Ka një ajër

52 postime 3820 shikime 4 prill 2018 në 01:16 e pasdites
InkuizitoriMoth

image

Kjo këngë ja vlen të dëgjohet si këngë, si një kryevepër e muzikës italiane. Kuptimi i fjalëve të saj është pastaj vlerë e shtuar, sidomos për ata që i dinë të gjitha shkencat dhe urtësitë nga mediat (përfshirë edhe peshqit).

Nga ekranet e shtëpive një zotëri paksa i eksituar
ose një kuqalashe e vendosur (*) me bërryl mbështetur
ta lezetojnë darkën duke qeshur dhe komentuar
me intervista të filmuara që tregojnë me radhë
se ku ka mbërritur bota.

Dhe lajmi vjen në të gjitha kanalet
një atentat, një përdhunim e nëse për fat një fatkeqsi
që bëhet një mister me përmasa kolosale
kur kalon nga videoja në ato bordelo të mendimit
që i quajnë gazeta.

Ka një ajër, një ajër, por një ajër …

Dhe çdo ngjarje në fakt përkthehet
në shumë “me sa duket”, “thuhet”, “flitet”
me tituj shokues që i fut njerëzit
në një lojë spekulimi që arrin të thotë gjithçka
pa thënë asgjë.

Ka një ajër, një ajër, por një ajër që mungon ajri.
Ka një ajër, një ajër, por një ajër që mungon ajri.

Lërnani të hapim dritaret,
na lerni në gjërat që janë vërtetë tonat
dhe bëni që të shijojmë para lezetin e pazakontë
të rrimë të paktën dhjetë vjet pa lajme.

Në këtë treg të madh të opinioneve konkurruese
ju mund të peshkoni një ide midis shumë ekstravaganteve
dhe pastaj ka ndërhyrje, shumë mendime alternative
që të hidhen sipër si markat e prezervativëve.

Ka një ajër, një ajër, por një ajër …

Dhe ka një shije të sëmurë të zanatit të informimit,
një shfaqje të mendimeve pa kurrfarë hije dhimbjeje
dhe mjerimi njerëzor treguar si një film policor
janë tragjedi idiote që kënaqin urinë
e disa çakejve të pangopur.

Ka një ajër, një ajër, por një ajër që mungon ajri.
Ka një ajër, një ajër, por një ajër që mungon ajri.

Lini të paktën injorancën
që është shumë më mirë se ideja juaj e dijes
që pothuajse fatalisht kush do më tepër informacion
përveçse nuk di asgjë bëhet edhe më tepër koqe.

Programet e përditsuara dëshmojnë ngjarjet
Me filmime të guximshme, inkuadrime emocionuese
njerëzish të sëmurë që nuk mund të shërohen,
fëmijësh të kequshqyer aq mirë të fotografuar
venë në pozë për të vdekur.

Ka një ajër, një ajër, por një ajër …

Ndodh sepse jeni viktimë e një mekanizmi të çuditshëm:
“ndërhyrje nëse leverdis” është ndoshta një rregull i gazetarisë,
dhe kur ka një luftë atëherë kërkesa rritet
nuk keni pritur ndonjë gjë tjetër: argëtohuni me talk-show,
për ju bëhet një festë.

Ka një ajër, një ajër, por një ajër që mungon ajri.
Ka një ajër, një ajër, por një ajër që mungon ajri.

Na lini shijen e mungesës,
më lini vetëm me ekzistencën time
nëse më tregoni jetën time çdo ditë
përfundon që nuk besoj as në çfarë kam përreth meje.

Por televizioni që të përkund me embëlsi
marrë në doza të vogla do të thoja se është pothuaj si një qetësues
kështu duhet të trajtohet në të gjitha familjet
me të njëjtin respekt që duhet të kihet
për një pjatalarëse.

Ka një ajër, një ajër, por një ajër …

Dhe duke shikuar gazetat me një minimum ironie
duhet t’i shfletojmë si romane fantazie
pastaj të nesërmen - ose edhe të njëjtën ditë -
kanë shumë vlerë për të ndezur zjarrin
ose për tu përdorur në hale.

Ka një ajër, një ajër, por një ajër …
Ka një ajër, një ajër, por një ajër …
Ka një ajër, një ajër, por një ajër
që mungon, që mungon, që mungon ajri.


(*) Lili Gruber

InkuizitoriMoth

Aquamarine

Shume i spikatur figuracioni ka ajer ne te cilin mungon oksigjeni, pra nje ajer mbytes. Dhe vertet lajmet qe kumtohen vazhdimisht pa piken e ndjeshmerise, sidomos fatkeqesite, jane jo vetem mbytese, por edhe ushqejne fenomenin e sehirit tek njerezit ne vend qe te nxisin aktet humanitare. E keqja (qendrimi i pamoralshem kundrejt dickaje) fatkeqesisht ne shumicen e rasteve eshte ngjitese, pasi paraqitet lehtesisht e absorbueshme nga psiqika jone dhe sjell nje kenaqesi imediate e afatshkurter. Por le sherrin mbrapa, thote populli. E mira nuk eshte ngjitese, as asimilohet lehtesisht, ndaj injektimi i saj kerkon kohe dhe maturi. Sigurisht qe fitimet nxirren shume me lehte duke gjemuar pikat e dobeta te popullit e duke i ushqyer ato kurdohere me toksicitetin qe gelon ne media.

Aquamarine

Ne fakt foto po me kujton ate dialogun babe e bir tek skeci i sbkodres:

  • eh mer bab, sa m’kane lon mu, gjersa perfundova me tt’om.
  • jo po t’om, ia kthen biri.
squarepusher

fryn nje ere …

InkuizitoriMoth

jo nuk e jep kuptimin e plote, c’è un’aria eshte italianizem i paperkthyeshem. Ne shqip eshte me prane kuptimi i ka nje atmosfere, ne kuptimim shpirteror te atmosferes, por edhe ky variant largohej formalisht nga origjinali, nuk e honepsja dot. Keshtu i dhash dum te perdor perkthimin literal.

Aquamarine

Eshte nje fryme ndoshta

InkuizitoriMoth

jo nuk shkon se megjithse e jep sakte kuptimin abstrakt, nuk e ka materialitetin e origjinalit aria qe i ka te dyja. Prandaj me afer ne shqip eshte atmosfere qe i ka te dyja njesoj si aria ne italisht.

kapo

nuk ka fjale ne shqip fukso sepse te dy fjalet duhet te jene ose atmosphere(e ngarkuar) ose ambjent (I ngarkuar)

Xixa-g

Ashtu si Picasso me periudhën e tij blu
ti Inkuiz je mrena periudhës tënde Gaber!

Atmosphère, atmosphère …

https://youtu.be/O9KLHl47R04

P.S: mos harro se kemi edhe fjalën tjetër “frymë…”

InkuizitoriMoth

ashtu kapo? Çer ka thon televizori per atmosferen politike te dites pallosh-malok?

InkuizitoriMoth

Une remarque sur le tire de la traduction française : « Atmosphère »… IL s’agit tout simplement d’une réminiscence d’une des plus célèbres répliques du cinéma français : « Atmosphère ! Atmosphère !.. Est-ce que j’ai une gueule d’atmosphère ? », disait Arletty dans Hôtel du Nord.

InkuizitoriMoth

P.S.
mos harro qe s’kemi fare fryme stratosferike, ose perkundrazi, jemi fry n’mythe!

InkuizitoriMoth

Aqua fotoja e gaber me gruan e tij ne altar bashkeshortor ka nje ide te pastert mrena, dhe kuptim te veçante, permbledh mrena gjithe Italine, ose gjithe katoliçizmin.
Je nxitu me kte pornon shqiptare qe ke sjelle, qe perveç te tjerash nuk e po e kuptoj.

Aquamarine

Aha sorry, nuk u perqendrova mjaftueshem per te kyptuar se ishte gaber burri i cili duket i paperqendruar ne lutje dhe sikur e ka mendjen diku tjeter. Me gaberin jam njohur vec ketu, me sakte me tekstet e tij, nuk e njoh si kengetar e si pamje.

InkuizitoriMoth

per kuriozitet, po De Andre a e njef?

Gaber nuk e ka mendjen diku tjeter, por dyshon aty ku bashkeshortja e vet beson. Dhe kjo ndodh ne nje moment elektrizues per jeten e çiftit qe po bashkohet sipas ritit klasik, ne altar. Ne fakt kjo eshte gjendja standard, ose me mire ka qene deri dje: gruaja ne kishe, burri ne mejhane duke diskutu per politike. Qe ne origjinal duhet te jete e kunderta.

Foto me kujton edhe nje shprehje te nje shkrimtari francez:

Neqoftese do te njohesh shpirtin (brendesine) e nje burri, shiko gruan e tij.

Xixa-g

e ke fjalën sigurisht për shokun tonë Fabrizio… Bocca di rosa

InkuizitoriMoth

po, por me intereson njohuria e Aquas si brez i ri per te kuptu Shqiperine e sotme.

Xixa-g

je tuj shku për gogla dushku… or’Inkuiz!

InkuizitoriMoth

me shprese rron njeriu i shkrete.

Aquamarine

De Andrene po e njoh, mos e kete merak dhe xixa po brezi im e degjonte, ndoshta u afeksionuan me të prej tekstit te famshem te Bocca di Roses, dhe mbaj mend diku nga 2010 i postonin vazhdimisht neper facebook kenget e de Andrese, pasi fitonin edhe statusin si “njerez me botë”. Mua me ka pas pelqyer nje tjeter kenge e tij qe s’e kujtoj dot per momentin sepse u bene kaq vjet pa e degjuar, por ka patur muzike interesante. Ne kohen kur une degjoja muzike. Sepse tani degjoj pak muzike dhe kenge madje pothuajse fare. Ndaj me Gaberin qe me eshte prezantuar per here te pare me 2 postime ketu ne peshk jam mjaftuar me tekstin, jo se kam neglizhuar ta degjoj. U be gati 2 vjet qe degjoj vec muzike instrumentale dhe kryesisht klasike.

Aquamarine

Ja kjo ka qene m’u kujtua…me l’amore che ha l’amore come solo argomento, me ka pelqyer kompozicioni ketu.

InkuizitoriMoth

mos eshte kjo kenge?

Aquamarine

Ishte shume lovely kjo sidomos vargjet e fundit, as kete se kisha hasur. Perfundova duke lezuar lyrics pa ze, se kur degjoj nje kenge per here te pare ma merr mendjen muzika dhe me iken vemendja fare nga teksti.

Xixez qe me duket se i pelqen vera, po i rekomandoj nje pjesez per shoqerimin e veres. Cfare teksti do te kishte kjo melodi…(?)

InkuizitoriMoth

jo pa qellim e prura kete kenge, per provokim dhe qe te tregoj si gjithnje qe arti me pretendim eshte providencial, dhe cantautoret “… se cantautoret zotrie …”

eniuej, ndoshta do shkruaj ne te ardhmen duke i vene perballe keto dy figura te perballa.

dafne

prandaj ju me gjithe keto barbarizma ,italiane e angleze …

e ndjen ne ajer,
shkurt e shqip

Aquamarine

Per ju brezin tuaj qe eshte i perqasur ruset. Une rusisht nuk di por nga ana teknike e artistike me duken perfekte.

InkuizitoriMoth

mire mire, po shqipja jote me duket e tera nje barbarizem.

Aquamarine

Dhe kjo ka nje te kenduar fantastik, gooze bumps kur e degjoj.

dafne

dialektizem , menove apo ?

InkuizitoriMoth

çfar me shqetson mu, ndoshta dhe xixen (le te flase vete me mire po desh), eshte nje lloj amerikanizimi pa baze, dhe çeshte me e keqja qe ka shkallmu bazen e meparshme kulturore shqiptare. Psh ndikimi pozitiv e dikurshem i Italise me duket i zhdukur fare, as nuk imitohet me mendjelehtesi si me pare.

Aquamarine

Jo vetem ne muzike por edhe ne filma xhanem. Por edhe neper radio a tv nuk para gjen kenge italiane a franceze duhet te gerrmosh vete. Shumica e njerezve nuk eshte se kane interes te vecante per artet e bukura ndaj dhe pelqejne cka u jepet. Duke qene se kjo lloj muzike konsumohet lehte si fast foodi, Amerika e gjen mundesine te zaptoje pa shume mundim.

InkuizitoriMoth

ka te ngjare se imja eshte vetem nostalgji, kur menoj qe vete Italia nuk eshte me e para, ka shume ankesa nga vendasit per kete. As amerikanizem nuk me duket kjo qe ndodh, megjithse per te fol tamom, duhet jetuar ne Amerike, me e njof ne lekure.

Pjetermustakuqi

Duke shkelur nëpër guaca të detit
ndjeva ditën e sotme, të celë
nëpër trupin tim, si një gjethe dafine…

Fëshfërinte e gjelbër…. e gjelbër.

Dhe mendova:
nesër,
këto gurëza do t’i shoh ndryshe,
këto brigje të kohës së bardhë;
nesër,
fjoll’ e dridhshme, inkandeshente
e orbitave, që sapo feksën
nëpër qiej të virgjër të njerëzve,
do të lidhë ditët e mia,
porsi sot… edhe pakëz më ndryshe;
nesër,
dashurinë që drejt meje po vjen,
do ta puthë në buzë, në ballë;
nëpër zëra të flokëve të saj
gishtërinjtë do përshkoj, do t’i them:
hyrë tek unë, pa frikë se një ditë
mund të vdesën (si të tjerat?) edhe ti.
Dhe e vdekur atje, dashuri,
përjetësisht do të mbetesh e gjallë;
nesër,
ndryshe pyetjen e jetës: “Cili je?”
do dëgjoj edhe ndryshe pastaj
zërin tim: Unë jam…
Duke shkelur nëpër guaca të detit
ndjeva ditën e sotme, të celë
nëpër trupin tim, si një gjethe dafine.

Fatos Arapi

InkuizitoriMoth

Aqua, lexova ne jutub shpjegimin e kenges Dolcenera te De Andre qe ke sjelle. Lexoje edhe ti meqe edhe je demokrate si De Andre, dhe i urren tiranet. (sigurisht ta lexoje dhe Stalker dhe Korriksja)

Questo del protagonista di Dolcenera è un curioso tipo di solitudine. È la solitudine dell’innamorato, soprattutto se non corrisposto. Gli piglia una sorta di sogno paranoico, per cui cancella qualsiasi cosa possa frapporsi fra sé stesso e l’oggetto del desiderio. È una storia parallela: da una parte c’è l’alluvione che ha sommerso Genova nel '70, dall’altra c’è questo matto innamorato che aspetta una donna. Ed è talmente avventato in questo suo sogno che ne rimuove addirittura l’assenza, perché lei, in effetti, non arriva. Lui è convinto di farci l’amore, ma lei è con l’acqua alla gola. Questo tipo di sogno, purtroppo, è molto simile a quello del tiranno, che cerca di rimuovere ogni ostacolo che si oppone all’esercizio del proprio potere assoluto.

TironciLebetit

Keshtu perkujtohet 7 Prilli 1939🎸

InkuizitoriMoth

epo kto jane mundesite e blogut, o festoje 7 prillin ktu me fashistet, o festoje me komunistet Stalker, Korrikse, albanoid qe diskutojne tere diten tek tema e retros se Spielbergut.

TironciLebetit

Kishte edhe nje menyre tjeter…sikur Pushtimi i 7 Prillit te mos ishte cbere do ishim kolonizuar si Algjeria dhe do kendonim IO NON MI SENTO ITALIANO MA PER FORTUNA CI SONO

InkuizitoriMoth

nuk prish pune, ne nje menyre ose nje tjeter u zbavitem, kenduam per te kenduar, kenduam si bab Myslymi n’Pez: “io non mi sento partigiano, ma per fortuna ci sono”

Xixa-g

gjithmonë me një “purtroppo” zoti Msues, për fat’ keq t’atynet algjerjanve që pas 130 vjet kolonizimi francez, kon mujt me pushtu’ Francën… ne e pushtum Italin edhe pse kolonizimi i tyre zgjati “vetëm” katër vjet… dhe m’hoh lufte botnore.
Sa për atë nostalgji tê muzikës italjane që po më tërheq vëmendjen, ka qenë një “rastêsi” e dyfishtë - ajo e brezit tonë që zorr se shkonte më larg se Italia fqinje me ato radjot primitive që kishim asokohe - dhe ajo e brezit të “cantautore” italjanë që për fat m’at kohë qëndronte m’kaptin të muzikês evropiane - mos shkojmë më larg!

ç’është e drejta, përvec De Andre, Dalla, Batisti, De Gregori, Venditti, Celentano & Co - preferencat e mia shkonin deri tek Dilan, apo të pashmagshmit Beatles…

InkuizitoriMoth

purtropja e humbur te tironsit ka perfundu ktu:

nuk ja majte bytha ktij pepinos te jutub ne vend te “esercizio del proprio potere assoluto” te shkruaje “esercizio del proprio amore assoluto”. Kete kerkon te thote analogjia qe ai ka kap midis inamoratos dhe tiranit.

InkuizitoriMoth

ka msu tironsi si Ilia Topja qe i jep pelqime te gjitha komenteve, edhe atyre komente qe e tallin. He jepi pelqimin edhe ketij komenti.

InkuizitoriMoth

xixe, ke harru radio “Llaksin” qe ndiqnim ne tironsit moderne filoaglosaksone, petroninsat me nje fjale. Apo harrova ti ke qene kombinats polikums.:stuck_out_tongue:

Xixa-g

katunar hesapi, nga ata t’rrezikshmit - “50 Vjetors”, (jo polikums) qi ju kan hy me dru petroninsave sa u bo nomi!

InkuizitoriMoth

sqarim per intelektualet e mbas vitit 90-te. Radio “llaksi” eshte shkurtim i “Radio Luksemburg” qe jipte vetem kenge angleze çuditerisht vetem te dores se dyte, pa perjashtim nuk jipte asnje kengetar te elites. Ishte nje zhurme e vazhdushme ne anglisht shoqeruar me kitare me korent, nje ritem i vazhdushem skandaloz per kohen. Te shurdhonte veshet. Kjo ishte maja e snobizmit kulturor per kohen.

Aquamarine

Interesant paralelizimi i simptomave. Pikerisht per kete asrye as nuk i urrej tiranet, perkundrazi te dy llojet e ketyre personaliteteve jane per psikolog, secili te kuroje problemin qe ka. :slight_smile:

P.S: meqe jemi tek tema e medias, e ke vene re sa te shpeshta jane “vrasjet per motive te dobeta” ne lajme?

InkuizitoriMoth

Aqua, permbaju 2 parimeve kryesore te Peshkut:

1- zej dashnore (inamorohu)
2-shko tek psikologu

Un perkundrazi, i dua tiranet, dhe i urrej te inamoruarit. Le monde a soif d’amour - ka thene Rimbaud.
Pranej jam fuks, dashuria me ka bere fuks.


po e kam vene re, po ti a e ke vene re statistikat e larta ne demokraci per “vrasjet per motive te dobta” jane njejta me satistikat ne tirani per “vrasje per motive te forta”?

Aquamarine

Per psikologun e kisha fjalen duke iu referuar shenjave analoge qe manifestonin si i inamoruari, si tirani, ne citimin me siper. Dmth duke qene se jane te dy te ngjashem ne devijancat qe paraqesin nuk mund te kem per zemer njerin apo tjetrin stereotip, pasi nuk e kane mire ne parim sado njeri mund t’i kete bemat me zhurme e tjetri pa zhurme. Eshte e veshtire t’i duash keto personalitete patologjike pa iu ndrequr ingranazhet njehere tek psikologu apo psikiatri.

InkuizitoriMoth

te kuptova po luaj pjesen per qyfyre, se keto jane gjera te veshtira, e behen te durueshme duke i trajtuar me qyfyre.

tani seriozisht: nuk kane te perbashket i inamoruari dhe tirani me njeriun e ashtuquajtur njeri i thjeshte? Nuk eshte i komplikuar edhe njeriu i thjeshte? I komplikuar ne kuptimin se nuk mund te jete tiran i inamoruar ne mikrosituaten ku jeton? Nuk mund te behen te gjithe tirane, dhe tiranet para se te hipin ne maje te shtetit, kane qene njerez te thjeshte, normale, ne maje te nje microsituate si te gjithe ne. Nuk behesh fyrer ose sekretar i pare direkt nga materniteti.

Pastaj megjithse te dashuruarit jane ne realitet te inamoruar, dmth romantikisht te dashururuar (dmth te dashurur me vetveten, me idene qe kane per tjetrin, jo me tjetrin real), ekziston potenciali, dhe per pasoje mundesia, qe te jene vertet te dashuruar. Sfida e vertete qe ka ka personi eshte se nuk do te afermin e tij real, psh bashkeshortin e tij, megjithse mund te japi jeten per njerzimin si hero, te doje gjithe njerzimin si Fuçik, ose si Katrori, Joti, Korriksja, De Andre e pordhi kali ne dere te hanit.

ja ku e ke temen, e kam shkruar per ty, meqe jam inamoruar me ty.:stuck_out_tongue:
kurse tironsi eshte inamoruar me dafne

InkuizitoriMoth

ne kujtum se ishte martu me Zeqoon (me nje “o” me teper) me bekim ne altar nga Trump.

InkuizitoriMoth

i eshte shtu puna te shkretit, nga nje “o”, jane bere dy “o”. Sa me teper punon marloooni, aq me teper shtohen “o”-te.