Johannes Hahn u shkruan shqiptarëve

52 postime 3685 shikime 12 maj 2017 në 04:17 e paradites
bsalaj

Komisioneri i Bashkimit Europian për zgjerimin, Johannes Hahn u ka drejtuar një letër publike qytetarëve të Shqipërisë në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Të dashur qytetarë të Shqipërisë, miq të dashur

Po ju drejtohem sot me një shqetësim të madh.

Në javët e shkuara janë bërë disa përpjekje për të promovuar dialogun mes partive politike në Shqipëri, nga ana e përfaqësuesve të BE, përfshirë dhe mua dhe nga partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Kemi dëgjuar me kujdes shqetësimet dhe pritshmëritë e të gjitha palëve duke u munduar të lehtësojmë gjetjen e një zgjidhjeje për krizën në vazhdim.

Janë ofruar një numër opsionesh me shpresën se partitë dhe udhëheqësit e tyre do të tregonin përgjegjshmëri në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët.

Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Sot gjendemi në një situatë ku procesi zgjedhor është vënë në lëvizje për të realizuar zgjedhjet në 18 Qershor. Ky process do të zhvillohet pa pjesëmarrjen e partive më të mëdha opozitare. Kjo është një zgjedhje e qëllimshme e partive opozitare për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Më duhet ta respektoj por në të njëjtën kohë ta shoh me keqardhje një vendim të tillë nga pikëpamja demokratike. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje që ofrojnë një zgjedhje të gjerë elektorale dhe sigurojnë standarte zgjedhore. Gjithsesi procesi demokratik duhet të vazhdojë dhe pse disa zgjedhin të mbeten pas.

Demokracia dhe standartet demokratike, nuk do të ndalohen nga bojkotimi i institucioneve dhe zgjedhjeve demokratike. Zgjedhjet do të vlerësohen në bazë të meritave të tyre, sipas standarteve ndërkombëtare.

Institucioni evropian më kompetent, ODIHR, ka lëshuar së fundmi vëzhgimet e veta për veprimtarinë zgjedhore në Shqipqri.

Ne jo vetëm e mbeshtësim ODIHR, presim gjithashtu që të gjitha institucionet me rëndësi të Shqipërisë do t’i ofrojnë bashkëpunimin dhe transparencën e tyre të plotë gjatë misionit, si gjatë fushatës ashtu dhe në ditën e zgjedhjeve. Është në interesin e Shqipërisë dhe të autoriteteve të saj që OSBE-ODIHR dhe të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë të jenë në gjendje të zhvillojnë në mëyrën më të mirë rolin e tyre kyç për vlerësimin e zgjedhjeve.

Prandaj më lejoni të jem i qartë dhe për një gjë tjetër: Dënoj fuqishëm çdo lajmërim apo thirrje për ‘veprim’ që do të kërcënonte të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe liritë e tyre themelore. Këto ‘veprime’ nuk mund të justifikohen dhe nuk janë pjesë e standarteve të BE.

Në të kundërt, është një vlerë themeltare evropiane që idetë dhe propozimet politike – pavarësisht nëse u pëlqejnë apo jo – të diskutohen brenda institucioneve, veçanërisht Parlamentin Shqiptar.

Kjo është theksuar në të gjitha takimet me udhëheqësit politikë të vendit tuaj, të çdo pale qofshin!

Sa i përket kësaj, më lejoni t’ju them dhe një gjë. Anullimi i zgjedhjeve në Kavajë nuk është fitore për askënd! Është një humbje për demokracinë.

Të dashur qytetarë

Kam besim të plotë se shqiptarët do të kërkojnë nga udhëheqësit e tyre të tregojnë vetëpërmbajtjen dhe pjekurinë demokratike që pritet nga një vend që aspiron të jetë pjesë e BE.

Le të jemi të qartë: udhëheqësit do të jenë përgjegjës nëse mundohen të nxjerrin nga shinat aspiratat legjitime të popullit shqiptar për një të ardhme më të mirë.

BE do të ndjekë dhe monitorojë nga afër procesin zgjedhor. Dhe çka është më thelbësore, do të vazhojë t’ju mbështesë në shtegun drejt anëtarësimit në BE.

Albano-id

Te rric ne qader a te mos rric, this is the question,
A mos valle me e lehte eshte te durosh majlinda bregun qe ka te drejte kur thote se i dhame fund shqupit me duart tona, e fund ti japsh…
Luli me sa duket e kish mbivlersuar shqupin…
Se harrova, kjo eshte pasuria e akumulu vetem ne nje vit nga drejtuesit e revolucionit blu te cadres, vetem e deklarumja, se e padeklarumja…
http://www.m.lapsi.al/lajme/2017/05/12/makira-prona-dhe-vila-kjo-sht-pasuria-e-deputet-ve-t-partis-demokratike#.WRV4dzKxXqA

STALKER

Nazi Berishes i ka ardhur fundi; i beri keq llogarite (të cilat sigurisht, sigurisht mund ti dilnin edhe mirë por ja qe ncuk… )

Në burg !

Cecua

Rrota e historise… erdhen perseri kohet e diversanteve. Vota e lire e popullit do ti ndjeke agjentet e parashutuar te UDB-se, ne cdo vrime te shpelles se Shqupit, dhe do ti asgjesoje.

kapo

Ndoka i përgjigjet Hahn: Duro edhe pak ditë dhe ke për të na përgëzuar

I dashur Hahn të mirëkuptojmë, duke qenë të vetëdijshëm që ti nuk mundesh të kuptosh realitetin shqiptar, as intrigat e Rames, as të Metes, as të europarlamentarëve shqiptare!

NE i kemi dalë për Zot kauzës, që krizën politike ta kthejmë në liri për të gjithë.
Durim edhe pak ditë Zoti Hahn, do të shohësh, se kriza do të zgjidhet me përgjegjësi kombetare dhe me axhende, qe Ju do ta përgëzoni vetëm per pak javë!

Lirinë e kemi fituar dhe duhet ta mbrojmë vetë, kjo është sfida midis partive të zhytura në korrupsion dhe afera e nen efektin e dehjes nga kanabisi nga njera anë dhe ‘Republikës së Re’ që po tenton lirinë dhe respektin për të ardhmen tonë kombëtare Euroatllantike!

Më mirë 4-5 muaj në krizë, se sa 8 vite nën një pushtet “alla Erdogan apo Putin”!

Me shumë respekt per Ju, i dashur Hahn, i sigurtë që kumti Juaj do të na ndihmojë për të shtuar dozën e qetesisë ndaj kundërshtarëve tanë politik, te cilët janë kthyer në një pengesë serioze per lirinë e të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë!

Neuer

PD me te gjitha gjasat do jete jashte parlamentit mandaturen qe vjen. Po tani,si parti gjithmone ne tkurrje dhe e pa financuar nga shteti si do shkoje puna e nderteses te ashtuquajtur shqup-i ? Do te mundet ta mbaje ?

kapo

Pasojat e votimeve pa opozitë

Nga Artan Fuga 

Votimet pa opozitën e kthejnë Shqipërinë në një muze të madh.

Pse?

Sepse brezat e rinj do të njohin nga afër si ka qenë monizmi i dikurshëm. Njësoj sikur të vizitojnë ndonjë nga sallat e dedikuara të Muzeut historik Kombëtar.

Votimet pa opozitën janë edhe një lloj agjencie turistike.

Pse?

Sepse na çojnë në Kinë dhe na tregojnë nga afër sesi ndërtohet kapitalizmi nëpërmjet një monizmi me parti të vetme udhëheqëse dhe me ca rrotaxhile rreth e qark.

Votimet pa opozitën janë edhe një formë e shtrirjes së një eksperiment në përmasa reale.

Pse?

Sepse në fakt, në kulturë, arsim, shkencë, media, etj., ne në monizëm jemi.

Pra nisur nga 18 qershori, ne qytetarët do të jemi gjithë kohën në një muze të së kaluarës, tërë kohën për turizëm në Kinë, dhe të gjithë do të shohim filma të realizimit socialist por në kohë dhe hapësirë reale, në rrugë, vende pune, administratë, etj.

Kush nuk kupton këtë ose është budalla, ose është shumë, shumë i zgjuar, pra shejtan budalla.

Votimet pa opozitën nuk i interesojnë në fakt, në radhë të parë, partisë socialiste, pastaj edhe LSI, dhe në fund edhe partisë demokratike.

Manjola_Tirana

mire mo shoku artan, mire por me kinen c’pate ? apo ke frike se me nji parti po bohna dhe ne superfuqi e po shtypkna masat punonjese ane e mbare botes
ps: radhs tjetr shif noj venezuel a kube me krahsue

Pjetermustakuqi

Go ahead,Edvin Kristaqi !!!

Alba2265

Merrja vence Kapo:
Enveri shkoi prape ne moske
Ia perplasi ne fitire
Cuditi gjithe nje bote.
Moj parti balle bajrak
Xhevapin ua dhe shuplake
Site tu pellcasin flake
Nga keto konfrontime u demtuan teper rende Kina e Rusia e aspak shqiperia😄

Balzac

Paradoksi i cadres:

Vjen zevendes kancelari gjerman per ti keshilluar del Ristani gjysem i pire dhe e quan peder…t socialsit. I flet me argumenta Ismail Kadare i nxjerrin Kastriot Myftarain. I flet Johannes Hahn i nxjerrin Nard Ndoken qe i thote se Europa nuk kupton. Mban fjalim Basha per republiken e re dhe u tregon fakireve te ardhmen e tyre Eduart Ndocaj… :sob: Per te qeshur apo per te qare…

kapo

Te nderuar qytetare qe besoni ne lirite tuaja,
Neser me 13 maj, ne ora 12.00 te mblidhemi ne Tirane per te protestuar per VOTEN E LIRE dhe ZGJEDHJE TE LIRA E TE NDERSHME.
Vetem vota e lire na siguron shtetin e te drejtes ku garantohet e e drejta e fjales se lire, drejta e prones, e drejta per punesim, arsim e shendetesi dinjitoze dhe çdo e drejte tjeter qe na ben qytetare me dinjitet!
Vetem vota e lire na garanton nje Drejtesi te drejte ku gjyqtari i korruptuar NUK mbron ministrin apo politikanin e korruptuar!
Keto vlera europiane jane themeli i Europes qe i duhet shqiptareve. Mbi keto themele mund te ndertojme Europen tone. Pa keto, integrimi eshte nje cati pa mure e themele. Pa keto, Europa eshte burokraci letre ne format A4.
Te gjithe neser per voten e lire per ta ndertuar Europen ketu, pa rendur askund! :v:

Pjer

E forta do jete qe PS te marri nja 20% te votave, LSI nja 10% , e partite e tjera aty tek 5-10-12-15% te votave, dhe LSI te mos pranoj koalicion me PS. LSI formon koalicion me partite e tjera dhe del mbi 20-25% dhe formon qeverine. PS del ne hije, Palloshi iken, me sakte e zbythin, dhe del nje kryetar i ri qe iu ofron me shume demokraci e kompromis oponences.

aleko

O pier shkencetari nese PS-ja merr 20 % dhe LSI-ja 10 % atehere i bie qe partite e tjera dhe qe jane 13 cope ta marrin 70% te gjitha bashke. Me kete rast, nuk kane se per cfare e duan jo vetem PS-ne por edhe LSI-ne. - lol. Nejse do kesh pire shume vere per sot, biles ne orar te punes.

Pjer

Po jo ore se tani do filloj te pij e te ndjek lajmet :blush: 70% nuk bohen kurre, se 40-50% nuk kane per te votuar, se jane ose emigrante ose nuk duan. Gjithmone pjesmarrja ka qene aty tek 60%, ku 25% i ka marre PS, 25% PD e 10% partite e tjera.

TironciLebetit

Ene Ajo Kurvica Merkel thone qe do e e perjashtoji Lulthim Xhelal Bashen e Shqupin pre PPE-je. Cosht mo gjithe ky degjenerim qe na ka rrethnue nga te tana anet.

Alba2265

Me sa mbaj mend una kete e akuzuan se ne ndertimin e rruges se kombit coi per lesh nja 200 meleone euro qe gelltiti 1 miliarde euro per 60 km Te cilat duan edhe 170 meleone euro Te tjera per ta mbaruar .prokuroria ekorruptuar ia mbylli dosjen per shkak Te skadimit Te afatit Te hetimit .po Te ishte prokurori e ndercme lulu do ishte duke thurr tantella ne hapsane .be careful what you wish for lulu😄

Pjer

Po kjo eshte ne Kosove, Kapo, une kujtova se ishte ne Shqiperi.

zeqo

Kapoja eshte humanist Pjer, mund te ishte edhe ne Belgjike si ky rasti, ja ti do ti dergoshe ndonje ndihme tani qe e more vesh!?

Pjer

Une mezi po pres rastin tu jap ndihme te gjithve si puna e ketij, jo vetem ketij, mirpo kush ndigjon, kush ma hap rrugen. Rruga eshte e zene akoma nga ata te babeziturit.

Albano-id

Shqupi do beje si gjithnje nje vere ne uje. Eshte per te ardh keq qe masat nuk arrijne te shkeputen nga kjo parti per te organizuar parti realisht opozitare qe nuk bejne retorike boshe republikash per te synu nje cope sa me te madhe torte por ndertojne alternativa programore qe perfaqsojne shtresat e shtypura. Pd ka zaptu opoziten, poshte Pd.

kapo

se pari ; rruga e kombit eshte 111km e gjate dhe qe ketu duket qe ti je e pa besushme dhe intrigante.
se dyti: firma Bechtel eshte nje gjigand qe punon me projekte dhe nuk koruptohet nga alabaket e albanistani.Ishim me fate qe ju lute Berisha dhe erdhi me porosi te presidentit Bush
se treti: kostua e rruges se kombit ku nuk kalon dot as dhija eshte 10 mil/km kur sot per bypass-in e Fierit ne fushe eshte 4 mil/km.
se psesti; ju te filoqylit ju falen gabimet kur vjen puna te shifrat por nuk ju falet deformimi i realitetit per pasione politike.:stuck_out_tongue_winking_eye:

Fikret

Ky esht nji rast historik per shqiptaret e jone qe te ulen e te mendojne mire per zgjedhjet kshu ne pergjithsi, te marrin gjith kohen qe duhet, gjashte muaj, nji vit me qeveri teknike dhe te ndahen nji here e mire me thesin e miellit dhe krundet.
Eshte nji rast i mire per kto karajfilat e ri me parti fringo qe te tregojne se nuk jane vetem sa per te zgjat tasin poshte garuzhdes.
Me dashka pa dashka, ky eshte nji rast per qytetarine, por me te gjitha gjasat… fajin e ka Saliu,

toni-shkoder

sejcili popull meriton ato qe jane ne pushtet,vet ikemi zgjell.

maksmeto

Kjo historia e gjasme korruptimit te Bechtel, eshte per te ardhur keq. Vetem ata qe e shpiken kete genjeshter e besojne, qe firma gjigande amerikane, i ka dhene cash-back 200 milion $(a thua se ato jane 200 leke), ministrit te asaj kohe dhe per me teper, kur pagesa nuk ishte kryer akoma ne drejtim te vete firmes. Kontrolli i larte i shtetit, dha nje vleresim per nje humbje ekonomike qe skishte ndodhur akoma, pastaj propaganda e specialisteve, u “kujdes” per te gjetur dhe emrin e “vjedhesit”. Kjo propagande, vazhdon edhe sot nepermjet alba&co, per te zbehur cdo ngjarje madhore gjate qeverisjes se demokrateve, me genjeshtra te tipit: “Bushit i vodhen oren”.

Balzac

Edhe une si shume shqiptar dua ta besoj se nuk pati vjedhje por ne qofte se do ishte ashtu Basha nuk kishte pse i shmangej gjyqit dhe ta mbyllte me procedure, leter nga mjeku si kalama i llastuar. Hetimet u hapen ne 2009 kur ne pushtet ishte shefi Bashes, u konstatua nga kontrolli shtetit qe ishte caktuar po nga PDja, u ndoq nga prokuroria e caktuar po nga PDja dhe u mbyll nga gjykata po e PDse:

Po ta permbledh shkurt: gjyqtaret dhane doreheqjen dhe Basha nuk pranoi te paraqitej. Dosja vazhdon te jete ne pritje per tu hetuar. Ndersa Basha fshihet ndaj reformes ne drejtesi tek cadra se ashtu eshte urdhri shefit.

machitewa

Duke perkrahur mikun e vucicit ne tirane dmth

varik

xhohanes, mehin po na han

qimja

ik mer q… , ashiqare do me bo nai lek me bajraktaret ballkanas.

Balzac

Lajmi qe ke sjelle nuk eshte i vertete. Lexo artikullin. Eshte shprehur qe Serbia ka bere progres, kjo sdo te thote automatikisht qe titulli duhet te jete Serbia qeka udheheqesja. Keto jane manovra per te shtuar lexuesit.

Po ketyre gazetave ruse ne perkrahje te Sales si shpjegohen:

Thjesht rastesi qe Ruset perkrahin PDne?!

Alba2265

Akuza ishte se kontrata u dha pa nje cmim fiks ,pra I dhane firmes ndertuese nje cek te bardhe te prishte sa te donte se ashtu ishte nje muhabet.

espana

Pse akoma e vene ne dyshim ju qe kane vjedhur pafund te rruga e Kombit. Nese ishte ndryshe pse nuk shkoj ne gjykate ai Basha. E pra ja pse e mbron me shpirt ai kete klase te korruptuarish gjykatesish se e di qe dosjen e ka gati. Ky hajduti qe morri bashkine e Tiranes me vota te vjedhura sot kerkon te na dal garant per lirine votes. Po ike me moterqire se vetem Kapo te beson sot.

anon64581289

s’kane vjedh paret tona por ato te te huajve. mu s’me ka vjedh njeri nje lek, psh.

espana

Kane vjedhur te gjithe. Se ato lek mund te shkonin ne shkolla, spitale ose rritje rroge. Po tani te kane vjedhur o hajdar.

anon64581289

a thu se te moren paret e tua nga xhepi moj. u lodhe duke na luajtur te ndershmen ne maksimum. normal qe s’vjen njeri atje te ndertoje po s’pati perfitim. te gjithe qe vijne diku e nxjerrin perfitimin se per ate lodhen.
sa gjate i bini muhabeteve ne ju bolet, keni vite qe konsumoni fjale. kur gjerat jane te qarta, ne shqiperi nuk ka si te mos kete korrupsion, eshte e pamundur. korrupsion kishte ne kohe te xhaxhit qe te shkrinte per nje llaf goje te thone mprapç. dhe nuk e zhduku dot korrupsionin, si do ta zhduke demokracia pa perdor diktaturen ? me fjalet e krishtit ?
duhet dhe me ju mesu llogjiken elementare ju kllufave qe mbushni forumet shqiptare e ato te botes.

anon64581289

ato lek ti japin vetem per rrugen ata qe i japin, jo per gjera te tjera. tek leket qe jepen per shkolla e spitale, etj, vidhet po ashtu, po ja gjeten marifetin me ate qe jep leket. keto lloj vjedhjesh beheshin qe ne kohe te komunisteve, nga ata te ministrise se jashtme qe lidhnin kontrata me te huajt. i blenin me çmimin me te larte te mundshem artikujt qe i duheshin ekonomise, dhe 10 % ose me shume te tij e ndanin pergjys, 5% e merrte i huaji dhe 5% keta tonet, qe benin kontraten me te. keto para te dyja palet i depozitonin ne banka te huaja. i huaji me qellim t’i fshehe nga taksimet, toni per tu pasuruar .
leket e vjedhura nga pala shqiptare e djeshme dhe e sotmja i ke te investuara te gjitha ne shqiperi. shkruajta me lart se me çfare paraje ndertohen pallatet atje te ju. me paret e botes. si mund te prodhohet parja ne tjeter menyre ne shqiperi ? me dy pulat qe ka katunari shqiptar ?

si dhe te huajt qe vijne ne shqiperi dhe bejne moral ne TV (siç bejne naivet komentues ketu tek peshku), vijne te gjithe me shpresen te bejne ndonje lek, ne kete vend mafioz e te korruptuar natyrshem. nuk vijne per gje tjeter, se nuk jane nene tereza. dhe nene tereza nuk shkoi gje ne indi me ndihmu indianet pa asnje interes, por te behej shenjt siç u be. se vetem atje mund t’u bente.

espana

Leket dolen nga taksta e shtetit o kopetentit leshit qe flet ngrifesh si pallosh ne maje te plehut. Qe ketu dukesh se naiv dhe i painformuar je.

anon64581289

nga cilat taksa, ato qe te mbajne ty funksionarit qe paguhesh nga i njejti buxhet, i gjithi borxh i jashtem shqiptar ? ne kohe te sales, jo vetem taksat qe s’paguanit ju atje por as energjine elektrike, te gjitha i kishit falas. ndryshe nuk iknin çeket qe kishin blere ndermarrjen elektrike me qellim te benin pare.

ekonomine kapitaliste nuk e mban buxheti i Shtetit, i cili vetem sa e rendon ate, por veprimtaria PRIVATE. sa me pak Shtet te kete, aq me e forte behet ekonomia private. ajo qe kerkohet sot nga te gjitha vendet, eshte te reduktojne ne maksimun Buxhetin e shtetit, nenpunesit, institucionet, ushtrine, arsimin. shumica e ekonomise duhet te jete me fonde private, etj, etj. sa me shume te ket private, aq me pak ka edhe korrupsion se privati nuk te fal, nje cantim, per te mbojtur pronen apo kapitalin e tij.

puna eshte se shteti (shpenzimet per ta mbajtur ate) fryhet gjthnje me shume sesa aktiviteti privat ( te ardhurat qe ky krijon), ngaqe te paaftet qe punojne per te, apo qe ai mban me asistence (si puna jote dmth) jane me te shumte ne numer, sesa te aftet qe nuk kane nevoje per shtet fare se ja dalin mbane nga hiçi. kjo eshte kontradikta kryesore.
kur fitojne socialistet, kjo tregon qe shteti mban me leke shumicen e popullsise dhe jo ekonomia private. kur fitojne te djathtet eshte e kunderta.

Alba2265

You can’t fix stupid." - Ron White :grinning:

46and2

shiko shiko plasi syte

Fikret

Ça esh kjo Forsikso, kompaundi ku u kap binladeni?

46and2

fiks fare… :))

kapo

Financial Times: Shqipëria një narko-shtet. Opozita kërkon qeveri teknike dhe ka të drejtë

Roli i Shqipërisë si një narko-shtet në rritje. Vendi ka vepruar gjatë si porta kryesore për heroinën dhe kokainën që hyn në Evropë.

Kohët e fundit, ajo është bërë prodhuesi më i madh në kontinent përsa i përket kanabisit, me zona gjithnjë e më të mëdha të fshatrave që merren me kultivimin e saj.

Prodhimi i kanabisit u rrit pesë herë më shumë vitin e kaluar, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-ve. Tërheqjet e tregtisë së drogës janë të dukshme.

Me kryeministrin që nuk arrin të japë 300,000 vende të reja pune të premtuara në zgjedhjet e fundit, rritja e kanabisit ofron shpërblime të mëdha financiare për ata që nuk kanë mundësi të tjera ekonomike.

Të ardhurat nga biznesi janë vlerësuar në rreth gjysmën e PBB-së së Shqipërisë.

Akuzat për bashkëpunim të nivelit të lartë me kartelet e drogës janë ngritur edhe nga disa njerëz të qeverisë, dhe jo vetëm nga opozita. Ylli Manjani, ish-ministri i drejtësisë që u shkarkua në janar, pretendon se përpjekjet e tij për të shtypur prodhimin e kanabisit u bllokuan nga kolegët e qeverisë.

InkuizitoriMoth

çer t’thush midis nje hajdarizimi kurreshtar universal?

korriku

tjeter shkrim sorroist i porositur nga Rama:

Askush nuk e di se nga vijnë paratë për një fushatë kaq të shtrenjtë proteste dhe zaptimesh të rrugës së qendrës së qytetit!!

zeqo

Sa te korruptum mer zot, fytyra te ndyra.

zeqo

Tamam si fytyre fuksi zeqo.

Ingeborg

Per moshen qe ka, goxha i mbajtur. Jo si burrat shqiptare qe plaken qe nga mesi i 30-ve.:stuck_out_tongue: