Shkëlzen Berishës. Ku thotë se punoj këtu, punoj këtu, e atje. Hej, ky djali i Sali Berishës edhe punoka. Ndërsa unë kujtoja se ai ishte guida e një blogereje për ta çuar atë në Meksikë, Dubai e në të gjitha plazhet e tjera të botës. Më falni se u zgjata. Por i rashë pak gjatë sot, se nuk kisha kohë që të flisja shkurt.
Faleminderit!
- Deklarata e bërë sot për gazetarët, përpara fillimit të sesionit të ri Parlamentar.
Pjeter, me kaq energji qe po harxhon per te mbrojtur Pezen, shpresoj qe ta kesh tendin. Se s’di si ta shpjegoj ndryshe.
Kisha mundesi te kurseja edhe 1.1 miliard ! … po turp nuk ke?! lere bixhozin mos ja prish paret grus.
Une tash u perfshiva dhe mbroj argumentat e mia,qe te mush menjen ty qe ja ke fut kot ti, plako.
Ktu e lash ![]()
Ajo me beri pershtypje edhe mua, kush ka qene ky miku piktor!

Lexojeni se ju ban mire. Mos merrni me postimet si ai per Beqen qe po psonis ne Milano. Jeni ba ma keq se sigurimsat e dukurshem qe na conin ke berberi se na kishte mulu leshi veshin dhe na grisnin pantallonat , qe noshta ishte e vetmja pale qe kishim. 
Ti po mbron argumentet e tua me ate cfare thote Peza? Deri tani vec ti e ke mbrojtur ketu. Mos me keqkupto, nuk po te kritikoj sepse eshte e drejta jote te besh e te thuash cfare te duash. Por besoj eshte e mire qe te tregoni arsyen e vertete qe ta dije dhe bashkefolesi a bashkefolesja. Eshte me e ndershme ashtu. Jo thjesht “me pelqen se i kreh floket bukur”.
Po pra,cuditrisht ai mbrohet me argumentat qe e mrojta une. Pranaj e solla. Une s’e kam pa naj here ne jeten time Pezen persegjalli apo live. 
Paska dhene argumente te tipit “mbama kopilin sa t’i them kurve”.
Ja,ca deklaron,t’i heqim pjesen plolitike.
Po po me argumenta me argumenta 
https://m.youtube.com/watch?v=pBN__knpQTE
E lexove kete qe shkruajti 46and2?
Po kte e lexove?
Pervec lepiresve te cunit te Sheqeres dhe te baraztundurve,qenka perfshire ne debat dhe ky i “kombit kosovar”.Ky do jete nga ata qe serbet i thoshin “shqiptar i mire”,ndersa tani pas krijimit te kombit kosovar do ti thone patjeter “kosovar i mire”
Si e shef Rama! duket sikur i thote: ho mer katnar mesove ene ti me rrejt?! u bom si komt e dhise.

aty ke Lacjo sikur u mek içik salla…
Gramshi lujti me Realin 
Jam ai qe thua ti.
Ndersa ti do jesh saturni i sateme, I guess?!
Nuk te paska stervit mire serbi,une jam Saturni i satemeje.
…nje miku i tij piktor…
http://www.pamfleti.com/dosja-berisha-bullatovic-po-berisha-pranoi-ta-thenim-embargon-e-okb-se-video
http://arkivi.peshkupauje.com/node/37470
http://www.shekulli.com.al/m/post.php?id=293752/
Mire qe nuk jane te gjithe ne Kosove “kosovare te mire” si ti.
Shume dobet sektori i propagandes. Ti, Fiqo Zeqo nuk po e beni punen sa dhe si duhet. Partia ju ka besu nje detyre shume te rendsishme dhe pret me shume nga ju.
Ajo jo Pjotr, kot e ço muhabetin ke Partija.
Ma mire e kishit me ate linjen e xhelozis.
Se kshu, xhelozija e mori nqaf edhe guvernatorin Fullani apo jo? 
Po Artan Santon e shkrete kush e mori ne qafe?
Ate e di partia.
nuk e paska pas keq shkaba kur thosh se po na mbyt xhelozia se lajme pjata ktej. Ja kapterri, as nji mesazh te hajrit nuk shkruan dot por behet gazetar, ben 1 milion e ca euro, premton dhe per Peqini Channel nen frymzimin e Milan Channel dhe meson me investu ne aksione.
Respekte per ket, jo aq per ata qe zhgrryhen per ta mbrojt a thu se po mbrojne ftyren e vet
#Kur hidheshin themelet…
Folen per luften kunder korrupsionit…