Ku e ka lidh gamorin Nastradini?

165 postime 7741 shikime 25 nëntor 2021 në 07:46 e pasdites
InkuizitoriMoth

Debati është i marrë fund që pa filluar kur debatuesit nisen nga premisa ose aksioma të ndryshme, dhe aq më keq edhe të kundërta, gjë që në mënyrë fatale e degradon debatin në grindje.

-Për të vlersuar një fenomen ose produkt kulturor unë i referohem gjithnjë Providencës, ose pikpamjes providenciale, historisë providenciale etj, nuk i referohem çfar ka thënë kyna që është i modh se aina, apo ai tjetri atjena që është akoma më i modh se ky i modhi ktuna; pra nuk i referohem konfuzionit kulturor bashkohor, të cilit as nuk mund t’i referohesh dot, pikërisht meqë konfuzion. E si mund t’i referohesh konfuzionit “y sa i modh osht kyna e aina”? Në fakt ti me shokë shumë i referohesh këtij konfuzioni, prandaj nuk merremi dot vesh bashkë. Por nuk është se ti merresh vesh me shokët e tu konfuzionistë, në konfuzion gjithsekushi punon për hesap të vet. E vetmja gjë që ju mbledh bashkë është anarkia e pikpamjeve, që tani i jipni një llustër politike të modës, si pluralizëm pikpamjesh që pasurojnë, tolerancë, liri mendimi etj, shoqëruar me - sipas rastit - justifikimin: “jo si dikur që ishte vetëm pikpamja e Enverit”, ose kërcënimin: “çfar don të bësh, të na sjellë mbrapsht në kohë të Enverit?”; gjëra të këtij lloji që tani ka do vjet ushtojnë anë e mbanë ngado në mes të konfuzionit.

-Por në këtë mënyrë vështirë të merremi vesh bashkë ndonjëherë, sepse pikëpamja providenciale më duket e çuditëshme edhe si shprehje, nuk e përmënd njeri, më duket si term mesjetar totalitar.

-S’do mend që nuk merremi vesh, madje vazhdimisht keqkuptohemi, edhe grindemi! Dhe kryesisht për faj tënd, unë kam me ty të njëjtën vështirsi që ke ti me komshiun, kunatin ose me shitësin e zarzavateve në cep të rrugës. Hë provo t’i shpjegosh atyre që në bazë teorisë së relativitetit masa e një objekti rritet për shkak të rritjes së shpejtësisë! Shitësit të zarzavatëve do t’i duket e çuditëshme, madje dhe e frikëshme për interesat e tij që patatet zmadhojnë masën me rritjen e shpejtësisë, andaj ka rrezik të thotë: “Po me patatet e mia ç’do të ndodhë kur shpejtësia e afrohet asaj të dritës? Në këtë rast ulet apo rritet çmimi i patates?” etj, etj, sa të duash pyetje të tilla praktike nga rreshti i fundit të bangave në orën e lëndës së fizikës. Me fjalë të tjera gjithçka varet ku e ke interesin, pika e referimit osht aty ku e ka lidh gamorin Nastradini; patatexhiu e ka mendjen dhe interesin tek patatja, e prandaj nuk shkon më përtej patates. Laiku e ka mendjen tek kjo botë, e prandaj nuk shkon më përtej kësaj bote që të pranojë pikpamjen providenciale që përfshin edhe tjetrën botë, të cilën pikpamje e sheh të çuditëshme, mesjetare e mandje kërcënuese për statusin e tij modern të kësaj bote. Ky është mekanizmi biellë-manivelë që ka prodhuar vizionare në histori të llojit Galile dhe Kopernik, parjen më përtej dhe si pasojë persekutimin nga patatexhijtë këndej që e shohin si kërcënim ekzistencial parjen më përtej hundës së tyre.

-Ngavash se ti nuk je Koperniku!

-E nga e di ti, ndoshta jam!? Pse Koperniku dhe Jezui kishin xhunga në ballë për tu njohur kush ishin? Pse, kur Jezui vinte vërdallë rrugëve të Jeruzalemit, kishte aureolë mbi kokë si në pikturat rinashimentale? Kur Koperniku takonte kunatin e tij, çfar i thoshte kunati: “Qe palla Koperniku, i fortë je vallaj, shkencetar i modh je, ke për të ndryshu vizionin ptolemeik për botën, ke për të bo një revolucion paradigmatik!”? Jo, i thoshte si e kanë për zanat kunetërit dhe patatexhijtë e mbarë botës në kësi raste: “Ç’të duhet ty që merresh me këto gjojna, shko mër shif punën tate si gjithë të tjerët, u bo bytha jote të na tregojë neve se si rrotullohet dielli, hona dhe providenca. Pse nuk të njoh una kush je tina?”!
Pastaj, e pse duhet të jesh pa tjetër Koperniku që të persekutojnë? Edhe pa qenë Kopernik ose Jezu, Noe, Moisi apo edhe Qemal Stafë qoftë, e çdo tjetër i modh që ka lënë gjurmë në histori, po ajo punë është; po u përpoqe të bësh diçka vërtet të re edhe në nivelin më të ulët, në nivelin e katundit tënd, e njëjta gjëmë kryqzimi do të gjejë nga kooperativistët dhe kryetari i kooperativës. Dhe me të drejtë, kanë shumë të drejtë kooperativistët, sepse ju ke spostuar gomarin nga vendi i sigurtë ku e kishin lidhur. Tridhjetë vjet më parë pretendimi që ekziston një pikpamje providenciale kushtonte nga 3 deri në 10 vjet burg. Dhe ka plot që e kanë paguar këtë çmim, madje edhe me jetë, dhe as emri nuk ju dihet, ose ju dihet vetëm emri i shkruar në përmendore.

-E mora vesh, nga tërë ky muhabet unë dola si punë patatexhiu.

-Nuk përbën ndonjë problem të madh, je me shokë shumë dhe tepër të nderuar mandje; edhe ata që dënuan Kopernikun me shokë ishin “si pun patatexhiu”, megjithse ishin të nderuar dhe të kulturosur në rangun e akademikëve të sotëm. Ata që kryqzuan Jezuin ishin anëtarë të Sinodit të Shenjtë, dmth ajka e kulturosur dhe shenjtërosur e Izraelit - alias “akademikët” elitarë të atëhershëm të Jeruzalemit -, e megjithatë në të vërtetë dhe nga pikpamja providenciale, ishin “si pun patatexhiu”. Në historinë e krishterimit është rregull që vepron si mekanizëm brutal kriminal: shenjtorët, në fillim të karierës së tyre, janë gjithnjë të persekutuar nga Kisha (Sinodi i Shenjtë), që vetëm më pas e ka kuptuar gabimin e saj dhe i ka graduar në shenjtorë të adhuruar pop; ky është mekanizmi që i prodhon shenjtorët. Hiç mos u bëj merak, në historinë e providencës hyjnë në punë edhe patatexhijtë dhe zdrukthtarët që fabrikojnë kryqe e karamanjolla, duhet të jetë njëri dè që shet patate në cep të rrugës dhe i vlerson gjërat referuar pikpamjes së patates!

-E mora vesh edhe unë më në fund si qenkërka kjo punë e patates, por tani që e mora vesh, më mbetet vetëm poshtërimi i të qenurit rang i ulët, inferior.

-Jo, nuk e ke mor vesh hala biri im; si inteligjencë, ndjeshmëri, karakter etj, mund të jem fare mirë inferior ndaj teje, por është superiore pozita ku qendroj. Është pikpamja providenciale që të bën superior; një idjot i ndodhur në lartësinë e pikpamjes providenciale, është (potencialisht) më pak idjot se një çmim Nobël poshtë kësaj lartësie. Prej këtej mund të fillojë të ftillohet konfuzioni idjot i nobelistëve rreth konceptit të progresit dhe regresit në histori.

InkuizitoriMoth

Gjërat i di vërtet mirë kur je në gjëndje t’ja shpjegosh të tjerëve (sigurisht mbasi i ke praktikuar vetë).

InkuizitoriMoth

Është bërë vërtet e bezdisur pamja e maskave të hedhura kuturu për tokë, pëllëmbë e maskë ngado, edhe mbi bar jeshil; çfarë është më e pastërt dhe jetësore, ndyhet nga çfar është më e ndyrë dhe vdekëtare; shenja më evidente dhe më e freskët e përdhunimit ekologjik që i bëhet natyrës. Kulmi arrihet kur sheh se maska, që mbulon fytyrën e një femre seksi, plotëson dizajnin elegant të modë së fundit të epokës së kobëshme koronavirus, aq më tepër kob i ndërlidhur me përdhunimin në fjalë. Imazhi i leckës së përdorur të mestruacioneve, nuk arrin dot të ilustrojë në mënyrë kaq shkëlqyeshmërisht perverse arketipin eros-thanatos.

Mirejam_Tirana

:innocent:
immagine

InkuizitoriMoth

gholamreza-azimi-iran-donke

InkuizitoriMoth

Autorët e romaneve bestseller Kodi da Vinçi i Dan Brown, Tundimi i fundit i Krishtit i Nikos Kazantzakis (realizuar film nga Martin Scorsese), Ungjilli sipas Jezu Krishtit i Saramago janë frymëzuar nga ungjijtë apokrifë, në veçanti prej njërit, i quajtur Ungjilli i Maria Magdalenës, që e përshkruan Maria Magdalenën si një prani e rëndësishme në jetën e Krishtit. Nga ky apokrif ka mbetur vetëm faqja e parë, kusuri u zhduk nga Kisha për arsye që tani dihen prej trumbetimit ngado të parullave iluministe të 68-tës: Kisha është antifeministe, patriarkaliste, kundër emancipimit të gruas etj, etj. Për këtë arsye, plus interesimi i veçantë për seks providencial - konfirmuar nga suksesi i romaneve bestseller në fjalë -, me pa tjetër në Ungjilli i Maria Magdalenës do të ishte shkruar që Jezui ka thënë: “Mos bëni luftë, bëni seks!”.

InkuizitoriMoth

Starti i fluturimit të një çafke buzë një kanali: nga palëvizmëri estetike absolute e një statuje prej mermeri, në një shpalosje madhështore krahësh në slow-motion, dëshmon përsosur gjendjen e harmonisë absolute të Krijuesit, ku statika dhe dinamika, stabiliteti dhe aktiviteti identifikohen në mes tyre. Motoja e Hyjit, si dhe e çafkës, është Immobilis in Mobili; pak ndryshe nga motoja e Nautilusit të Kapedan Nemos: Mobilis in Mobili (=I lëvizshëm në element të lëvizshëm).
Sado e madhe dhimbja e vuajtjes së momentit, mjafton imazhi prekës i startit të një çafke si ngushullim se ka akoma shpresë: “Si do të ndodhë, Unë jam këtu!”.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Herë pas here Giangiacomo Feltrinelli thërriste punonjësit e shtëpisë së tij botuese për takime të pafundme gjatë të cilave i çante tajaren për orë të tëra me fjalime të ndezura revolucionare. Gjatë njërit prej këtyre takimeve Bianciardi (autor i romanit “La vita agra”, materiali me i mire per te njohur ndryshimin dhe degradin e Italise pergjate bumit ekonomik ne vitet 50-60, realizuar edhe film me protagonist Ugo Tognazzi), i mërzitur nga retorika pseudorevolucionarizmi i punëdhënësit të tij milioner e arkimiliarder, u ngrit, eci drejt daljes se salles, por në vend qe të vishte pallton e tij të vjetër, te kthyer e rikthyer persembrapi kushedi sa here, veshi pallton shumë elegante dhe të shtrenjtë, te llojit Gamilje, te Feltrinel miljarderit. Para se te dilte, tek porta, ai u kthye për një moment, hodhi një sy përreth, ngriti grushtin dhe bërtiti: “Rroftë lufta e klasave!”. Pas kësaj ai doli jashtë, krenar për pallton e tij të re.

:joy:

InkuizitoriMoth

Në relacionet me tjetrin keqkuptimi është rregull sepse mungon besimi tek tjetri, kihet frikë prej tij, e më tej kreshendo: urrehet tjetri (frika pjell agresivitetin). Në këtë rast edhe për muhabetin më të thjeshtë, energjitë nuk harxhohen për të kuptuar, por për tu mbrojtur duke u fshehur mbas koracës së hipokrizise, mirësjelljes, tolerancës, ose më keq për të sulmuar tjetrin si armik i rrezikshëm, edhe kur këto të gjitha nuk janë të nevojshme, por janë frut i një fantazie të sëmurë nga frika prej tjetrit. Prej këtej pason vlera e jashtëzakonshme e miqësisë, dmth besimit absolut tek tjetri. Në këtë rast energjitë nuk harxhohen për urrejtje dhe grindje, por për të kuptuar.
Thënë më në përgjithsi: njeriu nuk kupton botën, sepse, në gjëndje permanente urrejtjeje dhe krimi, energjitë njerzore shkojnë për dhjamë qeni.

InkuizitoriMoth

S’ka të bëjë fare, shkruan apo nuk shkruan libra, budallai po budalla ngelet, çfardo të bëjë. Madje me keq, nuk ka me budallë se budalla që shkruan libra. Por kjo merret vesht tamom kur merr fund një epokë, siç ndodhi me marrjen fund të komunizmit, kur edhe budallejtë që shkruanin e prodhonin vepra arti e kuptuan se ishin budallenj e filluan të mohonin dhe të mos përmendnin veprat e tyre, të turpëroheshin nga vepra e tyre, me të cilën dikur mburreshin. Tjetër punë se filluan të shkruanin e të prodhonin art ndryshe nga si soc-reali, budallenj kishin ngelur pësëri, veçse ishin budallenj ndryshe, nga budallenj soc-realë u kthyen ne budallenj kap-realë. Nuk ka ndryshm as midis llojit të budallejve që sot ankohen se libri nuk përfillet, sepse i njëjti ankim, në stil të ndryshem në kontest të ndryshëm, dëgjohej edhe atëhere, bile ankohet i njëjti person, të cilit i jipet akses në media. Sa here hap televizorin ose kompjuterin gjen ndonje koqe që ankohet se libri nuk përfillet, dmth nuk përfillen librat që ka shkruar koqja.

Mirejam_Tirana

immagine

InkuizitoriMoth

mirjam,
ne rregull e ke ti me reply, por meqe nuk vlen shume per tjeter, ketu jemi duke fol me vete, un e perdor blogun si ditar. Nje koment i shkurter ose nje mendim i shkurter, me vone merr permasat e artikullit, sherben si berthame kondensimi per me vone. (edhe nga ky koment mund te dale me vone nje shkrim :smiley:)

Nese je i shqetsuar per reply e mija, na thuaj ndonje gje lidhur me librin dhe lexuesin, un e kam hap lojen, topin ne fushe e ke.

Mirejam_Tirana

në fakt, dufin e kam me rubrikën nga kënga në këngë
dëshiroja të përshëndesja peshqit me rastin e ditës së bekuar por…
përsa i përket librit dhe lexuesit, ki parasysh se romani i fundit që kam lexuar është
dimri i vetmisë së madhe
më pas rrëfimet e pjerit

:+1:

InkuizitoriMoth

:smiley:
por dufin mund ta kesh me keto qe shkruaj une her pas here, edhe duf ne menyre inkoshiente, pa problem un jam koshient qe shpesh here jane ide akuzuese.

Mirejam_Tirana

provokacija !
si ta kam thënë dhe më parë shkrimet e tua, nuk di në se fjala e duhur është lexoj por i shijoj bukur duke iu kthyer herëpashere dhe gjithmon gjej diçka të re.
(nuk i gjej dyplanshe, piatto), shumplanshe i gjej. mund të gjej dhe diçka që ty ndoshta nuk të kishte shkuar mëndja por duke qënë se shkrimi, kritika e shkrimit nuk është lënda e ime e preferuar , rezervohem.

InkuizitoriMoth

e di kete, e kam kuptuar, dhe e ke thene ose lene te duket edhe here te tjera, dhe te falenderoj. Por di edhe qe shkrimet kane nje agresivitet akuzues, qe eshte nje e mete, megjithse ndonjehere edhe mund te funksionoje per mire. Por une nuk di te bej ndryshe, ose akoma nuk di. Nuk kam me ke matem, sono solo! :smiley:

InkuizitoriMoth

1234567890

Mirejam_Tirana

bëje dhe lëshoje
unë jam kurioz të dija fatin e shkrimtarëve klasikë (dhe jo vetem) po të jetonin në epokën tonë*.
shekspiri në fb tuj thon molierit: ik re trap pse kshu shkruhet?
pushkini bodlerit: dhe e qu poezi?
xhon belushi do ish ài apo do e kishim ktu tuj denoncu krimet enverit?
vet enveri në fb duke pyt memetin: a iku gjermëni i fundit a të qivja udhët?

ps: nëse epokat e personazheve të lartpërmëndur nuk përputhen, varitopat.

*po t’kishin pas internet mnjll

InkuizitoriMoth

Interneti eshte shenje teknologjike mediumi e nje momenti historik te veçante qe i jep fund konceptit klasik te shkrimtarit ose me gjere te autorit, njesoj si globalizmi i jep fund konceptit te nacionit, dhe shume e shume koncepte fundesh te tjere ne çdo fushe. Pra shkrimtari ka nordh si koncept, vazhdon te rroje duke u ankuar qe nuk ja var njeri. Autori eshte specie e destinuar per shuarje, e nuk do te thote asgje qe vazhdon te rroje e te ankohet si zvarranik, e njejta gje ndodh me specien e shuar te dinozaurve qe kane lene trashegimtare qe vazhdojne te zvarriten edhe sot ne ishullin Komodor te Pacifikut.

COLLECTIE_TROPENMUSEUM_Varanus_komodoensis_die_geplaagd_wordt_TMnr_10006427

InkuizitoriMoth

Një i zgjuar midis budallenjve është më keq se budalla, është intelektual i modh.

InkuizitoriMoth

Kuptuar dhe pëlqyer, është akoma larg nga pranuar.

InkuizitoriMoth

Gjuha është e kufizuar si shikimi, ekzistojne edhe te tjera rrezatime përveç atyre që percepton syri.

Mirejam_Tirana

nn 6 solo frà

InkuizitoriMoth

si lo so, lo so. Un dite po lexojsha Jungun, dhe thoshte se duhet me gjet “sé stesso”, e ate dite e kuptova se un nuk jam kurre vetem, sepse, perveç unit, osht edhe sé stesso-ja. Vetem se ka vite qe e kerkoj gjithanej se stesso-n: “o se stesso ku je?”, e se gjej dot. Kushedi ku do jet mçef, osht klysh kurve se stesso, mçifet sa anej knej, e se kap dot, lu kukamçefti klyshi, bo numra. Vetem orakulli i Tempullit te Delfit e ka gjet, e s’dihet se si, osht nje nga misteret e Greqise se Lashte.

InkuizitoriMoth

-Çdo libër është një udhëtim aventurë intriguese. Ku ju çon libri që po lexoni!

-Unë jam në një stacion treni me Ana Kareninën në Shën Pjetërburg.
-Unë jam në Anglinë mesjetare me Ken Follett.
-Në Palermo me leopardin.
-Me të mjerët e Francës në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
-Me Frakenshtajnin në Anglinë e shekullit të nëntëmbëdhjetë.
-Jam ne Japoni me gruan me kimono të bardhë.
-Në Spanjë duke pyetur: Pse bien këto këmbana?
-Me Kësterin, Lencin, Robin dhe Patin në Gjermani.
-Unë jam në Rusi në borë me doktor Zhivagon.

-E vërteta është se të gjithë jeni të shtrirë në divan duke fantazuar frenetikisht dhe romantikisht përtej kohës dhe hapësirës për t’i shpëtuar mërzisë mortale të së tashmes dhe banalitetit të përditshmes - i Modhi :smiley:

InkuizitoriMoth

Bertrand Rusell tregon për mikun e tij Ludwig Wittgenstein:

“Zakonisht vinte në dhomën time në mesnatë dhe për orë të tëra ecte shko e ardhë si një tigër i mbyllur në kafaz. Sapo mbërrinte, thoshte se do të vriste veten kur të dilte prej andej. Ndaj, edhe pse më vinte gjumë, më mungonte guximi për t’i treguar derën. Në një nga ato mbrëmje, pas një ose dy orë heshtjeje absolute, i thashë: “Witgenstein, po mendon për logjikën apo për mëkatet e tua?”. “Për të dyja”, u përgjigj ai, dhe u rimbyll në heshtje”.

-Por çfar flet o i uruar Wittgenstein, mëkati dhe logjika janë e njëjta gjë thonë ekzistencialistët; njeriu filloi të mendojë mbasi mëkatoi. Kafshët nuk njohin mëkatin, andaj nuk njohin as arsyetimin, thonë ekzistencialistët që logjikojnë ditë e natë pa pushim - i Modhi :smiley:

InkuizitoriMoth

-E vërteta nuk ekziston, këto muhabete janë vetëm spekulime filozofike.

-E çfarë e vërtete të ekzistojë në ferr? Së pari duhet të dilet prej andej!

-Ku është ky ferri se nuk e di?

-Ferri është vendi ku nuk di ku je, kush je dhe çfar po thua!

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Shkenca dhe filozofia janë në marrëdhënie bipolare Yin dhe Yang midis tyre (si çdo gjë e krijuar në fund të fundit). Origjinalisht janë të ngjitura bashkë, dhe përpjekja për t’i ndarë rrezikon skizofreninë, që do të thotë: ndarje frenetike psikedelike filozofike.

InkuizitoriMoth

Unë jetoj kryesisht në të kaluarën dhe në të ardhmen. E tashmja, siç e kuptoni mirë, ka pak atraksione për mua. Unë i shoh ngjarjet që ndodhin me qetësinë e dëshpërimit dhe indiferencën e përbuzjes - Joseph Conrad, letër Charles Kenneth Scott Moncrieff (1885).

Ekziston vetëm e tashmja, e kaluara dhe e ardhmja janë trillime romantike për të pafuqishmit. Në të kaluarën jetojnë pleqtë e kalbur, ndërsa në të ardhmen jetojnë fëmijët e përkëdhelur; një person që jeton në të shkuar-ardhmen është një plak mendje kalama, boomer që thith biberonin me protezë kauçuku. Jetohet në të shkuarën ose në të ardhmen vetëm për t’i shpëtuar të tashmes, e vetmja ekzistuese. Megjithse herë herë e frikëshme, e tashmja ka vlerë të jashtëzakonshme, prandaj meriton të jetohet.

InkuizitoriMoth

Kur mendonte në këtë mënyrë Joseph Conrad, merre me mend intelektuali i shquar shqiptar, i cili ka 30 vjet që merret me shok Enver dhe epokën e lashtë të komunizmit duke u qarë ditë e natë se kësaj epoke nuk i është bërë akoma analiza e duhur, për arsye se komunistët kanë akoma fuqinë në dorë. Por këtë analizë me siguri do ta bëjnë brezat e rinj në të ardhmen e ndritëshme kapitaliste.

r.v

do beja nje koment po e lash fare…

InkuizitoriMoth

ke bo mire qe e le fare, keshtu i harxho te gjitha energjite me i bo qefin Marlonit. Mos mendo hiç per te ardhmen, boj qef sot se për të vdek ke!

InkuizitoriMoth

Në jetë, e dini, nuk ka shumë për të zgjedhur. Ose me u kalbë ose me u djegë - Joseph Conrad, Nën sytë e Perëndimit.

Qelbet edhe ajo ajo që digjet, psh: kur digjen puset e naftës, ose flakët që shihen të digjen natën në varreza, të prodhuara nga dekompozimi i kufomave.

InkuizitoriMoth

Komplimenti është më i vërtetë dhe ka më tepër vlerë, kur e bën dikush që nuk ka të njëjtin vizion me ty.

InkuizitoriMoth

-Si të duket si libër Doktor Zhivago?
-Nuk e di, ka shumë kohë që e kam lexuar, nuk mbaj mend asgjë. Mbaj mend vetëm që atëherë më ka pëqyer shumë, më ka lënë një shije të mirë.
-Edhe mua më ndodh shpesh me librat e lexuar kohë më parë, nuk mbaj mend asgjë. Nganjëherë pyes veten, për çfarë vlen leximi i një libri kur vjen një kohë dhe e ke harruar me gjithësejt?
-Shumica nuk vlejnë për asgjë, vetëm për të kaluar kohën e lirë. Vlejnë vetëm librat që rilexohen vazhdimisht.
-Dmth Doktor Zhivago nuk vlen si libër?
-Të thash pra që nuk e di. Di vetëm që sapo më del para syve një mështeknë në vjeshtë ose në dimër me borë, menjëherë ndjej një melankoli gazmore me aromë “doktor zhivago”.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

21751669aea3a3493d11d65409f9eed8

InkuizitoriMoth

Një i njoftun ku bujta për ca ditë më tha se në periferi të qytetit ishte bërë një zbulim i ri arkeologjik i nje tempulli të vjetër romak. Një mbasdite shkuam ta vizitojmë. Rrugën e bëmë në këmbë, llafe muhabet me nge nëpër fusha e ara të mbjella me lakra, blloqe me pemë frutore, shtigje baritore etj, derisa arritëm tek siti arkeologjik. Dukej si arenë amfiteatri nga gëmadhat e shkreta, mbeturina muresh dhe kollonash, tani të rrethuar me ara mbjellë me patate. Në të kthyer, ngatërruam rrugën, dhe u gjetëm para një stadiumi motocros-i; dhe ky i rrethuar njësoj me të mbjella katundare, peisazh rrethues bukolik identik. Mbasi kishim fryrë sytë me terma latinë të shkruar në mermer: Sepulcrales, Sacrum, Divinus, Spiritus i frymë deri sa na pëllcitën fare me terma anglo-saksonë të shkruar në parulla prej plasmasi mbërthyer në konstruksione metalikë: Energy, Speed, Splash!, Flash!, Cash.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Formula qendrore për të dalë nga kaosi, ose më saktë konfuzioni sepse Kaosi nuk është konfuzioni, është të kryesh akte konkrete zemërgjerësie duke ndihmuar Tjerin, jo shprehje absurde new-age “të gjesh vetveten” duke luatur kukamçefti me veten; e ka thënë Orakulli i Delfit, Jungu e Ajnshtajni që osht i modh mër jau, shum i modh! Si mund të kërkohet vetvetja nëpërmjet vetvetes? E si vetja e gjen më në fund veten dhe e pyet: “Ku paske humb mër horr; ku je mçef?”? Është absurde, kushdo i modh ta ketë thënë; si mund të gdhëndë sqepari bishtin e vet?
Vetvetja gjendet tek Tjetri, ky është kuptimi i thellë i miqësisë, martesës, lidhjeve familjare etj.

Mirejam_Tirana

immagine

InkuizitoriMoth

Në Zanafillë shkruhet se Zoti e pyeti Kainin: “Ku je?”. Kaini ju përgjigj: “Në palestër, po punoj me muskujt e barkut”. Zoti pyeti përsëri: “Po vëllain tënd Abel ku e ke?”. Kaini ju përgjigj: “Osht tu shkrujt një libër”.

InkuizitoriMoth

-Çfar kuptimi ka fjalimi jot, ishte pa pikë kuptimi!?
-E di, por për të komanduar njerzit o i bind, o i pështjellon!

InkuizitoriMoth

Revolucioni si ngjarje historike është një shpërthim tronditës nitroglicerine që hedh në erë gjithçka të mëparshme, e çfarë mbetet janë vetëm mbeturina të pakuptueshme të ekspozuara si histori. Shkolla dhe Akademia i zyrtarizon mbeturinat revolucionare duke i kthyer në plehra evolucionare.

r.v

Revolucioni eshte ai kompjuteri jot qe ke qe ne 2003 qe e perdor per PPU, qe her pas here trashet si vete i zoti edhe duhet mbajtur shtypur ai butoni i ndezjes per disa sekonda deri sa te riniset edhe njehere pasi eshte mbingarkuar me budalliqe qe ke kerkuar ti ne internet gjithe kohes qe ka qene ndezur.

InkuizitoriMoth

1234567890

r.v

Nuk te pelqeu thjeshtezimi qe i bera fjales “Revolucion” zoti kujdestar?

InkuizitoriMoth

1234567890

InkuizitoriMoth

Të njohësh në kuptimin biblik, ose të njohësh biblikisht, do të thotë të njohësh fizikisht, ose më shqeto do të thotë të kryesh marrëdhënie seksuale me dikë.

Po të njohësh vetveten në stil new-age, çfar do të thotë?

InkuizitoriMoth

Unë jam një anarkist i vjetër spencerian dhe besoj se shteti është i keq - Jorge Luis Borges

Shteti është një e keqe e lindur për të shmangur dhe kontrolluar të keqen e anarkizmit të rebelimit prometeik në origjinë. Shteti dhe Anarkizmi, Shtetrori dhe Individuali, janë dy anë të së njëjtës medalje, riprodhojnë dhe riciklojnë njëri tjetrin si një lodër me maska horror - i Modhi :grinning:

Mirejam_Tirana

immagine

InkuizitoriMoth

-Ata që kuptonin gjithçka u tëhoqën mënjanë në izolim të plotë.

-Gjithçka kanë kuptuar ata, me përjashtim të faktit se bota është rrethore. Kush qëndron vërtet i veçuar në periferi, automatikisht e gjen veten në qendër. Ata kanë fjetur gjumë për shtatë palë qefe në qendër

InkuizitoriMoth

Ekziston një literaturë e tërë që i bën elozhe çmëndurisë të gjeniut (më të njohurit në publik: Van Gog, Poe, Niçe, Artaud, Virginia Woolf, Emily Dickinson etj), aq e gjërë, në modë dhe fuqiplotë sa duket se çmenduria është një kusht sine qua non për të prodhuar gjeniun. Nga sa paraqitet prej intelektualeve t’mdhenj, e mesme e artë midis gjeniut dhe njeriut çfardo, nuk jeni me fat nëse jeni shëndetmirë. Vetëm se askujt nuk i intereson se çfarë thonë gjeniu, i zoti i punës, për këtë çështje.
Hakmarrja e përaruar e mediokërve.

InkuizitoriMoth

Kohë më parë fshihej sëmundja mendore konsideruar si turp, ndërsa në epokën moderne situata pëmbyset përkundrazi, lavdërimi i çmendurisë bëhet modë kulturore snobe, psikopatia paraqitet sikur të ishte shëndeti dora vetë, ndërsa mediokriteti banal si patologji mendore. Ky kalim nga një ekstrem në tjetrin është çmenduria e vërtetë e kohëve moderne, ku mediokri dhe gjeniu përbëjnë dy faqe të së njëjtës medalie ose mësallë.

InkuizitoriMoth

Ka ndryshim të madh midis demokracisë para-totalitare dhe demokracisë post-totalitare; nëse e para përmbante në vete shpresën dhe mundësinë e shëlbimit, e dyta nuk ka asnjë lloj shprese, përkundrazi e sheh çdo lloj shprese si të rrezikëshme në vetvete, nuk ka hall tjetër veçse të mos lejojë me çdo kusht që të përsëritet historia.

InkuizitoriMoth

Çfarëdo që të bëjë një pasunar, njerëzit nuk ja falin që ka para; një ndjeshmëri kjo e rrënjosur nga kultura e krishterë që paraqet një Krisht të varfër e të tradhëtuar për 30 aspra. Fakti që ndjeshmëria në fjalë ndeshet, megjithse me më pak forcë ekspresive, edhe në kulturat e tjera, dëshmon se është e mbivendosur mbi një tjetër shumë më të lashtë, që gjendet në themelet e qenies njerëzore. Fakti që shpesh herë përbuzja për paratë ndeshet edhe ndër vetë pasunarët, ridëshmon në mënyrë tragjikomike themeltarinë e kësaj ndjenje, dhe që komunizmin si ndjenjë do e kemi përgjithnjë në mes tënë.

InkuizitoriMoth

Njeriu identifikohet me rolin që detyrohet të përjetojë: baba, bir, shef, punëtor, punonjës, drejtues, i papunë etj. Për secilin prej këtyre roleve ka sjellje shoqërore, veshje, mënyra të të menduarit dhe të shprehurit, të cilave çdonjeri u përshtatet pa vetëdije.
Dhe prandaj ne nuk jemi kurrë individë autentikë, por imitues të vërtetë: ne imitojmë modelet e prodhuara nga shoqëria në të cilën jetojmë - Gurdjieff

Zero me xhufkë në psikologji me këto diskurse, shembull perfekt ku të shpie mania e lirisë, adoleshent i përjetshëm që beson se është Zoti dora vetë, që zbulon zjarrin dhe rrotën pa e mësuar nga të tjerë. Pa imitim, tradita (eksperienca e trashëguar) dhe novatorja nuk mund të ekzistojnë; është riciklimi i traditës që krijon të renë. Është meritë që njeriu imiton modele, pa modele do të kishte mbetur majmun në xhungël.

InkuizitoriMoth

Sepse ka gjëra (…) që nuk mund t’i shpjegojmë lehtësisht, për shkak se mbajtja e njëfarë lidhjeje me ata që na kanë paraprirë ka qenë gjithmonë pjesë e gjendjes njerëzore. Kujtimi i të vdekurve na dallon nga kafshët - intervistë, W.G. Sebald

Në momentin që harron, ke hyrë në mbretërinë e të vdekurve, harresa është dëshmi e vdekjes. Për këtë arsye rebeli është një njeri i vdekur, ende i pavarrosur. Dhe çdo rebel i vërtetë e di mirë këtë, nuk di vetëm se themeli i rebelimit është vetëvrasja. Po ta dinte, nuk do të ishte rebel. Në të vërtetë nuk do t’ja dijë, sepse don të vdesë; dëshira është më e fuqishme se dija.

InkuizitoriMoth

Sipas Lord Palmerston, kryeministri të lashtë britanik, një shtet nuk ka as mik e as armik të përhershëm, ka vetëm interesa të përhershme.

Ekziston një marrëdhënie midis egoizmit shtetëror dhe egoizmit individual, jo vetëm për faktin që shumatoria e tërë individëve të një populli formojnë një shtet-komb. Dhe jo vetëm marrëdhënie, dy egoizmat mbivendosen dhe madje identifikohen si i njëjti egoizëm. Egoizmi është vdekëtar dhe për këtë arsye ekzistenca e shtet-kombit ushqehet me martirizimin individual, me vetëflijimin e heroit kombëtar.

InkuizitoriMoth

E pakuptueshme dhe e papranueshme janë e njëjta gjë.

InkuizitoriMoth

Shekulli XX e në vazhdim është një garë midis artistësh t’mdhenj me ambicjen kush është më skizofren se tjetri. Kampionë mbeten francezët që bëjnë ç’është e mundur për të mbajtur rekordin, meqenëse e njohin potencialin amerikan në këtë drejtim.

InkuizitoriMoth

Të mendohet se është truri që kushtëzon sjelljen tonë është si të mendohet se çfarë shihet në ekran të televizorit ndodh brenda televizorit.

InkuizitoriMoth

Në zallamahinë e sotme pë fenomenin e infodemisë = rritjes stërmadhe të informacionit, problemi nuk është vetëm falsiteti i lajmeve fake, problemi më i rëndë është të kuptosh se cili është informacioni më i rëndësishëm midis miriada të tjerë, rreziku për tu humbur nëpër marrina pa konsideruar më të rëndësishmen dhe kryesoren, alias “lajmin e mirë”. Në këtë rast lajmi i parëndësishëm është më keq se i rremi, sepse ka justifikimin që është real, por real nuk do të thotë i vërtetë. Tragjedia e historisë - si edhe e jetës së çdo personi - fomulohet si “tepër vonë”, të kuptosh kur është tepër vonë, “mbas pilafit”, çfar ke humbur udhës pa e vënë re. Si ilustrim dy shembuj që bëjnë mù: si Jezui, ashtu edhe Van Gogu, u kuptuan vetëm pas vdekjes nga të gjallët e vdekur e të pavarrosur që i bënë nderet kur ata nuk kishin më nevojë.

machitewa

Ne raport me veprat per te cilat nderohen sot, ç’u duheshin nderet (nga njerez inferiore, medioker e koti) Jezuit dhe van Gogut?

InkuizitoriMoth

Nje njeri nuk eshte inferior apo superior vetem per destin ose per gen, behet superior kryesishrt ne baze te llojit te zgjedhjes dhe perkushtimit te kesaj zgjedhjeje. Ka edhe nje kategori tjeter qe nuk zgjedhin fare, thjeshte ekzistojne, “njerez koti” siç i quan ti, ndersa Poeti i quante te denje per mosperfillje “guarda e passa”. Dmth superior dhe inferior merr edhe konotacione pozitiv dhe negativ, mire dhe keq, gjithashtu edhe neutral, ose medioker siç i quan edhe ti, as i mire e as i keq, as mish as peshk.
Nese nje person ben nje zgjidhje pozitive, superiore, ka nje mision per te kryer, dhe natyrshem per ta kryer kete mision ka nevoje per mbeshtetje dhe ndjekes. Historia eshte e mbushur me misionare dhe heroj qe jane ndjekur nga besnike, dishepuj dhe adepte, por ka ndodh edhe e kunderta, jane edhe braktisur e lene vetem, bile edhe persekutuar. Keshtu ka ndodhur edhe me herojte e Kosoves, apo jo? Pse duhet te jete ndryshe me Jezuin dhe Van Gogun ose çin t’dush tina tjeter hero ne histori? Nuk ka asnje fakt dhe asnje arsye qe Jezui hipi ne maje te Golgotes dhe u tha dishepujve te tij dhe populllit te Jeruzalemit: “Ikni pirdhuni ne shtepi se jeni qenie inferiore, njerez koti, te padenje te ndiqni nje supermen si une!”. Perkundrazi gjithe fjalimet e tij mbas braktisjes jane mbushur me ankime vetmie totale. Nuk ka asnje fakt dhe asnje arsye qe Van Gogu hypi ne maje te Tur Eifel dhe u tha parizianeve: “Ikni pirdhuni se jeni qenie inferiore, njerez koti, te padenje te shijoni pikturat e nje supermeni si une!”. Perkundrazi te gjitha letrat e tij jane mbushur me ankesa per vetmi dhe per shperfillje. Gjate gjithe jetes, megjith perpjekjet e tij te vazhdushme arriti te shiste vetem nje kuader te vetem me çmim rreth 2000 dollare, jetoi si parazit me paret e te vellait. Ndersa sot rekordin e tij e ka per nje kuader rreth 100 milion dollare.

machitewa

Nuk “erdhi” Jezui se njerezit ishin mbare e mire dhe te shoqerohej me ta, a te adhurohej nga ta. Ç’i duhej adhurimi i batakqinjeve? Ai pati nje mision dhe iku prape prej nga erdhi.
Edhe van Gogu, SI PIKTOR, s’kishte kurrfare nevoje per ndere e shoqeri. Si PIKTOR. I duhej vetem truri, syte dhe duart e tij, per te krijuar vepra mrekulli.

Ka pase e ka edhe sot sa te duash artiste e personazhe mediokre qe nderohen e adhurohen aq shume sa te vie per te vjellur.

Qe ku e ki kim kardashian qe eshte miliardere e qe adhurohet e nderohet ne gjithe globin? Nese je tu kerku dicka kesisoj, po ta fali. Shijoje.

InkuizitoriMoth

Van Gogu nuk ishte i frymë n’tajare si jane intelektualet e mdhenj, me te mdhej se Van Gogu dhe Jezui pa bere asgje marrin rrogen e kot qe hane bukën. Që Van Gogu të bente keto qe thua ti, i duheshin ca pare per te jetuar, e përseris qe jetoi si parazit ne kurriz te vellait te tij, nderkohe qe intelektualet e kohes tij nuk ja varnin fare, se helbete ju duhet te merrnin rrogen duke treguar falsitete e dokrra sublime si per psh: “y sa i modh Caravaggio qe vdiq si qen sepse ishte njeri superior qe i mjaftonte brima e bythes se tij!”

machitewa

Nuk ka tragjedi, ashtu si e paraqite ti, ne rastet e Jezuit dhe van Gogut.
Menyra e jetes ska pse na intereson.
Jezui erdhi u tha njerezve “e keni dhi punen, po shkoni per lesh, kthehuni ne rruge te mbare”, nese donte nderet e tyre, ai ishte bir Zoti, bente c’donte, por zgjodhi te mbaronte misionin ne menyren sic e beri dhe tha tung.
Edhe van Gogu beri zgjedhjen e tij, sepse ashtu ia tha truri i tij, ashtu i punonte truri. Thjesht mund te shkonte ne ndonje ferme dhe te kujdesej per lope e bageti, te zinte dhjam te trashte faqet e te mos cante koken per art te moth.

Une van Gogun do ta quaja rast tragjik nese vepra e tij nuk vleresohej sot. Sic mund te kete raste ne histori qe kane saktifikuar buken e gojes per te krijuar vepra te cilat per arsye e rrethana nuk e pane driten (humbur, zhdukur djegur etj), ata po qe jane tragjedi.

InkuizitoriMoth

Saktë, vetem se nuk ka tragjizëm puro dhe komedi puro, ka tragjikomedi qe herë eshte me tepër komedi e here me tepër tragjedi. Rasti i Van Gogut eshte me tepër komedi, dhe eshtë estrade për tu dhi me qesh kur sheh se si e interpreton intelektuali i modh qe nuk vlen as per te mjele lopet e kooperatives.

InkuizitoriMoth

I tha akoma me teper: “e keni dhi punen, e qe ta dhini tamom me vini ne kryq. Pastaj vazhdoni të dhisni ne shekuj vepren dhe misionin tim duke fol budallallëqe”

machitewa

Op, Jezui sic mbushte trajsat me peshk nga hiçi e duke shnderruar ujin ne verë e duke sheruar te pamundur, njejte, nese donte, mund te bente te gjithe njerezit ta adhuronin. Po deshi te kqyqezohej se ashtu ishte njefare muhabeti.

InkuizitoriMoth

e di, e di dhjerjen teologjike te krishtere, muti mullar per 2000 vjet me rradhe; te vrasin, pastaj edhe te bejne mutin siper duke teorizuar teologjikisht: “vetë desh, vetë desh”, ne menyre qe te qetsojne ndergjegjen per krimin e kryer.

Pastaj ç’pune ke ti me Krishtin i cili eshte i UDB-se serbe? Apo sa me bo i dor muhabet intelektual t’modh me Krisht dhe Van Gog ne sallonin e sinjora Bertinit?

machitewa

Jo, vetem se ti thjeshte po i bie ne qafe njerezimit pse jezui apo gogu zgjodhen te bejne vepra ashtu sic u deshi bytha, derisa te tjeret shqyenin duart guroreve e arave per te fituar buken e gojes.
Tragjedia modhe mer jahu pse mua sme plasi bytha pse gogu zgjodhi te beje vija ne pelhure!
Ndersa kur fshatarit te varfer nuk i shiten patatet ne treg, vari leshte.

InkuizitoriMoth

s’do men qe vari leshte

machitewa

Derisa nuk ke fakte se ka ekzistuar organizim i strukturuar per te sabotuar punen e van Gogut, por thjeshte njerezia kishin hallet e tyre te jeteses per buke goje e jo per piktura, ku eshte tragjedia?

r.v

ncncncncncncncnc ke nevoje per pak me shume info

InkuizitoriMoth

ti do vetem me bo muhabet per muhabet, vetem per te kundeshtu kot pa kuptu tjetrin dhe kontrolluar muhabetn qe gjithnje perfundon me vari leshte… Krishtit dhe Van Gogut e kam marre si shembull tipik per te shpjeguar mekanizmin e raportin te njerzve me te rene, jo qe te mburrem me ta dhe ti t’ju varesh leshte. Ky mekanizem vepron njesoj edhe me nje katunar qe ka vizion te ri per patatet, edhe per herojte e Kosoves, edhe per nje qe shkruan nje shkrim novator ne mes gomeresh qe nuk kuptojne dhe s’duan te kuptojne.

r.v

hahahaah ty te eshte djeg transmisioni fare…

InkuizitoriMoth

1234567890

r.v

ketu te hiku prej duresh linja… heronjt e Kosovos post moderne jane te gjithe ne burg

InkuizitoriMoth

1234567890

InkuizitoriMoth

1234567890

r.v

Ti luan shpatash me pleqt e tjere lulishteve…

machitewa

Nese nuk ndaj parate e bukes se gojes qe te blej kete “te rene” tende, ku eshte tragjedia? Apo tekefundit thjeshte sme plasy bytha per te rejat qe do ti, pse qenka tragjedi?

Ti a seriozisht je kah mendon se nese nje van gog apo xhekson pollok blihen sot gjysme miliardi nga ndonje rrote k@ri qe sdi shkrim lexim, ben ndonje dallim nga nje kardashianke qe shitet dhjetera miliarda sot?!

InkuizitoriMoth

eshte e kote te vazhdohet ky diskutim. E para se vajza minorene r.v., ne stilin e zakonshem peshkor zhvillon strategjine e poshter qe kur sheh qe dy vete grinden dhe me njerin ka hesape te vjetra, futet ne muhabet per te gjetur aleate qe te hakmerret. E dyta un nuk kam ç’te them më tjeter per çeshtjen, çfardo qe te them tjeter ti do gjesh ndonje fjale time per tu kap dhe per ta nxjerre binaresh muhabetin. Kjo eshte gracke ku bie dhe un pa e kuptuar, duke te ndjekur per te sqaruar, jap mundesi te tjera per tu kap, edhe me te drejte se edhe filloj te them budallalleqe ne mes nje muhabeti rrokopuje.
Kur njeri thote nje gje, ose je dakord me ç’thote ai panvarsisht nga menyra si e ka thene, qofte edhe gabim, ose nuk je dakord e fillon kapesh per degesh e gjethesh se çfar ke thene ti e çfar kam thene un. Ka dhe nje mundesi tjeter, nuk je dakord, thua qe nuk je dakord, dhe nuk humb as kohen e tjetrit e as vetes.

machitewa

Per muhabet eshte ketu, jo per me nda medalje.

Ne kohen kur artisti i ri van gogu nuk shiste dot pikturen vuante per buke, nje bythmadh shiste pikturen miliona; sot, me 2021, nje artist i ri vuan per buke dhe nuk shet dot pikturen, bythmadhi van gog ushtron hegjemoni ne art dhe shet 100 milione.

Siç ata qe mendon ndryshe kryqzuan jezuin; bandat e jezuit kur moren pushtetin varen e dogjen ne turra drushe ata qe mendonin ndryshe.

r.v

Ja ta marrim edhe nje here thelbin nga e para…

Kjo ka te bej me edukimin e subjektit… Nqs subjekti nuk ka mundesi te identifikoje informacionin nese eshte burim i besueshem apo jo, kjo ka te bej totalisht me mos-informimin e duhur si te lundroje ne detin e informacionit. Me shume se sa akuze ndaj personave qe haxhojne kohen e tyre duke shperndare lajme te rreme… duhet te jete nje akuze ndaj vetvetes qe nuk di te selektoj informacionin… per mendimin tim, nuk eshte shume e veshtire te kuptohet…

hiku kjo…

E 2ta ka te bej me lajmet e parendesishme mbas te ciles perfundoka ne nje “limbo” subjekti yneeee. Nqs e para ka te bej me kapacitetet intelektuale subjetit, edhe eshte deri diku e pranuesheme… e 2-ta eshte totalisht akuza me qesharake qe kam degjuar ndonjhere… nqs ti ke varsi nga pornografia edhe cdo lajm qe te shfaqet ne ekran me pak shale, ose pak gjokes (ose ndonje kart identitetii sepse autori me te cilin po replikoj i ka shume qef) edhe ti e klikon atehere, jo vetem qe nuk eshte faji i personit qe haxhon nga koha e vet per te bere te tilla “lajme” por totalisht injoranca e subjektit, qe fatekeqsisht jane jashtzakonisht shume, edhe jane duke i marr te dhenat nga telefonat edhe ja shesin per qellime komerciale kompanive…

Lere Gogu-n (jo Toni) dhe Jezusin ne punet e tyre, sepse je si puna e peshkut qe ka rene ne grep qe nga fillimi i ekzistences se njeriut, edhe vazhdon edhe bie edhe sot…pse? sepse deshirat edhe varsit ia kalojne logjikes…

InkuizitoriMoth
InkuizitoriMoth

Pale se ç’thuhet, asnjeri nuk ndryshon mendjen, robt ndryshojnë vetëm burimin e energjisë nga ku marrin energjinë e duhur për të jetuar, njëlloj si robotet prizen elektrike. Robi jeton në sajë të energjisë që i jep urrejtja, ushqehet me urrejtje.

InkuizitoriMoth

Modernja fillon me konfliktin midis etër dhe bij, i cili është konflikti themelor i njeriut dhe i historisë së njerëzimit. Romani Etër dhe bij i Turgenevit është shenjë e kohës, dhe për këtë arsye rëndësia e tij kapitale. Që prej asaj kohe historia ka qëndruar në vend, nga pikëpamja e ndjenjës dhe konfliktit më të thellë njerzor (Revolucioni Rus është një pasojë banale), asgjë e re nën këtë diell, vetëm konflikti në fjalë çohet në absurd, çdo ditë e më tepër më absurd. Tani ja kemi arritur fundin, krejtësisht në baltë deri në fyt, boomer dhe adoleshentët skizofrenë së bashku, merda umana.

InkuizitoriMoth

Një qytetar evropian mund të mos besojë se krishterimi është i vërtetë dhe megjithatë gjithçka që ai thotë dhe bën buron nga kultura e krishterë e së cilës ai është trashëgimtar. Pa krishterimin nuk do të kishte pasur as një Volter apo një Niçe. Nëse krishterimi na le shëndenë, kultura jonë gjithashtu na lë shëndenë, na lë shëndenë edhe vetë fytyra jonë - Thomas Stearns Eliot

Kur Eliot thoshte këto fraza, një gjë tillë se ishte ende një mundësi, tani është bërë fakt i kryer, edhe pse jo i dukshëm për ata që nuk arrijnë të shohin më përtej hundës tyre. Bye, bye Evropë dhe Perëndim për ata që shohin më tepër se shfaqjen. Perandoria Romake nuk morri fund për 24 orë, u deshën disa shekuj që ta vinin re edhe gomerët fundin e saj, por në fakt vdiq e hëngri fiq brënda 24 orë.

InkuizitoriMoth

Si shpjegohet që të gjithë rebelët dhe lëvizjet rebele në histori përfundojnë duke bërë të kundërtën e ambicieve të tyre kryesore, duke zëvendësuar armiqtë e tyre dhe madje duke bërë më keq se ata? Mos ndoshta rebelët bëjnë sikur nuk e shohin absurdin (përndryshe nuk do ta bënin), duke e mbajtur situatën në një ngërç absurditeti të përhershëm? Ata janë vetë reaksionarët të cilëve ju kundërvihen, dhe konfirmimi më i shkëlqyer se bota është rrethore, që konsiderimi i botës si lineare e bën të duket botën si absurde. Rebeli është figurë absurde, konfirmimi se modernja, epoka tipike e rebelimit të ngritur në sistem alternativ rebel-reaksionar, është një karikaturë absurde që të jep të vjellët.

InkuizitoriMoth

Në kohe krizash del sheshit çfarë kërkohet të fshihet me hipokrizi në epoka paqsore jo-krizash, që shndërrohen në kohë krizash kur s’mban më ujë pilafi. Në esencë koha është gjithnjë në krizë permanente stand by.

InkuizitoriMoth

Diskursi standard që kumbon vazhdimisht ngado në eterin demokratik: “Këto janë mendimet e mia, ty po nuk të pëlqyen, udha e mbarë, tani ka vend për të gjithë !”, është urdhëri i feudalit për të ngritur urën lëvizëse në hyrje të kështjellës, e cila ndryshon funksionin duke u shndërruar menjëherë nga urë kalimi në portë e mbyllur. Në të njëjtën mënyrë demokracia shndërrohet në feudalizëm.

(nga Ditar i një fuksi)

r.v

del? apo nxirret? Serviret? lojrat me gladiator ?

InkuizitoriMoth

Shesh për shesh haptas, si burrat, sheshit. Del në shesh (në mejdan) bëhet e njohur, bëhet e qartë.

InkuizitoriMoth

r.v.,
gjithnje del sheshit trimeria jote qe qellon gladiatorin ne arene nga shkallet e stadiumit si spektator.

InkuizitoriMoth

“I vetmi akt me te vertete intelektual eshte xhest i fshirjes se qyrreve mbasi thua te verteta” - Zhizhek

InkuizitoriMoth

Zohaib Jarwar

1 mese fa

-He: I’m opposed to wisdom. Also he, explaining it through Wisdom.

tha filozofi i modh, dhe fshiu qyrret me gishta.

InkuizitoriMoth

Sot tryezat janë plot me të gjitha të mirat, ditë e veçantë, do të mbushin zorrën edhe zorrëthatët. Supermerkatot ishin mbush tumllas me mallra dhe blerës, megjithse situata Covid është më e rëndë se në Krishtlindjen e kaluar; në këtë mënyrë i bëhet yzmeti pavdeksisë.
Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit - Gjoni 6:54

Mirejam_Tirana

La vita è bella perché è variante, e noi non dobbiamo essere da meno

InkuizitoriMoth

i Covid è bello perché ha varianti come la vita.

InkuizitoriMoth

Ferri është i bukur sepse është me kate, parajsa nuk osht gjo se osht shesh besh.

InkuizitoriMoth

Kjo karikaturë është jo vetëm jashtëzakonisht e bukur si formë estetike minimaliste naif si vizatim kalamajsh dashurie të pastërt, por edhe jashtëzakonisht e vërtetë sepse tregon - me fakte dal vivo rreth e qark dhe vepra letrare fiction tej e ndanë -, se një çift funksionon për bukuri vetëm kur ai ja fut nga poshtë, ndërkohë që ajo ja fut nga lart.

eb9a26c5d7fad33aceb44f8a83a59e01

InkuizitoriMoth

Vetëm Purgatori është real - aq sa mund të jetë jeta reale as keshtu e as keshtu, ose edhe ashtu edhe kështu -, ndërsa Ferri dhe Parajsa janë metafora sureale të krjuara nga skizofrenia artistike e Purgatorit.

InkuizitoriMoth

Një hamall i madh është po aq njeri i madh sa një kryeministër i madh.

InkuizitoriMoth

-Nuk e kuptova, çfar do të thuash?

-Më mirë që nuk kupton, jeton më rehat.

InkuizitoriMoth

Ka një ndryshim të madh midis të qenurit i sinqertë dhe të qenurit i vërtetë; një kriminel është i sinqertë, por nuk është kurrsesi i vërtetë.

InkuizitoriMoth

Mësim nga praktika qe shërben si këshillë për krijuesit varfanjakë:

Pjata më e shijëshme realizohet kur frigoriferi është bosh.

InkuizitoriMoth

Një i njohur që praktikon sportin e makinave të vogla sportive me tregoi se në kampionatin që këtë vit u zhvillua në Bahrein, mekaniku i tij kishte rezultuar pozitiv testit Covid. Nga frika se do t’i bllokonin në karantinë, i gjithë grupi motorizues shoqërues i’a kishte mbathur urgjentisht nga sytë këmbët në aeroport për tu kthyer në shtëpi. Kurse mekanikun e kishin sistemuar bahreinijte në një shpellë të një ishulli të shkretë të pabanuar qe sherbente per karantine. Brënda pak oreve mekaniku i kualifikuar i aparaturave te sofistikuara elektronike moderne përfundoi në një tendë beduinësh në shpellë. :rofl: :rofl: :rofl: :rofl: :rofl: :rofl: :rofl: :rofl: :rofl: :rofl: :rofl: :rofl: :rofl: :rofl:

InkuizitoriMoth

Fjala lëmoshë, në tekstin e shenjtë eleemosýne, origjinalisht kishte kuptim “dashuri që grafullon”. Historia e degradimit të një fjale mund të përfaqsojë fare mirë pikiatën e historisë së njerzimit: nga tepricë dashurie grafulluese, në mbeturinat e ahengut hidhja qenit se osht gjynof t’haj ene ai nji cop bukë.

InkuizitoriMoth

I.289
Trëndafili është pa përse. Lulëzon sepse lulëzon.
Ai vetes veshin nuk ja vë, nuk kërkon që të duket.
Angelus Silesus, Pelegrini kerubinor (poet dhe mistik gjerman, 1624 - 1677)

Trëndafili çelet, trëndafili
vyshket pa e ditur
çfarë bën.
Mjafton parfumi
i trëndafilit
përhumbur në një burg
që në zemër
të burgosurit
të bërtasin të gjitha padrejtësitë
e botës.
Ho Chi Min, Ditar nga burgu (1942-1943)

tani e kuptoj më mirë ku e ka pas hallin komunizmi dhe pse lindi, e pse u kumbis, edhe pse poeti postmodern tall koqet me artin - i Modhi :smiley:

InkuizitoriMoth

andare a piantar cavoli = ritirarsi a vita privata; abbandonare la vita pubblica per trovare soddisfazione in un’esistenza più semplice.

Nell’anno 305 d.C., il sessantaduenne imperatore romano Diocleziano abbandonò Roma e il potere per ritirarsi nella cittadina dalmata di Salona, l’attuale Spalato, dove si fece costruire un imponente palazzo ma trascorse i suoi giorni curandosi dei lavori della campagna. Sollecitato a tornare a Roma e alla vita politica, rifiutò, affermando che i suoi cavoli lo rendevano più felice di qualsiasi impero.
“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”"
farsi i cavoli propri = occuparsi dei fatti propri, senza darne spiegazione o accettare intromissioni dagli altri. Nello stesso modo, non intromettersi nelle cose altrui, e anche, disinteressarsi della vita sociale; è usato inoltre come invito a non mostrarsi troppo curioso della vita privata di qualcuno.
“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”
non capire un cavolo = non capire niente
“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”"

Tutta la saggezza del mondo gira intorno al cavolo! :joy:

InkuizitoriMoth

mirjam, na jep nje recete gjelle me laker

Mirejam_Tirana

ne kemi fjalën dërr që ia stërkalon
pash nji dërr kali sa nji gamor

ai bën kipin.
yyy … po shif ça dërr trupi ka ay

ps. dërr p dhe dërr k s’quhen

Mirejam_Tirana

:+1:

InkuizitoriMoth

si ne “trupat trekonsha” brekeçjerre e dikurshem qe benim paralele dhe kipin tek oborri shkolles (ngambrapa shkolles) çdo mbremje, ashtu dhe gjithe armata e sotme e kulturisteve qe ka krijuar nje industri te tere qe qarkullon miliarda, jane ne funksion te dërr k. dhe dërr p., jane ne funkson te muskulit.

InkuizitoriMoth

k eshte muskul drejtvizor, p eshte muskul rrethor, te dy bashke permbushin bipolaritetin dialektik te botes.

Mirejam_Tirana

pastaj, cavolin në itali e përdorin për të mbuluar shitin amerikan.
pash në youtube dikur një fragment të nji emisioni që trasnmetohet në itali.
nji ndërmarje ndërtimi private iu ndërton falas shtëpinë familjeve në hall.

cavoli ! ja bojn në versionin tonë, shit ! esklamonin amerikanët.

Mirejam_Tirana

#ngafondiilashtëimanjolës

immagine

InkuizitoriMoth

#mirqekanordhgomoripornukelejnedhenjerzitrehat

gomori

InkuizitoriMoth

Është një formë fëlligështie të riveshësh me ëndrra një realitet tashmë të mbarsur me kuptimet e tij”.
Frazë e një anonimi ndeshur rastësisht në një muhabet web-i lidhur me dallimin midis “të dashurosh” dhe “të duash” fjalë që mezi dallohen në mes tyre në shqip. Fraza në fjalë përbën përkufizimin më të përsosur dhe më të saktë të kitsch-it; njëkohësisht dhe më të gjëre si kuptim, sepse me këtë përkufizim i bie që “kitsch” pothuajse të jetë ekuivalent me “art”.

Që “kitsch” të identifikohet plotësisht me art, fraza duhet plotësuar pakëz:
Është një formë fëlligështie të riveshësh me ëndrra një realitet tashmë të mbarsur me kuptimet e tij ose përkundrazi, ta çveshësh nga çdo lloj kuptimi”.
Të parën fëlligështi e bëjnë romantikët klasikë, të dytën modernët kontemporanë.

InkuizitoriMoth

Kultura është “elitare” me përkufizim, dhe zbatimi i parimeve demokratike në sferën e dijes e vendos mençurinë dhe idiotësinë në të njëjtin nivel - Iosif Brodskij

Kjo deklaratë është ekuivalente me:
Pasuria është “elitare” me përkufizim, dhe zbatimi i parimeve demokratike në sferën e punës e vendos pasurinë dhe varfërinë në të njëjtin nivel.

InkuizitoriMoth

Besoj se jam ushqyer me tolerancë që në fëmijëri, në familje. Babai kishte qenë partizan dhe votonte për komunistët, ndërsa nëna ime ishte tepër katolike, me gjunjë të shënuara nga gjunjëlutësja. Besoj se pa tolerancë reciproke ata nuk mund të jetonin kurrë bashkë - Tiziano Terzani, Të shikosh lulet prej një kali në vrap e sipër (2014)

Konflikti, ku më shumë e ku më pak: nëna ndjek don Camillo-n (DC) dhe babai ndjek don Peppone-n (PC), është problemi klasik i Italisë (dhe jo vetëm) deri në vitin 1989, madje në të vërtetë ende vazhdon të jetë, vetëm se më i përhapur, i falsifikuar dhe i holluar si solucion për shkak të rritjes së entropisë ose vdekjes termike, thënë më troç: i degraduar. Ka humbur edhe vlera negative e konfliktit si energji që mbante në këmbë karabinanë e shoqërisë, ka mbetur vetëm një përzierje mbeturinash historike. Në vend të dashurisë, projektuar origjinalisht si destin njerëzor, është e pranishme vetëm paluzja e tolerancës e brohoritur nga handikapatet impotentë.

InkuizitoriMoth

1234567890

InkuizitoriMoth

Mos shih gunën, por shih punën! - thotë populli.
Jo ore popull që nganjeherë ja fut pordhës me oksimorë më keq se intelektuali i shquar, i cili jo më kot ka dalë prej gjirit tënd, duhet thënë: shih çfarë ka guna brënda, që është tëpkë çfarë ka puna (vepra) brënda.

InkuizitoriMoth

Po ata intelektualë të shquar që i bëjnë yneret e duhura mauzoleut të shkrimtarit kombëtar, Nolit, Konicës, Kadaresë, se kanë për gjë të shtien në varr të gjallë pretendentin e rradhës për sistemim në antologjinë e ardhme letrare.

InkuizitoriMoth

Gjithë ditën dje dhe sot dëgjohen vërdallë bërtitje “auguri, auguri!”, kaq pa shpirt e kaq pa jetë, aq sa duket sikur po ja veshin n’shpulla njëri tjetrit.

Mirejam_Tirana

#aurime

immagine

InkuizitoriMoth

auguri, mirjam:

InkuizitoriMoth

Disa libra, fatkeqsisht jo pak, do të kshte qenë më mirë të mos i kisha lexuar kurrë, njësoj si disa persona do të kshte qenë më mirë të mos i kisha njohur kurrë. Dje po kërkoja një citim, që më duhej se ashtu ishte një punë, në një libër të lexuar kohë më parë, dhe nuk po e gjeja dot sepse nuk mund të lexoja më mendime dhe ndjenja të përjetuara nëpër kanalet e ujrave të zeza. Pyesja veten: si kam mundur të arrij të lexoj gjëra të tilla? Dhe nuk ishte një libër apo autor dosido.

InkuizitoriMoth

Një pyetje nuk është kurrë budallaqe, është vetëm thjeshtë një pyetje si një entitet neutral. Përkundrazi, përgjigja e pyetjes mund të jetë budallallik me brirë, dhe kur përgjigja është e tillë, edhe pyetjes më inteligjente i dalin brirët, sepse bota ka strukturë binare dialektike, është me brirë :laughing:.

InkuizitoriMoth

Nuk e kuptoj përse kur them se jam njeri pozitiv, të gjthë largohen prej meje sikur kam kolerën”.

Mirejam_Tirana

o mik ron

ron or ron
nuk ngordh kolera

InkuizitoriMoth

Më tepër se komunizmi vetë është bërë makth muhabeti rreth komunizmit.

InkuizitoriMoth

… shkohet në hotel o për të dashuruar o për të vdekur - Richard Millet

Shkohet në hotel për të vërtetuar ekzistencën e arketipit eros-thanatos - i Modhi :smiley:

InkuizitoriMoth

(dhimbja) maturon interesat dhe interesat mbi interesat - Junger

Nga pikpamja e historisë providenciale mund të thuhet fare mirë e njëjta gjë duke zevëndësuar termin “dhimbja” me “mëkati origjinal”.
Mëkati origjinal maturon interesat dhe interesat mbi interesat. Ky është thelbi i historisë, të cilën studjuesit dhe njerzit e kulturës në rastin më të mirë e shpërfillin dhe në rastin më të keq përpiqen ta fshehin, duke u hapërdarë në pirgun kaotik të fakteve të dokumentuara dhe të interpretuara sipas interesave dhe kontekstit të kohës.

InkuizitoriMoth

Në situata tragjizmi tejet të thellë, të vërtetën e thonë vetëm karagjozët sepse në situata tragjike e vërteta mund të jipet vetëm në formë karagjozllëku. Prandaj në situatën kolerike që përjetojmë, karagjozët komikë janë më të sukseshmit e më të ndjekurit, sepse janë ata që e thonë të vërtetën, duke e përtallur.

InkuizitoriMoth

1234567890

InkuizitoriMoth

-Ky shkrim nuk do të thotë asgjë!

-Ky shkrim don të thotë asgjënë!

Mirejam_Tirana

#hiç

immagine

Mirejam_Tirana

#dojadalim

immagine

machitewa

FB_IMG_1641657043859

InkuizitoriMoth

-Cila është ëndrra juaj më e zjarrtë në këtë kohë?
-Nuk mund ta them se është tepër e parealizueshme.
-Po të qe e realizueshme nuk do ishte ëndërr, prandaj thuaje pa ndroje!
-Mirë pra po e them: të shkoja në një ishull të pabanuar të Paqsorit pa koronavirus, të hyja në një pastiçeri pa njeri dhe pa merak infektimi, të zhdëpja barkun me pasta franceze, dhe në fund të rrufisja me zhurmë një kafe ekspres italiane me pak.
-Aha, e mora vesh, dashke të eksportosh virusin në ishujt paqsorë të Paqsorit.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

ahahah mirjam :smiley:, tani e kuptova me tamam humorin e fotos

Mirejam_Tirana

:+1:

InkuizitoriMoth

Penisi si muskul drejtvizor përfaqson drejtëzën, çvendosjen lineare ose arketipin e Progresit në histori: ndërsa vagina si muskul rrethor përfaqson rrethin, çvendosjen rrethore ose arketipin e Traditës në histori si rikthim i amëshuar i së njëjtës. Këto dy muskuj bashkë përfaqsojnë lëvizjen elikoidale - çvendosjen si turrielë të historisë që bën progresivisht përpara duke u rrotulluar tradicionalisht -, në përputhje me parimin e bipolaritetit dialektik të botës.

InkuizitoriMoth

Ankesa artistike që arti ka marrë fund është e vetmja mënyrë e mbetur për të bërë art.

InkuizitoriMoth

Pasioni i tifos politike, duke llap ditë e natë për politikë si për neshje futbolli, kushtezohet nga mizerja e jetës personale të llapaqenit politik; Enver, Berisha, Hitleri etj janë të gjithë pretekste për të zbrazur ku të jetë e mundur plëncin dhe zorrën e trashë të mbushur plot me mizerje personale. E nuk është e thënë të kesh një jetë të mjerë varfërie dhe vuajtjeje fizike që të kesh një jetë mizerje; bën jetë mizerje edhe kur ke shëndet, pare, të hash e të pish, por je kot që rron, rron në mizerjen e kotësisë, jeton si derri dhe dosa, e duke sharë Berish Enver Hitlerin, kujton se i mbush mendjen vetes dhe të tjerëve se je dikushi, “jom ene una ktuna!”.

InkuizitoriMoth

E vërteta është shitur dhe vazhdon të shitet për “tridhjetë aspra”, por fatkeqsisht askush nuk e blen, gjë që është më keq se ta shesësh.

InkuizitoriMoth

-E vendosa, më ka ardhë në majë të hundës, nuk duroj dot më. Do marr një muaj leje pa të drejtë rroge, do ze një dhomë hoteli malor, nuk do i jap asnjërit adresën ku jam, pa TV, pa celular, i vetëm, pa asgjë që më lidh këtë botë!

-Më duket se po përgatitesh të lidhesh me atë botë!?

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Kush nuk është i zoti t’i mbajë besën një bashkëshorti, aq më tepër nuk është në gjëndje t’i mbajë besën një ideje.

InkuizitoriMoth

Vetëm njerëzit e urtë dhe budallenjtë nuk ndryshojnë mendje kurrë - Konfuçi

Vetëm tradhtarët janë kaq shumë inteligjentë sa nuk mund të jenë kurrë aq budallenj ose aq të urtë (=idiotë, në kuptimin e greqishtesh të lashtë të fjalës) që të mos ndryshojnë mendje - i Modhi :smiley:

InkuizitoriMoth

Ëndrrat fillojnë të realizohen kur fillojnë të harrrohen.
(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

1234567890

InkuizitoriMoth

Kadosh i modh osht Woody Allen, e ka gjet mënyren që të futet anej nga ka dalë:

Jeta përsëmbrapi (ngambrapajeta)

Sa për t’ja nisur, ju duhet të filloni duke vdekur, dhe kështu trauma është sa e bukur aq edhe e kapërxyer. Kështu që zgjoheni në një shtrat spitali dhe vlerësoni faktin që po përmirësoheni ditë pas dite. Më pas të nxjerrin nga spitali se je mirë me shëndet, dhe gjëja e parë që bën është të shkosh në postë për të marrë pensionin dhe ta gëzosh në maksimum. Me kalimin e kohës forcat tuaja shtohen, fiziku juaj përmirësohet, rrudhat zhduken. Pastaj filloni punën dhe ditën e parë të dhurojnë një orë floriri. Ju punoni për dyzet vjet derisa nuk jeni kaq i ri për të shfrytëzuar në mënyrë adekuate tërheqjen nga jeta e punës. Kështu që shkoni nga në festë në festë, pini, luani, bëni seks dhe përgatituni të filloni të studioni. Më pas filloni shkollën, luani me shokët, pa asnjë lloj detyrimi dhe përgjegjësie, derisa nuk je veç foshnjë. Kur je sa duhet i vogël, futesh në një vend që tashmë duhet ta njohësh shumë mirë. Ju i kaloni nëntë muajt e fundit duke lundruar në heshtje dhe qetësi, në një vend të ngrohur me shërbesë dhe shumë dashuri, pa njeri që të çan meneren. Dhe në fund braktis botën me një orgazëm.

InkuizitoriMoth

Jetohet vetëm që të ankohet - njeriu si parazit i Universit.

InkuizitoriMoth

Lajmësi nuk vritet per asnji gja - Kanuni i Lek Dukagjinit

Në fakt lajmësi vritet; sipas teologjisë të krishterë vrasja e Lajmësit justifikohet, mandje nxitet, si mekanizëm i shëlbimit.

InkuizitoriMoth

Gjithë historia e njerzimit reduktohet si esencë primordiale në figurën e kurvës dhe kriminelit (alias Eva dhe Adami), që janë mishërime perverse të arketipit dikotomik përkatësisht Eros dhe Thanatos. Nga pikpamja më e thellë providenciale historia qendron stop në vend numro.

kvkr

InkuizitoriMoth

Indigjeni që jeton në xhungël i lirë nga detyrimet dhe rregullat e qytetërimit nuk është edhe kaq i lirë sa mendohet, sepse në realitet ai është i rë në në grackë të natyrës. Harxhohet më energji për t’i shpëtuar rreziqeve të natyrës, se sa për të zbatuar rregullat dhe detyrimet e qytetërimit, ose të paktën harxhohet e njëjta energji në të dyja rastet. Miti i primitivit të lirë i Rusoit është një shpikje e mendimtarit të lirë që fantazon prej sikletit në grackë të qytetërimit. Eshte pak a shumë si i sëmuri që mendon se i lehtësohet dhimbja duke u rrotulluar në krevat sa në njërin krah në tjetrin.

InkuizitoriMoth

Dhimbja më e madhe e një të rebeluari sindikalist ndaj punëdhënësit të tij nuk është shumë prej padrejtësitë që ka pësuar, por që nuk i është lënë asnjë mundësi të jetë mirënjohës ndaj punëdhësit, ndërkohë që akuzohet, dhe akoma më keq, vetëakuzohet si mosmirnjohës që ngre krye ndaj atij që i ka mbajtur shpirtin me bukë. Eshtë saktë dhimbja që ndjen një bir i padenjë ndaj të atit të tij pervers (i llojit Fjodor Pavlloviç si kampion model) në kurthin e Kompleksit të Edipit.

InkuizitoriMoth

Pyetja madhështore filozofike e Hajdegerit: “Pse ekziston diçi dhe jo hiçi?”, e merr përgjigjen në pyetjen akoma më madhështore: “Pse ekziston intelektuali i shquar që mendon dhe jo koqepordha që s’mendon?”

InkuizitoriMoth

Nuk është meritë e një mendimtari që është i thellë, por i Ferrit që është i thellë si një Kullë Babeli e ndërtuar përmbys si bunker antiatomik.

InkuizitoriMoth

Përgjigja e pyetjes: “Pse ekziston diçi dhe jo hiçi?” është: “një lesh ka!”; leshi është diçi, ndërsa metafora e ka leshit është hiçi.